Gjatë orëve të mbrëmjes pritet ndryshimi i motit në vend, me ndikimin e valës së ftohtë me të reshura të borës, theksohet në kumtesën e sotme dërguar nga Ministria e Bujqësisë, Pulltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila është në bashkëpunim me Drejtorinë për punë hidrometeorologjike dhe në mënyrë të vazhdueshme ndjek parashikimin e motit.
Ndryshimi i këtillë së pari do të manifestohet në pjesët jugperëndimore dhe juglindore të vendit, ndërsa pas mesnatës do të përhapet në tërë territorinë e vendit. Pritet të fryjë erë e fortë nga veriu dhe të zvoglohet dukshmëria. Intensiteti i të rëshurave gradualisht do të zvoglohet gjatë ditës së nesërme kur edhe pritet që vala e ftohetë ta kaplojë pjesën veriore të vendit, të ketë erë të ftohtë nga veriu, ulje të temperaturës, që do të lëvizë prej minus 22 deri në minus 11 gradë celsius. Gjithashtu pritet që edhe temperatura ditore të jetë e ulët në tërë vendin.
Moti i thatë dhe i ftohtë parashihet të mbajë deri më 27 janar për kur edhe priten reshje të reja të borës dhe rritje të ngadalshme të temperaturës.
I ftohti i arktikut kaploi edhe Rumaninë, ku temperatura u ulë në mënyrë drastike dhe ka të reshura të borës, ndërsa autoritetet greke paralajmërojnë se vala e ftohtë do të vijë gjatë natës, lajmëroi agjencia bullgare BTA.
Meteorologët ruman paralajmërojnë për ulje të mëtejme të temperaturës gjatë natës. Sipas tyre më së ftohti o të jetë në pjesët veriore të vendit, veçanërisht në kufirin me Moldavinë dhe Ukrainën, ku pritet që temepratura të ulet në minus 30 gradë.
Në gadishmëri të tërësishme janë edhe autoritetet në Greqi, veçanërisht pjesa e Trakisë dhe e Maqedonisë, ku priten të reshurat e borës dhe ulje të temperaturës. Borë pritet edhe në Athinë.
Nga të ftohtit në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 11 veta, kumtuan përfaqësuesit zyrtar në Kiev.
Me këte numri i viktimave nga vala e ftohë që e kaploi vendin u rrit në 18 veta.
Sipas mediumeve ukrainase në spitale janë pranuar së paku 86 veta me pjesë të ngrira të trupit, pasi nga mesi i javës së kaluar në Ukrainë dukshëm kishte zbritje të temperaturave.
Në pjesën lindore të vendit janë matur minus 32 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës së djeshme temperatura ishte më e ulët se minus 35 gradë në pjesët lindore, veriore dhe qendrore të vendit. Një numër i madh i shkollave, kopshteve dhe minierave janë mbyllyr, ndërsa është dëmtuar edhe rrjeti energjetik.
Meteorologët parashohin që vala e ftohtë të vazhdojë edhe javën e ardhshme me temperatura, e cila në disa pjesë të vendit do të zbret deri në minus 30 gradë celsius.
Krijoni Kontakt