Ne te vertete skuadrat e medha italiane kane veshtiresi ne promovim lojtaresh te rinj. Po ti marresh te gjitha skuadrat e medha si Milani, si Juventus ashtu dhe Inter nuk preferojne shume tu hedhin uje luleve te kopshtit te vet po kepusin lule nga ballkone te tjera. Bej cudi gjithmone ne Itali si ka mundesi qe talentet e reja fillojne karrieren futbollistike e behen te njohur me nje skuader tjeter me te vogel. Kjo eshte rrenja e problemit. Mund te kete akademi lojtaresh te zhvilluar, po ketyre nuk u bien shume pas. Nje tetembedhjete vjecar po nuk beri stazh te nje skuader e Serise B apo C nuk i besojne vendin e titullarit te skuadra e madhe. Shume here i shesin te skuadra te tjera pa i perfillur shume. Kur lojtari rritet pastaj i rritet dhe ......kartoni. Behet "lule mos me prek se ngel pa breke" Keshtu detyrohen te shkojne ne te tjera fidanishte dhe ashtu si ne cdo biznes ( se nuk ka me dyshim qe futbolli eshte biznes) gjeja e pare qe shihet eshte leku. Domosdo qe do kerkojne lojtare te mire e te lire. Te tille vetem Afrika dhe Amerika Latine ofron. Jo vetem Interi po te gjitha skuadrat jane internacionale.
Krijoni Kontakt