Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584

    Duke biseduar me nje ENGJELL(eja te udhetosh me mua ne shpirtin tim)

    ENGJELL

    Udhetimet jane gjithmon sa te bukura aq edhe lodhese.Te udhetosh brenda shpirtit te ndokujt eshte shume me teper. Po te marre, te bejme nje shetitje se bashku ne shpirtin tim. Asnje deri me sot nuk ka udhetuar brenda shpirtit tim. Ti do jesh miku i im i pare. Do te gjesh aty nje shpirt te pa eksploruar. Nuk e di nese ke udhetuar ne shpirtin e ndokujt, por gjeja e pare qe do vesh re ne shpirtin tim ....... nje shpirt i ngaterruar. Te lutem kujdes! Mund t'a humbasesh kollaj rrugen.

    ENGJELL.
    Ne kete bote asgje nuk eshte e perkryer. Perkryerjen qe nuk e gjejme tek vetja nuk mund t'a veme kusht tek te tjeret. Gabimi eshte emri yne i dyte. Te gjithe ne gabojme, gabimi eshte njerzor, gabimi ka bukurine e tije, prandaj te gjithe ne falim. Ti gabon ENGJELL..........?

    Fjale

    Folem e folem sot,
    u zume
    ballafaquam pikpamjet tona,
    te drejt kishe ti, te drejte kisha une.
    Fola shume, gje s'te thashe
    fole shume, gje s'kuptuva
    fol e fol u be zhurme
    c'doja te thoja harrova.
    Mjergull fjalesh ty s'te shihja
    egoizmi deri ne re
    ne dy bote krejt te ndryshme
    shihnim njeri tjetrin ne.
    Ne mes fjalesh te shihja perbindesh
    vampir ti me shihje mua
    por kur fjalet i larguam
    perseri u dashuruam.


    Eja me mua ENGJELL te enderrojme se bashku. Eshte bukur te enderrosh. Ndoshta shume gjera nuk i shoh ende si duhet, por do t'i shohim me mire nese i shohim se bashku.

    Ngre syte nga qielli dhe pres...................Engjell a do vish.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  2. #2
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    EGJELL te pres

    Te prita dje, oh sa shume te prita dhe pastaj rashe ne gjume se u merzita. Do te pers dhe neser prap do te pres, po s'me zuri gjumi, deri ne mengjes. ENGJELL ti do te vish, s'do me lesh te pres gjate apo jo? Ngre syte nga qielli, por nuk te shoh(thua ngaqe eshte i mbuluar me re). Bej te fle por gjumi nuk me ze(c'eshte e verteta e kam tejkaluar ca planin keto kohet e fundit). Eci rruges dhe veshet me bucasin(kete do t'a kem nga te ftohtit). Sidoqofte ENGJELL me mungon dhe mungesat mua me bejne te vuaj. Ti ENGJELL ke vuajtur ndonjehere nga mungesat.......?

    Meditim ireal


    Sme pelqen dita
    se pas saj vjen nata
    S'me pelqen e embla
    se me pas vjen e tharta
    S'me pelqen ti
    se kam frik te dashuroj
    dhe neser kur te ikesh
    s'do mundem te harroj.

    Te shkruajtura dikur ne kohet e bukura(per te gjithe ne ka pasur kohe te bukura), keto shkrime i krahasoj shpesh me veren(sa vjen e behet me e......). Ne fund te fundit njeriu ngelet po ai. Ai femija i vogel, i paster, qe kenaqet me dicka banale dhe bredh i lumtur, e tek bredh qellon te pengohet pak, bie e nis te qaje, duke harruar menjehere lumturine e pak casteve me pare. Te till jemi edhe sot, megjithese sot mundohemi te fshihemi pas dinakerise se fituar neper vite. Mjafton nje cast i vetem, nje cast i vogel, i vogel, intimiteti dhe ne jemi prap po ata femije te dizorjentuar qe kemi qene vite me pare. Ndoshta se pranojme, ndoshta e mohojme, por n'a pelqen. Ty te pelqen ENGJELL.......?


    Naten e mire ENGJELL vjershetor.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga peshkaqeni33
    Meditim ireal


    Sme pelqen dita
    se pas saj vjen nata
    S'me pelqen e embla
    se me pas vjen e tharta
    S'me pelqen ti
    se kam frik te dashuroj
    dhe neser kur te ikesh
    s'do mundem te harroj.



    Naten e mire ENGJELL vjershetor.
    pershendetje peshkaqeni,,tema qenka shum e bukur,,si pershkrimi,dhe poezite, sidomos kjo qe kam cituar me lart ishte shum e bukur.




    Me FaL

    Me fal qe dje me deshe
    e sot me urren
    me fal per urrejtjen
    qe ndaj meje ndien
    me fal qe te lendova
    me dashurine time qe te dhash
    me fal qe sot te dua
    si e cmendur
    si e marre.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  4. #4
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Miremengjes o ENGJELL

    Mirmengjes o jete
    miremengjes dhe ti
    vogejush i vogel
    dhe pjestar i ri
    Mirmengjes o jete
    mirmengjes te gjithe
    mirmengjes dhe ju
    qe asgje s'na lidh
    Mirmengjes gjithe bota
    mirmengjes c'do gje
    dhe zogu i vogel
    qe akoma s'ka ze.
    Mirmengjes o jete
    mirmengjes dhe ti
    engjulli im i embel
    qe ne krevat me rri

    Sot nje dite e re, e mbushur me debore ketu tek ne. Njeriu kunder vullnetit te natyres eshte i pa fuqishem. Dhe keshtu ENGJELL sot nuk punon njeri, por ulen pran dritares shohin deboren, dhe e lene te bjere. Dhe bashke me ta do te me gjesh edhe mua, duke pare e duke enderruar. Ty te pelqen debora ENGJELL.......Te kuptoj, te gjitheve n'a pelqen debora, dy ditet e para se pastaj behet monotonne, e bezdisshme, e ftoht. Por sidoqofte ka rendesi qe ne jemi te ngrohte branda, kurse ti ENGJELL me dukeshe e zjarrte. Nje shpirti i zjarrte e delikat qe mundohet te shuaj zjarrin me lotet e saj, prandaj preket kollaj. E drejte ENGJELL......... kam te drejte? Per sa i perket botes tende ENGJELL, ajo eshte e jotja, te takon vetem ty, perdore si te duash, eshte e drejta jote. Eshte e drejta jone ENGJELL te kemi boten tone te fshehte. Mire po une jam i pangopur kur bie fjala per botet, dhe kam krijuar edhe nje bote paralele vetem per veten time. Ne kete bote ENGJELL, une jam une. Them ato qe dua dhe me pelqejne vetem ato qe kam deshire, pa patur ndrojtje nga mendimet e te tjereve.Ne kete bote dua te te sjell une ENGJELL edhe ty t'a vizitojme se bashku. Ne kete bote une i the jetes :


    .................................................. .................................................. ..............................

    JETA


    Vjen dhe iken vetem nje here
    kur se pret
    troket ne dere
    kur e kerkon
    zhduket si ere
    E embel, e hidhur,
    e eger, e bute
    ne vorbullen e saj do-s'do te fut.
    Dikush e kupton
    e pelqen
    kush se kupton nis e urren.
    Gjuhe e pakuptueshme gjuha e saj
    thon qe e kuptojne, por s'eshte kollaj.
    Disa e lexojne ne yje te shkruar
    disa ne filxhan duke kenduar
    dikush edhe me tutje shkon
    ne eshtrat e te vdekurve e lexon
    Gjuha e saj eshte vetem nje
    dite per dite ne e shkruajme ate
    dite per dite e lexojme
    dite per dite asgje s'kuptojme.
    Vec se ajo iken, iken e s'vjen me
    ikim edhe ne bashke me te

    E brishte mbin, e pa fuqishme
    e dodet shuhet, ne menyre te frikeshme.

    .................................................. .................................................. ..............................

    Me thuaj ENGJELL c'mendim ke per jeten.........? I afrohet sado pak mendimit tim? Por te mos nxitohemi se kam mbyllur akoma kete kapitull. Kam akoma per te thene per jeten, e ku mbarohet se foluri per te.
    .................................................. .................................................. ..............................



    Ajo te jepet, ajo te dhurohet
    ajo te sundon, ajo te skllaverohet
    ajo eshte e bukur sa nuk gjykohet
    ajo eshte e embel sa nuk shijohet
    ajo eshte delikate sa nuk provohet
    ajo eshte e mire sa nuk zemerohet
    Shijoje si te jepet
    qepju si te qepet
    ndiqe si te ndjek
    KERKOI SE TE JEP
    Ajo eshte jotja, ti je i saj
    duaje me faj dhe pa faj.
    Ajo vjen e paster, e gjate, e bollshme
    mos e bej te flliqte te shkurter te kobeshme


    MENDIME MBI JETEN

    .................................................. .................................................. ..............................


    Diten e mire ENGJELL vjershtor

    Ah ENGJELL
    Nuk ka dhimbje qe nuk sherohet. Eshte doktor koha ajo qe sheron gjithshka. Por ti thirr te dua edhe se nuk degjohet. Ne ketu poshte kemi nevoj per ate fjale. Heret a vone do t'a degjojme.

    Dreken e mire ENGJELL.................

    Ah harrova nuk te pyeta engjujt hane drek?!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  5. #5
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Mire se erdhe ENGJELL Welcome perseri.


    Jame i lumtur ENGJELL qe je ketu, t'a bejme se bashku kete kete udhetim drejt shpirtit tim. Cfare mund te gjejme ne nje shpirt?..... Sidoqofte nga thesaret hiqe mendjen.
    Ndonje deshire te larget , ndonje dashuri te pa shprehur, ndonje mendim te ndrydhur(ngaqe si ka ardhur koha). Me nje fjale gjera te kesaj natyre. Ti ENGJELL cfar fsheh ne shpirtin tend..........?


    Shpirti im (i pare ne profil)

    Kur dielli ngriet ne mengjes,
    te fundit sheh shpirtin tim.
    Kur hena zbret mbremjeve,
    harron t'i hedhi nje shikim.

    Rri ne nje cep i vetmuar
    kendoj nje kenge te kenduar
    ulem ne nje stol i ulur
    me veshtrimin diku te ngulur
    mendoj mendime te menduara
    enderroj enderra te enderruara
    degjoj ankime te ankuara
    ndeshem me shikime te shikuara
    flase fjal te folura
    pershendes fytyra te lodhura
    lodhja lodhet duke me degjuar
    bie ne perfundim te gabuar.

    Kur ti mendon per te banuar,
    se llogarit shpirtin tim.
    Kur eshte puna per t'a lenduar,
    mjafton vetem nje shikim.


    ENGJELL po engjujt kane shpirt.......?
    Shume i ngaterruar shpirt im .....si thua?
    Engjell pervec nje shpirti engjellor, paske nje shpirt teper pasional. Nese dashuron vertet keshtu....... Kjo s'eshte thjesht dashuri ky eshte pasion. Nje engjell dominues ja c'fare je. Ne kete poezi ke dominuar mbi partnerin. ENGJELL, nuk dyshoj ne ato qe thua, dyshoj per ate te cilit ia thua. Nese eshte vertet i tille, nuk i meriton te falurat e tua.


    Nga nje peshkaqen enderrues.........................per nje ENGJELL vjershetor


    Naten e mire e gjum te embel


    __________________________________________________ _______________
    Kerkesa e "Foleja e shqipes" (urime per emrin) per nje poezi te postuar me pare
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Portreti i nje poeti

    I pelqente t'a shijonte budallekun e tij
    duke i shkruajtur poezit me nota muzikore
    diku sillte acarin e akullt te dimrit
    diku embelsin e aromes pranverore.
    Labirinth ndjenjash e mendimesh
    kompiuteri im teper primitiv per t'a deshifruar
    pasaporta ime nuk kishte vize
    per te hyre ne ate bote te ngaterruar.
    Vargje, lakime, pozicione ndjenjash
    diku mendime te shpartalluara
    pak me tej shperthime deshperimi
    me vargje te keputura mbi dashuri te shkaterruara.
    Ne vargjet pa mbarim
    mendimi ne koke u kristalizua
    ajo nuk ishte poem ne gare per cmim
    por portreti i tij i autovizatuar
    Ai ishte njeri i cuditshem
    i kishte bere shpirtit te tij portret
    ai ishte njeri i madh
    Ishte poet

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    As une se mbaj mend por uroj t'a kem plotesuar deshiren.
    __________________________________________________ _______________
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga peshkaqeni33
    Miremengjes o ENGJELL


    Ah harrova nuk te pyeta engjujt hane drek?!
    un ekam nick name Angel dmth Engjell,,, dhe nuk e kuptova,, mua me kushtohet kjo pyetja me lart,,,,se ne forum ka shume engjej.

    por nejse po i pergjigjjem.

    un ha drek per here,,,kur jam ne pune me bie te ha vec darke,,por nga nje here mare ndonje gje me vete.
    e kshu dhe dreka hame kur na kujohet me ngrene.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    ))))))))))))))))))))
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    peshkaqeni33 dhe ENGJULL,

    Me falni per nderhyrjen, por desha vetem te iu pergezoj per komunimkimin poetik qe beni dhe ju desheroj rrugetim te mbare drejt shpirterave tuaj. Paqi fat
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    ^AngeL^

    Ja me lejen tënde katër vargje nga unë:

    VËSHTIRË

    Vështirë të dashurosh në qetësi
    Vështirë këtë ndjenjë të mëshehësh,
    Vështirë ta mbyllesh dry në vetvehte
    Vështirë të dashurosh e të mos shprehesh!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    ooooooooooooooooooooooo
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •