Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 51
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    poeti shume nostailgjik dhe pesimist je ndaj jetes..spo bazohem ne kete poezi qe ke shkru por dhe ne ato cka kam lexu tjera. je shum romantik.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    poeti shume faleminderit per pergezimin tend..je i mirepritur per gjerisa i perket mua dhe ti te shkruash ndonje ndjenje ne fjale.





    peshkaqeni je vertete nje krijimtar i zoti,
    un jam tip shum i ndjeshem,,kur shof ndonje filem pak te prekshem qaj,,mundohem qe mos te qaj por si mbaj dot lotet,,dhe pastaj me vjen te shkruaj ndonje gje, ose te mendoj. e ja keshtu.


    per gjerisa i perket asajt qe kam ne shpirt ose mendoj,,eshte e pa pershkruar,bota ime qe se njef njeri.



    Sa veshtire eshte te jetosh
    te vuash ne shpirt per ate qe don
    te kesh dhimbje qe nuk sherohen
    te thuash te dua,e mos te degjohet.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  3. #13
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    E ENJTE 26.1 2006

    Vargje te ngaterruara nga nje shpirti i shkaterruar


    Germova thelle ne shpirtin tim
    doli uje
    u be det,
    por s'kisha varke
    mblodha gjithe ndjenjat e mia
    u dhashe form,
    bera varke
    por s'kisha vele
    keputa gjithe endrat e mia
    i qepa nje e nga nje
    thura vele,
    por s'kiste ere
    mbolla gjithe shijet e mia
    u dhashe jete
    i bera lule,
    por s'te pelqeu era.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  4. #14
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Trishtim ne syte e saj

    S'largohet trishtimi nga syte e tu
    eshte zhytur thelle ne shpirt ne tru
    fshehur a dukshem brenda teje rri
    je bere edhe ti pjese e tij.
    Ne sjelljen tende ka humbur gjykimi
    fjalet e tua mbajne ere zemrimi
    qendrimi yt i bute dikur
    tani te japesh buke te duket gure.
    Si qielli i vjeshtes vrenjtur rri
    si grua e pa martuar qe burrin mban zi
    si nje klase e heshtur ne oren e fizikes
    je bere preh e pavendosmerise dhe e frikes.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  5. #15
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Dashuri e humbur

    Digjeshe ti porsi cigari
    ne krahet e mi
    jepje gjithshka kishe ne shpirt
    per pak dashuri
    Me kerkoje si e marre
    lozonjare ne krevat
    te imitonim skena filmash
    ti robin e une pirat
    Imagjinata jote cmendur
    fund e frena s'kish
    shpesh ti beje sorkadhen
    e une behesha bishe
    Si miopi qe s'mban syze
    prish syte e tij
    shkaterrova dal nga dal
    te emblen dashuri
    Se kuptoja sa i pasur isha
    kur te kisha ne krevat
    tani e di se c'far humba
    por se gjej dot prap
    Me nje tjeter tani bredh
    e bie ne shtrat
    imitoni skena filmash
    ti robin ai pirat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga peshkaqeni33 : 26-01-2006 mė 14:02
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga peshkaqeni33
    Trishtim ne syte e saj

    S'largohet trishtimi nga syte e tu
    eshte zhytur thelle ne shpirt ne tru
    fshehur a dukshem brenda teje rri
    je bere edhe ti pjese e tij.
    Ne sjelljen tende ka humbur gjykimi
    fjalet e tua mbajne ere zemrimi
    qendrimi yt i bute dikur
    tani te japesh buke te duket gure.
    Si qielli i vjeshtes vrenjtur rri
    si grua e pa martuar qe burrin mban zi
    si nje klase e heshtur ne oren e fizikes
    je bere preh e pavendosmerise dhe e frikes.

    me kujton nje person kjo poezi,,,,veten

    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  7. #17
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Mirembrema ENGJELL

    U be kohe qe s'jemi degjuar. Me fale per kete munges timen te gjate. ENGJELL duhet te me kuptosh, une sjam poet. Shpreh ato qe ndiej sipas menyres time.Shume nga ato qe kam postuar ketu dhe do postoj me pas jane te vjetera ne vite, shume prej tyre i perkasin adoleshences sime, pra jane nje vizion i jetes i pare me nuanca te kuqe. Shume prej postimeve te mia nuk jane poezi te mirfillta, por shperthime poetike. Ne qoftese do lexosh me vemendje shkrimet e mia ti do lexosh ne to dhe nje pjese te "MUA"(vetes time).ENGJELL kjo nuk eshte bota ime, por nje pjese e saj.

    Faleminderit nuk di not

    Me ftove ne zemren tende te ngrohte
    por une kisha frike se nuk me nxe
    me "the mos rri jashte se bene ftohte
    do te gjeshe shume dashuri ne te"
    Te pyeta "Eshte e madhe dashuria jote?"
    Me the "Eshte e madhe sa nje det"
    por une s'dija not qe te futesha,
    prandaj vendosa te rri ne breg.


    ENGJELL te pelqejne poezit humoristike. Ja dhe nje te tille.

    Kali

    Dikush nje i madh
    fliste ne televizor
    fshatari dritaren kishte hapur
    kali ishte lidhur ne oborr

    Kali litarit nje i jep
    dhe iken tutje me vrap
    fshatari nga pas e ndjek
    bredh e bredh t'a kap

    -"Ej kal prit" - i thot
    -"pse bredh keshtu si i marr ?"
    Ia pret kali i merzitur
    ia pret kali zemer vrare

    -"Fik televizorin
    ndryshe arratine do marr
    Te genjej une hajde se jam kal
    por po genjen ai qe eshte gomar."


    Kaq edhe per sot ENGJELL.

    Nga nje peshkaqen enderrues...............................per nje ENGJELL vjrshetor



    NATEN E MIRE dhe GJUME TE EMBEL
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  8. #18
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    hajde cvete peshkaqeni po flirton me engjell, do jet noi peshkaqen me dhomb qumshi

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    TikTak i uruar kush ishte ai/o qe te ftoj per te tilla komente,,,,,,,,,,,,pastaj nese akoma se kam humb shikim une dmth,,,tema nuk thot qe mund te hyj ndonje TikTak qumsharaq.




    Peshkaqeni loool shum e bukur poezia humoristike,,un i kam shume qef.

    shpresoj qe te te pelqej dhe kjo qe po ve posht un,,,por se kam shkruar vet. lol
    te uroj nje pasdite te bukur.





    Se kam dit kurr une qyqari
    cfare rendesie ka gomari
    se kam njoft per mend t'holle
    se kam dite se jane edhe me shkolle
    ishin mbledh gomart ne nje vend
    tere tuj fol me t'lan pa mend
    boll po thoshin kem duru
    na kane thy shpinen me dru
    na kan sha na kan shilu
    kane kujtu se jena t'marre
    na kane vu edhe samare
    boll tash kta na kane thane ush
    e s'ka ba za askerkush

    Jena mledh me marre venim
    me votu nje here n'parim
    e lexum nenin e pare
    me na hek emrin gomare
    sepse kena itibar

    U venos e cunen gishtin
    neni asht me keput bishtin

    Tash e mrapa s'do t'flejm jashte
    por ner vila tetan bashke
    boll na lane me fjet nen fiq
    nuk do t'rrime ma lakuriq
    do te dalim me kravata
    do t'hame gjellen neper pjata
    do t'shkojme n'plazh do t'shrihna n'rane
    do t'ecim me dy kame
    ter gomart shendever
    thane na erdhi e mira n'dere

    Fillun zgjedhjet me kryetarin
    thane po zgjidhim ma gomarin
    duel kryetari e xuni ven
    tuj u kru e tuj shite men
    a po m'shihni shoket e mi?
    m'duket vetja si njeri
    jam me shkolle e me nji kale men
    do ta shndris une kyt ven
    do t'baj shtet e qeveri
    kush per se gjallit s'ka meu ni
    do ti shtroj rrugat me zift
    do t'bajm xhiro tetane cift
    cfare lezetit me i pa
    tane gomart t'shoqnum me gra
    tuj ba njerzit temena
    t'permallum si kurriher
    na vjen keq per njerezit e mjer
    se mas nesh kane mete qyqare
    s'marrin shemull si gomare
    na vjen keq per kta rrezike
    edhe dritat ua kane fike
    u asht ba jeta porsi ferr
    s'dine as shpine me gjete per terr
    a asht marre me i thane kuj
    na kane lane edhe pa uje
    pime si devja nji here n'muj

    Edhe kush me t'qesh gomari
    per marri ka kene i pari
    por gomari gomare met
    tash po e ven samarin e vet
    s'mbet gjynah pa la n'kyt jet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ^AngeL^ : 31-01-2006 mė 10:02
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  10. #20
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Mire mbrema ENGJELL

    Dua te pergezoj se pari per qendrimin tend ndaj "Tik-Tak". Pas atyre qe ke shprehur ti me duket e tepert nderhyrja ime. Je nje engjell i vertet.

    ENGJELL e bukur poezia qe ke postuar. E lexova e ri lexova. Sa me shume e lexoja me shme me pelqente dhe merrte forma reale. Te duket sikur i ke njohur keta gomare. Dhe vertet kam njohur te till. Por e keqa eshte se keta gomare po na shtohen ca si shume(thua dhe Tik-Tak te jete i till). Vendosa te mos postoj sot nuk dua t'i prish shijen kesaj poezia.


    Naten e mire ENGJELL vjershetor.

    Ah ENGJELL mund te duket de-mod-de kjo pyetja ime. Fjala "lol" c'far kuptimi ka.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •