megjithese nuk do jem
ti do mbetesh ne vargjet e mia
dhe nga aty nuk ka fuqi qe te nxjerr kush
dhe ty, me pas te duhet edhe me shume force
te duhet force te ngushellosh dashurine tone qe kurr nuk na pa bashk
megjithese nuk do jem
ti do mbetesh ne vargjet e mia
dhe nga aty nuk ka fuqi qe te nxjerr kush
dhe ty, me pas te duhet edhe me shume force
te duhet force te ngushellosh dashurine tone qe kurr nuk na pa bashk
Po e them dhe un ne fjale ketu se eshte vertet mekat ti lexosh keto vargje dhe mos te shkruash dicka, urime te gjitheve
I wanted you to be with me
for so long I don't even know why now
but now that I've given up on you
defiantly you see me
Walking awa I see the pain
you put me through
lost in your game to change the same
forever gone, forever you
There's something very wrong about this
I think you knew all along somehow
you'll only take me to change my mind
and leave me broken and defeated
So far away i see the truth
I see through you
now that I know the way you play
i don't want to
Eshte nje nga textet e Evanescence, dhe nje nga kenget e mia te preferuara
Kjo vetmi e gjate mori emrin tend
ky trishtim pa fund mori emrin tim
Po me thuaj tani , ku je ti
qe shum here i pikturove
po kurre nuk i kuptove syte e mi?
Eci vetem neper shi
per te shplare kujtimin qe me le ti
per te hequr nga mendja
ato fjale aq te embla
Eci dhe koken s'dua ta kthej
per te pare se si gjithcka shembej
Nuk e kuptoj se si e humba zemren
dhe mallkoj veten pse gjithckaje i vura tendin emer
Engjell faleminderit per vemendjen tende. Ndjehem i nderuar nga fjalet e tua. Me vjen mire qe paske nje shpirt te ndieshem poetik.
Shpresoj te vazhdoj ky shkrim shkembim.
TREGIM
Admiruesi i fshehte:
**********************************************
Nje dite tjeter po agonte.... drita po perzinte ngadal mbulesen e ftohte e te herret te nates. Kurse une po perzija mendimet e keqia qe nje enderr e keqe me kishte futur ne koke gjate nates. Zilja e pa meshireshme kishte kenduar kengen e saj, e perpikte, ne te njejten ore qe kishte kenduar dhe nje mengjes me pare. U ngrita. Hapa syte. Qe mos t'ju genjej u perpoqa ti hap po s'mbaj mend nese u arrita deri tek WC me sy hapur apo kembet e zbathura i ndoqen vete gjurmet e nje mengjesi me pare. Sidoqofte u gjenda ne banje, para lavamanit per te lare syte. Hedhe syte ne pasqyren e tualetit.... kur befas me del para po ai njeri qe kisha pare dhe mengjesin e shkuar, as me i bukur, as me i shemtuar. Po ajo fytyre e pa rrojtur, e pergjumur, e hutuar, me levizje te ngatheta.
Dal nga banja(epo gjithe diten ne banjo nuk do rri de)! Mekanikisht i drejtohem kendit ku ndodhen, kafeja me partnerin e saj, sheqerin dhe ...... Ohhhh sa kenaqesi, ajo aroma e hidhur e kafes. Ulem ne ballkon me kafene ne dore dhe me mendje tek .....
Eshte i bukur mengjesi. Gjithmon me ka pelqyer. Te gjitha qeniet e gjalla akoma te turbulluara nga gjumi i nates se kaluar shpejtojne neper punet e tyre. Dhe une me kafene ne dore, ulem ne veranden e ballkonit, i shkel syrin henes se zbehte qe para se te largohet me fal buzeqeshjen e fundit. Jane keto castet, kur mushkrite mbushen me ajrin e fresket dhe truri mundohet te marre komanden e plote te trupit qe qenia jote kupton qe asgje nuk mund te krahasohet me nje kafe te ngrohte ne ballkon. Nje fllad i fresket, vjen drejt meje dhe kerkon te me ngreje nga vendi. Kerkon te ulet ne karrigen time, te shijoje kafene time dhe te shikoje vjedhurazi(sic beje edhe une xhanem) komshine time te kendeshme.
Miremengjes gjithe botes, miremengjes c'do gje, miremengjes dhe ju qe po me lexoni, miremengjes edhe ju qe nuk me doni. Shpirti im bujar dhuron "miremengjes"-e cdo agim.
Nje miremengjes vajzes me te embel ne bote..... Mirmengjes vogelushe..... Qofte kjo per ty dita, qe te takosh endrrat e tua!.... Une e uroj gjithmon me vete.... Ajo nuk me njeh, nuk me mendon, bile ndoshta nuk e di qe qenia ime ne kete bote ekziston. Jam i sigurt hijen time mbi rruget e vjetra te ketij qyteti te lashte nuk e ka vene re. Sidoqofte une jame i lumtur per te. Me mjafton qe nje krijese kaq e kendeshme te mbushi me kenaqesi ditet e mia me pranine e saj. Me vjen mire qe ne nje bote si kjo te ekzistojne ishuj te tille paqeje, megjithese une nuk kam varke qe tu afrohem, me mjafton ti shoh nga larg dhe ti gezohem bukurise se tyre, mrekullise qe natyra mund te krijoj kur eshte ne qejf.
Une ulem ketu c'do mengjes, dhe i them mirmengjes sipas meyres time... Ne fund te fundit te gjithe kemi nje admirues te fshehte. Nje njeri qe na mendon pa dijenin tone. Edhe une kam patur dikur...... Kohe me pare... shume kohe me pare... aq kohe me pare sa tani me duket si perrall.
*** *** ***
Ishte nje dite me shi. Bente ftohte. Dimri kishte futur kembet me kohe, por ate dite dukej se e kishte zgjedhur, te dilte nga strofulla e tij, per nje shetitje ketej nga lagja ime. Dhe ashtu beri, por a e dini se cfare bera une ama...nejse tani s'e mbaj mend, kur te me kujtohet do t'ja u them. Ajo qe me kujtohet mire ishte melodia e merziteshme qe kishte vendosur te fishkellente era ate mengjes. Ishte ajo melodi qe me deboi nga grotesia e krevatit ku kisha vendosur te flija nje nate me pare..... apo ishin dy, netet(se une mbaj mend kur zgjohem, por nuk mbaj mend kur bie te fle). Sidoqofte ashtu i pergjumur iu drejtova banjos. Nuk e di nese e keni provuar, por eshte vertet c'liruese ajo qe ndien pas nje "uje-derdhje" te tille. Ne ato caste njeriu(dhe ketu e kam fjalen per veten time, ju nuk e di c'fare jeni) mbylle syte dhe nje ndienje lehtesuese pershkon trupin(se bashku me disa mornica te ftohta) e shoqeruar ndonje here edhe me nje dritherime e pa vullneteshme, syte mbushen me lote dhe nje ohhhhh.... e lehte del pa vetedije nga goja jote. Jane ato castet qe te bejne te mendosh, se ne kete bote te ftohte ka edhe nga ata qe bejne gjera te ngrohta.
- Zoti "X" - Degjova nje ze te perzier me feshkellimen e eres te vinte gjithe pertim drejt meje.
Ah me falni, se harrova te prezantohem, " Une jam qenia njerzore qe mban emrin "X". Jo se me pelqen.... por ky eshte emri im. Ndokujt ndoshta si pelqen!....... Vajzave pershembull nuk u pelqen. Megjithese per kete te fundit nuk jam shume i sigurt, eshte emri im qe s'u pelqen, apo surrati im?! Megjithate nuk jam ketu per tju treguar keto gjera, tjeter gje kam vendosur t'ju tregoj, prandaj le te kthehemi tek tregimi yne.
Te them te drejten ajo "zoti" para emrit tim sikur ma perkedheli pak sedren.
"Kush do jete" - mendova. Nga zeri te vetmen gje qe kuptova ishte seksi i personit therrites, qe me siguri duhet te ishte femer. Ne bllokun e fizionomive nga une te njohura, nuk kishte asnje emer qe t'i korrespondonte ai ze. Kush do ishte vall?! Duke u nisur vetem nga zeri nuk mund te arrije ne shume perfundime, mirpo une jam tipi i (te themi i njeriut, do mendoni se po ju genjej, atehere le te themi...) malukatit(dhe t'a mbyllim kete muabet) qe nuk e le dot mendjen pushim! Menjehere nisa te vrase mendjen..... Kush vall do jete..... por nuk arrita ne nje perfundim te qarte! Jo se nuk isha ne gjendje te arrija, joooooo, te jini te sigurt qe une po u nisa, do perfundoj. Bile ndonje here me shpejte se sa partneri im(thashe ndonjehere, zakonisht kur s'jam ne form, se kur jam........) Por se ndieva nje vale te ngrohte te me pushtonte kofshen time, e me pas te varej poshte drejt kercirit e per te perfunduar pastaj rreze shputes te kembes. Ishte nje ndjenje e ngrohte dhe e laget. Ishte pikerisht lageshtia e asaj ndienje qe me zgjoi nga mendimet e mia. Te them te drejten nuk ishte hera e pare, qe lagesha. Ishte difekti im i vjeter qe mbas "uje-derdhjes", dy pikat e fundit te me lagnin kofshen. Kjo bente qe te gjithe kur me shikonin qe dilja nga banja te me "besonin", kur u thosha
"- Hyra ne banjo thjesht per te lare syte"
- Zoti "X" - U degjua perseri zeri i perzier me eren e ftohte te dimrit qe vinte nga jashte.
Fjala e mire, e mire mbetet. Por ndonjehere mbetet dhe pa pergjigje! Ja mua tani me pelqente t'a degjoja ate ze qe me therriste duke vene para titullin "zoti" dhe nuk pergjigjesha se doja t'a degjoja perseri, dhe perseri, dhe perseri. Nuk mbaj mend se sa zgjati ajo perseri, por me kujtohet , qe vendosa ti jap fund asaj perseritjeje te gjate. E thene midis nesh..... Sa do e mire qe te jete dicka po e perserite shpesh, behet bajate. Prandaj vendosa t'a hap ate dere qe me ndante me zerin e panjohur, por edhe me eren e ftohte.
Midis kercitjeve te deres qe hapej para meje u shfaq ......
Me hodhi nje sy te shpejt hetues nga koka deri tek kembet. Te them te drejten ketej nga kembet mi hodhi te dy syte..... dhe c'fare syshe. Ajo forme shikimi nuk e di pse, por me beri te s'kuqem. Dhe u s'kuqa une!!!! Megjithese temperatura kishte perqafuar zeron dhe ujit po i mbushej mendja te ngrinte, mua nje vale e nxehte me vinte dhe nje me ikte.
- Ju jeni zoti "X" - vendosi te me pyeste.
- Qe jam "X", une jam. Eshte kjo fjala zoti qe po me ngaterron - iu pergjigja dhe po e shihja me veshtrimin e nje njeriu qe te sheh kur mendon qe ka bere nje shaka me krip. Domethene e nisa me shaka une. Pa te presim si do vazhdoj.
- Une jam ..... Besoj se me njeh..... jemi komshinj.....
Po tani! Une c'fare ti thosha?! Qe nuk e njohe?! Ne kete forme si ma solli ajo biseden, ti thoshja qe nuk e njohe, do t'a ofendoja. Une vertet nuk e njihja. Isha i ri nga ato ane. Sapo kisha nderruar banesen dhe te theme te drejten me vinte mire qe emri im modest te lakohej kaq embel nga nje goje kaq e bukur. Duhet ta keni kuptuar tashme qe personi qe qendronte ne kembe, prane deres, perball meje dhe qe me shihte me ata syte e gjalle levizes ishte e seksit femer. Mosha?! Nuk pyetet kurre nje femer per moshen, te pakten jo drejte per drejte. Me nje te pare te shpejt qe i hodha, mendoj qe zonja i kishte vitet e saj. Ndoshta me shume nga c'do ti pelqente asaj. Ndoshta me shume nga c'do me pergjigjej po te isha naiv e t'a pyesja. Sidoqofte s'me interesonte mosha e saj per momentin. Por une i jepja aty tek 45-at. Me e shkurter se une, metrin se kisha me vete qe t'a masja dhe t'ju tregoja precize lartesine e saj. Ajo qe eshte per t'u permendur ketu eshte qe mua me pelqente lartesia e saj!
Zonja vari syte poshte drejte kofsheve te mia, sic duket dicka i terhoqi vemendien se me pyeti
- Ishe ne banjo ?
Thoni te kete kuptuar gje.....
- Lava pak syte - iu pergjigja me nje buzeqeshje te ngaterruar neper buze. As vete se dija pse po qeshja! Ne fakt. Deri ketu nuk kishte asgje per te qeshur.
- Ah, ashtu..... se une mendova mos kishe lare kembet - ma ktheu, me syte mberthyer tek kofshet e mia, te pakten keshtu me dukej mua... se c'fare mund te shihte tjeter ne ate drejtim!!!!!
Ishte pikerisht aty qe u kujtova...... Nga nxitimi kisha harruar "dyqanin" hapur. Keshtu i therriste vajza ime pjeses se perparme te pandallonave. Po, po. Mire kuptuat. Pjesa qe ndane boten tone te brendeshme, nga bota e jashteme vetem me nje zinxhir. Nuk e kisha kuptuar kurre pse i therriste dyqan.... ndoshta ngaqe do kete hedhur syte vjedhurazi aty dhe do kete pare ndonje gje qe i ngjante me perimet qe shiteshin ne dyqanin e lagjes, apo nga qe vinte shpesh dhe psoniste aty. Sidoqofte mua do me pelqente ta therriste MAPO, me duket se ishte me prane realitetit.
Keshtu pra shpjegohen te gjitha. Edhe ato veshtrimet qe me kishin bere te s'kuqesha pak me pare. Dhe me e keqja ishte qe me vinte rende te levizja duart ne drejtimin e vendit te ngjarjes.
" He mo, s'ka gje. Le ta shohi dyqanin sa te doje, shitesin s'e gjen dot. Ai kushedi ku do jete mbledhur e do te jete strukur nga te ftohtit." - mendova me vete. Ky mendimi i fundit sikur i dha pak drite surratit tim te zverdhur nga turpi.
- Urdheroni ju lutem, eshte ftohte dhe ketu tek dera me duket se nuk eshte vendi ideal per te biseduar - iu drejtova une bashkebisedueses sime, duke u permendur nga mendimet e mia. Po shihja bashkebiseduesin ne sy. Isha ne nje vend te huaj dhe nuk e dija, si do ta kuptonte propozimin tim. Fjalet sigurisht qe do ti kuptonte, por ishte tek kuptimi i fjaleve qe s'isha i sigurt nese do t'i kuptonte.
Zonja vendosi t'i ngrinte me ne fund syte, dhe te me shihte ne fytyre. Nuk e di pse, por kjo zonje me dha iden qe pak i interesonte fytyra e bashkebiseduesit, tjeter gje i interesonte asja...... por c'fare?! Le te mos nxitohemi te biem ne konkluzione te gabuara. Mendoni dhe ju ata qe fillova te mendoj une? Degjomeni mua! Me mire mos mendoni!
- Jo, jo! Une nuk erdha per te ndenjur. Kjo era e dimrit i ka rrezuar te gjitha gjethet e pemeve ne oborrin tim. Ke kohe te me ndihmosh qe ta pastrojme pak? - Ishte hera e pare gjate gjithe bisedes tone qe zonja me pa drejte ne sy. Dhe te them te drejten kishte sy te bukur. Mos me pyesni per ngjyren, se une ato te uruara ngjyra i ngaterroj, lere pastaj qe shume prej tyre s'u'a di as emrat. Por eshte per te vene ne dukje ketu, qe syte e saj shihnin me nje intensitet te tille, sa kushdo mund te ngaterrohej dhe t'a keqkuptonte natyren e atij veshtrimi. Por une jo! Une nuk e keqkuptova as pak.
- Oh, po une do t'ju paguaj. - Vazhdoi ajo, qe mesaduket kishte nuhatur nje fare hezitimi ne sjelljen time. - Mos mendo qe kerkoj te me ndihmosh falas.
Nje pike uje qe ishte formuar diku siper ne tavanin e verandes, rreshkiti pa zhurme qe larte dhe askush nuk do t'a kishte vene re, do ishte nje ne miliarda pika uji qe vazhdonin binin ate mengjes te ftohte nga barku i atij qielli dimeror, nese fati i saj i madh nuk do t'a kishte shtytur te binte ne ato buze te mishta, te kuqe, qe rrethonin ate goje elekuente qe fliste vazhdimisht por qe oh zot ...... Nje zot e dinte sa bukur mund te puthte, te peshperiste prane veshit, te kafshonte, ajo goje.... Ohhhh zot.... po une c'fare mendoj ne kete mengjes te ftohte dimri?!
"Simpatia simpati, por paraja te veje e te vij" - mu kujtua ato caste kjo thenie e Omerit, apo nuk e ka thene Omeri! Epo ne qofte se nuk e ka thene Omeri kush djallin e ka thene..... Thoni te jem une i pari qe po e them?! Si ka mundesi?! Nga gjithe ky popull qe ka jetuar, asnjeri se paska kuptuar!
Sidoqofte ajo qe ka rendesi eshte qe zonja e embel dhe une u kuptuam. Dhe me duket se u kuptuam mire. Une e kuptova per vete, dhe i dhashe edhe asaj te kuptonte qe e kisha kuptuar kuptimin e shikimeve qe duheshin kuptuar. Frika e vetme ishte se me gjithe keto kuptime qe qarkullonin mos ishim ngaterruar dhe asgje s'kishim kuptuar. Megjithate per nje gje isha i sigurt qe e kisha kuptuar. Pas nje ore me priste tek oborri para shtepise se saj per t'a pastruar.
U pershendetem dhe zonja e hijshme u largua. Une mbylla deren dhe iu drejtova guzhines ku me priste mikja ime e dashur kafeja, ne nje rafte te dollapit strukur.....
Era vashdonte te kendonte kengen e saj te merziteshme, te ftohte, plote lageshti jashte dritares se vogel qe kishte pranuar te lejonte te kalonte ate pak drite qe qarkullonte ate mengjes dimri. Iu drejtova garderobes se rrobave te punes, nese mund te quhet i tille ai dollap i vjeter, i vendosur ne kendin me te erret te dhomes sime te vogel. Te vendosura pale-pale rrobat e mia flinin. Hapa deren e dollapit dhe u urova mirmengjesin sipas menyres time......
***
Gjethet e lodhura nga feshferimat e nje viti te gjate, kishin vendosur te rreshkisnin posht ne ate oborr te vogel cimentoje qe udhehiqte rrugen drejt nje shtepie te vogel dy kateshe. E vogel dukej shtepia por komode(mendoj, te pakten deri ne ato caste brenda, nuk e kisha pare). Oborri i rrethuar nga peme relativisht te larta dhe nga nje mur relativisht i ulet me ngjallte nje ndjenje mikpritjeje. I ftohti i atij mengjesi dimri i jepte atij pejsazhi, nje veshje ireale. Ngjyra qe nuk ekzistonin, por qe truri i kondicionuar nga te ftohtit i vishte atij pejsazhi dhe te jepnin ndjesine e nje vetmie, thellesisht te c'puese. Te dukej sikur te gjitha gjallesat ishin fshehur e strukur gjekundi dhe spipetinte asgje tjeter vec eres ne ate bote te lagesht dhe gjysme te ngrire nga i ftohti. Te vetmet gjallesa qe ndanin ate pejsazh ishin...... ajo, pemet dhe une.
- Erdhe ? - Me pyeti zeri i saj i kendeshem duke i rreshtuar rrokjet e fjales te tingellonin ne nje forme retorike qe skishte nevoj per pergjigje. Fytyra e saj e bukur ishte drejtuar drejt meje e me shihte. Dhe une e shikoja.
- "Oh zot, nje fytyre kaq e bukur ne dispozicionin e syve te mi per nje dite te tere" - mendova.
- Deshiron te beje nje kafe - me pyeti
Nje "jo" ketu dhe i thoshja lamtumire kafese, se keta te huajt nuk te luten dy here(per kafe eshte fjala, se kur vjen puna per interesin e tyre te luten e te lepihen gjithe diten e ter naten....deri mbasditen e dites tjeter)
- Po - Nje "po" bindese doli nga goja ime. Ah.....jo! Per keto gjera nuk t'a pertoj une. Vertet jam burr me dinjitet por kur shkoj ne pune, dinjitetin e le ne shtepi, se kam hall mos e zhubros. Eeeeee thoni si te doni ju, por dinjitetin e mbaj te paster une.
Qe mos te zgjatemi, vura zonjen te me bente kafene dhe iu futa punes per pastrimin e oborrit nga gjethet pa jete qe kishin krijuar nje tapet nen kembet e mia. Nuk me kujtohet sa ore mu deshen te arrija ne fund te atij oborri, por me kujtohet qe shiu i shtruar i dimrit' mi kishte lagur rrobat pak nga pak dhe tani lageshtia kishte arritur deri ne palce. Zonja dilte here pas here ne dritare dhe me pyeste nese kisha nevoje per dicka. Nuk kisha pastruar as mesin e oborrit kur zonja doli jashte dhe me thirri. Po me ftonte te pija kafene. Te pakten kete mendova ne fillim....
- Kafeja eshte gati - me tha me ate fytyren e qeshur. Nuk e dija pse qeshte, por buzeqeshja e saj me jepte nje kenaqesi shpirterore mua dhe nje dhe nje bukuri estetike portretit te saj. Me fjale te tjera, e qeshur dukej me e bukur ne syte e mi.
- Urdheroni ju lutem - beri shenje me dore ne drejtim te deres se shtepise.
Une ndoqa pa bere ze sugjerimin e xhestit te saj. Dhe u gjenda brenda nje dhome te bollshme, te ndricuar pjeserisht nga dritarja gjysem e hapur dhe pjeserisht nga nje llambe e vogel neoni. Dhoma ishte orenditur me shije. Dukej qe c'do orendi i jepte hije vendit ku ishte vendosur. Une rrija ne kembe si ajo orendija e re, qe pret qe i zoti i shtepise t'a vendoste ne vendin e saj.
"Ku te ulusha une tani.... ?! Valle me shihte si orendi.... ?! Mos vall, kishte vendosur te zbukuronte diten e saj me nje orendi te tipit tim. Sidoqofte do te me pelqente shume te isha orendi ne duart e saj." Keto dhe shume te tjera si keto kalonin neper koken time te njomur, ndersa prisja qe prezenca e saj te shfaqej e te ngrohte sado pak atmosferen e asaj dhome. Dhe u shfaq ajo!!!!
- Uluni, uluni, zoti "X"! Pse rrini ne kembe? Urdheroni uluni ketu prane zjarrit. - Dhe gishtrinjte e saj te holle depertuan thell midis shpatulles dhe krahut tim te lagur nga shiu, duke me prekur keshtu lehte e embel per te me drejtuar drejt nje karrigeje qe ishte vendosur perkarshi nje sobe te vjeter. E vjeter dukej soba, por e ngroht. Kushedi sa breza majmunesh te evoluar jane ngrohur prane saj, ndonjeri prej tyre ndoshta edhe me i evoluar prej meje, por jo me i lagur. Une besoj se do kisha qene me i laguri prej te gjithe atyre qe ajo sobe kishte ngrohur. Do te pyesni ju - "nga e kuptove, ti s'je nga ata tipa qe mendon aq thell". Ashtu eshte vertet, por kete e gjeta aty afer. Shume prane siperfaqes. Sa kalova prane sobes, ajo leshoi nje psheretime keqardhjeje "cuuuuuuuuuu". Ehhhh ashtu sic isha katandisur une nga shiu i kisha hak ato psheretima. Dikush nga ju mund te mendoje qe ajo "cuuuuuu" nuk ishte psheretim sobe , por ndonje pike uji qe kishte rene pa dashur mbi siperfaqen e nxehte te sobes, kur une iu afrova. Dhe duke me pare mua ne ato caste qe kulloja uje edhe ky shpjegim eshte i besushem, bile me afer realitetit. Por mua me pelqen me shume ai i pari, ju besoni ke te doni..... ne fund te fundit me koken tuaj mendoni.
Iu afrova karriges, perkula kembet qe gulconin nen peshen e shtuar nga shiu te trupit tim dhe me ne fund e pashe veten time te ulur. I mbeshtjell nga ajo atmosfere e zymte dimri, isha thjesht nje i pa njohur per ambientin e asaj dhome te bollshme dhe asaj qenie te kendeshme qe banonte brenda saj. Kjo beri qe natyra ime e turpeshme t'i mbizotronte deshires. Pastaj dhe ndryshimi i menjehershem i temperatures nga jashte brenda, kishte bere qe fytyra ime te kishte veshur nje kemishe te kuqe. Zonja sic duket e vuri re(jo kemishen, por ngjyren e kuqe), dhe si per te me krijuar atmosfere me buzeqeshi dhe me drejtoi tabakane ku kishte vendosur shume te perfoluren kafene time.
- Me therrisni thjesht "X". Do me jepnit vertet kenaqesi nese me therrisni ne emer. - guxova te thyej ate heshtje te shkurter qe ishte krijuar dhe me duart qe me dridheshin( kete te fundit nga te ftohtit e kisha, jo nga emocioni.... thame jam natyre e turpeshme, por jo portret budallai) iu drejtova kafese se zeze duke kerkuar ne mendjen time ndonje fjale te bardhe. Se sigurisht qe ndonje fjale duhet t'a thoja edhe une, nuk shkonte te lija zonjen e bukur ne nje monolog pa mbarim. Mirpo truri im kishte pesuar "black out", thoni t'a kisha nga te ftohtit?!
- Heee, si te duket - me pyeti pasi shqita buzen time nga buza e filxhanit. Ketu pyetja ishte per kafene dhe jo per buzet sic mund te kete menduar mendja djallezore e ndonjerit prej jush. Prandaj dhe pergjigja .....
- E embel - iu pergjigja duke e fiksuar drejte ne sy, pastaj shtova - dhe e ngroht! Eshte pikerisht ashtu si me pelqen mua!
Aty ne fund te frazes, me shkoi ashtu si ters ajo gllenka e fundit e kafese dhe nisa te kollitem pa pushim.
- "Eh c'te duhet a derbardhe , qe kerkon te flasesh fjale nga ato qe te ngelen ne fyte."- mendova me vete. Por nuk dija c'fare po mendonte ajo! Isha kurioz te dija, c'fare mendimesh rridhnin brenda asaj koke te bukur.
- Me duket se u ftove - me tha dhe u afrua prane meje, aq prane saqe tani mund te dalloja fare mire dihatjen e saj te rregullt - Oh po ti qenke uje. Prit te te sjell rroba te thata.
Beri nje gjysme rrotullimi dhe lakimet e saj te fshehura per kaq kohe syve te mi, u shpalosen tani para meje me gjithe madheshtine e tyre...Ajo u rrotullua dhe u largua, por imazhi qe la pas vazhdonte te sundonte mendjen time. Ato dy kembe te vogla, qe vazhdonin me dy kercinj delikat, zgjeroheshin ndjeshem aty tek kocopanet per te marre ate forme aq te bukur, e te lakuar ne fund te tyre. Dhe ishte pikerisht ai fundi i tyre qe zgjoi tek une ..... Te pakten mendova qe u zgjua, por une ndonjeher kur mendoj ..... e teproj, dhe me duket se ky ishte pikerisht nje rast i till.
U shfaq perseri ne krye te dhomes me nje tufe rrobash ne dore. Ah, sa ia kisha ziline atyre rrobave, qe lekundeshin lehte ne duart e saj, nen ritmin e hapave te saj. Nga drejtimi qe kishte marre, e kuptova qe po me afrohej mua. Afrohej drejt meje me ate buzeqeshjen e kendeshme vizatuar ne fytyre. Shija e hidhur e kafese, embelsohej sa here mbeshtesja syte ne portretin e saj.
-Te solla disa rroba te nderrohesh. Hiqi ato qe ke veshur dhe leri te thahen prane sobes, se do marresh ndonje plevit.
Ato fjale tingellonin aq ledhatuese per veshet e mi. Megjithese nuk kuptova se c'fare nenkuptonte kur thoshte "hiqi ato qe ke veshur", vendosa t'ia plotesoja deshiren. Ndoshta per miresjellje, ndoshta ngaqe isha lagur, apo ndoshta ngaqe....... kisha nuhatur dicka ne luhatjet e fundit te zerit te saj.
Nje peshqire i bollshem, i bute, i thate me arome te lehte, te kendeshme ra mbi kryet e mia. Gishtrinje te gjate e te holle perkedhelnin lehte siperfaqen e tij, dhe floket e mi pak me ne thellesi. Une kisha mbyllur syte( se mos po ti mbaja hapur, do shihja gje) dhe mundohesha te shijoja c'do cast te atyre minutave te heshtura por te mbushura me ngarkim te forte emocional. Dukeshim sikur ne te dy kishim rene ne nje marreveshje te heshtur per ate qe mund te ndodhte me pas, prandaj fshihnim arsyen dhe nuk i benim rezistence kenaqesise se madhe qe na jepte ndjekja e verber e fantazive qe kishim krijuar qe te dy ne mendjet tona. Duart e saj leviznin embel dhe pa nxituar pergjat gjithe siperfaqes se veshur me peshqire te kokes time.
- Tani hiqi rrobat!
Keto tre fjale cane ajrin dhe u kacaviren veshit tim te djathte. Une nuk shihja gje, por embelsia dhe ngrohtesia e atyre fjaleve ishte e tille ....... qe te renqethte mishin. Ato fjale leshuar shume prane veshit tim me dhane te kuptoja dy gjera 1) e para qe zonja po vinte verdall meje, 2) dhe e dyta qe une po rrija ne mes, i lagur nga rroba te lagura, i ftohur nga rroba te ftohta qe duheshin hequr nese doja t'a ngrohja ate pak shpirt qe me kishte ngelur akoma.
Vendosa ti heq nje e nga nje.
Preku me dore puloveren time dhe tha si neper dhembe.
- Ohhhh, hiqe shpejt se do ftohesh.
Me pas preku bluzen qe kisha veshur nen te.
- Ohhhh, hiqe edhe kete se edhe kjo qenga lagur shume.
Dhe pas tyre ishte radha e kanatjeres, pantallonave......Ato te uruara rroba ishin te gjitha te lagura. Nuk mbaj mend nese i hoqa te gjitha, por mbaj mend qe hoqa goxha. Une hiqja rrobat dhe me pas degjoja zerin e saj, qe me nxiste te hiqja dhe te tjerat. Dhe keshtu nuk kaluan as disa minuta dhe une e pashe veten te zhveshur ne mes te dhomes.
Peshqiri ne duarte e saj, vendosi te perqafoj trupin tim te zbathur. Dhe e perqafoi te gjithe ai. Nga levizjet e duarve te saja nuk po kuptoja nese po kerkonin te me thanin apo te me ledhatonin. Sidoqofte efekti i tyre ishte i menjehershem, bile dhe i dukshem jo vetem moralisht por edhe fizikisht. Nese do hiqte ato caste, ate peshqir nga trupi im, ndoshta mund te shikonte dukshem konturet e atij qe dukej se po kerkonte. Duart e saj leviznin larte-poshte pa meshire mbi trupin tim. Duart e saj ishin nje turtur e gjate per llogjiken time, dhe nje kenaqesi e rralle per trupin qe nuk e di nese e kishte vene re, por po dridhej nen efektin e adrenalines(sigurisht qe po eksploroja dicka te panjohur dhe emocionet e forta me kishin mbytur).
Qe kur peshqiri vendosi te thaje trupin tim, syte e mi ishin te lire te bridhnin dhe te hetonin xhestet e saj.Vura re qe syte e saj kerkonin syte e mi. Isha kurioz te dija c'mund te mendonte nje grua kaq e bukur ne nje rast te till. Diferenca jone ishte e tille saqe fare mire mund te isha djali i saj. Por ju betohem qe nuk isha djali i saj. Dhe me c'kuptova per kete ishe e bindur edhe ajo! E kuptova une..... e kuptova!
Duart e saj rreshkisnin lehte mbi peshqir dhe nen peshqir trupi im qe peshqirin po mallkonte. Rrija si statuj dhe prisja qe zonja ti jepte fund asaj tharjeje te gjate. Dhe ajo sikur te ishte ne mendjen time flaku tutje peshqirin dhe me tha.
- Nese do qe vertet te thahesh duhet t'i heqesh te gjitha rrobat e njoma nga trupi.
Une rrobat i kisha hequr te gjitha pervec mbathjeve. Une s'kisha rrobe tjeter veshur. Mbathjet vertet ishin pak te lagura, por t'i hiqje me dukej vertet e ekzagjeruar.
- Hiqi dhe keto - me tha ajo, pasi lexoi nje fare hezitimi ne syte e mi, duke treguar me dore mbathjet dhe pastaj shtoi - Ti mendon se keto mbulojne ndonje gje.
Hodha syte poshte drejte kembeve te mia dhe vura re qe zonja kishte te drejt. Mbathjet e lagura ishin ngjitur pas trupit dhe koturet e ekzagjeruara te burimit te emocioneve te mia dukeshin qarte. Sigurisht qe nuk ishte faji im. Une nuk jam ndonje person pervert, por ndjenja kam. Dhe ishte pikerisht ajo prekja e saj qe kishte bere qe ato te shperthenin dhe kontoret e tyre te dukeshin nen te mbathurat e mia te lagura. Me syte qe me veshtronin pa pushim dhe me intensitet te shtuar dicka po kerkonte te me thoshte. Mirpo une isha teper i sikletosur per te kuptuar c'fare. U rotullua rreth meje, afroi buzet e mishta prane veshit tim dhe me peshperiti.
- Mos rri si ne gjemba. Leshoje trupin dhe do shohesh qe gjitheshka do shkoj mire.
Dhe ashtu pas meje sic ishte, zgjati duart dhe gishtrinjte e saj te holle nisen te ledhatonin gjoksin tim. Ndersa ajo vazhdonte te me peshperiste ngadal rrez veshit, fryma e saj e ngrohte rrihte pa pushim zverkun tim dhe trupin tim e pershkonin vale-vale rrenqethjeje.
- Qetesohu vogelushi im. Ne kete bote te ftohte, e vetmja gje qe te ngrohe eshte...... - dhe duart e saj nisen te rreshqisnin gjithmon e me poshte. Por nuk arriti deri atje ku ju vajti mendja ju. Te pakten akoma jo. Nuk e di per ku i kishte nisur ato duar te vogla zonja, por andej nga po i conte vetem .....dru do gjente.
- Phhhhhhhhh - me fryti lehte !
U rrotullua leht dhe me nje levizje te shpejt doli para meje. Vuri te dya duart mbi gjoksin tim, dhe u afrua aq shume saqe u ngjesh prane meje. Mbeshteti mjekren mbi duart e saj dhe me nje veshtrim intensiv me shihte thell ne sy. Aq thell sa me vuri friken se mos ai lloj veshtrimi depertonte deri thelle ne shpirtin tim dhe lexonte ndonje gje nga ato qe kisha shkruar vetem per veten time. Por jo. Syte e saj shihnin, por mendja JO! Tjeter gje shihte mendja e saj. Tjeter kund e kishte ajo mendjen tani. Po ku..... ku ta kishte vall?! Ju, ku mendoni se e kishte?
Tani largesia midis dy fytyrave tona nuk matej mė me asnje etalon te sistemit mates te largesive. Ishim aq prane saqe hunda ime kishte prekur te sajen dhe une kisha frike te zgjasja buzet e te shqiptoja ndonje fjale, sepse buzet e saj ishin aq afer saqe une hiqja c'do lloj pergjegjsie nga vetja per ate qe mund te ndodhte nese buzet e mia preknin te sajat. Mirpo ajo se kishte vene re rrezikun qe po i kanosej, sepse zgjati buzet te cilat shkarazi preken te miat dhe dicka nisi te shqiptonte ngadal ne stilin e saj. Une nuk e kisha me mendjen te degjoja c'fare thoshte ajo. Vetem per nje gje me punonte mendja mua. T'ia kapia me daren e dhembeve te mi qe te dyja ato buze mistrece qe nuk rrinin pa folur dhe ti kafshoja, e ti kafshoja, e ti kafshoja. Dhe i kafshoja une!!! Te them te drejten goja mu lengezua, por buzet me ishin thare. Vendosa te njomja pak buzet e mia te thara me gjuhen time te lagesht, por gjat operacionit delikat ne fjale, gjuha ime preku shkarazi buzet e saj dhe....
Terhoqi koken mbrapa, hoqi duart nga gjoksi im dhe me nje veshtrim pyetes po kerkonte nje pergjigje rreth operacionit te deshtuar pak me pare.
- More, mos po keqkupton qellimin tim ti?!- vendosi t'a bente pyetjen edhe me ze.
Ehhh nuk ishte faji im. Aq afer sa me qendronte ajo. Ishte llogjike qe mund te ndodhte ndonje incident. Por le te falenderoi zotin qe shpetoi me kaq, se une ne raste te tilla...... nuk mjaftohem vetem me nje prekje buze.
- Me falni por une vetem te lagia buzet po kerkoja - i thashe si i zene ne faje.
Nuk e di por zonjes sic duket i pelqeu shprehja prej fajtori qe kishte marre fytyra ime, se pas disa castes ia dha te qeshurit. U shkri ne gaz!!!
- "Qesh, qesh ti, t'a rregulloj une po te vura poshte" - mendova
Nuk e di por zonjes me duket se po i pelqente te loste. Prandaj edhe une i qendrova lojes se saj. Se per lojra une, jam lojtar. I leme menjan genjeshtrat. Edhe mua po me pelqente loja e saj.
Zonja lozonjare pasi mbaroi valen e gazit qe e kishte zene, afroi serisht koken e saj te bukur prane gjoksit tim. Preku me buzet e saj lekuren e gjoksit tim dhe me syte gjithmon drejtuar nga une me tha.
- Peshqiri mesa duket nuk paska mundur te thaje lageshtine nga gjoksi juaj, por mos u merzit se une di edhe nje menyre tjeter tharje - me tha
- E kush na qenka kjo menyre - pyeta une gjasme i habitur, se e thene midis nesh e kisha kuptuar me kohe ku po e drejtonte lojen Zonja. Mirpo mua me pelqen te beje gjithmon te pa diturin.
- Ate qe nuk e fshin peshqiri i supermarketit, e fshijne buzet e mia. - ma ktheu dhe buzet e saj te ngrohta u ngulen mbi gjoksin tim.
- Ah per kete jam i bindur. - Dhe isha vertet i bindur. Eh keto grate e sotme, te bindin menjehere te bindin. Pastaj une jam dhe tip qe bindem lehte.
Ju nuk do me besonit po t'ju trgoja se c'fare ndieva ate cast. Ju, jo! Por zonja po. Ajo do me besonte, jo se ishte me e zgjuar nga ju, por se edhe ajo ndieu dicka. Ndoshta jo atje ku e ndieva une, jo ne ate forme, jo ne ate menyre. Ajo e ndieu pak me poshte. Ndieu dicka qe po rritej e po i guduliste barkun sa here qe binte ne kontakt me trupin tim. C'fare te kete qene valle. Kush eshte kurioz le t'a pyesi. "Por mos u beni shume kurioz, se kurioziteti i tepruar te le me barre!" Keshtu i kishte thene Xha Axhiu nje vajze kurioze kur e kishte pyetur se "pse te keputen pullet e pantallonave sa here kaloj une". Dhe e tha xha Axhiu PERSE-ne. E tha dhe e beri ...... E la me barre. Qe atehere vajzat nuk e pyesin me xha Axhiun.
Ne ate dhome gjysme te erret, te mbeshtjell nga nje ajer i ngrohur prej nje sobe te vjeter, qendroja ne kembe une dhe varur mbi gjoksin tim ajo. Buzet e saj pershkonin c'do centimeter te gjoksit tim dhe me pas u varen poshte e me poshte nje zot e di se per ku ishin drejtuar.
- Mendoj se edhe barku juaj ka nevoj per tu thare - me tha ndersa buzet e saj po pershkonin ate zone te trupit.
- Oh thaje, thaje, vetem kujdes se po zbrite me posht do lagesh ti pastaj. - i thashe ndersa kisha ngritur koken larte dhe syte e mi ishin drejtuar tavanit.
Me ate lloj tharje qe dinte zonja koka e shkrete nuk duronte dot, te rrinte ne nje vend. Prandaj dhe une i ngrati nje here e drejtoja siper nga tavani dhe nje here poshte nga zonja, e cila kishte thyer gjunjet dhe ishte perkulur ne nje pozicion te till qe ta punonte me mire "tharjen". Zonja sa vinte dhe po perkulej me shume, kurse une sa vinte e drejtohesha me teper. Me nje te hedhur poshte te syve kuptova qe pelhura e mbathjeve nuk pengonte me, te dukeshin konturet tashme te ekzagjeruara te burimit tim te ndjenjave dhe emocineve.
- "Jo aty, jo aty, se me poshte nuk mbaj pergjegjesi" - perserisja me vete.
Zonja sikur te me kishte degjuar, nje i jep dhe ne kemb. I qep syte e saj te bukur drejt fytyres time dhe me gishtin tregues te dores se djathte prek buzet e mia. Pasi e levizi gishtin disa here majtas-djathtas pergjat gjithe gjatesise se buzeve te mia, kafshoi me dhembet e saj te vegjel buzen e saj te poshteme dhe me tha:
- Me duket se edhe buzet e tua duhen thare.
- "Duheshin thare?!!!!!!! Ne qoftese kishin nevoj per dicka buzet e mia, ajo sigurisht qe ishte te lageshin! T'i thante!!!!!!! Vall cfare kishte ne mendje te bente zonja?!"
Une nderkohe kisha ngelur si trung. Si nje trung me nje "deg" ne mes. Nuk levizja. Kisha ngrire. Vetem shihja zonjen ne sy dhe prisja se c'fare do bente. Ku do perfundonte kjo loje s'po kuptoja, se krevat nuk po shihja verdall, vetem nje divan dhe ai kishte qe nga koha e Noit. Thoni te n'a mbante?! Ndoshta mund te na mbante ne te dy, por s'isha i sigurt nese mund te mbante edhe lojen tone. Jo, por ta dini se une kur luaj....... Dua divan me kemb te forta! Nese le te kthehemi perseri tek historia jone, qe vazhdon.
U ngrit ne maje te gishtave (se vetem keshtu mund te arrinte zonja te kapte ate qe donte) dhe preku lehte me buzet e saj te buta, buzet e mia. I prekte dhe largohej disa here sikur donte te paralajmeronte per dicka. Pastaj heren e fundit i perplasi fort mbi buzet e mia dhe ngelen ashtu te ngjitura per disa caste. Ndieva qe buzet e saj te ngrohta e te lageshta te hapen pak dhe qe prej andej te buronte nje force terheqese, qe kerkonte te thithte frymen time. Dhe mes atij presioni qe ushtronte, ndieva trokitjen e gjuhes se saj mbi buzet e mija. Nje trokitje e lehte dhe e vazhdueshme. Zonja po kerkonte te infiltronte gjuhen e saj brenda gojes sime. Te them te drejten nuk pati veshtiresi te me bindete qe te hapja edhe une gojen. Tani gjuha e saj e lagesht, lagete me shijen e saj te embel gojen time. Ohhhh zot!!! Trupi mu rrenqeth i gjithi dhe duart e mia vetvetiu rreshkiten mbi trupin e saj. Trupat tane tani ishin ngjitur dhe ndieja fare mire presionin gjinjeve te saj ne kraharorin tim. Ah ata gjinjte e saj te rrumbullaket. Sa here merrte fryme ata ngjesheshin pas kraharorit tim. Vendosa te fuse edhe une gjuhen time brenda gojes se saj dhe ishte atehere qe kuptova qe ishte kjo levizja qe zonja priste. Goja e saj e vogel kishte shijen e nje qershije. Mirpo vec shijes ajo goje kishte edhe dhembe, bile nga ata te bardhit, te vegjlit si rruaza qe me nje levizje te shpejte e kapen gjuhen time dhe me pas e rrethoi me ato buzet e kuqe dhe nisi ta thithte ndersa dora e saj kishte kapur dhe po perkedhelte "degen" time.
Ju nuk mund ta kuptoni se ku qendroja une ne ato caste. Me mire qe se kuptoni. Jo te gjitha duhen kuptuar! Megjithese ketu ka dicka qe kuptohet lehte...
Ju me duket se keni harruar qe kisha edhe une duar. Dhe kishte ardhur koha ti perdorja edhe une ato te uruara. Dhe e dini c'bera? Ula duart posht drejt pjeses se lakuar te trupit te saj, e mbertheva fort, dhe e terhoqja drejt vetes. Te them te drejten duart e mia nuk ngopeshin se ledhatuari ate pjese te mishte te trupit te saj. Me besoni, nese do kishte dicka qe do kisha qef te kaleroja, ishin pikerisht lakimet e saj. Sa me shume i shtrengoja, aq me shume ajo thithte gjuhen time.
- "Po kjo c'ben, ma keputi gjuhen" - mendova dhe bera ta shtyje pak me dore per ti dhene te kuptonte mjaft tani me gjuhen. Po ndahej ajo?!
- "Na moj ti, po paske qene e djegur fare moj e uruar" - doja ti thoja, po me c'fare?! Ma linte ajo gjuhen te perdorja. Ketu duhej bere dicka, se femrat jane te pa ngopura ne dashuri dhe me c'shikoja une, ajo ishte kail te me hante gjuhen. Kaq e eksituar dukej. Fytyra i kishte marre nje ngjyre trendafili, thua qe i gjithe gjaku i kishte hipur ne koke. Frymemarjen e kishte te trazuar dhe sa here prekja me duar gjinjte e saj ndieja tik-tak-un e zemres te kendonte ne nje ritem marrshi ushtarak. Kesaj gruaje te pa ngopur i duhej treguar kush ishte mashkulli, me fjale te tjera i duhej treguar kush bente komanden. Ngrita krahet drejt kokes se saj, i perkedhela pak qafen e lemuar dhe futa gishtrinjte neper floket e saj te but. Pastaj i terhoqa duart mbrapa bashke me floket e saj. Ajo automatikisht hapi gojen dhe me leshoi gjuhen. Nen presionin e duarve te mia qe terhiqnin mbrapa floket e saj ajo kishte ngritur fytyren drejt tavanit duke shpalosur keshtu para meje gushen e bardhe me gjithe mrekulline e saj. Une s'munda ti rezistoj dot asaj gushe. I ngjita atje dy buzet e mia si ventuza oktapodi, dhe nisa te levize gjuhen time larte-poshte si furce bojaxhiu neper lekuren e mendafsht te asaj gushe. Isha kail ta lyeja gjithe diten ate gushe me gjuhen time.
Ajo rrinte ne kembe aty prane meje, e ngroht, e fresket dhe e uritur per te lozur. Me nje levizje te shpejt i dola pas shpine. I hodha duart rreth mezit te saj dhe e shtrengova drejt meje. Ajo bashke me vithet e saj u ngjit drejt meje pa bere as me te voglen rezistenc. Vetem nje dritherim te lehte ndieva te pershkonte trupin e saj. Afrova buzet e mia prane veshit te saj dhe pasi e putha i peshperita
- Zonje nuk mendoni se eshte radha ime tju thaj - dhe e preka. Ne fakt, atje ku e preka une ishte vertet e lagur.
Dhe prisja qe ajo te tundete koken ne shenje pohimi. Mirpo ajo ne vend te tundete koken nisi te tundete vithet.
- "E kane mire disa kur thone qe femrat mendojne me vithe" - mendova, pastaj shtova me ze.
- Do qe te luajm? Hajde luajm, por mos harro, ai qe hipen larte jam une! - dhe i bera me shenje te perkulej para meje.
Ajo e perkul dhe une u perkula siper saj. Ndieva aromen e flokeve te saj te mbushte hunden time. Kishte nje arom vertet ndjellese. Hodha nje veshtrim poshte drejte vitheve te saj te bollshme qe dukeshin sikur thoshin "kapme, kapme, kapme, dhe c'far te duash beme" Dhe i kapa une. Jo po do ti lija. Ula duart posht drejt kofsheve te saj dhe me padurimin qe karakterizon nje lypes te uritur para nje pjate te shijshme ngrita lart fundin e saj dhe........
***
Te shtrire te dy ne shtrat, ajo koken kishte vendosur ne kraharorin tim, dhe me gishtin e saj te holle eksploronte nje e nga nje te gjitha qimet qe me kishin mbire aty. Dhe me fliste e me fliste me ate gojen e saj te vogel dhe pas c'do fjale qe shqiptonte e shoqeronte me "mpqqqq"-in e nje puthje te lehte, ledhatuese ne kraharorin tim. Dhe une qe rrija aty i heshtur, i keputur me syte gjysme te mbyllur, kisha kapur doren tjeter te saj dhe kaloja ngadal lehte gishtat e saj prane buzeve te mija ..... dhe e gjithe kjo provokonte tek une val-vale ndjenjash.
Pastaj ajo nisi te me tregonte, e te me tregonte. Kurse une e shihja me endje dhe mendoja se si ishte e mundur qe nje goje qe puthte aq bukur te fliste aq shume. Pikerisht ky eshte edhe misteri i trete i grave! "Ne fillim te japin gjithe kenaqesin dhe me pas te hane melcine" Per dy misteret e para pyesni Njutonin se une si mbaj mend. Eh sa e cuditeshme eshte natyra.
Me pas largoja gjithe mendimet turbulluese nga mendja, ngulja veshtrimin dhe shihja gjinjte e saj. Gjinjte e saj dukeshin , si dy akullore te bardha qe ne kulmin e tyre kishin nga nje qershi te kuqe. Dhe vendosa ti trajtoja sic trajtoja akulloret. Te kafshoja ne fillim qershin e kuqe, dhe me pas te lepija dy akulloret e bardha qumeshtore. Nuk e di sa e besushme mund t'ju duket, por edhe sot qe kam nje fare moshe, une vdes per akulloret. Kasatat ... eh, por akulloret ama, sidomos ato qe kane nga nje qershi te kuqe..... ato s'ti fal une. Eshte puna mos ti shoh, se po ti pash........ i lepij une. Aaaaaa jo, keshtu s'te fal une.
Keshtu qe dora nis te rreshkas mbi trupin e saj serisht, syte shtojn itensitetin e shikimit mbi syte e saj vetvetiu, buzet afrohen lehte buzeve te saj qe dridhen vetem nga ideja qe kuptojne se c'fare e pret dhe gjithshka vazhdon embel e bute ashtu sic kishte nisur caste me pare ......... Dhe historia perseritej nga e para.
***
Era e fresket po me perkedhelte fytyren qe akoma kishte nje simpati te lehte per gjumin. Eshte e keshillueshme qe pas kujtimeve te tilla syte te mbyllen per nje cast, qofte per te mbrojtur ato imazhe private nga syte kurioz qe qarkollojne, qofte per te fshehur ate pikez te vogel loti qe rri fshehur nen qerpiket e tu dhe mund te turperoi ne syte e botes. Se kjo bote vec kur turperohesh kujtohet per ty. Dhe qesh ajo! Prandaj kjo bote rrone gjate, prandaj kjo bote nuk vdes kurre sepse merret me te qeshur. Dhe sic e dini kur qesh te shtohet jeta, por jo kur te qeshin...... Kur te qeshin te paksohet, te pakten mua keshtu me eshte dukur gjithmon.
Nga larg degjova trokitje takash ne ate asfalt gjithe pluhur behari. Syte u hapen vete, pa lejen time dhe u drejtuan instiktivisht ne cepin e rruges, prane dyqanit te bukes, atje ku pingulja e kendit te pallatit perball nderpritet nga rruga qe sjell kenaqesin time c'do mengjes. Dhe ja tek po vinte edhe sot. Po, po. Ishte ajo. Nje vajze si gjithe te tjerat per kalimtaret e rruges, por me e bukura nga gjithe te tjerat ne syte e mi. Me floket qe luanin me flladin e fresket te atij mengjesi dhe fytyren e skuqur nga ritmi i nxituar i atyre kembeve te motorizuara qe gjithmon nxitonin. Dhe kur them gjithmon, Gjithmon! C'do mengjes. Nje pjese e te keqes ishte largesia e shkurter e asaj pjese rruge qe ishte bere skena torturuese e enderrave te mia, dhe pjesa tjeter e te keqes ishte brenda saj, tek kembet e saj qe leviznin me shpejtesi torturuese per shpirtin tim sodites.
Mirpo ai fllad i fresket mengjezor me kishte ruajtur nje surprize. Iu drejtua vajzes me vrull dhe i rrezoi .....
- O-hoooo, ja mori era kapelen, ahahaha-ahahaha - nuk e mbajta dot une te qeshurin. Ah se harrova t'ju thosha, sa here qe qesh une do beje dike tjeter per te qare, eshte cudi por eshte e vertet!
Vajza u ul te merrte kapelen, pastaj ngriti koken ne drejtimin tim(sic duket kakaritja ime duhet ti kishte terhequr vemendjen) dhe vetem atehere arrita te dalloj ata sy te zinje te vizatuar me aq shije mbi ballin e saj gje qe me beri te mendoj qe nena e saj duhet te kete qene artiste. Jo gjithkush mund te krijonte dy sy te tille.
Koka ime u ul lehte ne dretimin e saj ne forme pershendetje, pastaj ngrita gishtin tregues ne drejtim te saj dhe e leviza me nje trajektore te tille qe ne shqip mund te prkethehej:
- "ah-ah ....mos nxito se do te te qortoj"
Por ajo me sa duket gje tjeter kuptoj, se beri doren grusht dhe pastaj drejtoi nga une gishtin e mezit.
- Po pse moj shpirt - nuk mu durua mua pa folur - kapelen nuk ta rrezova une por ...... - Dhe ngrita doren larte duke i treguar qellin.
- Ketu zoti kerkoi te bente nje shaka, dhe une qesha me shakane e zotit. Une nuk qesha me ty vogelushja ime.
Vajza vuri kapelen ne koke dhe u be ere. Une vura doren tek veshi i filxhanit te kafese dhe mendova "Brenda javes do te te bej te shqiptosh emrin tim edhe ne gjume".
Dhe e beja une!!!
Mirmengjes te gjitheve dhe mirupafshim se une tani po nisem per ne pune.....
Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni
Nisuni ju para, sa te therras Saliun
Tregim
Kronologjia e nje lindjeje:
***********************************************
Historia qe dua tju trego ketu, nuk eshte nga ato historite e ngaterruara qe shikoni ne telenovelat e rendomta, neper televizoret pa jete. Eshte nje histori e thjeshte, ndoshta jo shume e bukur, por eshte historia ime. Mos prisni te lexoni ate qe doni, sepse une shkruaj ate qe ndihej dhe shume here ajo qe ndiej eshte teper large asaj qe ne gjuhen e shpirtit quhet etike. Do gjeni ketu mendime te ngaterruara per nje realitet teper te thjesht por qe ne mendjen time ngaterrohet dhe me ngaterron. Ju lutem kini durim. Po te me lexoni deri ne fund do kuptoni qe ne fund te fundit flasim te njejten gjuhe. Ju lutem te me ndieni nese ndokush prej jush mund te shohe nje pjese te shpirtit te tije te vizatuar me shkronjat e mia. Mos me akuzoni per hajdut! Jeta ime eshte e ngashme me ate te shume prej jush. Mund t'ju duket e tepruar po t'ju them qe edhe une i gezohem, i zhgenjehem jetes ashtu si c'do njeri prej jush. E pra eshte kjo arsyeja, pse, ky shkrimi im mund t'ju duket me nje pasqyre ku mund te shihni shembelltyren tuaj. Nuk e di sa e drejte mund te jete kjo pasqyre, por une do mundohem mos ta nxjerr, as te myset, as te luget me te vetmin qellim qe te shohim veten tone ashtu si jemi. Me bukurine dhe shemtine tone shpirterore te gershetuara ne menyre te tille sa edhe ADN do ta kishte zili qe ta huazonte per strukturen e saj.
Gjithska nisi vite me pare ashtu thjesht, nga nje loje e pafajshme qe prindrit e mi kishin nisur te luanin. Loja ishte e thjeshte, por ajo qe solli me pas i ngaterroi pak gjerat.
Dhe ashtu i ngaterruar mes pasigurise, emocineve, gezimit, te prinderve te mi, une pershendeta me pranine time, kete bote. Te them te drejten nuk e mbaj mend c'fare pershtypje me la ne fillim e fameshmja jete. Por s'duhet te me kete pelqyer se nena ime me tha qe erdha duke qare. Mua nga ajo dite nuk me kujtohet asgje. Sigurisht, isha teper i zene me te qarat te cilat kishin besdisur edhe Shtatorin. Shtatori i lodhur duke i dhene botes data per 29 dite me radhe kishte vendosur ti jepte daten e fundit para se te ikte. Dhe bashke me daten i dha botes edhe qarjet e mia. Ate dite duhet t'a kisha bezdisur shume se kishte vendosur qe vitin tjeter te vinte me nje dite me pak per ti shpetuar ndonje surprize te bezdisur si ajo e imja. Por me vone e kishte kuptuar(sic tregon) qe ishte pikerisht ajo dita e fundit qe i dha kenaqesine ta lexoj emrin e tij te shkruar neper tregimet e mia dhe tani eshte krenar qe eshte me 30 dite. Mos ia vini re! Keshtu ka qene gjithmon Shtatori. Nis i nxehte dhe perfundon i fresket. Keshtu e ka edhe menyren e te menduarit. Prandaj edhe une nuk i merzitem ne se ndonjehere mi ngaterron te papriturat, qe duhet te me ndodhin ne jete. Ne vend te sjelli ato te kendeshmet, sjell ato te beshtirurat dhe anasjelltas........ Me falni se ju genjeva ate anasjelltas nuk e sjell fare. Te pakten une nuk mbaj mend nje gje te tille. Sidoqofte nje URRAAAAA per shtatorin qe me solli ne jete!
Duhet te kishte shume drite ate mengjes, ndryshe nuk ka si shpjegohet pse i mbaja syte mbyllur kur erdha. Tani qe e mendoj me thelle kete pune.... Thoni te kete qene ndricimi i syve te nenes time(ma ha mendja nga gezimi, por edhe nga lirimi. Nuk eshte gje e vogel te lirohesh nga nje barre e rende si ajo e imja) se ajo llamba e vjeter ne ate dhome materniteti, s'ma ha mendja te ndriconte aq shume. Bile te nesermen mora vesh qe ishte djegur. Mamaja ime kishte menduar se u dogj nga zilia(me krahasonte edhe mua me nje llambe drite qe ndicoi jeten e saj, por sigurisht me te madhe se llamba e maternitetit). S'ka faj edhe ajo, me ate mentalitet ishte rritur. Sic mund ta keni kuptuar mamaja ime ishte rritur ne Shqiperi. Atje ku zilia, inati dhe hakmarrja kane bere nje aleance per te fituar zemrat e popullit(dhe i kane fituar). Miresia eshte fjale ofenduse midis banoreve qe popullojne ate shtet(te pakten keshtu duket).
Gjeja e vetme qe me terhoqi dhe me dha nje fare kenaqesie ne rrugen e re qe sapo kisha nisur, ishte pikerisht nje rreke e vogel qe kishin varur mbi krevatin tim te pare. E di qe shume prej jush mund t'a konsiderojne banale, por edhe banaliteti i pare me syte e mi te sapo hapur kishte nje fare bukurie. Po them nje fare se per fruta nuk behet fjale. Sidoqofte ajo rreke e vogel varur mbi krevat ishte kenaqesia dhe shoku im i vetem ne ato dite te para te qendrimit tim ne kete bote. Ishte pikerisht ajo rreke qe me beri te vendosja te qendroja dhe te zbuloja sa gjera interesante kishte akoma per te zbuluar fenomeni me emrin intrigues JETA.
Nje tjeter gje qe me beri pershtypje dhe beri mendjen time te vogel te rrotulloej ishte fytyra e personazhit qe kishte zene krevatin perkarshi. Ai nuk qante, por qeshte. Qeshte me nje tjeter individ gjithe qime vendosur nje shtrat me tutje, qe ashtu si ne kishte zgjedhur ti futej aventures me emrin jete pikerisht ato dite te fundit te shtatorit. Ndoshta nuk ishte per te qeshur por ishte vertet cudi. Ato dy miza qe kishin mundur te hynin ne ate dhome teper te mbrojtur te maternitetit, pasi benin nje fluturim zbulues neper dhome uleshin gjithmon ne te njejtin vend. Dhe gjejeni ku?.... Ne koken e mikut tone me qime.
- Pse qesh - i thashe fqinjit tim shakaxhi.
- Pse ty nuk te duket per te qeshur - me tha me habi
- Une nuk shohe ndonje gje per te qeshur - iu pergjigja
- E di si thone ne kete bote, per ne te cilen jemi nisur? "Mizat shkojne drejt mu...(jashqitjes)". Edhe ky ndonje mu...(jashteqitje) do jete! Tani jo, por kur te rritet, mu...(jashtqitje) do behet!
Dhe e thene midis nesh kishte te drejte miku im shakaxhi! Ashtu u be! Dhe thone pastaj qe mizat s'kane goje! Oreeeee, jemi ne qe nuk kuptojme gjuhen e tyre, se ato na flasin.
Biseda jone do kishte vazhduar gjate por ne ato caste hyri ne dhome nje person veshur ne te bardha, qe te tjeret i therrisnin doktor. Nuk e di nese DOKTOR ishte emri i tij, por ajo qe kuptova menjehere ishte qe ai individ dukej shume burre i nderuar. Nuk ishte nga ata doktoret hijerende gjithe autoritet qe duan dy ore te hapin goje dhe te nxjerrin diagnozen e te semurit. Jo! Doktori yne ishte tip i dashur. Ai nuk linte infermiere pa puthur. Do thoni ju ku e ke pare?......... Ahahahaha ..... Po c'fare mendoni ju se mos fshihej ai?! Pastaj nga kush do fshihej nga ne te sapoardhurit?! Por nje gje nuk arrita te kuptoja, pas gjithe atyre pergezimeve niste ti rrinte. Ai doktor do kete qene kampion ne munden e lire. I vinte poshte te gjitha infermieret. Dhe ketu nuk flasim per nje e dy infermiere, por per gjithe trupen e infermiereve te spitalit. Ja si sot me kujtohet si renkonin ato te shkretat nen peshen e tij. Aq sa i mire dukej kur i perkedhelte, aq katil behej kur u hipte persiper dhe i rrihte. Dhe ato te shkreta nuk flisnin, vetem renkonin dhe shtrengonin dhembet nen dhimbjet qe provokonte ai i pashpirt. Se ma ha mendja dhimbe provokonte tek to me ate qe u bente, te pakten atehere keshtu mendoja. Duhet te kalonin shume vite akoma qe une te prezantohesha me dashurine dhe te kuptoja qe ai doktor ne fund te fundit nuk ishte dhe aq katil sa me dukej.
Ju do me merrni per te marre, po t'ju them, qe une dashurine e preka per here te pare pikerisht ato ditet e para qe erdha ne jete. Mos mendoni se u dashurova pas ndonje foshnje te sapo ardhur?! Jo!!!!! Dashuria ime ishte dhjetra vjet me e madhe dhe dhjetra kilogram me e rende. Ishte pikerisht ajo qe me merrte ne krah dhe me nderronte pas c'do lagie uniforme qe beja. Harrova t'ju tregoj qe ne kishim uniforma qe mua nuk me pelqenin ndaj i lagia gjithmon. Te pakten keshtu u thosha te tjereve se arsyeja e vetme qe une i lagia ishte fytyra terheqese dhe paraqitja e embel e infermieres se turnit. Pas c'do veprimi te tille ajo shfaqej ashtu sic ishte, engjellore. Me merrte me kujdes ne krahet e saj te bute, me thoshte disa fjale(qe une atehere si kuptoja, c'eshte e verteta une doja tre-kater vjet akoma te mesoja shqipen) me zerin e saj te embel dhe pas dy minutash e shihje veten me uniforme te paster, te lare. Ehhhh c'fare vajze ishte ajo. Ishte e vetmja infermiere qe te nderronte, se ishin ca te tjera ne turnet e darkes qe te linin te notoje lart mbi ..... e kuptoni ju, nuk eshte nevoja t'ia permend emrin se na e felliq tregimin.
Shoqeria me foshnjet e tjera te dhomes se maternitetit sa vinte dhe forcohej. Mos u cuditni kur te lexoni tani ketu ne fjalet e mia, qe ne bisedonim me njeri tjetrin. Po, po! Kishim edhe ne gjuhen tone. Ndoshta jo Shqip, por merreshim vesh mjafte mire. Me kujtohet nje dialog i shkurter qe u inskenua menjehere pasi doktori i kthehu shpinen deres se dhomes tone dhe u largua. Foshnja me pseudonimin shakaxhiu mu drejtua:
- E mbane mend deren nga dole per ne jete
- Jo - i thashe - une i kisha syte mbyllur dhe nuk pashe gje
- Une e mbaj mend - u fute menjehere ne biseden tone qimja(foshnja me numer te tepruar qimesh) dhe pastaj vazhdoi
- Une dola qe andej - dhe tregoi me gisht deren e hales
- Heee - me peshperiti tek veshi shakaxhiu - nuk te thashe qe eshte mu..(jashteqitje)!
- Ore ti me the, po mua me vinte rende te besoja.
Dhe pas atyre qe thoshte qimja, po me perforconte gjithmon e me shume idene qe kishte nisur te shkruhej (nuk e di ne c'fare gjuhe) ne trurin tim.
Gjithashtu une dhe dy krijesat ne fjale(me vone e mora vesh qe quheshim njerez), qe mendonim dhe flisnim te njejten gjuhe vendosem tu bejme nje dhurate infermiereve te turnit te nates. Bashkuam tre zerat tane(ketu modestin e leme menjane, se zeri im ishte me diference me i larte dhe me i bukur se zeri i tyre) dhe ia dhame nje kenge. Une ia mora labshe, shakaxhiu dinte vetem nje me Oiiiiiiii....., kurse miku yne me shume qime, nje te tipit"Me ka shku mendja me u fejue". Megjithese ata dy rrotat e tjere nuk ia thoshin fare per kenge, te degjoje kengen time ishte kenaqesi e vertet. Atje ne maternitet nuk ngopeshin se degjuari zerat tane prandaj na lane ashtu te kendonim gjithe naten deri ne mengjes. Ne mengjes pastaj pushuam se na vune para gjinjve te nanave tona. Dhe une sa shikoj "gji" i harroj fjalet e kenges. Me ka ngelur ky kusur qe atehere dhe akoma e kam. Me te pare gji i leshohem une, si ai qengji. Edhe nese eshte nje kope e tere....... gjithe kopene e pi une.
Keshtu pra midis kengesh, dhe shokesh kengetare kisha mbushur une diten e pare te jetes. Nuk e dija sa te tilla me prisnin akoma, nuk e dija nese do ishin te gjitha si ajo, por ajo qe kuptova qe nga ajo dite dhe me ka ngelur ne mendje edhe sot ishte....... Nuk ka me me fate se ata qe behen doktor grash!
Ja keshtu!...... Keshtu erdha ne jete une miqte e mi!
I paster si nje leter e pa zhgarravitur -por jo per shume kohe se me vone u zhgarravita
I pavendosur - jo se nuk kishte vend kur linda, por kisha frike se a do gjeja kur te vdisja.
Lakuriq - jo se s'kisha ftohte, por se nuk gjeta asnje dyqan hapur rruges kur erdha. Ne fakt! ishte e Diel!
Duke qare - thashe te qaja ateher se me vone te konsiderojne budalla.
Me syte mbullur - kete akoma se kam kuptuar pse?!
I drejt - dhe tani ashtu pretendoj se jam, por nuk di te tjeret c'fare mendojne
Gjithmon lagesha - por vetem ne turnin e infermieres se bukur
Thone qe vitet e femijerise jane ato me te bukurat. Sigurisht! Sepse asnjeri nuk mbane mend ditet e maternitetit.
Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni
Nisuni ju para, sa te therras Saliun
Te ka shkuar ndonje her ne mendje ti hedhesh nje sy botes ca me perpara se ajo te jet gati per ty? Mua po. Kisha aq shume deshire te dija se si ishte dhe te them te drejten, ishte me shum frika ... frika se mos ajo qe me priste aty jashte ishte ... lere fare. Dhe ishte nje dite si gjithe te tjerat, Mars me duket se ishte , ose me mire keshtu me kan then. Un po luftoja me mish e me shpirt per te gjetur nje menyre per te dale, se me priste nje bote e tere per te exploruar, nje bote e mallkuar. Kurre nuk me shkoi nder mend se padurimi im per te pare kete ndyrsire (boten e kam fjalen) do i shkaktonte dhimbje personit qe un me shum dua ne ket jete dhe do dua ne te tjerat qe do vijne.
Kalama si ti thon, dhe eshte keq me kalamajat, se kur te gjithe i thon JO, perseri do ta bejne te tyren, apapapapapa mistreca fare.Dhe un nuk bera perjashtim nga keta mistrecat, e bera dhe un te timen. Dola qe thoni ju ti hidhja nje sy botes, po nuk me pelqeu dhe u ktheva perseri ne folezen time te ngrohte, nga e cila nuk do kisha dashur te dilja kurre.
Vetem fjalet e qenies time me te dashur ma prishen mendjen, " TE DUA SHUME" me tha dhe mua aq me mjaftoi. Nuk i dhash as me te voglen rendesi shijes se pare qe me la bota kur e pashe. I thash vetes se ishte vec nje shikim dhe nuk mjaftonte. Ndaj dhe nje dite Nentori, po jo nje cfaredo, po nje dite me shi vendosa te rikthehem perseri.
Bota ishte po ajo , asgje nuk kishte ndryshuar, pervec dickaje qe gjat vizites se pare nuk vura dot re. Nje fytyre engjellore, nje arome ndjellese, nje burim jete... GJITHCKA, dhe vec kur me peshperiti perseri ne vesh "TE DUA VOGELUSHE", ateher e kuptova kush ishte. Ishte dashuria e jeterave te mia, dhe vec per ate gjithcka qe gjej ne ate fytyre engjellore jam akoma pjese e kesaj bote. Dhe do thoni ju po kur ajo fytyre te rrudhet nga dhembet e kohes qe nuk po len gje pa kafshuar, po s'ka rendesi se un perseri do ta gjej engjellin tim ... thelle ne ata sy, ne po ate shpirt.
UAAAAAAAAAAAU Peshkaqeni po derr fantazie qe ke mo i uruar, urime jo vec per fantazine po edhe per guximin qe ke dhe i shpreh gjerat ashtu sic te vijne, sa per te tjerat NO COMMENT. Shpresoj qe do gjesh engjellin qe po kerkon dhe me e rendesishmja eshte qe engjelli te arrije ta kuptoje vertet shpirtin tend. Dhe nje gje te fundit po ta them nga experienca ( jo shum e madhe ne vite po me vlere) te qash nuk te fut ne klasen e budallenjeve, dhe ata qe nuk e kuptojne pse ti qan jo vetem qe jan nga budallenjte me te medhenj dhe me brire, por per me teper nuk mund te konsiderohen si qenie njerezore, dhe aq me pak te jen pjese e jetes tende kur nuk te kuptojne.
ps: qenke ca tip posesiv he, si cdo shqiptar (ti gjithmon lart )![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nyx : 14-09-2006 mė 14:39
Bravo Peshkaqeni Me Pelqeu Historia Jote.....kissssssssss & Hugssssss
E dashur mikja ime Engjell!
Se pari dua te theksoj se fjalet dhe prania juaj me ka dhene nje kenaqesi te madhe. Menyra e kendeshme dhe me nota te embla humori e shprehjes se mendimeve tuaja me dha kenaqesine t'a lexoj dhe t'a rilexoj postimin tuaj. Nuk do ekzagjroja aspak po te thosha qe me ke befasuar.
Po e nis nga firma jote, qe te them te drejten shume poetike.
love the rain cause it hides my tears
"Me pelqen shiu, se fsheh lotet e mi!"
Mendoja se kisha nje shpirt delikat, por tani qe takova shpirtin tend me duhet te korrigjoj mendimet e mia. Nuk i shoh syte e tu, por imagjinoj qe me lot duhet te duken akoma me te bukur. Ehhhh ka pasur te drejt nena jote kur te ka thene.....
" TE DUA SHUME","TE DUA VOGELUSHE"
Nje vajze me shpirt te tille ......
.........do te donte t'a kishte gjithkush prane!Postuar mė parė nga Engjull
Une gjithmon e kam thene qe kurioziteti i teprura....... por asnje nuk me ka degjuar.... Ja ketu ne tregimin tend kurioziteti i tepruar do t'a kishte lene Boten me nje Engjell me pak!
Megjithate ZOTI ndonjehere merr vendime te drejta! Dhe vendimi per te sjell ne jete nje Engjell si ty me duket se eshte pikerisht vertetimi i kesaj teze.Postuar mė parė nga Engjull
Ketu ngela vertet i cuditur. Te them te drejten une jam tip qe di shume gjera.Postuar mė parė nga Engjull
P.Sh:
Une di qe,
Kur nje zemer vuan ........ qan ajo!
Kur nje gote qelqi bie nga tavolina........ thyet ajo!
Kur nje dore zgjatet drejt teje ....... te prek ajo!
Kur nje enderr zgjatet e zgjatet...... eshte e gjate ajo!
Kur pikat e shiut mbushin qellin..... Do bien ne toke ato!
Di dhe nje tjeter po ate nuk t'a them se kam hall mos behesh me e zgjuar se une!
Por qe te kishte dhe Engjuj mistreca, ketu nuk me kishte vajtur mendja!!!!!!!
Jo! Jo moj e uruar, se i perpunoj gjerat une! Nuk i shkruaj ashtu si me vijne! Me nxore bojen, me nxore! Megjithese dhe budalleku virtyt eshte, por me duket se une nuk e kam! Ehhhh c'fare te beje ate dite qe ndaheshin virtytet une u nxitova dhe e harrova. Edhe sot plag e kam harresen e asaj dite. Por...... Durim! Jo gjithshka qe duam mund t'a kemi!UAAAAAAAAAAAU Peshkaqeni po derr fantazie qe ke mo i uruar, urime jo vec per fantazine po edhe per guximin qe ke dhe i shpreh gjerat ashtu sic te vijne,
E kush na qenkan keto te tjerat moj ngordhje!!!!!!!Postuar mė parė nga Engjull
Engjull, e di ti kush e ka zbuluar SHPRESEN?......... Te pa shpreset(te denuarit me vdekje)! Por meqenes po e thua ti ...... ja une po e besoj.Postuar mė parė nga Engjull
Nuk e di c'fare tipi e quani ju, por mua me pelqejne shume ato te uruara lartesi!Postuar mė parė nga Engjull
Kujdes!!!!!
Mos ngaterro Tiparet qe une mund ti vesh nje personazhi ne tregimet e mia, me personin tim! Ti lexove tregimin tim te shkruajtur ne veten e pare dhe kujtove se lexove dhe sekretet e mia?........ Keshtu?
Me fal! Por sekretet e mia, ato me intimet une i ruaj per veten time.
Ah.... per sa i perket asaj punes se lartesive nuk ke rene jashte. Edhe mua me pelqejne ato te uruara!
Nuk e di nese eshte karakteristika jote, apo te gjithe ju Engjujt jeni te tille, por te them te drejten nga dora juaj kane mbire fjalet qe gjithmon kam dashur te lexoj. Megjthese nga menyra ime e pergjigjeve mund te te kem ngaterruar pak, dua te te them qe postimi juaj me ka pelqyer. Si c'do njeri, une kam anet e mia negative, te cilat nuk i fsheh aspak(se ndryshe nuk mund ti korrigjoj). Prandaj dhe verejtjet tuaja jane te mirepritura.
Engjull! Pershendetje!
Do ishte vertet kenaqesi dhe do t'a konsideroja veten me fat,n.q.s ky dialog shkrimesh te vazhdonte.
ALINOSA!Postuar mė parė nga ALINOSA
Faleminderit! E thene nga ju, kenaqesia ime eshte e dyfisht!
Me kenaqesi peshkaqeni33!
Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni
Nisuni ju para, sa te therras Saliun
Pershendetje Peshkaqeni33
Te them te drejten e pata shum te veshtire ne fillim per te zgjedhur firmen, sepse kot nuk i thon "firm", dhe perfaqeson ate cka un jam, po mqs eshte vec nje fjali veshtiresia e te pergjithesuarit veten ne aq pak shtohet akoma me shum. Gjithsesi mendoj se kam gjetur ate qe me shkon me shum per shtat, gje qe nuk do te thoje se sa her qe bie shi syte e mi do mbushen me lot ( yyyyyyyyyyyyyyy do isha dehidratuar fare me kohe).
Shpirt delikat un do thoja se kan te gjitha qeniet qe me plot goje mund ti thuhet "njeri" dhe ti nuk ke pse e korigjon veten aspak, sepse secili eshte nje, secili ka te vecantat e tij. Ndoshta diku do ket nje tjeter me te njejtin emer, me te njejtat tipare, po kurre, kurre me te njejtin shpirt. Ndaj dhe delikatesa qe na karakterizon eshte unike per ty, per mua, per kedo.
Po he mo kesaj ci thua ti qe tjetri ngjiret duke thene se kurioziteti i tepruar ... po nuk e degjon kush, dhe kjo puna ime. Po shyqyr Zotit thuaj qe pasoja nuk ishte nje bark qe: sa her e sheh per 9 muaj me rradhe, aq me shum rritet. Fatkeqesisht ishte nje dhimbje qe un i shkaktova nenes time, gje te cilen nuk ja fal vetes kurre. Kjo eshte arsyeja qe me ka renditur mua ne klasen e engjejve mistreca. Cudi do thuash ti se vec ty po te njoh per te tille, po ate me te madhin e harrove ... Kupidin mo. A ka me mistrec se ai , nuk po le shigjeta pa ngulur, nuk po le.
Ah po ,dhe nje gje tjeter me duket se nuk e ke degjuar: askush nuk ka lindur me virtyte ( kemi pas vec ate te te ngriturit ne mes te nates me 1000 te qara se kishim uri te madhe dhe ishim lagur, megjithese kjo eshte me shum instiktive), dhe budallalleku ( jo ne rastin kur je i semure ) eshte nje nga virtytet qe un , ti dhe kushdo tjeter e kemi krijuar ne ato raste kur nuk na ka pelqyer realitet dhe jemi shtirur si te tille. E ke degjuar ate shprehjen "shejtan budalla", kjo do e pershkruante me se miri virtytin tone. Pastaj ka dhe virtyte te tjera, qe njerezit ne pergjithesi kan me shumice ato qe nuk duhen dhe me pakice ato qe vertet e meritojne te quhen virtyte.
E di qe pergjithesoj shum gjera , ndaj e kam then " per te tjerat no comment, sepse jan hollesira qe ne te tilla raste nuk me pelqen ti komentoj, sepse jan shije personale, dhe ne rastin e mesiperm te personazhit tend. Ah dhe meqe ra fjala te personazhi, nuk e kam ngaterruar aspak me ty, po ama mos me thuaj se tiparet e tij nuk perputhen deri diku me te tuat se vet e pranove se te pelqejne lartesite (hej ca kati jeton mo?)
Me fal se ndoshta jam shprehur un gabim, po kur thash se ke goxha guxim dhe i shpreh gjerat ashtu si te vijne, nuk e kisha ne kuptimin se nuk di ti perpunosh. Perkundrazi , ja ke arritur qellimit aq natyrshem , saqe shum persona te kan keqkuptuar ( ndoshta u mungonte ndonje virtyt, apo ku ta di un).
Me pyete kush e ka zbuluar shpresen, qe sipas teje kan qen te pashpreset, te denuarit me vdekje. Ndoshta , po kur atyre u eshte keputur edhe ai fill jete qe u mbante shpresen gjalle, vertet thua ata ta ken zbuluar? Un them se ka qen dikush tjeter, dikush qe cdo minute , cdo qelize te trupit e ka ushqyer me shpresen se nje dite ..., ka jetuar cdo dite me ate imazh ne sy, me po ate imazh ne sy ka fjetur dhe kur eshte zgjuar prap aty e ka gjetur.
" The mind has a thousand eyes
and the heart but one
yet the light of a whole life dies
when love and hope is gone."
Te pashpreset nuk jan pjese e ketij realiteti, jan pjese e nje iluzioni, kush shpreson jo vetem qe eshte pjese e realitetit, po ka aq besim ne aftesite e tij per te arritur ate pjese te realitetit qe do i kthej shpresat e tij ne dicka te prekshme.
Nuk e di ti , por un nuk do shkruaja sikur me te voglin varg ku dikush te arrinte te lexonte sekretet e mia, ndoshta ndjenja po se jan gjera qe nuk i fsheh dot dhe nuk arrij ti shpreh me mire se sa duke i shkruar, por sekrete ...joooooooooo.
I konsideroj me shum se gjera personale , dhe nese nje dite do arrij dikush te me njoh aq mire, aq sa te me thoj nje her te vetme se ca jam duke menduar, vetem je her jo me shum, ateher do dije ca nga sekretet e mia, po jo te gjitha se i bejne dem. Pastaj ti vet e ke then qysh ne titullin qe i ke ven temes ;
" Duke biseduar me nje engjell ( eja te udhetosh me mua ne shpirtin tim), gje qe le te kuptosh se shumica e shkrimeve ketu jan pjese e shpirtit tend dhe jo sekretet e tua.
Do ishte nje mungese shum e madhe nga ana ime mos te arrija te kuptoja pergjigjet e tua, sepse nuk jam aq e ceket sa ti kushtoj rendesi kuptimit te pare te fjaleve.
MIRE SE U LEXOFSHIM heren tjeter
pershendetje peshkaqeniku je more patriot,na mori malli per te fol dhe njer si njer
te perqafoj
Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.
Krijoni Kontakt