Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    e gjitha e gjitha nuk i kalon rreth 1500$.vjet shoku im e nisi nje.pra dikush tha qe kushton me pak makina se transporti sepse ketu ka edhe makina 500$ per te cilat besoj e ka pasur fjalen parafolsja.ndersa per vjetersine e makines vetem po deshe ta cdoganosh perndryshe mund te jete edhe e kohes qepes/.
    Po ne Shqiperi a nuk ka nje limit sa muaj apo vjet mund ti japish makines me targa te huaja?
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  2. #12
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Kolomb, do ta dija per nder nqs mund te na japesh emrin e kompanise me te cilen u more, apo ndo nje numer telefoni nqs e ke akoma. Makina duhet cuar ne Greqi perpara Marsit.
    Lejla telefonin e kompanise e kam,eshte kompani greke,por nuk do te hyj ne pune se eshte vetem ne Boston.Pyeta dhe me thane se nuk zyra ne vende te tjera.
    Mesa mesova aty ku je ti eshte shume lira kostoja e dergimit te makines se ketej nga ne.
    Ne mos me genjyen rreth 800$.Interesohu vet duke kerkuar ndonje kompani te tille nepermjet 411 per ne qytetin ku jeton.
    Keto.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2005
    Postime
    17
    I lexova te gjitha dhe asgje konkrete, vetem muhabete.
    Pra, ç'emer kane kompanite, po numrat e telefonave. Po ne Google, me cilat fjale kerkohet?

  4. #14
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Lexova shume dhe t'u them te drejten nga shume postime vura buzen ne gaz me cmimet teper konkuruese te reklamuara ketu. Atehere ti referohemi kompanise DHL dhe cmimeve te saj qe gjenden ne listen perkatese.
    Ne rastet kur pesha e dergeses i kalon 1000kg kompania operon me cmime teper te uleta nga ato te zakonshmet qe ajo ka sistematikisht.
    Varet shume dhe zona e marrjes se postes dhe zona e dergeses se saj ne te cilen USA klasifikohet ne zonen e trete pra respektivish ajo me e shtrejta.
    Nje nder faktoret e tjere kryesore eshte dhe vlera perkatese e dergeses e cila te ngarkon me siguracion udhetimi mjaft te larte ne raste te tilla.
    Asnje nga pjesmarresit ketu nuk i eshte referuar cmimeve te doganave ne te cilen makina do tranzitohet deri sa ajo te perfundoje ne doganen e vendit prites i cili nuk do kurseje cmimin e references se mallit (E cila mendoj do jete katastrofike per nje makine made in usa)
    Pra miqte e mi dikush qe ben keto llogari duke i ulur ato ne menyre minimale (kuptohet nese merr vesh nga cmimet e mesiperme qe u referohen veprimeve perkatese) do te kuptoje fare thjesht qe nje makine nga usa do minimalisht 10 mije dollare amerikane ose mund t'ua konvertojne ato ne 10 mije euro sipas deshires se doganiereve.

    Me e cuditshmja qe une ve re eshte kjo: A doni makine usa per ne shqiperi? Thoni modelin dhe ju sjellin edhe odsmobile apo peterbill mjafton te paguash.
    Doni te mbani targa amerikane ne shqiperi? Mjafton te kesh mik nje piktor ne shqiperi dhe ti qajne si te duash ti dhe policia mos te te ngase fare sepse ketu policet ste kerkojne dokumentat e makines por patenten qe patjeter ti e ke usa.

    Nejse per hajer pazari.

    Dito.

  5. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    lol day-dreamer

    White_Angel, shoqja e ka pashaporten Amerikane? Nqs po, c'masa (ligjore) mori per tu shperngulur perfundimisht ne Shqiperi... if any at all? Tjetra, nqs ke numra telefoni te kompanive ne tri-state area (NY, NJ, CT) na i ver ketu, pls. Po me doli me $800 (qe eshte enderr) apo shume-shume nen $2,000 (ketu merr fund endrra dhe fillon makthi ) kam per te cuar edhe gjera te tjera. Me qe ra dhe fjala, kam nje divan sectional 3 pjesesh me day bed, divan, dhe nje si kolltuk. Sa do merrte dicka e tille te shkonte deri ne TR? ... ose Durres, me kete rast.

    (S'marr vesh se kush shkrojti para apo pas meje, por besoj do e dalloj kur te rregullohet forumi. Gjithsesi, ju falenderoj te gjitheve per pergjigjet.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 24-01-2006 më 09:28
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #16
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    O Dito !!

    Më pëlqeu sinqeriteti yt, në të cilin shprehesh, se paske vënë "buzën në gaz", me postet e atyre që kanë postuar këtu.
    Çmimet konkuruese që ti sheh këtu i dashur Dito, janë reale në USA...ke plot website kompanish transopti, që mund të shohësh se buzëqeshja jote ...ka qenë e hidhur.
    Përsa i përket DOGANAVE dhe ç'doganimeve që na tregon, nuk ke aq hapsirë sa të mendosh që këtë makinë, do ta qarkullojnë nënshtetas amerikanë në Shqipëri dhe duke qenë të tillë, nuk paguajnë doganë asgjëkundi, sepse ata do të qarkullojnë makinën e tyre dhe nuk po e shesin por, as po e blenë...kjo për dijeni meqë nuk e ditke.
    Nuk u diskutua gjëkundi për makina amerikane o Dito, por për makina që do transportohen nga USA në Shqipëri. Makina (meqënëse je kurioz), është Volvo e 2000 .
    Çmimi që paguhet në kompaninë e transportit, i ka të përfshira të gjitha shpenzimet dhe nuk është vetëm sasia e parave që paguan për transportin, në shumën e kërkuar.
    Informohu më mirë herë tjetër... që mos vihesh në SIKLET... nga postet e tua.
    Bye miku im.

  7. #17
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Leila ti gjeta dy nr telefoni njera eshte ne NJ dhe tjetra eshte ne CT.


    (877) 242 6683 kjo eshte e NJ
    (888) 805 4994 kjo eshte e CT


    Tani problemi qendron sepse pagesa eshte shume e shtrenjte persa i perket cmimeve per ne Shqiperi , varion nga 4500 deri ne 5000 $. Mundesia me e mire eshte per ta derguar ne Itali ose ne Greqi . Cmimet ishin komplet me te lira se sa ne Shqiperi . Ishte 1250 ( flas vetem per makine ) . Keto te dyja kompanite ishin me te lira sipas shoqes time e cila po kerkon.

    Ahhh emrat e kompanise jane :

    Kjo ne Nj quhet : SOS Over Seas Moving .
    Kurse kjo ne CT : Ship Over Seas.


    Tani nese keni njeri qe jeton ne Itali eshte shume me e lire per tu derguar . Sepse trageti do jete shume me i lire me duket se rreth 200 euro . Prandaj shumica e emigrandeve vijne ne Shqiperi me makinat e tyre.



    Te gjithe keto cmimet jane per nje makine. Por flisni vete me mire.


    Shpresoj qe t'ju kem ndihmuar sa do pak.
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Dito
    Lexova shume dhe t'u them te drejten nga shume postime vura buzen ne gaz me cmimet teper konkuruese te reklamuara ketu. Atehere ti referohemi kompanise DHL dhe cmimeve te saj qe gjenden ne listen perkatese.
    Ne rastet kur pesha e dergeses i kalon 1000kg kompania operon me cmime teper te uleta nga ato te zakonshmet qe ajo ka sistematikisht.
    Varet shume dhe zona e marrjes se postes dhe zona e dergeses se saj ne te cilen USA klasifikohet ne zonen e trete pra respektivish ajo me e shtrejta.
    Nje nder faktoret e tjere kryesore eshte dhe vlera perkatese e dergeses e cila te ngarkon me siguracion udhetimi mjaft te larte ne raste te tilla.
    Asnje nga pjesmarresit ketu nuk i eshte referuar cmimeve te doganave ne te cilen makina do tranzitohet deri sa ajo te perfundoje ne doganen e vendit prites i cili nuk do kurseje cmimin e references se mallit (E cila mendoj do jete katastrofike per nje makine made in usa)
    Pra miqte e mi dikush qe ben keto llogari duke i ulur ato ne menyre minimale (kuptohet nese merr vesh nga cmimet e mesiperme qe u referohen veprimeve perkatese) do te kuptoje fare thjesht qe nje makine nga usa do minimalisht 10 mije dollare amerikane ose mund t'ua konvertojne ato ne 10 mije euro sipas deshires se doganiereve.

    Me e cuditshmja qe une ve re eshte kjo: A doni makine usa per ne shqiperi? Thoni modelin dhe ju sjellin edhe odsmobile apo peterbill mjafton te paguash.
    Doni te mbani targa amerikane ne shqiperi? Mjafton te kesh mik nje piktor ne shqiperi dhe ti qajne si te duash ti dhe policia mos te te ngase fare sepse ketu policet ste kerkojne dokumentat e makines por patenten qe patjeter ti e ke usa.

    Nejse per hajer pazari.

    Dito.

    10,000 mije dollare per ta c'doganuar??? je ne vete Nje shqiptar ktu ne chicago ben biznes duke blere makina ne auction dhe duke i cuar ne greqi e pastaj ne shqipri dhe duke i shitur. Te bente 10 000 dollare cdoganimi ai as do ta provonte ate gje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise



    Neni 115

    Lejedrejtimi dhe certifikata e aftësisë profesionale për drejtimin e motomjeteve dhe automjeteve



    1. Nuk mund të drejtohen automjete dhe motomjete pa marrë lejedrejtimin e lëshuar nga dega e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila përfshin rrethin e banimit të kërkuesit.

    2. Për të dhënë provimet e aftësisë për lejedrejtimin, duhet t’i drejtohet kërkesë me shkrim degës përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku kërkuesi ka vendbanimin dhe të plotësohen kërkesat e caktuara fizike e psikike.

    3. Lejedrejtimi sipas modelit të Komunitetit Europian, siç përcaktohet në aktet në zbatim, duhet të përmbajë treguesit e grupit të gjakut të mbajtësit të lejedrejtimit, që është i detyruar të vërtetojë saktësinë e tyre. Këta tregues në asnjë rast nuk shërbejnë si autorizim për kryerjen e transfuzioneve të mundshme të gjakut. Lejedrejtimi ndahet sipas kategorive dhe aftësive në drejtimin e mjeteve, të përcaktuara për secilën nga kategoritë e mëposhtme:

    A - Motomjete me peshë pa ngarkesë deri në 400 kg.

    B - Motomjete, me përjashtim të motoçikletave, dhe automjete me peshë të përgjithshme jo më të madhe se 3.50 tonë dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, duke përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit, edhe pse mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një rimorkio që nuk e kalon peshën pa ngarkesë të mjetit tërheqës, me kusht që pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë për të dy mjetet të mos i kalojë 3.50 tonët.

    C - Automjete me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë, më të madhe se 3.50 tonë, edhe pse mund të tërheqin një rimorkio të lehtë, duke përjashtuar automjetet, për drejtimin e të cilëve nevojitet lejedrejtimi i kategorisë D.

    D - Autobusë dhe automjete të tjera të destinuar për transport pasagjerësh, që kanë më shumë se 8 ndenjëse, duke përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit, edhe pse mund të tërheqin një rimorkio të lehtë.

    E - Automjete, për drejtimin e të cilave kërkohet lejedrejtimi i kategorive B, C dhe D, për të cilat drejtuesi i mjetit duhet të jetë i aftësuar, kur tërheqin një rimorkio që nuk hyn në asnjërën nga kategoritë e mësipërme; gjysmërimorkiatore dhe artikulare të destinuara për transport pasagjerësh, mjafton që të ketë lejedrejtimin e kategorisë D; gjysmërimorkiatore ose artikulare të tjera, mjafton që të ketë lejedrejtimin e kategorisë C.

    4. Rimorkio të lehta quhen rimorkiot me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë deri në 0.75 tonë.

    5. Invalidët, edhe pse mund të kenë disa invaliditete, mund të marrin lejedrejtimin e kategorisë A, B dhe C, edhe kur tërheqin rimorkio të lehtë. Lejedrejtimet e kategorisë C mund të kufizohen në drejtimin e mjeteve të veçantë dhe me karakteristika të veçanta, sipas përfundimit të kontrolleve të përcaktuara në nenin 117, pika 4. Kufizimet duhet të pasqyrohen në lejedrejtimi dhe duhet të saktësojnë se çfarë proteze kushtëzohet dhe, kur është e nevojshme, çfarë modifikimi duhet t’i bëhet mjetit. Ata nuk munden të drejtojnë mjetet e shërbimit taksi ose me qiradhënie me drejtues mjeti për transport njerëzish a në shërbimet në linjë, autoambulancat dhe mjetet që përdoren në transportin e mallrave të rrezikshme ose në transportin e më shumë se 8 pasagjerëve, përveç drejtuesit të mjetit.

    6. Mund të aftësohen në drejtimin e automjeteve, për të cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorisë C vetëm ata që janë të aftësuar për të drejtuar automjete dhe motomjete për të cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorisë B, dhe që kanë punuar 12 muaj në këtë kategori. Mund të aftësohen për drejtimin e automjeteve, për të cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorisë D, ata që janë të aftësuar për drejtimin e automjeteve për të cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorisë C dhe që kanë punuar 3 vjet në këtë kategori. Mund të aftësohen për drejtimin e automjeteve për të cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorisë E, vetëm ata që janë të aftësuar për drejtimin e automjeteve për të cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorisë B, C e D dhe që kanë punuar të paktën 12 muaj në njërën nga këto kategori. Nuk mund të drejtojnë mjete të shërbimit publik drejtuesit e pajisur me lejedrejtimi të kategorisë B dhe C.

    7. Afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit mund të zgjatet nga zyrat kompetente që e kanë lëshuar atë, nëpërmjet verifikimit të aftësive fizike, psikike dhe provimit, sipas kategorive të ndryshme të mjeteve.

    8. Në rastet e parashikuara nga marrëveshjet ndërkombëtare, ku aderon edhe Shqipëria, për drejtimin e mjeteve për transporte të caktuara profesionale, mbajtësit e lejedrejtimit të vlefshëm për kategorinë e përcaktuar duhet, gjithashtu, të marrin certifikatën përkatëse të aftësisë, përshtatshmërisë, kapacitetit ose formimit profesional të lëshuar nga zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo certifikatë nuk mund t’u jepet invalidëve a të gjymtuarve fizikisht.

    9. Në aktet në zbatim, duke respektuar çka është përcaktuar në normativat ndërkombëtare, përcaktohen tipat e certifikatave profesionale sipas pikës 8, si dhe kërkesat, procedurat dhe programet e provave për marrjen e tyre. Në të njëjtat akte në zbatim do të tregohen edhe modelet dhe karakteristikat përkatëse të lejedrejtimeve dhe mënyrat për shmangien e falsifikimeve.

    10. Mbajtësi i lejedrejtimit të mjetit duhet që brenda 30 ditëve të njoftojë zyrën kompetente të territorit nga varet bashkia a komuna e vendbanimit për ndërrimin e vendbanimit brenda së njëjtës bashki a komunë, ose nga një bashki ose komunë në bashki a komuna të tjera, duke paraqitur lejedrejtimin për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme; ndryshimet bëhen menjëherë.

    11. Cilido që, duke zotëruar materialisht një mjet, ia beson ose ia jep ta drejtojë një personi të papajisur me lejedrejtimi, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit për një vit.

    12. Cilido që drejton automjete a motomjete pa marrë lejedrejtimi, dënohet me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë; i njëjti dënim zbatohet edhe për drejtuesit që drejtojnë mjete pa lejedrejtimi, sepse u është hequr ose nuk është rinovuar për mosplotësim të kushteve të përcaktuara nga ky Kod, kur kjo nuk përbën vepër penale.

    13. Cilido që, megjithëse ka dhënë me sukses provat sipas nenit 119, drejton mjete pa qenë i pajisur me lejedrejtimi, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

    14. Cilido që drejton automjete a motomjete i pajisur me lejedrejtimi, por që nuk është i pajisur me certifikatën e aftësisë profesionale, kur kjo është e detyrueshme, ose me deklaratën përkatëse zëvendësuese të lëshuar nga zyra kompetente e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kur nuk ka qenë e mundur t’i jepet certifikata e aftësisë brenda 10 ditëve nga dhënia e provave, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

    15. Mbajtësi i lejedrejtimit, që nuk bën shënimet e nevojshme të ndryshimit të vendbanimit në lejedrejtimi, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

    16. Shkelja e dispozitave të pikës 15 sjell si pasojë masën administrative plotësuese të ndalimit administrativ të mjetit për 30 ditë dhe masën administrative plotësuese të tërheqjes së lejedrejtimit.

    17. Me masat e dënimit për krimet e parashikuara nga pika 12 gjykatësi urdhëron konfiskimin e mjetit, me përjashtim të rasteve kur ai u përket personave që nuk kanë të bëjnë me krimin. Kur nuk është e mundur të urdhërohet konfiskimi i mjetit, merret vendim për pezullimin e lejedrejtimit të të dënuarit për kohën e kryerjes të dënimit kryesor. Autoriteti gjyqësor kompetent dhe, në rastet flagrante, edhe oficerët dhe policët e policisë gjyqësore duhet ta sekuestrojnë mjetin, duke respektuar normat e Kodit të Procedurës Penale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga joss : 31-01-2006 më 10:34

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Neni 130

    Qarkullimi i mjeteve të regjistruara në shtetet e huaja



    1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit.

    2. Për qytetarët që banojnë në Shqipëri dhe për personat juridikë me qendër në Shqipëri, zbatohen dispozitat e nenit 93.

    3. Targat e mjeteve të treguara në pikën 1 duhet të jenë qartësisht të lexueshme dhe të përmbajnë shenjën dalluese të regjistrimit të formuar nga numra arabë dhe nga shkronja latine të mëdha, sipas mënyrave që përcaktohen në aktet në zbatim.

    4. Mosrespektimi i normave të pikës 1 sjell si pasojë ndalimin e hyrjes në territorin kombëtar.

    5. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.



    Neni 131

    Shenja dalluese shtetërore e regjistrimit



    1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot të regjistruara në një shtet të huaj, kur qarkullojnë në Shqipëri, duhet të jenë të pajisura nga ana e prapme me shenjën dalluese të shtetit ku është bërë regjistrimi; shenja duhet të jetë sipas dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare.

    2. Në automjete, motomjete dhe rimorkio si vendase, ashtu edhe të huaja, që qarkullojnë në Shqipëri, është i ndaluar përdorimi i një shenje të ndryshme nga ajo e shtetit ku është regjistruar mjeti.

    3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masën administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.



    Neni 132

    Qarkullimi i automjeteve dhe motomjeteve që u përkasin qytetarëve shqiptarë

    me banim jashtë vendit ose të huajve.



    1. Për automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, kur duhet, dhe që i përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri, lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 15-ditore, duke përjashtuar ndonjë shtyrje të mundshme afati, si dhe një targë e veçantë njohjeje, siç përcaktohet në aktet në zbatim.

    2. Cilido që qarkullon me një lejeqarkullimi që sipas pikës 1 i ka skaduar afati, ndëshkohet me masën administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Kjo shkelje dënohet edhe me masën administrative plotësuese me konfiskimin e mjetit.



    Neni 133

    Qarkullimi me lejedrejtime të lëshuara nga shtete të huaja



    1. Drejtuesit e pajisur me lejedrejtimi ose me lejedrejtimi ndërkombëtare, të lëshuara nga një shtet i huaj, mund të drejtojnë në Shqipëri mjete, për të cilat është e vlefshme lejedrejtimi ose lejedrejtimi ndërkombëtar i tyre, me kusht që të mos jenë banues në Shqipëri për më shumë se një vit.

    2. Kur lejedrejtimi ose lejedrejtimi ndërkombëtar të lëshuara nga shteti i huaj nuk janë në përputhje me modelet e përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat ka marrë pjesë Shqipëria, ato duhet të shoqërohen nga një përkthim zyrtar në gjuhën shqipe ose nga një dokument i barasvlershëm. Bëjnë përjashtim rastet e parashikuara me marrëveshje të veçanta ndërkombëtare.

    3. Drejtuesit e mjeteve të pajisur me lejedrejtimi ose me lejedrejtimi ndërkombëtar të lëshuara nga një shtet i huaj, në të cilin për drejtimin e mjeteve të veçanta është parashikuar, gjithashtu, pajisja me një certifikatë aftësie profesionale ose me dëshmi të tjera aftësie, përveç lejedrejtimit ose lejedrejtimit ndërkombëtar të lëshuara nga ky shtet, duhet të pajisen, për drejtimin e mjeteve të sipërpërmendura, me dëshmitë e nevojshme të aftësisë, të dhëna nga autoriteti kompetent i shtetit ku është lëshur lejedrejtimi.

    4. Cilido që shkel dispozitat e pikës 2 ose që drejton mjetin e pajisur me lejedrejtimi, por jo me certifikatën e aftësisë profesionale, kur kjo parashikohet, ndëshkohet me masën administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

    5. Drejtuesit e mjeteve të pajisur me lejedrejtimi ose me lejedrejtimi ndërkombëtar, të lëshuara nga një shtet i huaj, janë të detyruar të zbatojnë të gjitha normat dhe rregullat e veprimit të përcaktuara në këtë Kod. Ndaj tyre zbatohen masat e parashikuara për mbajtësit e lejedrejtimit shqiptar.



    Neni 134

    Njëvlefshmëria e lejedrejtimeve të lëshuara nga shtetet e huaja dhe nga shtetet e Komunitetit Europian



    1. Mbajtësit e lejedrejtimit, gjatë kohës kur ajo është e vlefshme, e lëshuar nga një shtet anëtar i Komunitetit Europian, që kanë marrë lejen e banimit në Shqipëri, mund të marrin, me anë të një kërkese dhe të dorëzimit të lejedrejtimit të sipërpërmendur, lejedrejtimin e së njëjtës kategori për të cilën është e vlefshme lejedrejtimi i tyre, pa qenë nevoja të japin provimin e aftësisë sipas nenit 119. Lejedrejtimi i zëvendësuar i rikthehet, nga autoriteti shqiptar që ka lëshuar lejedrejtimin e ri, autoritetit të shtetit anëtar të Komunitetit Europian që e ka lëshuar. Të njëjtat dispozita zbatohen për certifikatën e aftësisë profesionale, pa tërhequr në këtë rast dokumentin e mëparshëm të aftësisë.

    2. Dispozitat sipas pikës 1 zbatohen në kushte reciprociteti edhe për mbajtësit e lejedrejtimeve të lëshuara nga vende jokomunitare, përveç rasteve kur vendosen me marrëveshje ndërkombëtare.

    3. Lëshimi i lejedrejtimeve për zëvendësimin e lejedrejtimeve të një shteti tjetër bëhet pas kontrollit paraprak të plotësimit të kërkesave psikike, fizike dhe morale, të përcaktuara përkatësisht nga nenet 117 dhe 118, të personit që ka bërë kërkesën. Kontrolli i aftësive psikike dhe fizike bëhet sipas normave të nenit 124, pika 5.

    4. Verifikimi i aftësive psikike dhe fizike nuk kërkohet, kur vërtetohet se lëshimi i lejedrejtimit që do të zëvendësohet, lëshuar nga një shtet anëtar i Komunitetit Europian, është kushtëzuar nga plotësimi i kërkesave psikike dhe fizike të njëjta me ato të parashikuara nga normat në fuqi. Në këtë rast, për vlefshmërinë e lejedrejtimit të ri nuk mund të jepet një kohëzgjatje e tillë që të kalojë kufirin e përcaktuar për lejedrejtimin që do të zëvendësohet.

    5. Në rastin kur kërkohet zëvendësimi, sipas pikave të mësipërme, i lejedrejtimit të lëshuar nga një shtet i huaj për zëvendësimin me një lejedrejtimi shqiptare, lëshohet një lejedrejtimi e re e kategorisë jo më të lartë se ajo origjinale.

    6. Për ata që, pasi ka kaluar më shumë se një vit nga dita e marrjes së lejebanimit në Shqipëri, drejtojnë mjete me lejedrejtimi ose dokument tjetër aftësie të caktuar, të lëshuar nga një shtet i huaj, që nuk janë më të vlefshme, zbatohen masat e parashikuara për ata që drejtojnë mjete pa qenë të pajisur me lejedrejtimi, ose me certifikatën e aftësisë profesionale.

    7. Për ata që, pasi kanë marrë lejebanimin në Shqipëri prej jo më shumë se një viti, drejtojnë mjete me lejedrejtimi ose me dokument tjetër aftësie, të lëshuara nga një shtet i huaj, të skaduar, ose për ata që, pasi ka kaluar më shumë se një vit nga dita e marrjes së lejebanimit në Shqipëri, drejtojnë mjete me dokumentet e mësipërme brenda afatit të vlefshmërisë, zbatohen masat e parashikuara për ata që drejtojnë mjete me lejedrejtimi shqiptare të pavlefshme.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Debati mbi Ditën e Çlirimit
    Nga dardajan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •