GJERGJ FISHTA
(1871-1940)
Mjaft deshmi shkrimore kane pohuar origjinen e Fishtes nga Mirdita, ndersa deshmite gojore te qojne tek kulla e te pareve te tij ne Domgjon te Fanit te Mirdites. Familja e tij ishte shperngulur ne Zadrime ashtu si mjaft familje mirditase asokohe. Femijeria e poetit qe fshihte brenda gjeniun e ardhshem u perkund duke u mekuar me folklorin karakteristik te Mirdites. Si te mos mrekullohej shpirti i tij nga ajo materie e ēuditshme qe rreshqiste mbi telat e lahutes e te ēiftelise, here ne trajten e lirikes elegjiake, here ne formen e satires origjinale? Por nuk do te ishin vetem origjina, femijeria apo folklori qe do t'a shpinte poetin e madh vazhdimisht te vendlindja e te pareve te tij, te Mirdita krenare.
Thuajse menjehere pas perfundimit te arsimit te larte, aty nga viti 1893, Gjergj Fishta do te caktohej famullitar ne Gomsiqe, ku do t'u printe punimeve per ndertimin e nje pjese te kishes. Aty fillojne lidhja, miqesia, bashkepunimi me Abatin e Mirdites Prend Doēi, i cili qe nder te paret qe parandjeu tek Fishta poetin e madh te kombit. Dihet nxitja qe ai i beri Fishtes te vazhdonte te shkruarit e Lahutes, duke kenduar si nje rapsod homerian i maleve shqiptare.
Si e percjellin studiuesit koheqendrimin e Fishtes ne Gomsiqe te Mirdites?Karl Gurakuqi shkruan se Fishta ne Gomsiqe te Mirdites ne perpjekje te perditshme me popullin e maleve, gurre e paster gjuhe dhe jete shqiptare, nxori ato visare te ēmueshme frazeologjike, gojedhenash, dokesh, kanuni, mendesie dhe natyre arbnore, qe me aq mjeshteri e natyrsi dijti t'i gershetonte nder veprat e ndryshme te veta e sidomos ne kryevepren Lahuta e Malesise.
Namik Resuli shton se koheqendrimi i Fishtes ne Mirdite, ne nje nga krahinat me konservatore te Shqiperise, ku tabiatet dhe doket ishin njesh, qe nje faktor percaktues ne formimin e poetit te ardhshem, ngaqe tashme ai qe ne lidhje te drejteperdrejte me kulturen e Malesise, e vetmja ndoshta Mirdita, qe kishte mbetur e pacenuar dhe rrezatonte karakteristikat me thelbesore te malesoreve shqiptare ne gjendjen e tyre natyrore vlera qe pati qendrimi i Fishtes ne Mirdite shihet qarte ne kryevepren e tij Lahuta e Malesise .
Edhe Engjell Sedaj pohon se qendrimi ne keto krahina te veriut, ne fillim si famullitar i ri ne Gomsiqe, do te jete nje faktor vendimtar ne pergatitjen e poetit te ardhshem, ne njohjen me te drejteperdrejte te kenges popullore, te lahutarit shqiptar.
Pal Dukagjini veren se kontakti i perditshem i Fishtes me mirditasit, e shtyni famullitarin ta kundronte shqiptarin ma per se afermi ai si psikolog i vertete depertoi ne shpirtin fisnik te fshatarit. Aty, syni i tij i mprehte pau e lexoi, me nje pelhure te endun ne vege ilirase, se bujaria, ndera, besnikeria, trimnia, urtia, zotnimi i vetes, squetsia e deri krenaria e fisit, ashtu porsi drejtesia kanunore, ndonjehere e vrazhde kryqezoheshin e laracoheshin me vuajtje, vorfni e pashkollim
VEPRAT
Veprat epike: Lahuta e Malsise, Mois Golemi i Dibres e Deli Cena
Veprat satirike: Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit e Taralloqja e Ballkanit
Veprat lirike: Mrizi i zanavet, Vallja e Parrizit e Pika veset
Veprat dramatike: Shen Franēesku i Asizit, Shen Luigji Gonzaga, Barite e Betlemit, Juda Makabe, Odisea, Shqyptari i gjytetnuem,
Shqyptarja e gjytetnueme, Ifigenija n'aulli, Jerina ase Mretnesha e lulevet
Vepra te tjera: Parathania e Kanunit
(Materiali eshte pjese e botimit studimor "Toka e Katedraleve" me autor Ndue Dedaj)
Krijoni Kontakt