NOSTRA AETATE
Deklarata e Kishës Katolike për marrëdhëniet me Religjionet jo të krishtëra
Dy fjalë në fillim
Më 28 tetor 1965 u zyrtarizua deklarata e Koncilit II të Vatikanit „Nostra Aetate“ mbi marrëdhëniet e Kishës me religjionet jo të krishtera. Qëllimi i saj ishte që bashkpunimi mes të krishterëve dhe judenjëve të jetë më i madh e mos të ketë më paragjykime sikurse kishte deri në këtë kohë dhe të ndihmohet bashkëpunimi më i madh mes religjioneve të mëdha, siç janë budizmi, hinduizmi, islamizmi dhe religjionet tjera që e kanë një qëllim: Zotin, Atin qiellor, dhe ruatjen apo krijimin e paqes mes njerëzve dhe popujve të ndryshëm. Koncili i II i Vatikanit u mbajt më 1962-1965, i cili bëri kthesa të mëdha në historinë e Kishës dhe i cili, përveç të tjerave, i dha një kahje më të mirë dhe më të arsyeshme relacionit me shoqërinë, dhe relacionit me religjionet e krishtera dhe jo të krishtera. Kjo deklaratë është edhe sot aktuale, prandaj e pamë të arsyeshme që ta botojmë në gjuhën shqipe.
Është shumë me rëndësi që Koncili kërkon prej të gjithëve „të harrojnë të kaluarën dhe të zbatojnë me sinqeritet mirëkuptimin e anasjelltë, si edhe të mbrojnë e të përkrahin së bashku, drejtësinë shoqërore, vlerat morale, paqen e lirinë për të gjithë njerëzit“ (Nr. 3.). Qëllimi i kësaj deklarate është bashkëpunimi sa më i sinqertë mes religjioneve, dhe cekë se „çdo mirësi shpirtërore dhe e ndershme po ashtu edhe vlerat socio-kulturore, që gjenden tek ata, t’i pranojnë, mbrojnë dhe përkrahin.“ (Nr. 3.). Sa i përket diskriminimit të njeriut Koncili e cekë mirë këtë çështje: „...Kisha gjykon çdo diskriminim të njeriut dhe çdo akt të përdorimit të dhunës kundër atij, që të përdoret për shkak të rasës apo ngjyrës së tij ose gjendjes shoqërore apo religjionit të tij, sepse kjo e kundërshton shpirtin e Krishtit (Nr. 5). Për realizimin e gjithë kësaj, Koncili kërkon (sidomos prej besimtarëve të vet) që sa më shumë të angazhohen për ruajtjen e paqes dhe shton: „Nëse është e mundur, aq sa u përket atyre, që ta ruajnë paqen me të gjithë njerëzit“ (Nr. 5.).
Përkthimi i kësaj deklarate u bë nga gjuha gjermane, por edhe duke krahasuar paralelisht tekstin e dokumenteve konciliare në gjuhën latine. Teksti i gjuhës gjermane u mor nga libri: Kleines Konzilskompendium, Herderverlag, 1998, botimi 27, përgatitur nga Karl Rahner & Herbert Vorgrimler, citatet biblike janë marrë nga përkthimi i Biblës prej Don Simon Filipajt, Ferizaj-Drita 1994.
Vijon deklarata „Nostra Aetate“, të cilën po e japim në tërësi.
PALI IPESHKËV
SHËRBËTORI I SHËRBËTORËVE TË ZOTIT
SË BASHKU ME ETËRIT E KONCILIT SHENJT
NË PËRKUJTIM TË PËRHERSHËM
DEKLARATA
„NOSTRA AETATE“
për marrëdhëniet e Kishës me religjionet jo të krishtera
Krijoni Kontakt