Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Jacques Chirac, kërcënon me armë atomike!

    Presidenti i Francës, Zhak Shirak, ka kërcënuar shtetet që duan ta cënojnë me mjete terroriste vendin e tij me përdorimin e armëve bërthamore. Komentatorët në shtypin gjerman reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj këtyre deklaratave.

    "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Një ndër kompetencat e padisktueshme të presidentit francez është edhe, se ai ka fjalën e fundit kur duhet të vendoset për përdorimin e armëve kombëtare bërthamore. Prej kësaj kuptohet, se përse ai e shpalli hapur doktrinën, ku konsiston ky vendim. Nuk të befason fakti, që një rol këtu luajnë shtetet që e nxisin ose e përdorin terrorizmin. Nuk është rastësi që ai shprehimisht foli për shtetet, që duke shkelur marrëveshjet përpiqen të zhvillojnë armë atomike. Ky është një sinjal ndaj Teheranit, që jo vetëm Amerika, por edhe Evropa e ka seriozisht, madje shumë seriozisht çështjen e programit bërthamor iranian", shkruan "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

    Në të kundërt gazeta ekonomike "Handelsblatt" vëren: "Presidenti nuk mund të besojë seriozisht, që ai mund të mbulojë dështimin e diplomacisë duke vënë shënjestrën tek armët bërthamore. Atij i duhet të ketë parasysh konseguencat. Bota ankohet për rritjen e çmimit të naftës, që po i zënë frymën koniukturës botërore e në këtë mënyrë edhe asaj franceze. Shumë prej destinacioneve të nënkuptuara nga Shiraku janë pozicionuar pikërisht atje ku nxirret nafta. Ajo që ka ndërmend Shiraku është kundërproduktive, e kjo jo vetëm duke iu referuar Iranit", thekson "Handelsblatt".

    Në këtë linjë komenton edhe "Manheimer Morgen": "Shiraku jo vetëm që po nxit konfliktin me Iranin, por me këtë deklaratë ai po heq tabunë ndaj përdorimit të armëve bërthamore për sulme të caktuara. Kjo është një lojë e rrezikshme me zjarrin. Presidenti me këtë thyerje tabuje nuk alarmon vetëm Iranin. Shiraku po ngjall edhe frikën për shkallëzimin e krizës", nënvizon "Manheimer Morgen".

    Ndërsa ne komentin e "Reutlinger General Anzeiger" lexojmë: "Që tani edhe presidenti francez Zhak Shirak po luan duke treguar muskujt dhe duke kërcënuar vende si Irani me hakmarrje atomike, mund të kupptohet në sfondin e shkallëzimit që po konturohet. Por propozimi i Shirakut nuk është menduar deri në fund. Atij i mungon çdo lloj legjitimiteti e madje edhe kredibiliteti për zabtimin. Për zgjidhjen e konfliktit duke rrespektuar të drejtat e njeriut ky propozim s´hyn në punë. Kërcënime të tilla nuk janë të përshtatshme për një shtet të civilizuar si Franca", tërheq vëmendjen komentatori i "Reutlinger General Anzeiger".

    "Märkische Oder Zeitung" që del në Frankfurt mbi Oder merr nën lupë politikën e brendëshme franceze: "16 muaj përpara zgjedhjeve presidenciale ai që është në post konsiderohet si demode. Ndërsa gjatë trazirave të të rinjve që zgjatën për javë të tëra nëpër periferitë e qyteteve franceze Shiraku u zhduk nga faqja e dheut duke ia lënë fushën e betejës ministrit të brendshëm Nikola Sarkozi. Ndaj tani presidenti dëshiron të prezantohet si një drejtues i vendosur shteti, që nuk u lë asnjë shans terroristëve. Por kjo s´ka të bëjë aspak me një strategji të harmonizuar të BE-së kundër Iranit. Të tilla deklarata më shumë tingëllojnë si ala Bush, vetëm se disa pikë më poshtë. Sa keq që një Shirak me përvojë nuk angazhohet për çarmatimin, por për hakmarrjen. Mullahëve kjo as që do t´u bëjë përshtypje", komenton "Märkische Oder Zeitung".

    Dhe së fundi një citat nga komenti i "Südkurier", gazeta e Konstancës: "Zhak Shirak po përdor kërbaçin e madh. Terroristët dhe ndihmësit e tyre nëpër pallatet qeveritare presidenti i shtetit i kërcënon me një armë të tmerrshme, të cilën e posedon Franca, me bombën atomike. Një fjalë e pushtetshme kërcënuese vjen pikërisht në një kohë që superfuqia ShBA është bllokuar në shkretëtirën Irakiane dhe po planifikon sulmin tjetër ndaj vendit fqinjë, Iranit. Kërcënimi me zë të lartë i Shirakut vështirë se do të bëjë përshtypje në rajon. Bomba atomike është një model i luftës së ftohtë. Në luftën kundër terrorizmit ajo s´ndihmon fare, sepse kundërshtari nuk trëmbet. Ai është i gatshëm të sakrifikojë jetën, vetëm e vetëm që të çojë të tjerë drejt vdekjes. Perëndimi nuk ka gjetur asnjë përgjigje, se si duhet t´i bëjë ballë kësaj sfide epokale", analizon "Südkurier".
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kete lajm degjova dite me pare ne TV dhe te them te drejte m'u duk shume deklarate frikacake nga ana e Presidences Franceze.

    Nese nje president i nje vendi qe hiqet si lider boteror, ben deklarata te tilla, ku mbet per vendet tjera si: Pakistani, Irani apo India qe kane shume probleme me kontrollin e armeve te asgjesimit ne masë. Valle cka do te thuan ato ne deklaratat e tyre, nese kane kercenime nga njera tjetra duke e ditur se jane ne konflikte te vazhdueshme...

    Mendoj se kjo deklarate ka ulur teper reputacionin e burreshtetasi te guximshem qe ka pasur Shiraku ne Bote.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Europa nuk do te jete Irani qe duhet te diktoje ekonomine europiane, bota bizness eshte, nafta eshte arsyeja qe Amerika vajti ne Irak, lufta eshte mjeti i fundit.

    Nese Irani vazhdon me kokefortesi Irani ka per te u sulmuar jo vetem nga Amerika por dhe Europa bashke.

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Nese Irani vazhdon me kokefortesi Irani ka per te u sulmuar jo vetem nga Amerika por dhe Europa bashke.
    Kur permend fjalen Evrope, eshte mire te theksosh Anglia + disa shtete te vogla te tipit: Danimarke ose qe nuk duken ne harte... sepse edhe po te nderhyn Amerika ne Iran, Franca dhe Gjermania perseri do te jene jashta kesaj loje qe behet per maksimizim profiti.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Problemi i Iranit eshte dicka seriozishte jo vetem qe Irani ri-filloj punet e tyre per arm berthamore por dhe gjith ata teroristet ne Irak qe shperthejn veten dhe qe vejn bomba vin nga kufinjt e Iranit dhe sponsorizoen nga Irani!
    Me keto fjale Shirakut i ka hyr frika video dhe mesazhi i fundit i Bin Laden per sulmet! Pse? Evropa eshte vendi me i leht per Al-Qaeda te deportoj dhe kjo dobesi e Evropes u tregua ne Madrid dhe Londer! Nuk duhet harruar qe Franca ka shume emigrant Arab!

    Nejse komentet e Shirakut thjesht e prishin situaten me shume! Ne qoftese keta Francezet na qenkan kaq te eger kunder terorizmit apo armeve berthamore deri tashti sjan mar fare me diplomaci per Iranin sic po ben gjith Evropa!

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Franca, Anglia dhe Gjermani ishin nismetaret e bisedimeve me Iranin per
    zgjidhjen e krizes, nderkohe qe SHBA dhe Izraeli kane vite qe kerkojne
    kalimin e çeshtjes ne Keshillin e Sigurimit qe do te thote saksjone ekonomike.

    Kjo deklarate e Shirakut nuk eshte kuptuar mire as ketu, por mendoj qe
    eshte ne vazhden e "The power of nightmares"; ata qe e kane pare kete
    dokumentar fantastik te BBC-se e kuptojne se ç'dua te them.

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/programmes/3755686.stm

    Gjithe te mirat.

  7. #7
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Franca, Anglia dhe Gjermani ishin nismetaret e bisedimeve me Iranin per
    zgjidhjen e krizes, nderkohe qe SHBA dhe Izraeli kane vite qe kerkojne
    kalimin e çeshtjes ne Keshillin e Sigurimit qe do te thote saksjone ekonomike.

    Kjo deklarate e Shirakut nuk eshte kuptuar mire as ketu, por mendoj qe
    eshte ne vazhden e "The power of nightmares"; ata qe e kane pare kete
    dokumentar fantastik te BBC-se e kuptojne se ç'dua te them.

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/programmes/3755686.stm

    Gjithe te mirat.
    Edhe pse nuk e kam pare dokumentarin ky artikulli qenka shume i bukur. Dmth cka fantazojne politikanet dhe si eshte realiteti jane gjera te ndryshme teresisht.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  8. #8
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/europe/4627862.stm

    "odious response" eshte se ka thashetheme se franca eshte e dobet, qullace etj. diku te cmendur te allahut e kane vene ne dukje kete.

    nje nder keta eshte ai presidenti bilbil i iranit qe nuk ka frike te thoje hapur mendimet me te thella qe i vijne ne koke.

    mjere taksat e mia qe do paguajne dhe nje lufte tjeter.

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ja se cka sjell deklarata e Shirakun....

    -----------------------------------------

    Teherani u kundërvihet kërcënimeve të Shirakut me armë atomike

    Irani ka dënuar ashpër kërcënimin e presidentit francez Zhak Shirak me armë atomike kunder shteteve terroriste. Shprehjet e Shirakut shprehin synimet e vërteta të fuqive atomike, thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme iraniane. Kryetari i fraksionit socialdemokrat në parlament Peter Struck u distancua nga pohimet e Shirakut.

    Struck tha në Deutschlandfunk se nuk beson se terrorizmi debohet me një goditje atomike. Qeveria gjermane e ka evituar kritikën ndaj deklarateve të Irakut. Izraeli e paralajmëroi edhe një herë Iranin, nga ndertimi i bombave atomike. Ministri i mbrojtjes Shaul Mofas tha se vendi i tij nuk do të pranojë armët nukleare iraniane.

    Mofas kritikoi sidomos presidentin iranian Mahmud Ahmedinaxhad. Nqs ky vazhdon të bëjë thirrje për shkaterrimin e Izraelit mund të zhyse në mjerim e shkaterrim vendin e tij, tha Mofas i lindur vetë në Iran.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Qe te mos sillemi anash e anash, Chirac nuk ka thene qe ai perdor bomben atomike ndaj vendit nga ku kane dale ca terroriste, jo ! Ideja e tij eshte kjo : nqs nje SHTET, pra nje SHTET sovran, ndermerr, organizon, dhe zbaton akte terroriste ndaj territorit francez atehere ai kunderpergjigjet deri ne perdorimin e bombes.

    Bomba nuk do te perdoret ndaj psh Marokut, ngaqe kater qurrasheve marokene iu shkrepi ne koke te hedhin ne ere kullen Eiffel. Por Chirac ben aluzion drejtperdrejt ndaj Iranit qe mund te pajiset me raketa berthamore me rreze te gjate qe te kapin Francen. Dhe ketu ai i thote : nqs ti Mahmud Ahmed Nexhat Topuzi deshiron te hedhesh nje rakete kendej nga lopet e mia, atehere mos u çudit kur te zgjohesh ne mengjes dhe te mos e gjesh presidencen tende aty ne kembe. Kaq.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sukses historik: Marrëveshje atomike SHBA - Indi
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 20:39
  2. Lumi fle Hasmi nuk fle.
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-06-2002, 03:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •