
Postuar mė parė nga
Zombie
Mos u beni te keqij njeri me tjetrin. Bile mire eshte qe moderatori t'i fshije ato mesazhet e mesiperme sepse vec te tjerash i largohen temes.
Qe t'i permbahem, le te bejme nje krahasim te burrit amerikan me burrin shqiptar.
Dhe po permend raste relativisht te mira te te dyja vendeve.
1 vjec:
US ka babysitter ose mama qe rri me te full time. Ai rritet me te gjitha kushtet me te mira, i lexohet gjithe diten, i zhvillohet degjimi, i plotesohen kushtet, cdo ushqim e ka me orar, gjumi behet i plote, babysitter e di qe femijet nga mosha 1-3 nuk kane imunitet pra gripet jane te domosdoshme per femijen qe ta fitoje imuniteti dhe nuk behet merak qe femijes iu zune hundet. Ne dimer e nxjerrin jashte te marre ajer te paster te fresket, ne vere e zhveshin qe t'i nxihet pak lekura sepse i ben mire dielli.
ALB: Femija qan si i terbuar sepse e rrit gjyshja qe zihet me nusen. Te dyja urrejne njera-tjetren. I ati i femijes, i zene ne mes mundohet te marre nje here nje ane, nje here anen tjeter dhe behet akoma me shume shkaktar zenkash te tjera. Femija rri ne pelena qe nuk e lene te marre fryme sepse grate jane injorante, prandaj nuk do kete kurre fleksibilitet gjymtyresh. Ne vere do i veshin corape sepse kane frike se mos u ftohet si u ftoh ne dimer (virus i thjeshte), pra femija plas vape e dehidratohet sepse eshte temperatura 40 grade celcius (dime qe ajri i kondicionuar na ben korent e na con direkt te doktori).
3 vjec:
US: Cuni shkon ne kopesht ku e merr e mbush pjaten vete, ne fund e zbraz vete, pastrohet te lavomani dhe fillon pavaresia. Shoqerohet me shoket e tjere dhe behet miqesor. Mesohet te degjoje te tjeret kur i flasin dhe respekton pronen e kalamajve te tjere te kopshtit.
ALB: Gjyshja qe te kete fuqi mbi nusen dhe ne perspektive te utilitetit personal (ajo e urren azilin e pleqve) propozon ta mbaje vete femijen qe eshte i semure vazhdimisht, pasi ne kopesht behet me keq, prandaj vendoset ne familje qe cuni do rrije me gjyshen. E ema kujtohet qe kjo s'eshte ide shume e mire, dhe vendos ta coje me mendjen e vet, cuni qan me te madhe sepse ka degjuar grindjet ne familje per te shkuaren ne kopesht, pra s'e sheh si gje normale.
6 vjec:
US: Cuni shkon ne shkolle private pas nje viti preschool ku praktikisht ka mesuar gjithe shkronjat. Ka respekt per te tjeret dhe vetveten. Mesohet te shfrytezoje mire kohen per ta perdorur per gjera te dobishme. Nuk merret me budalleqe. Nese te gjithe tallin dike tjeter, ai nuk bashkohet me turmen po mban distance.
ALB: Cuni eshte harrakat sepse i thone qe ata qe mesojne shume jane budallenj ose cuna mamaje. Pra nuk eshte gje shume e mire qe ai te jete mire ne mesime. Medyshje e madhe. Si te behet? Garip apo cun mami? Dileme totale. Ne pavendosje, sillet si garip me shoket dhe si cune i mire ne shtepi. Fillon dyfytyresia.
12 vjec:
US: Cuni i ka bere te gjitha sportet me rotacion (4 ne vit) dhe ka motor skills, mund te behet potencialisht sportist ne shume sporte, por praktikisht stervitet 5 here ne jave sepse pjesa tjeter e kohes duhet per mesime qe te mund te futet ne klasa "honors" mundesisht kudo. Fillojne first parties. First date. Del me nje vajze dhe ben provat e para te respektit ndaj femres. I hap rrugen, pagon per te, kur ajo thote ndonje budallallek, ai buzeqesh, dhe ne fund i thote qe u kenaq. Nuk e prek me dore, por po ajo i thote qe do te puthet, ai kemben dhe eshte i lumtur.
ALB: Shkolla eshte unike per te gjithe. Notat nuk eshte se duhen per te shkuar ne shkolle te mesme. Palestra s'ka prandaj duhet me dale me luajt ne rruge. Si perfundim fillohet luhet vetem me videogames. Prindi akoma kujton se loja me videogame e ben djalin te zgjuar. Ne shkolle as qe behet fjale te kete nje "girlfriend" (si i thohet kjo fjale shqipe, mikeshe? lol, te gjithe do ta shohin keq po e beri nje gje te tille, sidomos vellai myslyman i vajzes, i cili ia fut me shpulle te motres e cila skuqet dhe nuk e ben me ate gafe). Cuni i shkrete me hormonet e para fillon fut duart neper kofsha gocash ne klase. Ereksione te paharrueshme.
18 vjec:
US: eshte pranuar ne Universitet, del i pavarur merr borxh per te ndenjur ne kampus dhe fillon te hedhe bazat e profesionit. Cdo dy dite merr ne telefon prinderit dhe u thote se si po ia kalon. Ze dashnore fikse dhe nuk e tradhton. Dita eshte e zene dhe bie ne gjume i keputur. Po nderton bazat e jetes.
ALB: Fillon per juridik sepse nuk iku dot jashte shtetit, fundja gjithe shoket jane ne Shqiperi, c'i duhet atij te punoje kamarier fundjaves per te nxjerre paret, rri te i jati, meson nga nje cike, do behet avokat, na ka filluar nje cike barku se u be kushedi sa vjet qe s'kemi vrapuar, po kush po e can koken, mjaft qe t'ia fus me whisky dhe harrojme bashke me shoket.
25 vjec: Amerikani pas 3 vjet pune fillon masterin qe te beje 6 figures pas tij. Eshte martuar me nje goce qe e ka njohur te klienti. Te shtunave e te djelave shkon te shoket ose ben ndonje gare publike, ben trekking, hiking, merr barken apo ben ski.
ALB: Mezi i del rroga e bashkise, dhe mundohet ta rrumbullakose me ca rryshfete. I pelqen nje goce, po vetja i duket shume i shemtuar sepse eshte bere nja 120 kile. Ne fund vendos te martohet, kercen napolonin pa e ditur se pse duhet bere kjo, ben sikur eshte i lumtur dhe merr Enkelejden per grua. Akoma jeton me prinderit.
Jeta:
US: Amerikani jeton ne nje keshtjelle e rron i pavarur derisa nuk i jep dot makines. Ne fund shkon ne azil pleqsh $3000 muaji (ai ka miliona ne banke) dhe vdes pasi i ka realizuar gjithe objektivat qe i kishte vene vetes 90 vjec nga pleqeria.
ALB: Rron me grindje, ulerima, halle, kokecarje, vese, pije, semundje dhe inat. Asgje qe enderronte s'u realizua. Zihet me nusen qe eshte nje e poshter si gjithe keto te rejat dhe do ta coje ne azil, po ai nuk e ha ate teke. Sa mire ai i dha djalit gjithe ato pare per shtepine? Vdes nga zemra 63 vjec pasi nuk e dinte qe koronaret i kishte 99% te bllokuara nga kolesteroli. Gruaja qe i mbijetoi (Enkeleda), po rrit kalamajte e te birit. E po zihet me nusen.
Krijoni Kontakt