Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Jeta pa qėlim...

    Shpesh parashtrohet pyetja pse jetojmė. A jetojmė vetem pėr ti arritur disa qėllime? A jetojmė pėr tė vdekur?

    Disa njerėz besojnė qė kur ti arrijmė tė gjitha qėllimet nė jetė atėhere vdesim.
    Cfarė mendoni ju?
    A mund tė jetoj njeriu pa asnjė qėllim nė jetė?
    Apo mos ėshtė ashtu qė jetojmė vetem deri sa kemi qėllime dhe ėndrra tė cilat dojmė ti realizojmė?
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nuk e di Drite nese do te them ndonje gje per se mbari, por mendoj keshtu :

    Per mua, mund te kete nje jete pa kuptim, por jo nje jete pa qellim. Nje jete pa qellim nuk do te quhej jete, mendoj une. Mund t'i vinim nje emer tjeter, vegjetim per shembull. Por qellimi nuk eshte i parashkruar ndaj nesh. Askush nuk lind me qellime te paracaktuara.

    Sigurisht qe jetojme per te vdekur. Vdekja udheton me ne ne çdo çast te jetes sone, ajo eshte e ngulur thelle ne çdo damar te trupit tone. Madje eshte vdekja ajo e cila na sjell ne vete dhe na thote : "Ej zoteri, mos harro qe po te pres, bej ç'ke per te bere, dhe ikim pastaj". Dashuria per shembull, eshte ajo qe e lufton me se miri vdekjen. Kur jemi te dashuruar, permasa e kohes tejzgjatet ne pafundesi. A nuk i themi se dashures : "te dua perjetesisht", "dashuria ime eshte e pakufishme", "te dua ne jete te jeteve" ? E ku do te ishte qellimi i nje jete te arrire ? Per mua do te ishte jetesa ne syte e asaj qe duam. Nuk e di si tingellon kjo, por kam deshire ta mendoj kete.

    A vdes njeriu kur ai i ka plotesuar te gjitha qellimet ? Nuk e di, por mendoj se qellimet e njeriut nuk perfundojne kurre. Nje njeri qe ka hequr dore per te jetuar, dmth qe i eshte nenshtruar fatit, sigurisht qe ai nuk ka qellime, por ama ai as dhe nuk jeton. Eshte i gjalle por nuk jeton. Eshte gjallese por jo njeri.

    Mungesa e qellimeve, e pikesynimeve e nxjerrin njeriun krejt lakuriq perpara kotesise se tij, ndersa te paturit e qellimeve vetem sa e fsheh dhe e maskon kete kotesi.

    Mendoj qe per qe njeriu te mos ndjehej bosh dhe kot do te duhej qe çdo njeri te fshihte kotesine e njeriut qe ai do, kotesi kjo e pare vetem nga kendveshtrimi i ketij te fundit. Njeriu qe une dua eshte njeriu me i plote ne kete bote, njeriu me i pazevendesueshem, por po ky njeri, i pare nga vetja e tij perbrenda vetes, rezulton krejt kot. Prandaj, eshte detyra ime qe une t'ia lehtesoj kete barre, ashtu siç ai kujdeset te me largoje prej sysh kotesine time perbrenda vetes. Dhe kete e realizon dashuria, mendoj une. Koha tretet, zhduket, asgjesohet. Ne dashuri jetohet jashte-kohes. A eshte dashuria Zoti ? Qe te dy jashte kohes ? Nuk e di.

    Kaq Drita, te pershendes

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar mė parė nga Drita_Love
    Shpesh parashtrohet pyetja pse jetojmė. A jetojmė vetem pėr ti arritur disa qėllime? A jetojmė pėr tė vdekur?

    Disa njerėz besojnė qė kur ti arrijmė tė gjitha qėllimet nė jetė atėhere vdesim.
    Cfarė mendoni ju?
    A mund tė jetoj njeriu pa asnjė qėllim nė jetė?
    Apo mos ėshtė ashtu qė jetojmė vetem deri sa kemi qėllime dhe ėndrra tė cilat dojmė ti realizojmė?
    Sepse pa qellime nuk ka arritje ... ose ecje perpara , zhvillim etj etjj

  4. #4
    njerezit si bashkesi jane force levizese.

    individualisht jane te paqellimte.


    po e le me mire se po me duket vetja si komunist.
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Nuk e di Drite nese do te them ndonje gje per se mbari, por mendoj keshtu :

    Per mua, mund te kete nje jete pa kuptim, por jo nje jete pa qellim. Nje jete pa qellim nuk do te quhej jete, mendoj une. Mund t'i vinim nje emer tjeter, vegjetim per shembull. Por qellimi nuk eshte i parashkruar ndaj nesh. Askush nuk lind me qellime te paracaktuara.

    Sigurisht qe jetojme per te vdekur. Vdekja udheton me ne ne ēdo ēast te jetes sone, ajo eshte e ngulur thelle ne ēdo damar te trupit tone. Madje eshte vdekja ajo e cila na sjell ne vete dhe na thote : "Ej zoteri, mos harro qe po te pres, bej ē'ke per te bere, dhe ikim pastaj". Dashuria per shembull, eshte ajo qe e lufton me se miri vdekjen. Kur jemi te dashuruar, permasa e kohes tejzgjatet ne pafundesi. A nuk i themi se dashures : "te dua perjetesisht", "dashuria ime eshte e pakufishme", "te dua ne jete te jeteve" ? E ku do te ishte qellimi i nje jete te arrire ? Per mua do te ishte jetesa ne syte e asaj qe duam. Nuk e di si tingellon kjo, por kam deshire ta mendoj kete.

    A vdes njeriu kur ai i ka plotesuar te gjitha qellimet ? Nuk e di, por mendoj se qellimet e njeriut nuk perfundojne kurre. Nje njeri qe ka hequr dore per te jetuar, dmth qe i eshte nenshtruar fatit, sigurisht qe ai nuk ka qellime, por ama ai as dhe nuk jeton. Eshte i gjalle por nuk jeton. Eshte gjallese por jo njeri.

    Mungesa e qellimeve, e pikesynimeve e nxjerrin njeriun krejt lakuriq perpara kotesise se tij, ndersa te paturit e qellimeve vetem sa e fsheh dhe e maskon kete kotesi.

    Mendoj qe per qe njeriu te mos ndjehej bosh dhe kot do te duhej qe ēdo njeri te fshihte kotesine e njeriut qe ai do, kotesi kjo e pare vetem nga kendveshtrimi i ketij te fundit. Njeriu qe une dua eshte njeriu me i plote ne kete bote, njeriu me i pazevendesueshem, por po ky njeri, i pare nga vetja e tij perbrenda vetes, rezulton krejt kot. Prandaj, eshte detyra ime qe une t'ia lehtesoj kete barre, ashtu siē ai kujdeset te me largoje prej sysh kotesine time perbrenda vetes. Dhe kete e realizon dashuria, mendoj une. Koha tretet, zhduket, asgjesohet. Ne dashuri jetohet jashte-kohes. A eshte dashuria Zoti ? Qe te dy jashte kohes ? Nuk e di.

    Kaq Drita, te pershendes

    Pra Oiseau en Vol, mendoj qė e ke gjetur atė vend nga ke arthur, atė vend nga i cili tė gjithė e kemi prejardhjen: "Dashuria e pėrhershme". Dhe sic e shof unė, je i bindur qė ne reflektohemi nė sytė e njėri tjetrit, qė jemi njė qenie e mvarur nga njėri-tjetri.

    Pra sa i pėrket pyetjes " a ka jetė pa qėllim" vijmė deri te pėrfundimi qė faktikisht nuk ka. Kur ta realizojmė njė qėllim, kriojmė njė qėllim tjeter, ndoshta vetem pėr tė jetuar ose pėrjetuar, pėr tė pasur dicka tė realizojmė sot, neser, mė vonė. Vetem kėshtu ndihemi tė gjallė. Por cfarė ndodh me dashurinė tė cilen e pėrmende ti, pėr cilien diskutuam dhe rreth "Origjinal dhe Kopje"? Ky ėshtė njė qėllim i cili kurrė nuk mer fund, njė qėllim konstant dhe i vetmi realitet i qenies njerėzore. Sic e kam shkruajtur dhe nė "Origjinal dhe Kopje" (por nuk kisha vend ta publikoj kėtu tėrė shkrimin) njerėzimit i duhet njė qėllim i cili e zėvendson cdo qėllim tjeter, njė qėllim i cili kurrė nuk pėrfundon dhe eshtė i pėrhershėm dhe ata (sikur dhe ti) tė cilėt e kan gjetur kėtė e kanė kuptuar qėllimin mė tė madh dhe pėrfundimtarė tė jetes...
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Mirė...

    Citim Postuar mė parė nga citizen insane
    njerezit si bashkesi jane force levizese.

    individualisht jane te paqellimte.


    po e le me mire se po me duket vetja si komunist.

    Kuresesi nuk dukesh si komunist, nqs. e zhvillon temen dhe spjegon si mendove. Jamė nė takord qė njerėzit si bashkėsi janė forcė, por a je i sgurt qė individualisht jemi tė paqėllimtė?

    Tani dalim nga tema por s“ka gjė sepse e kemi dhe njė problem tjeter: Kush e formon kėnd, individi baskėsinė ose bashkėsia individin?
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •