-
Fjala e Zotit
NATA E KRISHTLINDJES
Mag. Don. Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a. d. Mur nė Austri
L 1: Is 9,1-6; L 2: Tit 2,11-14; Ungjilli: Lk 2,1-14
Tė dashur vėllezėr e motra, qoftė levduar Jezu Krishti!
Tė dashur besimtar, sot nė kėtė Natė tė shenjt pėr ne tė gjithė, prej Zonjės Mari, Zojės sė Bekuar lindi, Shėlbuesi i mbarė botės, Jezu Krishti. Kemi lėnė pas katėr javė pėrgatitjeje tė kohės sė Adventit, ku shėrbesa e Fjalės sė Zotit, qė kemi e ndėgjuar na e mundėsoi disi, qė t“a zbulojmė dhe tė pyesim secili vetvetėn se kush ėshtė Ai, i cili duhet tė vjenė?: Ky ėshtė Jezusi, Biri i Zotit, Shėlbuesi, ky ėshtė Ai, i cili u zu pėr vėrtytė tė Shpirtit Shenjt:"Emanueli"- Zoti me ne. Me kėto tė vėrteta, misteri i Kėrshėndellave veē ėshtė nė zemrat tona, nė familjet tona, nė famullitė tona dhe nė mbarė popujt qė bėsojnė nė kėtė tė vėertetė tė fesė. Pra, sot nė kėtė natė tė shenjt shėndriti njė Dritė e madhe, ndriēoi njė Yll nė errėsirė, qė tna shėndritė zemrat tona, qė ndoshta janė ende nė errėsirėn e mėkatiti. Nuk guxojmė atė ta humbasim se ēka u s“kjarua nė porositė e Shkrimit shenjt, por duhet t'a pranojmė me fe tė gjallė, se Zoti u bė Njeri e banon ndėr ne. Sot erdhi ai nė botė, pėr mua, pėr ty, pėr ne, pėr mbarė njerėzimin anembanė, qė t'na dhuronė, gėzimin, paqėn, dashurinė, mirėkuptimin me Zotin dhe me njeriun. Papa shėn Leoni i Madhė, nė predikimet e tija tė famshme pėr Krishtlindje, thotė: Besimtarė tė dashur, tė gėzohemi nė Zotin, t“ia hapim zemrat tona gėzimit tė vėrtetė, sepse ka zbardhur ditė, a e cila pėr ne do tė thotė shėlbimi i ri, si pėrgatitje paraprake pėr lumturinė e mė vonshme e tė pėrhershme. Ky gėzim pėrseritet nė ciklin vjetor si njė mister i lartė i shėlbimit tonė, pėrseritet e premtuara nė fillim e nė fund pėr tė vazhduar pa mbarim.
Me kėtė ngjarje shėlbimprurėse, filloi njė epokė e re, sot lindi Jezu Krishti, Zot. Takimi ynė i parė me Kėrshėndellat duhet tė pranohet me gėzim, paqe e dashuri, se vetėm Jezusi mund tė na begaton me kėto, sepse gezimi, paqa e dashuria sot ėshtė nė mesin tonė dhe me ne. Tė gėzojmė dhe tė galdojmė, sot kur kremtojmė ditėlindjen e jetės, jeta, e cila shkatėrroi frikėn prej vdekjes dhe na gėzoi me premtimin, qė do tė na dhuron jetėn e pasosur.
Secili prej nesh ka tė drejt tė gėzohet sepse kemi pjesėmarrje nė lindjen e Zotit. Le tė gėzohet i drejti, sepse po afrohet pėr tė lėvdata, le tė gėzohet mėkatari, sepse ai ėshtė i ftuar pėr falje, le tė gėzohet edhe jo i krishteri e tė galdojė, sepse edhe ai ėshtė i thirrur nė jetė me Krishtin.
Jezusi ėshtė Biri i Zotit, i cili qe lindur nė shpellė tė Betlehemit. Ai qe zėnė mrekullisht pėr vėrtytė tė Shpirtit Shenjt, se pėr Zotin gjithēka ėshtė e mundshme. Zoja Mari e barti nė krahror me fe tė gjallė e dashuri amėrore. Krishti u bė njeri pėr tė na shėlbuar.
Zoti na ka dashur neve dhe e dėrgoi Birin e vet si shėlbues pėr ne e faljen e mėkateve tona. Ēlirimi dhe shėlbimi vjenė nėpėrmjet Krishtit. Kjo ėshtė njė dashuri e madhe e pa masė, e cila nuk kėrsen asgjė pėr ne njerėzit, kur Zoti e dėrgoi Birin e vet, qė ne tė jetojmė nė saje tė Atij.
Jezusi, Drita e vėrtet, qė t'shėndritė ēdo njeri, lindi, erdhi nė botė, qė bota sot ta shoh kėtė Dritėn dhe bota tė jetoj nė Dritėn e gjallė, qė nuk fiket kurrė. Me dėshirė qė sa mė mirė t'a kuptojmė kėtė mister tė shpallur nė dėshminė e pranisė sė Zotit pėr njeriun, e mė dėshirė, qė tė jemi sa mė afėr Atij, t“ia dėshirojmė edhe njėri-tjetrit paqėn dhe bekimin e Zotit.
Me ne ėshtė Zoti. Zoti Shėlbues ėshtė tek ne, ai i cili na falė, na ndihmon, na dhuron dashuri e paqe. Zoti i tha «PO» njerėzimit, secilit, po, tė gjithė neve. Zoti na vjenė neve pėrballė, ai na pranonė. Fjala, qė neve na fletė, ėshtė Jezu Krishti: «Sot na leu njė fėmijė». Zoti neve na donė dhe ai pret nė dashurinė tonė.
Lindja e kėsaj foshnje nė shpellė tė Betlehemit e dhuroi gėzimin nė botė tek ne njerėzit dhe ai bėri qė tė ndriēon njė dritė, ku ndriēoi prej grazhdit dhe ndriēon gjithmonė edhe sot nė botė. Jezu Krishti duhet tė lind nė rend tė parė nė zemrat tona, nė familjet tona, qė t'mund t'ia dhurojmė atėherė vėllaut njeri e motėr qė ka nevoj. Ta pranojmė atė nė zemrat tona dhe ta lejojmė nė bujtinėn e zemrės. Kjo e kremte na tregon se sa i madh dhe i vlefshėm ėshtė njeriu para syve tė Zotit. Zoti nuk i dėrgoi vetėm engjėjtė nė tokė, por ai vet u bė njėri prej nesh nė misterin e Inkarnimit, Mishėrimit.
Qė tna bėhen Krishtlindjet tė vėrteta, duhet qė tė gjithė njerėzit ti pranojmė me njė dashuri tė pakufizuar dhe tė sinēertė dhe atyre, qė tju hapim zemrat tona. Kjo fillon dhe duhet tė fillon nė ne dhe nė familjet tona. Tė mundohemi, dashur vėllezėr e motra, qė lindjen e Krishtit ta jetojmė dhe ta dėshmojmė pėr ēdo herė dhe gjithkund pa u frikuar askurr!
Pėr shumė mot tė gjithėve Krishtlindjet! Amen.
-
-
Toni, shum lexime te bukra qe ke vendosur! Sdi cfare tjeter me te then cdo gje esht pershkruar ne lexim...
-
-
Porosia e Kėrshėndellave - 2005
Prizren, dhjetor 2005
Mons. Mark SOPI, ipeshkev
Mos kini frikė! Ja, unė po ju sjell njė lajm tė mirė: gėzim tė madh pėr mbarė popullin! Sot, nė qytet tė Davidit ju lindi Shėlbuesi Krishti Zot! (Lk 2, 10-11)
Vėllezėr e motra, besimtarė tė dashur!
Lajmi mė kumbues dhe mė i rėndėsishėm nė historinė e njerėzimit ishte dhe mbetet lajmi mbi lindjen e Jezu Krishtit. Engjėlli i Zotit u lajmėron barinjėve: Mos kini frikė! Unė po ju sjell njė lajm tė mirė, gėzim tė madh pėr mbarė popullin.... Janė kėto fjalėt e gėzueshme dhe shpresėplote, sepse pėrmes tyre shpallet mishėrimi i Birit tė Zotit pėr shėlbimin e botės.
Kjo ngjarje e mrekullueshme pėrkujtohet dhe kremtohet ēdo vit nė kėtė kohė me gėzim tė madh nė mbarė botėn e krishterė. Nata e shenjtė e Krishtlindjes, por edhe ditėt e ardhshme tė kėsaj kohe tė shenjtė, janė ditė tė veēanta kur gėzimin tonė ia shprehim njėri-tjetrit me dėshirat mė tė pėrzemėrta pėr njė mirėqenie mė tė mirė, mė tė lumtur, tė begatshme dhe tė qetė.
Lindja e Jezu Krishtit ėshtė premtimi i realizuar i Zotit, i paralajmėruar edhe nga profetėt. Ky pėrkujtim ėshtė njė pėrtrirje e vazhdueshme e mirėsisė sė Zotit qė pėrforcon, ushqen dhe pėrtėrinė fenė e besimtarėve.
Krishti ėshtė Zot. Kėtė e kanė paralajmėruar profetėt nė Besėlidhjen e Vjetėr duke paralajmėruar edhe kohėn dhe vendin e lindjes sė tij. Mikea profet thotė: E ti, Betlehem Efratė, i vogėl ndėr qytetet princėrore tė Judės, prej teje do tė dalė ai qė do ta sundoj Izraelin... Ai do tė ngritet, do tė udhėheqė me fuqinė e Zotit, me madhėrinė e emrit tė Zotit, Hyjit tė vet... Ai vetė do tė jetė paqja! (Mik 5, 1a. 3. 4).
Krishti, Shpėtimtar i botes Mbret i paqes dhe i drejtėsisė, ėshtė njė realitet historik. Fjala e Zotit u bė njeri. Me lindjen e tij filloi njė epokė e re, e cila do tė shėnohet me Ligjin e dashurisė. Pėrmes tij mėsuam se Zoti ėshtė Dashuri, babė i mirė, i cili falė, dhe e don njeriun.
Te shėn Gjoni Ungjilltar mėsojmė: Nė fillim ishte Fjala, e Fjala ishte nė Hyjin e Fjala ishte Hyj (Gjn 1, 1). E Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne (Gjn 1, 14).
Nė personin e Krishtit gjen arsyen dhe kuptimin e vet jeta e cila ėshtė dhuratė e Zotit. Besimi nė Krishtin nuk turpėron. Pėrkundrazi, kanė mbetur tė turpėruar ata qė tentuan ta mohojnė egzistimin e tij. Nuk ėshtė e mundur qė i tėrė njerėzimi ti pėrqėndroj ngjarjet e veta reale rreth njė personi irreal. Autenticiteti i Ungjijve, letėrsia botėrore, arti dhe shumė veprime tjera nė botė, nuk u lėnė vend aspak dyshimeve tė tilla, pėrkundrazi na thėrrasin qė pėrherė ta lėvdojmė emrin e Zotit.
Krishti Biri i Zotit, gjatė tėrė misionit tė tij tė shenjtė, e dėshmoi se vėrtet ėshtė Mesia, i Dėrguari i Atit, qė ia shpalli Atin njerėzimit por edhe e shfajėsoi njerėzimin prej mėkatit. Krishti duke iu drejtuar apostujve, thotė: Askush nuk e di kush ėshtė Biri, pėrveē Atit, dhe kush ėshtė Ati, pėrveē Birit dhe atij, kujt Biri do tia zbulojė (Lk 10, 22). Edhe nė njė vend tjetėr e identifikon veten me Atin: Unė dhe Ati jemi njė (Gjn 10, 30). Erdhi nė kėtė botė pėr njerėzit dhe kujdesi i tij pėr ta ishte i madh: Shėroj tė sėmuarit, ngushėlloj tė pikėlluarit, mėsoj dhe udhėzoj njerėzit qė nė zemrėn e tyre tė mretėroj paqja, e vėrteta dhe jeta. Me ngjalljen e tė vdekurve u tregoj sė ėshtė zotėrues i jetės dhe i vdekjes. Nga mėsimi i tij njerėzit mbetnin tė habitur, sepse i mėsonte si ai qė ka autoritet e jo porsi skribėt (Mk 1, 22).
Lindja e Krishtit pėr besimtarė ėshtė festė gėzimi, sepse Biri i Zotit lind i mėshėruar nė kraharorin e Virgjėrės Mari, bėhet i ngjajshėm me ne nė tė gjitha, pėrveē mėkatit. Lind nė kėtė botė qė tė jetė pranė nesh, dhe me ne, si vėlla, mik, pajtues dhe shėlbuesi ynė.
Gjatė kėsaj kohe tė Krishtlindjes, le ti bashkohemi zėshėm brohoritjes sė asaj nate tė shenjtė kur Krishti lindi nė varfėri pėr tė na kujtuar edhe tė tjerėt qė janė tė varfėr e qė kanė nevojė pėr ne. Ai e identifikon vetveten me tė varfėr duke thėnė: Ēkado bėtė pėr njėrin ndėr kėta vėllezėr tė mi mė tė vegjėl, e bėtė pėr mua (Mt 26, 40). Prandaj, edhe ne duhet ti duam tė varfėrit dhe tė kujdesemi pėr ta.
Vėllezėr e motra,
Zoti iu ka dėftuar dhe folė njerėzve nė mėnyra dhe kohė tė ndryshme. Nė kėtė na pėrkujton shėn Pali: Mbasi Hyji herė mbas here dhe nė mėnyrė tė ndryshme, nė tė kaluarėn, u ka folur etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, nė kėto ditė, na foli edhe neve me anė tė Birit (Heb 1, 1-2).
Kjo ngjarje e madhe dhe e mrekullueshme, na kujton dashurinė dhe kujdesin e Zotit pėr njeriun, pėr mbarė njerėzimin. Pjesė e kėtyre jemi edhe ne si ndivid dhe si popull. Ndaj nesh e ka treguar dashurinė e vet nė mėnyra dhe kohė tė ndryshme, e nė veēanti nė kohėt e rėndėsishme dhe vendimtare pėr ne. Ngjarja e Kėrshėndellave nė mėnyrė analoge mund tė krahasohet me ngjarjen tonė. Lindja e njė realiteti tė ri e tė dėshiruar me shekuj, lirimi nga robėritė dhe vėshtirėsitė e ndryshme nė njė liri tė plotė. Nė kėtė moment vendimtar duhet bashkuar tė gjitha fuqitė tona. Nė kėto ditė tė gėzueshme tė bashkohemi nė falėnderim Zotit pėr tė gjithė, duke lutur pėr paqe, mirėkuptim dhe dashuri mes njerėzve. Ėshtė detyrė e jona qė tė lutemi pėr udhėheqėsit, pėrfaqėsuesit tanė, qė Zoti ti forcojė dhe ti shndritė pėr tė marrė vendime tė mira dhe tė drejta qė tė na sjellin mirėkuptim, tolerancė, paqe e dashuri mes njerėzve.
Me kėtė rast, nuk mundem e mos tė kujtoj obligimin tonė ndaj bijės sonė tė madhe Nėnė Terezės. Ajo me veprėn e vet humane na afirmoj para mbarė botės. E lartėsoj popullin e vet me virtytet e veta njerėzore dhe hyjnore. Ėshtė shpreh dėshira jonė nė raste dhe mėnyra tė ndryshme qė ta kemi nė mesin tonė. Kėtė mundė ta realizojmė me detyrėn qė ia kemi vu vetit, ngritjen e katedrales sė saj nė Prishtinė. Hapat nismėtar janė bėrė, tani lypet vazhduar.
Prandaj, ju ftoj tė gjithėve, tė bashkohemi nė lutje edhe pėr kėtė qėllim, pėr ta realizuar kėtė projekt. Kontributet tuaja janė mė se tė nevojshėm. Nuk dyshojmė se idealet tuaja pėr gjėra madhore siq u treguan nė tė kaluarėn, nuk do tė mungojnė edhe tani pėr kėtė qėllim. Me realizimin e projektit nė fjalė, nė vitin 2010, njėqindvjetori i lindjes sė Nėnė Terezės, kemi spresė tė madhe ta kemi edhe Atin e Shenjtė, Papėn nė mesin tonė. Tani tė gjitha janė para nesh, dhe realizimi i tyre mėvaret prej nesh.
Lusim Krishtin Zot pėr kėto qėllime tė mira. E lusim dhe urojmė qė Ai tė largoj ēdo urrejtje, vėshtirėsi dhe pikėllim duke i zavendėsuar me mirėsi, mirėkuptim, paqe dhe dashuri.
Viti i Ri na gėzoftė me pėrfundimin fatlum tė proqeseve tė filluara: Kosova shtet sovran dhe i barabartė me shtetet tjera. Poashtu urojmė vazhdim tė mbarė e tė mirė tė fillimit tė katedrales Nėnė Tereza nė Prishtinė.
Pėr shumė mot e me gėzim Kėrshėndellat, urime pėr njė Vit tė Ri, tė lumtur dhe frytėdhėnės.
-
-
Pagėzimi i Zotit tonė Jezu Krishtit!
Mag. Don. Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a. d. Mur nė Austri
Kisha shenjte na fton tė gjithė neve sot, qė ta kremtojmė ditėn e Zotit dhe njėkohsisht «Pagėzimin e Zotit tonė Jezu Krishtit». Ngjarja figurative-biblike e kėsaj dite ndodh nė lumin Jordan. Kjo ditė ėshtė zbulesa e dėrgimit mesianik tė Krishtit, qė tu kumton tė gjithėve Lajmin e gėzueshėm.
Me tė dielen e sotme «Pagėzimin e Zotit tonė Jezu Krishtit» mbaron edhe koha liturgjike e Kėrshėndellave. Nė kėtė ditė kisha kremton hyrjen publike tė Shėlbuesit nė detyrėn Mesianike. Ai ėshtė Biri i Zotit, i njėjtė me Atin nė bashkim me Shpirtin Shenjt. Si njeri, Jezu Krishti e ka njė fillim nė kohė: ai qe zėnė me anė tė Shpirtit Shenjt dhe qe linduar prej Virgjėrės Mari. Fjala e Zotit nė kėtė tė dielė na mundėson qė tė pėrmbushemi me njė energji hyjnore e t'mund tė jetojmė me Zotin me anė tė Shkrimit Shenjt.
Leximi i parė i Isaisė profet na e paraqet «Shėrbėtorin», i cili ėshtė i thirur prej Zotit. Ky ėshtė i ftuar qė t'ua predikon tė gjithė popujve besnikėrinė dhe mėshirėn e Zotit. Pėr kėtė detyrė qė mori prej Zotit, ai duhet tė kuruajohet me Shpirtin e atij. Gjithēka qė vjenė prej Zotit ėshtė mė i fuqishėm se bota. Prej Zotit rrjedh feja dhe dashuria: Feja dhe besimi nė Jezu Krishtin, nė Birin e Zotit, kurse dashuria nė tė gjithė njerėzit qė janė bėrė vėllezėrit e motrat tona.
«Pas meje po vjen njė mė i fortė se unė». Gjon pagėzuesi me kėto fjalė dėshmon ardhjen e Jezu Krishtit, si mė tė fuqieshėm, mė tė fortė, sepse ai ėshtė Zot. Gjoni u pėrgatitit tė gjithė njerėzve rrugėn pėr Ardhjen e Shėlbuesit, ku predikonte kthimin dhe faljen e mėkateve.
Jezusi u pagėzua prej Gjonit nė lumin Jordan. Kur ai hyri nė ujė Zoti e dėrgoi Shpirtin Shenjt mbi tė dhe u ndėgjua njė zė: "Ti je im Bir - Djali i dishirit! Ty tė miratova!» Zoti e dėshmoi Jezusin si Bir tė vetin. Gjon Pagėzuesi e tregon Jezusin se ai ėshtė mė i madh, qė do tė vjenė pas tij. Jezusi dėshiron qė tė pagėzohet. Ai qėndron nė rend me mėkatarėt, jo se ishte mėkatar, por qė mėkatet e njerėzimit, tė botės t'i marr nė vetvete. Uji nė kėtė kontekst simbolizon pastrimin prej mėkateve, ku nė kėtė mėnyrė me dashurinė e Zotit njeriu bėhet njeri i ri.
Pagėzimi i Gjonit nuk ishte sakrament, por parapėrgatitje pėr kėtė. Ai e tha kėtė vet: «Unė ju pagėzova me ujė, kurse ai qė po vjenė pas meje do t'ju pagėzon me Shpirtin Shenjt». Me pagėzim Jezu Krishti fillon veprimtarinė e vet. Jezusi u pagėzua, kurse bota u shėlbua!
Uji nė kėtė kontekst simbolizon pastrimin prej mėkateve, jetė, gjallėri, ku nė kėtė mėnyrė me dashurinė e Zotit njeriu bėhet njeri i ri. Duhet ta kemi tė kjartė se nė ēdo pagėzim hapet qieli mbi tė pagėzuarin dhe kėshtu Zoti e shpreh dashurinė dhe miratimin e vet. Ku kėshtu ēdo pagėzim ėshtė hyrje nė familjen e Zotit, lindje nė njė jetė tė re me Zotin.
Zoti tė gjithėve neve na fton nė njė jetė me tė. Pėr kėtė bashkjetėsė me tė shumė i nevojshėm ėshtė kthimi, kjo do tė thotė jetėn tonė ta vėmė nė drejtim tė drejt apo nė rrugė tė drejt, dhe kėshtu tė largohemi prej egoizmit, tė largohemi prej urretjes, keqdashjes dhe tė ofrohemi dashurisė sė Zotit dhe njerėzve.
Dashur vėllezėr e motra, tė ndalemi edhe ne sot e tė mendojmė disa momente mbi pagėzimin tonė, mbi fillimin e jetės sonė me Krishtin. Ja, ēka na thotė shėn Ambrozi ipeshkėv mu nė kėtė ditė: «Shiko, ku je pagėzuar, nga tė rrjedh ty pagėzimi, nėse jo nga kryqi dhe vdekja e Krishtit. Kėtu qėndron mbarė misteri: ai u mundua pėr ty. Nė tė je shėlbuar, nė tė je shpėtuar». «Vetėm, qė tė jesh i pagėzuar nuk vlen mjaft, por qė tė jetosh me Zotin dhe me bashkėsinė e tė besuarve si i pagėzuar.» Amen.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt