Klikoni me poshte
http://www.mdevaan.nl/research/Blanchus.pdf
Klikoni me poshte
http://www.mdevaan.nl/research/Blanchus.pdf
Marre nga http://www.kulturserver-hamburg.de/h..._16_art06.html
Pavli Qesku
Ish ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe
Koleksion thuejse i panjoftun në Londër
Frang Bardhi - fjalor latinisht-shqip
Në nji lagje të Londrës, në nji banesë të thjeshtë si gjithë shoqet e veta, në të dy krahët e rrugës, i thirrun shkova më 1994 me pa nji koleksion1) me libra të historisë së Shqipnisë. Vizitën e përsërita më 1995, dy herë, e prapë më 1996, 1997 e 1998 e vazhdoj sot e kësaj dite.
Sa herë më jepej rasti e gjeja shkas, ia përmendja koleksionin kujtdo që vinte në Londër nga Shqipnia, me shpresë se dikush do të kishte kohë me e pa. Në vjeshtë të 1996-ës, çova Ibrahim Rugovën, si studiues e që dinte ç'asht nji libër i mirë. Atë natë ndenjëm deri në të gëdhime tue shfletue Barletin, Biemin, Plutarkun e shumë autorë të tjérë jo ma të vegjël që kánë shkrue për Skënderbeun.
Nuk do të përshkruej koleksionin, as do ta baj historinë e tij, pse kjo i takon ma shumë pronares. Di sigurisht që ajo ka ndo njizet vjet që mbledh librat e rrallë të veprave origjinale për histori të Shqipnisë, dhe se në koleksion ka botime që nga shekulli i 16-të.
Për herë të parë koleksioni doli për publikun në prill të vitit 1995, në nji ekspozitë të organizueme nga Biblioteka e Universitetit të Kejmbrixhit, me ndihmën e mikut tim Leslie Wooler, drejtor i shoqatës Friendship Link (Lidhja e Miqësisë), po ashtu në Kejmbrixh.
Biblioteka e Kejmbrixhit hapi sallën e hyrjes dhe e vuni në dispozicion të librave të rrallë për nji muej, nga 10 prilli gjer më 10 maj 1995(2) Ditën e hapjes së ekspozitës u mblodhën njiqind e ca vetë, të ardhun nga Londra e qytete të tjerë të largët. Shumë syresh njohës të historisë e kulturës shqiptare.
Ç' kisha pa unë gjatë vizitave të mia në ate shtëpi, tash i shihte gjithkush që kishte dëshirë. Me interesat e mia për gjuhën shqipe, që në krye, më pat ba përshtypje nji libërth me kapakë të fortë, shënue në shpinë BLANCHI DICTION. LAT.-EPIR. Jo se botimi i Marin Barletit me nji punim tipografik të bukur në spanjisht binte poshtë interesave të mia.
Për pesë vjet me radhë isha matë me ia lypë librin e Frang Bardhit sa me i hedhë nji sy me nge, por e dija se i vinte vdekje me ia nxjerrë qoftë edhe nji ditë prej shtëpie, sidomos kur kishte pa se si ia kishte masakrue nji libër dikush. Ma në fund, më 15 mars 1998, me librin në çantë dola tue shijue gjithë kënaqësitë e befasitë e pritshme në shoqni me nji emën të rrallë të shkronjave shqipe.
Për fjalorin e Bardhit kisha ndie kalimthi si student i gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës, por librin kurrë s'e kisha pa. Për te mund të ketë shkrime të studiuesve të shqipes, por s'më ka ranë rasti me lexue gja. Mëkat nuk asht me i përsëritë do gjana të njoftuna, për kedo që i din. E në qofsha kund gabim, qortimet i pres pa mëni.
Së pari do të dhana për librin.
Botue në Romë në Typis. Sac. Congr. de Propag. Fide. 1635(.3)
Ka 222 faqe të numërtueme, si dhe 14 faqe që i prijnë fjalorit, e dy faqe pa numër në fund për fletë korrigjimin.
Fjalori Latinisht-Shqip zen 188 faqe.
Katërmbëdhjetë faqet e para janë kushtime, parathanie, shpjegime për sistemin e alfabetit, e tabela e landës. Pas fjalorit vijojnë shtatë4) kapituj, nëse mundem me i quejt ashtu, me të dhana të dobishme (numërorë, parafjalë e ndajfolje, emna vendesh, proverba, përshëndetje, bashkëbisedime).
Parathania asht shkrue: Prei Rome, Dit nde Maai 30, nde vietete Christit 1635.
Kemi, pra, nji libër të ruejtun mirë, e me të gjitha të dhanat e duhuna: me titull në kapak e në frontispic, me vendin dhe datën e botimit, me kushtime e me parathanie, si dhe me nji shpjegim për gabimet e shumta që kanë kalue për arsye se tipografët nuk e njihnin "gjuhënë arbneshe".
Letra asht nxi (oksidue), por damtime nuk ka. Kapaku i fortë duhet të jetë ba në nji kohë shumë ma të vonë - në te ka nji stemë të Mbretnisë Britanike me mbishkrimin THE SOCIETY OF WRITERS TO THE SIGNET përreth stemës.
Bardhi shënon në f. 3: Gjithë atyne tarbëneshëve qi ta marrënë me e zgiedhunë e me e zanë. Nënvizoj këtu fjalën tarbëneshëve nergut për me tregue dallimin që autori ban nji rrjesht ma poshtë në latinisht për të njejtën gja: Hoc est ad Epirotas , seù Albanenses Lectores, çka për mendimin tim plotëson sa nuk del në titull: DOCTIOARIVM LATINO EPIROTICVM.
Shtoj po ashtu nji vërejtje që vetë Bardhi e ka theksue në parathanie - përdorimin herë-herë të italishtes e të turqishtes si në trup të fjalorit edhe në shtatë kapitujt. Tue pasë parasysh kohën e botimit, mendoj se disa shpjegime e barasvlerësa italisht i janë lypsë autorit për ta lehtësue përdorimin e fjalorit në nji kohë kur latinishtja ishte tue u bjerrë në viset tona për arsye të njoftuna historike të afirmimit të italishtes dhe, me sa duket, të përdorimit të saj gjithnji e ma gjanë.
Ndërsa prania e fjalëve turke flet për nji qëndrim praktik e doplomatik të autorit. Bardhi, me sa duket, e kishte të qartë se pushteti otoman, në fushatën për islamizimin e shqiptarëve, do mund t'i qiste pengesa librit. Pra, jam i mendjes se ato pak fjalë turqishte të hedhuna andej-këndej, ma tepër në kapitujt e shkurtën se sa në fjalor, përbajnë nji përpjekje me ia mbyllë shtegun kundërshtimeve të mundshme nga sundimtarët otomanë. Ndoshta edhe nji shpjegim tjetër, edhe pse i kërkuem, mund të mos jetë krejt pa vend: në trojet shqiptare do të ketë pasë banorë turq, të cilëve do t'u vinte ambël me pa do fjalë turqisht në fjalor. Bardhi them se do t'i ketë pasë parasysh edhe ata, kur ka vendosë me shtie në punë turqishten.
Gegnisht apo tosknishts
Tue shfletue Fjalorin e Bardhit nuk kisha si t'i shpëtoj kësaj pyetjeje, gjithë tue ditun se perspektiva kohore ishte gabim: Në çfarë dialekti ka shkrue ais E ma tej: A ka të dhana të mjafta në fjalorin e tij e në shkrimet e tjerë për me nxjerrë nji përfundim të saktë për shqipen e shekullit të 17-tës Dhe së fundi: Në çfarë niveli njejtësimi qëndron shqipja e tijs
Mendoj përgjigjet për këto pyetje dhe mendja më shkon te përpjekjet që bahen sot me i dhanë gegnishtes nji status që e humbi me Kongresin e Drejtshkrimit në Shkodër. Lexoj në 'QUO VADIS SHQIPëRIs' (antologji e përgatitur nga Adrian Klosi) nji shkrim të z. Harman Ölberg me nji qortim miqësor drejtue Adrianit, dhe them me vete se historia e kohëve të fundit e ka ba të vetën dhe rrjedha e njësimit të shqipes (edhe pse nisë me qëllime politike mjaft fyese për traditën letrare veriore) nuk ka si kthehet mbrapsht.
Unë vetë këto pak radhë po i shkruej në trajtën gege, jo aq për me tregue nji qëndrim pro a kundër shqipes së njësueme se sa me provue para vetes dhe lexuesit se dallimet gegnisht-tosknisht nuk janë në ate shkallë sa me e nda kombin dysh, e kurrë s'kanë qenë të tilla, aq ma pak ndër autorët e vjetër (Buzuku, Budi, Bogani, Bardhi, Matrënga).
Me këte mendje mora me këqyrë Fjalorin e Bardhit dhe me ate sy e kam ndjekë faqe për faqe.
Shqipja e pjesës së parë të shekullit të 17-të, shkrue 363 vjet ma parë, përpos tjerash, paraqitet pa ato dallime të theksueme që sot kanë përftue trajtat e dy dialekteve kryesore për shkaqe të njoftuna mirë tashma (politika "përça e sundo" e pushtuesve otomanë). Bardhi me shqipen e tij herë më tingëllon si nji çam, herë si nji kosovar, herë si nji gjinokastrit. Gjej te fjalori i tij dhe te kapitujt me shprehje e shpjegime nji gjuhë që bukur mirë sot mund të lexohet prej kujtdo në të katër anët e trojeve shqiptare, pa dallime "jug e veri", aq shpesh të nxituna ligësisht me shtie pyka ndër shqiptarë.
Këto sa po them do të përpiqem ma poshtë t'i mbështet me shembuj.
Tash për tash po qëndroj paksa te tema e "polemikës" gegnisht vs. tosknisht, përkatësisht te rrahja e gjanë e mendimeve në se vlen me fillue edhe nji herë procesin atje ku mbet me dekretin komunist të zhveshjes së gegnishtes nga e drejta me u ba boshti i gjuhës së njësueme të kombit tonë.
Siç e thekson me dashamirësi Ölberg-u, shqipja e sotme nuk asht e vetme në sojin e vet që fatin e gjuhës zyrtare ia ndanë pushtetarët me nji dekret.
Të mos harrojmë se rusishtja e sotme zyrtare u ba, po ashtu si shqipja, me nji vendim të imponuem nga sipër, prej carit, që i dha dialektit të "katundit të madh" (Moskës) epërsi mbi dialektin e Shën Petërsburgut. "Pakënaqësi" të ngjashme provojnë shpesh grupe të caktueme popujsh në çaste të dhanë të historisë, por kjo s'do me thanë që të mos njohim e pranojmë të mirat e qenies dhe përdorimit të nji trajte të njësueme. N'anë tjetër, liberalizimi i jetës, hapsinat dhe mundësitë e mjeteve moderne, me lehtësi të larmishme komunikimi si interneti, po i lanë vend lavrimit të dialekteve dhe këto lirshëm, pa dhunim e pa dekrete, ushqejnë trungun e gjuhës së njësueme.
Të kthehem te shqipja e Bardhit sa me tregue çka thashë ma sipër përkitas gjanësisë së shtrimjes (arealit) të saj.
Këtuposhtë rishkruej në origjinal copa nga parathania sa për tregim se shqipja e shekullit të 17-të asht për shqiptarin e sotshëm po aq e lexueshme dhe e kuptueshme (ndoshta, edhe ma e lehtë) sa ç'asht anglishtja e Çoserit në tregimet e Kentërbërit (Cantebury Tales) për anglezin e sotëm, apo, për njate qëllim, sa ç'asht italishtja e Bokaços te Dekameroni për italianin modern.
Do të thosha, pra, me njifarë guximi, se shqipja e Bardhit asht par excellence gjuha e njësueme e kombit në shek. e 17-të. Mjafton, për këte, me shikue trajtat me mb, nd, ng, nk5) si dhe ë-të fundore e në trup të fjalës, apo y-në e këmbyeme me i (gjimtyra; hina) ose e errësueme në ë (fetyre), për me u bindë se sa i gjanë asht areali i shqipes së Bardhit, krahasue me gegnishten dhe tosknishten e sotme.
Nuk mund të kaloj pa përmendë trajtat zvogëluese sot përgjithësisht të tosknishtes, ez (ee) (barkeza; pakeze), -ethe (exe) (i rijth; librethe) që diku vonë i përvetësoi Naim Frashëri; apo mbaresa e vetës së parë të kohës së tashme lidhore me -onj (te urdhenoign = të urdhënonj); as edhe përkimet e shpeshta me çamërishten e trajta të së folmes ndër kosovarë (ndegonj ~ ndiglonj për ndigjoj, dëgjoj ).
Ta nis nga ma të thjeshtat.
Drejtshkrim e morfologji
Alfabeti i Frank Bardhit mbështetet kryesisht në shkronjat latine, me tre shkronja të greqishtes për "z, th, dh, y" (th-ja dhe dh-ja kanë të njëjtën grafikë). Në fonografi, ai merr gati gjithçka prej italishtes.
Para se me zbërthye këte tabelë të tingujve të përqasun me italishten, theksoj se bash me këte faqe, në dukje të vogël, Bardhi na ka ba nji shërbim të madh e duhet me ia dijtë për nder. Falë Bardhit ne sot e dimë saktë shqiptimin e gjuhës sonë, dhe ne pa kurrnji vështirësi mund ta themi se si flitej shqipja në shekullin e 17-të.
c para a, o, u, si dhe para bashkëtingëlloreve = k (Africa = Afrika; culostre = kulloshtër, crye - krye)
c = ç (cpraeete = çprazëtë i shprazët, i zbrazët ; mbe caresye = për ç'arsye)
ch = k (ching = kingj, qingj; chetu = këtu)
chi = kj, sot q (chiofte = qoftë; anemichiet = anëmiqët)
gh = g (largh = larg)
ghe = g(j)e (me ghetune = me g(j)etunë, )
ghi = qi, gi (ghi lidhor që); ghiuhe = gjuhë
gi = gj (magiyp = magjyp; giuhe = gjuhë; me ngiescune = me ngjeshë; giycues = gjykues)
gn = nj (me gnofune = me njoftunë; gna - nja)
ei - ej (i dreite - i drejtë)
ia = ja (iane - janë)
ie = je
io = jo
ki = q (kiafa = qafa; me kiaam = me qa)
s = sh (scendos = shëndosh)
sc = sh (dasciune = dashunë)
sp = shp (spate = shpatë)
st = sht (stepia = shtëpia; bastine = bashtinë)
ss = s (spatesse - shpatës). Ven re që ss dalin s (sperbless = shpërblesë, sisse = sisë).
u = v (cuuend - kuvend; aduerbia - adverbia; Tiuarri - Tivari; te Maleuet - të Malevet)
v = u (tve = tue; vlly - ulli; te Vinavet = të ujnavet)
y (e alfabetit latin) - i (me pym - me pi; me meny - me mëni; menyshem - mënishëm; vuly = ulli; vllyste - ullishtë)
y (e alfabetit grek) – i (sot y) (fetyre = fytyrë; aresyene = arsyen; atyochetu = aty-këtu)
z = c (eze = ecë; ezune = ecun)
e = z
z = th, dh (me derzune = ne derdhë)
zz= th (nkezzelle = i thellë)
Heraherës ka edhe shmangie nga sistemi alfabetik, por nëse këto janë lajthitje të Bardhit, apo gabime të radhitësit në shtypshkronjë, këte e thotë ma mirë vetë autori kur shpjegon se shumë gabime kanë mbetë pa u qortue, për mos me hapë punë e telashe. Bardhi ia ka dijtë fort për nder botuesit qi ia vuni librin në shtyp dhe nuk dëshiron me acarue kend, por nuk ngurron me kallëzue se ai punën e ka ba, e nuk ka ndenjë me pritë që "punën ta bajë dikush, e ai të ngrehë shigjetat me ia gjuejtë"6)
Vështirësi dhe liri interpretimi len shqiptimi i mundshëm i fjalëve që dalin me c dhe g. Me hamendje dhe nisun nga krahasime me grupe të caktueme të folmesh nëndialektore, ndoshta foneticieni do ta përcaktonte saktë trajtën fonetike të të këtyne fjalëve.
Edhe pse më mungon përgatitja dhe materiali për me e ba krahasimin sa ma të bindshëm, do të përpiqem të provoj sa thashë ma sipër për shtrimjen dhe njësimin e shqipes së asaj kohe tue përqasë Bardhin me të folmet anësore shkodrane, me të folmet dibrane e me ate soj çamërishteje që kam në kujtesë prej shokëve çamë të gjimnazit në Elbasan.7) Këto "xhepa" të folmesh specifike, të ruejtun në kushte të caktueme, mund të jenë çelësi i shpjegimit për shqiptimin e shqipes së shek. të 17-të, dhe të tregojnë evolucionin deri te fonektika e sotme.
Asht e ditun se në dibrançe, për tregim, g-ja shpesh qëndron në vend të gj-së, si në rastet gu-ni në vend të gju-ni, pra s'asht çudi që edhe te Bardhi të kemi të njejtën dukuni, në rastet kur g-së i ngjit prapa nji h si me thanë që të mos lejojë shqiptimin si gj.
Po ashtu, me kiam asht fort e ngjashme me trajtën e vjetër veriore me kia dhe me trajtën çamërisht klaj, që me langëzim a palatalizim kanë dhanë në gjuhë të sotme q (me kiam me qa; klaj -qaj); njilloj si në çamërishte klumësht = qumësht, apo në mënyrë edhe ma të skajshme qaku = plaku, qumi = plumbi, në frazën dibrançe të citueme shpesh I ra qumi qakut n'qas.
Chiofte (kioftë = qoftë) e Bardhit hyn po në ate grup fjalësh që interpretohen fonetikisht njilloj si me kiam, pavarsisht se shkruhet ndryshe.
Bardhi rrallë i përdor bashkëtingëlloret dyfishe (ll, rr), pra mbisundon trajta me nji bashkëtingëllore atje ku sot lypsen dy.
Chiel (qiell), me zane fijl (me zanë fill 8); me e rethuem (me rrethue). Ose kur i përdor, ndonjiherë ato mund të merren edhe për me dhanë tingull tjetër: ka raste kur dy th mund të lexohen vetëm si th e jo dh. Nëse te fjala fijl Bardhi nuk e dyfishon l-në, te të viellë e njeh dallimin dhe e bën pa ngurrim, siç shihet nga fjalët e tjera të prejardhuna, apo me miellë (me mjellë); stylla (shtylla); pellamba {pëllamba}. Edhe pse Bardhi shkruen rethuem me nji r (nistore), në rranjë të fjalës ai e ruen rr-në e fortë te me thirrë.
Zanoret e dyfishta qëndrojnë për zanoren e gjatë:
kaallë = kall; luftetaar = luftëtar; paa = pa
deet = det
guur stuffi ku u-ja e gjatë del qartë (ven re edhe dyfishimin e bashkëtingëllores f te stuffi); huu = hu; me pruum = me pru
oò = o, ose
yyl = yll
Ven re dy trajtat e paskajores së gegnishtes tek folja me zanë dhe me rrethuem, ku Bardhi te e para pëlqen paskajoren sot të mbargegnishtes, ndërsa te e dyta shmanget nga kjo trajtë dhe nuk shkruen me rrethue, çka do të ishte ma sistematike. Kjo larmi e trajtave të paskajores vijon edhe sot.
Ë-ja te Frank Bardhi
Kur përmenda ma sipër ngjasimet e shqipes së Bardhit me shqipen e Çamërisë e viseve të tjera, ku ë-ja ban dallim pse asht e dukshme, kisha parasysh nji të vërtetë sa të faktueme aq edhe inkurajuese për trajtimin e kësaj çashtjeje jo fort të thjeshtë të gjuhës sonë.
Fakti që as Bardhi as Buzuku para tij s'e kanë ë-në të shkruar, pra si grafi, nuk do të thotë detyrimisht se ë-ja nuk ka ekzistuar fonetikisht; e nga ana tjetër mungesa e shkronjës ë nuk më nxit të shpall asgjë pa e shqyrtuar me metodën e krahasimit të fjalëve prej shqipes së sotme që e afrojnë shqipen e Bardhit me atë të të folmeve të ngushta krahinore (pra të xhepave të dibrançes apo të toskërishtes së vjetër).
Në Fjalorin e Bardhit ë-ja nuk duket kurrkund, por asht gjithkund e pranishme edhe pse e pashënueme. A se Bardhi s'e ka shënue në dorëshkrim, a se e ka kapërcye e dierezis për mos me i hapë punë radhitësve të tipografisë së Romës, këte s'kemi si e marrim vesh, pse autori nuk jep shpjegime9). Sido me qenë, mbetet fakti që ë-në do të duhet ta interpretojmë sipas rregullave të fonetikës shqipe të sotme, me gjithë rreziqet që ngërthen ky hap. Por, tue pasë parasysh dendurinë e përdorimit të ë-së në tosknishte si dhe afërinë e trajtave të Bardhit me ato të tosknishtes sot, shpresoj se mbetet pak vend për interpretim të pasaktë.
Tue qenë se po ndërmarr nji hap përtej truellit të sigurt, do të këshilloja matuni e kujdes për lexuesin dhe me kënaqësi do të pranoja nji rrahje të ndriçueme të çashtjes.
Ndryshe nga gegnishtja e sidomos shkodranishtja e poetëve dhe autorëve të ndikuem prej traditës, ku ë-ja shpesh bie e zavendësohet me apostrof ('), te Bardhi ë-ja nuk mungon me dalë as në trup (rranjë) të fjalës, as ndër mbaresa e fundore. Rastet e ranies së saj janë tepër të rralla.
ë fundore që ka humbë edhe në tosknisht:
me gnofune = me njoftun (g.)10) për të njohur (t.)
me mbeliedhune = me mbledhë, me mbledhun (g.); për të mbledhur (t.)
katere {katërë} = katër (g., t.)
msefune = mshefun (g.); fshehur (t.)
piepene = pjepën (g., t.)
i schiepene = i shqepët (g.) (me kuptimin i çalë), i shqepur (t.)
te butete = të butët (me kuptimin butësi)
aresyene = arsyen (g., t.)
zemere = zemër (g., t.)
ghistate - gishtat (g., t.)
ë në trup të fjalës e humbun në gegnisht
pelumb {pëllumb}= pllum (g.); pëllumb (t.)
aste {ashtë} fort mire = asht fort mirë
vecesse {veçëse} = veçse
cheha {këha} = kha (si në eja kha)
lachemuess {lakëmues} = lakmues
ë e këmbyeme me r
culostre = kulloshtër (g., t.)
me sterguem - me shtrëngue
ë në trup të fjalës e ruejtun
fedighe fëtigë (me kuptimin punë) e hasun në dy dialektet madhore të shqipes
piepene - pjepën (g.); pjepër (t.)
Me këto pak shembuj të masipërm vërehet se në shqipen e shekullit të 17-të ë-ja ka pasë vend ma të madh sa edhe në tosknishten e sotme, dhe pa dyshim ka qenë e pranishme ku e ku ma tepër se në gegnishten e sotme.
chezielete {këthjellëtë} - i kthjellët (g., t.)
petech {petëk} - petk (g., t.)
piepeni {piepëni} - pjepni (g.), pjepri (t.)
tineee {tinëzë} - tinëz (g., t.)
tieterine {tietërinë} - tjetrin (g., t.)
Emni
Në shqipen e Bardhit dallohen veçan e me frekuencë emnat e gjinisë asnjanëse.
- emna asnjanës prejfoljorë
tebaam; tederguemite; tedesceruem; teditunite; tedhimunite; tefolete; terefyemunit; telaam; temfryym; tetraituem; tethirrunit; tevraam
- emna asnjanës prejmbiemnorë
tebucurite; tedelirete; tehollete
Pjesëza te del ngjitun me rranjën e emnit thuejse rregullisht, me përjashtime të rralla, të cilat druej se janë lajthitje shtypi.
Emna abstraktë të formuem prej emnave të gjinisë asnjanëse
Shqipja i ka lëshue rrugës emnat e gjinisë asnjanëse e pak syresh kanë mbetë sot, dhe ato janë shumica të ruejtun në të folme popullore (mjaltët, ujët, djathët). Te Bardhi, përkundrazi, emnat abstraktë formohen gati rregullisht prej emnave të gjinisë asnjanëse të prejardhun nga mbiemna a numërorë.
te bucurite {të bukuritë} = bukuri
te butetete {të butëtë} = butësi
te trascete {të trashëtë} = trashësi
te dhietate {të dhjetat} = dhjetëshe
te uerbitete {të verbëtitë} = verbësì
Mbiemni
Te Bardhi gjejmë mbiemnat e nyjshëm e të panyjshëm. Nyja heraherës i bashkangjitet mbiemnit.
i zij (i zi); i paa sosune (i pasosun) ; drita ebarze (drita e bardhë)
Izij Detiti11){i zij detiti}; te Scintesse Kisce Cattoliche (të Shintësë Kishë Katolike); pa të maz error (pa të madh error) (ven re pozicionin e mbiemnit para emnit, tashma e sferës poetike).
Nyja ndonjiherë nuk shënohet në fjalor (ndoshta asht gabim shtypi).
Shkallët janë të formueme qartë: (is) mire - maa i mire (sipërorja e mire del njilloj si krahasorja, ndoshta lajthitje apo harresë e autorit); mai cheich (do të ishte ma icheich) (ma i keq; sipërorja del ma i chiech, scume i chiech)
Prapashtesa zvogëluese
- ez (ee) barkeea - barkëza; pakeee - pakëzë; kordheee - kordhëzë; micheseea - mikeshëza
- th (x) i rijz - i rijth; zoghz - zogth; dialez- djalëth; dizionarz- dicionarth; michez - miketh; spirtezi - shpirtëthi
- ethe (exe) libreze - libërth
Ndikime e huazime
Te Bardhi aty-këtu hasen ndoca ndikime prej gjuhëve fqinje. Në fjalorin e tij ende nuk kanë hyrë fjalë sot në përdorim të përditshëm si babë, nanë (baba, nënë).
udobi (volì, -a) asht ndër të paktat huazime prej serbishtes.
curban {kurban} = viktimë, nga turqishtja.
Shqipja e termave kishtare natyrshëm merr prej latinishtes e italishtes.
Pranohet përgjithësisht se parafjalët, ndajfoljet, numërorët, pjesëzat, e pasthirrmat janë ajo pjesë e fondit të fjalëve të nji gjuhe që ma pak brehen e pësojnë ndryshime në rrjedhë të kohës. Ato pak gja lëshojnë udhës dhe vijnë deri në ditët tona pothuejse të paprekuna e të pandikueme nga fenomene fonetike si asimilimet, errësimet, përkëmbimet, umlatutet, elidimet etj. Si të tilla ato mund të bahen objekt studimi të veçantë e mbi to të gjykohet me metoda përngjasimi e krahasimi, tue e shtri rregullin e përftuem prej atje në pjesë të tjera të ligjëratës. Këto janë gurët e themelit mbi të cilat krahasimet bahen ma të lehta.
Numërorë
gna - nja
dy
tre
cattere - katërë
pesse - pesë
giascte - gjashtë
state - shtatë
tete - tetë
nande - nandë - nëntë
ziete - dhjetë
gnambeziete - njambëdhjetë
dymbeziete - dymbëdhjetë...
gnaeet - njazet
gneet egna - njazet enja
gnaeet edyy - njazet edy
gnaeet etrij - njazet etrij...
triziete - tridhjetë
caterziete - katërdhjetë
pesseziete - pesëdhjetë...
gneghind - njeqind
dyghind - dyqind
treghind... - treqind
tete ghind - tetë qind
nandë ghind - nandë qind
gnemije - njëmijë
dyy mije - dy mijë
ziete mije - dhjetë mijë
cater ghind mije - katër qind mijë
Ven re do inkonsekuenca në shkrimin e numërorëve të përbamë - herë të përngjitur, herë të ndamë, si dhe dy trajtat e numërorit themelor gna e gne (nja e një) : gna, gnambezjete e gnemije (e jo gnamije).
Gna {nja}= nji (g.), një (t.) sot e hasim ne shqipe te shprehja nja dy vetë (herë, ditë etj.). Nja e shqipes së sotme duket si nji kontaminim i nji (një) + a = nja. Pra do të ishte nji a dy vetë që ka dhanë nja dy vetë.
Vlen me u ndalë te ky dallim e me përcaktue se cila asht trajtë ma e përhapun dhe pse ky ndryshim. Se këtu s'bahet fjalë për inkonsekuencë, kjo kuptohet lehtë kur shohim gne të dalë dy herë rregullisht në gneghind - njëqind dhe genmije - njimijë, teksa gna në tekste të ndryshme del përherë njilloj (Gnana dorœ laan tietrene). Ndoshta të dyja trajtat kanë bashkekzistue në shqipet të asaj periudhe, siç mund të nxirret nga krahasimi midis mbendognauend {mbëndonjavend}, gnetieter here {njëtietër herë} dhe Gna here {nja herë}.
Sot prej gna {nja} dhe gne {një} kemi nji dhe një, por në shqipen e sotme nuk mungon të shfaqet edhe trajta e vjetër nja, në zonën e Shpatit Mal të Elbasanit; ose nja në fjalëformime me -nja: ndonjani (g.); apo në shprehje nja dy vetë.
Ndajfolje e shprehje ndajfoljore
Në kapitullin IV (f. 199), Bardhi jep nji listë bukur të plotë ndajfoljesh12) kohe, vendi, mënyre, sasie etj. Po rendit disa syresh me interes për me provue vazhdimësinë dhe pandryshueshmëninë në kohë.
Ndajfolje e shprehje ndajfoljore të vendit
atiè {atie} = atje
Che ha {kë ha} = kha; këtej
chetu {këtu} = këtu
cù ve {ku ve} = ku vete
Kahauien {kahavien} = nga vjen
mballe {mballë} = në ballë; ballas
mbanete diazzte {mbanëtë diathtë} = më të djashtë; në anën e djathtë; djathtas
mbanete stemangte {mbanëtë shtëmagntë} = më të majtë; në anën e majtë; majtas
mbecuenb {mbëçvend} = në ç'vend
mbegizzeuend {mbëgjithëvend} = gjithandej
mbendognauend {mbedonjavend} = në ndonji vend
mbetà {mbëta} = mbi të; sipër
mbete diaztet {mbëtë diathtët} = në të djathtë
mbete stemangtet {mbëtë shtëmagtët} = në të majtë
mbijta {mbita} = më sipër
mbrappa {mbrapa} = prapa
mbrenda {mbrenda} = brenda
ndene cambe {ndënë kambë} = nën kambë
ndenetà {ndënëta} = nën të
ndiere cù {ndierë ku} = deri ku
ndieri {ndieri} = deri
ngiat {ngjat} = ngjat, pranë
per mbij maiete {për mbi majëtë} = pëmbi majë
periasta {përiashta} = përjashta
permbrappa {përmbrapa} = përmbrapa; prapa; nga prapa
permbrenda {përmbrenda} - përbrenda
perpara {përpara} = përpara
preiselargu {preisëlargu} = prej së largu; nga larg
rezerez {rethereth} = rretherreth; rretheqark
Ndjafolje e shprehje ndajfoljore të kohës
cuur {kur} = kur
ende {ende} = ende
ghizzehere {gjithëherë} = gjithëherë; gjithmonë
gnaidite {njaidite} = një ditë
mbasnessere {mbasënesërë} = pasnesër
nattene {natënë} = natën
ndatecias {ndateças} = në ate çast
ndatemot {ndatëmot} = në ate kohë
ndatomote {ndatomote} = atëherë; aso moti
ndenatenet {ndënatënët} = ndajnatë
nesere {nesërë} = nesër
pachmot {pakmot} = pak ma parë
parediei {pardiei} = pardje
raal {ral} = rrallë
scume mot aste {shumë mot ashtë} = ka shumë kohë (që...)
sod {sot} = sot
spesc {shpesh} = shpesh
tas {tash} = tash
vone {vonë} = vonë
gna here {nja herë} = nji herë
perseriù {përsëriu} = përsëri; prapë
trij here {trij herë} = tri herë
Shprehje të përfshira në listsën e ndajfoljeve
asctu ascte {ashtu ashtë} = ashtu asht
iò {jo} = jo
paarene {parenë} = pa rrenë
vertet ascte {vërtet ashtë} = asht vërtet
chiofte largh {qoftë larg} = qoftë larg
mirese arzte {mirëse arthtë} = mirëseerdhët
ruei, ruei {ruei ruei} = ruej, ruej; hap sytë
eotyne e zaste {zotynë e thashtë} = e thantë zoti
eotyne elargohofte {zotynë e largoftë} = zoti e largoftë
eotyne eprufte {zotynë e pruftë} = e pruftë zoti
maa pare {ma parë} = ma parë
mbasandai {mbasandai} = mbasandaj; pastaj
mbaschessoie {mbaskësoje} = pas kësaj
ndeeuone {ndëevonë} = në të vonë
ndete sosunit {ndëtë sosunit} = në të sosun; nga fundi
chischee {kishke} = çfarë ke
perse {përse} = përse; pse
perssechstu {pësekështu} = përse kështu
possi {posi} = posi
possi kau {posi kau} = si kau
possiguur {posigur} = si gur
possi nierij {posi nieri} = si njeri
possi dreghi {posi dreqi} = si dreqi
mire {mirë} = mirë
bucure {bukurë} = bukur
trimenist {trimënisht} = trimnisht
cheich {keq} = keq
zbuluem {zbuluem} = zbuluem
vdob {udob} = mbarë; volitshëm
scume {sumë} = shumë
pacheee {pakëzë} = pakëz
meiaft {mëjaft} = mjaft
cus di {kush di} = kush e di
eia gne cias {eja një ças} = eja nji çast
prit, prit {prit, prit} = prit pak
ghischa {gjishka} = gjithçka
ghiscdo {gjiçdo} = çfarëdo
iam chetu {iam ketë} = jam këtu
pertene eone {përtënë zonë} = për atë zot
pertene eone ghi aste mbij chielt {përtënë zonë qi ashtë mbi qiellt} = për atë zot qi asht në qiell
per buchet, e perkrypet {për bukët, e përkrypët} = për (këte) bukë, e për (këte) krypë
peruenet ghi pijme {përvenët qi pijmë} = për (këte) venë qi pijmë
per kryete Perendijsse {për kryetë perëndisë} = për krye të Perëndisë
per kryettem {për kryettem} = për kokën time
per scpatat ghi baaim {për shpatat qi bajm} = për shpatat qi mbajmë
perkete chryg e per kete Vngijl {përkëtë krygj e për këtë Ungjill} = për këte kryq e për këtë Ungjill
perchriest e per Scenmerij {përkrisht e për Shënmëri} = për Krisht e për Shën Mëri
basche {bashkë} = bashkë
mbenga uend {mbënja vend} = në nji vend
mbasche me mamene, e me tatene {mbashkë me mamënë, e me tatënë} = bashkë me mamën e me babën
mosban {mosban} = mos ban
mos zue {mos thue} = mos thuej
letescogne {letëshkonjë} = le të shkojë
Parafjalë
cundre = kundër (cundre iuu = kundër jush; cundre animichiet = kundër anmiqve)
mb = në (mb ghiel = në qiell; mb eemere = në zemër)
mbas = mbas; pas (mbas meeie = mbas (pas) meje; mbas moortiet sime = pas mortjes sime)
me = me (me Pepene = me Pjetrin)
n = (n eotit = zotit; n chielscit = qiellit; n eiarmit = zjarrit)
ndai = ndaj (ndai mamene = ndaj mamës; ndai kisset ndaj kishës)
nde = në (nde strat = në shtrat; nde gytet = në qytet; nde malt = në mal)
nder = për (nder tyy eotyne ka me gycuem = për ty do të gjykojë zoti)
ngiat = ngjat; pranë (ngiat stepijsse = ngjat shtëpisë)
paa = pa (paa duer = pa duer; paa denare = pa pare; pa miecre = pa mjekër)
per = për (per tene eone ghi aste gna i maz = për atë zot q'asht nji (e) i madh; per cryet tem = për kokën time; per feet te Christit = për fe të Krishtit; per bucche = për (kët, ate) bukë)
perpara = përpara (përpara iauesse = para javës; perpara stepijsse = përpara shtëpisë)
te = tej (te deetine = tej detit; te peruene = tej përroit)
Me aq material sa jepet ma sipër duket e lehtë me u hedhë në përfundimin se shqipja e Bardhit në këto kategori gramatikore (numërorë, ndajfolje, parafjalë) fort pak ka ndryshue në 363 vjet.
tejshkrime
Këtu ma poshtë vijojnë copëza të zgjedhuna, që ndihmojnë me krijue nji ide të qartë për sintaksën e shqipes së asaj periudhe.
Rreshti i parë: origjinali
Rreshti i dytë: tejshkrimi fonetik
Rreshti i tretë: në shqipen e sotme
Nga parathania
... e gjizzesaakaffscete iane nde chete zoppeee Libre
e gjithësakafshëtë ianë ndë këte copëzë Libre
e gjthçka janë në këte copëz libri
iuuna fialle per fialle, e maa pare mbe dissa visse vuna
ivuna fjalë për fjalë, e ma parë mbë disa vise vuna
i vuna fjalë për fjalë, e ma parë në disa vende vuna
Latinist, e mbe te tiera vuuna maa pare fiallene,
latinisht, e mbë të tiera vuna ma parë fialënë
latinisht, e në të tjera vuna ma parë fjalën
e riestne Arbenist, ani perfundit Latinist, astu ghi,
e rieshtnë arbënisht, ani përfundit latinisht, ashtu qi
e rrjeshtin arbnisht, pastaj përfundi latinisht, ashtu që
ata ghi te fedighene, ete duene me zane ghiuhene
ata qi të fëdighenë, etë duenë me xanë gjuhënë
ata që punojnë e duen me nxanë gjuhën
Latine maa mire, e maa vdob tu vigne. Persse vece dyy
latine ma mirë, e ma udob tu vinjë. Përse veçe dy
latine ma mirë, e ma lehtë t'u vijë. Se veç dy
caffsce (te dascunite mij) me styne, eme nzitne
kafshë (të dashunitë e mij) më shtynë, emë nxitnë
gjana (të dashtunit e mi) më shtynë, e më nxitën
meu fedigune eme nchezyem chete Libreee: epara chie
meu fëdigunë e me nkëthyem këte librezë: e para kie
me u përpjekë e me kthye këte libërth: e para qe
me stijm bellegh gizze atyne ghi mundegne me nchezyem
me shtijm beleg gjithë atyne qi mundenjë me nkëthyem
me u ba thirrje gjithë atyne që munden me përkthye
ndoonja zoppe Libre per ndimete feesse, e te doress sane...
ndonja copë libre për ndimetë fesë, e të dorës sanë
ndonji copë libri për ndihmë të fesë, e të dorës sonë
...Ma tietre ciu zom scam, vecesse vlus gizzeve
ma tietrë çu thom skam, veçëse ulus gjithëve
ma tjetër ç'u thom s'kam, veçse u lutem të gjithëve
me te prugnete te me ndieni ete me scueoni
me të prunjëtë të më ndieni etë më skuzoni
me përulje të më ndieni e të më skuzoni (falni)
persse smuita maa mire mee nchezyem, me mbuscune,
përse smuita ma mirë mee nkëthyem, me mbushunë
se s'mujta ma mirë me e përkthye, me e mbushë
emee nderechiune...
emee ndrequnë
e me e ndreqë
...smerzene ndemend scume emena, e scume fialle
smerdhënë ndëmend shumë emëna, e shumë fialë
s'më ranë ndër mend shumë emna e shumë fjalë
me i vuum Arbenist; e einima besse, se hina mee lane...
me i vum Arbënisht; e zinima besë, se hina mee lanë...
me i vu Arbnisht; e zimëni besë,se gati e lashë...
Nga proverbat
Te Kekihate mbsognene
{të këqiatë mbësonjënë}
Të këqiat të mësojnë (ose E keqja (nevoja) të mëson)
Nieriu iurte gizecafscene tndom (ns)
{nieriu i urtë gjithsefafshënë tndon}
Njeriu i urtë provon gjithçka
Memijte hŕ, e pi, e treghmos ban
{memijtë ha, e pi, e tregmos ban}
Me miqtë ha, e pi, e tregti mos ban
Gnana dorś laan tietrene, ete dyyia laagnene fachiene
{njana dorë lan tjetrënë, etë dyja lanjënë faqenë}
Njana dorë lan tjetrën, e të dyja lajnë faqen
Gna nierij ghi kaa scume fiale gna iscurzene emund
{nja nieri qi ka shumë fialë nja i shurdhënë e mund}
Nji njeri qi ka shumë fjalë (njai) shurdhin e mund
Anemicu plach, stebahete curre mich, e nde tu mbafte sbahete idereite
{anëmiku plak, stëbahetë kurrë mik, e ndë tu mbaftë sbahetë idreitë}
Anmiku i vjetër s'të bahet kurrë mik, e në t'u baftë, s'bahet i drejtë (ose i mirë)
Schiferi sgittete mbas mi zascit
{skifteri sgjitetë mbas mizashit}
Skifteri s'ngjitet pas mizash (ose s'gjuan miza)
Ma mire me hestune, se scume me fole13)
{ma mirë me heshtunë, se shumë me folë}
Ma mirë me heshtë, se me folë shumë
Vuuai asso stepie cu chendon Pulla, e Gielli hesten
{Vuaj aso shtëpie ku këndën pula, e gjeli hestën}
Mjerë ajo shtëpi ku këndon pula e gjeli hesht
Si te bais, astu chie megietune
{si të bajsh, ashtu ke megjetunë}
Si të bash, ashtu ke me gjetë (ose ç'të bash do të gjesh)
Saste iurte Ai ghi mberscel Derenee oborrit mbassi iuozne Kaane, oò zijte
{Sashtë iurtë ai qi mbërshel derënë e oborrit mbassi ivodhnë kannë, o thijnë}
S'asht i urtë ai qi mbyll derën e oborrit mbasi ia vjedhin kaun, ose derrin
Nga shënimi për ndreqjen e gabimeve
Admonitio de erroribus
Tve mos dijtune Stampatorete ghiuhenee Arbenesce, ndoonesse vne iemendogne,
{Tue mos dijtunë shtampatorëtë gjuhënë arbneshe, ndonëse unë i emendonje}
Tue mos ditun tipografët gjuhën arbneshe, ndonëse unë i ndreqja,
ei nderegne fiallete, persseriu nchezeine efeieine mbe dissa visse:
{ei ndëregjne fialëtë, përsëri u nkëthejnë e fëjejnë mbë disa vise}
e i ndreqja fjalët, përsëri kthehen e prishin në disa vende;
prastù dissa error ghi muita indereghia, ei vuna gizze basche,
{prashtu disa error qi mujta i ndreqa, e i vuna gjithë bashkë}
prashtu disa gabime që mujta i ndreqa, e i vuna të gjithë bashkë
e mundeni me igetune chetu perfundi me tegnefunat;
{e mundeni me i gjetunë këtu përfundi me të njefunat}
e mundeni me i gjetun këtu përfundi me të njehunat
ete tierete ilae vrtijsse sai, ghi ti emendogne paa nyterime, e paa eaa
{e të tjerëtë i la urtisë sai, qi ti emendonjë pa nitërime, e pa za}
e të tjerët ia la urtësisë suej, qi ti ndreqë ma zhurmë e pa za
flass chestu, pse vdob chiste cusc me stremenuem bueete
{flas kështu pse udob kishte kush me shtremnuem buzëtë}
flas kështu, pse ndoshta dikush kishte me shtremnuem buzët
e me scundune kryete mbe vepera te teireue,
{e me shkundunë kryetë mbë vepëra të tierëve}
e me shkundun kryet për veprat e të tjerëve
maa me vum dorene mbe Pendet, e me sietune pach
{ma me vum dorënë mbë peëndët, e me shitunë pak
se sa me marrë penën në dorë, e me shitë pah (mend)
hoc opus hic labor
sicuur me zane cheto festijr iane,
{sikur me thanë këto vështir janë}
sikur me thanë se këto janë të vështira
e scume vete chisne me sterguem crahete
{e shumë vetë kishnë me shtreguem krahëtë}
e shumë vetë kishin me rrudhë krahët
e me zane sesmundign, e siam ieoti: itaque mitè corriges.
{e me thanë se smundinj, e sjam i zoti}
e me thanë se s'mundin e s'janë të zotë.
Tejshkrimet e masipërme i solla për tregim se shqipja e Bardhit lexohet e kuptohet me nji përpjekje minimale, për secilindo që ka pak durim dhe njohuni bazë. Filli i përbashkët i shqipes së shtrime në gati katër shekuj asht kudo, dhe ma shumë se në çdo sferë tjetër ai shfaqet në gurët e paluejtshëm të gjuhës: numërorët, përemnat, parafjalët, ndajfoljet, emnat e muejve, emnat e vendeve.
Nga fjalësi i Falorit Latinisht - Shqip14)
F j a l ë
acule {akulë} = akull
ane {anë} = enë
barcte {barktë} = barku
bressene {breshënë} = breshën
bueemaz {buzëmadh} = buzëmadh
cafsce15){kafshë} = gja; send
calli {kali} = kali
cambe {kambë}= kambë
cherchuem (me) {me kërkuem} = me shijue; me provue (shijen e diçkaje)
cheta {këta} = këta
chetu {këtu} = këtu
coccia {koçia} = koçia (karrocë ka katër rrota)
cperbleem (me) {me çpërblem} = me shpërblye
crahane {krahanë} = krahën
crefune (me) {me krefunë} = me krehë
creuet {krevet} = krevat
crypa16){krypa} = krypa
curuar {kurvar} = kurvar
darca {darka} = darka
delendyssa {delëndysha} = dallëndyshja
dereit {dëreit} = drejt
die {die} = dje
dobia {dobi} = fitorja
dobites {dobitës} = fitues; fitimtar; ngadhnjimtar
zaanë (me) {me dhanë} = me dhanë; me dorëzue
zuna {dhuna} = dhunë
zunisst {dhunisht} = dhunisht; dhunshëm
zee {dhe} = dhè
ezi {eci} = eci
fedigune (me) {me fëdigunë} = punoj; lodhem; mundohem
fiale {fialë} = fjalë
frighe17) {frik/gë} = frikë
fughia {fuqia} = fuqia
fyti {fyti} = fyti
Gerghia {gerqia} = Greqia
giel {gjel} = gjel
giez {gjeth} = gjeth
gind {gjind} = gjind; njerëz
giugnete {gjunjëtë} = gjunjët
gnofune18){njofunë} = i (e) njoftun
gosde {gosdë} = gozhdë
granist19){granisht} = granisht
grig {grigj} = grigjë
grune {grunë} = grunë
gryka {gryka} = gryka
gytette {gjytetë} = qytet
hana {hana} = hana
hassele {hasël]} = hasëll
helb {helb} = elb
hijz {hijth} = hith; hithëna
hiri {hiri} = hiri (i Perëndisë)
humb20) {humb} = thikë e plorit
hunde {hundë} = hundë
iaua {iava} = java
kafsce {kafshë} = send; gja
korzeee {kordhëzë} = kordhëz; litarth
kussaar {kusar} = kusar
lacurigi {lakurigji} = lakuriqi; lakuriqësi
lend {lend} = lende (dushku)
lescetaar {leshëtar} = leshator
lypune (me) {me lypunë} = me lypë
mereculuem (me) {me mrekuluem} = me mrekullue; me habitë
mcat {mkat} = mëkat
mielssa {mielsa} = mjelësja
mij {mij} = mi-u
mocim (i) {i moçim} = i moçëm
moortia {mortia} = mortja
msefune {mëshefunë} = mshefun (i, e)
muschenij {mushkëni} = mushkëni (e bardhë, e zezë)
myea {miza} = miza
ndeer {nder} = nder
ndeer {nder} = nder (Mos me eane per ndeer s'e za për nder; s'e quej për nder)
ndeeria {nderia} = nderja; nderimi
neeeu {ndheu} = prej dheu
nndierichetu {nndierikëtu} = deri këtu
ngalegnimi21){ngalënjimi} = ngadhnjimi
ngalegnyes {ngalënjyes} = ngadhnjyes
nierij {nierij} = njeri; nièri (në shkodranishte)
ntremueis {ntremuejsh} = tremuejsh; tremujor
paguem (me) {me paguem} = me pague
piche {pikë} = pikë
plechenia {pleknia} = pleqnia
pleitee cuuendit {pleitë e kuvendit} = pleqtë e kuvendit; pleqësia (sentatorët)
pluer {pluer} = pluer; plor (i parmendës)
porza {pordha} = pordha
priftenia {priftënia} = priftnia
priftenessa {priftënesha} = priftnesha
rana {rana} = rana
reffeeia22){rëfeia} = rrufeja
rue (me) {me rue} = me rrue
ruess {rues} = rrues; berber
scegetta {shëgjeta} = shigjeta; shgjeta
scescugneea {sheshunjëza} = shëshunjëza
siap {siap} = cjap; sqap
sod {sod} = sot
stasse {shtasë} = shtazë
statpulqyer {shtatpulqyer} = shtatpulqyer; gishto
stratz {shtratth} = shtratth
stund (e) {e shtund} = e shtunë
sciogheria23){shokëria} = shoqnia (g.), shoqëria (t.)
sciume24) {shumë} = shumë
suume* {shumë} = shumë
tafferite {tafëritë} – afërsi
temalas (i)25) {i temalas} = tejmalas, ose {tëmalas} sot kemi tërmal
termech {tërmek} = tërmet
trijviets {tivjeç} = trevjeçar
trungh {trung} = trung
zate {thatë} = (i, e) thatë
zana (te) {të thana} = thanie; të thana; proverba
zirete (te) {të thirëtë]} = të thirrunit; thirrje
vertytia {vërtytia} = virtyti
vettetime {vetëtimë} = vetëtimë
vessune (me) = me veshë
vrz {urth} = urth
zana {thana} = thana
zy {thi} = thi; derr
ziu {thiu} = thiu; derri
eemera {zemëra} = zemra
zilli (i) {icili} = i cili
S h p r e h j e
baam perte cpeite (ndoshta speite) {bam përtë çpejtë} = i bam me të shpejtë (me ngut)
barchte cù iet fosgna {barktë ku jet fosnja} = mitra
drita esyut26){drita e syut} = drita e syut; bebe e synit
cafse e ree {kafshë e re} = gja e re
fercoi ballete {fërkoi ballëtë} = fërkoj ballin
mai naltij gizeue {mai naltij gjithëve} = ma i nalti i (të) gjithëve
mai cheich {mai keiq} = ma i keq
mbe chisdo anet {mbë çishdo anët} = nga çdo anë
mbegizeanete {mbëgjithë anëtë} = në të gjitha anët; gjithandej
mbenja besse {mbënja bessë} = (i, e, të) bashkuem
me baam cundre {me bam kundrë} = me shkelë (nji rregull)
me eicune me kraba, nuer(s) perzee si giarpeni {me ecunë me kraba, nuer përdhe si gjarpëni} = me ecë me krraba; me duer përdhe si gjarpni (gjarpnoj)
me hiecune vethei {me hjekunë vet'hei} = me tërheqë nga vetja
me mbaitune giaal me giele27) te vobegite {me mbaitun gjall me gjellë të vobegitë} = me mbajtë gjallë me gjellë (me ushqim} të vobegtë
me nchezyem ngai giuhe mbe ngai tie(t)re {me nkëthye nga i gjuhë mbë nga i tietërë} = kthej nga nji gjuhë në nji tjetër
me perdijm pa pertypune {me përdim pa përtypunë} = me kapërdi (me gëlltitë) pa përtypun (ushqimin)
me zane nder duer {me dhanë ndër duer} = me dorëzue; me tradhtue
ndierete vign ù {ndierëtë vinj u} = deri sa të vij unë
scoitee ndenedeet {shkojtë e ndënëdet} = shkambijt e nëndetit; shqemet e nëndetit
stepia e diemnet {shtëpia e diemnet} = shtëpia e djajvet; ferri
te zimtunite fytit {të dhimtunit fytit} = dhimbje e fytit
te zimtunijtee gruesse cuur len fosgna {të dhimtunitë e gruesë kur len foshnja} = dhimbjet e grues kur len foshnja (të premet e lindjes)
teftofete me te drizztune {të ftofëtë me të drithtunë} = të ftoftë me të dridhuna
vendi cuiane28) katere uze {vendi ku janë katërë udhë} = vendi ku janë (priten) katër udhë; udhëkryq
eaath29) i vogele {zath i vogëlë} = za i ulët
me nchezyem mbestepij30) {me nkëthyem mbështëpi} = me (u) kthye në shtëpi
me essosune perssedyti {me esosunë përsëdyti} = baj përsëdyti
* * *
Shpresoj se këto pak fjalë do të tërheqin vemendje për nji punim të plotë në Fjalor të Bardhit dhe nji botim për studentët e gjuhës shqipe.
Me mjetet e shkencës sot, me programatorë të sofistikuem, të përgatitun veçmas për gjuhën shqipe, nuk do të ishte e pamundun të ndërmerreshin hapa të guximshëm në studimin e shqipes, dhe ndoshta, me imagjinatë e mendje të hapun, do të arrihej të bahen studime krahasuese me interes.
Në mënyrë provokuese po hedh mendimin se Instituti i Gjuhësisë në Tiranë a Prishtinë, apo në Tetovë, do mund të krijonte nji qendër të kompjuterizueme për me hedhë në nji të ashtuquajtun database gjithë kartotekat e fjalëve dhe shprehjeve të mbledhuna në vite, të gjithë botimeve të Institutit të Folklorit, pa lanë jashtë Visaret e Kombit. Me nji bankë të tillë fjalësh, që do të ishte vetëm fillimi i punës, shkencëtari do të kishte materialin bazë për me nisë nji projekt studimor. Prej kësaj baze, mund të kalohet mandej në kompjuterizimin e gjithë materialit të shkruem të Buzukut, Bardhit, Bogdanit, Matrëngës. Pra e gjithë shqipja mesjetare (shek. 16-17-të) do të sistemohej. Përpara Buzukut shqipja nuk ka dokumente të shkrueme, kjo dihet, përveç formulës së pagëzimit të Pal Engjëllit.
Përmbas Buzukut nuk mungojnë botime shqipe, ndonëse intervali kohor nga njani te tjetri asht i madh. Megjithate, shqipja e Naimit dhe bashkëkohësve të tij, asht nji material gjuhësor i mjaftueshëm, i zhvendosun dy shekuj pas katërshes katolike (Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani).
Nji nga epërsitë që paraqet ky material gjuhësor i shek. të 18-19-të asht se shqipja, tue qenë nji gjuhë e palavrueme, e ndalueme, dhe e pashkrueme për nji kohë të gjatë nën sundimin otoman, ka me i hapë pak vështirësi studiuesit sistematik.
Midis Buzukut e Bardhit ekziston nji kufi kohor gati njishekullor; gjatë kësaj kohe shqipja doemos ka ndryshue, thanë ma saktë, ka evolue. Atëherë tue marrë për bazë rregullat kryesore të zhvillimit të shqipes në nji shekull, nuk do të ishte e vështirë me kalue në krahasimin e ndryshimeve (evolucionit). Si të nxirren në sistem rregullsitë e ndryshimeve fonetike, morfologjike, e sintaksore të shiqpes në këte ndërmjetë shekullore, nuk do të ishte punë fort e vështirë me u hedhë në krahasimin e të dhanave që dalin kësisoj me ato materiale gjuhësore të shumta që janë në dispozicion falë qëmtimeve të përmbledhuna në Visaret e Kombit, apo në botime të tjera.
Si të jetë përcaktue rregullsia e evolucionit të shqipes nga Buzuku deri në ditët tona, pra kahja pozitive e zhvillimit, shkencëtari informaticien mund të ndërmarrë nji hap në kahe të kundërt tue ndërtue ekuacione që e çojnë shndërrimin në drejtim të shqipes në mesjetën e hershme.
Me qëllim që punimi të bahet sa ma i besueshëm, studiuesi mund të kërkojë ndihmën e punimeve krahasuese të anglishtes e gjermanishtes, të italishtes, frengjishtes, spanjishtes e rumanishtes, përkatësisht për evolucionin e këtyne gjuhëve dhe arritjen e stadit modern.
Sa për kureshtje, po përmend se kur lexoja në origjinal Cantebury Tales të Çosërit, që asht si me thanë Dekameroni i anglezëve, e kisha vështirë me e përqasë anglishten e shek. të 14-ë me ate të Shekspirit (shek. 16-të). Due me thanë me këte, se shqipja e autorëve tanë të parë (Buzuk, Bud, Bogdan e Bardh) asht ku e ku ma e afërt me shqipen moderne se sa anglishja e Çosërit me anglishten e sotme.
Në krye të këtij shkrimi pyeta: Shqipja e Bardhit asht gegnisht apo tosknishts Pyetja del pa vend në ate që s'asht as njana as tjetra. Për mue ashtu thjesht shqipja e folun dhe e shkrueme njish në nji trevë mbarëshqipare.
Pavli Qesku
20 mars 1998
------------------------------
1)Koleksionistja ka pasë kujdes me i bashkangjitë çdo libri shënime bibliografike të kohës. Në Fjalorin e Frank Bardhit, ka shënue me laps, në shënimin bibliografik me nji fletë të veçantë, nji emër (Mrs. Pasukianiss) dhe datën qershor 1978, me sa duket, data e blemjes së librit.
Në këte fletë lexohet sa ma poshtë:
libri i parË shqip
Blancus Franciscus Dictionarium Latino Epiroticum, Una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis.
Rome, Typ. Sac. Congr. de Propaganda fide, 1653.
8vo: në faqen e titullit ka vulën rrethore të kongregacionit të gdhendun në dru.
Botimi i parë i librit të parë në gjuhën shqipe. Autori ishte shqiptar, (Bardhi) dhe qe shkollue si misionar katolik. Kjo vepër, si shumë të tjera të botueme nga Kongregacioni, shërbente si doracak për misionarë të tillë. Përveç fjalorit të plotë latinisht-shqip, libri përmban edhe tetë kapituj të shkurtën për të dhana bazë të gramatikës si dhe lista fjalësh me përkthimet italishte dhe turqishte. Kapitulli i fundit përmban një përmbledhje me 11 faqe proverbash shqipe.
Për me përfaqësue tingujt e shqipes janë përdorë tre shkronja ma shumë, dhe nji shënim shpjegues për përdorimin dhe shiptimin e tyne.
Libri asht i rrallë.
Këtu vlen të shënohet thania e pasaktë "botim i parë i librit të parë në gjuhën shqipe", çka tregon se hartuesi i anotacionit nuk e ka pasë dijtë se ekzistonte Meshari i Gjon Buzukut (1555). (P.Q.)
2)Në maj 2000, nji ekspozitë me pak a shumë të njejtat libra u hap në Kolegjin e Itonit.
3)Plot 80 vjet pas botimit të Mesharit të Buzukut.
4) Për hir të saktësisë duhet thanë se në tabelën e landës jepen shtatë kapituj, po aq sa janë në të vërtetë, edhe pse radhitësi kapitullit VII i ka shtue nji I, dhe e ka ba VIII. Tue u nisë nga ky gabim, anotuesi anglez thotë se ka tetë kapituj të shkurtën.
5)nd - ndene kunorete (nën kunorë); ndeper ate vend (nëpër atë vend)
mb - mbenjane (mënjanë); bumbelues = bubullues
nk - me nchethyem (me u kthye)
6)Këtu po jap të pjesë ngaë teksti i shënimit për ndreqjen e gabimeve, me tejshkrim në gjuhën e sotme.
Admonitio de erroribus
Tue mos dijtunë tipografët gjuhën arbëneshe, ndonëse unë e mendonje, e i ndëreqnje fjalëtë, përsëri u nkëthenjnë e fëjejnë mbë disa vise; prashtu disa error (gabime) qi mujta i ndreqa e i vuna gjithë bashkë, e mundeni me i gjetunë këtu me të njefunat; e të tjeratë ia la urtijsë faji qi ti emendonjë (ndreqë) pa nytërime e pa za; flas kshtu përse udob kishte kush me shtrembuem buzëtë e me shkundunë kryetë mbë vepra të tjerëve, ma me vum dorënë mbë Pendët ...
7)Në Elbasan qenë vendosë mbas 1948-ës mjaft të shkulun prej Çamërie. Kanë pasë nji lagje të vetën përtej urës së Shkumbinit, por me kohë disa familje qenë vendosë në qytet.
8)Në shprehjen me zanë fill fjala fill del në dy trajta: fijl dhe fill. Ndoshta prapë kemi të bajmë me pasaktësi të radhitësit.
9)Mungesa e nji shënimi për çashtje të ë-së asht fort intriguese dhe u len vend hamendjeve të shumta. Të mendosh që shqipja nuk e kishte ë-në aso kohe, duket e pabesueshme. Ma e pranueshme do të ishte hipoteza se Bardhi s'ka dashtë me i ngarkue tipgorafët me punë të tepërt. Tue mos qenë e rrahun me punë tipografie të shekullit të 17-të, kam frikë se hyj në fushë të panjoftun për me shpjegue mungesën e dypikëshit përmbi e në fjalor e në gjithë librin.
10)) (g.) dhe (t.) shënojnë përkatësisht gegnisht dhe tosknisht.
11)Detiti ndoshta prapë nji gabim shtypi, me nji ti të tepërt.
12)Ndër ndajfolje Bardhi përfshin edhe shprehje ndajfoljore.
13)Krahaso dy format e paskajores, ku me fole asht ma e rrallë te Bardhi.
14)Ven re se Bardhi si trajtë përfaqësuese të emnit herë ven të shquemen, herë të pashquemen.
Shqiptimi ndër kllapa gjarpnueshe dhe shqipja e sotme janë të miat. Pjesëza me asht vue ndër kllapa dhe vendosë mbas foljes për lehtësi të renditjes alfabetike; po ashtu veprohet edhe me mbiemnat e nyjshëm (P. Q.).
15)Sot zakonisht haset në tosknisht te gjëkafshë.
16)Këtu nuk vepron kthimi i y në i.
17)Këmbimi i bashkëtingëllores së zashme (g) me të pazashme (k) dhe anasjellas nuk asht i pazakonshëm në shqipe.
18)Bardhi shpesh nuk e ven nyjen e mbiemnave të nyjshëm, të prejardhun nga pjesorja e shkueme.
19)Ven re se rotacizmi nuk ka asgjë gjurmë.
20)Asht me interes shqyrtimi i fjalës humb, si pjesë e parmendës që humb (zhduket, fshihet) në dhč gjatë lavrimit të tokës.
21)Vështro ll në vend të dh-së së shqipes së sotme, dhe krahaso me llallë për dhallë në të folmen e Tiranës.
22)Krahaso rëfeeia te Bardhi me rrfe te Cikli i Veriut në vargun Gjujma Zot me'j kokërr rrfeje.
23)Këtu, si dhe te zemra, hasim ato pak raste rotacizmi (kthimi i n në r).
24)Që Bardhi e ka të pasigurt sistemin alfabetik, kjo duket herë-herë si në fjalor edhe në parathanie. Nuk asht e thanë që gjithë gabimet t'i vishen tipografit në Romë.
25)Ven re mbiemnin e nyjshëm në trajtë që sot shqipja nuk e ka ma.
26)Trajtë e përhapun edhe sot.
27)Giele (=gjellë) te Bardhi ka marrë kuptimin e sotëm. Krahaso me Lek Matrëngën "Gjella e Shën Mërisë së Virgjër", ku gjellë qëndron për jetë.
28)Ndoshta gabim shtypi, në vend të cu iane.
29)Krahaso me zëthin te Naimi (Kur dëgjon zëthin e s'ëmës...).
30)A për ndikim nga latinishtja, a për rregull të shqipes së athershme, parafjalët dalin të ngjituna me emnin.
Ignore List: Den Bossi
Për qejfin tim bëra një përkthim pa e parë fare se ç’shkruajti Pavli Qesku. Zombie përktheu për foruminshqiptar paragrafin e mbylljes së fjalorit te Bardhit, i cili është qesëndisës ne kulm dhe krenar për punën e vet.
Origjinali:
Tue mos dijtune Stampatorete ghiuhenee Arbenesce, ndoonese une iemendogne ei nderegne fiallete, perseriu nchečeine e feieine mbi disa visse: prasstù dissa error ghi muita indereghia, ei vuna gičče basche, e mundeni me igetune chetu perfundi me te gnefunat; ete tierete ilae urtijsse saai, ghi ti emendogne paa nüterime, e paa εaa; flass chesctù, perse udob chiscte cusc me stremenuem busete, e me scundune crüete mbe vepra te tjerune, maa me vum dorene mbe Pendet, e me fietune pach, hoc opus hic labor, sicur me čane cheto festijr iane, e scume vete chisne me sterguem crahete e me cane se smundign, e siam iεoti: itaque mitè corriges.
Përkthimi i Zombit:
Duke mos ditur tipografët të shtypin gjuhën arbëreshe, ndonëse unë i mendoja e i ndërroja shkronjat, përsëri i kthejne e prishin në disa vende: si rrjedhim, prashtu disa gabime që munda, i ndreqa, e vura gjithçka bashkë, dhe mund t’i gjeni këtu në fund, me numrat; te tjerat ia lë te urtit t’i dijë, që t’i mendojë pa pëshpëritur e pa zë: flas kështu, sepse është kollaj që dikush të shtrembërojë buzët, e të tundë kokën mbi veprat e të tjerëve, por të vësh dorën mbi Pendët, e të mejtohesh pak, nëse ështe e vërtetë që hoc opus hic labor (puna ka vështirësi – përkthimi i Zombit), sikur po të jetë jetë kjo e vërtetë, atëherë vështirë është, e shumë vetë do kishin shtrënguar krahët e do thoshin se s’mundin e s’janë te zotët: itaque mitè corriges (prandaj qetësohuni – përkthimi i Zombit).
PS: prashtu (= prandaj) qenka fjale e bukur: kam për ta përdorur vetë që t’ia shpif njerëzve të trashe, :-).
Ignore List: Den Bossi
Krijoni Kontakt