Ambasadori pritje studentėve
Ambasadori i Shqipėrisė nė Britaninė e Madhe Kastriot Robo nė njė takim me studentėt shqiptarė ka thėnė se tė studiosh nė Britaninė e Madhe ėshtė privilegj, dhe njė sfidė nė tė njėjtėn kohė.
Nga Londra
Muhamed Veliu
Me iniciativėn e MJAFT! London Club, dhe ambasadorit tė republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar Z Kastriot Robo, u organizua njė mbrėmje e veēantė pėr tė nderuar dhe respektuar studentėt shqiptarė, qė studjojnė nė universitetet e Britanisė sė Madhe.
Kjo ishte njė iniciativė pėr tu pėrshėndetur , pasi pėr herė tė parė, njė organizatė kaq e njohur e shoqėrisė civile del krahas pėrfaqesuesve tė lartė tė shtetit pėr tė inkurajuar studentėt shqiptarė nė Britani, trurin e ri tė vėndit, qė po shkollohet jashtė Shqipėrisė. Tė pranishėm ishin studentė nga Shqiperia, Kosova dhe nga Maqedonia.
Ambasada Shqiptare nė kėtė rast mbėshteti njė nga pikat kryesore te qellimit tė klubit londinez tė Lėvizjes MJAFT, atė tė pėrmirėsimit tė imazhit tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė Britaninė e Madhe shprehet pėr AlbanianMail koordinatori i klubit londinez tė Lėvizjes MJAFT Ralf Gjoni.
Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse ambasadori Kastriot Robo u shpreh se takimet me komunitetin shqiptarė nė Mbretėrinė e Bashkuar janė kėnaqėsi mjaft e madhe, por trakimet dhe veprimtaritė mė tė rinjtė studentė nė mėnyrė tė veēantė pėrveē kėnaqėsisė tė mbushin me krenari, kur shikojmė qė numri i studentėve shqiptarė qė studiojnė nė kolegjet, universitet britanike ėshtė rritur ndjeshėm nga viti nė vit.
Robo mė tej nė fjalėn e tij ka theksuar se tė studiosh nė Britaninė e Madhe ėshtė privilegj, dhe njė sfidė nė tė njėjtėn kohė.
Ėshtė privilegj pasi juve keni arritur qė tė futeni dhe tė ndiqni studimet nė njė vėnd ku niveli dhe cilėsia e dijes dhe e shkencės ėshtė nė majat mė tė larta nė rang botėror, tė studioni nė njė sistem arsimor ku mjaft tė rinj jo vetėm nga Shqipėria, por edhe nga e gjithė bota e kanė pėr zili dhe ėndėrr pėr tė ardhur dhe studiuar ėshtė shprehur Robo.
Ndėrsa Ela Hoxha bashkė themeluese e kėtij klubi tha se Natyra e kėtij aktiviteti tė inicuar nga lėvizja MJAFT! tregoi qė ajo nuk ėshtė thjesht nje organizatė opozitare, por qė ajo lufton fort pėr promovimin e ndėrtimit te koalicioneve dhe aleancave qe rrisin impaktin e politikės
Orsida Gjebrea e cila mbulon mardhėnjet me publikun nė klubit londinez tė Lėvizjes MJAFT mendon se ėshtė e domosdorshme njė bashkėpunim me shoqatat e tjera studentore nė Britaninė e Madhe. MJAFT! London Club kėrkon qė tė bashkepunojė me tė gjitha organizatat (ASA, LSE Alb Society, Zgjimi Studentor nė Oksfordi, Rrjeti akademik, etj...) dhe me vetė autoritetet diplomatike pėr tė pėrmiresuar imazhin e shqiptareve nė Britani.
MJAFT! London Club ndjehet tepėr i kėnaqur me gadishmėrinė dhe mbeshtetjen e Ambasadorit Kastriot Robo dhe punonjesve tė tjerė tė Ambasadės Shqiptare nė Londėr pėr ndihmėn e dhėnė nė organizimin e kėsaj pritje me studentėt shqiptarė ėshtė shprehur studenti Alban Bytyqi njėkohėsisht antarė i bordit tė MJAFT! London Club Mė tej Bytyqi u shpreh se Ne nuk duam tė shprehim preferenca partiake sepse pėrfaqesojmė shoqėrine civile, por jemi te gatshėm tė bashkėpunojmė me kėdo pėr t'i sherbyer mbarė shqiptarėve kudo qė tė jenė.
Nė kėtė aktivitet MJAFT! London Club gjeti mbėshtetje edhe nga pronari i Bar KOHA ne qendėr te Londrės, z Fadil Maqedonsi qė ofroi ambjentet e tij falas pėr tė argėtuar studentėt e pranishėm nė pritjen e Ambasadės Shqiptare pas takimit zyrtar.
Krijoni Kontakt