21.02.2006
nga Fadil Shyti dhe Mona Agrigoroaiei
"Antologjia" e sadomasokizmit politik tė "negociatave" me Beogradin: Kosova e "pavarur" me kokėn nėn Serbi dhe sipas modelit boshnjak.
Prej disa muajsh, nėpėr kancelaritė diplomatike tė qendrave tė vendosjes, me tė madhe trumbetohet pėr fillimin e "negociatave" pėr pėrcaktimin e "statusit final" tė Kosovės. Negociatat priten tė fillojnė sot (20 janar), nė Vjenė.
Po tė analizohen deklaratat e shumta tė zyrtarėve ndėrkombėtarė, serbė dhe atyre shqiptarė, me lehtėsi mund tė konstatohet, se kėto negociata nuk paraqesin gjė tjetėr, pėrveē se njė plan tė qartė antishqiptar, dimensionet taktike tė tė cilit janė:
1.Rikolonizimi i drejtpėrdrejtė i Kosovės nga Beogradi, pavarėsisht nga pėrmbajtja mashtruese e dokumenteve pėr decentralizim qė po prezantojnė kolaboracionistėt shqipfolės, si hapa drejtė "pavarėsisė" nė sytė tė popullit.
2. krijimi i njė entiteti serb nė Kosovė sipas modelit boshnjak, edhe pse "teorikisht" Beogradi po pėrpiqet tė jap sinjale se nuk ka pėrgjasim ndėrmjet Republikės Serbe tė Bosnjes dhe enklavave tė bashkuara serbe nė Kosovė.
Kėtu bėhet i qartė legalizimi i enklavave serbe dhe krijimi i njėsive tė reja administrative "tė
decentralizuara" (lexo: enklava serbe), dhe autonomia e tyre.
3. sundimi i pakicės serbe mbi shqiptarėt nė marrjen e vendimeve nė Kosovė (kėta, natyrisht, janė tė orkestruara nga Beogradi).
Nė aspektin strategjik synohet ndalimi i procesit tė ēlirimit, dekolonizimit dhe ribashkimit tė trojeve shqiptare, me "pandryshueshmėrinė" e kufijve tė vendosur padrejtėsisht, me vazhdimin e mbajtjes tė copėtuar trojet e Shqipėrisė, tė groposjes sė pėrhershme tė fatit tė shqiptarėve nė Luginė tė Vardarit, tė Preshevės..., Malėsisė sė Madhe, nga e cila mund tė pritet riokupimi "demokratik" dhe pastaj asimilimi i tyre.
Pėrmes ēarqeve filoserbe ndėrkombėtare (siē ėshtė Grupi Ndėrkombėtar i Krizave), Beogradi zyrtar manipulon klasėn politike shqipfolėse nga Kosova e ngushtė, tė pranojė kompromisin me "palėn serbe". E pėrkthyer kjo nė gjuhėn e "diplomacisė antishqiptare tė kauēukut", e " tė pambukut" do tė thotė qė shqiptarėt e Kosovės duhet tė pėrqafojnė me "lumturi tė papėrmbajtur" ripushtimin e tyre, ose nėpėrmjet "autonomisė substanciale" ose nėpėrmjet krijimit tė "shtetit kosovar tė pavarur", pra njė Kosovė me kokėn nėn Serbi, qė nėnkupton edhe njė Kosovė tė ndarė nga mė shumė "mini republika" tė "decentralizuara" serbe brenda territorit tė saj.
Kjo kuptohet mė tepėr pasi lexohen, krahasohen dokumentet bazė pėr negociatat e tė dyja palėve.
Plani i "qeverisė" sė Prishtinės ngjanė si dy pika uji, me atė tė Beogradit!
Kjo ėshtė e vlefshme duke filluar prej terminologjisė sė pėrdorur deri nė pėrputhjen e plotė tė "ofertave" tė Grupit Negociator shqipfolės me kėrkesat e palės serbe.
Atje ku nuk ekziston kjo pėrputhje, pakurrizorėve nga "institucionet vendore" tė Kosovės u vijnė nė ndihmė dy raporte tė fundit tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, p.sh. faktin se duhet tė pranohet nga ana shqipfolėse, servile njė marrėveshje me Kishėn Ortodokse Serbe, nė raportin 170, "rekomandimi" nr. 2 qė thotė se duhen gjetur " mundėsitė si dokumentin pėr Parimet Bazike tė botuar nga Kisha Ortodokse - pėr tė angazhuar serbėt tė Kosovės nė negociata, duke mos pėrdorur si njė falje pėr pasivitet aktivitetet e Beogradit".
Nė kėtė GNK flet nė unison me qeverinė serbe dhe me Kishėn Ortodokse Serbe, qė nuk kėrkon fare ruajtjen e trashėgimisė kulturore, por "zona mbrojtėse" rreth tyre, pra territore qė ti ketė nė mbarėshtim, gjithashtu pėr kolonizimin e tyre me popullatė serbe (!).
Nga sinteza e katėr dokumenteve, rezultojnė gjėra tepėr shqetėsuese:
I.Decentralizimi, autonomia e enklavave serbe, koncepti i "ndėrlidhjes horizontale" e "institucionale": njė derė e hapur pėr njė "Republikė Srpska" brenda Kosovės.
Nė planin serb tė zbuluar nga Gazeta Shqiptare, decentralizimi ka pėr qėllim krijimin e "entiteteve serbe" "shprehje tė autonomisė institucionale serbe nė kuadėr tė Kosovės dhe Metohisė, nė tė cilėn serbėt kanė jo mė pak tė drejta se shqiptarėt e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė".
Shtrembėrohet realiteti, sepse kėto popullata nuk janė tė ngjashme!
Ndėrkohė qė popullata serbe nga Kosova ėshtė marioneta e vazhdimėsisė sė politikės kolonizuese tė regjimeve tė reja e tė vjetra, qė nga kralinjtė deri te Titoja e Millosheviēi, shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės qė jetojnė nė kuadėr tė Serbisė janė popullatė qė diskriminohet egėrsisht pėr ēdo ditė nga Serbia.
Ndėrkohė qė shqiptarėt nga Lugina e Preshevės kanė tė drejtėn e vetėvendosjes dhe tė dekolonizimit, tė bashkimit me Kosovės dhe nuk duhet tė kufizohen nė statusin e minoritetit (ashtu siē ėshtė pėrcaktuar nė Platformėn politike tė partive shqipfolėse tė atjeshme), kurse serbėt nuk kanė kėto tė drejta, janė minoritet dhe nuk duhet tu jepet mė shumė tė drejta sa sanksionohet nė traktatet tė ndryshme ndėrkombėtare, dhe aspak ata nuk e kanė tė drejtėn tu dhurohet njė status special!
Decentralizimi synon formimin e komunave tė reja serbe nė Kosovė, kolonizimi i tyre pėrmes tė ashtuquajturit "rikthim tė zhvendosurve" (lexo: kolonėve tė rinj serbė dhe nėpunėsve tė ndryshėm tė shtetit serb).
Decentralizimi zbatohet pėrmes autonomisė kulturore, financiare dhe ekonomike, nė politikėn e shėndetėsisė dhe mbrojtjes sociale e deri nė rregullimin "multietnik" tė policisė dhe drejtėsisė.
Koncepti i "lidhjes horizontale midis komunave si dhe krijimit tė trupave gjegjėse", pėrmes tė cilave "do tu sigurohej lidhja institucionale me Beogradin" shpėrfill ēdo dyshim sa i pėrket perfiditetit tė Beogradit.
Nė planin e tij po argumentohet se kjo do tė ndihmonte nė zhvillimin gjithėpėrfshirės tė kėtyre komunave dhe vetėm kaq.
Po, ato do tė ishin tė privilegjuara, sepse do tė pranonin tė holla edhe nga buxheti i Kosovės, edhe nga ai i Serbisė, ashtu si deri mė tani!
Por, Serbia edhe pse po hedh poshtė dyshimin se pėrmes kėtij plani tentohet ndarja e Kosovės, ėshtė e qartė se pėr tė do tė bėheshin pėrgatitje intensive, duke pritur vetėm rastin e shkėputjes de fakto e de jure tė asaj pjese tė prekur nga projektet rigrabitėse serbe.
Tė gjitha kėto koncepte gjenden tė sanksionuara edhe nė planin e Grupit Negociator neni 2.2 ("komuna shtesė me shumicė lokale nga pjesėtarė tė komunitetit pakicė"), 1.3 ("reforma e pushtetit lokal" ) dhe 5.1 (konceptin e "lidhjes horizontale" tė komunave), koncepte tė domosdoshme pėr pėrfytyrimin e njė mini - Bosnje tė shtypur nga Serbia, nė vend tė njė Kosovė vėrtetė tė lirė dhe tė pavarur nga pushtuesi dhe kolonizatori ekspansionist serb.
II.Statusi i serbėve si komunitet i privilegjuar, bile edhe vendimmarrės nė qeverisjen e Kosovės: autonomi (lexo: kolonizim) tė Kosovės nė kuadrin e Serbisė. Pėrcaktohet nga tė dyja planet.
Kėtu gjejmė edhe terminologji tė ngjashme, "interesi vital" i serbėve, edhe nė planin serb edhe nė atė shqipfolės.
Ēka nuk tregon planin e qeverisė prishtinase ėshtė lidhur me ēfarė referohet me kėtė interes vital tė pėrcaktuar pėr tu respektuar nga shqiptarėt tė Kosovės:
Me kėtė do tė sigurohej autonomia substanciale e krahinės nė kuadėr tė Serbisė, me ēka do tė kėnaqej interesi legjitim i bashkėsisė shqiptare, ndėrsa ekzistenca e entitetit serb me asgjė nuk do ti rrezikonte kėto interesa, as qe do tė vinte nė pyetje uniteti e tėrėsia territoriale e Kosovės dhe Metohisė.
Po ndodhemi kėshtu para njė konflikti potencial interesash, nė tė cilin vullneti i politikanėve shqipfolės mbahet nė shah me premtime pėr tė holla e poste tė majme, ashtu qė ata nuk mund tė formulojnė e as tė artikulojnė nė mėnyrė tė qartė interesat e popullit qė gjoja e pėrfaqėsojnė.
Fuqia e kundėrshtarėve tė kombit shqiptar ushtrohet gjithnjė e mė shumė pėrmes mbledhjes sė forcave tė tyre pėr pėrforcimin e atyre mekanizmave pseudo-kombėtare, mekanizma qė zvogėlojnė procesin politik vetėm nė ēėshtje tė rėndėsishme pėr kėto qarqe antishqiptare.
Qėllimi thelbėsor i tyre ėshtė qė shqiptarėt tė mos sjellin dhe tė mohojnė nė hapėsirėn politike ndėrkombėtare ēėshtjen shqiptare nė tėrėsinė e saj globale, zgjidhja e sė cilės nuk bėhet me "negociata" tė nėnshtrimit me armikun gjenocidal dhe shovinist antishqiptar, por me respektimin dhe zbatiminim e tė drejtės sė shenjtė pėr vetėvendosje dhe dekolonizim tė shqiptarėve dhe me ribashkimin e tyre nė njė shtet tė vetėm kombėtar.
Deklaratat e sado-masokizmit politik alla Besnik Mustafaj dhe gatishmėria djallėzore e atyre qė me shumė pompozitet po quhen "Grup Negociator" (qė nuk ka assesi persona tė specializuar nė negociata tė cilėsisė sė lartė, por vetėm nė pranimin e asaj qė u urdhėrohet nga jashtė) pėr tė pranuar njė kompromis vdekjeprurės tė lirisė reale tė tė gjithė shqiptarėve, dėshmojnė se ndodhemi para asaj qė politologu italian Antonio Gramshi do tė konsideronte se : ėshtė njė rregullshmėri e shkeljes sė interesave tė veta" nga ana e pushtetarėve pa pushtet shqipfolės.
Ata qė nėnshkruanin Rambujenė mė 1999 po tregohen besnikė ndaj vazhdimit tė tradhtisė sė tyre dhe do tė janė tė gatshėm edhe njė mijė herė mė tutje ta pėrsėrisin, nė forma edhe mė tė rėnda...
Fabrikimi i njė konsensusi tė tillė (qė realisht nuk dallohet shumė nga ajo qė u firmos nė Rambuje - autonomi substanciale tė Kosovės nė kuadrin e Jugosllavisė) po i tejkalon pėrmes konsekuencave tė dėmshme pėrmasat lokale tė futjes sė Kosovės nė gojėn e ujkut rikolonizues serb dhe paraqet rrezikshmėri tė shkallės mbarėkombėtare, ndaj tė cilit gjithmonė duhet tė jemi vigjilentė dhe tė mos pajtohemi me asnjė ēmim!...
Papėrgjegjshmėria morale e kombėtare e "Grupit Negociator" dhe tė tė gjithė politikanėt qė duan tė bėjnė bisedime me gjakpirėst serbo-kolonialistė tė cilėt pėr mė tepėr njė qind vjet kanė vrarė, masakruar dhe gjakosur popullin shqiptar dhe qė kanė ende tendenca shoviniste dhe kėrcnohen qė kėtė ta bėjnė edhe mė tej, ėshtė e qartė.
Megjithatė, "politikanėt ditorė" kompromisagjinj, duhet ta kuptojnė se politika nuk ėshtė njė lojė fėmijėsh pėr tė cilėn nuk tė pyet kush, por ta kenė mendjen ēfarė po flasin e do tė nėnshkruajnė: se njė ditė mesiguri do tė japin llogari pėr tė kėqijat e tyre para kombit, atdheut dhe dėshmorėve tė kombit, gjakun e tė cilėve e kanė shkelur duke punuar pėr hir tė armiqėve tė hapur e tė maskuar tė popullit shqiptar...
Suedi-Rumani, 21.02.2006
Krijoni Kontakt