Ja te shohim si do shkoje votimi sot per Topallin.
Berisha kur nuk respekton te drejten e votes se fshehte ne parlament imagjino se cfare mund te beje me voten e popullit. Sa i urte e sa i drejte eshte ky Berisha, qingj manar.
Ja te shohim si do shkoje votimi sot per Topallin.
Berisha kur nuk respekton te drejten e votes se fshehte ne parlament imagjino se cfare mund te beje me voten e popullit. Sa i urte e sa i drejte eshte ky Berisha, qingj manar.
Ndryshuar për herë të fundit nga Fotzenland : 22-02-2006 më 10:06
Mbasi s'lane kriminele e hajdute pa i dhane poste te randsishme zyrtare, soc-mafiozet kerkojne shkarkimin e Topallit...per arsye proceduriale.
Nuk kerkuen mocion as per gjakpirje (gjakderdhje, jo e jo), as per shtypje njerezish me makine e hedhje ne kanal te kufomave, as per vjedhje miliardash, as per trafikanta droget...
Postuar më parë nga Xhuxhumaku
Interesant
Te gjitha gazetat qe perfundojne me `press`kane nje zingjire
opozitare ne qeveri.Me nje fjale ne Kosove jane majtistet(opozitaret)
Nuk din tjeter,veq te vjellin ne institucionet vendore.
Si duket kane nevojne per lekcione private lidhur me sistemin demokratik.
![]()
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
"Ju thoni kam shkelur Kushtetutën, sepse unë dua që krimi të kapet, që korrupsioni të dënohet, që akuza të zgjohet"
Dje guxova të luftoj, sot guxoj të fitoj
Jozefina TOPALLI
Dua t'ju falenderoj shumë për kërkesën tuaj. Me të unë ndjehem shumë e nderuar, sepse më keni dhënë peshën dhe kreditet që një kryetar Parlamenti në fakt nuk mund t'i ketë. Në kundërshtim me vendimin e grupit tim, që nuk pranonte të votohej mocioni ndaj meje, në mungesë të plotë të motiveve kushtetuese, në mungesë të çdo precedenti, unë hapa menjëherë procedurat, pa i kërkuar askujt shpjegim për arsyen, motivet, përmbajtjen dhe shkaqet e munguara. E vendosa këtë vetëm e vetëm se jo një herë, por edhe 1000 herë në ndërgjegjen time, veprimet për të cilat ju më akuzoni do t'i kisha përsëritur pa asnjë mëdyshje.
Ky mocion është "no comment"
Në gjithë historinë e parlamentarizmit të Shqipërisë është hera e parë që bëhet një kërkesë për shkarkimin e kryetares të parlamentit dhe kjo vetëm 6 muaj nga zgjedhja e saj, pa harruar që një i tillë, jo formalisht, u bë vetëm një muaj pas zgjedhjes së saj. Në një kohë kur kjo nuk ka ndodhur edhe kur salla e parlamentit është përgjakur, jo shumë vite më parë. Çfarë ka ndodhur sot, cila është arsyeja e mocionit!?
Arsyeja e vërtetë
Formalisht, është mocion kundër kryetares së parlamentit. Ai është një i tillë vetëm në dukje. E them vetëm në dukje, sepse në thelb shkon shumë përtej asaj që shkruhet dhe asaj që i drejtohet. Unë e lexoj me shumë seriozitet, kuptoj shkaqet e thella të tij, por kjo nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë shkruhet.
Për respekt jo të iniciatorëve (që janë vetëm dy), por në respekt të të gjithë deputetëve, sigurisht edhe të firmëtarëve, unë i jam përgjigjur edhe nga ana formale, por sot do të ndalem kryesisht tek arsyeja e vërtetë e kësaj kërkese. Këtë mocion nuk e kam vlerësuar si sfidë personale, unë e vlerësoj shumë më tepër se kaq. Madje nuk e quaj fare një mocion të së majtës kundër meje. Jo, zotërinj.
Thelbi me të cilën lidhet mocioni nuk ka të bëjë me ngjyrat politike. E kjo më bën të ndjehem edhe më e nderuar. Kur kam pranuar këtë detyrë, e kam marrë me sensin e thellë të peshës së përgjegjësisë, me mirëpranimin e vështirësive, durimin dhe sensin e bashkëpunimit të domosdoshëm.
Kam qenë e favorizuar në një drejtim, për këtë jam shumë krenare që jam e lirë. E kjo liri më ka dhënë e më jep një hapësirë dhe forcë të pazëvendësueshme. Qenia ime si kryetare nuk mund të më ndryshonte në qëndrimet e mia ndaj disa fenomeneve apo punës së disa institucioneve. Asgjë nuk ka ndryshuar tek Jozefina Topalli nga dita kur tre vjet më parë votoi kundër Prokurorit të Përgjithshëm. Por unë, edhe në këtë moment, vazhdoj të mendoj se prokuroria duhet reformuar dhe se kryeprokurori nuk e bën detyrën. E për këtë as ju nuk keni ndonjë dilemë. Pse s`e bën? Nuk mundet? Nuk di? Nuk do? S'dua të ndalem sot këtu. Më thoni Kushtetuta?
Pa më thoni, ju lutem, cili nen i saj i ndalon Jozefinës të mendojë, të flasë, të shprehet e të votojë?! Duke u përpjekur të më çensuroni fjalën, bëheni sa cinikë, aq edhe komikë, por edhe të shkretë që s`kuptoni se jo një parlamentar, por asnjë qytetar nuk mund të ndiqet për fjalën e tij. Për mua nuk ka rëndësi nëse quhet Sollaku apo kushdo qoftë, por ai prokuror që ka pranuar këtë katandisje, po të kishte lirinë minimale dhe sado pak ndërgjegje njerëzore, viktimë e state capture, do të kishte kërkuar ndjesë publike e dhënë dorëheqje.
Ju thoni sot diçka shumë të rëndë. Ju thoni se kam shkelur Kushtetutën, se unë dua që krimi të kapet, që korrupsioni të dënohet, që akuza të zgjohet. Duhet të jemi të ndershëm, mocioni nuk është kundër Jozefina Topallit. Mocioni nuk ka lidhje me rregulloren e aq më pak me Kushtetutën. Ai nuk ka lidhje as me numra e as me mazhorancën, brenda tij ka vetëm qëndrim ndaj një morali, ndaj një filozofie dhe besimi. Të gjithë e dimë se krimi ekonomik dhe korrupsioni është një fenomen shumë i vështirë për t'u përballuar. Dhe jemi plotësisht të bindur se nuk ka asgjë të drejtë në të. Ky fenomen është i gabuar në princip, është i gabuar në praktikë dhe i mbrapshtë kudo e kurdo ku ngjet.
Ndaj edhe lufta kundër tij është detyrë e secilit prej nesh. Unë personalisht betejën kundër tij e kam shumë të veçantë. Ligji, antikorrupsioni, ndershmëria dhe integriteti janë filozofia ime. E këtu nuk jam vetëm, ajo është filozofia jonë. Këtë filozofi e kam pjesë të ndërgjegjes, betejës sime, pjesë në sjelljen e punën time. E nëse sot më thoni se kam shkelur Kushtetutën, se kam vepruar në këtë filozofi, unë vetëm ndjehem shumë e nderuar.
Nëse dikush më akuzon se kam shkelur rregulloren (gjë që nuk ka ndodhur) dhe ju e dini mirë, se kam kërkuar që parlamenti të bëhet skanër në gjykimin e kandidatëve që do japin drejtësi, kjo vetëm më bën më të fortë. Kam respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtën parlamentit të shkojë në thelb të gjykimit. Po të më vijë një rast i ngjashëm, përsëri vetëm kështu do të veproja.
Nëse dikujt nuk i pëlqen që unë për këtë filozofi nuk bëj kompromise, kjo nuk më impresionon. Mos shpresoni ndonjëherë se kur në tavolinë të më vijnë letra, shkresa, raporte e kërkesa nga institucione të ndryshme, drejtoritë e luftës kundër drogës, nga inspektorët e kontrollit, nga SHIK-u, ministritë, që më tregojnë se sa drogë noton rreth emrave të kandidatëve që do të votohen, unë nuk do të hezitoj t'i verifikoj. Jo pse më pëlqen ta bëj, jo aspak. Por është detyra që ju më keni dhënë dhe Kushtetuta më detyron. Aq më tepër se këto shkresa nuk vijnë vetëm nga administrata e sotme. Por i janë drejtuar në atë kohë edhe Presidentit Mejdani, ish-kryeministrit Majko dhe ish-ministrit të Brendshëm, Petro Koçi. Dhe ju më thoni që shkel Kushtetutën se nuk pajtohem me trafiqet!? Ju më thoni se kam shkelur Kushtetutën, sepse dua që në krye të drejtësisë të vendit tim të ketë figura me integritet. Ju mendoni se unë do të frikësohem e do të tërhiqem!? Jo, kolegët e mi. Ditën e parë të Kuvendit, në këtë sallë, para jush, në mënyrë solemne ju premtova se do të bëhesha avokatja e opozitës. E kam thënë dhe e kam bërë çdo ditë. Unë sot, e gjatë gjithë këtyre muajve nuk kam mbrojtur vetëm Kushtetutën. Me sjelljen time, unë kam mbrojtur po aq fort opozitën, natyrisht jo ata që nuk pranojnë që droga të dënohet, jo ata që nuk dëshirojnë që shteti të bëhet, por të gjithë ata që votuan për ju. Të gjithë socialistët që nuk jetojnë me drogë, por me mund, djersë e ndershmëri, të gjithë ata socialistë që nderojnë e respektojnë ligjin e shtetin.
Gjithë të majtët që nuk u kishte shkuar kurrë në mendje kur votuan për ju, se mund të mbronit me shkrim e me firmë atë që është turp, e frikshme, e rrezikshme dhe antikushtetuese. Unë e di, e kam ditur dhe tani vetëm e shoh të formuluar në një mocion rezistencën që ky fenomen bën e ka për të bërë, rezistencën kundër luftës kundër korrupsionit, e kam parë e kam ndjerë e kam prekur dhe e shoh çdo ditë e çdo javë, ndaj dhe e ka emrin luftë.
Nuk kam pranuar kurrë të fërkoj duart në konfliktin mes ligjit dhe antiligjit, sepse kjo do të më bënte të qëndroja në të dytën. Dhe ju për këtë dëshironi largimin tim. Gjithmonë kam besuar se kur e di se çfarë është e drejtë dhe të mos punosh për të, është më shumë se një dobësi e keqe. Po ashtu e them me sinqeritet të thellë se gjithmonë kam menduar se linja që ndan të mirën nga e keqja nuk kalon përmes linjave të partive politike, por përmes çdo ndërgjegjeje njerëzore. Në çdo veprim timin kam patur një arsye të mirë për çdo gjë që kam bërë. Në ndërgjegjen time i kam përsëritur çdo ditë vetes: "Guxo të thuash të vërtetën, se asgjë nuk ka nevojë për të kundërtën" dhe sot jua them edhe juve:
Guxoni thoni të vërtetën, me gënjeshtra mund të shkoni edhe në fund të botës, por kurrë të ktheheni mbrapsht. Po të kisha mundësi t`u jepja iniciatorëve një maskë, unë e di se edhe ata mund të thonin të vërtetën.
Kur kam ngritur dorën nga prokuroria, e kam ditur se ai gisht do të drejtohej nga unë, por besoj gjithnjë se kam bërë atë që detyra ma kërkonte. Vullneti i mirë në çdo rast të tillë është aseti i vetëm që asnjë luftë politike apo kërkesë për shkarkim nuk mund të ma shkatërrojë. Përkundrazi, sot u them shqiptarëve se segmente të shtetit janë ende të kapur dhe Jozefina Topalli së bashku me shumicën e deputetëve nuk do të rreshtë përpjekjet për ta çliruar atë. Sfidat që ka para ky Kuvend, unë i konsideroj aspak më të lehta se çështja për lirinë. Informacioni që më ka dhënë karrigia që kam, më thotë se rruga që kemi marrë është e vështirë, por e vetmja e mundshme. Ndaj jo ky mocion, por 100 mocione po të më bëni, nuk mund të ndryshojnë opinionin e qëndrimin tim, e aq më pak të më bëjnë të frikësohem apo të dorëzohem, përkundrazi. Unë do ta konsideroja veten fajtore ndaj vendit tim, një akt mosluajaliteti ndaj bashkëqytetarëve të mi, nëse do të bëja të kundërtën. Më lejoni tani t'i drejtohem edhe një pretendimi të fundit të rishfaqur tinëz në skenën tonë, atë të aktit normativ me fuqinë e ligjit "Për urbanistikën", i cili pretendohet se është miratuar nga Kuvendi jashtë afatit kushtetues 45 ditor.
Nga pozitat kohore të së sotmes, sa herë që shoh mbrapa, me bindje deklaroj se nuk do t'i lëvizja asnjë presje qëndrimit që kam mbajtur. Kurrë, kurrë nuk do të lejoja që ditët e zisë kombëtare të përjetoheshin në Shqipëri si ditët e luftës së nxehtë politike në parlament mes pozitës dhe opozitës, ashtu siç mund të dëshironte ndonjë dritëshkurtër. Në fjalorin politik, juridik dhe çdokund tjetër, dita e zisë kombëtare është ditë e përkujtimit, respektit, nderimit dhe bashkimit si pasojë e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur papritur. Kjo në intepretim do të thotë as më pak e as më shumë, baraz me 'forcë madhore' që përkthehet për institucionet kryesore shtetërore një periudhë ngrirjeje në vendimmarrjen e tyre, shmangie nga jeta dhe veprimtaria normale, sepse në radhë të parë, zia kombëtare i drejtohet dhe kërkon reflektim nga këto institucione. Unë, dhe me mua pothuaj të gjithë ju, nuk mund të jemi pjesë e asaj që duke patur sy, refuzojnë të shikojnë, duke patur veshë, refuzojmë të dëgjojmë ngjarjet dhe fenomenet që lidhen me këtë vend e këtë jetë. Po e përsëris: segmente të shtetit janë ende të kapur. E kjo për të cilën po flasim sot, është vetëm maja e ajsbergut që mafia tenton. Por askush nuk mund të më bëjë të besoj se shumica e burrave këtu janë të dobët e të paaftë për të qëndruar fort. Nëse jemi në politikë, kjo është për shkak të konfliktit të së mirës dhe së keqes, dhe unë besoj se në fund, e mira do të triumfojë. Ky mocion është drejtuar jo vetëm kundër meje, jo vetëm kundër Kryetares së Kuvendit, por kundër të gjithë atyre që në këtë sallë apo jashtë saj luftojnë korrupsionin dhe kërkojnë nxjerrjen në pah të së drejtës. Të asaj të drejte që do të lëndonte rëndë krimin dhe mbështetësit e tij. Do t'ju them një sekret, firmëtarët e mi: Mos prisni për gjykimin e fundit, se ai ndodh çdo ditë. Në fillim ju thashë se kjo është hera e parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar që bëhet mocion kundër kryetarit të parlamentit, kam kërkuar shumë në libra e internet, kam pyetur këshilltarë dhe juristë për të më treguar kur dhe si ka ndodhur në vendet e tjera. Më kanë thënë se ky është rasti i vetëm në Europë në 50 vjetët e fundit. Një mocion "no comment". Pa dashur, më keni futur edhe në histori. Tani është radha juaj. Unë dje guxova të luftoj, sot guxoj edhe të fitoj.
mir ka fol topalli por.. punet nuk jan mire ne pd.. dhe ne mesin e aleateve te saje..
saliu ka aftesi shum te kufizuara per mbajtjen e unitetit.. qe nevojitet si ajri tani.. per te perballuar krokodilo cakenjt e opozites.. mafies kanibale 70 vjecare..
ata kanibalet.. testojne.. ata shikojne ekuilibrin e forcave..qe neser ta plasin 97-ten e re.. te cilen e kan gati..
presin vec sinjalin nga SCAR..
---
shekulli
--
Konfuzion në Parlament, 8 vota kundër nga maxhoranca. Refuzohet votimi me kuti
Kaos në Kuvend, 70 vota pro Topallit
Pas debatesh të ashpra, Parlamenti ka votuar me elektronikë mocionin ndaj kryetares së Parlamentit
Anila Rama
TIRANE - Konfuzion i vërtetë në Parlament dhe rrjedhje e ndjeshme e votave mes radhëve të maxhorancës së djathtë. Rezultati i votimit për kërkesën e dy grupeve të opozitës të PS-së e të PSD-së, nëpërmjet së cilës kërkohej shkarkimi i kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka nxjerrë zbuluar shumicën qeverisëse, e cila rezultoi se kishte unike vetëm 70 vota kundër kësaj kërkese. Kështu në përfundim të votimit të fshehtë me tabelën elektronike, ku mbizotëroi rrëmuja dhe zhurma kundërshtuese nga ana e deputetëve të opozitës, rezultoi se 70 deputetë votuan kundër kërkesës dhe vetëm 8 pro saj, ndërsa 54 deputetë të pranishëm në sallë nuk kanë marrë pjesë në votim. Mes emrave që nuk morën pjesë në votimin për pranimin ose jo të kërkesës së socialistëve, ishte edhe vetë kryeministri e kreu i PD-së Sali Berisha, gjë që shton më tej dyshimet për atë që ndodhi gjatë votimit të fshehtë me tabelën elektronike. Por ajo që e komprometon më tej shifrën e 70 votave të maxhorancës, lidhet me faktin se ndër pjesëmarrësit në votim rezultojnë të kenë qenë edhe 4 deputetët e PS-së Erjon Braçe, Arta Dade, Andis Harasani dhe Shpëtim Idrizi, të cilët gjatë votimit të fshehtë, ishin duke kundërshtuar drejtuesin e seancës, Fatos Beja për procedurën e ndjekur. Në fakt, të gjithë i kanë parë deputetët PS-së të ngritur në këmbë, e jo në vendet e tyre për të votuar siç ndodh gjatë një procedure votimi. Mospjesëmarrjen e tyre në votim e kanë konfirmuar më pas edhe dy drejtuesit e grupit socialist Pandeli Majko dhe Petro Koçi, të cilët e konsideruan rezultatin e votimit të manipuluar. Kështu me një logjikë të thjeshtë nëse katërshen e deputetëve të PS-së do t’a zbresim nga 70 votat që kanë votuar kundër kërkesës për shkarkimin e Topallit, del se shumica e djathtë ka pasur vetëm 66 vota “de fakto” në mbështetje të Topallit. Duke shkuar më tej me leximin e listës së votimit të marrë nga sekretaria e Parlamentit, del se edhe 8 votat që ishin pro miratimit të kërkesës për shkarkimin e Topallit, kanë qenë nga radhët e koalicionit të djathtë. I vetmi deputet që ka munguar nga PD-ja ishte Ndriçim Babasi, i cili është përjashtuar të premten e kaluar për dy javë nga punimet parlamentare, për shkak të incidentit me deputetin e PS-së Taulant Dedja. Ndërsa 7 deputetët e tjerë që mungonin ishin nga radhët e opozitës. Gjithsesi të pranishëm në seancë plenare, rezultojnë se kanë qenë 132 deputetë, ndërkohë që nga koalicioni i djathtë përveç Berishës, nuk kanë marrë pjesë në votim, ndonëse ishin të pranishëm, edhe deputetët Besnik Jacelli, Gëzim Musabelliu, Spartak Ngjela, Spiro Peçi, Tritan Shehu dhe Leonard Solis. Vlen të theksohet se kur është zgjedhur si kryetare e Kuvendit në fillim të shtatorit Topalli ka arritur të marrë mbështetjen e 3/5 të deputetëve, pra gjithsej 84 vota pro kandidaturës së saj.
Debatet
Opozita socialiste kërkoi me këmbëngulje zhvillimin e votimit të fshehtë me kuti për të pranuar ose jo kërkesën e depozituar prej tyre për shkarkimin e Topallit. Por, përmes debateve të ashpra dhe zhurmës që sa vinte e rritej në sallën e Kuvendit, është hedhur në votim kërkesa e socialistëve për të zhvilluar votim të fshehtë me kuti. E ashtu siç pritej të gjithë deputetët e maxhorancës, kanë votuar kundër zhvillimit të votimit me kuti, gjë që ka shtuar më tej tensionin dhe kundërshtimin nga ana e deputetëve të opozitës të cilët kalë lënë vendet e tyre duke u vendosur thuajse përballë me drejtuesin e seancës Fatos Beja. Socialistët kanë vijuar kundërshtimin e tyre duke kërkuar që të respektohej rregullorja. Por ndërsa ka filluar votimi me tabelën elektronike, për kërkesën e tyre për shkarkimin e Topallit, socialistët me nervozizëm janë afruar në radhët ku qëndrojnë deputetët e maxhorancës duke vijuar debatet me disa nga eksponentët e tyre kryesorë. Përfundimi i votimit me 70 vota kundër mocionit e 8 pro tij është shoqëruar me duartrokitjet e deputetëve të maxhorancës, e në të njëjtën kohë deputeti i PS-së, i ndodhur fare pranë vendit ku zakonisht qëndron gjatë seancave kryeministri Sali Berisha, ka marrë dhe ka flakur disa prej letrave që gjendeshin aty. Ndërsa Ben Blushi dhe Gramoz Ruçi kanë debatuar ashpër me Berishën, duke protestuar për atë që kishte ndodhur. Seanca është ndërprerë, por edhe kur ka rifilluar për të vijuar rendin e punimeve me çështjet e tjera, socialistët kanë vazhduar të mbajnë të njëjtin qëndrim protestues. Nënkryetari i Kuvendit Beja pas dy ndërprerjeve të seancës është detyruar të deklarojë mbylljen e saj.
Majko: Qeveria nuk e ka shumicën
TIRANE - Kryetari i grupit parlamentar socialist, Pandeli Majko, deklaroi dje pas seancë plenare se tashmë ishte e qartë se Parlamenti nuk kishte më një maxhorancë parlamentare. Duke kundërshtuar procedurën e votimt për kërkesën e bërë nga deptetët e PS-së e të PSD-së Jozefina Topalli për shkarkimin e kryeparlamentares dhe rezultatin e dalë në përfundim të tij, Majko, theksoi se tashmë shqiptarët po qeverisen nga një qeveri teknike, e jo një qeveri e shumicës. “Mënyra sesi procedoi Parlamenti, foli vetë dhe çdo qytetar shqiptar që e ka ndjekur dhe do të njihet në vazhdim me këtë rezultat. Sot (dje) do të diskutojmë pikërisht faktin që nuk kemi një qeveri që gëzon shumicën parlamentare, sot kemi një qeveri teknike që drejtohet nga z.Berisha. Dhe mbi të gjitha, maxhoranca e sotme humbi të drejtën morale për t’u konsideruar shumicë. Mendoj se diskutimi i znj.Topalli ishte mënyra sesi PD e shikon pushtetin. Ajo mori votën që me gjithë manipulimin, me gjithë paligjshmëritë, ne do të vazhdojmë të insistojmë në faktin që tanimë në Parlament nuk ka nevojë për një procedurë të re të diskutimit të gjërave, nuk mund të pranojmë që Parlamenti të vazhdojë diskutimin në mënyrë normale”, - tha Majko ndërsa kishte thirrur një mbledhje urgjente të grupit parlamentar socialist. Ndërkaq numri dy i selisë rozë vërejti se pavarësisht nga ajo që ndodhi në seancën e mbrëmjes së djeshme, deputetët e PS-së nuk do të braktisnin punimet e mëtejshme të Kuvendit. “Ne nuk dalim nga Parlamenti, është shtëpia jonë. Sot (dje) Berisha dhe të vetët humbën një nga betejat e tyre më të rëndësishme duke akuzuar opozitën si përfaqësuese të klaneve të drogës. Në fakt duhet të shkundin xhepat nga pluhuri i bardhë”, - tha më tej Majko. Ai ftoi edhe partitë e tjera opozitare për të diskutuar së bashku lidhur me qëndrimin e mëtejshëm që do mbahet për këtë çështje.
Incident mes Blushit dhe Rusmalit
TIRANE - Ndërsa është deklaruar mbyllja e seancës plenare, në mjediset e tjera të Parlamentit është shënuar një incident mes deputetit të PS-së, Ben Blushi dhe zëvendëskryeministrit Ilir Rusmali. Incidentin në fjalë e konfirmoi edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së Pandeli Majko, i cili tha se “pati një incident, kjo është në vazhdën e incidenteve që ndodhin në Parlamentin shqiptar”. Sipas deputetëve që kanë qenë të pranishëm në ato momente, Blushi dhe Rusmali kanë qenë duke debatuar ashpër me njëri-tjetin për atë që kishte ndodhur gjatë seancës dhe procedurës së votimit. Burimet në fjalë shtojnë se Rusmali ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të Blushit, ndërsa ky më pas i është afruar dhe e ka shtyrë. Pas kësaj kanë ndërhyrë disa deputetë të tjerë që sherri të mos vazhdonte, e në këtë moment numri dy i qeverisë është larguar në drejtim të zyrës së kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli. “Incidenti më i rëndë është dhunimi i procedurës parlamentare për të votuar znj. Topalli. Një votim i manipuluar që përfundimisht e rrëzoi znj Topalli, një votim i manipuluar që përfundimisht e rrëzoi parlamentarizmin në Shqipëri. Këto të tjerat janë gjëra minore që nuk ia vlen të jenë në vëmendjen e medias”, - tha socialisti Petro Koçi për këtë incident.
Fino, debate të ashpra me Mediun
TIRANE - Tensioni i krijuar gjatë seancës së djeshme është refektuar edhe në debatet dhe konfrontimin fizik mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Një tjetër incident dje pas seancës ka qenë ai mes ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe deputetit të PS-së, Bashkim Fino,. Të dy kanë qenë duke debatuar me zë të lartë, ndërsa ishin duke dalë nga salla e seancës plenare. E përveç kësaj mësohet se të dy janë afruar duke shtyrë njëri-tjetrin, të gatshëm për të shpërthyer në grushta. Por ata që kanë qenë pranë tyre, ashtu siç ndodh në përplasje të tilla të nxehta, kanë ndërhyrë duke shmangur vazhdimin e dhunës.
Berisha: Shtypa dy herë butonin
TIRANE - Konfuzioni dhe paqartësia në votimin e zhvilluar dje në Parlament, nxori si mospjesëmarrës në votim edhe kryeministrin dhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Procesverbali i votimit për kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, konfirmonte se kreu i qeverisë, ndonëse i pranishëm në sallë, nuk ka marrë pjesë në votim. Kjo gjë e ka nervozuar kryeministrin Berisha, i cili nëpërmjet punonjësve të Parlamentit ka kërkuar se përse kishte ndodhur kjo kur ai kishte votuar. Por edhe sipas burimeve nga Kuvendi, Berisha ka votuar. “Votimi ishte një kaos. Unë vetë shtypa dy herë butonin dhe dola sikur nuk isha votuar. Edhe Tritan Shehu ka votuar dy herë. Përfundimisht votat ishin 70 me 54”, u shpreh Berisha dje në përvjetorin e PBDNJ-së pas seancës parlamentare. Punonjësit e teknikës parlamentare, kanë sqaruar se gjatë votimit kryeministri Berisha ka shtypur dy herë butonin e tabelës personale. Ndërkohë votimi për herë të dytë, ka shuar votimin e parë, e në këtë mënyrë rezulton se Berisha nuk ka marrë pjesë në votim. Specialistët e teknikës parlamentare, sqarojnë se kjo gjë ka ndodhur edhe në votime të kaluara, kur deputetë të ndryshëm kanë votuar dy herë, e më pas kanë kërkuar sqarime se përse rezultonte në tabelë që ata nuk kishin votuar.
Munguan 8 deputetë, vetëm 1 i PD-së
TIRANE - Ndër 8 deputetët që munguan dje në Parlament ishte edhe deputeti Ndriçim Babasi i përjashtuar për dy javë nga seancat plenare. Ndërsa të gjithë deputetët e tjerë ishin të opozitës, Fatos Nano, Arben Malaj, Sabit Brokaj, Dritan Prifti, Diana Çuli, Kastriot Islami dhe Qemal Minxhozi. Ndërkohë deputeti socialist Islami, pas përfundimit të votimit ka qenë në mjediset e Kuvendit.
Nuk kanë marrë pjesë në votim nga maxhoranca :
Sali Berisha
Besnik Jacelli
Gëzim Musabelliu
Spartak Ngjela
Spiro Peçi
Tritan Shehu
Leonard Solis
Rezultojnë se kanë votuar nga PS:
Erjon Braçe
Arta Dade
Andis Harasani
Shpëtim Idrizi
Ka votuar, por nuk ka qenë i pranishëm
Vangjel Dule
Kanë munguar në seancë:
Fatos Nano
Arben Malaj
Sabit Brokaj
Dritan Prifti
Ndriçim Babasi
Diana Çuli
Kastriot Islami
Skënder Minxhozi
23/02/2006
---
Imami sekretar tek Sala.....!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
kush e di si i kane punet brenda dyerve te mbyllura .........
Krijoni Kontakt