Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sekserët dhe ndrikullat e Berishës

    Sekserët dhe Ndrikullat e Berishës

    Nga Ilir Vata


    Një fenomen i vecant ka ndodhur në këto muaj të qeverisjes nga Berisha. Selia e partisë më të madhe në vend tashmë ka mbetur e shkretë. Vetëm një roje dhe disa mirëmbajtës që siluetojnë para godinës. Menjëherë pas fitores së 3 Korrikut, Berisha dhe shtabi i ti qeverisës do të spostoheshin në zyrat e qeverisë dhe bashkë me të edhe mbështetsit e ti, duke lënë të shkretë seline e partisë.
    Është e vërtetë që mbështetsit e PD-së, militant të partisë për tëtë vjetë kanë përkrahur partin e tyre për të ardhur në pushtet dhe gjatë gjithë këtyre kohrave, këta njërëz kanë qenë e vetmja forcë që ka kontribuar për të patur një opozitë të fuqishme. Ndryshe po ndodh tani, qe lidershipi i tyre Berisha mori pushtetin, të gjithë militantët dhe njerzit e ndershem (të konsideruar me sedër) janë duke pritur për një ndryshim, sic u është premtuar gjatë fushatës elektorale dhe është krejtë normale. E kundërta po ndodh me pjesën tjetër që tashmë nuk ka për vend më PD-në, por ambjentet për rreth selisë së kryeministrisë, si tek “Mumja” ose “dy kullat”. Këto ambjente zhurmojnë nga fluksi i madhë i njerëzve dhe i makinave, bien në sy dialekte nga e gjithë Shqipëria, por dialekti që tingëllon më shumë është gegërishtja. Ky fluks njerëzish, vazhdon të shtohet nga dita në ditë sepse vetë Partia Demokratike nuk po ndjek platformë, opo kritere për premtimet që i ka bërë elektoratit. Shumë demokratë, që janë pushuar nga puna për motive politike nga qeveritë socialiste, kërkojnë të punësohen në vende kyce, pasi e konsiderojnë të drejtë. Berisha ka menduar të kundërtën dhe ka izoluar cdo informacion në linjë partie, duke mbajtur të hapur linjat e miqve të biznesit dhe të rredhit të ngushtë familjarë. Kjo ka bërë që shumica e demokratve të jenë të pakënaqur dhe pa dashje, po bien në dorë të sekserve, që rrinë afër Berishës. Kjo situatë tashmë ka marrë dhenë. Të gjithë demokratët janë mosbesues me premtimet e Berishës dhe kanë filluar të gjejnë rrugë të tjera për t`u punësuar, pasi për tetë vjetë kanë ndenjur në mitingje me e pa bukë dhe tashmë nuk u ka mbetur asgjë, vetëm shpresa për t`u punësuar. Rastësia na con në ambjentet e kullave “binjake” (aq të përfolura nga mediat dhe politika si qendra e Alkaedës dhe biznesi i tyre ishte i lidhur me ta.) të bie më shumë në sy komoditeti i thjeshtë dhe interesant, por ajo që të lemerit, ishte cmimi i kafes. Pas meje, dëgjova një të bërtitur!.. O bre, sa shumë baka ky drec kafje!..Kthej kokën dhe shikoj një burrë të gjatë, e me sy të shkruar dhe një ballë të madhë, sesi po replikonte me kamarierin. Edhe unë u ndjeva keq, kur pa pritmas ja priti tjetri që ishte pak më i gojës. Jepja nga ato lekët që janë për “doktorin” se rregullohemi prap…Është e kuptueshme që njerëzit e interesuar harxhojnë shumë kohë, duke u marrë më sekserët, që tashmë kanë gjetur linjën që komunikonë me Berishën. Nuk është më ai Berisha i thjeshtë që rrinte në “Brrakë” tani ka kohë, që është strehuar në një pallat moderrnë në rrugën e Elbasanit dhe burimet e fundit pohojnë se Kryeministri është strehuar në ambjentet e Kryeminstrisë. Bashkë me mënyrën e të jetuarit ka ndryshuar dhe mënyrën e komunikimit. Tashmë Berisha, punëson vetëm me rokomandime miqve. Deri më tani janë punësuar njerëzit që kanë lidhje me biznesin dhe të afërm të ish- sekretarve të parë, apo të punonjësve të lartë në kohën e diktaturës. Vetëm Ridvan Bode ka ndikuar për punësimin e dhjetëra njerëzve, që në vitin 91, kanë qenë në shoqatën e Enverit bashkë me të, që dhe vetë familja Hoxha i ka quajtur të “sëmurë”.Ja një shembull që Berisha “ha miq”, Mal Berisha ka mbledhur në SHBA, të gjithë të papunët dhe i ka punësuar në kabinetin qeveritarë dhe institucione të tjera. Gjithashtu, flitet dhe për pjesëtarë të familjes që po marrin pjesë për përzgjedhjen e njerëzve, duke bërë të mundur që njerëzit me kontributë, intelektualët dhe familjet që kanë vuajtur nga lufta klanore dhe lufta e klasave të lihen menjëanë. Gjithashtu kjo lloj përzgjedhjeje, lë për të dëshiruar përsa i përket luftës kundra korrupsionit, pasi vihen në punë të gjithë ata që paguajnë tek sekserët dhe puna e pare, që do të bëjë i punsuari i ri, do të bëjë korrupsionë për të larë borxhet dhe kënaqur orekset e mikut. Për vec sekserëve që tashmë janë Brenda dhe jashtë mureve të Kryeministris, janë dhe grupi i dytë që funksionon shumë më afër Berishës. Ky lloj grupimi është përzgjerdhur nga njerëzit e Berishës dhe kryesishtë Imami, (tashmë njeriu që ka realizuar qefmbetjen) dhe me të drejtë, njëri nga bashkëfshatarët e Berishës i ka tiulluar si Ndrikullat e ti. Këto dy paralele, Sekserët dhe këshilli i ndrikullave, deri më tani po drejtojnë rëformën. Një fatalitet tjetër akoma më kërcnues është deliri i pashfrenuar, që ka përfshirë një grup njerëzish që kërkojnë të bëjnë rolin e heroit, pa qenë asgjë. Këto njërëz, hakrrohen se kanë qenë ata, që kanë bërë gjithcka për të fituar Partia Demokratike pa bërë asgjë ose në shumë raste të kundërtën, dukë përbër një rrezik të madhë për të lën jashtë ata që kontribuan me të vërtetë. Ky fenomen ka origjinë të hershme tek shqiptarët, pasi ne si popull, këtë mendje kemi, por rreziku qëndron tek vlerat, që duhet t`i marrë cdo njeri që i meriton. E njëjta gjë patë ndodhur edhe me familjet e dëshmorëve dhe të partizanve, që duke bërë gjoksin gropë për të parët, përfitonte të mira materjale pa i merituar. Po të hedhesh një vëzhgim të pjesshëm në familjet e veteranve dhe numërin e tyre shohim se ky numër rritet në mënyrë të vazhdueshme e dhe se veterani i “Ri pra i sotmi” në kohën e luftës ka qenë pësë vjec. E njëjta situatë ndodhi në vitin 91-96 me ballistët, të përndjekurit, dhe ish-pronarët dhe numëri i tyre u rritë pa mbarimë. Po kështu po ndodh edhe me themeluesit e PD-së dhe militantët e parë të Partisë Demokratike, që tashmë cdo ditë shtohen si në CV e tyre, ashtu në hakrrimat cirrëse sa në një vend në tjetrin. Përballë kësajë kadegorie dhe për të lënë në një anë mëdyshjet, duhet një platformë e ndershme për të patur një administratë të besueshme dhe profesionale. Në të njëjtin gabim bie edhe opozita, që kërkonë me ngut që Berisha të ndalojë shkarkimet e administratës, ku dihet se Nano ishte njeriu që ideoi shpërblimin e militantëve dhe të bashibozukve. Të njëjtin gabim po bën dhe Kryeministri aktual po kënaq miqt dhe biznesmenët që e mbajtën kur ishte ne opozitë, gjë e cila tregon primitizëm në mënyrën e qeverisjes. Shqipëria 2005, kërkon të mbështetet nga vlerat intelektuale dhe këto i posedon. Nga atdhetar dhe njerëz me kontribut real në shoqërin tonë dhe këto nuk i mungojnë. Dhe të gjitha këto t`i përshkoi ligji dhe konkurenca e ndershme profesionale, duke lenë në një anë mendësit primitive që hërë-herë kalojnë në mendësitë e Berishës. Është e vertet që KOP, solli frym të re në PD, po bashkë me të nuk shpëtuan dhe disa bijë kriminelësh. Është e vertet që ka dhe të emruar të ri të ndershem, por shumica janë të implikuar me afera korruptive dhe diploma false, si dikur…Për t`i mbyllur rrugë kësaj qeverisje, si në mesjet, duhet hequr dorë nga sekserët dhe Ndrikullat që tashmë janë e vetmja gjë që nuk iu pate premtuar. Së shpejti do të publikojmë edhe emerat e njerëzve të impilikuar dhe të falsifikatorve.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Vata
    Shumë demokratë, që janë pushuar nga puna për motive politike nga qeveritë socialiste, kërkojnë të punësohen në vende kyce, pasi e konsiderojnë të drejtë.
    E pse duhet te jete i detyruar Berisha te punesoj ata qe kane pushuar socialistet?

    Ketu e keni hallin o milet? Qe tju japi pozita Berisha? ncncnc....

  3. #3
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Abraham Linkoln mbahet si njeri nga presidentet me te medhenj dhe me te dashur te Amerikes. Kur Veriu fitoi mbi Jugun ne Luften Civile amerikane, simpatizantet e Veriut u mblodhen para presidences per te shprehur gezimin e tyre per fitoren e arritur. Dhe Abraham Linkoln i tha njerit ne krah : "I shikon keto njerez qe brohorasin emrin tim ? Keto jane armiqte e mi me te rrezikshem". Mesim universal, do te thoja une...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shkrimi i ketij far ilir vate ishte.. eja ndoj nate te ham ndoj qaf pate..
    pra llafe boshe .. halucinacione personale te servirura si ububuja ca kam zbulu.. e ne fund del se ai sic thot vete.. nje her tjeter do na japi fakte.. pra deri tash ja ka fut kot..
    shkurt hesapi shkrim me porosi nga bunkeri..
    Bunker do quaj tani selin Roze e cila kapobanden e ka tani Feudal Bunker kalaje..
    Pra njeri qe eshte 700 vjet mbrapa koncepteve te shtetit modern..

    Nejse..le te presim qe Xhu do na e sjelle dhe shkrimin tjater te ekspresit te Edvinit.. me qe ki ilir Pal Vata na e ka premtuar qe do vij me kosha plot me fakte.. me burra shtalarte sy shkruar qe flasin gegerisht e kan mbushur plot dy kullat e al kaedes..lol..
    cfar rrufjani..
    ku e mesuan kte shkollen e shejtanit..
    ja kalojne dhe gebelsave e susllovave te stalo hitlerit..
    paaa..papa.

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar më parë nga Brari
    shkrimi i ketij far ilir vate
    ishte.. eja ndoj nate
    te ham ndoj qaf pate..
    lol..

    paaa..papa.
    Bravo Brari...
    na fiton medalje ari...
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Brar,

    Ato qe shkruhen ndaj atyre kafeve afer Kryeministrise jane te verteta. Jo cdo verejtje qe i behet Berishes, behet me synim denigrimi.

    Me thuaj ti do ta beje Imamim shef kabineti???

    Qeveria ka rene ne dore te OJQ-istave qe ne pjesen me te madhe s'kane punuar ndonjehere ne pune te shtetit. Por si duket PD-ja po ndjek shembullin e PS-se dhe prit kur te sjelle ndonje Edvin nga Franca..

    PD-ja ka detyrime ndaj te gjithe atyre specialisteve, qe i hoqen socialistet nga puna, pasi Meksi me shoke e kishin bere ligjin e Sherbimit Civil qe ne 95, po e kishin lene me aq, pa bere aktet nen/ligjore per ta vene ate ne funksionim. Dhe dihet erdhi Tosi, Majko,Meta se bashku me bukuroshen Filloreta Kodra (cudi kush e futi ne pune ne Ministrine e Punes ate nga 93? ) dhe i hoqen njerezit nga puna, pa i dhene as letrat per asistence, pale 1-2 vjet rroge te plote si do marrin tani per ristrukturim.

    Dhe i mbushen Ministrite me "profesioniste" nga Zona e pare operativo-agrare dhe Skrapari.

    kaq per sot Brar,

    Berisha, meqe eshte djegur njehere duhet t'i fryje edhe kosit tani, jo t'ja fusin nga para e mbrapa "te tijte" me disa njerez me shume maska, si psh Xhevdet Ferri, drejtor me te gjitha regjimet...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Ato qe shkruhen ndaj atyre kafeve afer Kryeministrise jane te verteta.
    Por si duket PD-ja po ndjek shembullin e PS-se dhe prit kur te sjelle ndonje Edvin nga Franca..
    Dhe i mbushen Ministrite me "profesioniste"nga Skrapari.
    Ato qe shkruhen ndaj atyre kafeve s'jane aspak te verteta. Se me doktor, un nuk kuptoj Berishen por dike tjeter. Ky doktor mund te jete ndonje mafioz socialist qe merret me pune te tjera, por jo me politike.

    PD-ja duhet ta ndjekin shembullin e PS-se, ajo duhet te thithin te gjithe ata qe kane stiudiuar jashte Shqiperise.

    Ndersa me Skraparin e paske prishe fare, se Skrapari 3 mije banore ka te tere.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qafzi..kolonerua..

    Skrapar e Tepelenë ..
    Tragjas dhe Bolenë..
    vertet nga tre mij veta..
    i kan or tungjajeta..
    por po ti shoc ti mire..
    te conesh qe pa gdhire
    te vec nder ministrira..
    aty i ke te tere..
    ne mbedhje e gostira..
    jan lindur per ne zira..
    nga shkodra gjer ne vlore..
    nga durrsi me pamporre..
    tiran laprak e bllok..
    aty te tere tok..
    te jen cdo qeverri
    e kan o me tapi..
    pra sjan 3 mij vete..
    jan sa kina vetë..



    tuc mak..


    Pse prap e kan ber Drejtor kte m.ut m.utin xhevdet Ferrin?
    Ndoshta nga qe do jet shok filmash me imam bajalldiun..
    po ai shok eshte dhe me edvinë..
    kopuk e maskara..aktor more vlla..
    i ka 700 fytyra..
    i lindur per ne zyra..

    nejse..

    kemi nje garanci..
    saliun.. qe do flej ne zyre nashi e sdo ja kalojne besoj miun nen mustaqe..
    pra saliu duhet te ler mustaqe..

    lol.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pas 4 vjetesh eshte Berisha i vetmi, qe do lavderohet ose do shahet.
    Nuk do kujtoj njeri as emrat e militanteve dhe as emrat e servileve.

    Qe qeveria e Berishes eshte gjate gjith kohes nen presionin e militanteve apo servileve kjo nuk do shume men. Ne shqiptaret kemi ne gen shume "vyrtyte" qe na jane krijuar gjate mijra vjet pushtimesh, pra gjat mijra vjet perpjekjesh mbinjerzore per te mbijetuar.

    ---------------------------

    Kujdes !


    Ne Shqiperi mbani gjithmone nje qese (si te deshironi plasmasi apo letre) me vete, pasi jo me pak se 5 here ne dite mund te takoni njerez ne vende nga me te ndryshme, te cilet mund tju stimulojne daljen e ushqimit ne te njejten rruge nga e keni marre.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Bamir Topi kundër Fatmir Mediut

    Bamir Topi kundër Fatmir Mediut
    Demokratët dalin sërish kundër republikanëve në çështjen e ligjin të “Kthimit dhe Kompensimi të Pronave”. Një ditë pas kushteve që kanë vënë republikanët për çështjen e pronave, kanë reaguar demokratët, të cilët nuk i kanë pranuar ato, por i kanë konsideruar të parealizueshme. Madje demokratët deklarojnë se kthimi i pronave pa kufizim, ashtu siç pretendojnë republikanët, është një gjë e pamundur. Qëndrimin e demokratëve për çështjen e pronave e ka bërë të ditur dje kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, i cili është shprehur se nëse PR-ja voton kundër, vota pro për projekligjin nga PD-ja mund të kërkohet nga parti të tjera parlamentare. Gjatë një prononcimi për median, Topi është ka deklaruar se është e pamundur që pronat të kthehen pa kufizim siç dëshiron Partia Republikane.
    Deklarata
    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar dje ndaj kushteve që ka vënë Partia Republikane për votën e saj pro ligjit për “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Sipas demokratit, është e pamundur që pronat të kthehen pa pa kufizim, ndërsa theksoi se me këtë qëndrim Partia Republikane do të ruajë identitetin e saj. Por, edhe pse PR-ja ka deklaruar votën e saj kundër nëse nuk merren parasysh amendamentet e saj, kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi se demokratët do të kërkojnë votat e partive të tjera, të cilat mund të jenë të qendrës apo dhe të majta. “Në një moment kur të gjithë shpresojnë për prona që pak do të jetë e mundshme që pronat të shkojë dhe të kënaqë realisht ato që e kanë humbur dhe në një mënyrë të pashpresë vazhdojnë të shkojnë nëpër gjykata, vazhdojnë të bëjnë diskutime, debate vetëm duke kërkuar dokumenta, por që në fakt pronat e tyre në mjaft raste janë grabitur nga të pamoralshmit”, është shprehur dje nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi. Nga ana tjetër, demokrati shtoi se mundësia e miratimit të projektligjit të pronave pa votat e republikanëve do të bëjë që Partia Demokratike të kërkojë votat e partive të tjera, që janë në konceptin e demokratëve për çështjen e pronave. “Llogaritja e numrave bëhet pikërisht aty ku nuk ka vetëm formacione politike që japin votën në mënyrë apo në linjë politike, por ka dhe zëra të pavarur që për probleme të caktuara, sikurse është dhe problemi mjaft sensibël i pronave, mund të sillen në mënyrë të pavarur”,-ka theksuar më tej kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
    Kundërshtimi i PR
    Kushtet e saj për ligjin e pronave, Partia Republikane e ka bërë një ditë më parë. Ky qëndrim erdhi si një reagim i ndryshimeve që janë proporzuar në ligjin për “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” nga ana e demokratëve, të cilat janë depozituar në Kuvend. PR-ja është shprehur kundër këtyre ndryshimeve, duke deklaruar dhe votën e saj kundër ligjit të pronave nëse ai kalon në Parlament në këtë formë. Por, nga ana tjetër republikanët janë shprehur se vota e tyre do të jetë pro ligjit të pronave në rast se do të merren parasysh amendamentet e tyre, të cilat do të depozitohet së shpejti në Kuvend. Ndryshimet e propozuara në ligjin për “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” parashikojnë që të rritet sipërfaqja e kthimit të tokës bujqësore nga 60 në 100 ha si dhe kompensimi të shpronësuarve nga ligji i vitit 1945 për tatimin e jashtëzakonshëm, çka do të thotë se pasuritë e paluajtshme të shpronësuara nga regjimi i atëhershëm do të trajtohen si prona që duhet t’u kthehen ish-pronarëve ose të kompensohen për vlerën e tyre. Për këto ndryshime të propozuara si dhe për ligjin në tërësi, Partia Republikane ka shprehur qëndrimin e saj kundër ligjit të pronave. Qëndrimin e republikanëve e ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar të PR-së, Arjan Madhi.

    Propozimet e PR
    Kthim pa kufi të pronës
    Çmimi është një çështje e negociueshme
    Të ngrihet inspektoriati i verifikimit të veprimeve që janë bërë për ndarjen e pronës dhe me kalimin në pronësi të pronës që nga viti 1991
    Inspektoriati të emërohet nga Kuvendi, të jetë jashtë qeverisë dhe të bëjë një zbardhje të të gjithë çështjes së pronës

    Sot.

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe pronari del kunder pronareve. PD ka 2 nenkryetare pronare te ligjshem Topallin dhe Topin, bashke del (TT) dhe ligjet behen komuniste me keq se Enveri.

    I bie qe te dale Hysni Milloshi dhe te mbroje Pronaret...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •