Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Sezoni i librit nė USA, janar 2006

    Ne fakt, nuk dija ku ta postoja kete shkrim te shkurter, dhe pashe ç'pashe, hapa teme te re. Te me falin moderatoret per zenien e vendit.

    Eshte nje shkrim i publikuar ne "Les Monde des Livres" (e perjavshme, suplement i Le Monde), nje suplement letrar.

    Ky perkthim eshte per disa forumiste ketu qe me sa kam pare une lexojne jo pak : Shigjeta, Leila, Veshtruse, Çupke_pe_Korçe, Lioness, Macja blu (e shoh shume rralle), e ndonje tjeter qe kam harruar.


    Sukseset e librarisë në USA në këtë fillim viti 2006

    Mizori, gjak, depresion : një sezon në ferr

    Les Monde des Livres, 13 janar 2006
    Përkthyer për ju
    Oiseau en vol


    Një sezon në ferr, ose dimri letrar në Amerikë. Romane dhe letërsi idesh shpalosin një arsenal të fuqishëm dhune dhe gjaku. Në këtë koncert tmerri, Historia dhe lufta janë sigurisht veglat e parapëlqyera. Në krye të krijimeve letrare te sezonit, The March e E. L. Doctorow, një panoramë epike e luftës civile amerikane e rishikuar në prizmin e udhëtimit të përgjakshëm të gjeneralit nordist William Sherman, nëpër territorin e Georgia dhe të Carolines.

    Dhe përtej Historisë së madhe, është pikërisht vdekja ajo e cila është heroi i vetëm i trillimit amerikan këto muajt e fundit. Në Saving Fish from Drowning, Amy Tan rrëfen historinë e një femre të vrarë pak ditë përpara udhëtimit të saj të gjatë mbi rrugën legjendare të Birmanisë. Rrëfyesja e sheh veten kështu të detyruar për të paraqitur, nga përtej varrit, rrëfimin kaotik të njëmbëdhjetë shokëve të saj të udhës.

    Përsa i përket librit të ri të Nicolas Evans, The Divide, ai hapet me imazhin e një kufome të ngrirë në kodrinat e Montanës. Bëhet fjalë për trupin e Abbie Cooper, i kërkuar nga FBI për vrasje, dhe ja si përfundon recensioni i Publishers Weekly : « Pasazhi më i gjallë i librit gjendet në fillim, në momentin e zënkës rreth trupit të pajetë të Abbie. » The Darwin Conspiracy, nga John Darton, sugjeron që vetë Darwin nuk ishte gjë tjetër veçse një sharlatan dhe një vrasës. Edhe If the Sky Falls, i Nicholas Montemarano, është i ndërtuar rreth njëmbëdhjetë historish në vetën e parë, të mbjellura andej-këndej me dhuna dhe krime nga më të ndryshmet.

    Sigurisht, femrat gjithashtu kanë rolin e tyre për të luajtur në këtë tablo makabër. Ndonëse më metaforike, dinakëria e tyre nuk shkon pa një art të përkryer mizorie. Autori i best-seller Sex and the city, Candice Bushnell, vazhdon përsëri me një roman mbi femrat në pushtet në Manhattan, këto femra të cilat, « për t’i mundur burrat në vetë lojën e tyre », përdorin të gjitha armët që zotërojnë. Intriga që pason merret me mend lehtë. Në këtë kategori, konkurenti është Everyone Worth Knowing, nga Lauren Weisberger, autor i best-seller The Devil Wears Prada. Weisberger vë aty në skenë ngjitjen e vrullshme sociale të një gruaje të re dhe, moraliteti i pashmangshëm këtu, « çmimin » që ajo paguan of course : vetmi e shushatur, depresion, tjetërsim.

    Po të lemë mënjanë The March, romanet më të mira të dimrit janë ato që e thonë këtë tjetërsim përmes personazhesh të dendur dhe enigmatikë. Bëhet fjalë veçanërisht për Diviners të Rick Moody, dhe për Indecision të Benjamin Kunkel, pinjolli i ri i tmerrshëm i skenës letrare amerikane (« Le Monde des livres » e 23 décembre 2005). Nganjëherë verbues dhe tejet i përpunuar, libri i Moody skicon një portret plot ngjyra të kësaj dhome jehonë të të gjitha iluzioneve të humbura që është qyteti i Los Angeles. Përsa i përket Kunkel, romani i tij i parë është i përndjekur nga ankthet e brezave, ankthe të pas 11-shtatorit në zemër të një kulture të ethshme narcizike, dhe të droguar me qetësues.

    Së fundi, në rubrikën « non-fiction », Iraku është në rendin e ditës, me The Assassin’s Gate, një tregim mbi parapërgatitjeve e luftës dhe mbi pasojat e saj shkatërrrimtare nga reporteri i New Yorker George Packer (« Le Monde des livres » e 6 janar). Dhe pastaj, është dhe tregimi tjetër, i zgjuar, i shkathët, dhe që ndalet tek jeta e përditshme e Irakianëve : Night Draws Near : Iraq’s People in the Shadow of America’s War, nga Anthony Shadid.

    Por ngjarja – dhe surpriza tregtare – e sezonit është libri i kësaj shkrimtare të madhe të dashur të Amerikanëve, Joan Didion, e cila në moshën 73 vjeçare, boton një libër therës dhe të ndrojtur mbi zinë, The Year of Magical Thinking, ku ajo rrëfen vdekjen e papritur të burrit të saj, romancieri John Gregory Dunne, pastaj të bijës së tyre të adoptuar. « Martesa nuk është vetëm koha, shkruan Didion, kjo është gjithashtu, paradoksalisht, mohimi i kohës. Përgjatë dyzet vjetësh, unë e kam parë veten përmes syve të John. Nuk jam mplakur aspak. » Ndoshta, në thelb, letërsia amerikane nuk mplaket pikërisht sepse ajo vazhdon të jetojë në këtë mohim, dmth në Historinë dhe historitë.


    Lila Azam Zanganeh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 15-01-2006 mė 17:46

  2. #2
    T'i kem parasysh t'i ble keta libra, kur te me mbarohet letra higjenike!!!
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Ne fakt, nuk dija ku ta postoja kete shkrim te shkurter, dhe pashe ē'pashe, hapa teme te re. Te me falin moderatoret per zenien e vendit.

    Eshte nje shkrim i publikuar ne "Les Monde des Livres" (e perjavshme, suplement i Le Monde), nje suplement letrar.

    Ky perkthim eshte per disa forumiste ketu qe me sa kam pare une lexojne jo pak : Shigjeta, Leila, Veshtruse, Ēupke_pe_Korēe, Lioness, Macja blu (e shoh shume rralle), e ndonje tjeter qe kam harruar.
    Oiseau en vol, flm per perkthimin. Disa nga librat e permendur duken terheqes per mua. Ndoshta smund te flas per te tjeret, por personalisht te falenderoj per shume nga perkthimet qe i ke sjelle ketij forumi, perfshi ketu kete te fundit. Kur te keme me shume kohe te lire do te interesohem per disa nga librat e permendur me siper.


Tema tė Ngjashme

  1. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 02:25
  3. Vdekja e leximit dhe Kainėt e librit - Agron TUFA
    Nga [xeni] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 05:19
  4. Lumturia E Librit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 17:29
  5. Tollovia Dhe Arroganca E Librit Shqip
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2004, 20:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •