NĖNĖ, KAM VENDOSUR, DUA TA BESOJ ALL-LLAHUN
Gratė e Perėndimit janė duke pranuar Islamin nė numėr gjithnjė e mė tė madh. Kay Jardine zbulon se pėrse ato dėshirojnė tė bėhen muslimane.
Ashpėrsia, depresioni dhe pagjumėsia ishin ato qė Kimberli Mekgrindėlit ia bėnė vitet e adoleshencės veēanėrisht tė vėshtira. Ngacmimet nga shokėt e klasės pėr peshėn dhe dukjen e saj, bėnė qė studentja 19 vjeēare tė ketė ndjenjėn se vėrtetė nuk takon aty, dhe gjithmonė tė kėrkon diē qė do ta bėjė tė ndihet e lumtur, qė do t’ia krijojė ndjenjėn se i pėrket atij rrethi.
McCrindle, e cila rrjedhte nga njė familje ateiste, nuk ishte ndeshur me religjionin pėrderisa nuk filloi studimet religjioze nė shkollėn e lartė nė Penicuik, atėherė kur interesimi i saj i ri e nxiti atė qė tė fillojė tė shkojė nė kishėn lokale gjatė meshave tė sė dielės. Por paqen dhe lumturinė qė kėrkonte nuk e gjeti aty, pėrderisa nuk filloi tė vijojė kolegjin nė Edinburg, ku u takua me disa muslimanė dhe e zbuloi Islamin.
“Isha duke kėrkuar paqen”, tha ajo. “Kam pasur njė tė kaluar tė vėshtirė. Vitet e mia tė adoleshencės nuk kanė qenė aq tė mira: isha e keqtrajtuar nė shkollė, njerėzit mė quanin “trashalluke dhe e shėmtuar”, kurse unė kėrkoja diē qė do tė mė bėnte tė lumtur. U mundova tė shkoj nė kishė njėherė nė javė, por nuk dėshiroja qė ta klasifikoj veten si krishtere; unė isha vetėm e interesuar rreth kishės dhe fesė. Por ajo nuk ishte pėr mua, nuk e ndjeja se i takoj atij vendi.
Kur tė shkosh nė xhami, e ndjen veten shumė tė qetė. Lutja pesė herė nė ditė ėshtė vėrtetė pėrmbledhėse. Ajo i jep qėllim jetės tėnde. Kur’ani ėshtė si udhėrrėfyes pėr t’ju ndihmuar juve: kur e lexoni atė, ai ju bėn qė tė ndjeheheni mė mirė”.
McCrindle u bė muslimane para tre viteve dhe tani ėshtė e njohur me mbiemrin e burrit tė saj, Tasnim Salih. Ajo ėshtė njėra prej grave britaneze qė janė duke pranuar Islamin nė numėr gjithnjė e mė tė madh kohėve tė fundit, e pėr tė cilin mendohet se ėshtė religjioni me rritje mė tė shpejtė nė botė. Edhe pse tani pėr tani asnjė personalitet zyrtar nuk flet rreth kėsaj, nuk ka dyshim se numri i atyre qė janė duke konvertuar nė Islam ėshtė nė ngritje dhe se shumica e tyre janė gra, konstatim ky i Nicole Bourque, pedagoge universitare nė lėminė e antropologjisė sociale nė Universitetin e Glazgovit dhe eksperte rreth ēėshtjes sė konvertimit nė Islam nė Britani.
“Kėtu njerėzit me tė madhe konvertojnė nė Fenė Islame”, thotė ajo. “Mund tė vlerėsoj se vetėm nė qytetin e Glazgovit janė rreth 200 njerėz qė kanė pranuar Islamin, por ky ėshtė vetėm njė vlerėsim i shpejtė. Tė dhėnat ėshtė vėshtirė tė sigurohen”. Vlerėsimet tjera flasin pėr rreth 500 personalitete nga Glazgovi qė kanė pėrqafuar Islamin.
Tėrheqja dhe joshja qė ju bėn Islami grave tė lira tė Perėndimit ėshtė vėshtirė e kuptueshme pėr shumė njerėz, edhe atė kryesisht pėr shkak tė botėkuptimit tė pėrhapur nė Perėndim se Islami e trajton gruan nė mėnyrė tė keqe. Njė film dokumentar qė ėshtė nė disponim, Nėnė, unė jam bėrė muslimane, i kushtohet kėsaj ēėshtje duke biseduar me gratė e konvertuara nė Islam nė Sheffield rreth eksperiencės sė tyre. Nė njė parapremierė nė Glazgov, e pyeta njė grup tė konvertuarave nė Islam nga Glazgovi dhe Edinburgu se ēka i shtyri ato qė tė ndryshojnė ēdo aspekt tė jetės sė tyre, pėrfshirė kėtu edhe emrat e tyre, pėr t’u bėrė muslimane.
Pėr 27 vjeēaren Bahiya Malik, ose Lucy Norris pėr prindėrit e saj, ėshtė vėshtirė qė tė sqarohet kjo. Bahiya, e cila jeton nė Edinburg, motra e saj binjake, Viktoria, dhe vėllau i saj, Mathew, u rritėn nė frymėn praktikuese krishtere nė njė ambient rural nė West Midlands, ku ata vizitonin shkollėn e sė Dielės nė kishėn e vogėl nė fund tė rrugės sė tyre. Ashtu si edhe rriteshin, ata tre ndėrprenė shkuarjen nė kishė dhe para shtatė viteve, nė moshėn 20 vjeēare, tė dyjat, Bahiya dhe motra e saj, pranuan Islamin - gjashtė muaj pasi qė kėtė e kishte bėrė vėllau i tyre.
“Ndoshta gjatė tėrė viteve tė adoleshencės nuk kemi qenė aq tė lumtur. Me tė vėrtetė nuk di tė them se cila ishte arsyeja. Nuk di nėse kishim ndjenjėn se diē na mungonte apo se nuk i pėrkisnim krishterizmit. Ne ishim pak tė turpshėm dhe nuk ishim nga ata qė dilnin nė mbrėmje”, thotė ajo. Nė atė kohė, Bahiya kishte gati dy vjet qė vijonte njė kurs pėr media dhe televizion nė Edinburg, por aty ndihej e pafrymėzuar. Pas gati 6 muajve tė mėsimit pėr Islamin, ajo e kishte kuptuar se tė jetuarit e jetės sė saj nė pėrputhje me rregullat e Islamit ishte ajo qė do ta bėnte atė tė lumtur dhe, gjatė njė vizite emocionale qė i bėri xhamisė nė Londėr, ajo deklaroi dėshminė e besimit islam - shehadetin.
“Mendoj se kjo ėshtė diēka qė ju e ndjeni nė zemrėn tuaj, diē qė ju tėrheq”, thotė ajo. “Vėrtetė ju nuk mund ta sqaroni atė me fjalė. Kjo ėshtė sikur tė flet zemra juaj, diēka qė ndjeni nė brendėsi tuajėn dhe qė e dini se ėshtė pėr ju. All-llahu e ka zgjedhur kėtė pėr ju, dhe kjo ėshtė jashtė fuqisė suaj”.
Gratė qė e pranojnė Islamin janė tė vetėdijshme pėr mendimin e pėrhapur perėndimor se ato janė tė shtypura dhe tė diskriminuara, por insistojnė tė sqarojnė se ky pėrshkrim ėshtė i gabuar. Pėr shumė prej tyre ky ėshtė njė udhėtim shpirtėror, i cili, larg nga tė shtypurit e tyre, e pėrmirėson gjendjen e tyre shoqėrore dhe u jep tė drejta tė reja.
“Ju vėrtetė ndjeheni sikur tė keni njė pėrkujdesje mė tė madhe”, thotė Tasnim. “Si grua muslimane, burrat muslimanė vėrtetė ju respektojnė; ata do tė bėjnė gjithēka pėr ju. Juve ju kushtohet vėmendje e madhe dhe jeni tė mbrojtura”. Bahiya thotė: “Unė e kam ndier kėtė pasi kam vėnė mbulesėn islame - hixhabin. Sepse kur ju mbuloni trupin tuaj, ju nuk dukeni sikur simbol i seksit dhe njerėzit nuk do tė mund t’ju gjykojnė juve pėr pamjen tuaj tė jashtme, por do tė duhet t’ju gjykojnė si qenie njerėzore. Dhe kjo duket plotėsisht e lirė”.
Si njė veprim modest, shumė prej grave muslimane nuk vėnė makijazh kur dalin jashtė shtėpisė, dhe kjo zakonisht mbetet vetėm pjesė e jetės sė tyre tė vjetėr tė cilėn femrat e sapo konvertuara nė Islam janė tė kėnaqura ta largojnė, si rezultat i ndjenjės sė lirisė qė vie nga tė kuptuarit se dukja e tyre e jashtme nuk ėshtė edhe aq me rėndėsi. Ata refuzojnė tė ekspozojnė veten ashtu sikur qė e kanė bėrė kėtė para se tė bėheshin muslimane.
Hafsa Hashmi, e cila jeton nė Glazgov, ka pranuar Islamin para 24 viteve dhe tani ajo as qė mund ta paramendon jetėn e vet jashtė Islamit. Tani nė Islam, ajo thotė: “Qėllimi i juaj nuk ėshtė pėr kėtė jetė, qėllimi juaj ėshtė pėr jetėn pas vdekjes. Disa njerėzve kjo iu tingėllon shumė tmerrshėm: ata nuk guxojnė tė mendojnė pėr vdekjen, por nė Islam besimi nė jetėn pas vdekjes ėshtė njė nga karakteristikat kryesore tė tij, ngase e dini se nėse jeni duke bėrė atė qė duhet, juve ju pret njė jetė mė e mirė. Andaj, pėrse pra tė shkohet verbėrisht pas gjėrave materiale?”
Pėrqafimi i Islamit zakonisht nėnkupton ndryshim komplet i mėnyrės sė jetės pėr ata qė zhyten nė tė, duke u nisur qė nga ushqimi, zgjedhja e emrit musliman, rregullimi i orarit ditor brenda pesė kohėve tė namazeve etj. Nė vendin e punės, muslimanėt bėjnė marrėveshje me punėdhėnėsit e tyre pėr tė pasur njė dhomė ku ata do tė munden nė qetėsi dhe rehati tė falen. Kudo qė janė ata nė botė, fytyrat e muslimanėve janė tė kthyera nė drejtim tė Qabes sė shenjtė nė Mekė.
Pėr gratė qė pranojnė Islamin, pėrvoja pėrfshin edhe ndryshimin e tėrėsishėm nė pamjen e jashtme. Rregullat e Islamit parashikojnė qė gruaja tė vishet nė mėnyrė modeste. Mbulesa islame, hixhabi, ėshtė njė ēėshtje e posaēme dhe mund tė paraqet njė element kyq dhe jo aq tė lehtė pėr muslimanen e re pėr ta praktikuar. Dr. Bourque mendon se kjo ėshtė kėshtu sepse mbulesa ėshtė shenjė e qartė e besimit. Tasnimi e kishte vėnė mbulesėn menjėherė, edhe pse ajo nė fillim kishte ndjerė njė frikė nga veshja e tillė nė vend publik, sepse disi ishte ndier sikur njerėzit janė duke shikuar vetėm atė. Nė fillim ajo ishte e detyruar qė ta heqė mbulesėn kur dilte nė vende publike, pėr shkak tė komenteve tė ndryshme qė i ishin drejtuar asaj.
“Njerėzit do tė bėrtisnin: ‘Kthehuni prapė nė shtetin tuaj’. Njėherė njė njeri madje edhe mė pėshtyri nė fytyrė kur isha duke qėndruar nė stacionin e autobusit pranė kolegjit tim”, thotė ajo.
Tani ajo e mban tė veshur atė tėrė kohėn dhe thotė: “Njerėzit nuk mė thonė asgjė dhe tani ndjej mė shumė besim nė vetvete”. Bahija ishte e lumtur sa i pėrket veshjes sė mbulesės islame qė nga fillimi, por pėr prindėrit e saj kjo ishte pak e vėshtirė. Ajo thotė se motra e saj, vėllau dhe ajo ishin me fat, pasi qė prindėrit e tyre ishin “mjaft tė mirė dhe tė kuptueshėm” rreth ēėshtjes sė pranimit tė tyre tė Islamit. Pėr tė konvertuarit tjerė, megjithatė, familjet nuk ishin zakonisht aq tolerante, sepse ato dinin shumė pak nga religjioni dhe nuk kishin dėshirė qė fėmijėt e tyre ta ndjekin atė.
Pėr Tasnimin, ēasti kur ajo u kishte treguar prindėrve tė vet, tė cilėt janė ateistė, ishte njė moment i vėshtirė. “Ata menduan nė fillim se kjo ishte vetėm njė fazė nėpėr tė cilėn jam duke kaluar, por ata kuptuan se e kisha seriozisht kur e vura shaminė nė kokė. Ata m’u hidhėruan kur iu fillova tė flas mbi martesėn time. Nuk ishin shumė tė kėnaqur me faktin se unė kisha njoftuar njė djalė mė tė moshuar se unė, i cili ishte musliman dhe me kombėsi tjetėr”. Pėrderisa Tasnimi dhe nėna e saj ende janė tė afėrta dhe kanė lidhje tė mira, ato mundohen qė tė mos flasin shumė pėr besimin e saj. Ajo dhe babai i saj nuk flasin mė.
Pėr Hafsėn, momenti kur ajo iu tregoi prindėrve tė saj, para 24 viteve, nuk kishte ndonjė vėshtirėsi tė veēantė, sepse pranimi i Islamit nė atė kohė ishte njė ngjarje e zakonshme. Reagimi i prindėrve tė saj ishte plotėsisht i kundėrt. “Mendoj se nėna ime kishte ndjenjėn se unė bėhesha muslimane pėr shkak tė bashkėshortit tim, por kjo nuk ishte e vėrtetė, sepse unė isha njoftuar me Islamin rreth katėr vite mė parė, edhe pse nuk isha konvertuar pėrderisa nuk u martova. Nė tė vėrtetė, ajo disi nuk mundeshte qė ta pėrballojė atė. Kur u martuam, nėna ime mė tha: ‘Nėse ti je e lumtur, edhe unė do tė jem e lumtur’, por me sa duket nuk ishte ashtu. Babai im poashtu e pat thėnė tė njėjtėn fjalė, por dallimi mes tyre ishte qė ai vėrtetė e kishte menduar atė”.
Tasnimi ėshtė e martuar me Sabirin, i cili ėshtė sudanez, pėr plotė dy vite, dhe thotė se asnjėherė nuk ka qenė mė e lumtur se tani. “Jam njoftuar me burrin tim nė fakultet dhe mė dukej se ėshtė njė vendim i drejtė martesa me tė. Unė ia mėsoja atij gjuhėn angleze, kurse ai mė fliste pėr Islamin, dhe nė kėtė mėnyrė ne u dashuruam”, thotė ajo.
Burri i Bahisė, Sherafedini, ėshtė gjithashtu person qė ka pranuar Islamin, dhe i cili mė parė kishte emrin Kameron. Ata kanė dy fėmijė, njėrin katėrvjeēar dhe tjetrin dyvjeēar.
Pėr Tasnimin, Bahinė dhe Hafsėn jeta rrotullohet rreth pesė kohėve tė namazit, ata nuk pėrdorin disa lloje tė ushqimeve dhe nuk konsumojnė alkool. Ato thonė se nuk ju mungon asgjė nga jeta e tyre qė kishin para se tė pranojnė Islamin. “Islami ėshtė i mjaftueshėm pėr mua. Juve nuk ju nevojitet asgjė tjetėr kur ta keni gjetur Islamin”, thotė Bahiya.
Tė bėrit muslimane e kishte pajisur Tasnimin me lumturinė dhe pėrkatėsinė qė ajo kishte kėrkuar. “Ėshtė njė ndryshim komplet nė qėndrimin dhe sjelljen tuaj, nė mėnyrėn e tė menduarit tuaj”, thotė ajo. “Tani kam mė shumė vetbesim, jam mė e lumtur dhe mė e kėnaqur. E kam arritur pėrfundimin qė kam kėrkuar”.
Kay Jardine
Krijoni Kontakt