SI E PRANOI ISLAMIN NJث GRUA AMERIKANE
Si ėshtė e mundur qė ju, njė grua e edukuar amerikane, ta pranoni Islamin - njė religjion qė e shtyp gruan?, ishte pyetja mė e shpeshtė qė i parashtrohej asaj pas konvertimit nė Fenė Islame.
Karla, njė bjondinė me sy tė kaltėr, ish-krishtere, tregon se si pakėnaqėsia e saj teologjike me doktrinėn e Jezu Krishtit si Zot dhe gjurmimi i saj qė bėri pėr tė drejtat e gruas nė Islam e inspiruan atė qė tė bėhet muslimane.
Procesi i konvertimit tim nė Islam ishte mjaft i gjatė (pothuajse 20 vjet!). Ai filloi kur unė isha nė moshėn 12 vjeēare. Kam mėsuar nė shkollėn private qė vlerėsohej si shumė, shumė konservative Ishim tė detyruar tė veshim uniformė mė shumė interesoheshin pėr dukjen tonė, se sa pėr notat (shkollore) etj. Sidoqoftė, i mėsonim tė gjitha religjionet mė tė mėdha nė botė. Kishim disa libra tė vogla: njė pėr Krishterizmin, njė pėr Hebraizmin, njė pėr Islamin, njė pėr Hinduizmin dhe njė pėr Budizmin. Mė kujtohet qė isha shumė e fascinuar nga Islami dhe mendoja se muslimanėt nuk ishin hipokritė sikur disa tė krishterė qė unė i njihja. E di se dy ēėshtje mė interesonin shumė. Njėra ishte fokusimi nė Njė Zot tė Vetėm. اdoherė kam pasur pyetje lidhur me doktrinėn krishtere tė konsiderimit tė Jezu Krishtit si Zot - dhe si ata shkojnė kundėr urdhėrit tė parė. اėshtja e dytė qė mė interesonte ishte namazi. Jo vetėm lutja pesė herė nė ditė, por si pjesa mė e madhe e atyre qė luten pėrqėndrohen nė adhurimin e Zotit. Nė krishterizėm lutjet tona synojnė tė jenė lutje tė zbrazėta. O Zot, mė jep kėtė O Zot, mė jep atė.
Shkova nė kolexh nė Uashington DC, ku kishte popullatė muslimane nė numėr tė konsiderueshėm. Interesimi im pėr Islamin ishte definitivisht akoma kėtu - edhepse nė njė farė mėnyre isha shumė e turpshme. Fillova tė bėj udhėtimin tim nėpėr xhami duke filluar sė shkuari nė Qendrėn Islamike nė kohėn e lutjeve, por ja qė isha shumė e turpshme qė tė hyj brenda. Njėherė u lajmėrova pėrmes telefonit pėr tė pyetur se vallė a kanė ndonjė klasė pėr njerėzit qė janė tė interesuar pėr Islamin, por asnjėherė nuk mu paraqitėn qė tė mė tregojnė. Andaj vetė bleva njė kopje tė Kuranit dhe fillova ta lexoj atė. Ishte mrekulli. Disi pėrnjėherė mė hyri nė zemėr, e dini? Ajo qė vėrtetė mė mahniti mua rreth Islamit qė nga fillimi, ishin tė drejtat qė i ishin dhėnė gruas nė kėtė Fé. E di qė shumė njerėz do tė qeshin nė kėtė qė e them unė, por si njė njeri qė e ka lexuar Biblėn - unė pashė tė drejta qė i ishin dhėnė gruas nė Islam tė cilat asnjėherė nuk i janė dhėnė gruas nė Bibėl. Vajzės i ishte dhėnė e drejta qė tė refuzojė partnerin nė martesė, ndėrsa nė kulturėn perėndimore krishtere nė atė kohė (nė shekullin e shtatė) vajza ka qenė e trajtuar si pronė e babait - dhe ėshtė dashur tė martohet ashtu siē e sheh ai tė arsyeshme. Nė Islam gruas i ėshtė garantuar njė pjesė e trashėgimisė nga babai dhe nga pasuaria e burrit, ndėrsa nė krishterizėm ajo pasuri ka shkuar vetėm te djali mė i madh. Gratė kishin tė drejtėn e pronės dhe tė lidhin kontratė biznesi, tė drejtė tė cilėn gratė nė Shtetet e Bashkuara e kanė fituar vonė kah mesi i shekullit nėntėmbėdhjetė. Pejgamberi i Zotit, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka predikuar kundėr vrasjes sė bijave njė praktikė e pėrgjithshme e asaj kohe, dhe qė akoma ėshtė problem nė Indi dhe Kinė. Sigurisht, sot ekziston teknikė mė e pėrsosur e vrasjes sė fėmijėve femra - aborti i kryer pas eho inēizimit qė tregon gjininė e fėmijės. Edhe burrat edhe gratė ishin tė kėshilluar qė tė pėrfitojnė diturinė nga djepi deri nė varr.
Gjatė vitit tė fundit, e gjeta njė program tė thirrjes islame nė televizion, i ashtuquajtur Islami. Aty tregohej njė grua me karakteristika perėndimore duke intervistuar njerėzit nė tema tė ndryshme lidhur me Islamin. Besoja qė ky emision ishte lėshuar nga Shėrbimi Informativ Islam, por nuk isha e sigurt pėr kėtė. U bėra plotėsisht e varur nga ky emision nėse nė atė kohė kisha pėr tė dalur jashtė, e lėshoja videon qė ta inēizojė atė. Nuk mė kujtohet se nė cilin kanal ishte vetėm e di se tregohej nė ditėn e premte, dhe qė secili emision fillonte me fjalinė Nė emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit. Kur erdhi emisioni mbi shehadetin (dėshminė e ekzistimit tė vetėm njė Zoti), e kuptova nė vete se unė besoja ashtu qė unė e thashė dėshminė e shehadetit bashkė me televizionin tim. Vallė a u bėra unė atėherė muslimane nė diturinė e Zotit? Nuk e di. Pėr fat tė keq, unė nuk njihja asnjė musliman pėr tė biseduar rreth Islamit. Gjithashtu isha shumė e brengosur se ēfarė do tė mendojnė rreth kėsaj familja dhe shoqėria ime. Gjatė kohės sė diplomimit tim (mendoj qė ishte viti 1990 apo 1991), Ambasada Saudite sponzoroi njė ekspozitė tė artit islam nė qytet. Mė kujtohet kur pyeta njėrin nga organizatorėt e kėsaj ekspozite se vallė a ka ndonjė informatė plotėsuese mbi Islamin, kurse djaloshi mė tha shkurt: Jo. Isha e shtangur. Nuk dija ku tė drejtohem qė tė kuptoj mė shumė pėr Islamin. Me kė tė bisedoj nė lidhje me pyetjet qė i kisha. Isha shumė e turpshme pėr tė shkuar nė xhami. Madje as nuk e dija se vallė a mund tė hy brenda, si grua. Nuk e dija nėse duhet tė jem e veshur si duhet apo se do tė jem i vetmi person qė nuk flet gjuhėn arabe aty. Unė vazhdova ta lexoj Kuranin dhe ti parashtroj pyetje Zotit. Duke shpresuar qė Zoti do tu pėrgjigjet lutjeve tė mia.
Etja ime pėr Zotin nuk u shua kėshtu qė vendosa tė shkoj nė religjionin mė konvencional, dhe u bėra krishtere diku nė moshėn 20 vjeēare. Por problemi ishte qė unė gjithmonė kisha pyetje/dyshime sa i pėrket krishterizmit - kryesisht mbi konceptin e Trinisė sė shenjtė/Madhėshtia e Jezu Krishtit. Jezu Krishti si Zot nuk kishte kuptim pėr mua, dhe se kjo ishte nė kundėrshtim me Urdhėrin e Parė dhe atė qė Jezu Krishti vet e kishte praktikuar. Ai gjithmonė ėshtė fokusuar nė Zotin, Babain. Kur ėshtė pyetur, ai ka thėnė qė Urdhėri mė i madh ėshtė qė tė duhet Zoti me gjithė zemėr, shpirt dhe mendje. Zoti - njėjės. Kjo ishte gjėja qė unė gjithmonė kam dashur ta bėj, dhe shpresoja se do tė pėrmirėsohem sė fundi. Pyeta disa priftėrinj tė ndryshėm lidhur me dyshimet e mia, kurse pėrgjigjja qė do ta merrja ishte: Ti thjeshtė duhet tė kesh besim. Mė kujtohet kur nė njė klasė studimi tė Biblės njė djalosh filloi tė flet gėnjeshtra tė mėdha nė lidhje me muslimanėt. Unė u ngrita nė kėmbė dhe thashė: Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, dhe fillova tu tregoj njerėzve qė ishin aty nė Shkollėn e sė Dielės se nė ēka besojnė muslimanėt nė tė vėrtetė. E shihni qė atėherė unė nuk kam mundur ta mohoj shehadetin. Unė akoma besoja qė ekziston vetėm njė Zot dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguar i Zotit.
Pėrderisa isha nė shkollė nė Tenesi, kontaktova me Shoqatėn e Studentėve Muslimanė nė qytezėn studentore. U takova me dy motra muslimane nė njė lokal tė qyetit pėr tė pirė ēaj. Fatkeqėsisht, ato nuk kuptuan si duhet se unė kisha dėshirė ta pranoj Islamin - dhe i tėrė takimi ishte pa lidhje. Vendosa qė ta konsideroj vetveten vetėm si monoteiste. Vazhdova tė lexoj libra mbi religjionet mė tė mėdha Monoteiste nė botė - Hebraizmin, Islamin dhe Krishterizmin. Dhe bėhesha gjithnjė e mė e pa rehatshme me krishterizmin. Kur shkoja nė kishė dhe e shikoja Krishtin nė mur, kjo mė bėnte edhe mė konfuze se sa qė isha. Ai dukej si idhull tė cilin njerėzit e adhuronin. Mė shumė mė pėlqente tė mėsoj mė tepėr mbi hebraizmin, dhe e shihja se ishte mė afėr Islamit.
Pastaj u punėsova nė njė kompani. Rastėsisht u takova me njė djalė me tė cilin mė vonė do tė mė lidhte puna mė tepėr. Ai punoi shumė projekte pėr mua dhe ne u bėmė shokė. Sapo e kishte lėnė kolexhin dhe ishte rebeluar. Fillova ta pyes si mundet tė konsumojė alkool nėse ėshtė musliman (dhe iu kėrcėnova qė do ti tregoj nėnės sė tij) E pastaj e pyeta pėrse nuk shkon nė xhami nė lutjen (faljen) e xhumasė, etj. Gjatė vitit e kuptova qė, pėrderisa i flisja atij, unė nė tė vėrtetė i flisja vetvetes (edhe pse unė nuk konsumoja alkool - e as qė kam konsumuar ndonjėherė).
Ashtu qė, gjatė shkurtit tė kaluar shkova te kabineti i Muslimanėve tė Rinj pranė Qendrės Islamike lokale nė mbrėmje tė njė tė mėrkure. Aty nuk kishte askush. Njėri nga djemtė aty mė tha qė ta pres kohėn e namazit tė jacisė Imami i xhamisė sigurisht do tė vie Por ndjehesha disi e parehatshme. Dhe u largova. Pas katėr javėve, u mundova pėrsėri. Aty ishte duke u zhvilluar njė orė. Atė natė, 10-11 vjet pasi qė e kisha thėnė pėr herė tė parė shehadetin nė banesėn time nė shtetin Uashington para televizionit, e thashė shehadetin para Imamit, para njė motre muslimane dhe njė grupi njerėzish tė cilėt ishin tė interesuar pėr Islamin. Qė prej atėherė, unė kam mėsuar tė falem (diēka jam munduar tė mėsoj pėrmes internetit dhe videos pėr shumė vite me radhė!) dhe fillova ta mėsoj gjuhėn arabe. Nėse don All-llahu, njė ditė do tė jem nė gjendje ta lexoj dhe ta kuptoj Kuranin nė arabisht. Unė jam plotėsisht e mahnitur se qė tani mund ti lexoj disa pjesė tė vogla tė Kuranit, edhe pse fjalori im nuk mė lejon qė tė kuptoj shumė akoma.
E hėnė, 8 tetor 2001. Ishte kjo njė ditė madhėshtore pėr mua nė jetėn time si muslimane. E vesha hixhabin (veshje e gruas muslimane) pėr herė tė parė nė punė, si pjesė e fushatės Shamia pėr Solidaritet. U bėra e famshme nė punė - njerėzit shpesh vinin deri te dera e zyrės sime. I pata ngjitur nė derėn e zyres time artikujt qė flisnin mbi fushatėn Shamia pėr Solidaritet. Dhe kur njerėzit mė pyetnin: A je njė nga ato? apo A jeni edhe ju muslimane? unė pėrgjigjesha: Po. Dhe tani tė gjithė nė punė e dinė se unė e kam pėrqafuar Islamin. Mendoj se njerėzit mund tė kenė supozuar se njė grua bjondine me sy tė kaltėr nuk mund tė jetė muslimane. Pyetja mė e shpeshtė qė mė parashtrohet ėshtė: Si ėshtė e mundur qė ti, njė grua e edukuar amerikane, ta pranosh Islamin - njė religjion qė shtyp gruan? Ata shpejtė tentojnė tė vlerėsojnė tė drejtat e gruas nė Afganistan me tė drejtat e gruas muslimane nė ēdo vend tjetėr. Ajo qė unė u them atyre ėshtė se, Kurani i jep gruas mė shumė tė drejta se sa Bibla. Kjo ishte njėra nga gjėrat e para qė mė solli tek Islami. Fatkeqėsisht, Islami njė kohė tė gjatė nuk ėshtė udhėheqės nė tė drejtat e gruas. Unė pata rastin tė zgjedhi - ta refuzoj atė qė e besoj (do tė thotė, se ka vetėm njė Zot dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij) apo ta pranoj atė qė besoj, por tė punoj nė ndryshimin e problemeve qė ekzistojnė brenda nė komunitetin musliman. Unė e zgjodha kėtė tė fundit.
Motra juaj nė Islam, Karla
Krijoni Kontakt