Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-11-2011
    Postime
    47

    Lindja e mitit te vampirit.

    Tė kėrkosh origjinėn e mitit tė vampirit ėshtė njė ndėrmarrje pothuajse e pamundur, pėrsa njihet universalisht, megjithėse me emra dhe karakteristika tė ndryshme
    Lindja e mitit tė vampirit

    Edhe tė sqarosh etimologjinė e fjalės "vampir" nuk ėshtė e lehtė. Hipoteza mė e mundshme ėshtė se derivon nga hungarezēja "vąmpir", njė fjalė me origjinė sllave qė gjendet nė tė njėjtėn formė nė rusisht, polonisht, ēekisht, serbisht dhe bullgarisht.

    Nė formėn e tij "vampir" (rusishtojugore "upuir", formė arkaike "upir") ėshtė konfrontuar me lituanishten "wempti" = tė pish. Janė gjetur edhe afėrsi me rrėnjėn indoariane "ud" apo "wod", nga derivojnė greqishtja "udor" dhe serbokroatishtja "voda", domethėnė ujė.

    Fjalėt "delfin" dhe "uterus" kanė tė njėjtėn etimė. Nė Greqi, termi aktualisht nė pėrdorim pėr tė treguar vampirin ėshtė "brukņlakas", qė mund tė transformohet si "vrykolakas", me origjinė sllave. Fjala sllovene "volkodlak" do tė ishte nė fakt ekuivalenti i anglishtes werewolf.

    Gjuha e vetme nė tė cilėn kjo fjalė asociohet me vampirin ėshtė serbishtja, pėr faktin qė populli sllav (dhe sidomos serbėt) beson se njė njeri qė ka qenė nė jetė njeri ujk, pas vdekjes mund tė bėhet vampir.

    Nė kuadrin e mitologjisė klasike, tė shumta janė historitė qė tashmė nė njėfarė mėnyre i paraprinin traditės sė vampirizmit. Pėr shembull, nė Greqi besohej tep Empusi, lloj shtrigash apo divash, me pamje tani tė frikshėm tani tė bukur, qė jetonin nė pyje apo shpella nga ku dilnin vetėm natėn nė kėrkim tė mishit tė njeriut apo tė gjakut tė foshnjeve.

    Libia, Siria dhe Thesalia qenė vendet e preferuara tė Lamieve, kafshė me fytyrė gruaje qė tėrhiqnin burrat duke u shfaqur vetėm nga beli e lart. Tregohej se sapo i afrohej njė burrė, ato e gllabėronin. Lamia ėshtė pėr t'u rilidhur me njė djall femėror shpesh tė kujtuar tek Talmud dhe e quajtur Lilith.

    Ajo vepron sidomos natėn dhe zhduket nė agim, kurth preferencial pėr fėmijėt, por nuk pėrton qė tė tėrheqė burrat kur flenė. Ky mit pėrhapet edhe nė Romėn e lashtė, ku pati mė shumė fat besimi tek Striges-at, gra tė moshuara dhe dashakeqėse, tė afta qė tė shndėrroheshin nė zogj tė egjėr, qė thithnin gjakun e foshnjeve dhe fėmijėve.

    Besimi tek Striges-at penetroi lehtėsisht edhe nė vendet sllave, nė Daki e nė Greqi, nė vijim tė ekspansionit romak nė kėto territore. Pėr shembull, pranė popullit rumun Strigoica ėshtė njė shpirt i keq qė me formėn e zogut - vampir pi gjak njerėzor.

    Pėr sa tė ngjashėm dhe me lidhje fisnore me vampirėt, Striges-at duhet tė konsiderohen si tė ndryshme. Nė fakt, vampiri ėshtė trupi i ringjallur i njė personi tė vdekur, ndėrsa Striges-at janė qėnie tė gjalla qė mund tė marrin formėn e zogut tė egėr.

    Edhe pse miti i vampirit njihet nė tė gjithė Europėn, qenė sidomos vendet e Lindjes, nė pjesėn mė tė madhe sllavė, qė i dhanė kredit mė tė madh kėtyre supersticioneve. Midis kėtyre popujve ishte shumė i pėrhapur koncepti i trupit tė pavarur nga shpirti.

    Edhe gjatė jetės, shpirti pėrkohėsisht mund tė shkėputej nga njeriu (pėr shembull gjatė gjumit) dhe tė penetrojė nė objekte tė pashpirt, bimė, kafshė apo persona tė tjerė. Veē tė tjerash, ishte zakon i pėrhapur qė tė vendoseshin nė varre ushqime apo pije, pėr tė lehtėsuar kėshtu situatėn e trishtuar e tė vdekurit dhe pėr ta shpėtuar tė gjallin nga kėrcėnimi qė ky i fundit mund tė pėrbėjė.

    Kėshtu, nėqoftėse miti i vampirit gjeti terren pjellor nė frikėn e njė rikthimi tė pazakonshėm tė vdekjes, megjithatė ekzistojnė arsye tė tjera qė shpjegojnė sesi vallė ky mit ėshtė kaq i rrėnjosur tek popujt sllavė: nga njėra anė, shfaqja e papritur e ciganėve nė Europėn Lindore; nga ana tjetėr impakti me doktrinat e bogomilėve. Sė fundi, shtohen epidemitė dhe zitė e bukės tė stėrzgjatura qė shpesh i masakruan kėto zona.

    Tashmė ėshtė sqaruar se vendlindja e ciganėve ėshtė India veriore. Nė fakt, ata janė pėr t'u lidhur me njė degė tė kastės sė ulėt tė hierarkisė indiane (pari jashtė kaste), qė pėr arsye akoma jo shumė tė qarta (ndoshta zi buke tė rėnda apo revolucione tė brendshme) e braktisi truallin e vet pėr t'u shtyrė drejt Perėndimit. Ekspansioni i parė masiv nė Europė i ciganėve datohet nė fillimet e shekullit XV. Qendėr e tij duket tė ketė qenė fillimish Vllahia dhe Moravia, mė pas rajonet danubiano - karpatase dhe nga kėtu, me shumė seri, e gjithė Europa.

    Pėr atė qė ka tė bėjė me mitin e vampirit, ėshtė pėr t'u pėrjashtuar qė ai pėsoi njė ringjallje pėr faj tė drejtpėrdrejtė tė ciganėve, por mė shumė prej pėrgjegjėsisė sė popullsive rezidente mikpritėse. Nė fakt, nga njėra anė ciganėt kėrkonin qė tė mos i trazonin shumė ata qė i mirėprisnin, duke u deklaruar kristianė dhe duke atribuar origjina mitike, nga ana tjetėr preokupoheshin edhe qė tė tregoheshin bartės fuqish tė mbinatyrshme, duke u rrethuar me njė farė aureole prestigji dhe misteri. Logjikisht, njė qėndrim i tillė mund tė rezultonte i rrezikshėm.

    Nė fakt, menjėherė sapo ndodhnin episode, shkaqet e tė cilėve qenė tė panjohur (epidemi apo zi buke tė rėnda tė shoqėruara me fenomene kanibalizmi), koka e turkut ishte njė hap larg. Cigani, origjina e panjohur dhe praktikat misterioze tė tė cilit e bėnin outsider par excellance, ngjallte frikė, siē gjithēka qė ėshtė ndryshe.

    Duke mos ua njohur besimet fetare, mitet dhe supersticionet, popullsitė rezidenciale nuk mund tė bėnin gjė tjetėr veēse t'ia shpiknin, duke ia errėsuar aspekte tė caktuara tragjike tė pasurisė sė tyre kulturore dhe t'ia ngjisnin ciganit. Ja kėshtu qė ky i fundit bėhej njė shtrigan i rrezikshėm, i pėrkushtuar ndaj praktikash tė turpshme (kanibalizėm, vampirizėm, likantropi).

    Sekti kristian i bogomilėve refuzonte gjithēka qė ishte materiale, pėr sa vepėr e Djallit, ndėrsa Zotit i ishte atribuar krijimi i gjithēkaje qė ishte shpirtėrore. Ama nuk bėhej fjalė pėr dy forca antietike dhe autonome, pėrsa Djalli konsiderohej djali i madh i Zotit, qė duke u rebeluar ndaj vullnetit tė tė jatit, pėrzihet nga ky i fundit.

    Bogomilėt refuzonin Dhiatėn e Vjetėr dhe ortodoksinė kristiane, tė kapur sipas tyre pas praktikash dhe ceremonish tė lidhura me materien dhe, pėr pasojė, krijesa tė kėqia tė Djallit. Akoma mė shumė, ata qenė krejtėsisht indiferentė ndaj pushtetit laik. Refuzimi i aurotitetit tokėsor i bėri shumė aderues qė tė praktikojnė njė asketizėm tė ngurtė dhe tė dėnojnė ēdo formė bashkimi fizik, sidomos nėqoftėse kanalizohej nė martesė dhe drejtohej nga shtimi. Bogomilėt qenė me prejardhje nga Sira dhe Armenia.

    Nė pragun e shekullit IX u shtynė drejt Bullgarisė nga ku, tė mbrojtur nga Perandori Pjetėr, mundėn ta shtrinin predikimin e tyre nė tė gjithė territorin. Duke qenė se Kostandinopoja e kish nėnshtruar Bullgarinė nė vitin 1019, bogomilėt morrėn njė pozicion armiqėsor ndaj klerit zyrtar bullgar, i cili sipas tyre imitonte nė mėnyrė tė keqe salltanetin bizantin.

    Ėshtė e ligjshme tė mendohet qė midis popullit bullgar tė mos mungonin ndjekėsit, qė me entuziazėm punuan qė ta ndihmonin sektin, deri sa ta bėnin tė merrte njė karakter kombėtar, i rrezikshėm pėr pushtetin laik dhe klerin e atėhershėm.

    Nga kėtu persekutimet sistematike tė tyre, tė zgjatura deri nė fillimet e shekullit XV, domethėnė deri kur Bullgaria rifitoi autonominė e saj. Megjithatė, patėn kohė qė tė pėrhapeshin, pėrveēse nė vende tė tjera sllave (Serbi, Bosnje, Dalmaci), edhe nė Itali, Francė, Gjermani dhe Angli.

    Qysh gjatė persekutimeve filluan qė tė krijohen nė kuadėr tė sektit pozicione gjithnjė e mė antiklerikale. Kush nuk bindej tentonte qė ta orientonte kultin e tij drejt Djallit, i shtyrė nga urrejtja ndaj persekutuesve tė tij.

    Por kėta shkelės nuk qenė sigurisht pranuesit fillestarė tė doktrinave: pėrkundrazi, bėhej fjalė pėr skllavin e trishtuar qė ishte bėrė pjesė e sektit me shpresėn qė tė dilte nga njė situatė poshtrimi e vuajtjeje dhe qė tani ndodhej i persekutuar dhe i ndaluar. Kėta njerėz, me qėllim qė tė thithnin favoret e entitetit malinj, arritėn nė njė rivlerėsim tė natyrshėm tė trupit, duke theksuar se, ashtu si shpirti garantonte mundėsinė e mbijetesės, njė e drejtė e tillė mund t'i takonte edhe trupit.

    Natyrisht, parimi i pavdekshmėrisė sė trupit individualizohet tek gjaku. Shpjegohet kėshtu shfaqja e sekteve kuriozė qė pranonin se kishin zbuluar misterin e ringjalljes sė Krishtit. Kjo dėshirė pavdekshmėrie ishte mė shumė se ēdo gjė tjetėr njė dėshirė naive pushteti, e kuptueshme nėqoftėse mendohet se ata qė aderuan qenė mbi tė gjitha njerėz qė nė ekzistencėn e tyre tė mjerė nuk kishin pėsuar gjė tjetėr veēse fyerje dhe angari.

    Dėshirat e tyre pėr hakmarrje bėheshin tani reale. Ashtu si Lamie dhe Striges pinin gjakun e foshnjave, njėlloj duhet tė bėnin kėta njerėz, tashmė tė kaluar nė rangun e magjistarėve apo tė shtrigave.

    Pamja e vampirit

    Por kush ishte i destinuar tė bėhej vampir? Nė pėrgjithėsi bėhej fjalė pėr njeri qė pėr disa kėrkesa tė pazakonshme ngjallnin njė ndjenjė mosbesimi apo frike. Lista ėshtė kėshtu shumė e gjatė dhe pėrfshin: keqbėrėsit, kriminelėt, kush kishte kryer incest, homoseksualėt, kush kish bėrė dėshmi fallse apo kish gėnjyer nėn betim, vetėvrasėsit.

    Pėr sa u pėrket tė ēkishėruarve, rastet e vampirizmit prej ēkishėrimi lindnin nga fakti qė kristianėt ortodoksė mendonin se kufoma e njė tė ēkishėruari nuk mund tė dekompozohej deri kur tė mos nxirrej nga varri dhe prifti tė mos mbante lutjet e duhura.

    Nėqoftėse kjo nuk mjaftonte, iniciativa merrej nga populli, i cili adoptonte metoda mė mizore, sidomos kur kufoma shfaqej e padėmtuar pas 3, 7 apo 9 vjetėsh: menjėherė i shkulej zemra me njė shkop ose digjej. Mund tė jetė interesante tė vėrehet se katolikėt, nė ndryshim nga ortodoksėt, e mendonin mosdėmtimin e njė trupi si shenjė shenjtėrie.

    Shumė kategori tė tjera njerėzish konsideroheshin vampirė potencialė: fėmijėt ilegjitimė, djali i shtatė i njė djali tė shtatė, fėmijėt e lindur tė vdekur apo me dhėmbė, ata jo tė pagėzuar pas 7 vjetėsh, kush vdiste nga sulmi i njė vampiri, njerėzit me "buzė lepuri" dhe ata me flokė tė kuqe. Kjo si pse besohej qė Kaini dhe Juda kishin flokė me kėtė ngjyrė, ashtu dhe pse flokėt e kuq qenė shumė tė rrallė nė Europėn Lindore dhe kėshtu qė ngjallnin mosbesim.

    Disa sėmundje tė rralla konsideroheshin si tė lidhura me vampirizmin, si albinizmi apo porfiria: tė prekurit nga kjo sėmundje kanė thonjtė, dhėmbėt dhe flokėt si fluoreshentė dhe, pasi qė trupi i tyre nuk e metabolizon hekurin, duhet ta marrin nė formė mė tė pėrtypshme, si pėr shembull likuide. Nuk mund tė hanė hudhėr, pėrderisa ajo shkatėrron qelizat e gjakut dhe hekurin pėr tė cilin trupi ka nevojė. Nė disa raste shumė tė rėnda anemike, trupi mund tė dobėsohet dhe tė prodhojė njė dėshirė tė fortė pėr gjak.

    Edhe tė sėmurėt me tuberkuloz paraqesin simptoma tė ngjashme me ato tė njė sulmi vampirik, si humbja e peshės apo sfilitja. Pėrsa i pėrket pamjes, vampirėt pėrgjithėsisht pėrshkruhen nė folklor si tė dobėt, kockė e lėkurė, me sytė e kuqe dhe zgavrorė, lėkurėn e thatė, tė bardhė shumė tė ftohtė, flokėt e pakrehur, buzėt e kuqe e tė lagėshta (por shpesh kanė "buzė lepuri"), dhėmbėt e fortė e tė mprehtė, thonjtė e ngjashme dhe tė gjata. Nė raste tė caktuara kanė vetėm njė vrimė hunde.

    Siē shikohet, ėshtė njė pamje shumė e ndryshme nga ajo qė ofrohet nga letėrsia dhe kinemaja. Pavarėsisht kushteve tė tyre fizike, vampirėt posedojnė forcė tė madhe, mund tė vrapojnė shpejt si era dhe tė transformohen nė mjegull, pluhur fosforeshent apo nė ujk.

    Kurse pėrsa i pėrket identifikimit me lakuriqin e natės, ai duket i kufizuar vetėm midis fshatarėve rumunė. Nė pėrrallat e kėtij populli lakuriqi i natės shpesh ėshtė simbol fatkeqėsie, duke pasur parasysh pamjen e tij djallėzore dhe jetėn e natės dhe midis fshatarėve konsiderohet i rrezikshėm.

    Nė fakt, kėta tė fundit u referojnė histori tė ēuditshme lakuriqėve tė natės, qė sulmojnė si bagėtinė nėpėr stalla qė t'u pijnė gjakun, ashtu dhe njerėzit, duke i bėrė tė ēmendur apo duke i frikėsuar deri nė atė pikė sa tė vdesin brenda pak javėsh. Lidhja nė kėtė pikė rezulton e qartė. Nga ana tjetėr, tashmė Djalli nė folklorin rumun mund tė marrė dukjet e njė lakuriqi tė natės.

    Teoria qė do ta shpjegojė kėtė lidhje duke marrė pėr bazė lakuriqėt e natės vampirė tė Amerikės sė Jugut duket nė tė vėrtetė e pabazuar. Kėta gjitarė u bėnė tė njohur nė Europė vetėm nėpėrmjet relacioneve tė udhėtimeve tė shekullit XVIII dhe gjithsesi qenė tė njohura vetėm nė mjedisin kulturor tė atėhershėm, sigurisht qė jo nė nivel popullor. Qe lakuriqi i natės qė merr emrin e vampirit, jo e anasjellta.

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Lejohet ketu me dhen mendim nga ka ardhur miti i vampirit apo do trajtohet tema vec ne fenomen paranormale? ~Sa desh beja kete pyetje por e paska permendur vete shkrimi.

    Disa sėmundje tė rralla konsideroheshin si tė lidhura me vampirizmin, si albinizmi apo porfiria: tė prekurit nga kjo sėmundje kanė thonjtė, dhėmbėt dhe flokėt si fluoreshentė dhe, pasi qė trupi i tyre nuk e metabolizon hekurin, duhet ta marrin nė formė mė tė pėrtypshme, si pėr shembull likuide. Nuk mund tė hanė hudhėr, pėrderisa ajo shkatėrron qelizat e gjakut dhe hekurin pėr tė cilin trupi ka nevojė. Nė disa raste shumė tė rėnda anemike, trupi mund tė dobėsohet dhe tė prodhojė njė dėshirė tė fortė pėr gjak.

    Edhe tė sėmurėt me tuberkuloz paraqesin simptoma tė ngjashme me ato tė njė sulmi vampirik, si humbja e peshės apo sfilitja. Pėrsa i pėrket pamjes, vampirėt pėrgjithėsisht pėrshkruhen nė folklor si tė dobėt, kockė e lėkurė, me sytė e kuqe dhe zgavrorė, lėkurėn e thatė, tė bardhė shumė tė ftohtė, flokėt e pakrehur, buzėt e kuqe e tė lagėshta (por shpesh kanė "buzė lepuri"), dhėmbėt e fortė e tė mprehtė, thonjtė e ngjashme dhe tė gjata. Nė raste tė caktuara kanė vetėm njė vrimė hunde.
    Porfiria e ben lekuren e njeriut sic foto meposhte nese del ne diell. Dmth njerezit qe vuajne nga kjo semundje duhet te mbulohen mire e mire ditet me diell ose te dalin gjate nates. Koincidence?!

    http://www.bmj.com/highwire/filestre..._image_l/0.jpg


    Kurse tuberkuloza e deformon fytyren.
    Albanism: je bore i bardhe, edhe floket ndonjehere mund te jene me thinja.


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bourn
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    12
    gjith ato filma sjane bere kot ,mbase ekzistojne vertet por disa gjera i ka sajuar vete njeriu ,ndoshta sjane aq te forte sa ne filma por jane shume te shpejte dhe jetegjate

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Lindja e mitit te (ampirit) apo DHAMPIRIT.

    Me falni nji permirsim,me dashje apo pa dashje e keni be,se nuk shkruhet VAMPIRI por shkruhet DHAM PIRI,qe e ka kuptimiun (DHAM PIRES),qe pin me dhamb.
    "Vampir",eshte fjal e shtremberuar nga popujt te cilet nuk munnden me theksu germen (DH),kursew nje pjes e shqiptareve ne shqiperi e kan kopju po ket "Vampir" po nga keta popuj,kurse at spjegim qe e keni ber eshte i kopjum nga te dhena te shtremberuara.
    "ARVAN",apo ARBAN,shkronja "B" ne gjuhen sllave shqiptohet "V",edshe ky emer eshte nje deformim i qellimshem i ARBANEVE ne AR(V)BAN,e shum emra tjer.

  5. #5
    aR-my_nD Maska e aR-my_nD
    Anėtarėsuar
    01-08-2009
    Vendndodhja
    Veproj nė njė planet pėr tė jetu nė botėn tjetėr.
    Postime
    131
    tash a ekzistojne apo nuk egzistojne? dhempirat(dhompirat, hampirat, ose vampirat)???
    Ēdo gjė, ka njė arsye.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •