Reese Witherspoon dhe Joaquin Phoenix festuan marrjen e çmimit 'aktori dhe aktorja më e mirë' në ceremoninë e dhënies së cmimeve Globet e Artë, për dramën muzikore "Walk the Line" rreth jetës së Johnny Cash.
Artistja britanike Rachel Weisz fitoi çmimin 'aktorja më e mirë në rol dytësor' për rolin e saj në filmin 'The Constant Gardener', që është një përshtatje e një trilleri të autorit John Le Carre.
Heath Ledger dhe e dashura e tij Michelle Williams nuk patën sukses me çmimet e aktrimit individual por festuan marrjen e çmimit drama më e mirë për fimin e titulluar Brokeback Mountain.
Krijoni Kontakt