II
II. FAMILJA GJATĖ SOCIALIZIMIT POLITIK
Llojet kryesore (historike ) tė familjes
Me tipologjinė e familjes shkencėtarėt nėnkuptojnė tipologjinė e reduktimit tė tė gjitha formave tė ndryshme dhe modaliteteve tė familjes, pėrmes tė cilave ėshtė e mundur qė tė gjitha kombinimet e cilėsive tė mblidhen nė tipet mė tė vogla kryesore. Me kėtė rast, duhet bėrė dallimin ndėrmjet formave reale tė familjes dhe formave tė familjes si model teorik. Ky model i reduktuar teorik ėshtė shėnuar si lloj i familjes, kurse procedura dhe rezultatet si tipologjia e familjes.
Nė pėrdorim janė shprehje tė ndryshme pėr shėnimin e kuptimeve tė ngushta tė familjes, gjegjėsisht pėr grupimin e tyre tė ngushtė: modalitete, varitete, forma etj. Kėto trajta tė ndryshme nuk ekzistojnė vetėm brenda llojit tė caktuar, por se shpesh paraqiten edhe si forma kalimtare prej njė lloji nė llojin tjetėr. Ato nuk paraqesin llojet e pavarura tė familjes, por se mund tė kenė rėndėsi tė madhe nė pėrcjelljen dhe transformimin e llojit tė vjetėr historik nė llojin e ri historik tė familjes.
Siē dihet, nė periudhėn historike paraqytetare, nocioni i familjes nuk ka shėnuar atė formė tė pėrmbajtjes dhe marrėdhėnieve qė pėrbėjnė botėkuptimin thelbėsor bashkėkohor tė nocionit tė familjes. Duke u nisur nga termi latin familia dhe atij grek oikos, qė kanė shėnuar bashkėsinė jetėsore nė periudhėn antike, kėto bashkėsi duke gjykuar sipas numrit tė anėtarėve dhe strukturės sė marrėdhėnieve, ishin diē krejtėsisht tjetėr nga familjet bashkėkohore. Dallimi kryesor ėshtė nė raportin e familjes ndaj shoqėrisė, ngase familja nė antikė dhe mesjetė nuk ishte vetėm institucion themelor shoqėror, por se ajo praktikisht ishte vetėm shoqėrore. Ēdo organizim prodhues ose politik - shtetėror kishte tipare tė organizimit familjar. Atėherė nuk ekzistonte kufizimi ndėrmjet politikės private dhe publike. Familja ishte edhe organizėm i theksuar publik.
Bashkėsia antike politike ishte e mėshiruar nė pater familias, qė paraqiste edhe pushtetin, njėkohėsisht publik dhe politik. Individualiteti nuk ekzistonte, sepse ishte i fashitur nė pjesėn e atij grupi (shoqėror), nė atė masė sa nuk ka poseduar as tė drejtėn e subjektivitetit. Individualiteti si subjekt, siē merret nga kuptimi bashkėkohor europian, shfaqet shumė vonė. Veē pėrmes subjektit modern krijohet vija demarkative ndėrmjet shtetit dhe familjes.
Me shfaqjen e qytetarisė dhe dominimin e marrėdhėnieve prodhuese kapitaliste, vie deri te plasaritja e sferės private ( e familjes dhe shoqėrisė qytetare ) nga njėra anė dhe sferės sė ( shtetit ) publik nga ana tjetėr. Historinė e marrėdhėnieve ndėrmjet familjes si sferė private dhe shtetit si sferė publike, shumė autorė e shėnojnė si fillim i procesit qė nė bazė e ndryshon familjen bashkėkohore.
Nė epokėn kapitaliste fillon privatizimi i familjes, e cila gradualisht e humb funksionin e saj prodhues dhe gjithnjė e mė tepėr fiton karakteristika tė njėsisė themelore tė konsumit privat. Nga kjo perspektivė familja shfaqet si sferė jo vetėm e ndarė nga bota punuese, por pothuajse tėrėsisht e pavarur, botė pėr vete. Nė tė individi ėshtė zotėri i fatit tė vet, qė pėrcakton dhe drejton me jetėn e tij, kontrollon kushtet dhe mjetet e reprodukimit tė vet jetėsor.
Tėrheqja kah vetja dhe izolimi i familjes nė sferat e tjera janė vetėm forma historike tė ekzistimit tė saj. Ato forma janė tė kushtėzuara dhe tė formėsuara edhe nė organizimin klasor tė shoqėrisė kapitaliste, ashtu sikurse nė familje ndodhin ndryshime dhe lėvizje, qė janė shprehje specifike e lėvizshmėrisė sė pėrgjithshme dhe antagonizmave tė kapitalizmit.
Pėrshkrimi paraprak i karakterit tė ndryshimit qė pėrjeton familja nė etapat e veēanta tė zhvillimit historik, ėshtė e rėndėsishme edhe nga pikėpamja e ndryshimit tė familjes nė shoqėrinė socialiste, e qė proklamohet nga perspektiva se ka pėr qėllim ta shndėrrojnė familjen nė bashkėsi tė lirė njerėzore.
Shoqėria bashkėkohore, e cila ende quhet shoqėri individualiste dhe civilizim teknologjik, tregon karakteristikėn e saj mė tė ngushtė me shenjėn se prodhimtaria individuale ėshtė bazė e shoqėrisė. Bota bashkėkohore nga bota e vjetėr dallohet para sė gjithash nė atė se ėshtė rritur shumėfish prodhimtaria e saj dhe fuqia konsumuese dhe se shumė institucione dhe organizata bėhen qendėr e jetės, kurse zvogėlohet roli i grupeve tė drejtėpėrdrejta primare dhe tė vogla ( ndėr to edhe i familjes ).
Shkalla e zhvillimit tė familjes bashkėkohore, duke pasur parasysh shtresimin klasor, dallimin e kushteve tė jetesės dhe vlerave shoqėrore tė klasave tė ndryshme ėshtė joidentik.
Familja patriarkale ėshtė e themeluar nė principet e sistemit klasor, qė ėshtė mbajtur nė kuadėr tė familjes, ka frenuar proceset e zhvillimit industrial qė duhet ti nxisė synimet individuale pėr aftėsimin profesional, andaj pėr kėtė shoqėria industriale kėrkon familje tė atillė qė do tė ishte nė gjendje tė orientojė anėtarėt e saj nė drejtim tė shoqėrisė, ēka e tėra ndikon nė strukturėn dhe madhėsinė e familjes: pėr kėtė shumė funksione tė familjes patriarkale barten nė institucionet e specializuara shoqėrore. Familja nuk ėshtė mė njėsi e mėvetėsishme dhe e mjaftueshme, kurse pėr anėtarėt e saj qendėr e jetės shoqėrore dhe transmisioni i pozitės sė saj shoqėrore, tashmė shndėrrohet nė njė institucion shoqėror pėr detyrat specifike shoqėrore.
Duke marrur parasysh llojet e studiuara tė familjes dhe gjer mė sot tė njohura, formulohet edhe tipologjia historike e organizmit familjar. Tipologjia mė e pėrgjithshme e familjes, mund tė reduktohet nė tri lloje: 1. Lloji i zakonshėm i familjes, karakteristikė pėr shoqėritė primitive.
2. Lloji patriarkal i familjes, karakteristikė pėr shoqėritė parakapitaliste dhe 3. Lloji egalitar i familjes, qė zė fill me fenomenin e shoqėrisė industriale, por si model qė mund tė realizohet vetėm me tejkalimin e kufirit tė shoqėrisė qytetare.
Llojin bashkėkohor tė familjes e karakterizohen: familja e vogėl me lidhjet e afėrta tė paqėndrueshme; martesa mė nuk ėshtė marrėveshje ndėrmjet tė afėrme me qėllim tė plotėsimit tė interesave tė grupit tė afėrt, por lidhje ndėrmjet individėve e vendosur me qėllim tė plotėsimit tė nevojave tė tyre; familja ėshtė e orientuar ndaj individėve, me orientim tė theksuar ndaj fėmijėve; familja gjithnjė e mė pak ėshtė e varur nga familja prindėrore; autoriteti ėshtė demokratik me shpėrndarje uniforme tė ndikimit ndėrmjet prindėrve; familja bėhet gjithnjė e mė tepėr ēėshtje private e individėve, pikėsėpari sepse pika qėndrore e spostimit tė funksioneve prodhuese-ekonomike bėhet nė funksionet psiko-sociale; ėshtė karakteristik reduktimi i funksioneve tjera qė i ka kryer tradicionalisht familja, ndėrsa funksioni univerzal i familjes socializimi dhe zhvillimi i fėmijėve, bėhet funksioni i saj primar, kurse shpesh edhe i vetmi funksion; familja ėshtė mjaft mobile, sepse nuk ėshtė e lidhur as me grupin e afėrt as me pronėn dhe migron drejt qendrave industriale dhe ato tė zhvillimit urban; ajo ėshtė e liruar nga marrėdhėniet pronėsore ( qoftė ndaj pasurisė sė patundshme, ose ndaj mjeteve tė prodhimit ), kurse bazėn e ekzistimit tė saj material e pėrbėn pėrfitimi personal i anėtarėve tė familjes, kėshtu qė punėsohen tė gjithė anėtarėt e aftė pėr punė; gjithnjė e mė tepėr vie nė shprehje dukuria e martesave tė pėrziera, ndėrmjet shtresave, klasave e tė ngjashme, ēka tregon se ėshtė forcuar mobiliteti shoqėror, qė shlyen kufijtė e vrazhdė ndėrmjet grupeve klasore tė kufizuara, ēka fuqishėm ndikon edhe nė marrėdhėniet familjare.
Sistemi i marrėdhėnieve familjare ėshtė nė lidhje mė tė ngushtė me llojin e sistemit shoqėror, qė nė familje vepron nė formėn e kėrkesave, normave dhe vlerave qė nė njė shoqėri tė caktuar janė tė pranuara ( ndoshta asnjė institucion shoqėror nuk shpreh nė atė masė karakteristikat e sistemit kulturor tė shoqėrisė sė dhėnė si familje, e cila pikėrisht pėr kėtė se edukon gjeneratėn e re, duhet tė reflektojė kėrkesat shoqėrore, mė drejtpėrsėdrejti se sa ėshtė ky rast me grupet dhe institucionet tjera ). Familja, duke i kombinuar elementet racionale dhe emocionale gjatė procesit tė edukimit bėn pėrshtatjen e patjetėrsueshme; nė kėtė kuptim do tė mund tė thuhej se organizimi familjar ėshtė sistem shoqėror i vogėl, ngase modeli familjar ndėrtohet sipas sistemit shoqėror nė tėrėsi.
Familja ėshtė nėn ndikimin e drejtėpėrdrejt familjar tė sistemit konstitutiv politiko-shoqėror, sepse sistemi i vlerave mė sė shpeshti nuk ėshtė i formuluar nė mėnyrė eksplicite.
Kėtu ėshtė dhėnė lista e llojeve tė familjes, por kjo nuk do tė thotė se tė gjitha format e veēanta dhe varietetet e kėtyre llojeve familjare duhet tė pėrputhen me kėtė pėrshkrim. Vetėm se me analizėn e renditur hollėsisht, qė do tė pėrfshinte rregullimin dhe varitetet e veēanta nė kuadėr tė llojeve historike, do tė mund tė tregohej se ēfarė marrėdhėniesh ekzistojnė ndėrmjet varieteteve dhe tipeve. Prapėseprapė, edhe kėto gjenerata, tė cilat vetėm theksojnė tendencat e pėrbashkta nė suaza tė varieteteve tė njė lloji, mundėsojnė qė mė qartazi tė ballafaqohen ndėrmjet sistemeve familjare dhe shoqėrore, meqenėse nuk i pėrfillin rastet e veēanta specifike.
Nga kjo pason se tipologjia e cekur tregon se llojet historike tė familjes janė tė gjera dhe tė pėrgjithshme, jo vetėm nga llojet e sistemeve shoqėrore, por edhe nga formacionet shoqėroro-ekonomike, nga mund tė nxirret pėrfundimi se familja si grup univerzal shoqėror, ndryshon mė ngadalė nga sistemi shoqėroro-kulturor dhe ekonomik dhe se ndryshimet e rėndėsishme nė llojin e familjes kanė filluar nė periudhat e rikthesave shoqėrore ( siē ėshtė dukuria e shoqėrive tė para tė civilizuara nė raport me shoqėritė primitive si dhe dukuria e epokės sė re historike e cila filloi me revolucionin industrial ). E gjithė kjo tregon mendimin e drejtė se familja ėshtė bashkėsi njerėzore e llojit tė vet dhe se nuk i nėnshtrohet skemave karakteristike tė evolucionizmit.
Krijoni Kontakt