INTERVISTA QĖ BĖRI JEHONĖ: FATMIR LIMAJ NĖ RTK (Epoka e re)
INTERVISTA QĖ BĖRI JEHONĖ: Fatmir Limajt, nė studion e televizionit publik, ka dhėnė intervistėn mė tė guximshme qė ka mundur ta japė ndonjėherė ndonjė politikan shqiptar
LIMAJ KTHEHET FUQISHĖM, TRONDITI THEMELET E PERANDORISĖ SĖ KRIMIT TĖ ORGANIZUAR NĖ EKONOMI DHE POLITIKĖ
KA DIĒKA QĖ NUK SHITET NĖ KĖTĖ VEND!
-Unė iu premtoj sonte qytetarėve tė Kosovės, se pavarėsisht bindjeve politike qė kanė, veprimtaria ime nuk do tė jetė veprimtari politike partiake, por do tė jetė veprimtari politike nė kuadėr tė PDK-sė e nė shėrbim tė Kosovės dhe gjithė qytetarėve tė saj
-E vėrteta e ushtarit tė UĒK-sė ėshtė e vėrtetė e Kosovės
Fatmir Limaj, komandat i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės gjatė luftės dhe politikan i njohur pas luftės,
Prishtinė, 17 shkurt 2006 - Ata qė mė njohin mua, e dinė qė dy gjėra janė qė skanė mundur dhe smund tė mė infektojnė, karrigia dhe paraja... Koha sot ėshtė krejt ndryshe, mendoj se ėshtė koha e fundit qė forcat politike kosovare, njerėzit, tė mblidhen rreth koncepteve dhe vizioneve nė shėrbim tė vendit. Kosovės sot i duhen njerėz me ide shtetformuese, ka thėnė nė njė intervistė ekskluzive pėr Radio Televizionin e Kosovės (RTK), Fatmir Limaj, komandat i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės gjatė luftės dhe politikan i njohur pas luftės, i akuzuar nga Tribunali Ndėrkombėtar i Hagės pėr krime lufte, dhe i shpallur plotėsisht i pafajshėm pas njė procesi tė gjatė gjyqėsor.
Zoti Limaj, ne kemi insistuar pėr njė intervistė menjėherė pas kthimit tuaj nga Haga, por si duket kjo u zgjat pak si tepėr?
Limaj: Unė e di se kėrkesa juaj ėshtė krejt normale, qė sa mė parė tė jem nė studio, por edhe dėshira e qytetarėve pėr tė bashkėbiseduar pėrmes radiotelevizionit me mua ka qenė e pritshme ose e padiskutueshme. Mirėpo, shpresoj qė edhe ju edhe qytetarėt mė keni kuptuar, pėr vetė faktin se unė kam pasur nevojė qė para sė gjithash tė pushoj me familjen time, pastaj tė shoh dhe ti pėrcjell zhvillimet politike nė Kosovė. Pa dyshim qė i kam pėrcjellė nga atje ku kam qenė, por ėshtė ndryshe kur je brenda nė Kosovė. Dhe kam shfrytėzuar rastin tė takohem me shumė miq, njerėz tė skenės politike nė Kosovė, qytetarė tė rėndomtė, njerėz tė fushave tė ndryshme, me qėllim qė tė kem sa mė shumė informacion mbi zhvillimet nė vendin tonė. Prandaj kjo kohė pushimi, mendoj se ka qenė e nevojshme pėr mua dhe shpresoj qė qytetarėt e Kosovės nuk do tė ma shohin pėr tė madhe njė vonesė tė tillė.
Ne arritėm qė me kapacitetet tona ta tregojmė tė vėrtetėn
Ndonėse ka kaluar njė kohė nga pėrfundimi i procesit gjyqėsor nė Hagė, disa pyetje lidhur me tė janė tė pashmangshme nė kėtė bisedė tė parė me ju. Ju dhe dėshmitarėt e mbrojtjes, por edhe ata tė prokurorisė, i keni hedhur poshtė tė gjitha akuzat e prokurorisė dhe tė qasjeve anti-UĒK. A e kishit tė vėshtirė qė tė mbroni Kosovėn dhe vlerat e luftės sė UĒK-sė nė Hagė?
Limaj: Procesi gjyqėsor nė Hagė e ka pasur njė tė mirė sepse pėrmes televizionit tuaj qytetarėt kanė pasur mundėsi tė pėrcjellin procesin qė ka ndodhur atje dhe ma merr mendja qė pjesa dėrrmuese e qytetarėve e ka pėrcjellė dhe i ka parė zhvillimet se si kanė shkuar. Nuk ėshtė e lehtė tė jesh nė situata tė tilla, situata tė tilla dhe nė rrethana krejt tjera siē dihet. Por, sido qė tė jetė, ne arritėm qė me kapacitetet tona tė bėjmė asgjė tjetėr, vetėm ta tregojmė tė vėrtetėn dhe tia bėjmė tė njohur gjykatės, por jo vetėm asaj po edhe opinionit ndėrkombėtar dhe atyre vendorėve tė cilėt ka qenė e nevojshme qė ta njohin tė vėrtetėn dhe gjėrat qė kanė ndodhur nė njė periudhė kohore shumė tė rėndėsishme. Shfrytėzoj rastin ti falėnderoj tė gjithė dėshmitarėt, si ata qė janė thirrur nė emėr tė prokurorisė por edhe tė mbrojtjes tė cilėt treguan njė qėndrim tė drejtė, sepse nuk kanė hezituar ta thonė tė vėrtetėn ashtu siē e kanė ditur dhe e kanė parė. E posaēėrisht i falėnderoj dėshmitarėt nga komuniteti ndėrkombėtar, tė cilėt mund tė them se kanė qenė jashtėzakonisht tė sinqertė nė dėshmitė e tyre, tė cilat mė kanė ndihmuar jo vetėm mua personalisht, por edhe gjykatėn, sepse besoj qė gjykatės sė Hagės i ka interesuar e vėrteta. Mendoj qė ajo e vėrtetė dhe kjo e vėrtetė e dalė nga kėta dėshmitarė ka qenė nė shėrbim tė paqes, nė shėrbim tė ruajtjes sė identitetit tė gjykatės sė Hagės.
Ne, shqiptarėt nė Hagė, nuk kemi pasur pėrkujdesje institucionale
Ju gjatė dėshmisė suaj keni deklaruar se nė Sheveningen e keni ndjerė veten jetim. Pse?
Limaj: Ndoshta nuk ka qenė tėrėsisht e sqaruar, sepse nė procese tė tilla gjyqėsore, nė procesin e dėshmisė, duhet tė jesh i kufizuar vetėm nė ēėshtje materiale tė cilat i interesojnė gjykatės. Prandaj, nė shumė sqarime tė mia kam qenė i kufizuar tė flitet ajo qė ėshtė nė interes tė gjykatės, atė qė gjykata e konsideron me interes pėr ta ditur. Duhet ikur fjalorit politik ditor i cili nuk ka peshė pėr gjykatėn, prandaj nė shumė raste kemi qenė tė kufizuar qė tia bėjmė sa mė tė afėrt tė vėrtetėn tonė gjykatės. E kam thėnė fjalėn qė thatė ju pėr shumė arsye. Njė prej tyre ėshtė se duke i shikuar tė burgosurit tjerė nė Hagė, tė gjithė kanė qenė tė mbrojtur, ose tė interesuar, nga qeveritė e tyre pėrkatėse, kurse ne shqiptarėt qė ishim nė atė kohė, pastaj erdhėn edhe tė tjerėt, nuk kemi pasur njė pėrkujdesje institucionale, njė interesim institucional nga ana e vendit tonė. Unė kam qenė i vetėdijshėm dhe jam edhe sot, se institucionet vendore nuk kanė pasur kompetencė e ku ta di unė pėr tė bėrė hapa tė rėndėsishėm. Megjithatė, jam i bindur se institucionet vendore kosovare kanė mundur qė tė interesohen dhe tė mbajnė njė linjė komunikimi me qytetarėt e tyre. Ne, nė fund tė fundit, jemi qytetarė tė Kosovės dhe si tė tillė ka qenė obligim i institucioneve qė ta bėjnė kėtė komunikim me qytetarėt, derisa atje e kemi konstatuar se jemi tė pafajshėm, pra tė pagjykuar. Nuk ėshtė mirė tė distancohet vendi nga qytetari i saj, derisa tė kryhen tė gjitha formalitetet.
E VĖRTETA E USHTARIT TĖ UĒK-SĖ ĖSHTĖ E VĖRTETĖ E KOSOVĖS
Ēfarė kanė bėrė institucionet tona pėr mbrojtjen tuaj?
Limaj: E vėrteta ka qenė nė interes tė Kosovės dhe ėshtė edhe sot. Nėse jo pėr diēka tjetėr, vendit tonė dhe institucioneve tona u duhet e vėrteta, sepse e vėrteta dhe mbrojtja e drejtėsisė do ti shėrbente ardhmėrisė sė vendit tonė dhe proceseve demokratike nė Kosovė. Pėr kėtė fakt, ne duhet tė pėrkujdesemi pėr njerėzit qė i kemi nė Hagė. Nuk ėshtė koha tash vetėm tė flasim pėr Hagėn, por ėshtė momenti i fundit qė mendoj se kapacitetet e institucioneve tona kanė shkuar nė zhvillim e sipėr dhe janė aq tė zhvilluara sa qė duhet tė fillojė pėrkujdesja edhe pėr qytetarėt e Kosovės qė janė jashtė saj. Kėtu e kam fjalėn edhe pėr mėrgimtarėt qė kanė probleme tė pėrgjithshme ditore, dhe nuk duhet tė heqim dorė aq lehtė nga qytetari ynė. Nė fund tė fundit, njerėzit qė kanė qenė dhe janė tė akuzuar nė Hagė nuk janė larguar pėr ēėshtje tė tyre private, dhe ėshtė shumė e rėndėsishme pėrfundimi i proceseve gjyqėsore, ėshtė shumė e rėndėsishme qė ne tiu ofrojmė tė gjitha mundėsitė pėr tė kuptuar tė vėrtetėn, pėr tė zbardhur tė vėrtetėn, sepse mbrojtja e sė vėrtetės dhe ndihma pėr tė mbrojtur kėtė tė vėrtetė ėshtė nė shėrbim tė Kosovės. E kam thėnė edhe nė Kuvendin e Kosovės, se e vėrteta e ushtarit tė UĒK-sė ėshtė e vėrtetė e Kosovės. Ky ėshtė njė fakt. Ne e kemi kaluar njė periudhė tė caktuar kohore tė lavdishme, si rezultat i sė cilės Kosova e ka lirinė. Dhe nuk mundet dikush tė heqė dorė ose ta kthejė shpinėn pėr zhvillimet qė kanė ndodhur nė atė kohė, e njerėzit individualisht tė pėrballen me fatin e tyre, sepse ata atje nuk janė pėr ēėshtjet e tyre personale, por ngase kėtu ka ndodhur njė luftė, dhe pas lufte dikush ka shpallur dyshime se kanė mundur tė ndodhin krime dhe veprime qė janė tė dėnueshme. Dhe, ėshtė e drejtė e tyre dhe e secilit qė tė paraqesė dyshime qė ka ndodhur diēka joligjore, sikur qė ėshtė e drejtė e jona pėr tė argumentuar se nuk kanė ndodhur gjėra tė tilla, siē pretendohet nga pala akuzuese.
INSTITUCIONET E KOSOVĖS DUHET TIU NDIHMOJNĖ DJEMVE QĖ TASH JANĖ NĖ HAGĖ
Sa ju kanė ndihmuar konkretisht institucionet e Kosovės qė ta mbroni luftėn e UĒK-sė nė Hagė?
Limaj: Po mendoj se qytetarėt e Kosovės dhe institucionet nė pėrgjithėsi e dinė ndihmėn e tyre dhe nuk dua tė flas pėr kėtė, por dua tė flas pėr djemtė qė janė atje. E dini se atje janė Haradin Balaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Nėse nuk kanė bėrė deri mė tani, i thėrras, siē kam thirrė edhe nė Kuvend, qė tani tiu ofrohet ndihma atyre njerėzve qė janė atje, sepse dėshmia e vėrtetės sė tyre ėshtė nė interes tė ardhmėrisė sė Kosovės. Kosova duhet tė hyjė nė ndėrtimin e shtetit pa hipoteka. Dilemat historike nė historinė e shqiptarėve kanė nxjerrė telashe nė tė kaluarėn. Mendoj se ėshtė koha kur tė gjitha dilemat, sado tė dhimbshme tė jenė, e vėrteta duhet tė dalė nė shesh. Mendoj se institucionet vendore kanė obligim parėsor pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn e vendit tė tyre dhe pėr tė ecur pėrpara.
AJO QĖ NA KA MBAJTUR GJATĖ GJITHĖ KOHĖS, KA QENĖ SOLIDARITETI I QYTETARĖVE NDAJ NESH
Gjatė kohės sė qėndrimit tuaj dhe tė bashkėluftėtarėve tuaj nė Hagė, ju kanė mbėshtetur qytetarėt. Po ashtu, pas kthimit tuaj nga Haga ju kanė vizituar qindra-mijėra qytetarė nga tė gjitha viset shqiptare. Si e konsideroni kėtė mbėshtetje tė tyre?
Limaj: Ska diskutim, unė e kam thėnė edhe nė shumė raste, ajo qė na ka mbajtur neve gjatė gjithė kohės, qė nė momentin qė nuk kanė funksionuar ato qė ėshtė dashur tė funksionojnė, ka ardhur nė shprehje ajo qė i ka mbajtur shqiptarėt me shekuj, solidariteti dhe ndihma ndaj njėri-tjetrit. Edhe nė rastin tonė, duke iu falėnderuar qytetarėve tė Kosovės, mėrgimtarėve qė punonin nė perėndim, duke iu falėnderuar firmave tė ndryshme qė kanė ndihmuar vullnetarisht nė tė gjitha drejtimet, familjet tona shkuarje-ardhje, na kanė ndihmuar me mjete financiare pėr qėndrimin tonė atje, do tė thotė ka qenė ndihmė e qytetarėve tė Kosovės. Po ashtu, kanė ardhur qindra-mijėra qytetarė dhe na kanė vizituar e na kanė dhėnė vullnet pėr tė qėndruar nė situatėn qė kemi qenė, me qėllim qė ta mbrojmė luftėn tonė ēlirimtare. Mendoj se si gjithherė qytetarėt kanė qenė burimi i forcės sonė dhe burimi i asaj qė e ka vlejtė pėr tė sakrifikuar pėr kėtė vend, dhe e them qė pėr gati tri vjet tė qėndrimit tim nė Hagė, se padyshim qė ky vend edhe mė tepėr ia ka vlejtė, sepse kėta njerėz, pavarėsisht problemeve, gjithmonė kanė gjetur kohė dhe mundėsinė pėr tė shprehur solidaritetin ndaj nesh dhe pėr tė na dhėnė forcė qė edhe ne ta mbrojmė vendin tonė.
PREMTOJ SE VEPRIMTARIA IME DO TĖ JETĖ NĖ SHĖRBIM TĖ QYTETARĖVE DHE TĖ PERSPEKTIVĖS SĖ VENDIT TONĖ
Tani tu kthehemi disa pyetjeve mė aktuale. Pas dy muaj e gjysmė kthimi nė Prishtinė, ju jeni rikthyer nė skenėn politike tė Kosovės. Cili do tė jetė roli juaj nė Partinė Demokratike tė Kosovės, nė mesin e bashkėveprimtarėve tuaj, bashkėthemelues i sė cilės keni qenė edhe ju?
Limaj: Para sė gjithash, dua ti falėnderoj tė gjithė qytetarėt. Atė qė e thashė mė herėt dua ta them edhe njė herė. Gjatė kohės sa kemi qenė nė Hagė, pėr tu solidarizuar, pėr tė na dhėnė mbėshtetje, pėr herė tė parė qytetarėt e Kosovės kanė reaguar si popull, jo mbi baza partiake. Mbėshtetja qė ėshtė treguar nė qytetet e Kosovės, por edhe nė mėrgim, ka qenė njė mbėshtetje e gjithė popullit. Kjo pėr mua ka qenė njė shenjė vlerėsuese e veprimeve tė mia para se tė shkoj nė Hagė, qė tregon se veprimtaria ime politike dhe kombėtare ka qenė veprimtari nė shėrbim tė vendit tim, jo me qėllim partiak. Po ja qė nė jetėn demokratike pa dyshim qė partitė politike janė institucione qė njeriu e ndėrton vizionin e tij, njė vizion qė dėshiron tua tregojė qytetarėve pėr tė ndėrtuar ardhmėrinė e tyre. Ėshtė njė institucion demokratik nėpėrmjet tė cilit e merr udhėheqjen e shtetit dhe e paraqet vizionin pėr tė mirė tė vendit. Prandaj, unė kur kam ardhur nė Prishtinė, iu kam thėnė qytetarėve se kjo ėshtė parti e Kosovės. E kam thėnė pėr arsye se e kam ditur qė aty ka njerėz qė e kanė tejkaluar vijėn partiake. Ky ka qenė njė reagim gjithėpopullor. Unė iu premtoj sonte qytetarėve tė Kosovės, se pavarėsisht bindjeve politike qė kanė, veprimtaria ime nuk do tė jetė veprimtari politike partiake, por do tė jetė veprimtari politike nė kuadėr tė PDK-sė e nė shėrbim tė Kosovės dhe gjithė qytetarėve tė saj. PDK-ja ose partitė politike nė Kosovė, tani pėr tani janė tė ngushta pėr vizionet shtetformuese. Ne duhet ti pėrdorim partitė politike pėr tė ndėrtuar shtetin. Unė kėshtu e kam konceptuar gjithmonė partinė politike, kėshtu e konceptoj edhe sot dhe aktiviteti im partiak ėshtė nė shėrbim tė Kosovės, nėpėrmjet PDK-sė qė unė besoj nė vizionin e saj, nė qėndrimet e saj. Do tė arrijmė qė atė vizion ta shtrijmė nė shėrbim tė qytetarėve. Prandaj, veprimtaria ime do tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve dhe tė perspektivės sė vendit tonė. Tani normalisht qė unė jam aktivizuar nė jetėn politike nė Kosovė dhe krejt normal qė jam kthyer nė PDK, nė tė cilėn kam qenė bashkėthemelues. Jam kthyer nė PDK aty ku e kam lėnė, sepse jam themelues i saj dhe besoj nė vizionin e saj politik, besoj nė resurset njerėzore qė ka. PDK do tė dijė qė nė kėto rrethana tė reja tė ndėrtojė, tė vazhdojė, tė ndryshojė ēdo ditė qė vizioni tė gjejė vend te qytetarėt e saj, tė jetė vizion modern pėr njė shtet demokratik e funksional. Unė jam i bindur qė veprimtarėt tanė do tė dinė tė ecin me kohėn. Vetėm njerėzit qė ndryshojnė, ecin pėrpara. Kjo thėnie ėshtė e hershme, qė tregon qartė se vendet qė kanė bėrė ndryshime kanė ecur pėrpara. Prandaj, edhe ne shpresojmė qė me ndryshimet, duke u pėrshtatur nė rrethana kohe, do ti kalojmė sfidat me tė cilat ballafaqohet vendi dhe shoqėria jonė, do tė dimė tė gjejmė vendin tonė pėr tė luajtur rolin tonė tė domosdoshėm nė shėrbim tė atdheut.
KOHA SOT ĖSHTĖ KREJT NDRYSHE. KOSOVĖS SOT I DUHEN NJERĖZ ME IDE SHTETFORMUESE
Nė opinion, sidomos nė disa media ka pasur shkrime tė tilla, ku ėshtė thėnė se kinse Limaj ka pasur dilema tė kthehet apo jo nė PDK, dhe se do tė formojė parti tė re politike, sa janė tė vėrteta kėto?
Limaj: Ata qė mė njohin mua e dinė qė dy gjėra janė qė skanė mundur dhe smund tė mė infektojnė, karrigia dhe paraja. Dmth. unė nuk jam njeri qė mund tė bėj njė hap tė tillė. Dilemat qė janė shfaqur janė krejt tė arsyeshme, dhe me vetė faktin e pushimit tim tremujor, njerėzit kanė pasur arsye tė shfaqin dilema tė tilla. Ndoshta ka edhe tė tillė qė janė tė dėshpėruar, do tė thotė ka nga njerėz tė ndryshėm me mendime tė ndryshme qė janė pėr tu respektuar. Po ndoshta kjo fazė e pushimit tremujor iu ka ndihmuar kėtyre dilemave, por pėr mua personalisht asnjėherė nuk ka pasur dilemė. E vetmja gjė qė kam pasur nevojė, kam thėnė edhe nė fillim, se kam pasur nevojė pėr tė pushuar. Asnjėherė nuk kam pasur dilemė se ku do tė kthehem. Dilemat mė tepėr duhet ti shohim nė atė se ēka duhet tė bėjmė nė tė ardhmen, ballafaqimet tona me tė cilat duhet tė pėrballemi, qė sa mė mirė ti kalojmė kėto faza nė tė cilat jemi tani, tepėr tė rėndėsishme. Dhe unė jam i sigurt, tė paktėn mendoj, se do ta jap kontributin tim nė kuadėr tė mekanizmave tė PDK-sė sė bashku edhe me bashkėveprimtarėt e mi, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, edhe me forcat tjera politike. Koha sot ėshtė krejt ndryshe, mendoj se ėshtė koha e fundit qė forcat politike kosovare, njerėzit, tė mblidhen rreth koncepteve dhe vizioneve nė shėrbim tė vendit. Kosovės sot i duhen njerėz me ide shtetformuese.
Mbrėmė, nė Hotel Viktoria nė Prishtinė, PDK organizoi njė solemnitet rasti me rastin e kthimit tuaj nė kėtė parti. Si u prit ky hap i juaji nga pėrfaqėsuesit e institucioneve ndėrkombėtare dhe atyre vendore, dhe tė mysafirėve tjerė qė ishin tė pranishėm nė kėtė solemnitet?
Limaj: Mendoj se ėshtė pritur mirė, meqenėse kjo pyetje duhet ti drejtohet atyre vetė. Ishte njė akt, mė tepėr njė mirėpritje nga strukturat partiake, njė fillim ose vazhdim i punės ku e kam lėnė, e cila mu ndėrpre para tri viteve dhe normalisht mė vjen mirė. Unė jam i bindur qė ne kemi ndėrtuar njė vizion tė ri politik, vizion duke ēuar pėrpara, duke reformuar, duke iu pėrshtatur rrethanave tė Kosovės.
NE JEMI NĖ SHĖRBIM TĖ QYTETARĖVE DHE JO QYTETARĖT NĖ SHĖRBIM TONIN
Analistėt, politikanėt dhe tė gjitha mediat rikthimin tuaj nė PDK e shohin si rast tė mirė pėr reformimin e kėsaj partie. Cili ėshtė komenti juaj?
Limaj: Normalisht, njerėzit i falėnderoj sepse njerėzit presin edhe nga unė por edhe nga klasa politike, pėr tė realizuar qėllimet tona tė pėrgjithshme por edhe individuale. Mos harroni se nuk ėshtė ēėshtje statusi krejt ēka duhet tė bėjmė nė Kosovė, por unė shpresoj qė angazhimet e mia do tė jenė nė shėrbim tė kėtij vendi, nė mėnyrė mė tė mirė tė mundshme tė prezantuara dhe sė bashku me bashkėmendimtarėt e mi, bashkėmendimtarėt tanė por edhe me klasėn politike nė tėrėsi nė Kosovė. Unė shpresoj se do tė angazhohemi tė punojmė qė tė mos i dėshpėrojmė njerėzit. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme sot nė Kosovė, ėshtė qė qytetarėt e Kosovės tė mos i dėshpėrojmė edhe ashtu tė dėshpėruar. Nė qoftė se qytetarėve tė Kosovės ia merr shpresat, e vetmja gjė qė iu ka mbetur, atėherė shtrohet pyetja, me ēfarė do tė jetohet? Unė mendoj se duhet tė jemi tė sinqertė dhe transparentė me njerėzit tanė. Sado e dhimbshme qoftė ajo e vėrtetė, ėshtė momenti i fundit qė politikani i Kosovės nuk guxon tė bėjė politikė me qytetarin e saj. Duhet tia thotė tė vėrtetėn, duhet ti tregojė qartė pėr procesin politik, se nė fund tė fundit shtrohet pyetja, pėr ēgjė po bėhet politika, dhe nė krye tė ēkafit jemi ne, dhe nė shėrbim tė kujt jemi? Jemi nė shėrbim tė qytetarėve dhe jo qytetarėt nė shėrbim tonin. Edhe ne nuk kemi kurrfarė tė drejte pėr ta rezervuar informacionin, por duhet tia themi qytetarit, sepse veprimtaria jonė politike ka efekte tė drejtpėrdrejta nė jetėn e pėrditshme tė qytetarit, dhe ai qytetar ka tė drejtė tė dijė se nė ēfarė drejtimi po udhėheq klasa politike ose institucionet e vendit, nė ēfarė drejtimi po udhėheq ardhmėrinė dhe tė mirėn e tij. Prandaj, unė mendoj dhe besoj qė nė kėtė drejtim do tė mundohem tė jap kontributin tim, qė para sė gjithash tė jemi sa mė transparentė para njerėzve tanė.
SHPRESOJ QĖ KLASA POLITIKE E KOSOVĖS DO TĖ FLASĖ ME GJUHĖN QĖ E KUPTOJNĖ NJERĖZIT E TYRE
Thuhet se ky vit ėshtė shumė vendimtar pėr Kosovėn. Kėto ditė ėshtė aktuale vendosja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Si e ēmoni disponimin e faktorit ndėrkombėtar pėr ta realizuar ėndrrėn e kamotshme tė popullit tė Kosovės, pėr pavarėsi dhe shtet sovran?
Limaj: Po mė duket se gjėrat janė tė qarta nė raport me faktorin ndėrkombėtar. Mesazhet nga faktori ndėrkombėtar asnjėherė nuk kanė qenė mė tė qarta pėr Kosovėn, pėr politikėn dhe qytetarėt e Kosovės. Problemi ėshtė aty se mesazhet e komunitetit ndėrkombėtar duhet tė interpretohen nė atė mėnyrė qė ta kuptojė qytetari. Nuk ėshtė mirė qė mesazhet e faktorit ndėrkombėtar ti ndryshojmė sipas tekeve dhe dėshirave tona. Unė mendoj se njerėzve duhet tu thuhet qartė se cili ėshtė mendimi, ēka pret faktori ndėrkombėtar nga Kosova. Ne jemi dėshmitarė tė zhvillimeve tė fundit, tė disa deklarimeve nga faktorė tė ndryshėm ndėrkombėtarė, shumė tė rėndėsishėm pėr procesin e Kosovės, dhe mendoj se janė jashtėzakonisht premtuese deklarimet e fundit. Edhe nė Kėshillin e Sigurimit, nė mbledhjen qė ishte, por edhe deklarimet e pėrfaqėsuesit tė Britanisė sė Madhe, janė mė se tė qarta se nė ēfarė drejtimi po shkon Kosova. Por, unė e kam si shprehi se mė tepėr merremi ne si faktor politik nė Kosovė, ēka ne duhet tė bėjmė, se sa tė vazhdojmė tė mbesim me atė qė thotė faktori ndėrkombėtar. Detyrat qė ne duhet ti kryejmė nuk do tė na i kryejė faktori ndėrkombėtar, ato duhet ti kryejmė ne, dhe ne duhet tė ballafaqohemi me vėshtirėsitė dhe problemet qė janė paraqitur dhe do tė paraqiten nė proces e sipėr. Ėshtė detyrė e kėsaj klase politike tė shkojė te qytetari, tė flasė me qytetarin dhe ti tregojė qartė pėr problemet me tė cilat po ballafaqohemi, detyrat qė duhet ti kryejmė dhe obligimet tė cilat na presin. Standardet e famshme, qė unė i quaj mė tepėr kritere demokratike, njerėzit e Kosovės kam pėrshtypjen se nuk e kanė tė qartė se ēka nė realitet janė ato kritere demokratike. Kam pėrshtypjen qė nuk iu ėshtė shpjeguar se ēka nė realitet janė kėto kritere apo standarde. Nuk mjafton qė tė pėrmendet, apo tė reklamohen standardet nė televizione nė bazė reklamash apo nėpėr rrugė me postera, ose me ndonjė vizitė ad hoc nė ndonjė vend. Njerėzve duhet tiu sqarohet nė gjuhėn qė e kuptojnė, se kriteret ose standardet demokratike janė ato tė cilat sjellin mirėqenie, ato tė cilat i zbusin problemet sociale, tė cilat e luftojnė korrupsionin, tė cilat krijojnė siguri pėr tė gjithė qytetarėt, ato tė cilat kriminelėt nuk i lėnė nė rrugė tė shėtisin, por duhet ta marrin atė qė e meritojnė; se qėllimi kryesor i kėtyre standardeve demokratike nuk janė pengesė pėr jetėn tonė, apo pėr statusin e Kosovės, por janė tė domosdoshme pėr shoqėrinė e Kosovės, janė nė shėrbim tė ardhmėrisė sė fėmijėve tanė; se ato standarde nuk janė paraqitur pėr tė na penguar pėr tė ecur pėrpara, por pėr ta modernizuar shoqėrinė kosovare, pėr ta ndėrtuar kėtė shtet qė po e ndėrtojmė, shtet i cili do tė jetė funksional dhe do tė jetė nė shėrbim para se gjithash tė qytetarit. Domethėnė, mbi tė gjitha duhet tė bisedohet drejtpėrdrejt me qytetarin dhe jo tė bisedohet nga distanca. Unė nuk mund ta pranoj qė nė tė njėjtėn mėnyrė qė na e sqaron faktori ndėrkombėtar, tė njėjtėn zgjidhje ta kemi edhe ne klasa politike. Klasa politike e Kosovės ka pėr obligim qė mesazhin e faktorit ndėrkombėtar ta shpėrndajė nė Kosovė. Ne duhet ta kemi tė qartė, qytetarėt e Kosovės nuk mendojnė qysh mendojnė katėr restorante nė Prishtinė. Ka njerėz nė Kosovė qė mė shpesh kanė shkuar nė Shkup sesa qė disa kanė dalė nga Prishtina. Duhet tė shkojmė nė ēdo pjesė tė vendit tonė, sė pari tė njihemi me problemet dhe me shqetėsimet qė kanė qytetarėt tanė. Duke i njohur ato probleme dhe shqetėsime, duke i sqaruar njerėzit, duke u treguar pėr pamundėsitė qė kemi, ėshtė e vėrtetė qė ne jemi nė njė gjendje tė vėshtirė pėr ti pėrmbushur ato qė presin qytetarėt, mirėpo ėshtė e lehtė pėr tė shkuar dhe pėr tė biseduar me ta. Mos tė harrojmė njė gjė, atė qė sot janė duke e sakrifikuar qytetarėt e Kosovės, janė themeluar nė emėr tė statusit final tė Kosovės. Gjithė ato probleme sociale qė kanė, gjithė ato probleme dhe vėshtirėsi ekonomike janė pėr ēmimin e shtetit tė Kosovės. Por ne duhet tė shkojmė atje dhe tu sqarojmė e tu tregojmė se nė ēfarė gjendje jemi. Po ashtu, edhe mesazhet qė na vijnė nga faktori ndėrkombėtar nuk janė pengesa por janė nė shėrbimin tonė, nė shėrbim tė vendit tonė. Shpresoj qė klasa politike e Kosovės do tė flasė me gjuhėn qė e kuptojnė njerėzit e tyre. Klasa politike e Kosovės duhet tė flasė mė shumė pėr qytetarin e saj dhe nė shėrbim tė qytetarit tė saj, sesa pėr ta kėnaqur dikė tjetėr. Mendoj qė ēelėsi i njė procesi tė mirėfilltė, ēelėsi i njė komunikimi tė shėndoshė me klasėn politike ėshtė transparenca, sinqeriteti. Ashtu siē janė, gjėrat duhet tė thuhen. Me mijėra herė e kanė dėshmuar kėta njerėz se ėshtė lehtė tė qeveriset me qytetarėt e Kosovės, sepse janė tė gatshėm edhe tė sakrifikohen, edhe tė ballafaqohen me kėto vėshtirėsi. Mirėpo, njerėzit irritohen nėse shohin qė veprimet tona nuk shkojnė nė drejtimin e duhur. Veprimet tona e irritojnė qytetarin e Kosovės, ia kthejnė shpinėn qytetarėve tė Kosovės, kėto janė gjėra tė cilat e dėmtojnė procesin e Kosovės. Unė besoj se ne si klasė politike do tė jemi nė krye tė detyrės, do tė jemi para se gjithash edhe tė pėrgjegjshėm dhe tė ndershėm, por edhe transparentė para njerėzve tanė. Kėshtu e meritojmė edhe respektin nga faktori ndėrkombėtar.
DUHET TĖ LUFTOJMĖ QĖ NĖ NEGOCIATA TI MINIMIZOJMĖ OBLIGIMET QĖ DO TI MARRĖ PUSHTETI I ARDHSHĖM I KOSOVĖS
Ēka mendoni pėr reagimet e Beogradit pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, ndaj vlerėsimeve tė Grupit tė Kontaktit?
Limaj: Reagimet qė vijnė nga Beogradi janė krejt tė pamatura. Ne kėtu duhet tė bėjmė atė qė duhet bėrė, duhet tė jemi nė krye tė detyrės.
Ēka duhet tė bėjmė?
Mendoj se klasa politike e Kosovės, duhet ta demonstrojė, jo vetėm ta deklarojė njė barazi tė qytetarėve tė Kosovės, ajo duhet demonstruar ēdo ditė, ēdo moment. Jo tė shkojmė tė vizitojmė njė familje serbe ose boshnjake vetėm kur tė na thotė dikush nga ndėrkombėtarėt, por kėtė duhet ta bėjmė pėr tė mirėn e Kosovės, sepse ata janė qytetarė tė Kosovės. Kjo ėshtė e ardhmja e Kosovės. Jo tė shkohet sipas porosive, por kur tė dalin qeveritarėt tanė, kur dalim ne nė terren duhet ti vizitojmė edhe disa familje shqiptare qė janė nė kushte katastrofale, probleme sociale, familjet e dėshmorėve, invalidėt e luftės. Dmth. ėshtė momenti kur klasa politike duhet ta shohė tėrėsinė e qytetarėve tė Kosovės pa dallime etnike. Shteti dhe qeveria duhet tė lidhen me tė gjithė qytetarėt njėsoj, pavarėsisht pėrkatėsisė etnike. Ne mė tepėr duhet tė interesohemi qė ti kryejmė obligimet tona si qytetarė, si institucione karshi qytetarėve, ndėrsa pėr sinjalet qė na vijnė nga Beogradi, nuk duhet apriori tė themi nuk na intereson ēka thotė Beogradi, sepse ne do tė bisedojmė me Beogradin. Nesėr duhet tė shkojmė tė bisedojmė me Beogradin, nuk do tė bisedojmė me Bangladeshin, prandaj duhet tė na interesojė ēka thotė Beogradi, kush ėshtė nė Grupin Negociator tė Beogradit, sepse nė fund tė fundit nesėr do ta kemi fqinjin e parė Serbinė dhe duhet ti zhvillojmė edhe marrėdhėniet kulturore edhe ekonomike. Por, para sė gjithash duhet ta kemi parasysh se ne e kemi njė minoritet qė Beogradi ka tė drejtat legjitime pėr tu interesuar pėr tė drejtat e kėtij komuniteti kėtu, dhe natyrisht, ne duhet ta pėrdorim kėtė komunitet si urė pėr bashkėpunime dhe integrime rajonale. Prandaj, unė jam ithtar i asaj qė me shumė kujdes tė shihen zhvillimet nė Beograd, me shumė seriozitet tė merren pėrgatitjet qė ėshtė duke i bėrė Beogradi. Ju vetėm shikoni delegacionin e Beogradit, aty ėshtė njė shkollė politike nacionaliste e cila nuk do tė heqė dorė lehtė, do tė paraqesė pengesa nė procesin e statusit ose nė procesin e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės, duke u nisur nga kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, pastaj Koshtunica, Sandra Rashkoviq-Iviq, e bija e Jovan Rashkoviqit, ju kujtohet qė nė vitin 1990 ka ngritur nacionalizmin nė Kroaci, e deri te Dushan Batakoviq, qė ėshtė njė ndėr ideologėt e kantonizimit tė Kosovės, e porositur nga Kisha Serbe dhe nga Akademia e Shkencave tė Serbisė, e deri te Aleksander Simiq, qė e ka bėrė planin e decentralizmit, pėr tė cilin do tė bisedohet nė Vjenė. Do tė thotė, duhet parė mirė kėta njerėz pėr tė ditur se me kė kemi tė bisedojmė. Mendoj qė Kosova dhe institucionet tona nuk duhet tė jenė komode, por tė mbledhin ekspertė tė mirė tė kėtij vendi, pavarėsisht a janė nė atė parti politike a jo, pavarėsisht a janė nė Grup Negociator apo jo, pavarėsisht a janė krejt tė njė partie apo jo, por duhet tė jenė njerėz qė dinė ti mbrojnė interesat e Kosovės. Pse po them interesat e Kosovės? Sepse neve na duhet sot tė luftojmė me negociatat pėr tė ndėrtuar njė shtet funksional, neve nuk na duhet njė shtet si Bosnja, njė shtet i cili nuk funksionon, njė shtet i dėshtuar. Unė jam i bindur se bashkėsia ndėrkombėtare nuk ėshtė e interesuar tė ndėrtojė shtet tė dėshtuar nė Kosovė. Mirėpo, para sė gjithash ne duhet tė jemi ata qė duhet tė luftojmė, qė nė kėto negociata ti minimizojmė obligimet qė do ti marrė pushteti i ardhshėm i Kosovės, dhe kjo mund tė bėhet nėse njerėzit janė me kompetencė, flasin dhe punojnė nė negociatat qė na presin.
Nė kėtė kuadėr, si e ēmoni ju punėn e Ekipit Negociator tė Kosovės dhe ēka prisni nga ky proces?
Limaj: Ne e dimė, unė tani kam ardhur nga Haga dhe mė tepėr po flas pėr ēėshtjen e temės sesa pėr raste konkrete. Ėshtė mirė qė ėshtė njė grup i tillė negociator. Ai, nė fund tė fundit, ėshtė reflektim i botės sė qytetarėve tė Kosovės, ėshtė grup qė ka dalė nga institucionet e Kosovės, nė kėtė rast parlamenti. Unė dua ti them vetėm dy gjėra, pa u futur nė hollėsira, se si do tė funksionojė nė tė ardhmen ky ekip. Por, Grupi Negociator duhet ta ketė njė gjė tė qartė. Mė 12 qershor 1999, populli i Kosovės e ka kryer atė qė ėshtė dashur ta kryejė, merita pse Kosova sot ėshtė kėtu ėshtė meritė e popullit tė Kosovės dhe e ndihmės sė komunitetit ndėrkombėtar. Prandaj, unė mendoj se Grupi Negociator i Kosovės nuk duhet tė shtyhet kush do tė nėnshkruajė i pari pavarėsinė, kush i pari, kush i dyti, kurrfarė meritash nuk kanė ata pėr pavarėsinė, por e kanė pėrgjegjėsi. Ata mė tepėr duhet ta shohin si njė pėrgjegjėsi qė realisht e kanė, ta formalizojnė dhe sa mė mirė tė dalim nga ato negociata. Nga qershori 99, ne si skenė politike e kemi vonuar procesin e pavarėsisė sė Kosovės nga gabimet tona. E dini se kemi pasur lėshime dhe gabime, hezitime nė ēėshtje tė ndryshme, qoftė nė mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve por edhe nė vetė problemet qė kemi pasur ndėrmjet forcave politike. Mungesa e njė uniteti ndėrmjet faktorit politik kosovar, marrėdhėniet jo fort tė mira, shpeshherė tė tensionuara mes faktorit politik, e kanė vonuar procesin e pavarėsisė sė Kosovės. Prandaj, Grupi Negociator nuk ėshtė duke shkuar ta nėnshkruajė pavarėsinė e Kosovės si meritė tė tyre, ata e kanė pėrgjegjėsinė. Ēfarėdo qė marrim ne pėr pavarėsinė e Kosovės, ėshtė pėrgjegjėsi e tyre, sepse Kosova mė 12 qershor e ka pėrcaktuar fatin e saj. Ata sot e kanė pėr obligim qė nė negociata tė sillen si burrėshtetas, si njerėz shtetformues, tė cilėt gjeneratės sė ardhshme do ia lėnė sa mė pak obligime tė cilat mund tė kryhen. GN mendoj se duhet ta ketė parasysh qė tė marrė obligime tė cilat Kosova mund ti pėrmbushė dhe tė ketė parasysh qė tė ndėrtojė njė shtet atje nė bisedime, tė jetė Kosova si njė shtet funksional, si njė shtet i cili mund tė funksionojė.
FAKTORI NDĖRKOMBĖTAR E DI MIRĖ SE POPULLI I KOSOVĖS E MERITON PAVARĖSINĖ
Po sa janė nė nivel tė pėrgjegjėsisė dhe tė seriozitetit, pėrfaqėsuesit e Kosovės, pėr ta bindur botėn se ne e meritojmė pavarėsinė?
Limaj: Botėn nuk mund ta bindin nė kėtė rast individėt nga institucionet e Kosovės. Botėn e ka bindur populli i Kosovės se e meriton pavarėsinė e Kosovės. Botėn duhet ta bindim ndryshe, se jemi tė gatshėm pėr ta udhėhequr shtetin e Kosovės. Kjo klasė politike duhet ta bindė botėn, se ne si klasė politike jemi aq tė pjekur sa jemi tė gatshėm pėr tė marrė obligime dhe pėrgjegjėsi ndėrkombėtare, pėrgjegjėsi tė cilat do tė reflektojnė stabilitet, tė cilat do tė jenė nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve tė vendit, pėrgjegjėsi me tė cilat do tė jemi tė gatshėm pėr tė ndėrtuar njė shtet demokratik, ku ēdo qytetar i Kosovės do tė jetė i barabartė para ligjit. Unė shpresoj qė nė kėtė drejtim kėto institucione, dhe vetė ne klasa politike, do tė arrijmė ta bindim bashkėsinė ndėrkombėtare se jemi tė gatshėm pėr tė kaluar nė njė fazė tjetėr nė qeverisje. Sa i pėrket meritės, faktori ndėrkombėtar e di mirė se populli i Kosovės e meriton pavarėsinė, prandaj i kemi deklarimet e tyre qė duhet tė merret parasysh vullneti i popullit tė Kosovės. Mirė qė nuk bazohet nė klasėn politike. Po tė bazohej nė klasėn politike, nuk e di a do ta kishim merituar pavarėsinė. Me rėndėsi ėshtė qė populli ynė e meriton. Ne si klasė duhet tė punojmė pėr tė demonstruar sigurinė tonė politike, se jemi tė gatshėm tė udhėheqim.
Mė 20 tė kėtij muaji, pra tė hėnėn, do tė mbahet takimi nė Vjenė i pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė, ku do tė bisedohet kryesisht pėr decentralizimin e pushtetit lokal nė Kosovė. A e keni parė ju kėtė draft dhe a e mbėshtetni?
Limaj: Nuk ėshtė kėtu ēėshtje e mbėshtetjes sime personale. Me rėndėsi ėshtė qė kėtė e ka bėrė Grupi Politik dhe Ekipi Negociator i ka dhėnė pėlqimin, dhe ata janė njerėz qė janė tė institucioneve tė Kosovės dhe pėrgjegjėsia ėshtė e tyre. Ne do tė shohim se si do tė shkojė ky proces.
E KEMI RASTIN KĖTU TA TREGOJMĖ HUMANITETIN TONĖ
Nė takim e mbrėmshėm (nė Hotel Victory) mes tjerash keni deklaruar se UĒK-ja nuk ka luftuar pėr ti robėruar tė tjerėt, pėr tua ngushtuar hapėsirėn tė tjerėve, as pėr tė krijuar armiq, por pėr tė krijuar njė mjedis mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė duan tė jenė nė shtetin e pavarur dhe demokratik tė Kosovės. Si e elaboroni mė gjerėsisht kėtė?
Limaj: Kjo ėshtė njė e njohur publike. Ne nuk kemi dalė jashtė Kosovės pėr tė robėruar territore tė huaja. Ne asnjėherė nuk kemi luftuar kundėr civilėve nė Kosovė, bile-bile ne thjesht kemi luftuar kundėr regjimit tė Millosheviqit, kemi luftuar kundėr njė sistemi ushtarako-policor dhe politik qė ka qenė shovinist. E dyta, ne kemi luftuar qė tė jemi shtet, sepse ka ardhur koha qė edhe Kosova tė jetė shtet. Kėto janė gjėra tė qarta pėr secilin qė dėshiron ta dijė. Mirėpo, sado qė ekziston tendenca pėr ta interpretuar kėtė nė mėnyrė tjetėr, ajo ėshtė e papranueshme dhe e dėmshme pėr Kosovėn. Ne ēdoherė kemi ditur ta dallojmė qytetarin e thjeshtė nga politika, nga ata tė cilėt kanė pasur interesa tjera nė Kosovė, pėr tė shfarosur njė komb tjetėr. Prandaj, ne iu kemi kundėrvėnė njė regjimi qė ka pasur qėllim ta shfarosė apo ta mbajė edhe mė tej tė okupuar kėtė vend, prandaj Kosova kishte ndėrtuar potencial tė mjaftueshėm njerėzor, politik, intelektual, ekonomik, pėr tė qeverisur vetė vendin dhe ta ketė shtetin e saj. Ky ka qenė qėllimi dhe kėtė qėllim nuk guxon askush ta keqpėrdorė, sepse ne nuk kemi luftuar pėr ti sunduar pastaj tė tjerėt nė Kosovė. Kjo luftė dhe kjo liri duhet tė jetė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Ne nuk kemi faj pse jemi shumicė 95% shqiptarė. Ne si shumicė nuk kemi tė drejtė tė sillemi ndaj tė tjerėve siē ėshtė sjellė Millosheviqi ndaj nesh, por duhet tė jemi shembull pasi qė pėr herė tė parė nė histori kėtu ka rastin shumica tė qeverisė. Ne e kemi rastin kėtu tė tregojmė humanitetin tonė, sepse jemi njerėz tė cilėt e dinė ēka ėshtė dhuna, okupimi, mosshkuarja nė shkollė, mospuna e shumė tė tjera. Shumica e shoqėrisė nė Kosovė janė tė gatshėm qė vlerat demokratike dhe tė mirat qė do tė na i sjellė shteti i Kosovės, ti ndajmė dhe tė participojmė me tė gjitha grupet etnike qė do tė jetojnė nė Kosovėn demokratike dhe tė pavarur. Kjo duhet tė demonstrohet nga tė tjerėt. Qytetarėt e Kosovės nuk duhet tė frikohen nga tė tjerėt, nuk ka asnjė arsye. Rreziku pėr Kosovėn nuk janė minoritetet, nėse ka diēka rrezik pėr Kosovėn jemi ne shumica. Sjellja jonė e papėrgjegjshme do ta dėmtojė procesin e Kosovės. Sjellja jonė jo lehtė nė pėrputhshmėri me dokumentet dhe ligjet qė i kemi miratuar do ta dėmtojė Kosovėn, prandaj shumica ka edhe privilegj por edhe pėrgjegjėsi nė ndėrtimin e shtetit tė pavarur.
NĖSE NE DO TĖ QEVERISIM KEQ, NORMALISHT QĖ DO TĖ KETĖ KOMPETENCA MĖ TĖ PAKTA
Ēka mendoni pas statusit, pas njohjes sė pavarėsisė, ēfarė niveli duhet tė jetė misioni ndėrkombėtar nė Kosovė?
Limaj: Vizioni i Kosovės ėshtė integrimi euroatlantik, Unioni Evropian, prandaj ėshtė normale qė Unioni Evropian tė ketė kėtu njė prezencė pas UNMIK-ut, njė variant tė ndryshėm. Unė besoj qė UE do tė ketė prezencėn e saj kėtu qė do tė ndihmojė Kosovėn dhe institucionet e saj nė pėrmbushjen e tė gjitha obligimeve tė saj pėr tė ecur, sepse ne kemi shumė punė pėr tė bėrė qė tė mund ti realizojmė objektivat tona. Prandaj, njė variant i UE-sė, duke shpresuar qė edhe SHBA-tė nuk do tė tėrhiqen, dmth. edhe ata do tė kenė rolin e vet aktiv nė procesin e funksionalizimit tė shtetit tė Kosovės. Prandaj mendoj qė roli i komunitetit duhet tė jetė edhe nė tė ardhmen, por ēfarė kapaciteti, kjo varet shumė nga sjellja jonė. Pse, sepse ne si klasė politike, nuk mjafton qė vetėm tė kėrkojmė kompetenca, por duhet tė tregojmė se jemi tė aftė pėr ti konsumuar kėto kompetenca. Shtrohet pyetja, a i ka konsumuar tė gjitha kompetenca qė i ka pasur klasa politike deri mė tani? Pse nuk krijohen ministritė tė cilat e dimė mirė se ka kohė qė i kemi kėrkuar, Ministrinė e Rendit dhe tė Drejtėsisė? Kjo duhet tė bėhet sa mė shpejt. Duhet sa mė shpejt qė tė emėrohen ministrat, ėshtė e drejtė e LDK-sė, pastaj edhe AAK-sė, pėr ta kryer punėn, me qėllim qė pastaj tė kalohet nė faza tjera, nė kompetenca tjera. Me njė fjalė, varet krejt nga ne si do tė qeverisim, sa do tė jetė efektive kjo qeverisje, sa do tė jetė transparente. Sa do tė jetė qeverisja e mirė, aq mė pak do tė jetė e panevojshme prezenca ndėrkombėtare. Nėse ne do tė qeverisim keq, nėse qytetari nuk do tė jetė i kėnaqur me atė qeverisje, normalisht qė do tė jetė prezenca mė e madhe ndėrkombėtare, normalisht qė do tė ketė kompetenca mė tė pakta.
Po kthehemi te disa pyetje qė kanė tė bėjnė me partinė tuaj. Si e vlerėsoni punėn brenda PDK-sė gjatė mungesės suaj, dhe a mendoni se nė kongresin e fundit tė kėsaj partie janė pritur reforma mė tė mėdha?
Limaj: Rreth kongresit mendoj se nuk ėshtė e udhės tė flas, pasi qė nuk kam qenė pjesėmarrės i kėtij kongresi. Unė kam ardhur pas kėsaj. Unė e shoh kėtė si njė rrugė pėr vetė PDK-nė por edhe pėr procesin e Kosovės, si njė rrugė pėr tė bėrė ndryshime pozitive, prandaj edhe zhvillimet brenda PDK-sė i shoh si pėrpjekje pėr tė gjetur njė profilizim tė saj, pėr tė bėrė reforma nė lidhje me pėrputhshmėrinė e kohės. Kėtu nuk do tė kisha veēuar diēka, sepse mungesa ime megjithatė nuk mė jep tė drejtė pėr tė dhėnė vlerėsime nė tė kaluarėn si ju e kėrkoni, por atė qė e thash ėshtė se unė besoj shumė nė potencialin demokratik tė kėsaj partie. Nuk ėshtė qė e shoh nga jashtė, por e di sepse kam marrė pjesė nė ndėrtimin e kėtij potenciali demokratik. Mirėpo, besoj qė me energjitė e reja, ky potencial do tė vijė nė shprehje duke ofruar mundėsinė pėr tė shfaqur iniciativat politike dhe hapjen e mundėsisė pėr njerėz qė duan tė kontribuojnė me idetė e tyre, sepse futet njė frymė politike qė do ti shėrbejė vendit. Jam i bindur se njerėzit qė kanė vizion pėr tė ardhmen e vendit do tė gjejnė vend nė kuadėr tė PDK-sė pėr sfidat qė na presin.
PDK DUHET VETĖ TĖ OFROHET TE QYTETARĖT DHE TUA SHPJEGOJĖ VIZIONIN E SAJ
Nė Kosovė janė mbajtur 4 palė zgjedhje dhe partia juaj nuk i ka arritur rezultatet e duhura. A i keni analizuar shkaqet e kėtyre zgjedhjeve?
Limaj: Sigurisht, ka pasur analiza tė ndryshme. Nuk dua tė futem nė kėto sepse nuk kam qenė nė disa prej kėtyre zgjedhjeve. Njė gjė duhet ta kemi tė qartė, sot jemi nė rrethana shumė mė relaksuese, klasa politike e Kosovės ėshtė pjekur. Tė gjithė e dimė se ēka na pret dhe ēka duhet tė bėhet. Mendoj qė nė kėtė kuadėr, PDK edhe nė zgjedhjet e fundit ka nxjerrė analizat e saj, sepse ka ardhur deri te njė rezultat qė nuk e kėnaq partinė, sepse kjo ėshtė nė skenėn politike pėr tė fituar dhe kjo ėshtė objektiv i saj. Shpresoj qė me sjelljen e saj, PDK, me veprimin politik dhe me vizionin e saj, do tė gjejė mė shumė pėrkrahje, do tė gjejė njerėz qė do ta kuptojnė vizionin e saj. Pėr ta kuptuar kėtė, PDK duhet vetė tė ofrohet te qytetarėt dhe tua shpjegojė. Unė jam i bindur se njerėzit do ta gjejnė veten nė kuadėr tė kėtij vizioni tė ri politik.
PDK DHE PARTITĖ TJERA KANĖ NEVOJĖ PĖR REFORMA DEMOKRATIKE
Ēka mendoni, a keni njė vizion tė ri pėr ta dinamizuar jetėn politike nė Kosovė dhe si mendoni qė do ti zgjidhni kėto?
Limaj: Duhet ta kemi tė qartė se nuk mund tė kemi njė shkop magjik qė njė individ ti ndryshojė gjėrat. Njė individ ėshtė e pamundur tė bėjė diēka. Sidomos nė kėtė rast, unė mendoj se ka ardhur koha qė nė Kosovė tė mos veprojmė individualisht, ka ardhur koha pėr punė ekipore. Duhet tė kontaktohen njerėzit qė kanė qėllime dhe ide shtetformuese, pavarėsisht grupeve politike, ata duhet tė afrohen dhe tė punojnė si ekip. Kosovės sot i duhet njė strukturė politike dhe njė punė ekipore, sepse vetėm kėshtu mund tė ēohen proceset pėrpara, mund tė reformohen partitė politike. PDK, por besoj se edhe partitė tjera kanė nevojė pėr reforma demokratike. Ēdoherė ka nevojė pėr tu ofruar mundėsi tė rinjve. Njeriu njė herė vjen nė partinė tėnde, nėse nuk e gjen veten, nėse nuk i ofron mundėsinė qė tė japė idetė e tij, largohet. Shikoni sot, njė pjesė e madhe e elitės intelektuale ka mbetur jashtė skenės politike, kjo ėshtė e dėmshme pėr Kosovėn. Ėshtė detyrė e jona qė ata njerėz ti afrojmė. Ekspertin, nėse ke nevojė ti, duhet ta thėrrasėsh dhe tia krijosh mundėsinė qė tė japė kontributin e tij. Nėse iu japin hapėsirė kėtyre njerėzve, atėherė neve do tė na vijnė nė krye njerėz tė aftė.
Ēka mendoni ju, a kanė mjaft hapėsirė kuadrot e reja intelektuale nė PDK?
Limaj: Kryetari i PDK-sė ka bėrė ftesa nė drejtim tė kėtij fokus-grupi, por shpresoj qė kjo do tė vazhdojė. E di qė partia e PDK-sė do tė shkojė nė kėtė drejtim dhe do ti kėrkojė njerėz tė tillė. Unė shpresoj qė nė PDK do tė ketė hapėsira tė mjaftueshme pėr njerėz tė tillė.
NJĖ GJĖ DUHET TA KEMI TĖ QARTĖ: ĒKA PAS PAVARĖSISĖ? A DO TĖ JETĖ KOSOVA SHTET MAFIOZ, SHTET I KRIMIT?
Tri vjet nuk keni qenė nė Kosovė, a ka ndryshime tė mėdha nė Kosovė?
Limaj: Pa dyshim se ka ndryshime pozitive, ka ndryshime tė cilat mund tė shihen, por ka edhe ngecje. Mė shumė ndryshime pozitive ka mė tepėr nga iniciativat private tė njerėzve. Nuk ėshtė ndryshim ndėrtimi i njė shtėpie apo i njė qendre tregtare. Ndryshimet duhet tė shihen nė substancė. Fatkeqėsisht nuk shoh ndryshime shumė nė substancė. Njė gjė duhet ta kemi tė qartė: Ēka pas pavarėsisė sė Kosovės, si do ta ndryshojė kėtė shtet? A do tė jetė shtet mafioz, shtet i krimit, a do tė jetė njė shtet ku me para bėn ēka don, hyn ku tė duash me para? Faktikisht, 90 % e popullit nuk ka mundėsi tė bėjė njė gjė tė tillė. Kėtu ėshtė njė rrezik, siē po na quan propaganda serbe, banana republikė, atėherė cili ėshtė qėllimi, cili ėshtė plani strategjik nesėr pasi tė fitohet pavarėsia, ēka duhet tė bėjnė qytetarėt e Kosovės? Kapacitetet tona ekonomike? A mundet sot Kosova ta mbajė veten nė kėtė gjendje ekonomike e energjetike? Mendoj se kėtu duhet angazhimi konkret i klasės sonė politike dhe ekonomike, ēka pas pavarėsisė, sepse pavarėsia nuk tė jep me hėngėr.
KA DIĒKA NĖ KOSOVĖ QĖ NUK BLIHET ME PARE. KLASA POLITIKE E KA OBLIGIM TIA ĒOJĖ KĖTĖ MESAZH QYTETARIT
Qeveria, Kuvendi i Kosovės, institucionet tjera, ēfarė pėrpjekjesh po bėjnė pėr tė ndėrtuar institucione demokratike qė tė dėshmojnė se janė tė afta tė udhėheqin kėtė shoqėri dhe tė integrohen nė strukturat euro-atlantike?
Limaj: Ne jemi njė shoqėri e re. Ėshtė njė fakt qė nuk kemi pėrvojė shtetėrore, ne po ndėrtojmė shtet por edhe po mėsojmė. Shumė me rėndėsi ėshtė qė ne si politikanė, kur nuk dimė, nėse nuk e dimė, ėshtė shumė me rėndėsi mė thėnė dua tė jap dorėheqje. Ėshtė shumė me rėndėsi qė tė instalohet institucioni i dorėheqjes. Institucioni i dorėheqjes ėshtė njė ndėr shtyllat e demokracisė. Prandaj, nuk ėshtė marre me thėnė nuk di. Politika nuk matet me atė se sa vjet i ki, apo sa ke stazh nė politikė, por me veprime dhe me rezultate nė politikė, prandaj nė kėtė drejtim ne duhet tė marrim pėrvoja nga njerėzit tjerė. Kujt? Nė kėtė rast faktorit ndėrkombėtar duhet tia shfrytėzojmė pėrvojat pozitive nė shėrbim tė vendit tonė. Edhe njė gjė dua ta them. Qytetarit tė Kosovės duhet ti shkojė porosia, por jo porosi me llafe, por duhet tu thuhet edhe atyre qė i kanė xhepat plot. Nė Kosovė nuk mund tė blihet gjithēka. Ka diēka nė Kosovė qė nuk blihet me pare. Klasa politike e ka obligim tia ēojė kėtė mesazh qytetarit. Jo me thėnė se nėse ke para, tė kryhen tė gjitha punėt. Punėt nuk mund tė kryhen me para jashtė ligjit, vetėm nėse jemi brenda ligjit. Qytetarit tė Kosovės duhet ti shkojė edhe mesazhi tjetėr, se nė politikė duhet tė ketė moral. Nėse ne vazhdojmė ta humbim besimin te qytetarėt, psh. nė televizion kur del politikani thonė e dimė qė ka me kanė rrenė, ky ėshtė i dėmshėm pėr procesin e vendit. Kjo ėshtė e dėmshme edhe pėr politikanėt e ndershėm qė mundohen tė bėjnė mirė pėr vendin e tyre. Mendoj se kėto duhet tė dihen ashtu siē janė. Kėto mesazhe duhet tiu shkojnė edhe atyre biznesmenėve, se nė Kosovė nuk ki me mundur tė blejsh gjithēka, sepse ka njerėz kėtu qė e duan vendin mė shumė se paranė. Kėtu ka ligj, ka rregull dhe jemi tė gjithė tė barabartė. Parulla askush mbi ligjin kėtu ėshtė duke u keqpėrdor me tė madhe. Sot shumė njerėz janė nėpėr burgje, kurse shumė kriminelė nėpėr rrugė. Njerėzit qė kanė fituar lirinė, qė kanė dhėnė gjak pėr lirinė e Kosovės janė nė burgje. Kėtu po dėshmohet me proceset gjyqėsore se ēka po ndodh. Merren njerėzit mbahen 3-4 vjet nė burgje, lėshohen, mbahen prapė me njėfarė fije e ku ta di unė, ndėrsa nė anėn tjetėr kriminelėt qė janė duke e gėrryer kėtė vend sillen rrugėve, bile siē ka thėnė Gjergj Fishta hajnave e lahperave zotni duhet me iu than. Ne duhet tė demonstrojmė, pjesa e ndershme, qė ėshtė shumica e Kosovės, duhet tu themi se ku e kanė vendin kėta kriminelė. Unė jam shumė i bindur se nėse ne kėtė e bėjmė, atėherė ne mund ta angazhojmė kėtė klasė intelektuale. Duhet ti themi atij profesori apo atij arsimtari se ti je vlerė pėr Kosovėn, e jo ai krimineli qė shet drogė me miliona, qė del me automobila luksozė. Atė duhet kapur. Dhe kur tė respektohen ata qė kanė dhėnė kontributin e tij pėr 16 vjet, atėherė proceset nė vend do tė jenė ndryshe. Unė nuk dua qė fėmija im tė rritet nė njė shtet mafioz. Ndoshta gaboj, por koncepti im ėshtė ky, mė lehtė ėshtė tė jetohet nė njė shtet tė okupuar sesa nė njė shtet tė okupuar nga mafia, sepse mafia mund tė futet nė shtėpi. Ju e dini se ne e kemi pasur Serbinė, por tė paktėn nė familje ska mundur tė na hyjė. Por sot mafia dhe krimi i organizuar tė hyjnė edhe nė shtėpi, ta bėjnė edhe fėmijėn kriminel. E fut nė krim, nė drogė, nė korrupsion. Prandaj, mendoj se kėto gjėra duhet tė thuhen qartė. Ta harrojmė njė fjalor politik qė thuhet si vjersha, me qytetarin e Kosovės duhet tė flitet me gjuhėn qė e merr vesh, me shqetėsimet qė ballafaqohet. Prandaj i ftoj sidomos politikanėt dhe analistėt, ose pseudoanalistėt qė unė jam i sigurt se mė shpesh kanė shkuar nė Shkup sesa qė kanė dalė jashtė Prishtinės, tė shkojnė ti vizitojnė komunat, le ti shohin si jetojnė. Po ju kuptoj se kur tė jepet ndihma, sikur pas rastit tė trazirave tė marsit, ajo ėshtė njė gjė qė e kemi bėrė vetė, por qeveria duhet ta ketė parasysh se ka edhe shumė tė tjerė qė duhet tiu jepet njė ndihmė. Kryeministri i Kosovės duhet tė shkojė te familjet e dėshmorėve dhe ti vizitojė dhe duhet tiu ndihmojnė. Nė kėtė drejtim ne duhet tė reflektojmė ndryshe. Ėshtė koha dhe momenti pėr tė reflektuar drejt dhe ndryshe. Nuk mendoj se shkon nė drejtim tė interesit tė Kosovės qė ne tė mbetemi nė deklarata pėr ti bėrė qejfin komunitetit ndėrkombėtar. Ngjarjet e marsit janė si rezultat i shkėputjes sė komunikimit qytetar-institucion. Ne kemi pėrvoja tė kaluara dhe e dimė se ēdoherė udhėheqja qė ėshtė shkėputur nga shqetėsimet e qytetarit, ajo udhėheqje ose ėshtė larguar ose ka prodhuar krizė.
NUK DUHET TĖ KURSEHET ASNJĖ QĖ ĖSHTĖ I IMPLIKUAR NĖ KRIM APO NĖ KORRUPSION
A mendoni se mund tė ecet pėrpara me kėto dukuri negative, me korrupsion, nepotizėm dhe me dukuri tjera devijante?
Limaj: Kjo ėshtė njė ēėshtje qė do ta shqetėsojė shoqėrinė. Pėr kėtė, mua nuk mė shqetėson statusi i Kosovės. Mua mė shqetėson kjo. Nėse arrihet kjo se kush ka para mund tė bėjė ēdo gjė, atėherė Kosova ka njė fat tė paqartė dhe nė kėtė drejtim po i ftoj institucionet hetimore qė ti ndėrpresin hetimet me vendime politike dhe mos tė fillojnė hetime me vendime politike. Le ti lejojnė organet hetimore lirshėm ta bėjnė punėn e tyre e jo me veprime politike tė lejohet ku duhet hetuar e ku jo, sepse kjo e dėmton shoqėrinė tonė. Nė kėtė rast sot, gjykata dhe prokuroria duhet tė mbėshteten, tė pėrkrahen, tė sigurohen qė ta kryejnė detyrėn e tyre. Ata nuk do tė mundin ta kryejnė detyrėn e tyre nėse krimi i organizuar ėshtė futur edhe brenda institucioneve. Nėse futet, atėherė dėshton nė sistem. Nuk guxojmė ta lejojmė kėtė, nė kėtė drejtim duhet tė luftojmė, jo me komisione ad hoc, por duke filluar nga standardet, tė cilat duhet tė pėrmbushen nga ministritė, nga Parlamenti, nga Qeveria, nga partitė politike, nuk mundet qytetari i thjeshtė ti plotėsojė standardet. Shpresoj qė kjo logjikė do tė fillojė tė funksionojė nė Kosovė. Nuk duhet tė kursehet asnjė qė ėshtė i implikuar nė krim apo nė korrupsion, jo nė emėr tė politikės, pėr hir tė njė deklarate tė mirė ose tė njė veprimi politik tė kursehen njerėzit, sepse ata ia sjellin tė keqen popullit.
INSTITUCIONET DUHET TI MBROJNĖ ME LIGJ KATEGORITĖ E LUFTĖS
I keni vizituar disa familje tė dėshmorėve, invalidėve dhe veteranėve tė luftės sė UĒK-sė dhe i keni parė nė kushte tė mjerueshme. Ēka duhet tė bėjnė institucionet tona nė drejtim tė pėrmirėsimit tė pozitės sė tyre?
Limaj: Gjendjen e tyre e dimė tė gjithė. Dilni shikoni. Televizioni juaj ka shkuar por kjo ka mbetur vetėm aty, te media. Dora e shtetit duhet tė ndihet tek ata njerėz. Njė ligj, qė ėshtė miratuar, shpresoj se do ti rregullojė problemet e tyre. Mos harroni, ushtari i UĒK-sė nuk ka nevojė pėr lėmoshė, as rast social nuk ėshtė, as familja e dėshmorit, ata janė obligim i shoqėrisė kosovare. Ata e kanė shtrirė dorėn kur ka qenė koha e vendit tė vet. Ne e kemi obligim. Shpresoj qė me miratimin e kėtij ligji, pėrfundimisht do tė fillojė pėrkujdesja institucionale ndaj kėtyre kategorive qė janė nė gjendje tė rėndė. Dhe tash po del, po e shihni qartė, se ēka duhet tė jetė ushtari i UĒK-sė, nė ēfarė kushtesh janė. Tash po shihen uzurpimet qė janė bėrė nė 2000-2001, me dy apo tre komandantė qė e kanė shfrytėzuar emrin e luftės, por jo ushtarėt. Janė me mijėra djem qė askund nuk janė tė punėsuar, nuk kanė ku tė jetojnė, prandaj nė kėtė drejtim institucionet tona duhet ti afrojnė, pėr aq sa ka mundėsi. Ne e dimė sa ka mundėsi kjo qeveri pėr tė ndihmuar, sepse buxheti i Kosovės ėshtė sa ka klubi i Barcelonės. Ato 600 milionė nuk kemi kah i shqyejmė, mirėpo nėse edhe ai buxhet keqpėrdoret, atėherė nuk mbetet asgjė pėr ata njerėz. Atė qė e kemi - ta administrojmė si duhet. Shpresoj qė me kėtė ligj do tė ketė pėrkujdesje institucionale. Vetėm shikoni se ēfarė pėrkujdesje kanė pasur ushtarėt nė Kroaci, nė Bosnje, por nė fund tė fundit edhe nė Serbi qė e ka humbur luftėn, shihni se ēfarė pėrkujdesje kanė, ndėrsa kėta njerėz qė nuk kanė kėrkuar asgjė prej kėtij vendi e meritojnė tė paktėn njė respekt ndryshe. Unė e di se edhe nė kėtė rast qytetarėt vijnė nė shprehje. Ata njerėz janė duke i mbajtur qytetarėt e Kosovės, me ndihma. Bashkatdhetarėt tanė, qė i kemi rrjepė me ndihma, vazhdojnė pėrsėri ti ndihmojnė familjet e dėshmorėve, invalidėt. Mirėpo, ata njerėz po kėrkojnė pėrkrahje nga institucioni, sepse kanė luftuar pėr ta bėrė shtetin. Dėshirojnė pėrkujdesje shtetėrore, jo solidaritet. Shikoni kategorinė e pensionistėve. Kur isha nė Kosovė, ka qenė kryetar Rasim Domi, ndjesė pastė. Isha nė vizitė nė Shoqatėn e Pensionistėve dhe mė treguan se rreth 30 mijė pensionistė pėr tri vjet kanė vdekur. Dhe, si kanė vdekur? Ata e meritojnė njė pleqėri tė dinjitetshme, sepse kanė paguar. Nė fund tė fundit, krejt ēka kemi kėtu ėshtė investim i tyre.
CITIME
Unė mendoj se duhet tė jemi tė sinqertė dhe transparentė me njerėzit tanė. Sado e dhimbshme qoftė ajo e vėrtetė, ėshtė momenti i fundit qė politikani i Kosovės nuk guxon tė bėjė politikė me qytetarin e saj. Duhet tia thotė tė vėrtetėn, duhet ti tregojė qartė pėr procesin politik, se nė fund tė fundit shtrohet pyetja, pėr ēgjė po bėhet politika, dhe nė krye tė ēkafit jemi ne, dhe nė shėrbim tė kujt jemi? Jemi nė shėrbim tė qytetarėve dhe jo qytetarėt nė shėrbim tonin
CITIME
Unė jam i bindur se bashkėsia ndėrkombėtare nuk ėshtė e interesuar tė ndėrtojė shtet tė dėshtuar nė Kosovė. Mirėpo, para sė gjithash ne duhet tė jemi ata qė duhet tė luftojmė, qė nė kėto negociata ti minimizojmė obligimet qė do ti marrė pushteti i ardhshėm i Kosovės, dhe kjo mund tė bėhet nėse njerėzit janė me kompetencė, flasin dhe punojnė nė negociatat qė na presin.
CITIME
Ndryshimet duhet tė shihen nė substancė. Fatkeqėsisht nuk shoh ndryshime shumė nė substancė. Njė gjė duhet ta kemi tė qartė. Ēka pas pavarėsisė sė Kosovės, si do ta ndryshojė kėtė shtet? A do tė jetė shtet mafioz, shtet i krimit, a do tė jetė njė shtet ku me para bėn ēka don, hyn ku tė duash me para?... Mendoj se kėtu duhet angazhimi konkret i klasės sonė politike dhe ekonomike, ēka pas pavarėsisė, sepse pavarėsia nuk tė jep me hėngėr.
CITIME
Ėshtė shumė me rėndėsi qė tė instalohet institucioni i dorėheqjes. Institucioni i dorėheqjes ėshtė njė ndėr shtyllat e demokracisė. Prandaj, nuk ėshtė marre me thėnė nuk di. Politika nuk matet me atė se sa vjet i ki, apo sa ke stazh nė politikė, por me veprime dhe me rezultate nė politikė, prandaj nė kėtė drejtim ne duhet tė marrim pėrvoja nga njerėzit tjerė.
CITIME
Mos harroni, ushtari i UĒK-sė nuk ka nevojė pėr lėmoshė, as rast social nuk ėshtė, as familja e dėshmorit, ata janė obligim i shoqėrisė kosovare. Shpresoj qė me miratimin e ligjit, pėrfundimisht do tė fillojė pėrkujdesja institucionale ndaj kėtyre kategorive qė janė nė gjendje tė rėndė. Vetėm shikoni se ēfarė pėrkujdesje kanė pasur ushtarėt nė Kroaci, nė Bosnje, por nė fund tė fundit edhe nė Serbi qė e ka humbur luftėn, shihni se ēfarė pėrkujdesje kanė, ndėrsa kėta njerėz qė nuk kanė kėrkuar asgjė prej kėtij vendi e meritojnė tė paktėn njė respekt ndryshe.
Krijoni Kontakt