Close
Faqja 9 prej 30 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 296

Tema: Fatmir Limaj

  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Limaj: Unitet pėr Shtet

    19.07.2007

    “Road Map” i politikanit Fatmir Limaj, si duhet ecur tutje

    Nėnkryetari i PDK-sė, z.Fatmir Limaj ka dhėnė njė intervistė ekskluzive pėr tė pėrjavshmen kosovare Java, nė tė cilėn pos tė tjerash ka folur pėr ēėshtjen e statusit, planin e tij pėr daljen e institucioneve nga kriza qeveritare, domosdoshmėrinė e mbajtjes sė zgjedhjeve etj. Mė poshtė do ta japim tė plotė intervistėn e nėnkryetarit Limaj tė botuar nė Java.

    MOTO: I interesuar pėr unitet, nėnkryetari i PDKs, Fatmir Limaj, i pari nga politikanėt kosovarė ka hartuar njė plan pėr daljen e institucioneve kosovare nga kriza e legjitimitetit. Thotė se zgjedhjet duhet mbajtur patjetėr, mirėpo me njė marrėveshje paraprake

    Java: Z. Limaj, ju e pėrkrahni mbajtjen e zgjedhjeve?

    Fatmir Limaj: Po.

    JAVA: Ēka do ndryshonin ato?

    Fatmir Limaj: Unė jam munduar qė ta pėrpunoj njė ide politike, e cila do tė ishte njė “road map”, qė do tė definonte rrugėn nė tė cilėn do ecte e gjithė politika kosovare. Kjo ide do definonte rrugėn deri nė zgjedhjet e reja, gjegjėsisht, deri nė krijimin e institucioneve tė reja.
    Procesi politik i definimit tė statusit dhe zgjedhjet janė dy elemente tė ndryshme. Kundėrshtarėt e zgjedhjeve e pėrdorin statusin si pretekst pėr tė mos u mbajtur zgjedhjet, pėr shkak tė implikimeve tė mundshme tė kėtyre tė fundit nė proces. Unė i kuptoj kėto shqetėsime, mirėpo zgjedhjet janė tė pashmangshme, andaj kam hartuar njė ide.

    JAVA: A po e shpalosni idenė…

    Fatmir Limaj: …po…po…por, duhet thėnė diēka tjetėr mė parė….mė duhet konteksti…Duke marrė parasysh zhvillimet politike, momentin nė tė cilin ėshtė Kosova, duke marrė parasysh angazhimet tona mbi njėvjet e gjysėm pėr statusin, pastaj duke marrė parasysh dokumentin e Ahtisaarit, i cili ėshtė dokument qė ka ardhur nga bisedimet dhe i pranuar nga Kuvendi i Kosovės, jemi nė njė situatė atipike. Pas komplikimeve qė janė bėrė nė procesin e statusit, pėr shkak tė ndikimit rus, parashikimet tona pėr kohėn e definimit tė statusit dhe parashikimet qė zgjedhjet tė mbahen pas tij, kanė ndryshuar. Pritjet tona kanė qenė qė statusi do tė definohet deri nė qershor, mirėpo nuk doli kėshtu. Ne tash jemi nė njė fazė kur duhet tė marrim vendim pėr zgjedhjet. Organet vendore po e humbin legjitimitetin. Ne jemi tė obliguar t`i mbajmė zgjedhjet. Duhet tė kemi institucione nga vota e popullit. Ne na janė dashur tetė vite qė t`i ndėrtojmė kėto institucione qė kemi, tė mira apo tė kėqija, por ato janė nga vota e popullit. Domethėnė, Kosova e ka adresėn e saj politike…

    JAVA: Zgjedhjet, mos do e komplikonin edhe mė situatėn?

    Fatmir Limaj: Nėse ikim nga zgjedhjet, nė nėntor do tė jemi nė njė situatė politike kur kėtyre institucioneve do t’u humb legjitimiteti. Mė pėrfundimin e mandatit, nėnkuptohet se kėta njerėz qė janė sot nė institucione do tė jenė qytetarė tė rėndomtė, pra, pa mandat. Paramendojeni njė situatė kur Kuvendi i Kosovės do tė kthehej nė njė vend ku diskutojnė qytetarėt dhe jo pėrfaqėsuesit e tyre. Nuk dua ta shoh vendin tim sėrish nė situatėn nė tė cilėn ka qenė nė vitin 1999, kur i kemi pasur tri qeveri, dhe ku secila fliste nė emėr tė popullit, duke pretenduar legjitimitetin. Ne nuk mund tė bėjme marrėveshje pėr zgjatje mandatesh tė njėri-tjetrit, sepse e kemi ligjin dhe ai thotė se kėtyre institucioneve nė tetor u skadon mandati. Ne duhet ta respektojme ligjin, sidomos institucionet, pra ne qė e promovojmė ligjin, duhet medoemos ta respektojmė atė.

    JAVA: Si tė tejkalohet kjo, na elaboroni idenė tuaj?

    Fatmir Limaj: Nisur nga ky polarizim qė ekziston, ideja ime ėshte qė i gjithė spektri politik tė dalim me njė marrėveshje, me njė pakt, qė unė e kam quajtur “Unitet pėr Shtet”. Kryetari i Kosovės, qė me anė tė Kornizės Kushtetuese pėrfaqėson simbolin e unitetit tė vendit, duhet t`i ftojė tė gjitha partitė politike qė duan tė marrin pjesė nė zgjedhje, nė njė tryezė. Nė kėtė tryezė do tė miratohej ky pakt, qė nė vete do tė pėrmbante disa pika:

    a) Kosova pėr ne ėshtė shtet, kjo nuk vihet nė dyshim nga ne, ne duhet tė pėrqėndrohemi nė zhvillimin e kėtij shteti.
    b) Tė gjithė tė zotohemi se Pako e Ahtisaarit pėr ne ėshtė e padiskutueshme dhe e pandryshuar, pasi ėshtė pranuar nga Kuvendi i Kosovės. Pra, nė fushatat tona elektorale nuk do tė diskutohej mė se a do e bėjmė a jo Kosovėn shtet. Kosova ėshtė shtet mė njė dokument ndėrkombėtar (Planin e Ahtisaarit).
    c) Institucionet e tanishme, Qeveria, Kuvendi dhe Ekipi i Unitetiti, vazhdojnė funksionimin e tyre normal, deri nė krijimin e institucioneve nga zgjedhjet e reja. Pra, zgjedhjet nuk do ta ndalnin procesin e statusit, Kosova edhe gjatė procesit tė zgjedhjeve do ta ketė adresėn e saj politike.
    d) Tė gjitha partitė politike do obligoheshin qė ta respektonin kėtė marrėveshje dhe tė angazhoheshin gjatė fushatave tė tyre nė kėto drejtime, pra, tė orientoheshin nė zhvillimin ekonomik, edukativ, etj. tė shtetit, dhe jo mė nė drejtim tė asaj se a do kemi shtet a jo.

    Kjo do tė ishte njė marrėveshje qė do na obligontye si njė kod i sjelljes sonė, nėse mund ta quajmė kėshtu. Kemi nevojė pėr tė, sepse jemi nė situatė specifike. Qytetarėve duhet t’u shpjegojmė se, ndonėse ėshtė situatė tejet e ndėrlikuar, ne duhet patjetėr tė kemi zgjedhje. Kjo do tė duhej tė bėhej mė iniciativė tė kryetarit tė vendit.

    JAVA: Ēka nėse qytetarėt nuk marrin pjesė nė zgjedhje, pėr shkak tė dėshpėrimit qė ekziston?

    Fatmir Limaj: Duhet sinqerisht t’u tregojmė qytetarėve qėllimin tonė. Ne me kėtė do tė dėshmojmė para botės se Kosova ka kapacitete tė mjaftueshme, ka pėrgjegjėsi tė madhe politike, ėshtė e pjekur politikisht, qė dy procese tejet tė rendėsishme t`i procedojė nė tė njėjtėn kohė, sepse qė tė dyja janė tejet tė nevojshme. Ky do tė ishte njė akt tejet serioz nga ana jonė, do tė ishte akti i kryerjes sė ndėrtimit tė shtetit.

    JAVA: Ēka nėse zgjedhjet legjitimojnė subjekte tė cilat kanė qenė kundėr procesit tė deritanishėm, ose edhe kundėr Pakos sė Ahtisaarit? A do tė ndryshojė politika kosovare?

    Fatmir Limaj: Pėr kėtė edhe po e jap idenė qė tė mblidhet tryeza, ku partitė do tė merrnin obligim. Pra, do ta ndėrtonim hartėn e rrugės sonė. Kritikat janė krejtėsisht normale gjatė njė procesi, si pėr partitė qė janė jashtė procesit, apo edhe pėr rastet kur dhe vetė partitė qė janė pjesėmarrėse nė proces kanė pasur kritikat e tyre. Nėse shkojmė nė zgjedhje pa kėtė marrėveshje, atėherė ekziston rreziku i implikimeve tė mundshme. Ne duhet tė dalim mbi interesat tona partiake. Asgjė mė tė rėndėsishme se ndėrtimi i shtetit nuk ka pėr ne, andaj duhet ta ruajmė kėtė qė e kemi ndėrtuar. Pako e Ahtisaarit ėshtė e pranuar nga Kuvendi i Kosovės dhe cilado parti qė tė vijė nė pushtet duhet ta respektojė atė.

    Java: Cili do tė ishte organi qė do tė mund tė legjitimonte njė marrėveshje tė tillė, me ekstra-kushte pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje?

    Fatmir Limaj: Ėshtė Presidenti i Kosovės si dhe janė liderėt kosovarė. Kjo ėshtė marrėveshje politike. I pari i vendit ka mandat qė tė jetėsojė njė marrėveshje tė tillė, natyrisht, kur marrėveshja ėshtė mes njerėzve qė janė tė legjitimuar me votėn qytetare. Ne vetėm kemi arritur disa konsenzuse pėr zgjedhjet.

    JAVA: Ēka do tė bėhej me Ekipin e Unitetit pastaj?

    Fatmir Limaj: Ideja ime ėshtė qė kjo marrėveshje tė jetė valide deri nė daljen e institucioneve tė reja nga vota e popullit, pastaj pėr politikat e mėtejme, ku pėrfshihet edhe ekzistimi apo jo i Ekipit tė Unitetit, do vendosej nga institucionet e reja qė do jenė legjitime. Kėto zgjedhje do tė ridefinonin si akt tė kryer shtetin e Kosovės, do konfirmonin pjekurinė tonė politike, dhe natyrisht do sillnin udhėheqėsit legjitimė tė Kosovės. Unė nuk dua tė prejudikoj se a do tė ndryshohet apo jo Ekipi i Unitetit, kjo u takon qytetarėve, une e di qė do tė kemi pėrfaqėsues legjitimė.

    JAVA: Tė supozojmė, ēka nėse nė pushtet vjen njė parti politike qė ėshtė kundėr Pakos sė Ahtisaarit?

    Fatmir Limaj: Kjo ėshtė demokraci dhe nė demokraci vendosin qytetarėt, pra, vendosė vullneti i sovranit, qė ėshtė - qytetari. Mirėpo, unė nuk besoj se asnjė subjekt politik do guxonte tė hynte nė aventura tė tilla politike. Dokumenti i Ahtisaarit nuk ėshtė vullnet i njė partie politike, por ėshtė dokument zyrtar i Kosovės, i pranuar nga Kuvendi i saj. Cilado parti politike qė vjen nė pushtet, patjetėr do duhej ta respektonte atė. Ai tash ėshtė dokument nacional. Pėr kėtė do tė na shėrbejė edhe marrėveshja.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Fatmir LIMAJ: Takohet sot me Presidentin e Shqipėrisė z.Bamir Topi

    26.07.2007
    Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj takohet sot me Presidentin e sapozgjedhur tė Shqipėrisė z.Bamir Topi.
    Takimi i Topit me Limajn, ėshtė takimi i parė i zotit Topi me njė politikan nga Kosova, qė nga zgjedhja e tij nė krye tė detyrės si president i shtetit. Takimi mbahet nė godinėn e Presidencės sė Shqipėrisė nė Tiranė dhe fillon nė ora 10:00
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anėtarėsuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Njeri nga figurat politike qe duhet cmuar me se shumti ne Kosoven e pasluftes. Jo vetem per meritat ne lufte por edhe si ndihmues i proceseve politike ne Kosove por edhe pastaj si mbrojtes i luftes clirimtare ne Hage. Edhe tani po i ndihmon udheheqjes politike ne Kosove. Njeri me nje vizion te qarte dhe shume besoj me nje karriere te bujshme. Mendimi im personal eshte qe po te jete tani z.Limaj Kryetar i PDK-se, PDK ne zgjedhjet e ardheshme do te jete forca e pare politike ne Kosove.
    Haradinaj dhe Limaj fytyrat qe e meritojne te gezojne rrespektin me te madh nga populli i tyre.
    Barca

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Limaj: PDK fton klasėn politike dhe qytetarėt qė nė kėtė fazė tė rėndėsishme pėr vendin, tė qėndrojmė sė bashku dhe tė jemi proaktivė

    07.08.2007
    Partia Demokratike e Kosovės fton klasėn politike dhe qytetarėt, qė edhe nė kėtė fazė shumė tė vėshtirė dhe jashtėzakonisht tė komplikuar, tė qėndrojmė sė bashku, nė momentin tepėr tė rėndėsishėm dhe historik pėr vendin, pėr tė pėrmbyllur njė proces po aq tė rėndėsishėm dhe jetik pėr tė gjithė.
    Nė kėtė proces ėshtė domosdoshmėri qė jo vetėm tė jemi unikė, jo vetėm tė deklarohemi unik, por tė jemi proaktiv, t’i unifikojmė qėndrimet tona politike, t’i aktivizojmė tė gjitha energjitė tona qė sa mė shpejtė tė pėrmbyllim procesin tepėr tė rėndėsishėm tė bėrjes sė shtetit tė Kosovės.
    - tha mes tjerash nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, nė konferencėn e sotme pėr shtyp.



    Thekse nga konferenca pėr shtyp e nėnkryetarit pėr ēėshtje politike tė Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj.

    Partia Demokratike e Kosovės fton klasėn politike dhe qytetarėt, qė edhe nė kėtė fazė shumė tė vėshtirė dhe jashtėzakonisht tė komplikuar tė qėndrojmė sė bashku, nė momentin tepėr tė rėndėsishėm dhe historik pėr vendin, pėr tė pėrmbyllur njė proces po aq tė rėndėsishėm dhe jetik pėr tė gjithė.

    Nė kėtė proces ėshtė domosdoshmėri qė jo vetėm tė jemi unik, jo vetėm tė deklarohemi unik, por tė jemi proaktiv, t’i unifikojmė qėndrimet tona politike, t’i aktivizojmė tė gjitha energjitė tona qė sa mė shpejtė tė pėrmbyllim procesin tepėr tė rėndėsishėm tė bėrjes sė shtetit tė Kosovės.

    Kjo nėnkupton qė klasa politike e Kosovės dhe institucionet, Grupi i Unitetit, nė kėto momente duhet patjetėr qė jo vetėm tė kenė takime tė pėrbashkėta, por duhet definitivisht tė ndėrtojnė qėndrime unike, tė koordinuara dhe tė sinkronizuara mirė dhe fuqishėm pėrpara popullit tė Kosovės, komunitetit ndėrkombėtar dhe tė gjitha palėve tė interesuara qė janė tė futura nė kėtė proces politik qė po kalon vendi.

    PDK kėrkon nga akterėt politikė tė Kosovės qė t’i artikulojnė, t’i qartėsojnė, t’i bashkojnė qėndrimet nė kėtė fazė tepėr tė rėndėsishme tė procesit, nėpėr tė cilin po kalon vendi.

    PDK kėrkon nga klasa politike e Kosovės qė ketė njė komunikim tė drejtpėrdrejtė me qytetarėt, tė gjithanshėm dhe tė qartė, dhe tė mos lejojė qė nė opinionin e gjėrė nxirren dilema dhe pikėpyetje mbi tė ardhmen e vendit tonė ose mbi qėndrimet e klasės politike kosovare.

    Para nesh janė dy procese tepėr tė rėndėsishme nė ndėrtimin e shtetit tė Kosovės: sė pari ėshtė pėrmbyllja e statusit final, qė duhet tė rezultojė me pavarėsinė e plotė tė Kosovės. Sė dyti, ėshtė mbajtja e zgjedhjeve tė lira, nė kohėn e rregullt, si proces demokratik si proces i cili do tė ndihmonte nė ndėrtimin e kapaciteteve tona demokratike shtetėrore, si proces i cili do tė dėrgonte njė mesazh tė qartė pėr tė gjithė ata, tė cilėt kanė ende dilema nė funksionimin e shtetit tė Kosovės, duke dėshmuar edhe njėherė se Kosova ka qenė dhe ėshtė e pėrgatitur, ka kapacitete tė mjaftueshme pėr t’u futur nė njė proces demokratik, proces i cili do tė legjitimonte, do tė thellonte demokracinė nė Kosovė.

    Dilemat qė sot dhe nė ditėt e fundit, po shfaqen nė opinionin publik rreth ndarjes sė Kosovės, supozime ose propozime tė ndryshme, qė mund tė vijnė nga qarqe tė caktuara pėr vėnien nė pikėpyetje tė sė ardhmes sė vendit tonė, Partia Demokratike e Kosovės edhe njėherė ia bėn tė qartė tė gjithėve se Kosova e pavarur ėshtė kompromis, nuk ėshtė zgjidhja optimale, por ėshtė kompromisi qė po bėjnė shqiptarėt nė Ballkan. Ēfarėdo tendence pėr tė hapur ēėshtje, pėr tė diskutuar rreth ndarjes, rreth krijesave tė reja artificiale, tė gjithė ata qė tentojnė njė gjė tė tillė ta bėjnė, duhet ta marrin parasysh hartėn e rajonit. Do tė futeshim nė njė rrezikshmėri, tė cilėn Kosova dhe populli i Kosovės nuk e dėshiron.

    Ne nuk dėshirojmė tė kthehemi nė pikėn zero, siē ka qenė ish-Jugosllavia nė vitin 1990, ne dėshirojmė qė nė kėtė kompromis qė e kemi pranuar, njė kompromis ky shumė i dhimbshėm, kemi dėshiruar pėr tė reflektuar paqė dhe stabilitet nė Ballkan dhe nė fuqishėm qėndrojmė prapa kėtij kompromisi tonė, qė pėrfundimisht edhe rajoni tė fillojė fazėn e konsolidimit dhe tė rrezatimit demokratik, qė do tė ishte parakusht pėr t’u futur nė familjen evropiane.

    Tė gjithė ata tė cilėt tentojnė tė ndėrmarrin ēfarėdo veprimi tjetėr anti vizionit tė Evropės sė Bashkuar, anti vizionit demokratik, dhe janė provokime shumė tė rrezikshme, tė cilat popujt e rajonit i kanė bartė mbi vete nė tė kaluarėn, dhe asgjė tė mirė nuk i kanė sjellė rajonit, pėrveē se dhimbje dhe probleme tė cilat ende nuk po mund t’i sanojė i gjithė rajoni.

    PDK kėrkon pėr tė satėn herė nga kryetari i vendit, tė fillojė tė luajė rolin e tij proaktiv, kushtetues, rolin dhe obligimin e tij qė ka para qytetarėve tė Kosovės, tė fillojė t’i prijė procesit tė vazhdimit tė ndėrtimit tė kapaciteteve tona shtetėrore.

    Njė nga pikat qė ne kėrkojmė pėr tė satėn herė ėshtė, tė fillojmė me hapjen e zyrave diplomatike nė qendrat kryesore tė botės, qė do tė ishte nė interes qė Kosova tė jetė prezente nė kėto qendra, jo vetėm pėr lobim, siē po propagandohet. Kosova duhet t’i ndėrtojė zyrat e saj diplomatike tė cilat nesėr do tė jenė ambasada tė vendit tonė. Kosova me zyrat e saj duhet t’i ofrohet diasporės sė saj. Kjo ėshtė njė rrugė e cila e bėn shtetin e krijuar. Kėshtu kanė bėrė tė gjitha vendet, tė cilat kanė qenė nė procesin e ndėrtimit tė shteteve tė tyre.

    Nesė hapja e zyrave nuk pėrfundon nė muajt e ardhshėm, kryetari i Kosovės duhet t’i paraqesė arsyet pse Kosova nuk ka zyrat e saj diplomatike. Ne e dimė se kjo nuk ėshtė pengesė ndėrkombėtare, ne e dimė qė kjo ėshtė mė tepėr neglizhencė, mė tepėr ėshtė ēėshtje jona e brendshme, prandaj ne ftojmė pėr politikė proaktive, prandaj ne ftojmė kjo ēėshtje tė tejkalohet nga suazat e deklarimeve politike.

    PDK kėrkon nga klasa poltike e vendit, tė cilėn e kanė marrė fatin e popullit tė Kosovės nė duar, qė tė fillojnė dhe tė vazhdojnė me paraqitjen e qėndrimeve tė klasės politike tė Kosovės, dhe mos tė bėhen zėdhėnės tė qėndrimeve tė huaja. Ne kėtu jemi pėr tė paraqitur qėndrimet tona dhe jo pėr tė luajtur rolin e zėdhėnėsit pėr tė komentuar qėndrimet e tė tjerėve.

    Qėndrimet e drejta, tė drejtpėrdrejta, tė qarta tė klasės politike tė Kosovės, mendojmė ne janė gjėja qė mė sė shumti i kontribon tė gjithė atyre qė po na ndihmojnė nė kėtė proces tė pėrmbylljes sė statusit tė Kosovės.

    Qartėsimi i pozicionit tė Kosovės nė tė gjitha pikat ku mund tė shihen parqartėsi ose dilema tė caktuara, i ndihmon tė gjithė ata tė cilėt dėshirojnė ta shohin Kosovėn njė vend tė lirė, demokratik dhe tė pavarur.

    Dilemat qė sot janė nė Kosovė se zgjedhjet e lira e shtyjnė procesin e statusit, mendoj qė pėr tė gjithė ėshtė e qartė se procesi politik i statusit tė Kosovės ėshtė diēka tjetėr, ndėrsa mbajtja e zgjedhjeve ėshtė diēka tjetėr. Nuk janė zgjedhjet e lira qė e shtyjnė statusin dhe nuk janė zgjedhjet e lira qė komplikojnė statusin. Besoj qė pėr ēdo qytetar tė Kosovės ėshtė e ditur se cila ėshtė pengesa e pėrmbylljes sė statusit final tė Kosovės dhe kush janė ata qė e pengojnė pėrmbylljen e kėtij statusi.

    Tendenca pėr t’u fshehur pėr moszgjidhjen e statusit final tė Kosovės dhe pėr tė ikur nga zgjedhjet e lira, PDK mendon qė vendin e ēon nė njė krizė tė thellė politike.

    Kosova sikur sot, edhe nesėr, ka nevojė pėr tė pasur institucionet e saj legjitime, demokratike, tė cilat kemi filluar t’i ndėrtojmė qė 8 vite. Ne kemi nevojė pėr tė pasur adresė politike legjitime, dhe ne mendojmė qė e vetmja rrugė pėr tė rikonfirmuar legjitimitetin janė zgjedhjet e lira dhe demokratike, tė cilat duhet tė mbahen nė kohėn e rregullt. Dhe, ne edhe njėherė ftojmė qė e gjithė klasa politike t’i pėrmbahet Deklaratės sė Ekipit tė Unitetit pėr tė shkuar nė zgjedhje nė kohėn e rregullt, dhe ftojmė pėrfaqėsusesit ndėrkombėtarė qė sa mė shpejtė ta bėjnė publike datėn e zgjedhjeve tė lira nė Kosovė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zgjidhja e statusit tė Kosovės nuk mund tė shtyhet nė pafundėsi, ne presim qė kjo ēėshtje tė mbyllet pas 120 ditėshit, - thekson nėnkryetari Limaj

    22.08.2007
    Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, z.Fatmir Limaj, thotė se do tė jetė shumė e vėshtirė pėr kosovarėt qė tė vazhdojnė tė jetojnė tė qetė nėse statusi i Kosovės nuk zgjidhet shpejt.
    Zoti Limaj i bėri kėto komente nė njė intervistė pėr BBC-nė, pasi Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, GNK, paralajmėroi Bashkimin Evropian se do tė pėrballet me njė konflikt tė pėrgjakshėm nėse Kosova nuk bėhet e pavarur deri nė prill tė vitit 2008.
    Zoti Limaj thotė se raporti nuk duhet shikuar si shantazh drejtuar bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės por si thirrje pėr BE-nė qė ta zgjidhė krizėn e fundit nė Ballkan nė funksion tė stabilitetit rajonal.
    Korrespondetja e BBC-sė, Violeta Hyseni, bisedoi me zotin Limaj dhe fillimisht i kėrkoi tė komentonte raportin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave.

    Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, z.Fatmir Limaj, thotė se do tė jetė shumė e vėshtirė pėr kosovarėt qė tė vazhdojnė tė jetojnė tė qetė nėse statusi i Kosovės nuk zgjidhet shpejt.
    Zoti Limaj i bėri kėto komente nė njė intervistė pėr BBC-nė, pasi Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, GNK, paralajmėroi Bashkimin Evropian se do tė pėrballet me njė konflikt tė pėrgjakshėm nėse Kosova nuk bėhet e pavarur deri nė prill tė vitit 2008.
    Zoti Limaj thotė se raporti nuk duhet shikuar si shantazh drejtuar bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės por si thirrje pėr BE-nė qė ta zgjidhė krizėn e fundit nė Ballkan nė funksion tė stabilitetit rajonal.
    Korrespondetja e BBC-sė, Violeta Hyseni, bisedoi me zotin Limaj dhe fillimisht i kėrkoi tė komentonte raportin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave.

    Fatmir Limaj: Unė e kuptoj kėtė thirrje tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave si kthim i vėmendjes sė Bashkimit Evropian pėr ta pėrmbyllur edhe ēėshtjen e fundit nė Ballkan. Mendoj qė ėshtė kėrkesė jo vetėm e Kosovės, por ėshtė nevojė dhe dėshirė e popujve tė rajonit qė pėrfundimisht me Kosovėn tė pėrmbyllet kriza qė ka qenė nė rajon.

    Tash edhe rajoni ėshtė duke e parė qė ėshtė nė interes tė Ballkanit qė nė lajmet e para nė Evropė tė mos jenė ēėshtje krizash, por ēėshtje tė perspektivave tė ndryshme ekonomike, domethėnė rajoni tė futet nė njė rrugė normale tė zhvillimit dhe tė integrimit evropian.

    Duke u nisur nga kjo, mendoj qė edhe Unioni Evropian dhe komuniteti ndėrkombėtar dhe ne tė gjithė e kemi njė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt qė ēėshtjen e pėrmbylljes sė statusit final tė Kosovės ta pėrshpejtojmė dhe sa mė shpejt kjo ēėshtje tė pėrfundojė, tė dalė nga agjenda kryesore.

    Mendoj qė zgjidhja ose pėrmbyllja e statusit tė Kosovės ėshtė e qartė se nuk mund tė shtyhet nė pafundėsi dhe ne presim qė kjo ēėshtje tė mbyllet sa mė shpejtė, pas kėtij 120 ditėshi.

    BBC: Zoti Limaj, sa reale janė shqetėsimet pėr shpėrthimin e njė konflikti tė ri tė mundshėm nė Kosovė nė qoftė se do tė ketė zvarritje tė mėtejshme tė procesit tė statusit?

    Fatmir Limaj: Mendoj qė gjėrat duhet t'i shikojmė mė ndryshe, nuk duhet tė shkojmė vetėm te shpėrthimi i konfliktit. Sot nė Kosovė ėshtė gjendja e rėndė. Qytetari i Kosovės pėr tetė-nėntė vitet e fundit sfidohet nė tė gjitha drejtimet, ka njė jetė jashtėzakonisht tė rėndė dhe njė mungesė tė perspektivės.

    Njė vend me dy milion banorė qė ka statusin e padefinuar, qė nėnkupton se edhe pėr vetė qytetarėt se janė tė padefinuar, nuk dihet cila ėshtė perspektiva dhe e ardhmja e tyre, vetvetiu tregon sa e vėshtirė ėshtė tė jetohet nė kėto rrethana, siē ka jetuar deri tani populli i Kosovės.

    Kjo lė tė kuptohet se ėshtė shumė e vėshtirė tė vazhdohet tė jetohet nė kėtė mėnyrė. Domethėnė nuk duhet tė shikohet si ēėshtje e shantazhit, si ēėshtje tė konfliktit, por duhet ta shikojmė nga interesi praktik, sepse vjen njė moment qė ėshtė domosdoshmėri pėr ta zgjidhur kėtė status dhe unė shpresoj se komuniteti ndėrkombėtar e ka kuptuar kėtė gjė dhe po punon pikėrisht nė kėtė drejtim dhe po e sheh kėshtu.

    BBC: Raporti i fundit i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave thotė se nuk pret ndonjė rezultat nga raundi i ri i bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, qė pritet tė fillojnė brenda pak ditėsh. Si njėri nga anėtarėt e delegacionit tė Kosovės nė bisedimet e deritanishme me palėn serbe, a prisni rezultate nga kėto bisedime?

    Fatmir Limaj: Mendoj qė varet se cila ėshtė agjenda e bisedimeve. Kosova njė herė ka biseduar me Serbinė, mendoj qė temat kryesore janė shterrur dhe si rezultat i atyre temave ka dalė plani i Ahtisaarit.

    Nė qoftė se i kthehemi temave qė ėshtė biseduar, ėshtė diēka qė pėr neve ėshtė e pakuptimtė dhe s'kemi pse t'i kthehemi njė ēėshtje qė ėshtė e pėrfunduar, por mendoj se me Beogradin kemi gjithmonė ēka tė bisedojmė.

    Mund tė bisedojmė pėr komisione tė pėrbashkėta si dy shtete, mund tė bisedojmė pėr ēėshtjen e vijave kufitare, shkėmbimit tė mallrave dhe njerėzve, bashkėpunimit pyjor, bashkėpunim me ujėra, menaxhimin e energjetikės etj.

    Kėto janė krejt ēėshtje praktike pėr tė cilat duhet tė bisedohet me Beogradin dhe unė kisha thėnė qė kėto 120 ditė duhet tė shfrytėzohen nė kėtė drejtim, sepse pėr ēėshtje tė statusit apo ēėshtje tė mėdha politike, mendoj se Kosova i ka pėrmbyllur bisedimet me Serbinė dhe nuk ka ēka tė bisedojė mė.

    BBC: Por bisedimet janė thirrur pėr statusin dhe treshja ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare thotė se do tė presė tė dėgjojė nga tė dyja palėt ofertat e tyre pėr statusin?

    Fatmir Limaj: Treshja ndėrkombėtare e ka dėgjuar mendimin e Kosovės. Bile Kosova ėshtė pajtuar me ofertėn e komunitetit ndėrkombėtar.
    Ėshtė arritur njė kompromis qė ėshtė dokumenti i Ahtisaarit dhe mendoj qė ana e palės kosovare, komuniteti ndėrkombėtar e ka ofertėn nė tavolinė, tė diskutuar mė tepėr se njė vit e gjysmė. Nuk ka ēka mė tepėr t'i shtohet asaj.

    BBC: Domethėnė ju do tė shkoni nė Vjenė pėr takim me treshen ndėrkombėtare, me ofertėn e vjetėr se pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme?

    Fatmir Limaj: Mendoj qė ne duhet t'i hapim letrat tjera nė kėto bisedime. T'i shfrytėzojmė kėto 120 ditė bisedime jo shkarazi, por tė bisedojmė pėr ēėshtje praktike, tė fillohet tė ndėrtohen disa komunikime tė bashkėpunimit tė mes tė dy vendeve.
    Besoj qė Serbia duhet ta ketė tė qartė se Kosova nuk ka mė kthim mbrapa dhe tash ėshtė mirė qė tė mos humbim kohė dhe tė fillojmė disa tema qė edhe ashtu janė tė hapura pėr tė biseduar nė marrėdhėniet mes dy vendeve.

    BBC: Dhe sė fundi, zoti Limaj ēfarė prisni tė ndodhė pas 10 dhjetorit kur treshja ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare t'i raportojė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mon, mbi rezultatin e bisedimeve Prishtinė-Beograd?

    Fatmir Limaj: Nuk kisha dashur tė spekuloj ēka do tė ndodhė, por mendoj se Kosova nė kėto 120 ditė bisedime ėshtė futur pa dėshirėn e saj. Kosova nuk e ka pa tė nevojshme qė tė ketė edhe njė process 120 ditėsh tė bisedimeve. Kėtė e ka kėrkuar komuniteti ndėrkombėtar dhe ne kemi qenė tė gatshėm qė tė vazhdojmė tė jemi konstruktiv.

    Ne kėto ditė i shohim mė tepėr pėr t'i dhėnė hapėsirė tė gjitha atyre vendeve tė cilat ende kanė dilema pėr ta pranuar Kosovėn si shtet.

    Mendoj qė kėto 120 ditė mė tepėr se qė duhet tė punohet me Kosovėn dhe Serbinė. Unė shpresoj se komuniteti ndėrkombėtar do tė punojė brenda pėr brenda vetes, qė ta ndėrtojė konsensusin pėr ta njohur shtetin e Kosovės, sepse ashtu siē jemi tė bindur ne nė Kosovė, jam shumė i sigurtė qė edhe komuniteti ndėrkombėtar e di qė jo 120 ditė, por edhe 120 vjet Kosova dhe Serbia nuk mund tė ndėrtojnė njė marrėveshje pėr statusin, siē pretendon treshja.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Limaj: Lista tė hapura nė zgjedhje, pėr tė rifreskuar energjitė politike dhe pėr ndryshimin e elitave politike nė vendin tonė

    21.08.2007
    Unė mendoj qė mė nuk ka asnjė kuptim tė shkohet me lista tė mbyllura, unė jam ithtar i asaj qė padyshim dhe patjetėr duhet tė shkohet me lista tė hapura. Duhet t’iu ofrohet mundėsia qytetarėve qė tė kenė hapėsirė pėr tė bėrė rifreskim tė elitės politike nė Kosovė. Nuk do tė kishte asnjė kuptim, nė qoftė se ne shkojmė ashtu siē ka qenė sistemi i mėhershėm, sepse praktikisht ne do tė kishim njė strukturė tė njėjtė politike, do tė kishim njė logjikė dhe njė mentalitet tė njėjtė politik.
    - theksoi mes tjerash nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, nė edicionin qendror tė Lajmeve tė Televizionit Publik tė Kosovės.

    Nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, duke folur rreth zhvillimeve aktuale qė kanė tė bėjnė me statusin e Kosovės, mes tjerash ka thėnė:

    “Kėto bisedime 120 ditėshe unė i shoh si kohė pėr disa vende tė Bashkimit Evropian, tė cilat ende kanė dilema pėr tė njohur shtetin e Kosovės, nė mėnyrė qė brenda 120 ditėve ata ta ndėrtojnė konsensusin e tyre pėr ta njohur shtetin e Kosovės.
    Nė bisedimet shqiptaro-serbe nuk shoh kurrėfarė zhvillimi tė ri, kurrėfarė marrėveshje. Por, ėshtė diēka qė ėshtė kėrkuar nga pala kosovare, edhe kėto 120 ditė do tė shkojnė dhe do tė kemi gjendjen e tanishme”.

    “Mendoj qė elita politike kosovare nuk do t’ia lejojė vetes qė pas kėtyre 120 ditėve, tė shkojnė edhe 120 tė tjera e mė shumė, deri nė pakufi, por mendoj se do tė fillojmė ta bėjė shtetin fakt tė kryer, tė ndėrtojmė tė gjitha kapacitetet shtetėrore dhe Kosova tė jetė e gatshme pėr t’u njohur nga tė tjerėt. Mendoj qė edhe brenda kėtyre 120 ditėve Kosova duhet t’i ndėrtojė kėto kapacitete pėr tė filluar njohjen e saj” – ka theksuar nėnkryetari Fatmir Limaj.

    Nėnkryetari i PDK-sė ka folur edhe pėr zgjedhjet e ardhshme dhe pėr legjitimitetin demokratik tė institucioneve.
    “Ndėrtimi i shtetit nėnkupton edhe mbajtjen e zgjedhjeve, kjo ėshtė pjesė e ndėrtimit tė kapaciteteve shtetėrore. Kosova duhet ta dėshmojė jetėn e saj tė funksionimit demokratik, Kosova duhet tė dėshmojė para vetvetes, para qytetarėve tė saj dhe para atyre qė janė tė interesuar, qė pėrcjellin zhvillimet nė Kosovė, se vendi ynė ėshtė njė vend me demokraci nė funksion. Mendoj qė vetė zgjedhjet e lira janė vazhdimi i ndėrtimit tė kapaciteteve tona demokratike, thellimi i kėtyre kapaciteteve dhe vazhdimi i procesit politik. Prandaj, edhe mbajtja e zgjedhjeve ėshtė diēka e rregullt, diēka qė duhet tė ndodhė dhe nuk mund tė ndėrlidhet apo tė komplikohet me statusin final tė Kosovės”.

    “Shteti nuk ka kuptim nė qoftė se ai nuk ėshtė demokratik. Esenca e demokracisė janė zgjedhjet e lira, ndėrtimi i institucioneve legjitime, tė dala nga vota e qytetarėve.
    Kosova nė nėntor, po mos ta mbahen zgjedhjet do tė mbetet pa institucione legjitime dhe mungesa e legjitimitetit institucional ēon nė kriza tė thella politike dhe nė njė kaos politik. Dhe, mė sė paku i duhet Kosovės dhe qytetarėve tė saj, tė futen nė njė kaos politik, ashtu siē e kanė pasur nė vitin 1999, ku secili e kontestonte secilin. Dihet se kush flet nė emėr tė qytetarėve, gjithmonė flasin ata tė cilėt e kanė votėn e tyre dhe e kanė legjitimitetin” – u shpreh z.Limaj.

    “Prandaj, nėse sot kėrkohet thellimi i demokracisė dhe legjitimiteti demokratik institucional, kjo nuk nėnkupton komplikim, kjo nėnkupton qartėsim dhe thellim tė funksionimit tė shtetit dhe tė kapaciteteve shtetėrore”.

    Z.Limaj ka folur edhe pėr sistemin zgjedhor qė duhet tė aplikohet nė zgjedhjet e ardhshme.
    “Unė mendoj qė mė nuk ka asnjė kuptim tė shkohet me lista tė mbyllura, unė jam ithtar i asaj qė padyshim dhe patjetėr duhet tė shkohet me lista tė hapura. Duhet t’iu ofrohet mundėsia qytetarėve qė tė kenė hapėsirė pėr tė bėrė rifreskim tė elitės politike nė Kosovė, nuk do tė kishte asnjė kuptim, nė qoftė se ne shkojmė ashtu siē ka qenė sistemi i mėhershėm, sepse praktikisht ne do tė kishim njė strukturė tė njėjtė politike, do tė kishim njė logjikė dhe njė mentalitet tė njėjtė politik”.

    “Shkuarja me lista tė hapura nė zgjedhje, do t’i ofronte mundėsinė qytetarėve pėr tė bėrė pėrzgjedhjen e tė preferuarve tė tyre dhe do tė ndihmonte nė rifreskimin e energjive politike nė kėtė vend dhe pse jo edhe nė fillimin e ndryshimit tė elitave politike nė vendin tonė” – pėrfundoi nėnkryetari i PDK-sė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovės i duhet vizioni evropian i ndėrtimit tė shtetit tė pavarur, - thotė nėnkryetari Limaj nė debatin e organizuar nė Malishevė

    25.09.2007
    Nėnkryetari pėr ēėshtje politike i PDK-sė z.Fatmir Limaj dhe z.David Blunt, shef i Zyrės Britanike nė Prishtinė e kanė vlerėsuar tė martėn nė sallėn e mbledhjeve tė KK tė Malishevės fazėn aktuale tė definimit tė statusit tė Kosovės si fazė tė ndjeshme dhe tė rėndėsishme.
    Nė njė debat rreth statusit tė Kosovės, tė organizuar nga ATRC dhe Zyra Britanike, nėnkryetari i partisė mė tė madhe opozitare nė vend, ka thėnė se Kosova mė shumė se pėr njė shpallje pavarėsie ka nevojė pėr njė vizion tė qartė pėr mėnyrėn e ndėrtimit tė shtetit tė pavarur, qė shteti i Kosovės tė jetė pjesė e vizionit evropian.
    Nėnkryetari Limaj ka kundėrshtuar refleksionin e njė qytetari se gjatė 5 muajve kur pėr herė tė fundit nė Malishevė ishin z.Blunt dhe lideri i PDK-sė z.Hashim Thaēi nuk kishte asnjė ndryshim pozitiv nė proces.
    “Kemi njė mesazh domethėnės tė presidentit Bush gjatė kėsaj kohe, ka me shumė simpati ndaj aspiratave tona, kemi mė shumė miq e mė pak dilema rreth pav pavarėsisė”.



    Nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj ka kundėrshtuar refleksionin e njė qytetari se gjatė 5 muajve kur pėr herė tė fundit nė Malishevė ishin Blunt dhe lideri i PDK-sė Hashim Thaēi nuk kishte asnjė ndryshim pozitiv nė proces.

    “Kemi njė mesazh domethėnės tė presidentit Bush gjatė kėsaj kohe, ka me shumė simpati ndaj aspiratave tona, kemi mė shumė miq e mė pak dilema rreth pav pavarėsisė”, ka thėnė nėnkryetari Limaj.

    Por, Kosova sipas nėnkryetarit tė PDK-sė mė shumė se pėr njė shpallje pavarėsie ka nevojė pėr njė vizion tė qartė pėr mėnyrėn e ndėrtimit tė shtetit tė pavarur, “qė shteti i Kosovės tė jetė pjesė e vizionit evropian”.

    “Kėto pėrpjekje nuk po bėhen vetėm pėr shpalljen e pavarėsisė por edhe pėr vendosjen e shtyllės sė Kosovės sė pavarur”, ka spikatur ai duke shfaqur bindjen se “procesi i definimit tė statusit ėshtė nė pėrmbyllje e sipėr”.

    Sipas tij qytetarėt e Kosovės nėse kanė njėqind e njė arsye pėr pakėnaqėsi, kanė njė milion e njė arsye pėr angazhim nė procesin politik. Shpallja e shtetit tė Kosovės z.Fatmir Limaj ka thėnė se do tė bėhet nė koordinim me faktorin ndėrkombėtar “dhe kjo nėnkupton se do tė kemi edhe ulėsen nė OKB”.

    Z.David Blunt ka mohuar pėrfoljet se fajtore pėr prolongimin e procesit tė statusit tė Kosovės ėshtė edhe BE-ja me mosunitetin e saj duke adresuar kėtė pėrgjegjėsi te vetoja e kėrcėnuar ruse. Ai nuk ka mundur tė jep pėrgjigje tė prerė nėse Britania e Madhe do ta njihte Kosovėn nė rast se ajo e shpall pavarėsinė pas 10 dhjetorit, kjo pėr shkak tė situatės hipotetike nė lidhje me rrethanat e atij rasti.

    Por, ka tėrhequr vėrejtjen. “Britania e Madhe ka bėrė njė investim tė madh nė Kosovė. Kemi bėrė njė rrugė tė gjatė bashkė. Ne nuk do tė largohemi nga pėrkushtimi i pėrbashkėt. Po harxhojmė mjaftė para kėtu...ne jemi me juve, nė kėrkim tė gjetjes sė njė suksesi”.

    Nėse zgjedhjet e pengojnė statusin e Kosovės, ėshtė pėrgjigjur nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj.

    Z.Limaj i ka quajtur njė segment tė rėndėsishėm nė kuadėr tė ndėrtimit tė shtetit zgjedhjet. Nėnkryetari i PDK-sė duke folur pėr zgjedhjet ka thėnė se nuk do tė donte qė Kosova tė kthehej nė situatėn e vitit 1999 “kur nė mungesė tė legjitimitetit tė votės secili kontestonte secilin”.

    “Zgjedhjet do ta pėrforcojnė pozicionin e Kosovės nė pėrmbylljen e procesit tė statusit”, ka thėnė z.Limaj duke shfaqur bindjen se partitė politike nė kėto zgjedhje do tė duhej pėrballur me programet e tyre pėr mėnyrėn e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės.

    “Pavarėsia nuk ėshtė mė dėshirė por njė realitet qė e pret njohjen ndėrkombėtare”, ka theksuar ai.

    “Tani ju tė rinjtė nuk jeni tashmė nė fazėn e dėshirave pėr shtetin e Kosovės, kjo situatė dėshirash ishte e gjeneratės sime nė moshėn tuaj kur ato qė sot gjenerata juaj i prek pėr ne ishin vetėm ėndėrra”, i ėshtė drejtuar nėnkryetari Limaj tė riut nga Malisheva.

    Ndėrsa, shefi i Zyrės Britanke e ka pėrmbyllur debatin e sė martės nė Malishevė me njė citat tė Nelson Mendelės.
    “Tė jesh i lirė nuk do tė thotė t’i heqėsh prangat por tė jetosh duke e pėrforcuar lirinė e tė tjerėve”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Fatmir Limaj: Tani janė hapur rrugėt pėr fitore tė reja

    27.09.2007
    Shfrytėzoj rastin qė sot pėrmes Jush ti drejtohem gjithė opinionit publik pėr tė dhėnė opinionet e mia me rastin e vendimit tė Dhomės sė Apelit nė rastin tim.
    Vendimi i Gjykatės sė Apelit, me tė cilėn konfirmon edhe njėherė dhe pėrfundimisht pafajsinė time, ėshtė njė inkurajim i madh pėr tė gjithė ata qė janė nė kėrkim tė drejtėsisė.
    Tetė vite pas fitores tonė, ne ende nuk jemi plotėsishtė tė lirė. Fatkeqėsisht, pas tetė viteve, ne ende kemi bashkėluftėtarė padrejtėsisht tė akuzuar. Pas tetė viteve, ende barazohemi me krimet e bėra ndaj nesh.
    - thuhet mes tjerash nė deklaratėn e nėnkryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, pas vendimit tė Dhomės sė Apelit tė Tribunalit tė Hagės.

    Shfrytėzoj rastin qė sot pėrmes Jush ti drejtohem gjithė opinionit publik pėr tė dhėnė opinionet e mia me rastin e vendimit tė Dhomės sė Apelit nė rastin tim.

    Vendimi i Gjykatės sė Apelit, me tė cilėn konfirmon edhe njėherė dhe pėrfundimisht pafajsinė time, ėshtė njė inkurajim i madh pėr tė gjithė ata qė janė nė kėrkim tė drejtėsisė.

    Tetė vite pas fitores tonė, ne ende nuk jemi plotėsishtė tė lirė. Fatkeqėsisht, pas tetė viteve, ne ende kemi bashkėluftėtarė padrejtėsisht tė akuzuar. Pas tetė viteve, ende barazohemi me krimet e bėra ndaj nesh.

    Unė Ju siguroj qė me gjithė kapacitetin tim moral dhe intelektual do tė punoj qė kėtė liri ta bėjmė tė plotė. Do tė punoj parreshtur qė pėr Haradinin, Ramushin, Lahiun, Idrizin dhe bashkėluftetarėt tjerė tė mij tė vije drejtėsia.

    Poashtu, unė do tė jem kėtu tė vazhdoj tė punoj parreshtur pėr lirinė e cilitdo qytetar tė vendit tim, qė do tė mund t’i rrezikohej liria dhe e drejta.

    Vendimi i sotėm, me jep edhe mė shumė forcė dhe pėrgjegjėsi pėr tė vazhduar punėn nė shėrbim tė vendit tim dhe nė shėrbim tė popullit tim.

    Edhe njėherė shfrytėzoj rastin t’i falėnderoj tė gjithė qytetarėt qė nė vazhdimėsi kanė qenė me mua, pėr solidarizimin dhe besimin e tyre nė mua.

    Ky kapitull peripecishė ėshtė mbyllur pėrfundimisht pėr mua dhe familjen time, dhe tani janė hapur rrugėt pėr fitore tė reja.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #89
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-08-2004
    Postime
    148
    Jo joooooo,mua vetem me interesoi jeta e tij private,skur ne Amerike qe studiohet biografia e cdo politikani i cili duhet te votohet.
    Kujtoni: Cdo president amerikan studiohet deri ne brezat me te hershem,dhe cdo segment i jetes per te ditur poulli kend ta votoje.
    Personalisht,e pelqej si politikan me vizion te qarte dhe real.
    Por lidhja me bijen e Remzi Kolgecit,me ben te mendohem.
    Dihet kush ishte Remzi Kolgeci.
    Megjithate uroj qe Fatmir Limaj te kthehet tek femijet e tij,sepse nese e votoj,edhe une jam femije i tij per te cilin ky bart pergjegjesi.
    Ishalla nuk jane te verteta keto gjera,dhe personalisht nuk i besoj,sepse per politikan ka shume genjeshtra.

  10. #90
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Degjoni e njerz!!
    Meritaaa shpreh ato mendimet e veta mire apo keq eshte pune e saja!!
    na pelqejne apo nuk na pelqejne nevet mendimet e saja ky eshte problem tjeter!!
    mbase dikush e quan mieriten magjype!!edhe mund te jete e tille,por une nuk mund te paragjykoj ne se eshte apo jo!!,aq me teper qe nuk do ja lejoj vehtes qe te bie ne nivelin e nje magjypi/eje duke replikuar ashper ndaj saja!!
    prandaj do ju kerkoja ndjese te gjithvet per nderhyrjen time,por thjesht nuk me pelqen menyra e juaj se si po debatoni!!merita po mbron Bexhet pacollin i cili me sa di une nuk eshte magjyp,ate here i bie qe dhe merita te mos jete magjype!!dikush tjeter mron fatmir limen dhe disa te tjere te uck edhe keta kan shum te drejte te mrohen dhe te respektohen!
    pra shkurt doja te thoja se ;nuk me pelqejne debati destruktiv qe ju po beni,dikush quhet debille,dikush tjeter quhet magjype,madje dikush shkon dhe me larg sa quan baskekombasin e vet SERB et etj!
    prandaj do ju beja thirrje per qetesi dhe per konstruktivitet ne debat!!
    Respekt per te gjithe BEHARI!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BEHARI : 01-10-2007 mė 06:13

Faqja 9 prej 30 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  4. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •