Close
Faqja 6 prej 30 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 296

Tema: Fatmir Limaj

  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Limaj: Tė sillemi, tė veprojmė dhe tė punojmė si fitues vizionarė pėr tė ndėrtuar shtetin e Kosovės

    11.01.2007
    Nėnkryetari i PDK-sė mes tjerash iu dėrgoi edhe njė mesazh shumė tė rėndėsishėm studentėve tė Universitetit tė Prishtinės nė debatin e sotėm nė Fakultetin Juridik.
    “Tė gjithė ne sė bashku duhet tė sillemi si fitues, sepse asgjė askush nuk na ka falur. Tė sillemi si fitues sepse kjo garanton njė tė ardhme tė sigurt, por jo tė sillemi si fitues arrogantė pėr tė rrahur gjoks. Ne duhet tė sillemi dhe tė veprojmė dhe tė punojmė si fitues vizionarė, pėr tė ndėrtuar shtetin, pėr tė bėrė kėtė shtet tė fuqishėm, me mirėqenie dhe tė lumtur pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės”.



    Duke diskutuar para njė auditori tė gjėrė studentėsh dhe profesorėsh, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj theksoi se Universiteti i Prishtinės nė ēdo kohė ka qenė tempulli i dijes dhe i guximit, tempull nga ku kanė nisur lėvizjet mė tė mėdhė ēlirimtare, pėr tė ndėrtuar realitetin e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės.
    “Vendosmėria pėr dije dhe pėr ēlirimin e vendit ka karakterizuar gjeneratėn e lirisė sė Kosovės, qė u edukua, u frymėzua dhe lindi nga Universiteti i Prishtinės. Rrugėt e lirisė sė Kosovės i kemi mėsuar nė amfiteatrot e Universitetit tė Prishtinės” – theksoi z.Limaj.

    “Serbia e ka humbur Kosovėn qysh nė vitin 1999, edhe politikisht, edhe moralisht, edhe ushtarakisht. Terrorit tė Millosheviqit iu pėrgjigjėm me luftėn ēlirimtare. Argumenti sublim pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė lufta ēlirimtare e popullit shqiptar tė Kosovės” – u shpreh nėnkryetari Limaj.

    Nėnkryetari i PDK-sė mes tjerash iu dėrgoi edhe njė mesazh shumė tė rėndėsishėm studentėve tė Universitetit tė Prishtinės. “Tė gjithė ne sė bashku duhet tė sillemi si fitues, sepse asgjė askush nuk na ka falur. Tė sillemi si fitues sepse kjo garanton njė tė ardhme tė sigurtė, por jo tė sillemi si fitues arrogantė pėr tė rrahur gjoks. Ne duhet tė sillemi dhe tė veprojmė dhe tė punojmė si fitues vizionarė, pėr tė ndėrtuar shtetin, pėr tė bėrė kėtė shtet tė fuqishėm, me mirėqenie dhe tė lumtur pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės”.

    “Pėr shtatė vite me mesazhet qė kemi ēuar ne si klasė politike, kemi dėmtuar argumentet e shtetit tė Kosovės, dhe ia jo rastėsisht ia kemi vėshtirėsuar punėn vetes sot, prandaj jemi nė kėto pozicione qė jemi dhe nė vėshtirėsi qė jemi. Por, ėshtė e rėndėsishme se ne edhe si parti, edhe si qytetarė, i besojmė kėtij procesi, besojmė se ky proces po e ēon Kosovėn drejt shtetit, pavarėsisht vėshtirėsive dhe defekteve tė mundshme qė ka mundur tė ketė ky proces. Substanca, funksionaliteti i shtetit tė ardhshėm tė Kosovės ėshtė ruajtur me dokumentet e delegacionit tė Kosovės. ” - theksoi nėnkryetari i parė i PDK-sė.

    “Decentralizimi ėshtė ēmim politik pėr pavarėsinė e Kosovės, njė ēmim qė shumica po ia ofron pakicės. Nėse kohė mė parė liria pėr njė pakicė nė dėm tė shumicės ka qenė njė privilegj i papranueshėm, edhe liria e shumicės nė dėm tė pakicės ėshtė njė demokraci jo e plotė. Kosova duhet ta ndėrtojė lirinė e saj tė plotė pėr tė gjithė qytetarėt e saj” – u shpreh z.Limaj.

    “Baza e ushtrisė sė ardhshme tė Kosovės do tė jenė Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, tė cilat i kemi formuar me aq mund dhe saktrificė. Pa vizionin dhe pėrkushtimin e plotė tė liderit tė PDK-sė z.Hashim Thaēi sot nuk do tė kishim TMK” – theksoi nėnkryetari pėr ēėshtje politike.

    Nė fund nėnkryetari pėr ēėshtje politike i PDK-sė z.Fatmir Limaj potencoi se “duhet tė tregojmė pjekuri tė lartė politike si klasė politike, si institucione dhe si qytetarė tė vendit”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Fatmir Limaj: Ka ardhur momenti qė Kosovėn ta udhėheqė njė alternativė e re politike

    22.01.2007
    Ideja jonė ėshtė ta ndėrrojmė mentalitetin qeverisės. - Nė tri vitet e fundit ne kemi parė vetėm keqqeverisje dhe joprofesionalizėm. - Ky koalicion ėshtė i paaftė pėr ta ruajtur njė stabilitet dhe pėr ta ēuar vendin pėrpara. - Ne nuk futemi nė koalicione pa pasur njė program tė qartė. - Nė PDK nuk ka fraksione. - Njė parti politike e cila nuk ecėn mė kohėn, nuk ndryshon, ėshtė e destinuar qė tė dėshtojė. - Kam thėnė se ka rrezik qė vendin tonė ta udhėheqė krimi i organizuar, nėse Qeveria dhe ne nuk dalim t’u themi stop. - Kosovarėt kanė nevojė pėr njerėz qė punojnė pėr vendin, e jo pėr xhepat e tyre.
    - thekson mes tjerash nė intervistėn dhėnė gazetės “Lajm”, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj



    Nė vazhdim po e prezantojmė tė plotė intervistėn e z.Fatmir Limaj, nėnkryetar i PDK-sė dhėnė gazetės prishtinase “Lajm”

    Lajm: Cili ėshtė qėllimi i letrės sė hapur tė PDK-sė, botuar tė enjten nė mediat e shkruara?

    Oferta e PDK-sė

    Limaj: Projektet e dėshtuara dhe problemet e qytetarėve - qė janė tė dėshpėruar me njė qeveri tė keqe dhe joprofesionale - na kanė shtyrė ta bėjmė kėtė ofertė. Ideja jonė ėshtė qė ta ndėrrojmė mentalitetin qeverisės. Ne duam tė ēojmė njė mesazh tek qytetarėt se nė Kosovė ka projekte politike qė japin shpresė se do tė ndryshohet kjo gjendje; se ka adresė rreth sė cilės qytetarėt mund tė bashkohen pėr t’i realizuar vizionet e tyre pėr njė shtet demokratik, ku qytetarit i garantohet qeverisja me duar tė pastra. Ftesa e kryetarit tė PDK-sė ka qenė ofertė: PDK-ja fton qytetarėt nė njė kontratė tė pėrbashkėt, tė afrohen me kėtė projekt, qė sė bashku ta bėjnė njė jetė mė tė mirė.

    Lajm: Po kėta qytetarė i vendosėn nė poste udhėheqėsit tanė...
    Limaj: Projekti i PDK-sė ėshtė ende i paprovuar, sikurse edhe lidershipi i saj. Projekti ėshtė i gatshėm, qė vizionet e qytetarėve tė Kosovės t’i bėjė realitet. Ne po i ftojmė ata qytetarė qė janė tė dėshpėruar me kėtė qeverisje...

    Lajm: Megjithatė, PDK-ja e ka provuar veten nė qeverisje ?
    Limaj: Kosova ka katėr vjet qė pėrballet me njė qeveri. Ajo e mėhershmja ka qenė e njė koalicion tė gjerė. Qeverinė Rexhepi e ka karakterizuar ndėrtimi i bazave tė qeverisjes nė vend. Koalicioni i tanishėm ėshtė dashur ta qeverisė vendin nė kuptimin e plotė fjalės. Ndėrsa, nė tri vitet e fundit ne kemi parė vetėm keqqeverisje dhe joprofesionalizėm...

    Lajm: Mendoni se mund tė bindni qytetarėt qė tė kthehen nga PDK-ja?
    Limaj: Qytetari i Kosovės ka bėrė zgjedhje tė lirė dhe pjesa e madhe e tyre nuk e ka votuar projektin e PDK-sė. Mendoj se tash ėshtė koha qė njerėzit ta votojnė kėtė projekt. Pėr kėtė arsye ne ftojmė njerėzit qė janė dėshpėruar me ata qė kanė votuar, tė bashkohen nė alternativėn e re, nė vizionin e pėrbashkėt pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik...

    Lajm: A ėshtė kjo njė fushatė e hershme pėr zgjedhjet e ardhshme?
    Limaj: Ėshtė angazhim i PDK-sė qė t’i afrohet qytetarit. Ėshtė njė formė e komunikimit me opinionin e gjerė. Unė kėtė e shoh si njė ofertė e jo si njė fushatė.

    Lajm: A ėshtė ky presion pėr krijimin e njė qeverie gjithėpėrfshirėse, ide qė ka ekzistuar edhe me herėt tek PDK-ja?
    Limaj: PDK-ja nuk ėshtė nė pozicion pėr tė lutur, dhe ne nuk kemi nevojė t’i bėjmė presion askujt. Ne kemi parė se ky koalicion ėshtė i paaftė pėr ta ruajtur njė stabilitet dhe pėr ta ēuar vendin pėrpara. Interesi i Kosovės ėshtė tė futen energjitė e reja, njė lidership serioz qė merr pėrgjegjėsi dhe ka iniciativė. Kjo nuk ėshtė kuptuar drejt ose tė paktėn nuk ėshtė nė interesin e koalicionit qeverisės tė kuptohet, sepse ata mė tepėr i shikojnė interesat e tyre.
    Kjo letėr nuk ėshtė presion pėr krijimin e njė qeverie gjithėpėrfshirėse, por thjesht njė detyrė qė PDK-ja e bėn pėr qytetarin. Ėshtė obligim i forcave politike qė tė marrin angazhime dhe tė gjejnė hapėsira demokratike nė shoqėri.

    Roli i EN-sė

    Lajm: Flisni pėr njė qeveri tė dobėt, ndėrsa kėrkonit tė jeni pjesė e saj?
    Limaj: Duke marrė parasysh punėn qė ka bėrė deri mė tash kjo Qeveri, do tė jetė e vėshtirė pjesėmarrja e PDK-sė aty pėr tė ndryshuar diēka. Sidoqoftė, PDK-ja nuk futet nė koalicione pėr tė zėnė pozicione ministrore. Kjo e dallon PDK-nė nga partitė tjera. Ne nuk futemi nė koalicione pa pasur njė program tė qartė pėr obligimet qė Qeveria ka pėr t’i realizuar.

    Lajm: Pra, qėndron ideja qė PDK-ja tė futet nė Qeveri?
    Limaj: Unė e mora si shembull. Partia jonė nuk pranon tė futet nė njė qeveri qė paraprakisht nuk e cakton agjendėn e veprimit. Njerėz tė mirė ka edhe nė koalicionin e tashėm qeverisės, por nuk janė tė pėrfshirė nė strukturat udhėheqėse. Prandaj, mungesa e njė lidershipi autoritativ dhe kompetent ka krijuar gjendjen ku jemi sot.

    Lajm: Nė sipėrfaqe doli ideja e fuqizimit tė Ekipit Negociator, qė ai tė merret me implementimin e pakos sė Ahtisaarit. Ēka ndodhi me kėtė plan?
    Limaj: Kemi ofruar marrėveshje tė mirėkuptimit pėr katėr pika kryesore: nė Kushtetutė, nė sistemin zgjedhor, simbolet e edhe nė politikat e jashtme. Kjo ėshtė detyrė e tė gjitha subjekteve politike. Ndėrtimi i konsensusit nė kėto katėr shtylla tė funksionimit tė vendit ėshtė detyrė e njė konsensusi politik tė tė gjitha partive parlamentare dhe joparlamentare.

    Lajm: Jemi nė prag tė zgjedhjes sė statusit, qė besojmė tė jetė pavarėsia. Sa mund tė jetė meritor pėr kėtė EN-ja?
    Limaj: EN-ja ka kryer punėn e vet, ndėrsa tani pritet pakoja e Ahtisaarit. Meritor pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė populli i Kosovės. Realiteti qė ne e gėzojmė, ėshtė krijuar me sakrifica dhe kėtė nuk e ka krijuar Grupi i Unitetit. Ekipi... ka kryer detyrėn pėr tė cilėn e ka ngarkuar Kuvendi i Kosovės; ėshtė bėrė njė agjendė e pėrgatitur nga ndėrkombėtarėt; Ekipi... ka pėrgatitur dokumentet e kėrkuara dhe ka dhėnė pėrgjigjet nė pyetjet e kėrkuara. Kanė qenė mirė tė pėrgatitur. Megjithatė, ka mundur edhe mė mirė...

    Lajm: Dikur keni kritikuar EN-nė. Pse tash keni ndryshuar qėndrimin?
    Limaj: E kam deklaruar kėtė qė tash e thash. Ekipi Negociator ėshtė argat i pavarėsisė sė Kosovės, sepse ata janė tė zgjedhurit. Ata nuk janė pėr tė marrė merita se kush ka bėrė mė shumė e kush mė pak. Ėshtė lufta jonė ēlirimtare qė ka krijuar kėtė realitet. Ekipi Negociator jo qė nuk duhet tė marrė meritė, por duhet tė ruhet qė mos tė gabojė.

    Demokracia e brendshme

    Lajm: Ja keni kujtuar kėtė shefit tuaj (Hashim Thaēit)?
    Limaj: Z. Thaēi ėshtė njėri nga protagonistėt qė ka krijuar kėtė realitet nė Kosovė. Ėshtė kryetar i PDK-sė, ish-udhėheqės i Drejtorisė Politike tė UĒK-sė, ndėrkaq GN-ja ėshtė diēka tjetėr.

    Lajm: Sa janė tė theksuara fraksionet brenda subjektit tuaj politik?
    Limaj: Sė pari, nė PDK nuk ka fraksione. Ka mendime tė ndryshme, sepse PDK-ja ėshtė e hapur nė diskutime. Sidoqoftė, vendimet merren me shumicė dhe respektohen nga tė gjithė. Ne kėtė e quajmė demokraci tė brendshme: ēdo ide diskutohet, votohet, ndėrsa pakica ėshtė e obliguar ta respektojė vendimin e shumicės.

    Lajm: Por, ju keni deklaruar se nė PDK mungon demokracia?
    Limaj: Nuk e kam thėnė kėtė asnjėherė. Kam thėnė se ēdo parti politike, sikur edhe PDK-ja, duhet tė kenė reformim tė brendshėm, nė thellimin e vazhdueshėm tė demokracisė. Nuk them se niveli i demokracisė nė PDK ėshtė nė nivelin mė tė lartė, por them se nė PDK ka klimė pėr demokraci tė brendshme. Njė parti politike e cila nuk ecėn mė kohėn, nuk ndryshon, ėshtė e destinuar qė tė dėshtojė. PDK-ja do tė vazhdojė reformimin e saj dhe do t’u pėrgjigjet sfidave me tė cilat ballafaqohet realiteti politik i vendit.

    Lajm: Reformim ndoshta edhe nė poste...?
    Limaj: Kjo ėshtė gjėja me e lehtė qė mund tė bėhet. E rėndėsishme ėshtė ndryshimi i mentalitetit qeverisės, mentaliteti i perceptimit, angazhimit dhe funksionimit tė partisė. Ky ėshtė pėr mua reformim dhe kjo ka kuptim kur kemi reforma tė thella organizative, reforma tė filozofisė politike, pėrfshirė edhe promovimin e kuadrove tė reja...

    Lajm: Por, struktura e PDK-sė mbetet kryesisht e njėjtė?
    Limaj: Nuk ėshtė e njėjtė. Shikojeni Kryesinė e re tė PDK-sė se sa ka ndryshuar. Nėse ju mendoni se duhet t’i bihet fshesė mbi 90 pėrqindėshit, kjo nuk do ndodhė. Partia ka pėr qėllim ta ruajė substancėn, ta ruajė qėndrueshmėrinė e saj politike, sepse nuk ėshtė lehtė tė krijohen kuadrot. Ne kemi emra qė nuk kanė qenė mė parė nė Kryesi, e sot janė shumė aktivė jo vetėm brenda partisė, por edhe nė raport me statusin e Kosovės, p.sh. Enver Hoxhaj, Fehmi Mujota...
    Nuk ėshtė Kryesia e tėrė partia, sepse duhet tė shikoni edhe sektorėt. Shembull ėshtė Kabineti i Qeverisjes sė Mirė. Aty e shihni se secili kuadėr, pėr profile tė caktuara, del me alternativa pėr zhvillimet e vendit...

    Lajm: Deklaratat e shefave tė sektorėve nė Kabinetin e Qeverisė sė Mirė (KQM), ekzistojnė vetėm sa pėr tė dėshmuar ekzistencėn, apo e mbėshtesin diku atė qė thonė?

    Stop!

    Limaj: KQM ėshtė servis i mirė pėr PDK-nė, ku njerėzit - nga tė gjitha nivelet - kanė mundėsi t’i adresojnė problemet pėr tė cilat nuk i dėgjon askush nė Qeveri. Partia, pėrmes kabinetit tė saj, i ofron mundėsi kuadrit profesional ta promovojė veten.

    Lajm: Por, qėndrimet nganjėherė nuk janė tė sakta dhe ju detyroheni tė kėrkoni falje (sikur pat vepruar Bajrush Xhemajli)?
    Limaj: Nuk di unė pėr kėtė. Ndoshta kėtė pyetje do tė duhej t’ia shtroni Xhemajlit. Sidoqoftė, kėrkesa e faljes nuk ėshtė gabim i madh. Madje, dėshmon ndershmėrinė nėse kėrkon falje. Pastaj, gabimet qė mund t’i bėjė KQM-ja, janė gabime qė mund tė kenė efekt vetėm tek imazhi i PDK-sė. Por, gabimet qė i bėn pėrditė Qeveria e Kosovės, kanė ndikim drejtpėrdrejt nė jetėn tonė.

    Lajm: Jo rrallė PDK-ja ka dalė me disa ide pas tė cilave nuk ka qėndruar deri nė fund. P.sh., tė ashtuquajturat Dosjet e PDK-sė?
    Limaj: Ne nuk jemi gjykatės e as prokurorė pėr tė ēuar njerėz nė burgje. Ne i kemi ngritur shqetėsimet, ua kemi ofruar faktet organeve kompetente. Ėshtė detyrė e tyre qė tė ēojnė punėn deri nė fund, ndėrsa ėshtė detyrė e partive politike tė bėjnė me dije se bartėsit e institucioneve janė tė pėrfshirė nė veprime antiligjore.
    Ne jemi pėr tė kėrkuar pėrgjegjėsi politike. Kryeministri nė kėtė rast ka humbur adresėn. Ai thotė opozita duhet tė sjellė fakte, pastaj kur prokurori t’i ketė ato, ai do ta largojė ministrin. Kur tė kalon te prokurori kjo punė, ai nuk e pyet kryeministrin ēka duhet tė bėjė. Nėse ka dyshime pėr veprime antiligjore, kryeministri duhet tė kėrkojė pėrgjegjėsi politike direkt nga ministri.
    Disa ndryshime - largime qė janė bėrė, janė rezultat i dosjeve qė ka bėrė PDK-ja. Fatkeqėsia ėshtė se kėtu mungon vullneti politik pėr t’i zbardhė deri nė fund faktet qė ne kemi dorėzuar. Megjithatė, ne do tė vazhdojmė mbikėqyrjen dhe besojmė se do tė ekzistojė vullneti politik pėr tė marrė masa ndaj atyre tė cilat janė nė kundėrshtim me ligjin.

    Lajm: Keni deklaruar se ekziston rreziku qė Qeverinė e Kosovės ta e udhėheqė mafia?
    Limaj: Kam thėnė se ka rrezik qė vendin tonė ta udhėheqė krimi i organizuar, nėse Qeveria dhe ne nuk dalim t’u themi: Stop. Ne do tė mund t’i themi stop kėsaj, kur do tė qeverisim pas zgjedhjeve tė ardhshme.

    Lajm: Prej nga bindja se do tė qeverisni pas zgjedhjeve?
    Limaj: Ka ardhur momenti qė Kosovėn ta udhėheqė njė alternativė e re. Ēdo gjė e ka fillimin dhe mbarimin. Qytetarėt janė lodhur me njė qeverisje shtatė vjeēare qė nuk sjell ndryshim. Kosovarėt kanė nevojė pėr lidership qė ballafaqohet me sfidat. Mbi tė gjitha, kosovarėt kanė nevojė pėr njerėz qė punojnė pėr vendin e jo pėr xhepat e tyre. Nėse qytetarėt e japin besimin pėr PDK-nė, do tė hyjmė nė fazėn e ndėrtimit tė shtetit - me duar tė pastra.

    Lajm: Mendoni se nė PDK ka njerėz qė nuk mendojnė pėr xhepat e tyre?

    Vizioni dhe vota

    Limaj: Nė PDK ka njerėz tė tillė. Mos harroni se unė flas pėr njerėz qė do tė bartin politikėn. Qeveria e ardhshme, nėn drejtimin e PDK-sė, do tė ketė njerėz qė do tė mendojnė vetėm pėr vendin e tyre, e jo pėr xhepat.

    Lajm: Por, njerėzit e PDK-sė janė akuzuar shpesh pikėrisht pėr kėtė?
    Limaj: Ne e dimė se ēka ėshtė folur pėr shtat vjet, por faktet flasin tė kundėrtėn. Kosovarėt do ta provojnė alternativėn e re dhe do ta shohin realitetin.

    Lajm: E keni kėtė vendosmėri pėr fitore, pas favorit qė ju ka bėrė ndarja nė LDK?
    Limaj: Projekti strategjik i PDK-sė nuk mbėshtetet nė kalkulimet e tė tjerėve. Baza e projektit tė PDK-sė ėshtė nė vizionin e saj tek njerėzit dhe nė vullnetin e tyre pėr tė na pėrkrahur.

    Lajm: Qė deri tash ju ka munguar?
    Limaj: Nėse nuk e ka pasur deri sot, pse tė mos e ketė nesėr. Jemi nė epokėn e demokracisė, kur provohen alternativat e ndryshme. Qytetarėt pėr pakėnaqėsitė e tyre ndėshkojnė me votė njė projekt, i cili nuk ka realizuar asnjė nga premtimet.

    Lajm: Po flisni me admirim pėr PDK-nė. Dikur hamendeshit t’i ktheheshit asaj...
    Limaj: Nuk jam hamendur kurrė pėr t’u kthyer nė PDK. Mos harroni se unė kam qenė themelues i kėsaj partie dhe vizioni im politik ėshtė brenda saj. Ka qenė njė fazė kur unė kam pasur nevojė pėr pushim dhe pėr njė pamje mė tė mirė pėr zhvillimet qė kanė ndodhė nė vend. Mirėpo, edhe gjatė kėsaj kohe kemi biseduar se si tė zhvillohet partia...

    Lajm: Nė Skenderaj keni ftuar qytetarėt tė mos e votojnė PDK-nė?
    Limaj: Unė edhe sot them pėr Malishevė, Drenas, Skenderaj... qė udhėheqja lokale ka pėr obligim t’i plotėsojė kėrkesat e qytetarėve. Dhe nėse ajo nuk punon nė pėrputhshmėri me mundėsitė qė ka atje, s’kanė pse tė votojnė ata njerėz. Kjo ėshtė filozofia e PDK-sė.

    Lajm: Mendon se nė ato komuna, ku ka fituar PDK-ja, do tė votoheni sėrish
    Limaj: Kjo varet nga qytetarėt. Udhėheqja komunale ka bėrė atė qė ka mundur. Qeveria punon me preferenca dhe kėtė rajon e ka diskriminuar, e ka lėnė ashtu siē ishte pėr 50 vjet. Ėshtė turp qė pėr 7 vjet pas lufte tė kemi familje pa kulm mbi kokė nė rajonin qė ka bėrė aq shumė pėr realitetin qė sot e kemi. Ėshtė mirė qė kryeministri, kur dorėzon ndonjė ēelės tek familjet serbe, ta ruajė ndonjė edhe pėr familjet shqiptare, sepse ai ėshtė i tė gjithėve e jo vetėm i minoriteteve. Kėshtu ndihmohet Kosova, jo duke bėrė reklama nėpėr TV.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    "LĖSHIMET PĖR SERBĖT, ME PASOJA NĖ KOSOVĖ" Intervistė e Fatmir Limajt pėr gazetėn Tiranase “SHQIP”

    Ish-komandanti i UĒK-sė, Fatmir Limaj, tregohet i ashpėr nėse Ahtisari nuk sjell pavarėsinė
    Asgjė tjetėr veēse pavarėsi tė theksuar juridikisht. Ish-komandanti i UĒK-sė, Fatmir Limaj, i cili ėshtė nėnkryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės nė opozitė, thekson se pakoja e kryenegociatorit tė OKB-sė duhet tė japė shkoqur heqjen e Kosovės nga sovraniteti i Serbisė, ndryshe...

    Gazeta “SHQIP” Tiranė


    Fatmir Limaj

    Gazeta “SHQIP”: Kryenegociatori i OKB-sė, Marti Ahtisari, para dy ditėsh ua ka prezantuar paketėn vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit. Mediat ndėrkombėtare po shkruajnė pėr versione tė ndryshme tė pavarėsisė, disa thonė se fjala pavarėsi nuk do tė pėrmendet. A do tė ishte ky njė projekt i pranueshėm pėr Kosovėn?

    Fatmir Limaj: Sė pari, duhet tė them se kjo ėshtė faza kulminante, kjo ėshtė pikėmbyllja. Me bisedimet e Vjenės po mbyllet edhe njė plagė e madhe e kėtij vendi. Ėshtė e rėndėsishme qė nė shpalosjen e dokumentit tė Ahtisarit do tė shihet qartė se Serbisė do t‘i merret sovraniteti mbi territorin e Kosovės dhe ai sovranitet pėr herė tė parė i kthehet popullit tė Kosovės.

    Gazeta “SHQIP”: Pikėrisht fjala integritet territorial nuk do tė pėrmendet, ashtu sikurse fjala pavarėsi...

    Fatmir Limaj: Nuk dua tė spekuloj para se ta marr pakon, por edhe ajo pako duhet tė reflektojė kėto qė thashė, marrjen e sovranitetit Serbisė dhe kthimit tė popullit tė Kosovės dhe pastaj fillon baza tjetėr procedurale e ndėrtimit tė shtetit. Ne kėshtu besojmė, se pakoja e Ahtisarit do tė reflektojė vullnetin e shumicės.

    Gazeta “SHQIP”: Jeni i sigurt pėr kėto nga informacionet qė keni?

    Fatmir Limaj: Kuptohet, ne jemi pjesė e procesit, por tashmė ėshtė njė agjendė qė nuk varet nga ne. Ne kemi marrė pjesė nė bisedimet konkrete dhe kemi pasur oferta serioze. Ēdo lloj zgjidhjeje tjetėr nuk do tė ishte zgjidhje, po thellim i krizės. Prandaj, mendojmė se pakoja e Ahtisarit duhet tė reflektojė vullnetin e shumicės.

    Gazeta “SHQIP”: Gjithsesi, a do ta pranoni njė status pa emėr?

    Fatmir Limaj: Nuk ka status pa emėr. Kosovės dhe qytetarėve tė saj i interesojnė dy gjėra tė rėndėsishme. E para, ajo duhet ta ketė tė qartė tė ardhmen e saj. Nuk ka kohė mė pėr eksperimente, pėr zvarritje dhe gjitha eksperimentimet e mėtutjeshme janė tė panevojshme, thellojnė krizėn dhe thellojnė problemet. Nė anėn tjetėr, qytetarėve tė Kosovės u duhet perspektiva, sidomos rinisė, njė perspektivė e qartė pėr tė, nė ēfarė vendi dhe me ēfarė statusi jetojnė. Ka edhe elemente tė tjera shumė tė rėndėsishme, tė cilat mendoj se i ka marrė parasysh Ahtisari.

    Gazeta “SHQIP”: A ju duket njė lloj eksperimenti fakti qė Veriu i Kosovės do tė jetė pjesė autonome, serbėt do tė vetėqeverisen dhe nuk t‘i japin llogari institucioneve tė Kosovės?

    Fatmir Limaj: Nėse mendoni pėr autonomi territoriale, absolutisht Kosova ėshtė e vogėl pėr t‘u ndarė dhe kjo vetėm sa do tė thellonte problemet dhe krizėn. Grupi i Kontaktit e ka thėnė qartė se s‘do tė ketė ndarje tė Kosovės dhe bashkim me vendet e tjera. Kjo do tė thotė stabilitet funksional, ku organet kryesore duhet ta qeverisin Kosovėn nė ēdo pjesė tė saj.

    Gazeta “SHQIP”: Njė autonomi qė nuk do t‘i pėrgjigjej institucioneve tė Kosovės, do ta pranoni?

    Fatmir Limaj: Jo, nuk mendoj se kjo do tė ndodhė, pasi mendoj se do tė hapė karta tė tjera. Nėse ndodh diēka e tillė, kjo do tė ishte ndarje dhe ndarja pastaj ēon nė pasoja tė tjera. Nuk mendoj se ndarja ėshtė nė interes tė shumicės apo pakicės nė Kosovė dhe as tė rajonit.

    Si do ta kundėrshtoni ju kėtė lloj ndarjeje?

    Fatmir Limaj: Para sė gjithash, pavarėsia ėshtė nė interes tė rajonit, ėshtė nė pėrputhje me vizionin e rajonit. Ėshtė nė interes tė Malit tė Zi, tė Maqedonisė pėr faktin se me njė stabilitet tė qėndrueshėm politik stimulojmė politikat investuese nė rajon dhe shtohen shanset pėr integrime rajonale e ndėrkombėtare. Pėr ēdo pėrkeqėsim dhe pėr ēdo destabilizim tė situatės do tė humbasė jo vetėm Kosova, por edhe rajoni, pasi askush nuk do tė vijė kėtu tė investojė dhe kėshtu do tė ndėrpriten edhe ambiciet e vendeve tė rajonit pėr nė BE.

    Gazeta “SHQIP”: A ekziston mundėsia qė pala kosovare ta refuzojė propozimin, nėse ai nuk ėshtė ai qė prisni?

    Fatmir Limaj: E kemi thėnė disa herė, qė pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė njė blof politik, fushatė politike, njė instrument politik pėr tė manipuluar njerėzit ose pėr t‘i bėrė shantazh komunitet ndėrkombėtar. Ėshtė vullnet i popullit dhe partitė politike kanė detyrėn ta realizojnė, ta implementojnė kėtė vullnet.

    Gazeta “SHQIP”: E nėse nuk implementohet, a mendoni se Grupi Negociator duhet tė japė dorėheqje, nėse paketa e Ahtisarit nuk do tė jetė e favorshme?

    Fatmir Limaj: Paketa e Ahtisarit nuk varet nga Grupi Negociator, por ne presim qė paketa e Ahtisarit tė vijė nė pėrputhje me vullnetin e popullit dhe pas kėsaj faze tremujore tė pėrfundojnė gjėrat.

    Gazeta “SHQIP”: Ahtisari duket se do tė mundėsojė edhe dyshtetėsinė pėr serbėt e Kosovės, a ju duket kjo njė problem pėr situatėn aktuale?

    Fatmir Limaj: Mendoj se kėtė gjė do ta qartėsojė Kushtetuta e Kosovės, Dyshtetėsia nuk ėshtė diēka qė aplikohet pėr herė tė parė nė Kosovė. Ajo mund tė shkojė mbi baza individuale dhe vetėm sipas ligjit.

    Gazeta “SHQIP”: A keni ndonjė plan rezervė nėse rrjedhat shkojnė nė disfavor tė shqiptarėve?

    Fatmir Limaj: Politika e Kosovės nuk ka alternativė tjetėr, pėrveē shtetit tė saj dhe kjo ėshtė mė se e njohur pėr komunitetin ndėrkombėtar e botėror dhe ata e dinė mirė se deri ku kanė qenė tė gatshėm tė shkojnė shumica, pėr lirinė tyre, prandaj ne nuk kemi alternativė tjetėr, pėrveē shtetit. Kjo ėshtė njė gjė e pashmangshme, jo pse ne po e pėrdorim si mjet shantazhimi ndaj tė tjerėve, por, sepse ėshtė njė e drejtė e jona e natyrshme.

    Gazeta “SHQIP”: A ka informacione se po pėrgatitet shpėrngulja e serbėve nga Kosova?

    Fatmir Limaj: Skenarė tė tillė janė tė mundshėm, por ne po pėrpiqemi qė serbėve lokalė tua bėjmė tė njohur se kjo e ardhme, ky shtet i Kosovės nuk ėshtė vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr qytetarėt e tjerė. Dhe ata do tė ndihen mirė, pasi instrumentet e sigurisė dhe tė tė drejtave tė tyre garantojnė njė jetė normale. Ne vazhdojmė t‘ju bėjmė ftesa qytetarėve lokalė kėtu, qė tė mos bien pre e manipulimeve dhe kartave nacionaliste tė Beogradit, pasi e ardhmja e tyre ėshtė kėtu dhe ata duhet tė pėrcaktohen pėr tė jetuar nė njė vend tė pėrbashkėt.

    Gazeta “SHQIP”: Ēfarė do ndodhė mė 2 shkurt nė Prishtinė?

    Fatmir Limaj: Mė 2 shkurt do tė vijė pakoja, do ta shohim dhe mė pas do bisedojmė bashkė se ēfarė mendojmė pėr atė pako.

    Gazeta “SHQIP”: Pra nuk jeni i sigurt qė pakoja ėshtė pozitive?

    Fatmir Limaj: Unė jam i sigurt nė atė qė kemi bėrė pėr vendin tonė.

    Gazeta “SHQIP”: Si e shpjegoni faktin se po pėrgatitet kaq shumė opinioni publik, po ngrihen grupe tė ndryshme pėr tė propaganduar paketėn, shefi i UNMIK-ut publikisht kėrkoi qė priteni Ahtisarin pozitivisht. Pse ka nevojė pėr kaq shumė propagandė?

    Fatmir Limaj: Ne kemi edhe serbė lokalė kėtu, duhet tė bisedojmė dhe tua shpjegojmė, e ardhmja e statusit nuk ėshtė kundėr njė grupi dhe nė tė mirėn e grupit tjetėr.

    Gazeta “SHQIP”: Ju po thoni se propagandė po bėhet pėr efekt tė serbėve?

    Fatmir Limaj: Unė mendoj se atyre duhet t‘ju drejtohet. Pastaj do tė futemi nė pakon e implementimit, kjo fazė do tė jetė jashtėzakonisht e rėndė dhe e vėshtirė.

    Gazeta “SHQIP”: Pse?

    Fatmir Limaj: Nuk ėshtė e lehtė pėr faktin se do tė bėhet njė implementim praktik i tė gjithė pakos. Mund tė ketė probleme, mospėrgatitje tė duhur nė drejtim tė implementimit tė statusit. Unė nuk dua tė besoj se mund tė ketė, siē thoni ju, njė shitje tė asaj qė nuk ėshtė nė pėrputhje me interesat e popullit tė Kosovės, kanė kaluar ato kohė. Jo vetėm Grupi i Unitetit, por as komuniteti ndėrkombėtar nuk do tė mund t‘ia shesin popullit tė Kosovės diēka qė nuk ėshtė nė interesin e tyre.

    Gazeta “SHQIP”: Si do tė reagoni ju nėse do tė ketė shenja tė ndarjes sė Kosovės?

    Fatmir Limaj: Ne mbėshtetemi te parimet e grupit tė Kontaktit, qė e ka pėrjashtuar ndarjen, por ēfarėdolloj tendence pėr ta ndarė Kosovėn mendoj qė do tė shkaktojė probleme tė njėpasnjėshme kėtu dhe nė vende tė tjera. Unė mendoj se ndarja e Kosovės mė sė paku shkon nė interes tė serbėve. Ju e keni parasysh konstituimin serb nė pjesėn qendrore tė Kosovės, pėr dallim nga veriu, dhe e dyta, veriu i Kosovės do tė jetė ēelėsi i suksesit apo dėshtimit tė pakos sė Ahtisarit. Nėse Veriu i Kosovės fillon integrimin nė institucione tė Kosovės, argumentet e krejt pakos sė Ahtisarit do tė jenė tė fuqishme, pėr ēfarėdolloj tendence pėr tė dėshtuar nė Veriun e Kosovės, praktikisht do tė ishte dėshtim i krejt pakos sė Ahtisarit.

    Gazeta “SHQIP”: Ju jeni i pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė ēėshtjen e tė drejtave tė minoriteteve. A do tė ndryshojė numri i vendeve tė rezervuara nė Kuvendin e Kosovės, qė aktualisht ėshtė mjaft i lartė?

    Fatmir Limaj: Ne i kemi dhėnė njė propozim Ahtisarit. Tė shohim se si do tė pritet dhe se si do tė vijė nga zoti Ahtisari. Kemi garantuar dhjetė vende pėr serbėt, qė do tė thotė nėse ata i marrin vetė 5 mund tė marrin edhe 5, por jo plus dhjetė tė tjerė. Propozimi ynė ėshtė qė mė mos tė ketė vende tė rezervuara, por tė ketė vende tė garantuara. Nėse vendet rezervohen del jashtė ēdo norme demokratike qė njihet deri mė tani. Ne ju kemi ofruar instrumente tė tjera, siē ėshtė shumica e dyfishtė. Ėshtė vėrtetuar se pjesėmarrja e njė numri tė madh serbėsh nė Kuvendin e Kosovės nuk garanton se ata mund t‘i mbrojnė interesat e tyre, sepse u ka munguar instrumenti pėr tė miratuar ligje. Ne kemi shkuar nė njė ndryshim kualitativ. Kemi ulur numrin, por kemi ofruar instrumente cilėsore, qė nuk i kanė pasur deri tani.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Nuk paska thene gje i shkreti Fatmir! Ama bash asgje! S'ka faj i shkreti, se ja kane shti dy kembet ne nje kepuce. Asnje pyetjeje nuk ju paska pergjigjur, veē rreth e rrotull qenka munduar ta mabaroi disi kete Interviste, pa thene asgje konkrete.
    Konvertimi eshte pune e madhe!!!
    shqiponja

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga faiksmajli
    Nuk paska thene gje i shkreti Fatmir! Ama bash asgje! S'ka faj i shkreti, se ja kane shti dy kembet ne nje kepuce. Asnje pyetjeje nuk ju paska pergjigjur, veē rreth e rrotull qenka munduar ta mabaroi disi kete Interviste, pa thene asgje konkrete.
    Konvertimi eshte pune e madhe!!!
    Jo jo o bal Fatmiri nuk eshte i shkret po perse i thua!
    i shkret e i gjor je ti kinse po i gjej vrejtje Fatmirih heeee ani balit ani veq vazhdo
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Fatmir Limaj: Gjaku i dėshmorėve po e bėn Kosovėn shtet

    26.04.2007
    Nėnkryetari i parė i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj ka marrė pjesė sot nė manifestimin madhėshtor qė ėshtė mbajtur nė Drenoc tė Rahovecit, me rastin e shėnimit tė pėrvjetorit tė nėntė tė daljes publike tė UĒK-sė nė rajonin e Anadrinit.
    Duke sjellė pėrshėndetjet e ish-udhėheqėsit politik tė UĒK-sė, kryetarit tė PDK-sė z.Hashim Thaēi, ish-anėtari i SHP tė UĒK-sė, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj ka thėnė se argumentet e shtetit tė Kosovės i kemi ndėrtuar me luftėn tonė ēlirimtare. Kosova po bėhet shtet, sepse pėr tė kemi derdhur gjakun, kemi dhėnė jetėn, gjaku i dėshmorėve po e bėn Kosovėn shtet. Se sa pėr parlamentin dhe pėr qeverinė aktuale, Kosova kurrė nuk do tė bėhej shtet.

    Duke iu drejtuar qytetarėve tė Anadrinisė, familjarėve tė dėshmorėve, invalidėve dhe veteranėve tė luftės, ish-anėtari i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, ka sjellė pėrshėndetjet e ish-udhėheqėsit politik tė UĒK-sė, kryetarit tė PDK-sė z.Hashim Thaēi.

    Nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj nė fjalėn e tij mbajtur nė manifestimin pėrkujtimor tė dėshmorėve nė Drenoc ka vlerėsuar lartė rolin e luftėtarėve tė Drenocit dhe tė rajonit tė Anadrinisė nė mobilizimin, strukturimin dhe fuqizimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė kėtė pjesė tė Kosovės.

    Nėnkryetari i PDK-sė, me kėtė rast ka pėrmendur edhe mungesėn e shumė luftėtarėve tė kėsaj ane, tė cilėt kanė sakrifikuar pėr lirinė e vendit, ndėrsa sot gjenden padrejtėsisht nė burgje. Me tej, z.Limaj ka shtuar se nė asnjė moment nuk do tė lejojmė qė dikush tė na denigrojė luftėn tonė tė shenjtė ēlirimtare.

    Jemi duke u futur nė njė proces shumė tė rėndėsishėm dhe historik pėr tė ardhmen e vendit tonė, nė procesin e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės. Nė kėtė kuadėr, ka potencuar nėnkryetari Limaj, vlera e sakrificės sublime tė luftėtarėve tė UĒK-sė po rritet, po merr peshė, nė funksion tė ndėrtimit tė ardhmėrisė sė sigurtė tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės.

    Argumentet e shtetit tė Kosovės i kemi ndėrtuar me luftėn tonė ēlirimtare. Kosova po bėhet shtet, sepse pėr tė kemi derdhur gjakun, kemi dhėnė jetėn, gjaku i dėshmorėve po e bėn Kosovėn shtet. Se sa pėr parlamentin dhe pėr qeverinė aktuale, Kosova kurrė nuk do tė bėhej shtet, - ka thėnė nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj nė Drenoc tė Rahovecit.

    Nėnkryetari Limaj ka ftuar tė gjithė qytetarėt e vendit qė tė sillen si fitues, pasi pėr lirinė tonė kemi derdhur gjakun dhe askujt nuk i kemi borxh. Por, ka thėnė z.Limaj, ne nuk duhet tė sillemi si fitues arrogantė, por si fitues vizionarė, nė mendje, nė punė dhe nė veprim. Duhet ta largojmė logjikėn e robit, qė e ka mbizotėruar vendin tonė vite me rradhė, ka thėnė z.Fatmir Limaj.

    Varrezat e dėshmorėve, bustet, pėrmendoret, pllakat pėrkujtimore, komplekset memoriale, duhet t’i vizitojmė pėrherė ngase ato janė vulat e shtetit tė Kosovės, - ėshtė shprehur nėnkryetari demokrat.

    Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, nėnkryetari i partisė mė tė madhe nė vend, z.Fatmir Limaj ka bėrė apel qė tė jemi tė bashkuar pėr shtetin qė po e ndėrtojmė. Z.Limaj ka shfaqur bindjen se pėrvjetorin e ardhshėm tė daljes publike tė UĒK-sė nė Anadrini, do ta presim nė Kosovėn, shtet i pavarur dhe sovran, pėr tė cilin kanė dhėnė jetėn dėshmorėt e kombit.

    Nė shėnimin e pėrvjetorit tė daljes publike tė UĒK-sė nė Anadrini, kanė marrė pjesė edhe deputeti i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e PDK-sė z.Xhelal Canziba, kryetari i Degės sė PDK-sė nė Rahovec z.Qazim Qeska dhe kryetari i Degės sė PDK-sė nė Prizren z.Zafir Berisha.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fatmir Limaj: Kosova asnjėherė nuk do tė bėhej shtet pa gjakun e dėshmorėve dhe martirėve tė saj


    Sot kur pėr ditė e mė afėr po afrohemi drejt qėllimit tonė, vlera e atyre qė kanė dhėnė jetėn pėr lirinė e Kosovės po vije nė vendin e vet. Unė e di qė ka shumė familjarė tė dėshmorėve, familjarė tė tė rėnėve, tė cilėt pėr kėto tetė vite janė dėshpėruar, kanė pasur njė milionė arsye pėr tė qenė tė dėshpėruar. Por, unė ju siguroj qė ditėt po vijnė, ēdo ditė e mė afėr shtetit tė Kosovės, po shihet rėndėsia, po del e vėrteta, po del dėshmia, po del argumenti se asnjėherė Kosova nuk do tė bėhej shtet pa gjakun e kėtyre burrave, qė kanė dhėnė jetėn pėr lirinė e Kosovės
    - tha sot nė Izbicė nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, nė manifestimin e pėrkujtimit tė dėshmorėve dhe martirėve nė Izbicė tė Skėnderajt.



    “Marset nė Kosovė shėnojnė njė pikėnisje tė rėndėsishme pėr Kosovėn. Marsi i Adem Jasharit, marsi i cili solli bombardimet e NATO-s nė Kosovė, i kanė dhėnė kahje krejt ndryshe tė ardhmes sė vendit tonė”.
    - tha nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj

    “5, 6 dhe 7 marsi i Kosovės i ndan dy epoka: deri mė 5 mars 1998 shqiptarėt dhe Kosova jetonin nė robėri. 5, 6 dhe 7 marsi pėr Kosovėn dhe shqiptarėt shėnon epokėn e re, epokėn e ēlirimit, epokėn e lirisė sė Kosovės. Ngjarje tė tilla si sot qė po pėrkujtojmė nė Izbicė tregojnė edhe njė herė qartė tė gjithė atyre qė nuk kanė pasur veshė pėr tė dėgjuar dhe sy pėr tė parė, se lirinė qė gėzojmė sot dhe shtetin qė po e ndėrtojmė nuk ia kemi borxh askujt, pėr tė dhanė jetėn burra, gra, fėmijė, pleq dhe djemtė mė tė mirė tė kėtij kombi” – theksoi nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj.

    Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, duke folur nė pėrvjetorin e pėrkujtimit tė Masakrės nė Izbicė u shpreh:
    “Lirinė, shtetin qė po e ndėrtojmė, nuk na e ka falur askush, pėr tė kanė dhėnė jetėn shqiptarėt e Kosovės, kanė dhėnė jetėn prindėrit, vėllezėrit, motrat, djemtė tanė”.

    Duke iu drejtuar tė pranishmėve nė manifestimin pėrkujtimor nė Izbicė, njėri nga udhėheqėsit mė tė shquar tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės z.Fatmir Limaj ka theksuar:

    “Shenjat e lirisė sė Kosovės sot janė kėtu, janė anė e kėnd Kosovės, pllakat pėrkujtimore, pėrmendoret, varrezat e tė rėnėve pėr lirinė e Kosovės, aty janė vulat e ēlirimit tė Kosovės, ndėrsa kryevula e ēlirimit tė Kosovės ėshtė nė Prekazit legjendar, ėshtė nė kullėn e komandantit legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari”.

    “Dėshmorėt dhe martirėt tanė qė po i pėrkujtojmė sot nuk kanė nevojė pėr nderin tonė, ne kemi nevojė pėr ta, ne tė gjallėt kemi nevojė pėr t’i kujtuar ata, pėr t’i vizituar varrezat e tyre, pėr tė shpalosur historinė e tyre. Ne si politikanė kemi nevojė pėr ta, pėr t’u korrigjuar, pėr tė parė qė ka pasur shumė burra qė kanė dhėnė mė shumė pėr Kosovėn. Kemi nevojė ne tė gjallėt pėr t’i vizituar varrezat e dėshmorėve pėr tė marrė ngapak burrėri, kurdo qė na humb ajo burrėri” – ėshte shprehur z.Fatmir Limaj

    Duke folur nė manifestimin e pėrkujtimit tė dėshmorėve dhe martirėve nė Izbicė, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj ka thėnė:
    “Fėmijėt tanė kanė nevojė pėr t’i vizituar varrezat e dėshmorėve, pėrmendorėt dhe lapidarėt, pėr tė mėsuar se liria e tyre, historia e tyre ėshtė e ndėrtuar me sakrificė, mund dhe jetė, prandaj ne tė gjithė kemi nevojė pėr t’i nderuar dėshmorėt dhe martirėt”.

    “Sot kur pėr ditė e mė afėr po afrohemi drejt qėllimit tonė, vlera e atyre qė kanė dhėnė jetėn pėr lirinė e Kosovės po vije nė vendin e vet. Unė e di qė ka shumė familjarė tė dėshmorėve, familjarė tė tė rėnėve, tė cilėt pėr kėto tetė vite janė dėshpėruar, kanė pasur njė milionė arsye pėr tė qenė tė dėshpėruar. Por, unė ju siguroj qė ditėt po vijnė, ēdo ditė e mė afėr shtetit tė Kosovės, po shihet rėndėsia, po del e vėrteta, po del dėshmia, po del argumenti se asnjėherė Kosova nuk do tė bėhej shtet pa gjakun e kėtyre burrave, qė kanė dhėnė jetėn pėr lirinė e Kosovės” – u shpreh z.Limaj.

    “Argumentet pėr shtetin e Kosovės i kemi ndėrtuar me luftėn tonė ēlirimtare, me sakrificėn e popullit tė Kosovės, prandaj ne themi se Kosova ėshtė bėrė shtet qysh nė qershor tė vitit 1999. Ju tashmė jeni dėshmitarė qė dje edhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, edhe Britania e Madhe, edhe Bashkimi Evropian, e pranuan shtetin e Kosovės. Prandaj, kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Hashim Thaēi ka thėnė nė tė gjitha takimet nė Skėnderaj, nė Drenas dhe kudo nė Kosovė se ne nuk merrnim pjesė nė asnjė bisedė, po mos ti siguronte Kosovės shtetėsinė” – tha nėnkryetari Limaj.

    Duke iu drejtuar familjarėve tė dėshmorėve dhe martirėve nė Izbicė tė Skėnderajt, ish-anėtari i SHP tė UĒK-sė, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, tha se duhet tė ndiheni krenarė, se gjaku i bijve dhe bijave tuaja nuk ka shkuar huq, sepse ka pasur dhe ka burra Kosova qė i dalin zot dhe e ēojnė deri nė fund amanetin e tyre pėr lirinė dhe shtetin e Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Limaj: Fryma politike e PDK-sė ėshtė ndėrtimi i unitetit veprues pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės

    23.03.2007
    Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ka theksuar sot se fryma politike e Partisė Demokratike tė Kosovės ėshtė ndėrtimi i unitetit veprues pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.
    - Shteti i ardhshėm i Kosovės mund tė jetė funksional nėse elita politike e Kosovės ėshtė e pėrgjegjshme pėr tė ndėrtuar kapacitetet e shtetit tė Kosovės, me njėrėz tė pėrkushtuar dhe profesionalisht tė pėrgatitur.
    - Pavarėsia e Kosovės ėshtė nė interes tė gjithė rajonit, ėshtė pjesė e vizionit evropian pėr rajonin.
    - NATO ka intervenuar nė Kosovės, pėr shkak se Kosova ka mbrojtur vlerat e civilizimit botėror, qė ishin tė rrezikuara nga regjimi hegjemonist serb.
    - shtoi nė vazhdim nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, nė debatin e organizuar nė Kolegjin e Biznesit nė Prishtinė, me rastin e shėnimit tė pėrvjetorit tė bombardimeve tė NATO-s.



    Duke iu drejtuar profesorėve dhe studentėve tė Kolegjit tė Biznesit nė Prishtinė, nė debatin e organizuar me rastin e shėnimit tė pėrvjetorit tė bombardimeve tė NATO-s dhe eksodit masiv tė popullit shqiptar tė Kosovės, nėnkryetari pėr ēėshtje politike i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ka theksuar se Aleanca Veriatlantike e NATO-s ėshtė vėnė nė shėrbim tė interesave tė popullit tė Kosovės dhe tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr arsye se UĒK bashkė me popullin e Kosovės me luftė ēlirimtare kanė mbrojtur vlerat e civilizimit botėror, qė rrezikoheshin nga makineria hegjemoniste serbe.

    Ish-anėtari i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės z.Fatmir Limaj ka theksuar poashtu se UĒK qė nga fillimi ka qenė dhe ka vazhduar deri nė fund tė jetė forcė properėndimore, duke ndėrtuar kėshtu partneritetin me botėn demokratike, me tė vetmin qėllim lirinė e Kosovės dhe dėbimin e ushtrisė, policisė dhe administratės sė dhunshme serbe nga Kosova.

    Mė tej z.Limaj ka vėnė theksin se shqiptarėt e Kosovės pėr herė tė parė nuk janė nė rolin e kėrkimit tė tė drejtave dhe lirive tė tyre. Ky ėshtė ndryshim historik i rolit tė popullit shqiptar, qė ka qenė nė vazhdimėsi i robėruar dhe i shtypur.

    Nėse nga Rambujeja, kemi sjellė NATO-n nė Kosovė, nga Vjena kemi sjellė shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės, ka thėnė z.Limaj.

    Ne jemi fitues dhe duhet tė sillemi si fitues. Por, si fitues nė mendje, nė veprim, nė drejtimin e vendit. Nuk drejtohet vendi me logjikėn e robit, por me pėrkushtimin e vazhdueshėm politik dhe qytetar – tha nėnkryetari Limaj.

    Nė debatin e organizuar nė Kolegjin e Biznesit nė Prishtinė, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj ka folur edhe pėr procesin aktual politik.
    Integrimi i pjesės veriore tė Kosovės ėshtė ēelės pėr implementimin e marrėveshjes pėr statusin politik tė Kosovės, - ka potencuar z.Limaj.

    Jemi tė bindur se Kosova po bėhet shtet. Shteti i Kosovės mund tė jetė funksional vetėm nėse elita politike dhe qytetarėt janė tė pėrgjegjshėm pėr tė ndėrtuar kapacitetet e shtetit tė Kosovės, - shtoi nėnkryetari i PDK-sė z.Limaj.

    Pėr Kosovėn nuk ka plan B, as plan C. Pėr Kosovėn ėshtė vetėm njė plan: shteti i pavarur dhe sovran i Kosovės, - ka siguruar tė pranishmit nėnkryetari demokrat i vendit.

    Duke folur pėr vazhdimin e mentalitetit politik tė ish-regjimit tė Millosheviqit, edhe nga kasta politike aktuale serbe, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj ka potencuar se nė Serbi duhet tė ndodhė njė denacifikim i saj, pėr shkak se nuk ėshtė as nė interes tė Serbisė qė udhėheqja e saj tė vazhdojė tė jetė e ndikuar nga e kaluara e tyre hegjemoniste.

    Duke iu pėrgjigjur interesimeve tė studentėve dhe profesorėve pėr rirreshtimet politike nė skenėn politike tė vendit, nėnkryetari Limaj ka thėnė se pas miratimit tė rezolutės pėr Kosovėn nga ana e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Kosovės dhe qytetarėve tė saj iu duhet ndėrtimi i shtetit me njerėz tė pėrkushtuar pėr vendin, me njerėz tė pėrgjegjshėm dhe profesionistė.

    Investimi nė edukim dhe nė shkollim, ėshtė investim nė tė ardhmen tuaj, por ėshtė edhe investim i madh pėr vendin, pėr ndėrtimin e shtetit funksional tė Kosovės, iu ka thėnė studentėve tė Kolegjit tė Biznesit, nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Limaj: Vula e shtetit tė Kosovės ėshtė dhėnė mė 5, 6, dhe 7 mars 1998, nė Prekaz, me sakrificėn e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike Jashari

    20.03.2007
    Ajo qė i dha intonacion pėrpjekjeve tona tė pareshtura pėr liri ėshtė historiku i luftės, i familjes sė komandantit tonė legjendar Adem Jashari. Jo rastėsisht armiku sulmoi familjen heroike Jashari nė Prekaz. Sakrifica sublime e familjes Jashari, bėri qė tė forcohet, tė mobilizohet Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Ne mbrojtėm civilizimin demokratik, siē e mbrojti Skėnderbeu, ne e fituam mbėshtetjen e botės sė civilizuar demokratike, duke vėnė nė lėvizje edhe mekanizmin mė tė fuqishėm ushtarak, NATO-n nė mbėshtetje tė luftės sonė pėr ēlirim.
    - theksoi nėnkryetari pėr ēėshtje politike i PDK-sė z.Fatmir Limaj, nė shėnimin e pėrvjetorit tė nėntė tė Epopesė sė Jasharajve, qė u organizua nė Diegėm tė Brukselit.

    Nėn organizimin e Degės sė PDK-sė pėr shtetet e Beneluksit nė Diegem tė Brukselit u organizua shėnimi i pėrvjetorit tė nėntė tė Epopesė sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Epopesė sė Komanantit Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari dhe familjes heroike Jashari nga Prekazi i Drenicės.

    Nė ambientet e sallės sė madhe nė Diegem tė Brukselit, kishin ardhur njė numėr i madh i bashkatdhetarėve tanė qė jetojnė dhe veprojnė nė Belgjikė, Holandė, nė Gjermani dhe nė vende tjera perėndimore.

    Nė kėtė tubim madhėshtor, mori pjesė edhe nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, njėri nga ish-udhėheqėsit mė tė denjė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės z.Fatmir Limaj.

    Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, fillimisht ka vlerėsuar lartė rolin e mėrgatės shqiptare nė mbėshtetjen dhėnė luftės ēlirimtare dhe pėr kontributin pėr ndėrtimin e gjithanshėm tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės .

    “Ēmoj kontributin tuaj dhe ju thėrras qė tė jeni tė bashkuar pa marrė parasysh pėrcaktimet partiake, rrini e bisedoni pa marrė parasysh dallimet dhe grupimet tuaja. Do tė vijė koha kur nė diasporė nuk do ketė parti, por do ketė lob tė organizuar, siē e kanė tė gjitha shtetet. Edhe ne do bėhemi shtet dhe atė sė shpejti, duke mos dashur tė spekuloj pėr kohėn, unė besoj se nėse procesi vazhdon me dinamikėn e paraparė, ju bashkatdhetarė tė nderuar pushimet verore do t’i kaloni nė Kosovėn shtet i pavarur dhe sovran.”

    Duke folur pėr sakrificėn sublime tė komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Adem Jashari dhe tė familjes sė tij, ish-anėtari i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės z.Fatmir Limaj, duke iu drejtuar mėrgimtarėve tanė qė jetojnė dhe veprojnė nė Belgjikė, ka thėnė:

    “Ajo qė i dha intonacion pėrpjekjeve tona tė pareshtura pėr liri ėshtė historiku i luftės, i familjes sė komandantit tonė legjendar Adem Jashari. Jo rastėsisht armiku sulmoi familjen heroike Jashari nė Prekaz. Sakrifica sublime e familjes Jashari, bėri qė tė forcohet, tė mobilizohet Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Ne mbrojtėm civilizimin demokratik, siē e mbrojti Skėnderbeu, ne e fituam mbėshtetjen e botės sė civilizuar demokratike, duke vėnė nė lėvizje edhe mekanizmin mė tė fuqishėm ushtarak, NATO-n nė mbėshtetje tė luftės sonė pėr ēlirim”.

    “Vula e shtetit tė Kosovės ėshtė dhėnė me 5, 6, dhe 7 mars 1998, nė Prekaz, me sakrificėn e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike Jashari” – potencoi nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj.

    Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, nė takimin me mėrgatėn shqiptare nė Belgjikė, ka folur edhe pėr procesin aktual politik.
    “Nė Vjenė nuk kemi biseduar pėr statusin. Atje kemi biseduar pėr tė drejtat e komuniteteve, kemi biseduar pėr atė se sa jemi ne nė gjendje t’u japim tė drejta pakicės serbe dhe pakicave tjera. Ky ėshtė ndryshimi epokal qė ka ndodhur nė vendin tonė. Nga pozita e lypėsit, tani jemi nė pozitėn e dhėnėsit. Ne jemi fitues, prandaj duhet tė sillemi si fitues, t’iu garantojmė tė drejta tė gjithėve, sepse ne luftėn tonė nuk e kemi zhvilluar kundėr lirive tė tė tjerėve, ne luftėn tonė e kemi zhvilluar pėr tė mbrojtur vlerat e civilizimit qė janė shkelur me shekuj nė Kosovė”.

    “Ju duhet tė vazhdoni t’i pėrkujtoni kėto ditė tė shenjta tė historisė tonė mė tė re. Unė ju siguroj qė Kosova po bėhet shtet. Jam i bindur qė nė pėrvjetorin e ardhshėm tė Epopesė sė Jasharajve, me ju do tė jetė ambasadori i shtetit tė Kosovės” – tha z.Fatmir Limaj.

    “Ju ftoj po ashtu tė investoni nė tė ardhmen e fėmijėve tuaj, t’i shkolloni ata, sepse Kosova ka nevojė pėr kontributin tuaj nė ndėrtimin e kapaciteteve shtetndėrtuese pėr Kosovėn e re, shtet i pavarur dhe sovran” – theksoi z.Limaj.

    “Vizioni ynė ėshtė ndėrtimi i shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, njė shtet funksional, me qeverisje tė pėrgjegjshme, efektive, e cila do tė ketė besimin e plotė tė qytetarėve tė Kosovės. Nė kėtė kuadėr, roli juaj, roli i diasporės shqiptare, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė ndėrtuar tė gjitha kapacitetet e shtetit modern tė Kosovės, qė do tė jetė njė shtet, ku tė gjithė qytetarėt do tė jenė krenar qė janė shtetas tė Kosovės” – tha z.Limaj.

    Tubimin e ka udhėhequr sekretari i pėrgjithshėm i Degės sė PDK-sė nė shtetet e Beneluksit z.Bekim Rexhaj, ndėrsa kryetari i degės z.Bedri Podrimēaku ka folur pėr Epopenė e Jasharajve dhe pėr angazhimet e PDK-sė nė shtetet e Beneluksit.

    Ndėrsa, nėnkryetari i Degės sė PDK-sė nė shtetet e Beneluksit z.Hashim Shala, ka folur pėr historinė dhe sakrificėn sublime tė familjes Jashari nga Prekazi, duke spikatur rrugėn dhe luftėrat brez pas brezi tė kėsaj familje emblematike, qė ngriti vetėdijen tek shqiptarėt pėr liri.

    Nė emėr tė shoqatave tė dala nga lufta ka folur veprimtari z.Halit Elshani, i cili mes tjerash ka theksuar se Adem Jashari dhe Jasharėt nisėn njė epokė tė re, epopkėn qė ndėrroi rrjedhat e historisė.

    Nė fund tė manifestimit pėr shėnimin e pėrvjetorit tė nėntė tė Epopesė sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Epopesė sė familjes sė komandantit legjendar Adem Jashari, u recituan vargje nga veprimtari Qamil Zekollli kushtuar komandantit legjendar, ndėrsa kėngė pėr dėshmorėt e luftės kėnduan Shaqir Cėrvadiku, Irfan Blakēori, Muhamet dhe Valon Avdijaj, si dhe grupi muzikor “Rinia” nga Brukseli.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Fatmir Limaj: Nga Rambujeja sollėm NATO-nė nė Kosovė – nga Vjena shtetin e Kosovės

    17.03.2007
    Nėnkryetari pėr ēėshtje politike i PDK-sė z.Fatmir Limaj nė njė manifestim madhėshtor ėshtė takuar me bashkatdhetarėt tanė nė Hanover tė Gjermanisė, ndėrsa ėshtė takuar me bashkatdhetarėt edhe nė Berlin, ku ka zhvilluar takime edhe me studentė shqiptarė qė studjojnė nė universitetet prestigjioze tė Berlinit.
    “Nėse nga Rambujeja me pėrkushtimin dhe sakrificėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, kemi sjellė NATO-n nė Kosovė, nga Vjena kemi sjellė shtetin e Kosovės”,
    - ka potencuar nėnkryetari pėr ēėshtje politike i PDK-sė z.Fatmir Limaj, i cili nė kėto manifestime ėshtė shoqėruar nga anėtari i KD tė PDK-sė z.Mevludin Krasniqi.



    Nė kuadėr tė vizitės zyrtare qė po zhvillon nė disa shtete tė Evropės Perėndimore, nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ka zhvilluar takime tė shumta me bashkatdhetarėt tanė qė jetojnė dhe veprojnė nė Gjermani dhe nė Belgjikė.

    Nėnkryetari pėr ēėshtje politike i PDK-sė z.Fatmir Limaj, i shoqėruar nga anėtari i Kėshillit Drejtues tė PDK-sė z.Mevludin Krasniqi, nė njė manifestim madhėshtor ėshtė takuar me bashkatdhetarėt tanė nė Hanover tė Gjermanisė, ndėrsa ėshtė takuar me bashkatdhetarėt edhe nė Berlin, ku ėshtė takuar edhe me studentė shqiptarė qė studiojnė nė universitetet prestigjioze tė Berlinit.

    Nė tė gjitha kėto takime, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj ka riafirmuar angazhimet e lidershipit tė Partisė Demokratike tė Kosovės pėr tė ndėrtuar shtetin funksional dhe demokratik tė Kosovės, ku tė gjithė qytetarėt do tė ndihen krenarė pėr shtetėsinė e tyre.

    Partia Demokratike e Kosovės, si partia me legjitimitetin numėr njė nė Kosovė, konceptin e saj politik dhe qytetar e ka tė ndėrtuar nė themelet e pėrkushtimit dhe tė angazhimeve tė vazhdueshme dhe tė sinqerta tė bartėsve tė saj dhe partneritetit me tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėr tė ndėrtuar Kosovėn, shtet i pavarur dhe sovran, pėr tė cilin janė angazhuar dhe kanė sakrifikuar gjeneratat tė tėra, sakrificė kjo qė ėshtė sublimuar me luftėn e lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila fitoi edhe mbėshtetjen e aleatėve tanė, nė veēanti tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė vendeve mike tė Bashkimit Evropian, - u shpreh nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj.

    Nė takimet me bashkatdhetarė nė Hanover dhe nė Berlin, njeriu i dytė i PDK-sė, ka vlerėsuar lartė rolin e diasporės shqiptarė nė tė gjitha kohėrat, duke veēuar mbėshtetjen e bashkatdhetarėve tanė dhėnė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe tani nė ndėrtimin e Kosovės sė re. Nėnkryetari Limaj, ka theksuar se diaspora shqiptare ashtu siē ka qenė pjesė e pandashme e ēlirimit tė Kosovės, ėshtė dhe do tė vazhdojė tė jetė edhe pjesė e pandashme e ndėrtimit tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, tė integruar nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO.

    Nėnkryetari i partisė mė serioze dhe mė tė organizuar nė Kosovė, po ashtu ka ēmuar edhe pėrkushtimin e tė rinjve shqiptarė qė studiojnė nė universitetet gjermane, duke vlerėsuar se kontributi i tyre intelektual dhe profesional, ka rėndėsi tė madhe pėr europianizimin e mėtejmė tė Kosovės, posaēėrisht nė aspektin e bartjes sė pėrvojave tė dobishme evropiane nė Kosovė. Nė takimet me bashkatdhetarė, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj ka theksuar se statusi i Kosovės ėshtė vendosur me luftėn ēlirimtare, nė vitin 1999, ndėrsa nė Vjenė ėshtė biseduar pėr mėnyrėn e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės.
    Nėse nė Rambuje me pėrkushtimin dhe sakrificėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, kemi sjellė NATO-n nė Kosovė, nga Vjena kemi sjellė shtetin e Kosovės, - ka potencuar nėnkryetari pėr ēėshtje politike i PDK-sė z.Fatmir Limaj.

    Ėshtė pėrgjegjėsi e bartėsve tė politikės dhe tė institucioneve tė vendit, por edhe e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, qė tė vazhdojmė pėrkushtimet tona pėr tė ndėrtuar njė shtet tė qėndrueshėm dhe funksional, me njė udhėheqje serioze dhe tė pėrgjegjshme, tė cilės i beson populli i Kosovės, sepse ēdo dėshtim do tė ēojė nė dėshtimin e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės, e kėtė nuk e meritojnė qytetarėt e Kosovės – tha z.Limaj.

    Nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, sonte do tė marrė pjesė nė manifestimin e shėnimit tė pėrvjetorit tė Epopesė sė UĒK-sė, qė organizohet nė Bruksel nga komuniteti shqiptar atje, respektivisht nga Dega e PDK-sė pėr shtetet e Beneluksit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 6 prej 30 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  4. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •