Nėnkryetari Limaj dhe zėvendėskryeministri i Maqedonisė Selmani shprehen pėr thellimin e bashkėpunimit mes dy vendeve
16.10.2006
Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, priti sot Zėvendėskryeministrin e Maqedonisė z.Ymer Selmani.
Nė takim u diskutua pėr rrjedhat aktuale politike nė Kosovė dhe nė Maqedoni, me fokus tė veēantė nė procesin negociator pėr statusin politik tė Kosovės, ku PDK-ja po luan rolin e saj shumė thelbėsor dhe konstruktiv.
Pas takimit, z.Limaj dhe z.Selmani u deklaruan para gazetarėve.
Nėnkryetari politik i PDK-sė z.Fatmir Limaj, i cili nė takim shoqėrohej nga nėnkryetari z.Hajredin Kuēi, sekretari pėr marrėdhėnie me publikun z.Enver Hoxhaj dhe sekretari organizativ z.Fehmi Mujota, fillimisht theksoi se nė takim me zėvendėskryeministrin e Maqedonisė z.Selmani ėshtė diskutuar pėr bashkėpunimin midis dy vendeve, bashkėpunim ky qė ėshtė duke shkuar nė rrugėn e duhur dhe duke u thelluar edhe mė tepėr.
Gjithashtu nėnkryetari Limaj uroi zėvendėskryeministrin Selmani pėr ndėrtimin e koalicionit qeverisės, qė ėshtė formuar pas zgjedhjeve tė fundit nė Maqedoni, duke shprehur besimin se ky koalicion do tė avancojė tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni dhe do tė bėjė implementimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit.
Nė takim ėshtė biseduar edhe pėr thellimin e bashkėpunimit mes dy subjekteve politike, Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Partisė Demokratike Shqiptare.
Zėvendėskryeministri i Maqedonisė z.Ymer Selmani nga ana e tij falėnderoi nėnkryetarin e PDK-sė z.Fatmir Limaj pėr mbėshtetjen e Partisė Demokratike tė Kosovės pėr avancimin e proceseve integruese mes dy vendeve.
Edhe njėherė konfirmuam qėndrimin e Qeverisė sė Maqedonisė qė definomi i statusit politik tė Kosovės duhet tė pėrfundojė nė mėnyrė paqėsore, me respektimin e plotė tė vullnetit politik tė popullit tė Kosovės, theksoi zėvendėskryeministri Selmani.
Nė vazhdim z.Selmani vuri nė dukje rolin e PDK-sė nė procesin aktual politik.
Ne e dimė vlerėn e Partisė Demokratike tė Kosovės, e cila si parti opozitare ka njė obligim shumė tė madh tė kontribuojė nė pėrmbylljen e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės
Krijoni Kontakt