Vėllai i "Komandant Kumanovės", trondit politikėn
Murat Jashari, vėllai i komandantit tė rėnė tė UĒK-sė, Ismet Jasharit-Komandat Kumanova pėrmes njė letre tė hapur drejtuar Fatmir Limajt ka ngritur njė sėrė pyetjesh drejtuar atij, e i frymėzuar pas njė interviste tė dhėnė nga Limaj vite mė parė, ku deputeti i tanishėm i PDK-sė dhe ish-komandat i UĒK-sė, Fatmir Limaj kishte deklaruar“Ne e kemi pas krijuar partinė tonė para mė shumė se 12-13 vjetėsh, e cila mė pas u emėrtua Drejtoria Politike e UĒK-sė dhe aktualisht ėshtė udhėheqja aktuale e PDK.“ Letra e Murat Jasharit drejtuar, Fatmir Limajt pėrmban plotė 372 pyetje qė ngre dilema dhe dyshime tė shumta pėr tė kaluarėn dhe tė tashmen e Limajt, pėr moralin dhe veprimtarinė e tij gjatė dhe pas luftės sė UĒK-sė. Murat Jashari nė kėto pyetje hedh dyshime mbi sinqeritetin e Limajt dhe tė tjerėve pėr nisjen e luftės sė UĒK-sė si dhe shpreh shqetėsimin e tij jo vetėm pėr involvimin e Limajt nė struktura tė ndryshme sekrete, por dhe pėr qėrimin e hesapeve me kundėrshtarėt apo tė tjerėt qė mendojnė dhe veprojnė ndryshe. Ju sjellim nė vazhdim disa nga pyetjet e Murat Jasharit dėrguar Fatmir Limajt e tė cilat Jashari i ka quajtur pyetje tė shkurtra tė thata e tė njoma, por tė gjitha me ngjyrėn e gjakut tonė!
- Keni bashkėpunuar me Shėrbimet Informative tė shteteve tė botės?
- Mė 2 Nėntor 1989 kur u vranė Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ku ishe?
- Cili ka qenė fondi i juaj financiar, emėrtimi, sa para grumbulluat pėr luftėn, kush e drejtonte atė fond, sa para keni harxhuar dhe sa humbėn nė fund tė luftės?
- Mė 23. 03. 2000 shkuat nė Gjilan me Hashim Thaēin, Halil Selimin e tė tjerė. Urgjentisht ftuat udhėheqėsit politik e ushtarak tė UĒPMB-sė, apo jo? Pse aq urgjent? Kėrkuat ndėrprerjen e luftės ēlirimtare, a po jo? Kush ju detyroi? Pse e penguat dhe e ndėrpretė atė luftė ēlirimtare?
- Pse asnjė kallash tė Brigadės 121 „Komandant Kumanova“ nuk e dhatė pėr nisjen e luftės ēlirimtare nė Zonėn e vendlindjes sė Komandantit tėnd, „Ismet Jasharit - Kumanovės“?
-Pse pengove ti dhe anėtarėt e tjerė tė Drejtorisė Politike luftėn ēlirimtare tė UĒ Kombėtare? Pėr ēfarė e keni nis Hoxhėn nė Sharr kur luftohej nga UĒ Kombėtare dhe ēka u ka raportuar kur ra Kalaja e Tetovės?
- Pse e ke „ndėrsye“ Komandant Kumanovėn me e vra Gani Krasniqin?
- Komandant Kumanova a u kėrkoi telefon? Pse nuk i dhatė telefon? Kush tė urdhėroi qė tė mos i jepni telefon?
- Komandant Kumanova ka mesi i Gushtit 1998 ka pasur me ardhė nė Zvicėr, pėr kontroll mjekėsor pėr dorėn, a ke pas dijeni pėr kėtė? Ai ėshtė bėrė gati me ardhė nė Zvicėr pėr disa ditė. Ka hekur mjekrėn. Unė pasaportėn ja pata lėnė nė vend tė sigurt. Ismeti e ka ditur se ku. Po ti a ke qenė nė dijeni? Pse nuk i dhatė leje pushimi?
- Mė 25 Gusht ėshtė vrarė Komandant Kumanova, a po jo? A keni bėrė Raport tė hollėsishėm pėr rrethanat se si u vra? Nėse po, kujt ia ke dorėzuar atė raport? Nėse jo, pse nuk e ke bėrė atė raport? Kush ta dha lajmin i pari pėr vrasjen e Komandant Kumanovės? Po ti ku u ndodhe kur u vra Kumanova?
Murat Jashari, vėllai i komandantit tė rėnė tė UĒK-sė, Ismet Jasharit-Komandat Kumanovės nė pyetjet tjera tėrheq vėrejtjen edhe pėr pėrvetėsimin e miliona eurove nga ana e Limajt si dhe pėr pėrjashtimin e veprimtarėve tė devotshėm tė LPK-sė nga tė gjitha aktivitetet pėrfshirė edhe nga akti i shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Murat Jashari nė letrėn drejtuar Fatmir Limajt paralajmėron se me pyetje tė kėsaj natyre - nė ditėt nė vijim, do tė pėrballen edhe: Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Azem Syla, Adem Grabovci, Hashim Thaēi, Emrush Xhemaili, Gafur Elshani, Ibrahim Kelmendi, Jakup Krasniqi, Fazli Veliu, Ramush Haradinaj dhe Musa Xhaferi.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/137428.html
Krijoni Kontakt