Close

Rezultati i Sondazhit: Kthimi ne Shqiperi zgjidhja e duhur?

Votues
34. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    13 38.24%
  • Jo

    7 20.59%
  • Nuk e di

    13 38.24%
  • Nuk varet nga une

    1 2.94%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #-9
    Larguar Maska e GrifshA_
    Anėtarėsuar
    21-02-2005
    Postime
    361

    Question Jeni te bindur se kthimi ne Shqiperi eshte zgjidhja e duhur?

    Mesa lexova te nje nenteme e ketushme, disa studente deshironin te ktheheshin ne Shqiperi pas studimeve qe do te benin jashte.

    Nuk besoni qe kjo nuk eshte zgjidhja e duhur??? Ose per te qene me e qarte, nuk mendoni se do te vije nje dite (nese ktheheni), ne te cilen do te pendoheni per zgjedhjen qe keni bere? Perse mendoni kshu?

    Po ju qe jeni i mendimit qe kthimi ne atdhe eshte zgjidhja e drejte, me e duhura, perse jeni i ketij mendimi???

    Flm paraprakisht per mendimet tuaja.
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  2. #-8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Une dua te kthehem por kam frike nga kjo deshire.

    Eshte pak i trishte mendimi se shqiperia akoma nuk ka gjetur nje balance politike dhe ekonomike. Ndodhite e fundit e ne shqiperi si dhe mungesa e dritave serish tregon qe gjendja nuk eshte stabilizuar aspak. Per kete arsye si dhe per arsye te tjera qe kane te bejne me anen profesionale dhe deshiren per te krijuar nje familje ku femijet e mi te kene mundesi per gjithcka me ben te mos jem i sigurt ne do te kthehem apo jo.

    Eshte e trishte apo jo?

    megjithate nje fjale e urte ka akoma vend:

    Guri i rende ne vendin e vet

  3. #-7
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Shqiperia eshte vendi im nena ime dhe shpirti im. Une me te vertete jam larg tani por nje dite do te kthehem sigurisht. Dhe do perpiqem te jap kontributin tim sa me te vogel per te permiresuar pak gjendjen e nenes time.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  4. #-6
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Nuk e di ne eshte zgjedhja e duhur persa i perket te ardhmes time...por nuk kam pike dyshimi qe eshte zgjedhja me e mire per zemren time...mos me quani irracional, sepse kush ka thene qe racionaliteti gjithmone eshte i sakte?

    Tirane e dashur...me prit

  5. #-5
    A nuk ishte me mire qe kjo "ne Shqiper" te zavendsohet me "ne atdhe" sepse ne qe nuk kemi origjine nga Shqiperia nuk kemi mundesi te kycemi ne bisede.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  6. #-4
    Larguar Maska e GrifshA_
    Anėtarėsuar
    21-02-2005
    Postime
    361
    O Manci kapu pas germave, por ai nuk qe qellimi. Ashtu me erdhi te shkruaja ne momentin kur hapa temen, dhe kaq. Kaq problematike qenka??????? Une perderisa do kthehem (dhe pse me disa medyshje) do te thote qe jam me atdhetare sa ska. Ti pretendon se ne ate fjale kuptove sa "raciste" jam une ndaj vetes...apo ndaj teje????!!!! E shikon qe nuk beke per psikolog, se ke nxjerre rezultatet e gabuara.

    Une personalisht e kam ende me medyshje. Por jam mese e bindur qe ne fund do kthehem ne shtepi. Ne fund te fundit eshte shtepia ime.

    Uuu se harrova te them pse-ne e medyshjes. Fakti sesi shume njerez jane, me ben te dyshoj nese do jem aq " e forte" sa per tu perballur me ato paradokse me te cilat perballemi dhe ne qe jetojme jashte, ne ato pak dite pushimesh ne tirane. Gjithsesi them se ne fund te fundit, qendrimi ketu eshte shume me problematik per mua, sesa kthimi. Sepse aty kam SHTEPINE TIME ku ne fund te fundit dhe ne momente acarimi e merzitje, gjej ate qe dua, njerezit e mi.

    Une vendndodhjen e kam diku ne nje cep te botes, por "home sweet home" per mua do mbetet gjithmone, Tirana!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-01-2006 mė 07:03 Arsyeja: bashkim postimesh
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  7. #-3
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    I Bindur , per momentin nuk e di, por qe do kthehem nje here e mire ate as nuk e vej ne dyshim , them dhe jam i bindur se e ardhmja ime do jete ne shqiperi ,eshte vendi i tille ku sado i keq apo pa stabilitet te jete te ben te ndjehesh me mire se diku tjeter ku mund te gjendesh i vetmuar ,pa perkrahje dhe sigurisht me nje breng te madhe per te afermit dhe te dashurit e tu

  8. #-2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    A mund te thoni argumenta pro ose kunder kthimit ju lutmi dhe mos ja lujni njoni tjetrit ju te dy ketu? Moret vesh morem thoni............... ua ua ua ua ua

    Une dua argumentim serioz per kete ceshtje se me intereson me te vertete shume. Pra ju lutem shume na informoni pak:

    Ata qe jane kthyer jane te lutur te shkruajne per eksperiencen e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga njeriu2006 : 24-01-2006 mė 01:32

  9. #-1
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ku e lame e ku na mbeti, vaj vatani e mjer mileti.....eh Noli, Noli.


    Pse nje teme kaq interesante dhe e dobishme duhet te prishet me cdo kusht?



    Un u bera disa vjet jashte atdheut dhe sa me shume kalon koha aq me shume vlersoj dhe e dua Shqiperine. Nuk me shqeteson fare fakti se eshte e mbytur ne probleme, kriza etj etj. Nuk perben asnje pengese kjo gje, dhe sdo te me ndali per te jetyar pjesen tjeter te jetes time se bashku me familjen. A mund te kete gje me te bukur te perjetosh cdo gezim, ose te jesh ne momentet e veshtira afer familjareve te tu? A ka gje me te bukur se te flasesh gjuhen tende ne cdo cep rruge? A nuk do te ishit me te kenaqur te zgjoheshit ne mengjes dhe te shohesh fytyra te dashura per ty?

    Kto jane vetem disa nga gjerat qe nuk do ti zevendesoja me komoditetet qe gjejme jashte atdheut tone!


    p.s Shpresoj te mos vazhdoni me me dialogje te kota!

  10. #0
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Dashuria per vendin nuk duhet te jete faktor vendimtar per et bere nje xgjedhje te tille. " E kupton vleren e dickaje vetem atehere kur nuk e ke " e njeta gje edhe me vendin Shqiperi. Personalisht mendoj qe kthini ne Shqiperi nuk ehste zgjedhje ime me e duhur. Pas qendrimit larg per nje periudhe kohe shume te gjate ehste shume e veshtire te kthehesh mbrapa. Emigrimi nuk me pelqen edhe kete gje nuk ja u fal politikaneve shqiptar, por ne te njjeten kohe do te bej ate qe ehste me e mire per Mua si individ : "Secili per vete zoti per te gjithe", e them shpesh here kete fraze pasi ehste shume e vertete. Edhe te jemi realiste , nuk ehste e drejte as ndaj vendit qe te hap dyert, te jep edukimin, te paguan shkollen edhe te ofron ndihme , qe ti te largohesh nje dite edhe te aplikosh keto njohuri gjetke.

    E kam lene Familjen, Shqiperine, jo nga deshira por nga Sistemi politik qe ishte ne ate kohe i cili ishte i paafte te me plotesonte deshirat e mia(sepse jo cdo gje varej nga une). Nqs nje dite do te vendos te kthehem( ndoshta ndoshta ....edhe pse besoj se jo) do te jete vetem nga deshira, asnjehere nga Synimi per tu bere Heroine E kombit, per te marre nje dekorate te arte per nje kontribut qe kam dhene ne ndertimin e Shqiperise...por ironia qendron ne faktin se dijet edhe njohurite do i kem marre ne vend te huaj!


    Absurde!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •