Ndoshta eshte me mire keshtu. Te vuash, te heqesh, te mundohesh, qe kur te vije dita e mire, tja dish kimetin te mires dhe ta kujtosh te keqen. Sa here i kam degjuar keto fjale. Si nga me te vjetrit, ashtu dhe ne moralin e nje fabule te pakuptimte. Por ama e mira nuk vjen ashtu kollaj. Duhet ta kerkosh, ta rrenosh, ta grabisesh. Pra, duhet te rrezikosh te sotmen per te miren e te nesermes.
Mengjes i zymte. Me dhemb koka, sikur te kem ndonje dajre gatalesh mu ne timpan brenda. Nata e kaluar me kujtohet turbull. Nje gje e sigurte eshte, nuk ishte ndonje nate kushedi cfare. Ti biem tamam muhabetit, ishte pak nate ters. Ore, kur them nate ters, them qe ashtu nate mos ardhte me, dreqi e mori...-Cpate mo, u cmende?, degjoj zerin e Nines, qe me sjell sakaq ne vete. Asgje jo, po fle aty. Nje lesh endrre pashe dhe aq, ja kthej asaj me pertim. Dreqi e mori, ishte nje kohe kur isha ne gjendje ti bluaj mendimet pa ze.
Jashte shiu ben hatane. Me mire merre trenin per ne shkolle, se sot e ke trafikun deri te ura, me thote Nina me syte mbyllur. Falemnderit qe me the se nuk me shkoi mendja, ja kthej duke perplasur deren gjithe inat. -****, po ajo cte beri qe i bertet, me bucet nje ze ne koke. Sonte do i sjell akullore ta hame bashke para televizorit, ja kthej per tja mbyllur gojen ndergjegjies. Silueta e stacionit duket nga larg si nje fantazme e lashte. Ne fakt Nina eshte ndoshta gjeja me e mire qe me ka ndodhur qekur erdha ne kete toke te larget. -Po te mos kishte qene per te, do i kishe lene paret bareve e kurvave mor derezi, me bucet serish ai ze ters. Hajde mengjes hajde.
Treni kalon stacionet njeri pas tjetrit, duke lene prapa hije njerezish dhe mbrazetira shinash te pafundme. Xhaketa e lagur avullon nga ngrohja e trenit, dhe dalengadale qepallat me rendohen...-Po nuk thone kot qe bota eshte e vogel. Hap syte me terselleme dhe shikoj, mosss.....Xhefi. He trim, cthote shkolla, degjoj zerin e tij te vrazhde. Mi...-O mire, mire, ma pret ai sakaq fjalen akoma pa e filluar mire. Po, per ta paguar shkollen ke, kurse per te me dhene mua ato qe mi ke borxh, nuk ke? He mer fol. O Xhef, e di shume mire qe shkollen ma pagon shteti, se po te ishte per mua...-Sa per ty, gjeja me e zgjuar qe mund te besh eshte te me kthesh parate, trim. Se mik, mik, po si thote ai llafi... Gjiza me pare. Fytyra e tij ka nje ngerdheshje prej kafshe sa here permend paret. Ve doren ne zjarr se e ka tipar te lindur. Degjo Xhe...-Jo, ti me degjo mua. Dhe me degjo me kujdes. Shume te kam lene te mbllacisesh kohet e fundit. Po te jap kohe deri javen tjeter. Perndryshe, do te filloj me metodat e mia. Nuk ke qejf te behesh statistike gazetash besoj. Pse, dhe gazetat i lexon ti mor hajvan, mendoj. Gjithmone e kam pasur kete huq. Ne cfaredo situate ironine e kam shoqe te pandare. Ashtu, trim. Javes tjeter me ke borxh nje vizite. Ngerdheshja neveritese largohet me stacionin e lene prapa. Po si e futa vetveten ne kete humnere? Erdha ne kete toke te mallkuar per ta rregulluar jeten, jo per tja vene shkelmin. Nuk i jam vene prapa lekut te piste asnjehere. Po si atehere?
Dikush ka thene: Prapa cdo njeriu te madh qendron nje femer. Disa e pranojne si te vertete universale. Kurse une e kam provuar ne shpatullat e mia se prapa cdo gabimi te madh qendron nje keshille idiote. Ishte kjo keshille idiote nga nje i njohur imi qe me solli ne kete qorrsokak. Githcka filloi ne nje mengyes te zymte si ky, po ama ate dite nxitoja dhe mora makinen per ne shkolle. Koka akoma me buciste nga birrat e nje nate me pare, mezi pata kohe ti shoh dritat e makines para meje derisa u ngjesha mire ne xhamin e parme. Adrenalina me pulsoi per disa sekonda qe mu duken shekuj, dhe kur me kaloi alivanosja, u pasua nga.. Ironia. Makina qe i kisha shkaktuar aksident ishte nje BMW fringo e re. Fut brenda dhe faktin qe sigurimin e kisha ne emer te nje miku dhe libreti i operes tragjikomike ishte ne vend. Shkurt, duhet te thaja mbrenda javes pesembedhjete mije dollare. Perndryshe, pronari i makines, nje irlandez flokekuq i qelbur, me siguroi se do te shiheshim ne gjyq. Hyn ne skene nje shoku im, Baku. Degjo, di nje shqiptar qe ka ndihmuar shume. Ka nje kafe te veten nga 86-a. Shko njehere. Ske cte humbesh.,-me kumbojne akoma fjalet e Bakut si nje perralle nga e kaluara. Per gjashte dite me rradhe u kerkova te gjithe shokeve borxh. Perfundimi ishte i parashikuar. Ata nuk kishin ta paguanin qirane e muajit te ardhshem, jo me te mi jepnin ato te thata. Dhe ja ku jam sot, ne borxh me Xhefin, te fortin e djeshem, nga ata qe vriteshin per pellumba te bardhe apo vija ujitese qe kalonin neper ara. Ironike? Aspak. Sepse po ti shtosh faktin qe jo me shume se para dy javesh Xhefi u vu ne shenjester nga nje artikull ne gazeten kryesore, me vulen e gangssterit te ri ballkanik qe i ngjason sicilianeve te vjeter. Keshtu qe u detyrua te marre nje avokat nga ata qe tja pastroje kafen ku mbulon ato dreq pislleqe qe ben. Prandaj po vrapon si i cmendur per borxhet qe njerezit i kane lart e poshte. Hold the door, i bertas nje zezaku kur shikoj qe po kaloj stacionin e shkolles.
Nje koke flokebardhe me dy xhama ne maje te hundes flet e flet per metafiziken e kinostudios. Po ku dreqin e di une se per cfare po flet ai. Fjalet i kap copa-copa, te pakuptimta ne teresi. Po mundohem tja mbush mendjen vetvetes se eshte tersi qe me ndjek mua dhe jo e kunderta. Faqet e mureve mu duken si kuti e stermadhe qe po mbyllen dalengadale, duke me asfiksuar me nje zhurme mbytese. Dhe koka flokebardhe me shikon drejt e ne sy nepermjet xhamave te mjegullt...Mezi e kuptoj se ka tre here qe therret emrin tim. Im sorry proffesor. Bad morning, i them me nje ze qe nuk e di se nga me doli. Me kundron per disa sekonda, dhe pastaj rifillon shpjegimin e lendes. E kuptoi qe nuk ja vlente te merrej me mua. Aq me pak ne kete mengjes te zymte. Te pakten dikush u kujtua ta ule perden e meshires. Prapakthehu. Sot nuk kam kohe te shqyrtoj miresine e botes qe po me mbyt ne te mira. Duhet te gjej nje rrugedalje. Patjeter. Patjeter? Le te ndalem njehere ta shqyrtoj ceshtjen. E cfare mund te beje Xhefi? Do te me vrase? Ndoshta do te mundohet. Ndoshta. Para dy muajsh duke ecur ne nje rrugice nje kinez me ofroi nje pistolete per pesedhjete dollare. Sikur te kaloj andej sot... -Po kur u bere vrases dhe ti mer derezi, me kumbon serish ironia. Ndoshta ka te drejte. Gjithmone ka te drejte. Po ama le te mos harrojme ate qe tha dikush: Kurajoja eshte nje cilesi e perbashket e krimineleve dhe njerezve te medhenj. Pse, ti ben pjese ti ne ndonjeren nga keto kategori? Nuk kam nerva ta vazhdoj kete dialog. Zilja qe sinjalizon fjalimin e kokebardhit me cliron nga djerset sarkastike.
* *
Ninen e pashe per here te pare ne nje diskoteke. Ate nate isha shume i lodhur. Sapo kisha dale nga puna dhe po ngisja makinen per ne shtepi kur celulari me vibroi ne xhep. Baku. He mer dreq ku je? Ka nje ore qe te bej telefon. Qe nga ana tjeter e aparatit i vinte era alkool. Hajde sonte jam me nja dy..., gjigante fare. Aq shume u paska hecur shendeti, ja ktheva me pertim. Hajde mor dhe leri llafet. Isha i lodhur, po nuk u mendova dy here. Femrat i quajme seksi i dobet, po ka raste kur para tyre behemi te pafuqishem. Sa here tallemi me nje Luli, Luli gatali e therrasim. Duke u munduar ti flase nje bukurosheje duke i dhene motociklete, desh theu qafen. Qe aty i mbeti emri Luli topalli. Pra u takova me Bakun ne disko. Si gjithmone, nuk me zhgenjeu. Ne kuptimin qe nuk kishte me vete asnje femer. He mer zagar, vete qenke? Pse si mendove ti, do ti ndaja une dy me ty ?, ma ktheu me ate humor e vet prej kalamani. Po hajde te shkojme nga bari, se ta kam borxh nje. U ulem ne bar dhe filluam te pime. Sa i ngritem dy birra, ju ngjit nje brunje si batakci i vjeter. Ma shkeli syrin duke me bere shenje se po del me te jashte. -Ja shendeti jot o Bak. Kete po e kthej per ty, mendova. Diskoteka ishte pershfire nga nje duf ekzotik, por une u shtriva ne nje kanape ne qoshe te murit, dhe ashtu i lodhur sic isha, vetem po kundroja pa kureshtje, duke pire pa lakmi.
-vijon-
Krijoni Kontakt