Cani
(pėr A.Q.)


Cani
do tė jetė kjo
edhe njė nga shakatė e tua tė marrėzishme
nuk mė besohet se ke vdekur, jo
fytyra jote e buzėqeshur
mė ėshtė fiksuar nė bebėza
si diapozitiv me ngjyra tė pazbehura

eh, Cani
gjersa tė tjerėt ngadalė e shijojnė jetėn
ti tėnden e pive nė njė gllėnjkė tė tėrėn
atė koktej tė ēuditshėm
ėndrrash rinore
gėnjeshtrash tė falshme
ambiciesh tė pashterrshme
e dashuriēkash tė njėpasnjėshme

deshe kohėn ta mashtrosh kaq i ri
e koha aq tinėzisht ta hodhi ty

Cani, ti e ke njohur mikun tim
atė thatanikun shtatgjatė
e ke parė gjithmonė nė humor tė mirė
rrallė herė tė mėrzitur
dhe atė rastėsisht tė mėrzitur
kur nė ēast e harron filozofinė e tij jetėsore:
“kam lindur me njė defekt tė pashėrueshėm nė zemėr
dhe ēdo ēast mund tė vdes
ndaj ēdo mėngjes tė ri e kremtoj si festė”

e unė, Cani, miku im
kam lindur me njė defekt tė pashėrueshėm nė shpirt
ndaj ta shkruaj nga kjo botė
kėtė letėr me lotė
edhepse e di qė s’do ta lexosh kurrė

kam edhe shumė pėr tė tė thėnė, Cani
je mė i ri
dhe duhet tė mė dėgjosh
ndaj mė prit kur tė vij
atje njė ditė
tė ēmallemi mirė e mirė
e pastaj dhe tė tė qortoj pak
qė ike kėshtu pa u pėrshėndetur
kėtė s’ke guxuar tė ma bėsh
mua, mikut tėnd tė vjetėr

* * *

sot
bora mbulonte dheun
e dheu tė mbulonte ty
dhe ndėrkohė
nėn tingėllimėn e lopatave tė pėrbaltura
ca nga fluskat e bardha qė vėrtiteshin nė ajėr
i more me vete ti...

Prizren, 29 janar 2004