Alket Ēani me pėrkthyesit e Baudelaire... Nolin, Kadarenė, Tupen, Ēollakun
VIOLETA MURATI
Gjithmonė ndodh njė pėrputhje e ēuditshme mes imagjinatės, kohės dhe ndjeshmėrisė - pėr tu gjetur nė njė ose nėn lėkurė tė tjetrit. Kur kjo rėnie dakord me veten ka brenda revoltė, thyerje rregullash, njė kreshpė krenarie qė pėrmbushin gjithė qenien tėnde duket se vjen koha pėr ta rrėfyer si njė risi tė pashmangshme mes njė llave ku tė gjithė kanė gjetur nxehtėsinė e shpėrthimeve vetjake. Nėse kjo ka ndodhur me poetin francez, Charles Baudelaire, nė njė kohė romantike dhe fuqie perandorake nė poezi nga zėra si Hugo, Lamartine, Musset - padyshim pėrzgjedhja edhe nė shqip e tyre, pėrpos asaj gjetje vetjake do tė veēonte nė kėtė inspirim edhe pėrkthyesin Alket Ēanin. Ka pak ditė qė ky njohės i frėngjishtes ka sjellė nė treg pėrmbledhjen poetike tė Charles Baudelaire, tė shoqėruar nga njė ese tė Paul Valery, njė penė qė kthen nė laborator jo vetėm poetin nė fjalė, por gjithė poezinė franceze.
Por, ēfarė ka ndodhur mė kėtė pėrmbledhje poetike duhet shėnuar si ngjarje krejtėsisht modeste nga ana e pėrkthyesit. Ēani, pasi na ka njohur nė pasthėnien e librit, me kėtė ide tė hershme tė tij - pėr tė pėrkthyer vėllimin e plotė tė Baudelaire, Les Fleurs du mal, qė nuk ia doli dot ta largonte nga mendja- i shoqėron poezitė e pėrzgjedhura dhe me pėrkthyes tė tjerė, tė dorės sė parė nga frėngjishtja si Ismail Kadare me pėrkthimin e poezisė Albatros; Edmond Tupja pėr poezitė Pargun ekzotik, Vajzės shend e verė, Bisedė. Lugati, Muzika Metamorfoza e vampirit dhe Perėndimi dielli romantik; Arben Dedja pėr poezinė Abeli dhe Kaini, si dhe Romeo Ēollaku pėr poezinė Njeriu dhe deti.
Nė kėtė shoqėrim poetėsh e pėrkthyesish padyshim qė risku i mbetet nivelit tė pėrkthimit, pėr ta parė krasimisht si gjuhė, dhe si rrekje skrupuloze e njė Baudelaire origjinal. Tė gjithė kėta pėrkthyes tė poetit tė vėshtirė me dy mendje, nė shpirt dhe nė imagjinatė; padyshim i japin kėsaj pėrmbledhje poetike leksionin mė klasik tė njė pėrkthimi strikt, me njė gjuhė poetike tė adaptueshme pėr zėrin vetjak qė pėrfaqėson Baudelaire nė letėrsinė franceze. Ndoshta ėshtė arsyeja pse me tė drejtė edhe nė esenė e tij Paul Valery qysh nė krye na lajmėron pėr njė poet aq tė pėrkthyer nė gjuhėt evropiane; si njė rast i pashembullt nė historinė e letėrsisė frėnge.
Baudelaire mė kishte tėrhequr gjithmonė, herė mė shumė e herė mė pak, nė kohė tė ndryshme, shkruan Ēani nė pasthėnien e librit. Ndėrsa ky poet ka ardhur mė parė prej kėtij pėrkthyesi duke u njohur nga shtypi periodik letrar Aleph e Mehr Licht, ku mė parė janė botuar cikle poezish nga libri i famshėm.
Njė arsye pse Baudelaire na vjen prej Ēanit ka tė bėjė pikėrisht me kėtė njohje tė hershme me poetin francez, dhe njė kontakti tė vazhdueshėm ndjesor, instiktive nė tė njėjtėn vetjake nė sentiment. Ėshtė njė lloj afrie me tė shkuarėn dhe tė sotmen qė nganjėherė pėrkthyesit pa lidhje me poetin nuk gjejnė gjuhėn, por Ēani duke i takuar njė brezi qė i drejtohet nxitjeve tė impulsit, prishjes sė rregullave tė ngurta, dhe shkėputjes nga errėsira - na tregon pikėrisht lidhjen dhe joshjen prej artit tė Baudelaire, ku kufijtė mes sė mirės dhe sė keqes zhvendoseshin, njė art qė i bėnte legjitime tė gjitha prirjet e natyrshme dhe i flakte tej, si sentimentale apo morale, zgjedhat e opinionit. Mė kishte joshur me ngjyrat e zymta e tė larmishme, me forcėn e revoltės, e sidomos, me zėrin e tij origjinal qė thėrriste impulset mė tė fshehta tė qenies, duke nxjerrė njė konceptim tė ri pėr artin nga misteri i analizuar mprehtėsisht i gjėrave tė botės.
04/09/2009
standart
Krijoni Kontakt