Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ballkoni


    Dashnore e dashnoreve, nėnė e kujtimeve
    pėr mua je ēdo detyrė dhe ēdo kėnaqėsi!
    Do tė bjerė ndėrmend bukuria e pėrkėdhelimeve,
    nuri i mbrėmjeve dhe vatra plot ngrohtėsi,
    dashnore e dashnoreve, nėnė e kujtimeve!

    Mbrėmjet ndriēuar nga qymyri plot ngrohtėsi,
    Dhe mbrėmjet nė ballkon, me avuj tė trėndafiltė mbuluar!
    Ah, sa mirėsi zemra jote mė rrezatonte, sa butėsi!
    Shpesh ne patėm thėnė gjėra tė paharruara;
    Mbrėmjeve ndriēuar nga qymyri plot ngrohtėsi.

    Sa tė bukur diejt nė mbrėmjet e ngrohta tė praruara!
    Sa e fortė ėshtė zemra! Hapėsira pa anė e kėnd!
    Duke u pėrkulur mbi ty, mbretėreshė e vashave tė adhuruara,
    mė dukej sikur thėthija, parfumin e gjakut tėnd.
    Sa tė bukur diejt nė mbrėmjet e ngrohta, tė praruara.

    Posi mur i madh gjithnjė mė shumė nata nxinte
    dhe sytė e mi n'errėsirė tė tutė donin tė gjenin.
    O helm, o ėmbėlsi, goja frymėn tėnde thėthinte!
    Nė duart e mia vėllazėrore kėmbėt e tua flinin.
    Porsi mur i madh gjithnjė mė shumė nata nxinte.

    E njoh artin pėr tė thirrur minuta lumturie,
    tė kaluarėn pashė tulatur nėn gjurin tėnd.
    Pse tė kėrkoj mė kot bukuritė e tua dalldie,
    pėrveēse te trupi, zemra jote, nė tjetėr vėnd?
    E njoh artin pėr tė thirrur minuta lumturie!

    Kėto betime, aroma, puthje qė s'kanė tė mbaruar,
    nga ky hon i ndaluar pėr ne a do lindin pėrsėri?
    siē ngjiten nė qiell diejt e rinuar,
    pasi nė detra janė larė, zhytur nė thellėsi?
    O betime! O aroma! O puthje qė s'kanė tė mbaruar!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ftesė pėr udhėtim


    Vogėlushe, motėrzo,
    ėmbėlsinė nė mendje ēo,
    qė tė ikim larg, tė jetojmė tė dy!
    Tė duhemi, kėnaqėsi tė marrim,
    tė duhemi, e tė kemi varrin
    nė vendin qė ngjan me ty!
    Diejt n'lagėshti zhytur,
    nga kėto qiej n'mjegull mbytur,
    Pėr shpirtin kahėhirė prej natyre
    misterioze nė tė parė,
    si tė syve tė tu tradhėtarė,
    qė shkėlqejnė mes lotėve tė tyre.
    Atje gjithēka ėshtė rregull, bukuri,
    Luks, epsh dhe qetėsi.
    Mobilje shkėlqim-mbuluar,
    nga vitet krejt lėmuar,
    do ishin stoli pėr dhomėn tonė;
    Lulet qė rrallė lulėzojnė,
    aromėn e tyre bashkojnė,
    me cilėndo aromė,
    tavanėt larmishėm zbukuruar,
    pasqyrat pamje kulluar,
    shkėlqim i jetės nė Lindje,
    gjithēka do t'i ishte shprehur
    shpirtit nė mėnyrė tė fshehur,
    me gjuhėn e mėsuar nė gjindje.
    Atje, ku gjithēka ėshtė rregull, bukuri,
    Luks, epsh dhe qetėsi.
    Mbi kėto kanale hidh shikimin,
    mbi ato anije qė dremitin,
    e me pamje endacaku,
    Janė pėr tė tė plotėsuar
    dhe atė qė mė pak ke dėshiruar.
    Vijnė nga sė largu
    Diejt qė pėrėndojnė
    arat mbulojnė,
    kanalet, qytetin n'tėrėsi,
    me nenexhik e me ar i stolisin,
    njerėzia dremisin
    nė njė dritė plot ngrohtėsi.
    Atje ku gjithēka ėshtė rregull, bukuri
    Luks, epsh, e qetėsi.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ji i dehur


    Duhet tė jesh gjithmonė i dehur. Kaq ėshtė e tera ėshtė e vetmja mėnyrė. Pėr qe mos te ndjesh barrėn e kohės qe thyen kurrizin tėnd dhe qe te perkul ty ndaj tokes, duhet tė jesh vazhdimisht i dehur.

    Por me ēfarė? Vere, poezi, apo virtyt, si te deshirosh. Por ji i dehur. Dhe ne qoftė se nganjėherė, mbi shkallet e njė pallati apo mbi barin e gjelber e njė hendeku, ne vetmine vajtore te dhomes tėnde, zgjohesh serisht, e dehura tashmė duke u zhdukur apo e ikur, pyet eren, dallgen, yllin, zogun, orėn, gjithēka qe ėshtė duke fluturuar, gjithēka qe ėshtė duke qare, gjithēka qe ėshtė duke u rokullisur, gjithēka qe ėshtė duke kenduar, gjithēka qe ėshtė duke folur. . . pyet sa ėshtė ora dhe ere, dallge, yll, zog, ore do tė te pėrgjigjen: "Ėshtė ora qe tė jesh i dehur! Pėr qe tė mos jesh martiri skllav i kohės, ji i dehur, ji vazhdimisht i dehur! Ne vere, ne poezi ose ne virtyt si te deshirosh."

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Asaj qe shkoj

    perkthyer nga: Fan Noli



    Rreth meje rruga ulėrin edhe bucet.
    E gjat'e hollė, sterrė, kujė madhėshtore,
    Njė grua shkoj me njė fustan tė zi pėr dore,
    Q'e kolovitte posht'e lart me salltanet.

    Si ėngjėll, si statuj'e gjallė vetėtin.
    Si i shastisur dhe i cakėrdisur unė,
    Nga syr'i saj si qjell qė mbrun furtunė
    Thėthinja mjaltė qė magjeps, dėfrim qė grin.

    Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
    Qė me vėshtrimin tėnt mė bėre flag'e furrė,
    S'tė shoh mė vallė vec nė jetėn e pasosur?

    Ah, gjetkė, tutje, tepėr vonė, ndofta kurrė,
    Se unė s'di ku ike, ti ku shkonj's'e di,
    Tė desha, moj, e dinje, vetė moj, dhe ti.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Kapaku i tenxheres

    perkthyer nga: Fan Noli



    Kudo qė vete nėpėr tok'e nėpėr det,
    Ku klima ngroh, e dielli tė ngrin mynxyrė,
    Dishepull i Jesujt, a derr pa selamet,
    Lipės i humbur, a miliunar i fryrė.

    Fshatar a qytetar, i ckafėt a tembel,
    Me trurin qė lėvrin, a qė gėrret e fle,
    Njeriu, lėmsh prej njė mysteri teveqel,
    Mė kot pėrpjet'i drithtėruar syt'i ngre.

    Dhe qjelli si kube qėndron prej shpelle gufe,
    Tavan i ndritur prej njė operaje bufe.
    Ku cdo xhambaz mi pellk prej gjaku po kėcen.

    Pėr mėkatarin tmerr, pėr murgun shpres'e murme,
    Qjelli kapak po e mbulon tenxheren zhurme
    Ku e padukur njerėzi'e zezė zjen.

  6. #26
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pendim i vonėt

    E zymtė bukuroshe, kur t'shkosh pėr tė pushuar,
    Nė fund tė nj'monumenti krejt nė mermer tė zi,
    Dhe kur s'do t'i kesh mė pėr shtrat e pėr shtėpi
    Veē njė bodrumi t'lagėt dhe njė grope tė thelluar;

    Kur guri, duke shtypur at'gjirin e fiksuar
    Dhe ijet qė t'i dredh njė e plogėsht energji,
    S'do ta lejė tė rrahė zemrėn e tė bėjė dashuri,
    Dhe kėmbėt tė baresin udhės sė dėshiruar,

    Varri, besniku im pėr ėndrrėn e pasosur
    (Gjithmonė poetin varri do ta kuptojė prore),
    Gjatė netėve pa fund e gjumė - syrgjynosur,

    Do t'thotė: "Ē'tė shėrben moj kurvėz shembullore,
    Qė s'njohe ē'qan njeriu qė shkon pėr jetė tė flejė?"
    Dhe krimbi si pendimi lėkurėn do ta brejė.

    perkthyer nga Vilson Blloshmi
    ( marre nga gazeta Standart)

  7. #27
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Aforizma tė Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire)

    *Libri ėshtė kopsht, ėshtė pemėtore, thesar, ėshtė festė, ėshtė njė shoqėri si tė thuash, ėshtė kėshilltar, njė mori kėshilltarėsh.

    *Pasioni i ēmendur pėr artin ėshtė njė krimb qė gėlltit gjithēka tjetėr.

    *E dashura ėshtė njė shishe me verė, gruaja ėshtė shishe vere.

    *Gjithēka e bukur dhe fisnike ėshtė fruti i arsyes dhe pėrllogaritjes.

    *Gjithmonė ji poet, edhe nė prozė.

    *Ēdo njeri i shėndoshė mund t’i kalojė dy ditė pa ngrėnė, por jo pa poezi.

    *Ēdo njeri qė nuk i pranon kushtet e jetės, e shet shpirtin e tij.

    *Ēdo gazetė, nga rreshti i parė tek i fundit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rrjet tmerresh, unė nuk e kuptoj sesi njė dorė e pafajshme mund tė prekė njė gazetė pa u dridhur nga neveria.

    *Secili, me kusht qė tė dijė si tė jetė argėtues, ka tė drejtė tė flasė pėr veten.

    *Qė i vogėl unė ndjeva nė zemrėn time dy gjėra kundėrthėnėse, tmerrin e jetės dhe harenė e jetės.

    *Bukuria ėshtė ambicja e vetme, qėllimi ekskluziv i Shijes.

    *Por njė burrė bandill bosh nuk mund tė jetė njė burrė vulgar.

    *Arsyeja e thjeshtė na tregon ne se gjėrat tokėsore janė tė pakėta, dhe se realiteti i vėrtetė ekziston vetėm nė ėndėrra.

    *Edhe sikur tė ish provuar se Zoti nuk ka ekzistuar, Feja do tė jetė gjithmonė e Shenjtėruar dhe Hyjnore.

    *Edhe nė shekujt tė cilėt do tė na duken tė pėrbindshėm e tė shėmtuar, oreksi i pavdekshėm i bukurisė do tė gjejė gjithmonė kėnaqėsinė.

    *Duke pasur parasysh gjithēka, puna ėshtė mė pak e mėrzitėshme se dėfryese.

    *Gjithēka pėr mua shndėrrohet nė alegori.

    *E keqja bėhet pa u lodhur, natyrshėm, nė mėnyrė fatale; mirėsia ėshtė gjithmonė frut i mirėfilltė arti.

    *Pėr ēdo letėr tė dėrguar nga huadhėnėsi juaj, shkruani pesėdhjetė rreshta me temė jashtėtokėsore dhe do tė shpėtoni.

    *Pėr tregtarin, edhe ndershmėria ėshtė njė spekullim financiar.

    *Franca nuk ėshtė poetike; madje ajo e ndjen, nė fakt, ėshtė njė gabim i bashkėlindur i poezisė. Mes shkrimtarėve qė pėrdorin vargun, ata tė cilėt ajo gjithmonė i parapėlqen janė pikėrisht mė prozaikėt.

    *Sa pak ka mbetur nga njeriu qė ishte dikur, pėrveē kujtesės sė tij! Por kujtimi ėshtė e vetmja fomė e vuajtjes.

    *Lexues hipokrit, shoku im, vėllai im !

    *Unė vėshtirė mund tė pranoj njė tip bukurie nė tė cilėn nuk ka Melankoli.

    *E kam kultivuar histerinė time me kėnaqėsi dhe terror.

    *Unė kam kujtime mė shumė se tė isha i moēėm njė mijė vjeē.

    *E adhuroj Vagnerin, por muzika qė parapėlqej ėshtė macja e vjerrur nga bishti jashtė njė dritarje dhe qė pėrpiqet tė kapet nė xhama me kthetrat e saj.

    *Nėse poeti i ėshtė pėrmbajtur njė qėllimi moral, ai ka dobėsuar forcėn e tij petike.

    *Nė letėrsi si nė etikė ekziston rreziku, ashtu si lavdia, tė jenė tė pakapshme. Aristoteli na ka izoluar ne.

    *Frymėzimi vjen duke punuar ēdo ditė.

    *Ėshtė keqkuptimi universal arsyeja pse merremi vesh. Sepse, pėr fat, nėse njerėzit do ta kuptonin njėr tjetrin, ata kurrė nuk do tė merreshin vesh.

    *Kritika ka lindur nga mitra e artit.

    *Ėshtė ora tė dehemi! tė mos jemi mė skllevėrit martirė tė kohės, tė jemi pafundėsisht tė dehur. Me verė, me poezi, apo me virtute, me ēfarė tė doni.

    *Do tė ishte e vėshtirė tė mos arrihet nė pėrfundimin se tipi mė i pėrkryer i bukurisė mashkullore ėshtė Satani, siē e ka portretizuar Miltoni.

    *Do tė ishte ndoshta bukur tė jesh ndėrthurazi viktima dhe ekzekutori.

    *Le tė ruhemi nga njerėzit e zakonshėm, nga ndjesia e zakonshme, nga ndjenja e zakonshme, nga frymėzimi i zakonshėm dhe nga i qarti.

    *Moderniteti ėshtė kalimtari, rrjedhėsi, rastėsia; ėshtė njėra gjysmė art, gjysma tjetėr ėshtė e pėrjetėshme dhe e patundėshme.

    *Muzika e shkumbon qiellin.

    *Natyra ėshtė tempulli ku kolona tė gjallėsh lėshojnė zėra tė ngatėrruar. Njeriu i afrohet asaj nėpėrmjet pyjeve tė simboleve, tė cilėt e shikojnė atė me vėshtrime familjare.

    *Natyra…nuk ėshtė gjė tjetėr veēse zėri i brendshėm i vetinteresit.

    *Pothuaj ēdo origjinalitet i yni vjen nga vula qė koha shtampon mbi ndjeshmėrinė tonė.

    *Asgjė nuk mund tė bėhet ndryshe, veēse pak e nga pak.

    *Pėrparimi, kjo herezi e madhe e rrėnimit.

    *Kėrcimi mund tė shpalosė gjithēka misterioze qė fshihet nė muzikė, dhe e ka meritėn shtesė qė ėshtė njerėzor dhe i prekshėm. Kėrcimi ėshtė poezi me kėmbė dhe krahė.

    *Etja e pangopur pėr gjithēka qė shtrihet pėrtej, dhe tė cilėn jeta e shpalos, ėshtė prova mė e gjallė e pavdekshmėrisė sonė.

    *Jeta e qytetit tonė ėshtė e pasur nė subjekte poetike dhe tė mrekullueshme. Ne jemi mbėshtjellė dhe larė nė njė atmosferė tė mrekullisė; por ne nuk e vėmė re kėtė.

    *Njeriu qė thotė lutjet e mbrėmjes ėshtė njė kapiten duke iu rėnė borive tė tij. Ai mund tė flejė.

    *Kėnaqėsia qė vjen nga pasqyrimi i sė tashmes vjen falė jo vetėm prej bukurisė me tė cilėn ėshtė veshur, por edhe nga cilėsia thelbėsore e tė qenit e tashme.

    *Poeti gėzon privilegjin e pakrahasueshėm tė jetė vetvetja dhe tė tjerėt, si tė dojė.

    *Studimi i bukurisė ėshtė njė duel nė tė cilin artisti qan i tmerruar pėrpara se tė jetė mundur.

    *Plotshmėria e vetme dhe supreme e dashurisė ndodhet nė sigurinė se po veprohet keq. Dhe meshkujt e femrat e dinė qė nga lindja se nė tė keqen gjendet kėnaqėsia.

    *Botėn e vėrtit rrotull vetėm keqkuptimi.

    *Janė po aq lloje tė bukurisė sa dhe mėnyra tė zakonshme tė kėrkimit tė lumturisė.

    *Ka momente tė ekzistencės kur koha dhe hapėsira janė mė tė thella, dhe vetėdija e ekzistencės ėshtė lartėsuar pafundėsisht.

    *Ekzistojnė vetėm tri qenie tė respektueshme: prifti, luftėtari dhe poeti. Me ditė, me vra dhe me krijue.

    *Nuk ka ėndėrr dashurie, sado ideale tė jetė ajo, e cila nuk pėrfundon me njė foshnjė topolake, qaramane qė varet tek gjinjtė.

    *Nuk ka gjemb mė tė ēeliktė se ai i Pafundėsisė.

    *Nuk ka vepėr mė tė gjatė se ajo tė cilėn nuk guxoni ta filloni.

    *Jeta ėshtė njė spital ku ēdo pacient ėshtė i zotėruar nga ideja pėr tė ndėrruar shtrat.

    *Burrat shkojnė mė shumė me ato gra pa tė cilat mund tė ishin edhe mė mirė.

    *Tė jesh njeri i madh dhe njė shenjt pėr veten, kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme.

    *Ta pėrdorėsh gjuhėn nė mėnyrė tė pėrkryer do tė thotė tė praktikosh njėfarė magjie joshėse.

    *Tė thuash fjalėn Romantizėm ėshtė si tė thuash art modern – i cili ėshtė intimitet, spiritualitet, ngjyrė, tentim drejt pafundėsisė, shprehur nga tė gjitha mjetet qė zotėron arti.

    *Dy cilėsi themelore letrare: supernatyralizmi dhe ironia.

    *Ne jemi tė trysnuar nė ēdo moment nga konceptimi dhe ndjesia e Kohės. Dhe ka vetėm dy mėnyra pėr t’i ikur e pėr ta harruar makthin: qejfi dhe puna. Qejfi na konsumon. Puna na forcon. Le tė zgjedhim.

    *A vjen ti nga parajsa apo ferri, punė e madhe, o Bukuri!


    Nga Elida Buēpapaj
    Voal
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Edra2009
    Anėtarėsuar
    01-07-2009
    Postime
    3
    Dhembja ekstaza jote,
    urrejtja ajri qe ti thith,
    shtirja orgazma qe shpirti e trupi yt provojne ne te njejten kohe,
    dashuria fantazma qe nuk te le te flesh.
    Me fut aty ne strofkullen tende,
    lerme te qelbem ere dhe une nga letargjia e gjate e dimrit tend pa fund,
    do hedh poshte ate deren e hekurt qe ke vene ne hyrje te asaj shpelle groteske,
    dua erresiren tende te me vrase syte
    e aty e verber te fshihem nen kraharorin tend
    te te perkedhel butesisht fytyren, buzet,floket
    e te puth shpirtin tend te virgjer.
    E di qe do me kafshosh,do perpelitesh,
    do me derrmosh trupin e do kerkosh te jem vakti yt i radhes.
    E une e lumtur do te le te me gelltisesh pa fryme!
    Do te cjerr zemren nga brenda nate e dite,
    ti do ulerasesh,do te bucasin veshet nga gjemtimi i vazhdueshem,
    do perpelitesh,do kerkosh te depertosh ate porte celesat e se ciles i kam une
    e do duash deshperimisht te kerkosh nje shpelle tjeter
    ta ndertosh nga fillimi e ti vendosesh dy porta kesaj radhe.
    Fatzi!E ndertova shtratin tim!
    Fli i qete.Erresira jote nuk do jete kurre mjaft per mua.
    BUT BEAUTY,REAL BEAUTY ENDS WHERE AN INTELLECTUAL SAYING BEGINS!

  9. #29
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Alket Ēani sjell njė Baudelaire... shqip

    Shkruan : Ben Andoni

    Nuk ka shumė fjalė, por qoftė dhe botimi mė i thjeshtė i Baudelaire, duket gjithmonė njė mision i kėndshėm dhe pse jo dhe i suksesshėm. Mbase, kjo ka qenė njė nga gjėrat, qė ka pasur nė kokė, pėrkthyesi Alket Ēani, kur ka pėrmbledhur nė njė vėllim, tė botuar estetikisht mirė, njė pėrmbledhje poezish tė kėtij autori tė madh.

    Njė ese, pastaj nga Paul Valéry, ka treguar mrekullinė e poezisė sė autorit dhe periudhėn nė tė cilėn veproi ai, kurse mė poshtė -sprovėn e pėrkthimit nga vetė Alket Ēani dhe me radhė tė Edmond Tupjes, Ismail Kadaresė, Fan S. Nolit, Romeo Ēollakut, Arben Dedjes.

    Duhet tė jesh njė njohės i mirė i gjuhės, pėr tė gjykuar pėr cilėsinė e pėrkthimit dhe pėr mėnyrėn e ardhjes sė Baudelaire nė shqip. Por duke pasur nė kokė njė postulat, sipas tė cilit, poezia ėshtė tejet e vėshtirė pėr tė pėrkthyer dhe gati e pamundur, atėherė ia vlen t’i nėnshtrohesh me mirėkuptim punės sė pėrkthyesve, qė janė absolutisht disa nga emrat e respektuar tė pėrkthimit nga kjo gjuhė. Nuk besoj se mund tė jetė arritur nė cilėsinė e vargėzimit apo nė pėrshtatjen vende-vende tė rimės, por nė vetvete poezitė janė tė ndjera dhe tė sjellin kėnaqėsi.

    Gjithsesi, mjafton qė ta lexosh dhe tė ndjehesh mirė.
    Baudelaire ėshtė tentuar tė pėrkthehet nga shumė shqiptarė tė trevave tė ndryshme. Mungesa e kritikės sė specializuar ka lėnė shumė shteg pėr interpretimin e duhur tė kėtij autori dhe fuqinė e ardhjes sė tij nė shqip. Pėr shumė kohė dihet se ka qenė i ndaluar, njė gjė e cila mė shumė ia ka ngritur vlerat- sesa ia ka ulur nė tė vėrtetė.

    Duke u kthyer te Valery, mund tė citojmė atė qė thotė ai, sipas tė cilit, “Me Baudelaire poezia franceze del mė nė fund nga kufijtė e kombit. Ajo lexohet nė botė: imponohet madje si poezia e modernitetit; pėrfton imitimin, pjellon shumė mėndje. Njerėz tė tillė si Swinburne, Gabriele d’Annunzio, Stefan George, dėshmojnė mrekullisht ndikimin bodlerian jashtė Francės”.
    Por nė njė kohė tjetėr, pėrpjekja e sotme e Alket Ēanit ėshtė shumė mė tokėsore:”mė kishte joshur me ngjyrat e zymta e tė larmishme, me forcėn e revoltės e, sidomos, me zėrin e tij origjinal qė thėrriste impulset mė tė fshehta tė qenies, duke nxjerrė njė konceptim tė ri pėr artin nga misteri, i analizuar mprehtėsisht, i gjėrave tė botės”.
    Pėr fat, shtuar dhe me cilėsinė e botimit tė mrekullueshėm tė ODEON, ai ka arritur tė sjellė njė nga zėrat mė interesantė tė historisė sė poezisė. Do tė mjaftonte kjo pėrpjekje shumė fisnike, pėr tė respektuar dhe nderuar pėrmbledhjen. Ajo mund tė vlerėsohet mė shumė dhe quhet si njė gjė e kėndshme, nė kėtė periudhė kaq tė lodhshme politike, qė ti tė kesh diēka ndryshe. Dhe, nė kėtė rast, duhet tė ndajmė perceptimin e kritikut me kėnaqėsinė estetike, qė ky libėr me pėrmbledhjet e poezive tė tij, duket se ia ka arritur plotėsisht qėllimit. Mund ndoshta qė tė pėrfshiheshin dhe pėrkthyes tė tjerė, por gjithsesi Baudelaire, me pėrmbledhjen e Ēanit, mund tė shijohet shqip.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dehuni pa pushim!

    Dehuni pa pushim!

    CHARLES BAUDELAIRE


    Njė libėr me poezi dhe prozė tė shkurtėr, tė pėrzgjedhura nga Charles Baudelaire, nė shqip nga Alket Ēani, shoqėruar dhe me pėrkthyes tė tjerė tė dorės sė parė nga frėngjishtja, si Ismail Kadare me pėrkthimin e poezisė “Albatros”; Edmond Tupja pėr poezitė “Parfumin ekzotik”, “Vajzės shend e verė”, “Bisedė”, “Lugati”, “Muzika”, “Metamorfoza e vampirit” dhe “Perėndim dielli romantik”; Arben Dedja pėr poezinė “Abeli dhe Kaini”, si dhe Romeo Ēollaku pėr poezinė “Njeriu dhe deti”





    Asaj qė shkoi



    Rreth meje rruga ulėrin dhe buēet,

    E gjat’ e hollė, sterrė, kujė madhėshtore,

    Njė grua shkoi me njė fustan tė zi pėr dore,

    Q’e kolovite posht’ e lart me salltanet.



    Si ėngjėll, si statuj’ e gjallė vetėtin.

    Si i shastisur dhe i ēakėrdisur unė

    Nga syr’i saj si qiell qė mbrun furtunė

    Thėthinja mjaltė qė magjeps, dėfrim qė grin.



    Ja shkrepi dhe u err. Moj flutur e farosur

    Qė me vėshtrimin tėnt mė bėrė flag’ e furrė,

    S’tė shoh mė vallė veē nė jetėn e pasosur?



    Ah, gjetkė, tutje, tepėr vonė, ndofta kurrė,

    Se unė s’di ku ike, ti ku shkonj s’e di,

    Tė desha, moj, e dinje, vetė, moj, dhe ti.

    Pėrkthyer nga Fan Noli





    Albatros



    Shpesh marinarėt marrin pėr zbavitje

    Me vete albatrosėt, zogjtė fisnikė

    Qė ngathtėsisht mbi det ndjekin anijen

    Tek shket mbi gropa, pėrmbi hone ik.



    Tė lėnė mbi kuvertė, kėta princa

    Tė kaltėrsisė, si leshko janė tani

    Mjerueshėm varin ata krahė tė bardhė

    Si rremat e braktisura pėrbri.



    Ky udhėtar me flatra ē’qulls qė ngjan,

    Ē’i bukur ish, ē’komik duket, i keq.

    Dikush ia tall ecjen e tij tė ēalė.

    Njė tjetėr sqepin me ēakmak ia djeg.



    Kėshtu dhe ti, poet, princ resh tė larta

    Qė mbi stuhitė zotėron e qesh,

    Porsa tė zbresin nėpėr tokė e baltra,

    Krahėt viganė tė pengojnė t’ecėsh.

    Pėrkthyer nga Ismail Kadare






    Njeriu dhe deti



    Njeri i lirė, ti detin do ta duash pėrherė!

    Deti ėshtė pasqyra jote; shpirtin tėnd t’i sodit

    Rrokullimės sė pagund ku dallga pėrpėlitet,

    Dhe mendjen e ke tė hidhur si humnerė.



    Tė pėlqen me gjoks tė zhytesh shėmbėlltyre,

    Me sy e krahė e rrok dhe zemra ndonjėherė

    Harron rrahjete veta duke ndjekur poteren

    E atij rėnkimi sovran prej egėrsire.



    Ju jeni qė tė dy tė mbyllur e tė vranėt,

    Askush, o njeri, nuk t’i ndriēoi zgafellet,

    O det, askush s’t’i di thesaret e thella,

    Ju jeni xhelozė tė t’fshehtave qė mbani.



    Megjithatė pa reshtur rrjedhės shekullore

    Njėri-tjetrin luftoni pa mėshirė as pendim.

    Ngaqė e keni pėr zemėr vdekjen e shkatėrrimin,

    O armiq tė pėrjetshėm, o vėllezėr mizorė!

    Pėrkthyer nga Romeo Ēollaku





    Vajzės shend e verė



    Kokėn, pamjen e lėvizjet ti m’i ke

    Tė bukura si njė peizazh i rrallė;

    Buzėqeshja nė fytyrė tė lodron e re

    Si fllad i freskėt nė qiellin rrezelarė.



    Kalimtar’ i zymtė qė del shėtitje

    Mahnitet kur ta sheh atė shėndet

    Qė tė shpėrthen gjithė llamburitje

    Nga llėrėt deri tek supet e lehtė.



    Ngjyrat e ndezura me tė cilat pėrndrit

    Rrobat e stolitė e tua tėrė shkėlqim,

    U ngjallin poetėve thellė nė shpirt

    Vegimin e njė baleti lulesh nė agim.



    Ato fustane farfuritėse janė pėrnjėmend

    Simbol i mendjes satė plot ngjyra pėr mua,

    O e ēmendur qė egėr po mė ēmend,

    Unė tė urrej po aq sa dhe tė dua!



    Nganjėherė nė kopshtin gjithė hijeshi,

    Ku plogėshtia rėndė mė kapte,

    Kam ndier tė mė shponte njė si qesėndi

    Kur nė kraharor dielli plagė mė hapte.



    Dhe pranvera me blerimin e saj pa fund

    Ma ka poshtėruar aq keq zemrėn e shkretė

    Saqė njė luleje petlat m’u desh t’ia shkul

    Pėr tė dėnuar paturpėsinė e Natyrės vetė.



    Njė natė, pra, do tė doja marrėzisht,

    Kur vjen ora e epshit tė ndezur furrė,

    Drejt thesareve tė kurmit tėnd pabesisht

    Tė zvarritesha pa mė tė voglėn zhurmė,



    Qė ta ndėshkoja atė trup shend e verė,

    Qė ta lėndoja tė gji, ku fle falja,

    Dhe njė plagė tė gjerė, tė thellė humnerė,

    Tek barku i habitur ty tė tė hapja.



    Pastaj, o ėmbėlsi marramendėse!

    Pėrmes atyre buzėve djegur nga etja,

    Shumė mė mahnitėse e mė tėrheqėse,

    Helmin tim, o shpirt, brenda ta derdhja!

    Pėrkthyer nga Edmond Tupja





    Soditje shpirtėrore



    Ji e urtė, o Dhimbja ime, mė e qetė ji.

    Ti Mbrėmjen thėrrisje: ja ku vjen me endje:

    Qytetin errėsira e mbulon krejt tani,

    Disave u sjell paqe, tė tjerėve vramendje.



    Ndėrsa turmė e gjerė e njerėzve trushkulur,

    Nėn kamxhikun e Qjefit, xhelatit mizor,

    Shkon tė vjelė pendime nė festėn e pėrulur,

    Dhimbja ime, kėtej eja, mė jep dorėn,



    Larg tyre. Shih si pėrkulen Vitet e vdekur,

    Mbi ballkonet e qiellit, me vjeturina veshur;

    Pendimin duke qeshur si del nga thellėsitė;



    Diellin, qė jep shpirt, pėrgjumur nėn njė hark,

    Dhe, si qefin i gjatė qė Lindja e zvarrit,

    Dėgjo, o shpirt, dėgj, si ec e ėmbla Natė.

    Pėrkthyer nga Alket Ēani





    I vdekur i gėzuar


    Nė njė tokė tė trashė me shumė kėrmij

    Njė hendek tė thellė ta hap dua vetė,

    Qė tė mund tė qetohem dhe eshtrat tė shtrij

    E tė fle nė harresė si peshkaqeni nė det.



    I urrej testamentet dhe varret i urrej;

    Mė mirė se tė lyp vajtimet e botės,

    Siē jam gjallė, korbat tė grish do pėlqeja,

    Tė mė thithnin gjithė gjakun nga skeleti i ndotur



    O krimba! Shokė tė zinj, shurdhanė e tė verbuar,

    Po ju vjen njė i vdekur i lirė e i gėzuar,

    Filozofė qejflinj, o bij tė kalbėzimit,



    Kurmin tim rrėnojė pėrshkojeni nė heshtje,

    Dhe thomėni po ka ende ndonjė mundim

    Pėr kėtė trup pa shpirt, tė vdekur mes tė vdekurve!

    Pėrkthyer nga Alket Ēani





    Ballkoni



    Dashnore e dashnorėve, burim i kujtimeve,

    O ti, ėndjet e mia! Borxhet e mia, ti!

    Ndėrmende bukurinė e atyre ledhatimeve,

    Hijeshinė e muzgjeve, tė vatrės ėmbėlsi,

    Dashnore e dashnorėve, burim i kujtimeve!



    Mbrėmjet e pėrflakura nga zjarri i tymtarit,

    Dhe mbrėmjet nė ballkon me avuj rozė veshur.

    Sa i butė gjiri yt!Zemra jote ē’e mbarė!

    Gjėra tė paharruara kemi thėnė ne shpesh

    Mbrėmjeve tė pėrflakura nga zjarri i tymtarit.



    Mbrėmjeve tė nxehta mė diej tė pashuar!

    Sa e fuqishme zemra! Hapėsira - e pafund!

    Mbi ty i pėrkulur, mbretėreshė e adhuruar,

    Besoja se thithja aromėn e gjakut tėnd.

    Mbrėmjeve tė nxehta me diej tė pashuar.



    Pastaj si natė e ngjeshur bashkoheshim tė dy,

    Sytė e mi nė errėsirė sytė e tu zbulonin,

    Dhe pija frymėn tėnde, o helm, o ėmbėlsi!

    Kėmbėt e tua mė flinin nė duart vėllazėrore.

    Pastaj si natė e ngjeshur bashkoheshim tė dy.



    Kam dhuntinė tė ndėrmend lumturinė tonė tė vjetėr,

    Tė rishoh tė shkuarėn mbi prehrin tėnd i shtrirė.

    Kapitėset bukuri ku vallė t’i kėrkosh tjetėr

    Veēse nė trupin tėnd, zemrėn tėnde tė mirė?

    Kam dhuntinė tė ndėrmend lumturinė tonė tė vjetėr.



    Kėto bekime, aroma e puthje pa mbarim,

    Do lindin vallė prej tė panjohurės humnerė,

    Siē ngjiten lart nė qiell diejt e pėrtėrimė

    Pasi janė larė nė fund tė deteve tė thellė?

    -O bekime, aroma, o puthje pa mbarim!

    Pėrkthyer nga Alket Ēani



    Prozė e pėrkthyer nga Alket Ēani



    Vetmia



    Njė gazetar filantrop mė thotė se vetmia ėshtė e keqe pėr njeriun; dhe, pėr tė mbėshtetur tezėn e tij, ai citon, ashtu si gjithė ata qė nuk besojnė lehtė, fjalė tė Etėrve tė Kishės.

    Unė e di qė Demoni i frekuenton me dėshirė vendet e shkreta, dhe qė fryma e vrasjes dhe shthurjes pėrflaket mrekullisht te vetmit. Por, do t’ishte e mundur qė kjo vetmi tė qe e rrezikshme vetėm pėr shpirtin e ngeshėm e tė pėrēartur qė e mbush me pasionet dhe kimerat e tij.

    Sigurisht qė njė llafazan, kėnaqėsia mė e madhe tė cilit qėndron tek e folura nga maja e njė katedre apo tribune, do rrezikonte shumė tė bėhej njė i marrė i tėrbuar nė ishullin e Robinsonit. Nuk kėrkoj nga gazetari im virtytet kurajėplota tė Kruzoes, por kėrkoj qė ai tė mos i mbulojė me akuza dashnorėt e vetmisė dhe tė misterit.

    Nė racat tona dėrdėllitėse, ka individė qė do pranonin me mosdashjen mė tė vogėl dėnimin me vdekje, nėse do t’u lejohej tė mbanin nga maja e gijotinės njė fjalim tė buhishėm, pa u trembur se daullet e Santerre-it do t’u prisnin befasisht fjalėn.

    Nuk ua qaj hallin, sepse zbuloj se derdhjet e tyre gojėtare u sigurojnė kėnaqėsi tė njėjta me ato qė tė tjerėt i marrin nga heshtja dhe prehja shpirtėrore; por i pėrēmoj.

    Unė dua, mbi tė gjitha, qė gazetari im i mallkuar tė mė lejė tė zbavitem pas qejfit tim. “Ju, pra, nuk provoni kurrė- mė thotė ai, me njė ton hundor tepėr apostolik,- nevojėn pėr tė ndarė me dikė tjetėr kėnaqėsitė tuaja?”. Shikojeni ziliqarin e hollė! Ai e di qė unė i pėrbuz kėnaqėsitė e tij dhe vjen tė futet mė marifet te tė miat, ky ters i urryer!

    “Kjo fatkeqėsi e madhe qė s’mund tė jesh i vetėm!...”, thotė diku La Bruyere-i, si pėr t’i bėrė me turp tė gjithė ata qė ngarendin tė pėrhumben mes turmės, duke pasur frikė se s’do mund ta duronin veten.

    “Pothuajse gjithė fatkeqėsitė na vijnė ngaqė s’kemi ditur tė rrimė nė dhomėn tonė”, thotė, mė duket, njė tjetėr urtan. Pascal-i, duke thirrur kėshtu nė qelizėn e prehjes shpirtėrore gjithė ata mendjehumbur qė e kėrkojnė lumturinė te lėvizja dhe te njė prostitucion qė do mund ta quaja vėllazėrues, po qe se do flisja gjuhėn e bukur tė shekullit tim.



    Cila ėshtė e vėrteta?



    Kam njohur njėfarė Benedikta, qė mbushte atmosferėn me idel, sytė e sė cilės pėrhapnin dėshirėn e madhėshtisė, tė bukurisė, tė lavdisė dhe tė gjithēkaje qė tė bėn tė besosh te pavdekėsia.

    Por kjo vajzė e mrekullueshme ishte shumė e bukur pėr tė jetuar gjatė; ajo vdiq vetėm pak ditė pasi e kisha njohur, dhe unė vetė e varrosa, njė ditė kur pranvera tundte temjanicėn e saj gjer te varrezat. Isha unė ai qė e varrosa, tė mbyllur mirė brenda njė tabuti tė bėrė me njė dru aromatik dhe tė pavdekshėm si sėndukėt e Indisė.

    Dhe, teksa sytė i mbaja ngulur mbi vendin ku ishte kallur thesari im, krejt papritur pashė njė njeri trupvogėl qė i ngjante nė mėnyrė tė habitshme tė ndjerės e qė, duke pėrplasur me njė egėrsi histerike e tė ēuditshme kėmbėt mbi tokėn e shkrifėt, thoshte duke u shkrirė sė qeshuri: “Jam unė Benedikta e vėrtetė! Jam unė, njė maskareshė e madhe! Dhe, si dėnim pėr marrėzinė dhe verbimin tėnd, ti do mė dashurosh kėshtu siē jam!”

    Por unė, i tėrbuar, iu pėrgjigja: Jo, jo jo! Dhe, pėr ta theksuar mė fort refuzimin tim, e godita aq fort tokėn me shutė saqė kėmba m’u zhyt gjer te gjuri brenda varrit tė porsabėrė, ku, si njė ujk i kapur nė grackė, qėndroj i mbėrthyer, ndoshta pėrgjithmonė, nė gropėn e idealit.





    Dehuni

    Duhet tė jesh gjithmonė i dehur. Kėtu qėndron gjithė puna; kjo ėshtė e vetmja ēėshtje. Pėr tė mos ndier barrėn e tmerrshme tė Kohės qė ju thyen shpinėn e ju kėrrus drejt tokės, duhet tė deheni pa pushim.

    Po me ēfarė? Me verė, me poezi a me virtyt, si tė doni. Por, dehuni, ama.

    Dhe nėse ndonjėherė, nė shkallėt e njė pallati, mbi barin e gjelbėr tė njė hendeku, nė vetminė e zymtė tė dhomė suaj, ju zgjoheni dhe dehja ju ėshtė pakėsuar apo zhdukur plotėsisht, pyetni erėn, valėn, yllin, zogun, sahatin, gjithēka qė ofshan, gjithēka qė ecėn, gjithēka qė kėndon, gjithēka qė flet, pyetni sa ėshtė ora; dhe era, vala, ylli, zogu, sahati, do t’ju pėrgjigjen: “Ėshtė ora pėr t’u dehur! Pėr tė mos qenė skllevėrit e martirizuar tė Kohės, dehuni, dehuni pa reshtur! Me verė, me poezi a me virtyt, sipas dėshirės”

    Pėrkthyer nga Alket Ēani


    09/09/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Timothy Charles Buckley (1947-1975)
    Nga Postmodern nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 08:27
  3. I Fiori Del Male-Charles Baudelaire
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 16:19
  4. Charles Bronson
    Nga MI CORAZON nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 23:31
  5. Nga Charles Baudelaire!
    Nga Dita nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 23:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •