Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Epigraf pėr njė libėr tė dėnuar

    Lexues baritor dhe i paqtuar,
    i matur e naiv njeri me nam,
    flake kėtė libėr saturnian,
    zdėrhalljesh dhe tė trishtuar.

    Nėse nuk ke bėrė retorikė
    me Satanin, zanatēiun mė me zė,
    flake! ti s'ke pėr tė nxėnė kurgjė;
    dhe mua do mė marrėsh pėr histerik.

    Por nėse, pa asnjė magjepsje,
    syri yt nė gjire di tė zhytet,
    lexomė, tė mėsosh tė tė jap endje;

    o shpirt kureshtar qė s'tutet
    dhe qė kėrkon paradisin tėnd,
    mėshiromė! ... nė jo, tė nėm rėndė!

  2. #12
    Vampiri

    Si ajo thika me tehun e saj,
    Mė hyre nė zemrėn e zalisur.
    Si njė kope qė e heqin djaj,
    erdhe e marrė, e stolisur

    Tek truri im porsi fortunė
    m’u ule shesh dhe pa meshirė
    - Mjerė! me ke u lidha unė
    si hapsaniku me zinxhirė

    Si kumarxhiu i tėrbuar
    Si pijaniku i dendur verė
    Dhe si nė kėrmė krimbat ngaherė
    - Nė jetė tė jetėve qofsh mallkuar!

    Iu luta shpatės qė me shpresė
    tė ma dhuronte, ah, lirinė
    I thashė helmit tė pabesė
    tė mė ndihmonte ca tė zinė

    Por helm e shpatė me pėrēmim
    mė panė, ashtu tė poshtėruar
    “S’je i denjė, thanė, pėr ēlirim
    nga skllavėrija e mallkuar,

    Mjeran! – nėse nga dor’ e saj
    do tė tė ēlironim me tėrė mend
    me puthje do ngjallje mbasandaj
    kufomėn e vampirit tėnd!”

    shqiperoi Mihal Hanxhari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Vampiri

    Si ajo thika me tehun e saj,
    Mė hyre nė zemrėn e zalisur.
    Si njė kope qė e heqin djaj,
    erdhe e marrė, e stolisur

    shqiperoi Mihal Hanxhari

    flm shigjeta
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Thesari im


    Nėse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
    Ēfarė pretendon se do shikoje?
    Cilin pėrbindėsh mendon se fsheh?
    Po tė zhgėnjej, por nuk mė njeh.
    Nuk ka nevojė pėr tė trokitur.
    Hyr, shih, kėrko, mbet e habitur
    Mure tė zbrazėt lyer pa ngjyra
    Fotografi, por pa fytyra
    Diku e hedhur afėr shtratit
    Ėshtė nje kuti e tersit, fatit
    E mbushur plotė ėshtė me kujtime.
    Brenda gjithė historia ime.
    Janė fjalėt qė kam thėnė aty,
    gjithkush qė njoha, perfshi ty.
    Gjithcka qė bėra, e ē’veē ėndėrrova
    Vendet ku shkela, ku jetova.
    Janė zėnkat tona dhe mėrite
    Janė puthjet netėve pa dritė
    Veset e mia qė aq urreve
    Mėrgimi i ngadaltė i reve.
    Dėnimet qė vuajta pėr ty
    Herėt kur s’tė pash ne sy
    Jetėt qe pa ty jetova.
    Tė tjera femra qė dashurova
    Janė dhe sekretet qė s’tė kam thėnė
    E amanetet qė kam lėnė
    Fėmijet qė kurrė nuk mė lindėn
    Epshet qė vrava se nuk mu bindėn
    Ka letra, qė pėr ty i shkrova
    Nė zarfet qė kurre nuk dėrgova
    E nėse gjithcka pėrmbys do kthesh
    Sekretin mė tė madh do gjesh
    Se e kam fshehur nė fund fare.
    Po nuk e pe, s’ke pare gjė fare.
    Nxirre mes duarsh nė shtrėngim.
    K’tė mė tė shtrenjtin sendin tim.
    Balsamin qė plagėt shėronte,
    kur kjo djall jete mė kafshonte.
    Para fytyrės ngadalė afroje.
    Dhe mbylli sytė, pastaj zbuloje.
    E kur ngadalė ta kesh zbuluar.
    Veē njė pasqyrė do gjesh nė duar.
    Do shohėsh veten, reflektim.
    Se ishe ti thesari im.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Stolite


    E embla ime qe shtrirė krejt nudo, ashtu siē m’a donte mua shpirti
    e nė trup s’kish lenė asgjė tjetėr veē stolitve tė saj tingėlluese
    e fort tė ēmuara qė i jepnin njė pamje e ajėr tepėr triumfues
    tė tillė si ai i skllevėrve tė Morėve nė ditėt e tyre mė tė lumtura ...

    E, kur keto stoli tunden e shkunden me njė tingellimė tallėse
    nė njė botė vezulluese plot dritė metali e zafiresh,
    une ndjej tė hypi nė ekstazė e tė humbas nė te zjarrtin tėrrbim
    mes gjėrash ku tingujt pėrzihen nė dritė e harrim...

    E, ajo e shtirė mbi divan, e dorėzuar nė ledhka dashurie
    qeshte krejt e lėshuar e hareshėm nga lumturia,
    qeshte me dashurinė time, tė thelle e tė embėl si deti,
    qė ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembėnj...

    Me sytė e saj ēpues tė ngulur mbi mua si njė tiger i zbutur
    me pamje tė pėrhumbur e endėrrimtarė merrte poza lozonjare
    e mė hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
    e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji...

    E barku i saj e gjinjtė si dy fryte tė virgjėr eremirė
    dhe llėrėt dhe kembėt dhe kofshėt e baseni,
    tė lėmuar si fildish, tė valėzuar si qafė mjelme
    shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritė

    Afroheshin e mė pėrkedhelnin si Engjejt e sė Keqes,
    pėr tė mė prishur qetesinė e prėhjen e shpirtit tim,
    pėr tė mė ēoroditur e rrėzuar nga ai Shkėmb Kristal
    ku isha ulur e prėhesha i qete e vetmitar...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    ABELI DHE KAINI


    Soj i Abelit, fli, pi dhe ha:
    I kėnaqur Zoti qesh,
    Soj i Kainit, ndėr nofulla
    Tėrbohu dhe vdis mjerimesh.

    Soj i Abelit, sakrifica jote
    Serafinin gicilon nė hundė!
    Soj i Kainit, dėnimi yt
    Vallė do tė ketė njė fund?

    Soj i Abelit, tu shtofshin tė korrat
    Dhe bagėtia mirė tė vafshin;
    Soj i Kainit, ty zorrėt
    Si qenit plak i angullifshin.

    Soj i Abelit, dėndu me gjellė
    Nė vatrėn tėnde atėrore;
    Soj i Kainit, nė shpellė
    Dridhu sė ftohti, ēakall i mjerė!

    Soj i Abelit, duaju dhe shumoju!
    Ar bėfsh dhe nga vogėlia.
    Soj i Kainit, zemėrdigju
    Gatitu pėr orekset e mėdha.

    Soj i Abelit, rritu dhe kullot
    Porsi mizat nė pemė!
    Soj i Kainit, udha e ēoftė
    Familjen tėnde nė humnerė.

    II.

    Oh, Soj i Abelit, kėrma jote
    Do tė lyrosė dheun e tymosur!
    Soj i Kainit, puna jote
    Me kaq nuk ėshtė sosur;

    Soj i Abelit, turpi yt njikėtu:
    Parzmi ėshtė shpuar shtije!
    Soj i Kainit, nė qiell ngjitu,
    Dhe pėrdhe Zotin hidhe!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Nje kalimtareje


    Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte.
    Veshur nė tė zeza nė dhimbje madhėshtore,
    njė grua shkoi duke tundur plot salltanet,
    kindet e dantellat e fustanit tė saj tė gjatė

    Po pija nė mejhane i pėrhumbur, tapė e ekstravagant
    kur ajo kaloi para meje, me kembė prej statuje e fisnike
    si shqiponjė. E, thellė nė sytė e saj, qiell gri ku lind urugani,
    pashė embėlsinė qė magjeps e epshin qė vret...

    Ish njė vetėtimė verbuese e pastaj u bė... natė!
    O bukuri kalimtare qė mė bėre tė fluturoj me krahė,
    vallė, s'do tė shoh mė, nė kėtė jete a nė eternitet?

    Ajo iku e humbi mes turmės! S'do t'a shihja kurrė!
    Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja unė.
    Por, oh, qeshė i bindur! Po, qeshė i sigurtė!
    Ajo do ish gruaja qė do tė kisha dashuruar...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Parfum egzotik


    Kur, sy mbyllur, nė njė mbremje tė vakėt vjeshte
    thith kendshėm aromėn e gjoksit tend tė nxehtė,
    shoh para meje imazhe brigjesh tė lumtura
    qė pėrflaken nė zjarre perėndimesh plot diell.

    Shoh, njė ishull tė bardhė e tė vogel,
    ku rriten pemė tė veēanta plot fruta gjithė aromė;
    burra me trup tė vogėl, por tė fortė e,
    femra me sy tė ēiltėr e plot voluptet...

    Pastaj, aroma e trupit tend, mė ēon fluturim drejt
    klimash mahnitese, ku shfaqet njė port plot vela
    e marinarė tė sapokthyer nga udhėtime tė largėta.
    E, pastaj, nga gjithė kjo endėrr, mes kengėsh detarėsh
    ndjej pėrreth meje tė mė futet gjer nė shpirt thellė,
    parfumi i luleve egzotike qė nė ajėr lodron pėrherė...

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ne hemisferen e flokeve te tu


    ...Lermė t'u marr erė, tė thith thellė, pafundėsisht, aromėn e flokėve tė tu, tė zhys nė to krejt fytyren si nė ujėt e njė burimi tė kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si njė shami erėmirė qė shperndan kujtime tė embla nė eter. Ah, sikur ti tė mund tė imagjinoje gjith'ato qė unė shoh, gjith'ato qė ndjej, gjith'ato qė degjoj nė flokėt e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i tė tjereve nė muzikė... I zhytur mes flokėve tė tu, shoh njė endėrr plot anije, vela e dyreke tė cilėt musonet i shtyjnė drejt klimash tė mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli ėshtė tepėr blu e deti shumė i thellė, aty ku thithet ajėr i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lėkurės njerėzore. Ja, nė oqeanin e flokėve tė tu shoh njė port plot dallgė kengėsh melankolike, me njerėz tė fortė racash tė ndryshme e plot anije lloj-llojesh tė cilat lartojnė arkitekturat e tyre tė pėrkryera nenė njė qiell tė pafund ku prehėt njė ngrohtėsi e pėrjetėshme. Duke ledhatuar flokėt e tu, ndjej ofshamat e lengatat e dikurėshme, tė pėrjetuara shtirė mbi njė divan, nė dhomėzen e njė anije tė bukur pėrkundur nga valėt e lehta tė molos; aty mes vazo lulesh e amforash freskuese. Mes vatrės sė zjarrtė tė flokėve tė tu, tani thith aromė duhani egzotik pėrzier me opium e kallam sheqeri e, ndėrkohė, nė natėn e flokėve tė tu, mė shfaqet shkėlqimi i pafund i kaltėrsive tropikale; mbi brigjet e kadifejta tė flokėve tė tu mbushem plot aroma ku ndjej pėrzier bashkė: gudron, myshk e vaj kokoje. Ah, lermė tė kafshoj floket e tu ! Kur fus gojen mes masės sė tyre elastike e rebele, mė duket se shijoj kujtimet mė tė embla!..

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    PREHJE SHPIRTERORE


    O dhimbje, shtrohu pak, tregohu me e qete.
    Ti po kerkoje mbremjen; ja, zbriti ngadale,
    Nje atmosfere e erret dyndet mbi qytet,
    Dikujt i sjell qetesi, te tjereve nje andralle,

    Ndersa turma zuzare e vulgut u nis,
    Nen fshikullimen e Qejfit, xhelatit tinzar,
    Te mbarset me pendime, ne llurbe te orgjise,
    Dhimbje, nema doren, eja ketu prane,

    Larg tyre, Shih si perkulen te firet vite,
    Mbi ballkonet e qiellit, me veshje arkaike;
    Nga ujerat duke dale, Hidherimi buzeqesh;

    Shih, dielli poshte ures pergjumet ne heke,
    Nga lindja si qefin po zvarget, mba vesh,
    Mba vesh e dashur, Nata po capit lehte.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Timothy Charles Buckley (1947-1975)
    Nga Postmodern nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 08:27
  3. I Fiori Del Male-Charles Baudelaire
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 16:19
  4. Charles Bronson
    Nga MI CORAZON nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 23:31
  5. Nga Charles Baudelaire!
    Nga Dita nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 23:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •