Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1

    Charles P. Baudelaire

    Albatrosi

    Her’ – herė pėr t’u dėfryer djelmoshat marinare
    Zėnė albatrosė, shpend deti madhėshtorė
    Qė me nge anijes si shokė bashkudhėtarė
    U venė pas pėrtej drejt honeve mizorė

    Nė kuvertė me t’i lėshuar mbi dhogat kta tė gjorė,
    Qė mbretėr qenė n’azur, tė ngathėt ngjajn’, qyqarė
    Lėshojnė si pėr vajtim tė bardhėt krahėdėborė
    Ashtu posi dy rrema qė anash hiqen zvarrė

    Ky shtegėtar me fletė se ku e solli zija!
    Plot nur, krenar dikur, sa duket i shėmtuar!
    Njėri e nget me llullė, i bije sqepit tė tija
    Tjetri e imiton, e tall duke ēaluar!

    POETI ėshtė si ky princ, i hapėsirave qiellore
    Qė shokė ka stuhitė, shigjetat s’e friksojnė
    Por nė kėtė tokė mėrguar mes turmave njerzore
    Krahėt e tij viganė tė ecė e pengojnė


    Trishtim hėne

    Hėna ėndėrron kėtė natė si e menduar
    Posi bukuroshe mes jastėqesh nderė
    Qė me dorė tė lehtė rrin duke fėrkuar
    Gjinjėt rrumbullakė pėrpara se tė flerė

    Pėshtetur sipėr lėmshesh tė buta si prej bore
    E mekur endet hėna ngadalė si e zalisur
    Hedh vėshtrim’n e saj nė afshet mjegullore
    Qė tek zuri ngjiten si kopėshte tė harlisur

    Kur herė-her mbi botė lėngim’n e saj e tret
    Len qė t’i kullojė njė lot me tė fsheht’
    Aherė kur njė poet qė gjumė s’ven nė sy

    Nė gropėzėn e dorės e merr atė lot tė zberė
    Qė farfurin e dridhet posi inxhi i prerė
    Dhe larg nga syri i diellit, mbi zemėr e ven, aty


    E tėra

    Sot nė mėngjes nė dhomėn time
    Mė vjen Demoni tėrė qesėndi
    Tek don t’mė zėrė nė gabime
    Nis e thotė “Desha tė di,

    Nga gjithė hiret, bukuri
    Qė mendjen tėnde ta kanė bluar
    Nga hiret rozė, hijet nė zi
    Qė trup’n e sajė kanė gatuar

    Ē’i pelqen mė shumė?” – Ti shpirti im
    Ia ktheve djallit tė mallkuar:
    “Gjersa ēfarė ka mė jep gėzim
    ēdo gjė ia kam tė preferuar

    Sepse e tėra nė qiell mė ēon
    Ē’dua mė shumė s’e di as vetė
    Posi Agimi mė verbon
    Mė ngushėllon si Natė e qetė

    E derdhur ėshtė nė harmoni
    Ashtu e bėri i madhi zot
    Me fjalė s’e themi as unė as ti
    Atė bukuri s’e zgjidhim dot

    O moj metamorfozė mistike
    Tek mendja ime ēfarė nuk sajon
    Frymė e saj tinguj muzike
    Zėri i saj porsi aromė”


    pėrkthyer nga Mihal Hanxhari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    I HUAJI

    - Kė do ti mė shumė, njeri enigmatik, mė thuaj ? Babain, nėnėn, motrėn apo vėllain tėnd ?
    - Nuk kam as baba, as nėnė, as motėr, as vėlla.
    - Miqtė e tu ?
    - Ju po pėrdorni kėtu njė fjalė qė nuk ia di kuptimin deri sot.
    - Atdheun ?
    - Nuk e di fare ku gjendet ai.
    - Bukurinė ?
    - Do ta doja me dėshirė, hyjneshė dhe tė pėrjetshme.
    - Arin ?
    - E urrej siē ju urreni Zotin.
    - Eh ! e ēfarė do ti pra, i huaj i ēuditshėm ?
    - Dua retė… retė qė kalojnė… atje tej… atje lart… retė e mrekullueshme !


    Pėrkthyer nga Oiseau en vol

  3. #3
    Muzika

    Muzika me rremben shpesh here posi det!
    Drejt yllit tim te zber
    N'hapsirat eter e n'mjegullen e qet'
    Pelhuren hap atehere

    Dhe fryhen mushkerite e gjiri neper er'
    Pelhure prej gjemije
    Siper ujrash shkas kur vala vjen me merr
    Peshtjell ne netet hije

    Shpirti i ndjen hovet ashtu posi gjemija
    Kur deti nis e shkund
    E me perkund vala, era dhe stuhija

    Mbi honin qe s'ka fund
    Por deti madheshtor pasqyr esht' here-here
    E shpirtit tim te mjere!

    perktheu Mihal Hanxhari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    "Shkruaj me gjak" Niēe Maska e Spleen1
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Spleen

    Kur qielli mbush’ me re, peshon rėndė si kupolė
    Mbi shpirtin qė gjėmon, pré e hidhėrimeve t’gjata,
    Dhe nga horizonti pėrqafon, qarkun aureolė
    Na dhuron ditė tė zeza, mė tė trishta se nata;

    Kur toka ndėrrohet me njė kthinė tė lagėsht
    E Shpresa, si lakuriq nate, stisur,
    Duke rrahur muret ik me krih tė plogėsht
    Dhe qėllon me kokė, nė tavane tė prishur;

    Kur shiu shtreson gjurmė tė pėrlyera
    Nga njė burg i madh imiton barriera prej murit,
    Dhe kur njė popullit memec, cergė tė ndyra
    Vijnė e ia endin rrjetat nė thelb tė trurit;

    Kambanat papritmas kėrcejnė me hidhėrim
    E dėrgojnė kah qielli ulėrimė – ēmendurie,
    Ashtu sikur shpirtra tė pa atdhe qė bredhin
    Dhe shkrehen nė gjėmė prej kokėfortėsie;

    E karrocat me te vdekur, pa daulle, pa muzikė
    Defilojnė ngadalė nė shpirtin tim, Shpresa,
    Dhe i mundur qan, Ankthi mizor, despotik
    Mbi kafkė tė pėrkulur, ngul flamurin natė zeza


    Baudelaire, Les fleurs du mal LXXVIII.


    _______________________________ E dashur! ________________________________

    [...] “Mbaj ata qė dashuron pranė vetes, thuaju duke mėrmėritur se sa shumė ke nevojė pėr ta, dashuroj, sillu mirė, gjej kohėn pėr ta, thuaju "mė vjen keq", "mė fal", "tė lutem", "faleminderit" dhe tė gjitha fjalėt e dashurisė qė di. Asnjėri nuk do tė mbaj mend pėr mendimet e tua tė fshehta. Kėrko nga Zoti fuqinė dhe zgjuarsinė t`i shprehesh. Tregoju tė tjerėve domethėnien e tyre. Fillo tė besh realitet ėndrrat e tua.

    Tani ėshtė momenti!!!!!

    Marquez

  5. #5
    "Shkruaj me gjak" Niēe Maska e Spleen1
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    125

    Albatrosi


    Njerėzit e ekuipazhit, shpesh, pėr dėfrim,
    Marrin albatrosė, zogj tė mėdhenj nė dete,
    Pėrcjellės e shoqėrues tė plogėt pėr udhėtim
    Kur anija rrėshqet mbi tė hidhura hendeqe.

    Posa t’i vendosin, mbi dėrrasė tė anijes,
    Mėshirshėm i shtrijnė krahėt e tyre tė bardhė,
    Mbretėr tė qiellit, por tė ngathėt e tė ngratė,
    Si avionė, pranė tyre, qė tėrhiqen zvarrė.

    Ky fluturim me krahė, sa i ngathtė e i butė,
    Nė dukje i bukur, por komik e i shėmtuar,
    Kur, njėri ngacmon sqepin e vet me ēibuk,
    E tjetri fluturon, i sėmur, duke ēaluar.

    Poeti i pėrngjan, princit tė zhveshur
    Qė shkakton stuhinė, e qeshet pse e ka nisur
    Mbi tokė mes britmash, rri i syrgjynosur
    Krahėt prej gjiganti, i pengojnė nė tė ecur.

    BAUDELAIRE (Les fleurs du mal)

    NB : Fiori, ky ėshtė njė pėrkthim jo i nivelit,
    por ndoshta ndonjė durrsaku apo vlonjati qė ka
    mė shumė kulturė, pėr detin dhe albatrosėt,
    do i shėrbej pėr tė bėrė njė pėrkthim mė cilėsor.
    "Sois sage, ō ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Jeta dhe krijimtaria

    Charles Baudelaire ėshtė njė nga poetėt mė tė mėdhenj tė shek. tė 19tė . Ai njihet si ‘krijuesi i kritikės moderne’, i cili tronditi bashkėkohėsit me idetė e tij. Bashkė me Stčphane Mallarmč dhe Paul Verlaine, Baudelaire bėn pjesė nė grupin e Dekadentėve. Tek “Piktori i jetės moderne” (Le Peintre De La Vie Moderne – 1863), ai diskuton duke mbrojtur ‘artificializmin’, dhe shpjegon se vetja ėshtė origjinale, sepse ėshtė egocentrike, ndėrsa virtuti ėshtė artificial sepse pėr tė qėnė tė mire, ne duhet tė shkojmė kundėr impulseve tona natyrale.

    Charles Pierre Baudelaire lindi nė 9 Prill 1821, nė Paris, ku dhe jetoi shumicėn e jetės sė tij. Babai, Franēois Baudelaire, ishte njė ish-prift i ve dhe nė moshėn 60 vjeēare ai u martua me Caroline Dufa’s, njė 26 vjeēare, e cila ishte rritur jetime dhe e varfėr. Pas vdekjes sė tė jatit nė 1827, e ėma u martua me Majorin, Jacques Aupick. Baudelaire dhe Aupick kishin fillimisht mardhėnie tė mira , por nė vitin 1830 ata filluan tė hasnin disa vėshtirsi nė komunikimin midis tyre. Aupick, rrjedhimisht u bė senator. Ai vdiq nė vitin 1857. E ėma e Baudelaire ishte figura kryesore nė jetėn e tij dhe martesa e saj e dytė si dhe ngjarje tė tjera qė shtynė nė njė ndarje midis tyre, shkaktoi dhimbje tė madhe pėr tė. Tek ‘Njė zemėr e zbuluar’ (On Coeur Mis Ą ą Nu – 1897), ai ka shkruar : “Ndjenja e vetmisė prej fėmijrisė. Pavarėsisht nga familja – dhe mbi tė gjitha kur isha i rrethuar nga fėmijė tė moshės sime – kisha parandjenjėn se isha i destinuar tė jetoja nė vetmi tė pėrjetshme.” Jean-Paul Sartre ka hedhur mendimin tek libri ‘Baudelaire’ (1947), se ndarja e tij nga e ėma e shtyu tė mendonte se ai ishte njė njeri i vetėm dhe se jeta e tij nuk kishte ndonjė vlerė.

    Baudelaire studioi nė shkolla konviktore. Fillimisht nė kolegjin ‘Royal’ nė Lyon nga viti 1832 deri nė vitin 1836 dhe mė pas nė liceun Louis-le-Grand, nė Paris, nga viti 1936 deri nė 1939, nga ku dhe u pėrjashtua. Nė 1840 ai filloi studimet nė degėn e avokatisė nė Ecole de Droit, edhe pse pasioni i tij ishte tė shkruarit. Mendohet se kjo ka qėnė dhe koha kur ai u dha pas pėrdorimit tė opiumit si dhe periudha kur Baudelaire u sėmur me sifilis. Gjėndja shėndetsore e detyroi tė futej nė borxhe dhe tė mos mbaronte shkollėn. Pėr dy vjet Baudelaire pėrdori lekėt qė i kish lėnė i ati, por me urdhėr tė kėshillit gjykatės atij ju ndalua kjo lloj e ardhure. Pas kėtij urdhėri ai u mbėshtet tek e ėma, si pėr ndihmė financiare ashtu dhe pėr kujdes shėndetsor. Shkas tjetėr pėr borxhet e tij ishte dhe jetesa ekstravagante, nga e cila ai nuk hoqi dorė pas sėmundjeve apo problemeve tė tjera.

    Nė vitin 1841 kujdestarėt e tij e dėrguan nė Indi si ndėshkim ndaj sjelljes sė shthurur, por rrugės ai ndaloi nė Maurius ku dhe qėndroi pėr pak kohė, dhe kėshtu nuk e vazhdoi mė tej udhėtimin e nisur pėr nė Indi. Gjatė kthimit nė Paris, nė vitin 1841, Baudelaire takoi Jeanne Duval, grua mulate, e cila u bė e dashura e tij si dhe e frymėzoi tė shkruante “Venusi I Zi”. Gra tė tjera tė cilat frymėzuan jetėn e tij ishin Mme Apollonie Sabatier (1857). dhe aktorja Marie Daubrun (1854-1855), gjithsesi gjatė pjesės mė tė madhe tė jetės, Baudelaire i ruajti mardhėniet me Jeanne.

    Nga fund i viteve 1840, Baudelaire u morr me politikė. Ai luftoi nė barrikada gjatė revolucionit tė vitit 1848 dhe po nė kėtė vit, bashkė-themeloi revistėn “Siguria publike” (Le Salut Public). Baudelaire ishte pėrkrahės i Proudhon ndaj dhe ishte kunda kryengritjes sė Louis-Napoleon Bonaparte nė Dhjetor 1851. Pas kėsaj periudhe ai ju largua politikės dhe pėrqafoi ide dhe sjellje reaksionare.

    Baudelaire publikoi novelėn e tij tė pare “La Fanfario”, nė vitin 1847. Novela flet pėr aspiratat artistike dhe lidhjet romantike tė njė shkrimtari tė ri nga Parisi dhe ėshtė vlerėsuar pėr pėrmbajtjen e saj autobiografike si dhe pėr paraqitjen e teorive aestetike tė Baudelaire. Nga viti 1852 deri nė 1865ėn ai u morr me pėrkthimin e shkrimeve tė Edgar Allan Poe. Kur libri “Lulet e sė keqes” (Les Fleurs Du Mal) doli nga shtypi nė vitin 1857, Baudelaire dhe gjithė personat e lidhur me shtypjen e librit u ndoqėn penalisht nga shteti dhe u quajtėn fajtore pėr fjalor tė shthurrur dhe vulgaritet. Si rrjedhojė gjashtė nga poemat e kėtij libri nuk u publikuan. Kėto poema u botuan nė Bruksel, 1866 nė pėrmbledhjen ‘Shkatėrrimet’ ( Les Épavesto).

    Pėr Baudelaire ‘dashuria’ ishte humbja e pafajsisė. Ai shkruan : "faire l'amour, c'est faire le mal," tė bėsh dashuri ėshtė njėsoj si tė bėsh keq. Por dashuria ėshtė nė tė njėjtėn kohė kėnaqsia mė e madhe dhe tė bėsh keq me qėllim ėshtė njė burim epshi. Nė lidhje me kėtė argument ai ėshtė shprehur : “pasi i studiova me kujdes thellėsitė e imagjinatave tė mia, e kuptova se unė kam qėnė gjithmonė i fiksuar pas pamundėsisė pėr tė kuptuar disa nga sjelljet apo mendimet e njerzve, tė grumbulluara nga hipoteza e ndėrhyrjes sė njė force tė keqe nga jashtė.”

    Edicioni i dytė i “Lulet e sė keqes” me poema tė reja, u publikua nė vitin 1861. Nė atė kohė Baudelaire njihej dhe si kritik. Midis shokėve tė tjerė, gjatė kėsaj periudhe ai shoqėrohej dhe me Édouard Manet (1832-83), punimet e sė cilit ishin refuzuar vazhdimisht nga juria e “Sallonit tė Parisit” (Salon de Paris – ekspozita zyrtare e arteve tė bukura nė Paris). Pas ekspozitės tė vitit 1845, Baudelaire parashikoi nė njė farė mėnyre nė lidhje me Manet, duke u shprehur : "Ai do tė jetė piktori i vėrtetė i cili do tė mund tė nxjerrė nė pah anėn epike tė jetės sė pėrditshme dhe do na bėjė tė kuptojmė se sa tė mėdhenj dhe poetikė jemi, tė veshur me gravatat dhe kėpucėt e llustruara.”
    Edicioni mė i vonshėm i librit “Lulet e sė keqes” u publikua nė 1868. Ky edicion pėrmbante mbi 25 poema tė papublikuara mė pare. Essetė e Baudelaire mbi artin janė publikuar nėn emrin ‘Curiositčs esthčtiques” ndėrsa ato mbi letėrsinė dhe muzikėn janė publikuar nė pėrmbledhjen “L’art romantique”. Baudelaire e urrente poezinė filozofike (1846) sepse sipas tij ajo i pėrkiste njė zhanri tė fallcifikuar.

    Nė 1862 Baudelaire pėsoi njė infakt nė zemėr dhe problemet me shėndetin u shtuan, kjo si pasojė dhe e pėrdorimit tė opiumit, hashashit dhe alkoolit. Po nė 1862, Manet pikturoi portretin e Jeann (e dashura e Baudelaire) titulluar 'La Maļtresse de Baudelaire'. Nė 1866 Baudelaire u kthye nė Paris, pas njė qėndrimi tė gjatė nė Bruksel, ku kish jetuar nė hotelin Le Grand Miroir. Gjatė kėsaj periudhe ai vizitoi Mechelen, Antwerp, Ghent, dhe Ličge. Por mė pas ai u sėmur rėndė dhe ju desh tė qėndronte nė sanatorium. Inatin e tij nė lidhje me Belgjikėn dhe belgėt e shprehu nė pamfletin “Pauvre Belgique!”. Baudelaire mallkonte dhe urrente gjithė Belgjikėn dhe belgėt nė veēanti qytetin e Brukselit, gratė e tij, burrat, fėmijėt, ushqimin, politikėn etj Ai nuk mundi ta mbarronte librin me pėrmbledhje mallkimesh pėr Belgjikėn, por materiali i tij ėshtė shtypur nė disa edicione.

    Vitet e fundit tė jetės sė Baudelaire ishin tė mbushura me probleme financiare dhe shėndetsore. Ai vdiq nė krahėt e sė ėmės, nė 31 Gusht, 1867, nė njė klinikė nė Paris. Nė njė letėr drejtuar sė ėmės Baudelaire shprehet : “Siē duket na ishte shkruar ta donim njėri tjetrin me sinqeritet dhe butėsi tė madhe, deri nė fund tė jetėve tona. Por duke pare veten dhe pozitėn tonė, jam i bindur se njėri nga ne do tė vrasė tjetrin.”



    Publikimet:

    • Salon de 1845, 1845
    • Salon de 1846, 1846
    • La Fanfarlo, 1847
    • Les Fleurs du mal, 1857
    • Les paradis artificiels, 1860
    • Réflexions sur Quelques-uns de mes Contemporains, 1861
    • Le Peintre de la Vie Moderne, 1863
    • Kuriozitete aestetike 1868
    • Arti romantik, 1868
    • Le Spleen de Paris/Petits Poémes en Prose, 1869
    • Oeuvres Posthumes et Correspondance Générale, 1887-1907
    • Fusées, 1897
    • Mon Coeur Mis ą Nu, 1897
    • Oeuvres Complčtes, 1922-53 (19 vols.)
    • Pasqyra e artit 1955
    • Thelbi i sė qeshurės, 1956
    • Curiosités Esthétiques, 1962
    • Piktori i jetės moderne dhe esse tė tjera, 1964
    • Baudelaire si kritik letrar, 1964
    • Artet nė Paris 1845-1862, 1965
    • Shkrime tė zgjedhura pėr artin dhe artistėt, 1972
    • Letra tė zgjedhura tė Charles Baudelaire, 1986
    • Kritika arti dhe muzike, 1992


    Materiali u pėrgatit dhe pėrkthye nga Fiori

  7. #7
    Lugati

    Posi ėngjėll me zjarr nė syt',
    Unė do tė vij te shtrati yt
    Tė shtrihem pranė pa shamatė
    Bashkė me hijet nėpėr natė

    Puthje do t'jap moj lozonjare
    Akull si hėna tė ftohta fare
    Do t'ledhatoj, moj mbasandaj
    Si nepėrka te vrima e saj

    Kur tė tretet nata n'agim
    Do gjesh tė zbrazur vendin tim
    Qė gjer ne muzg do jetė i ftoht'

    Tė tjerė tė japin ėmbėlsirė
    Tek u fal jetėn dhe rininė
    Unė, me ligėsinė do t'bėhem zot!

    pėrktheu Mihal Hanxhari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorė
    Postime
    100

    Nje variant tjeter

    Ja dhe nje variant tjeter i poezise "Toute entičre" qe e kam perkthyer une. Eshte me afer origjinalit.

    E dua tė tėrėn

    Djalli i urryer pranė shtratit tim,
    Erdhi tė mė shoh sot nė mėngjes,
    Dhe duke dashur tė mė kapi nė gabim,
    Mė tha : Do tė desha tė mė rrėfesh

    Midis tė gjitha gjėrave tė pėrkryera,
    Nga tė cilat magjia e saj pėrbėhet,
    Midis tė gjitha pjesėve tė shkėlqyera,
    Qė trupi i saj i hijshėm formohet

    Si mendon, kush ka mė tepėr famė ?
    O Perėndi, iu pėrgjigje ti me neveri,
    Meqė tek ajo gjithēka ėshtė diktamė, (1)
    Nuk mund tė preferoj asgjė nė veēanti

    Mua tek ajo, gjithēka mė mahnit,
    Dhe nuk e kuptoj se ē’pjesė mė pėlqen
    Ajo mė verbon si agimi plot drit’
    Ajo mė ngushėllon si nata me hėnė

    Harmonia qė gjithė trupin e saj rregullon
    Eshtė shumė e pėrsosur, linjat vijojnė
    Sa qė njė analizė e pafuqishme nuk dallon
    Akordet e panumėrta qė aty ekzistojnė

    O e shenjta metamorfozė hyjnore
    E tė gjitha shqisave qė natyra bashkon
    Frymėmarja e saj ka nota muzikore
    Ashtu siē zėri i saj mė parfumon

    (1) - Nga greqishtja diktamnon : Lule aromatike qė besohej se zbuste dhe lehtėsonte dhimbjet morale.

    Pershendetje Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Une po sjell ketu dy poezi te miat kushtuar Bodlerit,qe edhe eshte nje prej idoleve te mi ne lemin e letersise

    MBROJTJA E BODLERIT
    Nga c`fryme ngritet arti nuk eshte dhe te thuhet
    U ngrit si u ngrit vec t`ngritet mrekulli
    Ne eshte per t`u thene,t`themi,mendja dbuhet
    Dhe,e dbuar mire,e pjell nje mendesi.

    -Po kjo eshte heretizem qe e prek hyjnoren!-
    Ngrituni ju tash thuani sic i thate Bodlerit,
    Po,thuani!Se as qe u jep kush doren.
    S`i pret e paturpshmja kurre dot rrugen nderit.

    Njeqind vjet Bodleri jeten e enderroi art
    Po kaq kohe ky art u pa me ironi
    Me art jo pak art,artisti i ngrit lart
    Mbrapa nga te gjore mbeteni u sheh ky gjeni.

    Arti cenoka hyjnoren?!Po ju s`jeni n`mend!
    Dhe ai cinizem juaji ne stilin Ky?!He!
    Dijeni!Bodleri ngritur ne me te lartin vend
    U she dhe u sheh sikur s`i thate gje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Ja edhe poezia ime tjeter per Bodlerin:

    MJERIMI OSE VDEKJA E BODLERIT

    Vijne perdredhjet vijne si nje ere ne fushe
    Me vone dicka bie dhe plaset si qelq
    Fjala qe eshte shuar pushke e mbushur n`gushe
    Dore shtrihet n`mendje tmerre te terheq.

    Fushes ku loz mendja ngritet bota terr
    Ne ethe shumezon veten balli uje ne flake
    Kudo qe fut thiken vetem veten herr
    Pastaj si papritmas sillet si n`shuplake.

    Kumbon dicka n`terr dhe kumbon e qeshur
    Guriu perreth vetes gjarperinjsh miklohet
    Reshqet tani nata n`pupla korbi mveshur
    Det i dallgezuar qe as mund t`qetesohet.

    Mendja me s`eshte lule hapet e zeze n`terr
    Kurrgje me nuk shihet ne ate fund vere
    E pi me fund veten e aq i pasherr
    Jam thote ne parajse e s` di se eshte n`ferre.

    Dhembi i helmte kafshon sa e kalon cdo mase
    Koka si e gezuar pehatet si ne varje
    Si ende e paderdhur me fund ne te zezen derrase
    Eshte mbylltesi qe bluan per cdo gje sharje.

    S` dihet me rrjedh gjak a helm neper vena
    Mendja ben gjelle trupin ate e ha ngapak
    Buza rreshqet n`qeshje ku nis lulezon rrena...
    Qeshur preket fundi dhe ku me s`i rrjedh gjak.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Timothy Charles Buckley (1947-1975)
    Nga Postmodern nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 08:27
  3. I Fiori Del Male-Charles Baudelaire
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 16:19
  4. Charles Bronson
    Nga MI CORAZON nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 23:31
  5. Nga Charles Baudelaire!
    Nga Dita nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 23:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •