Postuar mė parė nga alibaba
alibaba, nuk besoj se me fjaline e pare te postimit te tij, Frodo u drejtohet vetem shqiptareve ne trevat shqiptare, por me duket eshte shprehur ne pergjithesi edhe per emigrantet. Pastaj ai trajton dy probleme:
I pari, ai qe permenda me siper, dhe qe ti e ke mare per ofendim (c'do te thote lladik? lol) eshte mese i vertete, dhe po flas nga eksperienca personale. Para se te aktivizohesha ne forum (po te shikosh daten time te regjistrimit, eshte vetem nje vit e ca) nuk kam pasur menyra te tjera per te shkruar apo lexuar shqip. Fatkeqesisht asnje liber shqip nuk kam ne shtepi. Kur erdha ne fillim ne US, para 10 vjetesh shkruaja letra, por per fat te keq nga aspekti financiar, ia morem doren telefonit, dhe keshtu qe s'shkruaja me. Kur fillova te postoja ne fillim ne forum, e kisha te veshtire te kujtoja fjale apo shprehje specifike, per me teper, ato qe kane te bejne me degen time, por edhe biznesin, terma te cilat kur ika nga Shqiperia nuk i kisha hasur, apo sepse shume koncepte jane relativisht te reja.
Aktivizimi ne forum ne te shkruar dhe lexuar, por dhe mundesia qe te jep virtualiteti ne pergjithesi, eshte shume e vlefshme per shqiptaret emigrante qe gjate jetes se perditshme nuk kane rast te komunikojne ne shqip. Secili nga ne eshte ne rrethana te ndryshme, disa jane me familjet, disa jo, si ne rastin tim, keshtu qe kemi kufizim ne perdorimin e shqipes.
Pra, nga ky aspekt, forumi apo forumet e tjera shqiptare te ndihmojne te ruash, dhe pse jo, edhe te permiresosh shqipen per shqiptaret kudo qe jane.
Problemi i dyte qe shtron Frodo, eshte pak me i thelle, dhe i perket nje debati tjeter. Gjuha zyrtare vs. dialektet, apo gegerishtja vs. toskerishtja. Personalisht per mua nuk duhet te kete ndryshime te theksuara te gjuhes letrare. Por ka akademike apo shqiptare te tjere qe mendojne se dominimi i toskerishtes (per arsye politike apo te tjera) nuk eshte ide e mire, apo e varferon shqipen dhe duhet ndryshuar. Pavaresisht nga debati, apo nese je geg apo tosk, per momentin kjo eshte gjuha letrare. Dhe vihet re ne shkrimet e shqiptareve nga krahina te ndryshme te Shqiperise, por dhe jashte saj (ne Kosove apo Maqedoni) qe nuk shkruajne, apo evitojne gjuhen letrare, disa per bindje (si ato qe shpjegova me siper) dhe disa thjesht sepse nuk dine ta shkruajne mire.
A duhet ndryshuar gjuha zyrtare? Edhe sikur te debatojme 100 here ne forum, te hapim sondazhe etj, ky vendim nuk varet nga ne por nga akademiket. Por cfare kemi ne dore, eshte shmangia e huazimeve gjate perdorimit te shqipes, ne forum, apo jashte tij. Kur lexoj ndonjehere artikuj nga gazetare (Shekulli etj) me ngrihen nervat nga perdorimi i shume fjaleve te huaja qe s'eshte nevoja te perdoren sepse ka fjale ne shqip qe shprehin te njejten gje.
Hmmm, u zgjata pak si teper, por mendoj qe ia vlen ky diskutim, dhe per me teper, duhet te evitohen keqkuptimet apo "krahinizmat." Humbasim thelbin, dhe me shume se thelbin, nqs kapemi pas ketyre "mikro-ceshtjeve" apo "ceshtjeve te vogla".
Krijoni Kontakt