Prej vitit 1991 deri në fund të vitit të kaluar, në Greqi janë vrarë 120 shtetas shqiptarë, e me këtë rast askush deri tani nuk është përgjigjur për asnjë vrasje, lajmërojnë sot mediumet shqiptare, duke iu referuar organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.



Gazetat dhe mediumet tjera informojnë për protestin që këtyre ditëve u mbajt në Athinë me rastin e vrasjes së një emigranti të ri shqiptar, me çrast është theksuar se ai është viktima e 120-të për 14 vitet e fundit.

Sipas burimeve të njëjta në Greqi sundon një racizëm i madh ndaj ardhacakëve, veçmas ndaj shqiptarëve, me ç`rast bëhen të ditura hulumtime të organizatave joqeveritare, sipas të cilave, madje 71 për qind e grekëve i konsiderojnë si të padëshirueshëm emigrantët shqiptarë.

Sipas informatave zyrtare të të dyja shteteve, në Greqi jetojnë dhe punojnë mbi 600 mijë shtetas shqiptarë.

Florian K. 17/01/06