Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2005
    Vendndodhja
    Dirtyyy London
    Postime
    73

    Gripi i Shpendeve

    I found this translated version From the Department of Health


    NHS
    MĖ SHUMĖ INFORMACION
    Nėse dėshironi mė shumė informacion
    • vizitoni www.dh.gov.uk/pandemicflu
    • vizitoni www.nhsdirect.nhs.uk
    • shkoni tek NHS Direct Interactive (NHS
    Direkt Ndėrvepruese) - njė shėrbim i
    informacionit shėndetėsor nė TV satelitor
    dixhital, duke shtypur butonin e
    ndėrveprimit nė telekomandė
    • telefononi NHS Direct nė numrin 0845
    Nė rastin e pėrhapjes sė epidemisė sė gripit
    do tė ketė lajmėrime nė televizion, radio
    dhe nė gazeta.
    Departamenti i Botimeve Shėndetėsore
    Telefoni 08701 555 455
    E-mail: dh@prolog.uk.com
    Ky dokument ėshtė gjithashtu nė dispozicion nė
    www.dh.gov.uk/pandemicflu
    Tetor 2005
    NHS
    GRIPI
    PANDEMIK
    Informacion i rėndėsishėm
    pėr ju dhe familjen tuaj

    Ekspertėt nė
    Organizatėn Botėrore tė
    Shėndetit po
    parashikojnė njė
    epidemi pandemike tė
    influencės (gripit). Kjo
    fletėpalosje pėrshkruan
    gripin pandemik,
    rrezikun e tij nėse bie
    nė kėtė vend, ku
    qėndron ndryshimi me
    gripin "e zakonshėm"
    qė na ze ēdo dimėr dhe
    se ēfarė po bėn
    Mbretėria e Bashkuar
    pėr t'u pėrgatitur pėr
    njė epidemi tė
    mundshme tė gripit.
    ĒFARĖ ĖSHTĖ GRIPI
    PANDEMIK?
    Gripi pandemik ėshtė njė lloj i influencės
    qė ndodh njė herė nė disa dekada dhe qė
    pėrhapet me shpejtėsi pėr tė prekur
    shumicėn e vendeve dhe rajoneve nė tė
    gjithė botėn. Simptomat e gripit pandemik
    janė tė ngjashme me ato tė gripit “tė
    zakonshėm”, por zakonisht janė mė tė
    rėnda.
    Disa nga ndryshimet midis gripit pandemic
    dhe atij “tė zakonshėm” janė shėnuar nė
    tabelėn qė ndodhet nė faqet e mėpasshme.
    SI FILLON EPIDEMIA E
    GRIPIT?
    Viruset e gripit janė nė ndryshim tė
    vazhdueshėm, duke prodhuar varietete tė
    reja. Epidemia ndodh kur njė virus
    zhvillohet nė atė mėnyrė qė bėhet shumė i
    ndryshėm nga llojet e mėparshme nė
    qarkullim dhe qė shumė pak njerėz,
    ndoshta asnjė njeri, nuk ka imunitet ndaj
    tij. Kjo e lejon atė qė tė pėrhapet nė
    mėnyrė tė gjerė dhe tė shpejtė, duke prekur
    qindra e mijėra njerėz.
    Virusi i ri pandemik mund tė shfaqet
    nėpėrmjet pėrzierjes sė njė virusi tė gripit
    njerėzor me njė virus tė gripit tė kafshėve
    [zakonisht tė ndonjė virusi tė gripit tė
    shpendėve (avian)].

    Ku qėndron ndryshimi midis gripit “tė zakonshėm” dhe
    gripit pandemik?
    GRIPI “I GRIPI
    ZAKONSHĖM” PANDEMIK
    Bie ēdo vit gjatė dimrit Gjatė shekullit tė kaluar ranė tre gripe
    pandemike. Bie nė mėnyrė tė
    Prek deri nė rreth 10% tė popullsisė rastėsishme nė ēdo kohė tė vitit
    Pėr shumicėn e njerėzve, ėshtė njė
    infeksion i papėlqyeshėm, por jo me
    rrezik vdekjeje.
    Tė vegjėlit, tė moshuarit dhe njerėzit
    me sėmundje tė caktuara kronike
    kanė shumė rrezik pėr sėmundjet
    serioze
    Mund tė prekė rreth 25% tė
    popullsisė
    Mund tė jetė njė infeksion mė serioz
    pėr ēdo njeri
    Njerėzit e ēdo moshe mund tė jenė nė
    rrezik pėr sėmundje serioze
    Vaksinimi vjetor ėshtė nė dispozicion Vaksina nuk do tė jetė nė dispozicion
    pėr ata qė kanė rrezik pėr t’u sėmurur qysh nė fillim – kur tė vihet nė
    nga sėmundjet serioze dispozicion, qėllimi do tė jetė qė tė
    imunizohet e gjithė popullata sa mė
    Barnat antivirusale janė nė shpejt qė tė vijnė rezervat e vaksinės
    dispozicion pėr tė mjekuar ata qė
    kanė rrezik tė veēantė Po rezervohen barna antivirusale dhe
    do tė pėrdoren nė mėnyrėn mė
    efektive, sipas mėnyrės qė zhvillohet
    sėmundja

    SA GJASA KA EPIDEMIA E
    GRIPIT PANDEMIK?
    Nė shekullin e kaluar (shih faqen e
    kundėrt) ranė tre epidemi tė gripit
    pandemik. Shkencėtarėt parashikojnė qė
    do tė ndodhė njė epidemi pandemike
    tjetėr, ndoshta shpejt, edhe pse ata nuk
    mund ta thonė se kur do tė ndodhė.
    SA GJASA KA QĖ
    EPIDEMIA E GRIPIT
    PANDEMIK DO TĖ
    PĖRHAPET NĖ
    MBRETĖRINĖ E
    BASHKUAR?
    Organizata Botėrore e Shėndetit ėshtė nė
    vrojtim tė vazhdueshėm pėr shenjat e
    para tė pėrhapjes sė ndonjė epidemie
    pandemike, nė mėnyrė qė tė ndėrmerren
    hapa pėr ngadalėsimin e pėrhapjes sė saj
    ose pėr kufizimin e saj.
    Nėse shfaqet jashtė shtetit ndonjė lloj i
    gripit pandemik, ai patjetėr qė do tė
    arrijė edhe nė Mbretėrinė e Bashkuar.
    Kur tė arrijė, ka gjasa qė tė pėrhapet nė
    tė gjithė vendin brenda disa javėve.
    EPIDEMITĖ PANDEMIKE
    GJATĖ SHEKULLIT TĖ
    FUNDIT
    "Gripi spanjoll”
    Viti: 1918-1919
    Numri i tė vdekurve me pėrafėrsi: 2040
    milionė (nė shkallė botėrore),
    250.000 (nė Mbretėrinė e Bashkuar)
    Grupi moshor qė preket mė shumė:
    Tė rritur tė shėndetshėm (20-50 vjeēarė)
    "Gripi aziatik”
    Viti: 1957-1958
    Numri i tė vdekurve me pėrafėrsi: 1
    milion (nė shkallė botėrore),
    33.000 (nė Mbretėrinė e Bashkuar)
    Grupi moshor qė preket mė shumė:
    Tė vegjėlit dhe tė moshuarit
    “Gripi i Hong Kongut”
    Viti: 1968-1969
    Numri i tė vdekurve me pėrafėrsi: 1-4
    milionė (nė shkallė botėrore),
    30.000 (nė Angli dhe Uells)
    Grupi moshor qė preket mė shumė:
    Shumė tė moshuarit dhe ata qė kanė
    gjendje mjekėsore tė caktuara

    SI DO TĖ NDRYSHOJĖ
    EPIDEMIA PANDEMIKE E
    GRIPIT NGA RĖNIA E
    GRIPIT "TĖ
    ZAKONSHĖM”?
    Ėshtė e vėshtirė qė tė thuhet se sa serioze
    do tė jetė njė epidemi pandemike. Ajo
    varet se sa lehtė pėrhapet virusi i
    veēantė, cilat grupe moshore preken mė
    shumė, sa tė ashpra janė simptomat qė
    prodhon dhe sa tė vdekur shkakton.
    Epidemia pandemike e gripit mund tė
    ndodhė nė dy valė tė ndryshme, disa
    muaj larg nga njėra-tjetra, ku secila valė
    zgjat rreth dy ose tre muaj.
    Ka gjasa qė gripi pandemik do tė prekė
    shumė mė tepėr njerėz se sa gripi “i
    zakonshėm”.
    Rreth njė e katėrta e popullatės mund tė
    preket deri nė periudhėn e fundit tė
    epidemisė pandemike.
    Vaksina kundėr gripit “tė
    zakonshėm” nuk do tė sigurojė
    mbrojtje ndaj gripit pandemik.
    Por gripi “i zakonshėm” mund tė jetė
    serioz, kėshtu qė ėshtė shumė e
    rėndėsishme qė ēdo njeriut qė i ka
    ardhur koha pėr tė bėrė gjilpėrėn e
    gripit tė "zakonshėm" ta bėjė atė
    patjetėr.
    ĒFARĖ DO TĖ THOTĖ KJO
    PĖR MBRETĖRINĖ E
    BASHKUAR?
    Kur tė arrijė nė Mbretėrinė e Bashkuar,
    gripi pandemik do tė pėrhapet nė tė
    gjithė vendin brenda disa javėve dhe
    mund tė shkaktojė:
    • nivele tė larta tė influencės
    • presion tė fortė tek shėrbimet
    shėndetėsore
    • ndėrprerje tė shumė aspekteve tė jetės
    sė pėrditshme
    • shumė tė vdekur.
    Qeveria e Mbretėrisė sė Bashkuar ka
    hartuar Planin e Befasisė sė Epidemisė
    sė Influencės Pandemike (shih
    www.dh.gov.uk/pandemicflu).
    Ky plan arsyeton kėrkesat e veēanta qė
    mund tė vihen mbi Shėrbimin
    Shėndetėsor Kombėtar.

    SA GJASA KAM QĖ TĖ MĖ
    ZERĖ GRIPI PANDEMIK?
    Ju keni gjasa mė tė mėdha qė t’ju zerė ai
    nė krahasim me gripin "e zakonshėm”,
    pasi ai do tė pėrhapet shumė shpejt dhe
    shumė pak njerėz do tė kenė imunitet
    ndaj tij.
    Pėr ēdo njeri do tė ekzistojė rreziku pėr
    ta zėnė gripi. Disa grupe njerėzish mund
    tė jenė mė nė rrezik se tė tjerėt, por ēdo
    epidemi pandemike ėshtė e ndryshme.
    Ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė
    parashikuar se cilėt do tė jenė kėto grupe
    pėrpara se tė fillojė pėrhapja e virusit.
    Me gripin “e zakonshėm”, ata grupe
    njerėzish qė kanė mė shumė gjasa tė
    sėmuren rėndė pėrfshijnė:
    • tė vegjėlit
    • njerėzit 65 vjeē ose mė tė moshuar
    • njerėzit me sėmundje ekzistuese, tė
    tilla si sėmundjet e mushkėrive, diabeti,
    kanceri, veshkat ose problemet me
    zemrėn
    • njerėzit me imunitet tė kufizuar pėr
    shkak tė mjekimeve tė caktuara ose
    sėmundjeve tė tilla si HIV-i/SIDA.
    Kėto mund tė jenė tė ndryshme gjatė njė
    epidemie pandemike.

    A DO TĖ KETĖ NDONJĖ
    VAKSINĖ PĖR TĖ
    PARANDALUAR GRIPIN
    PANDEMIK?
    Vaksinat duhet tė krijohen nė mėnyrė tė
    veēantė pėr virusin e veēantė tė gripit qė
    shkakton njė epidemi ose grip pandemik.
    Vaksina zgjat disa muaj pėr t'u prodhuar.
    Do tė ndėrmerren hapa, sa mė shpejt qė
    tė jetė e mundur, pėr tė prodhuar njė
    vaksinė qė mbron kundėr njė varieteti tė
    ri pandemik tė gripit, por vaksina ka
    shumė gjasa qė tė mos jetė nė
    dispozicion gjatė valės sė parė tė
    sėmundjes.
    Nė varėsi tė kohės sė valės sė dytė tė
    gripit pandemik, shkencėtarėt mund tė
    jenė nė gjendje qė tė krijojnė njė vaksinė
    nė mėnyrė qė njerėzit tė mbrohen nga
    gripi.
    Barnat antivirusale
    Barnat antivirusale mund tė pėrdoren
    pėr tė mjekuar gripin pandemik, por
    pėrdorimi i tyre ka disa kufizime.
    • Pėr tė dhėnė efekt, ato duhet tė
    pėrdoren brenda 48 orėve tė para mbasi
    tė kenė filluar simptomat.
    • Mjekimi me barna antivirusale duhet tė
    ndihmojnė nė zvogėlimin e simptomave
    tė gripit dhe nė kohėzgjatjen e
    sėmundjes, por nuk do ta ndalojė
    personin qė t’ia ngjisė infeksionin tė
    tjerėve.
    • Ėshtė e vėshtirė qė tė identifikohen mė
    pėrpara grupet e atyre njerėzve qė do tė
    zhvillojnė sėmundje mė tė rėndė dhe qė
    do tė kenė mė shumė nevojė pėr barna.
    Pėrgatitja dhe kėrkimet shkencore
    tashmė kanė filluar, tė cilat duhet tė
    ndihmojnė pėr tė krijuar njė vaksinė qė
    tė jetė nė dispozicion sa mė shpejt qė tė
    jetė e mundur.
    A NUK KA BARNA QĖ
    MJEKOJNĖ GRIPIN
    PANDEMIK?
    Ekzistojnė barna antivirusale qė mund tė
    jenė efektive nė mjekimin e gripit
    pandemik. Po krijohen rezerva tė kėtyre
    barnave. Ato do tė pėrdoren nė mėnyrėn
    mė efikase pėr tė mjekuar ata qė kanė
    rrezik ndaj sėmundjeve tė rėnda.
    • Nuk ėshtė e mundur qė tė njihet efekti i
    kėtyre barnave derisa virusi tė jetė nė
    qarkullim.
    • Ėshtė e mundur qė me kalimin e kohės,
    virusi i gripit pandemik mund tė
    zhvillojė rezistencė ndaj barnave
    antivirusale.
    • Ne tashmė po krijojmė njė rezervė tė
    barnave antivirusale nė Mbretėrinė e
    Bashkuar.
    • Numri i njerėzve qė mund tė mjekojmė
    do tė varet nga fakti se kur do tė bjerė
    epidemia pandemike e gripit dhe se sa
    rezerva do tė jenė grumbulluar deri nė
    atė kohė.

    NĖSE ARRIN NĖ
    MBRETĖRINĖ E
    BASHKUAR, SI MUND TA
    MBROJ VETEN DHE
    FAMILJEN TIME QĖ TĖ
    MOS NA ZERĖ GRIPI
    PANDEMIK?
    Virusi pėrhapet nė ajėr kur njerėzit
    kolliten ose teshtijnė. Ekzistojnė disa
    masa tė thjeshta qė mund tė merrni pėr tė
    zvogėluar rrezikun e infeksionit. Maskat
    e fytyrės nuk do tė luajnė ndonjė rol nė
    parandalimin e pėrhapjes sė virusit, por
    ju mund tė:
    • mbuloni gojėn dhe hundėn kur kolliteni
    ose teshtini, duke pėrdorur shami sa herė
    qė tė jetė e mundur
    • flakni shamitė e ndotura menjėherė dhe
    me kujdes – futini nė qese dhe hidhini nė
    koshin e mbeturinave
    • shmangni udhėtimet e panevojshme
    dhe turmat me grupe tė mėdha njerėzish
    sa herė qė tė jetė e mundur
    • ruani higjenėn e mirė – larja e shpeshtė
    e duarve me ujė dhe sapun mbron
    kundėr marrjes sė virusit nga sipėrfaqet
    dhe ngjitjen e tij tek tė tjerėt
    • pastroni sipėrfaqet e forta (p.sh.
    banakun e kuzhinės, dorezat e dyerve)
    shpesh, duke pėrdorur produkte normale
    pastrimi
    • sigurohuni qė fėmijėt tuaj e zbatojnė
    kėtė kėshillė.
    SI DO TA MARR VESH
    NĖSE GRIPI PANDEMIK
    KA ARRITUR NĖ
    MBRETĖRINĖ E
    BASHKUAR?
    Organizata Botėrore e Shėndetit ka njė
    sistem ndėrkombėtar nė veprim pėr tė
    mbajtur nėn vėzhgim gripin pandemik.
    Qeveria e Mbretėrisė sė Bashkuar ka
    hartuar Planin e Befasisė sė Epidemisė
    sė Influencės Pandemike i cili do tė vihet
    nė veprim. Kjo kėrkon punė qė duhet tė
    ndėrmerret tani pėr tė pėrmirėsuar
    pėrgatitjen tonė. Nėse do tė duket se
    epidemia pandemike do tė arrijė
    Mbretėrinė e Bashkuar, qeveria do tė
    lėshojė paralajmėrime dhe kėshilla pėr
    kursin mė tė mirė tė veprimit qė duhet tė
    ndėrmarrin njerėzit.
    FAKTE THEMELORE RRETH GRIPIT
    PANDEMIK
    Gripi pandemik pėrhapet shumė shpejt,
    pasi njerėzit nuk do tė kenė asnjė lloj
    imuniteti
    Gripi pandemik ka gjasa qė tė jetė mė i
    rėndė se gripi "i zakonshėm”
    Nuk do tė njihen grupet qė do tė kenė
    rrezik tė veēantė, derisa sėmundja tė
    fillojė tė qarkullojė – ato mund tė jenė
    tė ndryshme nga grupet e viteve kur ka
    rėnė gripi “i zakonshėm”
    Barnat antivirusale po rezervohen, por
    ato kanė kufizime – efikasiteti i tyre nuk
    do tė dihet derisa virusi tė jetė nė
    qarkullim
    Do tė jetė e pamundur tė krijohet njė
    vaksinė e veēantė, derisa tė
    identifikohet virusi

  2. #22

    Studiuesit kanė zbuluar shkakun qė e bėn vdekjeprurės virusin H5N1

    Shkencėtarėt besojnė se virusi H5N1 pėrbėn njė nga kėrcėnimet mė serioze tė mundėshme pėr shėndetin publik nė tė gjitha kohėrat. Qė nga viti 2003, nga 277 njerėz tė infektuar nė 10 vende, 60 pėrqind kanė vdekur. Studiuesit janė pėrpjekur tė zhvillojnė njė vaksinė kundėr virusit tė gripit tė shendėve pėr tė parandaluar sėmundjen si dhe pėr tė gjetur njė kurė pėr individėt e infektuar.

    Megjithatė pak dihet pėr atė qė virusi H5N1 shkakton tek trupi i njeriut, thotė Ian Lipkin, profesor i neurologjisė dhe pathologjisė nė Universitetin Columbia tė Nju Jorkut. Zoti Lipkin ėshtė bashkėautor i njė studimi ndėrkombėtar qė merr nė analizė individėt qė kanė vdekur nga virusi. Ai thotė se ai prek fillimisht mushkėritė duke shkaktuar aty ēuditėrisht dėme tė mėdha.

    Por pėrveē mushkėrive, Lipkin thotė se studiuesit zbuluan se virusi H5N1 ishte pėrhapur nė organet e tretjes. Infeksioni u zblua gjithashtu nė tru dhe nė organet riprodhuese.

    “Nė njė nga individėt qė vdiq, shenja tė infeksionit u gjetėn gjithashtu nė placentė dhe nė fetus. Ai ka gjithashtu mundėsinė tė infektojė fėmijėt e palindur”.

    Zoti Lipkin thotė se duket se dėmet nė trupin e infektuar me virusin H5N1 mund tė shkaktohen nga sistemi imun qė reagon mė shumė sesa duhet – njė fenomen qė disa e quajnė “stuhi cytokine”. Nė njė farė mėnyre, thotė zoti Lipkin, ky mund tė jetė lajm i mirė pėr zhvillimin e njė kure.

    “Mund tė jemi nė gjendje tė gjejmė rrugė pėr tė kufizuar dėmin pėr ta kontrolluar atė, pėr t’i trajtuar pacientėt klinikisht dhe jo vetėm duke u pėrqendruar tek virusi vetė, por edhe nė disa manifestime imunologe tė infeksionit”.

    Studimi qė po vėzhgon ndikimin e virusit tė gripit tė shpendėve tek shėndeti publik u publikua nė revistėn mjekėsore ndėrkombėtare, The Lancet. //iē


    Xhesika Berman - Zėri i Amerikės
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #23
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Lufta kundėr virusit H5N1.

    Lufta kunder virusit H5N1 ne konferencen e Nju-Delhit


    Tete vende, se bashku me Komisionin Europian, Dega Ekzekutive e Bashkimit Europian, premtuan me shume se 600 milione dollare per luften kunder perhapjes se virusit H5N1 te gripit te shpendeve dhe per pergatitjet per te luftuar nje epidemi te mundshme humanitare. Shtetet e Bashkuara dhane shumen me te madhe, gati 195 milione dollare. Ne konference moren pjese delegate dhe ministra nga 111 vende. Angazhimi i ketij viti e ēon kontributin e pergjithshem amerikan ne gati 630 milione dollare qe nga viti 2005. Fondet amerikane do te mbeshtesin perpjekjet e organizatave nderkombetare, grupeve joqeveritare dhe te tjera, per te shtuar pergatitjen globale dhe pergjigjen ndaj nje epidemie te mundshme te virusit te gripit te shpendeve tek njerezit. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, qe kur u shfaq ne vitin 2003 virusi i gripit te shpendeve ne Azi, gjashte vende kane pasur raste te virusit dhe me shume se 200 njerez ne 12 vende kane vdekur prej tij. Kercenimi eshte se ky virus mund te ndryshoje strukturen e te shkaktoje nje epidemi me te madhe. Pjesemarresit ne konference njoftuan perparim ne luften kunder virusit te gripit te shpendeve. Me shume se 90 per qind e 143 vendeve te anketuara kane pergatitur plane ne rast te nje epidemie. Megjithese kercenimi vazhdon, kapaciteti i diagnostikimit dhe gjetja e gjurmeve te virusit te gripit te shpendeve eshte permiresuar. Vendet jane me mire te pergatitura sot sesa nje vit me pare per nje epidemi te mundshme tha doktor Nabarro. Megjithate, pergatitja nuk eshte aq e gjere dhe gjitheperfshirese sa ē’duhet te ishte.

    Pergatiti: JONIDA TASHI

    Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •