Ekspertėt mendojnė se njė nga sfidat e shekullit tė 21-tė do tė jetė mplakja e popullsisė.
Sipas tyre njė pėrqindje nė rritje e popullsisė sė botės po mplaket dhe kjo nuk ėshtė e vėrtetė vetėm pėr vendet mė tė pasura tė planetit, por dhe pėr shumė vende nė zhvillim.
Faktorėt janė dy: jetėgjatėsia mė e madhe qė po gėzon njerėzimi aktualisht dhe rėnia e numrit tė lindjeve. Ka studiues qė thonė se mplakja e popullsisė, ėshtė fenomen pozitiv, pasi po tė mos kishte ndodhur, arsyet pėr t'u shqetėsuar pėr rritjen e popullsisė nė rajone tė caktuara do tė ishin mė tė shumta.
Por ky fenomen, qė nė ditėt tona pėrbėn shqetėsim pėr shėrbimin shėndetėsor dhe sistemin e pensioneve nė vendet e pasura.Pėr botėn nė zhvillim, duket se pasojat e mplakjes do tė jenė mė tė rėnda. Kėto vende, pėrballen me njė rritje tė pėrqindjes sė moshave tė mėdha nė komunitetet e tyre, cila do tė jetė e vėshtirė tė pėrballohet nga ekonomitė e tyre.
Ekspertėt thonė se edhe popullata shqiptare, e njohur pėr numrin e madh tė lindjeve, po mplaket, por me ritme shumė tė ngadalta dhe tė paktėn nė 30 vitet e ardhshme, do tė jetė ende e re.Njė nga sfidat pėr autoritetet nė Shqipėri, sipas ekspertėve, ėshtė tė vendosin se nė cilin aspekt tė shėrbimit shėndetėsor do tė vendosin tė shpenzojnė pėr mjekimin e sėmundjeve qė shfaqen nė moshėn e vjetėr.
Cili ėshtė mendimi juaj?
Pse po mplaket popullsia e botės?
Cilėt janė faktorėt qė mund tė ēojnė nė mplakjen e popullsisė sė re aktualisht nė rajonin tonė?
Cilat janė faktorėt qė ndikojnė nė kėtė fenomen sipas jush?
A ėshtė ky fenomen pozitiv (jeta mė e gjatė) apo negativ?
Si do ta shohin shoqėritė tona njė brez tė moshuarish gjithmonė nė rritje?
A duhet tė mendojė shteti dhe vetė individi pėr moshėn e vonė dhe si?
BBC.co.uk/albanian
Krijoni Kontakt