Njė pjesė e medias vendėse shprehet skeptike pėr aftėsitė e gjermanit si trajner 16-01-2006
Lothar Matheus pritet me kritika nė Brazil
Puna e tij nė Brazil do tė fillojė nė shkurt, por qė tani kanė ardhur kritikat e para nė adresė tė Lotar Mateusit, nga ana e mediave dhe gazetarėve vendės. Edhe pse ish trajneri i Hungarisė nuk e ka filluar ende punėn, angazhimi i tij te klubi i Paranaenses ėshtė pritur me kritika.
"Si lojtar, ai ishte i shkėlqyer. Si trajner ėshtė njė zero. Mua s'ma ka mbushur asnjėherė mendjen," - ėshtė shprehur gazetari i njohur sportiv, Paulo Klement, nė televizionin "SportTV".
Kolegėt e tij nė tryezėn e diskutimeve, gjatė emisionit nė fjalė, kanė diskutuar se angazhimi i gjermanit ishte tė paktėn njė gjė e favorshme nė aspektin e marketingut.
Sipas tyre, skuadra e re e Mateusit, Atletiko Paraneanse, ka kėrkuar tė bėhet e famshme nė arenėn ndėrkombėtare dhe pėr kėtė ka bėrė edhe njė lėvizje tė tillė. Nga ana e tij, Mateusi, pas pranimit tė punės sė re dhe nėnshkrimit tė njė kontrate 1 vjeēare, ashtu siē ka konfirmuar edhe vetė gjermani, ishte shprehur se nė fillim kishte pasur frikė pėr tė pranuar njė detyrė tė tillė.
"Tė shkosh nė njė tokė tė panjohur, nė njė vend tė panjohur, ku nuk ka shkelur mė parė njė gjerman, por besoj se as ndonjė europian, sigurisht qė nė fillim e merr me hezitim. Por kur pashė mikpritjen dhe entuziazmin e njerėzve atje, mendova se ishte vėrtet njė gjė qė ia vlente," - kishte deklaruar Mateusi pas marrjes sė detyrės sė re.
Skuadra e re e Mateusit ėshtė ngjitur nė kategorinė e parė nė vitin 1995, ndėrkohė qė nė vitin 2001 arriti madje tė shpallej edhe kampione e Brazilit. Edhe njė gazetė lokale ėshtė shprehur skeptike pėr aftėsitė e 44 vjeēari, qė edhe pse e mori nė duar Hungarinė, me misionin pėr ta shndėrruar dhe kualifikuar pėr nė Botėrorin e Gjermanisė, nuk arriti tė bėjė dot asgjė. Duke iu referuar edhe luftės sė pushtetit nė Federatėn Hungareze, tė shpėrthyer pėr shkak tė Mateusit, kjo gazetė shkruan se tekniku gjerman nuk di gjė tjetėr veēse tė shkaktojė polemika nė ēdo vend ku shkon.
Por ndryshe nga njė pjesė e medias apo gazetarėve vendės, tifozėt e klubit tė ri tė Mateusit kanė qenė shumė tė kėnaqur dhe entuziastė pėr angazhimin e teknikut gjerman. Nė faqen zyrtare tė klubit nė internet kanė vėrshuar menjėherė shumė mesazhe vlerėsuese, menjėherė sapo u bė publike marrja e Mateusit.
Gjermani zgjodhi tė zbarkonte nė Brazil, pėr shkak se me kombėtaren hungareze nuk kishte mė asnjė kontratė tė vlefshme qė prej fillimit tė kėtij viti. Pėrpara zyrtarizimit tė punės sė Mateusit me klubin brazilian, disa zyrtarė tė Federatės Hungareze pretendonin se gjermani "kishte njė kontratė tė nėnshkruar deri nė vitin 2007." Por sipas Mateusit, "njė gjė e tillė nuk ėshtė aspak e vėrtetė."
Krijoni Kontakt