Vlera e sahabėve
Sahab quhet ai njeri qė ėshtė takuar me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe i ka besuar atij. Sahabėt, apo shokėt e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, janė njerėzit mė tė mirė pas Pejgamberėve, ata janė nxėnėsit e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe mėsuesit e mbarė muslimanėve. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka urdhėruar qė ti pasojmė ata nėse duam tė jemi tė udhėzuar drejtė dhe tė mbrohemi nga devijimi.
Prandaj, do ti themi disa fjalė nė lidhje me shokėt e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e me kėtė inshallah do ti arrijmė dy gjėra:
1. Njoftimi pėr sė afėrmi mė kėta njerėz dhe me vlerėn e tyre, si dhe sqarimi i pozitės sė tyre tek muslimanėt, sepse ata janė selefi (paraardhėsit) tanė.
2. Kundėrshtimi i sekteve tė humbura dhe tė devijuara tė cilat i shajnė sahabėt e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, siē janė shijat, tė cilėt i mallkojnė dy sahabėt mė tė mėdhenj Ebu Bekrin dhe Omerin, radijallahu anhu. Pėr ta Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: All-llahu e mallkoftė atė qė mallkon sahabėt e mi. [hasen, Taberaniu].
Dijetarėt kanė thėnė: Ata qė i shajnė shokėt e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ata nė tė vėrtetė e shajnė Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sepse njeriu rrin me atė qė ėshtė i ngjashėm me tė. Siē ėshtė fjala e popullit: Mė trego me kėnd rrin tė tė tregoj ēfar njeriu je.
Nė shumė ajete Kuranore dhe nė shumė hadithe tė Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, lavdėrohen sahabėt.
All-llahu thotė se ėshtė i kėnaqur me ta, kurse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė se ata janė gjenerata mė e mirė dhe i mallkon ata qė i mallkojnė shokėt e tij.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: All-llahu ėshtė i kėnaqur me tė hershmit e parė prej muhaxhirėve (migruesve) dhe prej ensarėve (vendasve-ndihmėtarė) dhe prej atyre qė i pasuan ata me punė tė mira, e edhe ata janė tė kėnaqur ndaj Tij. Atyre u ka pėrgatitur xhennete, nė tė cilėt rrjedhin lumenj, ku do tė jenė pėrjetė tė pasosur. E ky ėshtė fitim i madh. [Teube: 100].
Poashtu nė njė ajet tjetėr All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete, ti i sheh kah pėrulen (nė rukuė), duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė sexhde), e kėrkojnė prej All-llahut qė tė ketė mėshirė dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes. Pėrshkrimi i cilėsive tė tyre ėshtė nė Tevrat dhe po ky pėrshkrim ėshtė edhe nė Inxhil. Ata janė si njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet, e ai trashet, pėrforcohet dhe qėndron nė trungun e vet, ajo e mahnit mbjellėsin. (All-llahu i shumoi). Pėr t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarėve. All-llahu atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira u premtoi falje tė mėkateve dhe shpėrblim tė madh. [Feth: 29].
Dijetari i njohur Abdul-muhsin el-Abbad, hafidhehull-llah, thotė: Ajeti i lartpėrmendur flet pėr tė drejtat e sahabėve, Allahu qoftė i kėnaqur me ta. Aty u tha qė me anė tė tyre u shtohet mllefi (jobesimtarėve), e ky ėshtė paralajmėrim shumė i rreptė dhe kėrcėnim shumė i ashpėr ndaj atij qė ėshtė i pakėnaqur prej shokėve tė Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, apo qė ka urrejtje pėr ta nė zemrėn e tij qoftė edhe njė grimcė.
Ndėrsa nė surėn Hashr, All-llahu i Madhėrishėm thotė: (Ajo pronė) U takon muhaxhirėve tė varfėr, tė cilėt u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe prej pasurisė sė tyre, duke kėrkuar mirėsinė dhe kėnaqėsinė prej All-llahut, dhe qė ndihmojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, tė tillėt janė ata tė sinqertit. Edhe ata qė pėrgatitėn vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata qė shpėrnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnė nė gjoksat e tyre ndonjė nevojė (pėr zili a tjetėr) nga ajo qė u jepej atyre (muhaxhirėve), madje edhe sikur tė kishin vetė nevojė pėr te, ata u jepnin pėrparėsi atyre para vetvetes. Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet, tė tillėt janė tė shpėtuar. Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues! [Hashr: 8-10].
Dijetari Abdulmuhsin el-Abbad thotė: Nė tre ajetet e lartpėrmendura nga surja el-Hashr shikojmė qartė se ajeti i parė flet pėr muhaxhirėt kurse i dyti pėr ensarėt, e i treti pėr ata tė cilėt i pasuan ata mė pas, duke kėrkuar falje pėr ta dhe duke kėrkuar nga Allahu qė tė mos vendos nė zemrat e tyre as edhe grimcėn mė tė vogėl tė urrejtjes kundrejt tyre. Pas kėtyre tre palėve qė pėrmendėm, nuk ekziston veēse dezertim dhe shthurje dhe rėnie nė litarėt e shejtanit tė mallkuar.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Njerėzit mė tė mirė janė ata tė brezit tim, e mė pas ata qė vijojnė dhe mė pas ata qė vijojnė". [Buhariu dhe Muslimi]. Pra, gjenerata mė e mirė ėshtė ajo e sahabėve, pastaj ajo e tabiinėve, pastaj ajo e tabi-tabiinėve.
Ibėn Abbasi, radijallahu anhu, ka thėnė: Mos i fyeni shokėt e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sepse ndenja e tyre njė pjesė kohe me tė ėshtė mė e mirė se puna juaj dyzet vjet. Kurse nė transmetimin e Uekiut ka ardhur: ثshtė mė e mirė se puna e ndonjėrit prej jush gjatė gjithė jetės.
Seid ibėn Zejd, radijallahu anhu, njė nga dhjetė personat e pėrgėzuar me Xhennet ka thėnė: Pasha Allahun, njė qėndrim i njėrit prej tyre me tė dėrguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nė tė cilin i pluhrosej fytyra ėshtė mė e mirė se puna e ndonjėrit prej jush edhe nėse mbijeton sa mosha e Nuhut, alejhis-selam
Poashtu Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka treguar se rruga e shpėtimit ėshtė pasimi i sahabėve.
Transmetohet nga Ebu Nexhih, Irbad ibėni Sarije, radijallahu anhu, i cili thotė: I Dėrguari i All-llahut na e mbajti njė kėshillė tė prekshme prej sė cilės u dridhėn zemrat dhe lotuan sytė. Thamė: O i Dėrguar i All-llahut sikur tė ishte kjo kėshillė lamtumirėse, andaj na lė porosi? Tha: Ju porosis t'i druani All-llahut, ta dėgjoni dhe t'i nėnshroheni edhe nėse pėrpiqet t'u mashtrojė njeri. Ai qė prej jush do tė jetojė (mė gjatė) do tė shohė kundėrshtime tė shumta. Andaj ju pėrmbajuni sunnetit tim dhe sunnetit tė hulefai rashidinėve tė cilėt u udhėzojnė ngase janė tė udhėzuar. Shtrėngone atė (sunnetin) me dhėmballat tuaja e (mos e lėshoni). Ruanu nga shpikja e gjėrave (nė fe) ngase ēdo shpikje ėshtė lajthitje. [Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hasen sahih].
Poashtu nė njė hadith tjetėr na tregoi se nė rrugėn e drejtė janė ata qė do tė jenė nė atė qė ka qenė ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe sahabėt e tij.
Sahabėt tė gjithė janė tė ndershėm dhe tė drejtė
Hatib Bagdadiu nė librin e tij el Kifaje thotė: اdo hadith qė e ka zinxhirin e tij tė lidhur nga transmetuesi deri te Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk ėshtė obligim puna me tė, derisa tė dihet se personat qė e transmetojnė janė qė tė gjithė tė drejtė e tė ndershėm. Gjithashtu duhen parė biografitė e tyre, pėrveē sahabit i cili e adreson hadithin tek i dėrguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sepse drejtėsia dhe nderi i tij janė tė padiskutueshme, e Allahu kėto cilėsi i ka pėrmendur nė Kuranin e Tij fisnik.
Sahabėt nuk janė tė gjithė tė njė grade
Sahabėt mė tė mirė janė Hulefai Rashidinėt edhe atė sipas renditjes, mė i mirė ėshtė Ebu Bekri pastaj Omeri pastaj Othmani pastaj Aliu, radijAll-llahu anhum. Pastaj vijnė tė tjerėt nga dhjetė tė pėrgėzuarit me Xhennet, pastaj vijnė luftėtarėt e Bedrit, pastaj ata qė e kanė bėrė marrėveshjen Bej'atur-Ridvan. Ata qė luftuan dhe u pėrpoqėn para se tė ēlirohet Mekka janė mė tė mirė se ata qė luftuan dhe u pėrpoqėn pas ēlirimit tė saj.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: Nuk ėshtė i barabartė ai prej jush qė sakrifikoi para ēlirimit dhe luftoi, kėta janė nė pozita mė tė larta se ata qė sakrifikuan dhe luftuan mė pas. [Hadid: 10].
Abdullah Ibėn Omeri, radijallahu anhu, thotė: I thonim tė Dėrguarit tė All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur ishte gjallė: Mė i miri i kėtij populli pas tė Dėrguarit tė All-llahut ėshtė Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani dhe pastaj Aliu. Kur i Dėrguari i All-llahut dėgjonte pėr kėtė nuk e mohonte. [Transmeton Buhariu me tekst tė ngjashėm pa e pėrmend Aliun, radijallahu anhu, poashtu edhe Ebu Davudi].
Ky ėshtė njė argument i qartė pėr rėnditjen e sahabėve sipas gradės.
Nė njė transmetim tė saktė Aliu, radijallahu anhu, ka thėnė: Mė i miri prej kėtij ummeti pas tė Dėrguarit tė All-llahut ėshtė Ebu Bekri, pastaj Omeri dhe po tė doja do tiu pėrmendja tė tretin. [Imam Ahmedi].
Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!
Omer Islami,
6.1.2006
Krijoni Kontakt