Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    LDK nė Shtime: Angazhohemi pėr pushtet komunal bazuar mbi vlerat profesionale e njerė

    SHTIME, 14 tetor - Drejtuesit e degės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Shtime i premtuan sot elektoratit se do tė angazhohen pėr krijimin e njė pushteti komunal tė mirėfilltė, mbėshtetur nė vlerat mė tė larta profesionale e njerėzore. Kėshtu thanė sot pėrsaqėsuesit e kėsaj partie nė tubimin e sotėm elektoral. Programi i degės sė Lidhjes Demokratike nė Shtime pėr periudhėn katėvjeēare, sipas drejtuesve tė saj, ėshtė hartuar nė bazė tė interesave tė qytetarėve tė kėsaj komune. Kryetari i Degės sė kėsaj partie, Jetullah Rexha tha se ky program do tė jetė projekt vizioni pėr punėn, detyrat dhe pėrgjegjėsitė e pushtetit lokal nė kėtė komunė. Zhvillimi ekonomik, infrastruktura, kujdesi pėr invalidėt e luftės dhe familjet e dėshmorėve do tė jenė objektiva tė tjera tė kėsaj partie nė komunėn e Shtimes. Ndėrkohė kreu i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova tha se krijimi i njė pushteti tė mirė lokal do tė shpejtojė pavarėsimin e Kosovės. Drejtuesit e Lidhjes Demokratike i bėnė thirrje elektoratit tė komunės sė Shtimes qė tė dalė masivisht nė zgjedhje.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    PSDK nė Vushtrri: Angazhohemi pėr pushtet mė efikas nė bashkėpunim me partitė e tjera

    VUSHTRRI, 14 tetor - “Partia Socialdemokrate e Kosovės konsideron se forcat politike shqiptare kanė njė mision. Zgjedhjet e 26 tetorit, ndėrkaq, janė rast pėr konsolidim tė gjithmbarshėm”, thanė drejtuesit e kėsaj partie nė Vushtrri. Kryetarja e kėtij subjekti politik Kaqusha Jashari nė tubimin parazgjedhor nė Vushtrri, u shpreh se Partia Socialdemokrate e Kosovės angazhohet pėr njė pushtet sa mė efikas nė bashkėpunim me subjektet e tjera politike. Mosefikasitetin e administratave komunale nė dy vjetėt e fundit, Jashari e sheh nė mungesėn e kompromisit ndėrpartiak. Sipas drejtuesve tė kėtij subjekti politik, zgjedhjet e sivjetshme vendore, janė njė hap pėrpara drejt njė pushteti lokal tė suksesshėm. Nga zgjedhėsit ėshtė kėrkuar qė tė votojnė pėr program e jo pėr individė. “Socialdemokratėt merren me problemet e pazgjidhura tė qytetarėve: rrugėt, rryma, uji, telekomunikacioni, papastėrtia, papunėsia enorme, varfėria e skajshme e tė tjera ēėshtje qė preokupojnė qytetarin”, theksuan drejtuesit e kėsaj partie nė Vushtrri. Fadil Hagjaj, bartės i listės zgjedhore tė PSDK-sė pėr Vushtrrinė, theksoi se socialdemokratėt do tė angazhohen qė liderėt e subjekteve politike shqiptare t’i lėnė anash interesat personale. Partia Socialdemokrate e Kosovės, pėr zgjedhjet e 26 tetorit, konkuron me 13 kandidatė pėr kėshilltarė nė Asamblenė Komunale tė Vushtrrisė.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Suharekė, 15 tetor 2002.

    - Qė nga orėt e paradites rrugėt qė shpienin pėr nė Suharekė ishin mbushur me simpatizantė tė LDK-sė, tė cilėt kishin shkonin tė merrnin pjesė nė tubimin promovues tė LDK-sė, duke mbajtur lart pankartat me parullat:

    "LDK -ja parti e ardhmėnisė",
    "LDK-ja parti e vlerave tradicionale",
    "LDK-ja parti e vlerave moderne",
    "Duke votuar pėr LDK-nė, votoni pėr ardhmėninė e Kosovės, etj.

    Ndėrkaq mbėrritjen e Presidentit Rugova, masa e gjerė e tubuar e pėrshendeti me brohoritje tė gjata dhe me duartroktije frenetike.

    Kryetari i Degės sė LDK-sė nė Suharekė dhe njėherit kryetar aktual i komunės, Ukė Bytyēi, foli pėr objektivat programore tė LDK-sė pėr peridhėn e ardhshme katėrvjeēare.

    Zoti Bytyēi tha: "Ju vazhdoni t'i besoni LDK-sė qė ju ka prirė pėr dymbėdhjetė vjet me radhė dhe me punėn e saj nuk iu ka zhgėnjyer kurrė", duke kėrkuar nga zgjedhėsit dhe pėrkrahėsit edhe njė herė besimin e tyre, sepse, siē u shpreh, "jemi tė bindur thellėsisht se kėtė e kemi merituar me angazhimin, sinqeritetin, transparencėn dhe me sakrificėn tonė. E meritojmė besimin tuaj, sepse jemi mė tė mirėt", nėnvizoi z.Bytyēi.

    Paraqitjen nė foltore tė Predidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, masa e madhe e simpatizantėve dhe qyetarėve e priti me entuziazėm dhe me duartrokitjet tė gjata, duke brohoritur parulla tė shumta.

    Presidenti Rugova theksoi se Suhareka gjatė kėtyre dy viteve tė pushtetit lokal tė LDK-sė ka shėnuar rezultate tė shkėlqyeshme dhe ka me ēka tė krenohet.

    Dr. Rugova tha se, falė edhe ndihmės sė miqve tanė, janė realizuar mbi 1500 projekte tė rėndėsishme nė rindėrtimin e infrastrukturės sė Kosovės, kurse njė pjesė e mirė e kėtyre investimeve janė realizuar nga buxhetet komunale.

    Nė tė ardhmen prioritet do t`u jepen komunave tė mesme, siē ėshtė Suhareka, pėr njė zhvillim mė tė madh ekonomik, sepse komuna e Suharekės ėshtė e njohur pėr prodhimin e industrisė sė gomės dhe verėrave, prodhime kėto tė njohura mirė edhe nė tregjet evropiane, vlerėsoi Dr. Rugova.

    Nė vazhdim Presidenti Rugova falenderoi dhe pėrshėndeti pėrfaqėsuesit e KFOR-it, tė SHPK-sė, tė cilėt me korrektėsi po e bėjnė sigurinė e qytetarėve gjatė mbajtjes sė fushatės zgjedhore nė Kosovė. Poashtu pėrshėndeti dhe falenderoi edhe UNMIK-un e OSBE-nė pėr organizimin e kėtyre zgjedhjeve.

    ...........
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    LDK nė Podujevė: Angazhohemi pėr standart mė tė mirė jetėsor

    PODUJEVE, 16 tetor - “Me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, Podujeva dhe treva e Llapit do tė jenė mė tė bukura ndėrsa qytetarėt do tė kenė standard mė tė mirė jetėsor”. Kėshtu premtuan drejtuesit e degės sė kėsaj partie nė tubimin parazgjedhor nė Podujevė. Presidenti Ibrahim Rugova tha se Lidhja Demokratike e Kosovės do tė angazhohet pėr aktivizimin e potencialit ekonomik nė kėtė komunė. Rugova premtoi angazhim pėr pėr krijimin e njė ekonomie tė qėndrueshme nė kėtė komunė. Ndėrsa kryetari i degės sė LDK-sė nė Podujevė, Agim Veliu u shpreh se “programi i Degės sė Lidhjes Demokratike pėr komunėn e Podujevės ėshtė vazhdimėsi e angazhimeve dhe e platformės pėr ndėrtimin e shtetit si dhe te mirėqėnies ekonomike e sociale”. Veliu tha se nė dy vjetėt e kaluara tė qeverisjes sė kėsaj partie nė Podujevė janė realizuar apo janė nė realizim e sipėr mbi 80 projekte. Nė tubimin zgjedhor u prezentuan edhe kandidatet e Lidhjes Demokratike pėr kėshilltarė nė kuvendin komunal tė Podujevės.

    PDK nė Skėnderaj: Eshtė koha pėr ndryshime, kėtė do ta bėjmė ne


    SKENDERAJ, 16 tetor - “Eshtė koha pėr ndryshime dhe kėtė do ta bėjė Partia Demokratike e Kosovės, duke punuar pėr tė mirėn e qytetarėve tė saj”. Kėshtu tha kryetari i kėsaj partie, Hashim Thaēi nė tubimin zgjedhor nė Skėnderaj. Sipas Thaēit, Skėnderaj ka nevojė pėr ngritjen e industrisė, ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme dhe pėr uljen e papunėsisė sė kėsaj ane. Zyrtarėt e Degės sė Partisė Demokratike nė Skėnderaj u premtuan banorėve tė kėsaj ane se do tė angazhohen pėr zhvillim ekonomik. Nė tubim u tha se nė komunėn e Skenderajt 90 pėr qind tė projekteve janė realizuar pėr dy vjet. Zyrtarėt e PDK-sė theksuan se ende duhet tė punojnė pėr ndėrtimin e infrastrukturės dhe ngritjen e ekonomisė lokale. Bartėsi i listės zgjedhore tė Partisė Demokratike nė Skėnderaj, Ramadan Gashi, theksoi se prioritetet e kėsaj partie pėr tė ardhmen janė qė qytetarėt tė kenė jetė stabile, tė sigurt dhe zhvillim tė pėrgjithshėm tė komunės.
    AAK nė Gjilan: Tė ndryshojmė qeverisjen lokale qė qytetari tė na besojė


    GJILAN, 16 tetor - “Zgjedhjet komunale tė 26 tetorit, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės i konsideron shumė tė rėndėsishme dhe me mundėsi reale pėr tė ndryshuar mėnyrėn e qeverisjes nė komunė dhe pėr tė kthyer besimin e qytetarėve se jeta mund tė zhvillohet normalisht”. Kėshtu u shpreh kreu i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj para elektoratit nė Gjilan. Bartėsi i listės sė AAK-sė nė Komunėn e Gjilanit, Fadil Gashi, tha se nėse Aleancės i jepet rasti tė qeverisė kėtė komunė, atėherė qytetarėt e saj do tė vėrejnė vetėm ndryshime pozitive nė tė gjitha sferat. Dega e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė Gjilan, para simpatizuesėve tė saj prezantoi 45 kandidatėt e propozuar pėr kėshilltar komunal tė kėsaj komune.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mitrovicė, 18 tetor 2002 (QIK)

    - Mbi tremijė anėtarė, simpatizantė dhe qytetarė tė Mitrovicės kishin krijua njė atmosfėre vėrtetė festive nė palestrėn e sporteve "Minatori", e cila nuk mnd t'i zinte tė gjithė ata qė kishin pėr ta pėrshėndetur dhe dėgjuar Presidentin e Kosovės Dr. Ibrahim Rugovėn, nė tubimin pėrmbyllės parazgjedhor tė Degės sė LDK-sė nė Mitrovicė.

    Presidenti Rugova ėshtė pritur me duartrokitje tė gjata nga pjesėmarrėsit e tubimit, tė cilin e hapi kryetari i Degės sė LDK-sė nė Mitrovicė, Ramadan Kelmendi.

    Duke folur nė kėtė tubim, kryetari aktual i Kuvendit tė Komunės e bartės i listės sė LDK-sė pėr zgjedhjet e 26 tetorit, Faruk Spahija, veēoi tė arriturat e pushtetit lokal nėn udhėheqėjen e LDK-sė nė periudhėn e kaluar dyvjeēare.

    Z. Spahija u premtoi qytetarėve tė Mitrovicės se LDK-ja nė periudhėn e ardhshme katėrvjeēare do tė realizojė nga njė projket zhvillimor ne ēdo lagje tė qytetit dhe lokalitet tė komunės.

    Presidenti Rugova tė pranishmėve iu drejtua me fjalėt: "Ju falemnderit pėr kėtė tubim madhėshtor. Dua tė them se pėr dy vjet LDK-ja ka udhėhequr nė mėnyrė tė shkėlqyeshme shumicėn e komunave tė Kosovės me votėn tuaj qė ia keni dhėnė", i cili pėr disa momente u ndėrpre nga duartrokitjet dhe ovacionet 'Rugova Rugova'. Presidenti Rugova tha nė vazhdim se pėr dy vjet LDK-ja ka realizuar mbi 2.500 projekte sė bashku me miqtė dhe investitorėt e ndryshėm.

    Ndėrkaq pėr katėr vjetėt e ardhshme LDK-ja do tė realizojė mė shumė projekte, do tė punojė mė shumė sepse ka njė mandat katėrvjeēar, njė mandat qė e cilėson Kosovėn se po hyn nė njė fazė stabiliteti, nė njė fazė tė zhvillimit dhe pėrparimit ekonomik qė na duhet ne tė gjithėve, u shpreh zoti Rugova.

    Dr. Rugova i premtoi elektoratit dhe shprehu bindjen se do tė punohet qė pėrmes privatizimit tė ekonomisė shtetėrore qė ka mbetur nė Kosovė, tė krijohen mė humė vende tė reja tė punės.

    Poashtu Presidenti Rugova spikati se "pushteti i mirė lokal do ta shpejtojė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, prandaj njė Kosovė e pavarur, demokratike, e integruar nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian e nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė, kjo ėshtė Kosova qė ne e dėshirojmė".

    "Kosova ėshtė de fakto e pavarur me miqtė tanė kėtu dhe presim njohjen formale tė saj", tha Dr. Rugova. Ndėrkaq pėr vetė qytetin e Mitrovicės Presidenti tha: "Ne do tė punojmė, edhe pushteti lokal kėtu sėbashku me KFOR-in , UNMIK-un qė tė kemi njė integrim tė qytetit tė Mitrovicės, pra njė integrim administrativ, ekonomik e njerėzor tė kėtij qyteti tė rėndėsishėm tė Kosovės".

    Dr. Rugova premtoi se LDK-ja pėr Mitrovicėn do tė ketė njė kujdes tė shtuar e tė vazhdueshėm pėr pėrparimin e saj. Nė fund kryetari Rugova, foli edhe pėer njė zbulim pėr herė tė parė se shqiponja dykrerėshe sė pari ėshtė pėrdor nė Mitrovicė nga Isa Boletini.

    "Nė bazė tė disa shėnimeve mė tė reja qė i kemi gjetur, shqiponja dykrenare sė pari ėshtė pėrdorur kėtu nė Mitrovicė nga Isa Boletini mė 1908-1910. Pra ėshtė njė shiponjė tradicionale, tha z. Rugova.


    ..........................

    Suksese LDK ne zgjedhje !!!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Llapi !!!!


    Disa here ke sjell ktu shkrime te cilat nuk i ke shkruar vete dhe nuk prezanton as autorin e as burimin ku i ke marre.

    Pra rregulli e don qe cdo here te cilesosh..

    Psh..x shkrim..eshte marre nga y gazete dhe shkruar nga hasani ose hyseni.

    Kush e ka shkruar artikullin me lart?

    Ku e marre ti ate artikull?

    Keshtu bac ,zbato korrektesen e debatit.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Radio 21

    Analisti beogradas Janjiq: Shtajner tė bisedonte me serbėt e Kosovės pėr pjesėmarrjen nė zgjedhje.


    BEOGRAD, 18 tetor - Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, mendon se kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner, duhet tė bisedonte vetėm me serbėt e Kosovės lidhur me pjesėmarrjen e tyre nė zgjedhjet lokale. Ai vlerėson se pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Kosovė, tė cilat mundėsuan integrimin e serbėve nė jetėn politike, Shtajneri nuk do tė duhej tė bisedonte me Beogradin pėr ēėshtje tė serbėve tė Kosovės. “Shkuarja e Shtajnerit nė Beograd ėshtė njė gabim i madh i tij, sepse ka shkuar atje ku nuk mund tė gjejė pėrgjigje”, thotė Janjiq. Ky analist vlerėson se instrumentalizimi i serbėve tė Kosovės nga ana e Beogradit ėshtė njė nga arsyet kryesore pėr marrėdhėnie jo tė mira ndėretnike nė Kosovė. Ai mendon se integrimi i shoqėrisė kosovare duhet tė kalojė nėpėrmjet procesit tė bartjes sė pėrgjegjėsive nga UNMIK-u tek vendorėt dhe shton se deri nė realizimin e kėsaj, pėrgjegjėsia pėr tė arriturat dhe dėshtimet nė Kosovė bie kryesisht mbi administratėn e UNMIK-ut.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    LDK nė Mitrovicė, Rugova: Angazhohemi pėr integrimin e plotė tė kėtij qyteti


    Sipas radio 21MITROVICE, 18 tetor - Drejtuesit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės i premtuan sot elektoratit tė Mitrovicės se do tė angazhohen pėr integrimin e plotė tė qytetit. Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, tha se komuna e Mitrovicės do tė ketė pėrparėsi nė investime dhe nė orientimin e donacioneve. Rugova i premtoi elektoratit tė Mitrovicės se do tė ketė kujdes te shtuar dhe tė vazhdueshėm pėr zhvillimin e kėsaj komune. “Lidhja Demokratike do tė angazhohet qė pėrmes privatizimit tė krijojė vende tė reja te punės, sidomos pėr tė rinjtė”, u zotua Rugova. Ndėrsa bartėsi i listės sė kėsaj partie nė Mitrovice, Faruk Spahija, u shpreh se Lidhja Demokratike pėr katėr vjetėt e ardhshme ka paraparė projekt zhvillimore pėr ēdo lagje dhe fshat tė komunės sė Mitrovicės. Spahija tha se Lidhja Demokratike gjatė fushatės zgjedhore nė Mitrovicė ka rėnė nė pajtueshmėri me qytetarėt pėr tė kėrkuar tė mundshmen dhe atė qė ėshtė reale. Aktivizimi i “Trepcės”, sipas drejtuesve tė Lidhjes Demokratike, do tė jetė angazhim tjetėr i kėsaj partie nė periudhėn vijuese. Nė tubimin zgjedhor u prezantuan 45 kandidatėt e Lidhjes Demokratike pėr kėshilltarė nė Kuvendin Komunal tė Mitrovicės.
    Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, vizitoi sot pasdite lagjen "Kodra e Minatorėve", nė pjesėn e veriore tė qytetit tė Mitrovicės, ku u prit me lule dhe duartrokitje tė ngrohta. Me kėtė rast, Presidenti Rugova pėruroi ambulancėn shėndetėsore nė kėtė lagje, banorėt e tė cilės tani do tė kenė shėrbime mė tė mira e mė tė shpejta mjekėsore. Pasi bėri pėrurimin e ambulancės, bashkė me kryetarin e Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, Presidenti i Kosovės, tha se hapja e kėsaj ambulance nė kėtė pjesė tė Mitrovicės ėshtė njė ditė gėzimi pėr kėtė qytet. "Ne do tė punojmė pėr integrimin e Mitrovicės dhe pėr krijimin e kushteve tė sigurisė pėr tė gjtihė qytetarėt, duke pėrfshirė edhe grupet etnike, dhe qė Mitrovica tė jetė njė qytet i integruar nė planin ekonomik, social, njerėzor dhe administrativ", tha Presidenti Rugova. Ai shprehu bindjen se do ta ketė pėrkrahjen e tė gjithė qytetarėve tė Mitrovicės pėr realizimin e kėtij qėllimi. "Unė besoj se sė shpejti do ta rregullojmė ēėshtjen e Mitrovicės. Do ta bėjmė kėtė njė qytet tė qetė e tė prosperuar", theksoi Presidenti Rugova. Ai u bėri thirrje serbėve qė tė bashkohen me shumicėn dhe tė integrohen, sepse institucionet e Kosovės do t'u garantojnė atyre tė drejta tė plota.

    PDK nė Klinė: Do tė bėjmė ndryshime rrėnjėsore nė qeverisjen e ardhshme


    KLINE, 18 tetor - Partia Demokratike e Kosovės shpalosi sot programin e saj zgjedhor nė Klinė. Kryetari Hashim Thaēi i premtoi elektoratit se kjo parti do tė bėjė ndyshime rrėnjėsore nė qeverisjen e ardhshme, nė tė mirė tė qytetarėve. “Vota pėr Partinė Demokratike ėshtė votė pėr perspektivėn tė sigurtė, pėr institucione stabile dhe pėr qeverisje nė shėrbim tė qytetarėve” tha ndėr tė tjera Thaēi, nė tubim me qytetarė tė Klinės. Ai u shpreh se kandidatėt e kėsaj partie do tė angazhohen pėr ndėrtimin e njė qendre pėr tė rinjtė e kėsaj qyteze. Sipas bartėsit tė listės sė kandidatėve tė Partisė Demokratike pėr komunėn e Klinės, Gani Veselit, prioritet i kėsaj partie do tė jetė aktivizi i ndėrmarrjeve ekonomike, pjesėmarrja aktive nė procesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore dhe zhvillimi i infrastrukturės. Nė tubim u bė edhe prezentimi i kandidatėve tė Partisė Demokratike pėr kėshilltarė tė Kuvendit Komunal tė Klinės.

    AAK nė Prishtinė: Kemi program tė qartė pėr ta zhvilluar kryeqytetin


    PRISHTINE, 18 tetor - Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka njė program tė qartė pėr qeverisjen e Prishtinės gjatė katėr vjetėve. Kėshtu theksoi bartėsi i listės zgjedhore tė AAK-sė pėr Prishtinėn Jonuz Salihaj. Sipas AAK-sė, qeverisja e mirė e Prishtinės, ėshtė pasqyrė e tė gjithėve. “Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka njė program tė qartė ekomonik, arsimor, kulturor e social”, tha Salihaj. Sipas tij, zhvillimi i Prishtinės me rrethinė dhe pėrkrahja pėr biznesin privat janė ēėshtje qė Aleanca i ka vėnė nė rend tė prioriteteve tė saj. Ndėrsa kryetari i AAK-sė u shpreh se Prishtina nuk ėshtė preukupim i Aleancės vetėm nė fushatėn zgjedhore por gjithėherė. Haradinaj shtoi se qeverisja e mirė e Prishtinės do tė jetė njė shembull dhe pasqyrė e gjithė kosovarėve. Prishtina, sipas Haradinajt, ėshtė vendi i parė ku ndėrkombėtarėt njihen me Kosovėn dhe kėtė duhet ta kemi parasysh. Ndėrkohė qytetarėt u shtruan shumė pyetje pėrfaqėsuesve tė Aleancės, lidhur pėr preokupimet e tyre. Po ashtu nė kėtė tubim zgjedhor u bė edhe prezantimi i kandidatėve pėr anėtarė tė Asamblesė Komunale tė Prishtinės.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    18.10.2002 18:51 (CET)
    Serbėt paralajmėrojnė bojkotimin e zgjedhjeve.


    Kjo intervist tregon edhe njehere dinakerine e politikes Serbe te influencuar nga Beogradi. Mendojn ata se ne jemi injorant dhe nuk jemi te vetedijeshem me qellimet e tyre politike per ndarjen e Kosoves dhe krijimin e enklavave.----INtervisat eshte marre nga BBC.


    Pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės do tė marrin sot njė vendim pėr dalje nė zgjedhjet vendore nė Kosovė, pas njė varg bisedimesh me kreun e administratės ndėrkombėtare Mihael Shtajner dhe me zyrtarėt e lartė nė Beograd.

    Anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės nga rradhėt e serbėve, Gojko Saviq i tha BBC-sė se serbėt kanė kėrkuar decentralizimin e pushtetit dhe ka shtuar se pėr momentin nuk ka kushte elementare pėr serbėt qė tė marrin pjesė nė zgjedhje. Ai madje nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė nė takimin e nesėrm nė veri tė Mitrovicės tė merret vendimi pėr bojkotimin e zgjedhjeve.

    Zoti Saviq fillimisht pėrgjigjet nė pyetjen se cilat janė rezultatet e bisedimeve tė deritashme tė delegacionit serb me zyrtarėt nė Beograd:

    Saviq: Ne kishim kėto ditė biseda intensive edhe me Pėrfaqėsuesin e Posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB-ve, zotin Stenier por edhe me institucionet tona dhe me pėrfaqėsuesit e Republikės dhe tė Federatės me qėllim tė marrjes sė vendimit pėr daljen ose jo nė zgjedhjet vendore tė serbėve nė Kosovė. Rezultati i bisedimeve akoma nuk ėshtė i njohur, meqė do tė kemi edhe njė takim tjetėr i cili do tė mbahet nė Mitrovicė dhe pastaj do tė publikojmė vendimin tonė. Nė kėtė ēast unė nuk mund t'ju them por ne nuk kemi kushte elementare pėr pjesėmarrje nė zgjedhje meqė disa herė kemi kėrkuar nga zoti Stenier qė sė pari tė kryhet decentralizimi dhe pastaj mund tė hyjmė nė zgjedhje dhe tė kemi mėpastaj edhe pėrfaqėsuesit tanė nė vendet ku jetojmė. Kėshtu si qėndrojnė gjėrat sot ne po vijmė nė njė situatė qė tė jemi nė pakicė nė ato Komuna tė cilat nuk garantojnė asgjė. Edhe nė Kuvendin e Kosovės ne jemi mbivotuar deri sot dhe nuk ka kaluar asnjė propozim yni.

    Por UNMIK-u thotė se gjendja pėr serbėt nuk ėshtė e rėndė dhe ajo ėshtė pėrmirėsuar jashtėzakonisht shumė tashti.

    Saviq: Ėshtė e vėrtetė se ėshtė arritur njė qėndrueshmėri. Por kėto ditė sa mė shumė po flitet pėr zgjedhjet shumėēka po ndodh. Para dy vjetėsh serbėt janė vrarė nga kėnaqėsia kurse tashti kjo po bėhet nė mėnyrė tė organizuar meqė kjo ėshtė situata aktuale. Prandaj nė asnjė mėnyrė nuk mund tė themi se gjendja ka ndryshuar pėr tė mirė meqė populli tashti ėshtė mėsuar dhepo ruhet qė tė mos dalė jashtė enklavave.

    Zoti Saviq nė bazė tė kėrkesave tuaja qė keni parashtruar a do tė thotė se po angazhoheni pėr njė ndarje apo kantonizim tė Kosovės? Kjo pėr faktin se po kėrkoni p.sh dy komuna nė Mitrovicė...

    Saviq: Jo, asnjė lloj ndarjeje apo kantonizim por ky ėshtė vetėm njė mekanizėm mbrojtės nė kėtė ēast. Kjo do tė thotė se e kemi pėrjetuar se si duket kjo nė Kuvend sepse atje nuk kemi tė drejtė nė fjalėn tonė pėrveē tė votojmė kundėr diēkaje qė nuk do tė donim tė kalojė. KJo e njėjta do tė ndodhte edhe nė Mitrovicė nėse do tė lejonim qė tė paraqitej Mitrovica si e bashkuar, meqė do tė kishim rreth 17 pėrqind tė votave tė pėrgjithshme. Kjo nuk do tė pėrmirėsonte gjendjen tonė dhe edhe nė veri do tė pėrkeqėsohej ajo.

    Nė kėtė rrafsh a do tė thotė kjo se serbėt kanė vendosur tė mos marrin pjesė nė zgjedhje?

    Saviq: Ėshtė njė mundėsi e madhe qė tė merret njė vendim i tillė, por ka edhe mendime tė tjera. Tė shtunėn do tė merret vendimi.

    Kush do t'i bartė pasojat?

    Saviq: Pasojat i bartė dhe do tė duhej t'i bartė bashkėsia ndėrkombėtare. Tre vjet ajo ėshtė e pranishme nė Kosovė dhe para syve tė saj dhe pranisė sė saj ka ardhur deri te ekzodusi i serbėve. Mbi 250 mijė njerėz kanė ikur dhe ata vetėm kanė shikuar. Kthim nuk ka dhe ekziston njė trend negativ, tė drejtat elemenentare njerėzore mungojnė. Krejt ėshtė nė duart e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe ajo ushtron pushtet nė kėtė teritor.

    Pra ju pėrjashtoni ēdo mundėsi tė bisedimeve pėr daljen nė zgjedhje?

    Saviq: Bisedimet janė zhvilluar por me palėn e gabueshme. Shqiptarėt rrijnė anash dhe me vrasje ose me varsje tė mundshme po pėrpiqen qė ta pėrshkallėzojnė situatėn me qėllim t'i bėjnė serbėt tė mos dalin nė zgjedhje. Shqiptarėt dhjetė vjet i kanė bojkotuar zgjedhjet dhe nė fund arritėn atė qė deshėn. Ne nuk duam tė veprojmė nė kėtė mėnyrė me dhunė tė arrijmė diēka por duam thjeshtė tė kemi lirinė e lėvizjes dhe tė votojnė shlirshėm nė vendin e tij e jo qė nė Beograd tė votojė pėr Prizrenin.

    Dhe kjo sė fundi do tė thotė se keni vendosur tė jetoni jetėn paralele?

    Saviq: Jetė paralele deri nė atė moment kur tė zgjidhet diēka. Ne jemi pėr jetė tė pėrbashkėt por pala shqiptare nuk e do kėtė. Nėse do tė donin ata deri tashti do t'i mundėsonin bashkėsisė pakicė tė kthehej dhe tė jetonte normalisht. Por nė vend qė bashkėsia ndėrkombėtare tė merrej me shumicėn ajo edhe mė tutje me metodat e presionit sikundėr bėn zoti Stenier, dhe me kėrcėnime po na sjell nė njė pikė tė caktuar sikur ėshtė Mitrovica e veriut. Ajo ėshtė problemi mė i vogėl. Probleme mė tė mėdha janė Prishtina, Ferizaj, Prizreni dhe qytetet tjera ku ka patur serbė dhe sot mund tė numėrohen nė gishta.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Sipas radio 21:

    Sondazhi i Index Kosova: 40.4 % votojnė pėr LDK, 18.5 % pėr PDK dhe 6.2 % pėr AAK.




    - Index Kosova, partner i Institutit Ndėrkombėtar Gallup (BBSS Gallup International), publikoi sot rezultatet e hulumtimit tė opinionit shqiptar tė Kosovės rreth zgjedhjeve tė 26 tetorit. Sipas kėtij hulumtimi, 40.4 pėrqind tė tė anketuarve preferojnė tė votojnė pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės, 18.5 pėrqind pėr Partinė Demokratike tė Kosovės dhe 6.2 pėrqind pėr Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Ndėrsa 26.7 pėrqind tė tė anketuarve nuk janė tė sigurtė se do tė votojnė ose nuk e kanė vendosur se kujt do t'ia japin votėn.



    Ndėrkaq, hulumtimet e bėra vetėm pėr Prishtinė kanė treguar se LDK-ja ėshtė e preferuar e 45.6 tė anketuarve, PDK-ja e 11.8 pėrqind tė tyre, kurse AAK-ja ėshtė e preferuar e 4.2 pėr qind tė tė anketuarve. Visar Berisha, drejtor menaxhimi i kėsaj Index Kosova, thotė se ky hulumtim ka treguar se shumica e shqiptarėve kanė deklaruar se do tė marrin pjesė nė zgjedhje. Berisha thekson se shkalla e besueshmėrisė sė kėtij hulumtimi ėshtė shumė e lartė.



    Drejtori i Indeks Kosovės thotė se rezultatet e hulumtimit mund tė ndryshojnė pėr shkak tė pjesėmarrjes sė grupeve tė tjera etnike nė zgjedhje, mirėpo raporti midis partive mė tė mėdha pritet tė mbetet i njėjtė. Hulumtimi nė terren u zhvillua prej 4-10 tetor 2002 dhe nė hulumtim u pėrfshinė 1100 respondentė shqiptarė tė Kosovės. Mostra e zgjedhur ėshtė reprezentative pėr popullatėn shqiptare tė Kosovės mė tė vjetėr se 15 vjet, ndėrsa rezultatet rreth preferencave votuese janė nxjerrė prej pėrgjigjeve tė respondentėve qė janė mė tė vjetėr se 18 vjet, numri i tė cilėve nė mostrėn e hulumtimit ishte 996. Nė bazė tė hulumtimit del se 73.1% e qytetarėve tė anketuar deklarojnė se ėshtė shumė e mundshme se do tė votojnė, 16.1% thonė se ėshtė deri diku e mundshme, 2% deri diku e pamundshme dhe 4.5% deklarohen se ėshtė shumė e pamundshme se do tė votojnė nė kėto zgjedhje. Nė anėn tjetėr, rreth 4% tė respondentėve ende nuk kanė vendosur se a do tė dalin ta hedhin votėn e tyre nė zgjedhjet komunale apo jo. Dallimet gjinore nė elektoratin e tre partive mė tė mėdha janė tė vogla, por e vlen tė theksohen. Elektorati i LDK-sė pėrfshin mė shumė femra sesa mashkuj (46% mashkuj dhe 54% femra), sikurse edhe ai i AAK-sė (43.5% mashkuj dhe 56.5% femra). Ndėrsa, sa pėrket votuesve tė PDK-sė ėshtė e kundėrta – 55.1% prej tyre janė mashkuj dhe 44.9% janė femra.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Forcat ushtarake serbe mobilizohen pėrgjatė vijės administrative me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  2. Kahet e strategjisė Serbe nė negociatat pėr statusin e Kosovės:
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •