Dy me te fortit e TIRANES ,EDI dhe Tosi po ndeshen per Ndertimet.
Tek rubrika "albumi fotografik" mund te shikoni fotot e QYFOS mbi Tiranen.
Aty po behet nji Masaker e vertete.
Natyrisht masakren e filloj PD me sali kelmendin dhe po e Vazhdon PS me ED RAMEN.
PD akoma ska bere ndonji deklarate pendese per periudhen e saje.. sepse qe ne kohen e saje shpertheu MAFIA SOCIALISTE E NDERTIMEVE dhe fukarenjve u kerkohej paturpesisht vota.
Me votat e demokratve u instalua mafia e bllokmeneve dhe e sigurimit nen kujdesin e zagareve MEKSI, PASHKO, RULI, kopliku e KOMP, e Berisha bente ham ham neper tribuna.
Berisha ala nuk e kam degjuar te thote se Sali Kelmendi ishte nji vegel e mafies dhe shkaterrues i TIRANES.
Ne brazden qe hapi PD ecin krenar e sy patrembur Mafiet e Marsel skendove e Skendo gjinushve..
ja c'thot RD sot.
-----------------
Acarohet mė tej konflikti Nano-Rama mbi tė ashtuquajturėn "masakra urbane"
Rama: Mbani duart larg nga pushteti im
"Ministria e Rregullimit tė Territorit nuk mund tė marrė kompetencat e Bashkisė pėr leje ndėrtimi apo edhe pėr prishje tė ndėrtimeve. Qendrat e qyteteve do ti ndėrtojmė vetė"- u shpreh Rama si kryetar i Shoqatės sė bashkiakėve tė Shqipėrisė
Edi Rama ka vendosur tė mos i hapė rrugė kryeministrit Nano, duke deklaruar se nuk do tė lejojė qė KRRT tė marri kompetencat e tij. Nė emėr tė kryetarit tė Shoqatave tė Bashkive, Rama akuzoi Ministrinė e Rregullimit tė Territorit se po kėrkon tė marrė kompetencat e Bashkive pėr lejet e ndėrtimit. Sipas tij, pėr ndėrtimin e qyteteve tė tyre do tė mendojnė vetė kryetarėt e Bashkive. Siē dihet nė mbledhjen e fundit tė KRRT-sė kryeministri Nano dhe ish-nėnkryetari i Bashkisė Artan Lame, sot zėvendėsministėr i Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit kthyen njė numėr tė madh lejesh ndėrtimi tė miratuar nga Bashkia e Tiranės. Tė dy, si Nano dhe Lame, vunė nė shėnjestėr tė ankesave tė tyre lejet e panumėrta qė janė dhėnė nga Bashkia e Tiranės dhe qė kanė dėmtuar sheshet kryesore tė qytetit.
Kryeministri Nano, nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit (KRRTSH), e kėrcėnoi me burg indirekt Ramėn, duke deklaruar se kryetarėt e bashkive tė qyteteve kryesore me lejet e dhėna pėr ndėrtime, kanė shkaktuar atė qė quhet "masakėr urbane". Deklaratėn e tij Nano e lėshoi menjėherė, pasi zėvendėsministri i Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, Artan Lame, bėri njė rezyme tė pėrgjithshme tė asaj ēfarė ka ndodhur nė qytetet tona, ku pjesėn mė tė madhe tė dėmtimeve urbanistike e zinte kryeqyteti.
Kryeministri theksoi se, "ne nuk mund tė vazhdojmė vendimmarrjen nė kushtet e njė spontaniteti konfliktual. Njė fenomen i tillė ndodh pasi po konstatoj se institucioni i Kėshillit Kombėtar i Rregullimit tė Territorit ėshtė shmangur nga ushtrimi i detyrimit ligjor pėr tė shqyrtuar dhe miratuar projekte urbanistike tė kohės, pėr tė kapėrcyer spekullimin imobiliar me vijat e verdha tė para 40 vjetėve, pra nuk mund tė vazhdohet tė tolerohet mė ky fenomen, duke nisur qė nga kjo mbledhje", tha ai.
Pėr sa i pėrket asaj qė Nano e quajti "masakėr urbanistike", fakti mė i gjallė pėr kėtė ėshtė Bashkia e Tiranės. Nė qoftė se Nano do tė fillojė ndjekjen penale pėr ata kryetarė bashkie, tė cilėt kanė abuzuar me dhėnien e lejeve tė ndėrtimit dhe kanė shkaktuar pengesa nė realizimin e platformave rregulluese, sė pari duhet tė kėrkohet nė Bashkinė e Tiranės, pasi edhe nė pėrmbledhjen qė bėri dje gjatė mbledhjes zėvendėsministri Lame, pjesėn mė tė madhe tė "masakrės urbanistike" e zinte kryeqyteti shqiptar.
Nė takim u vu nė dukje gjendja e rėnduar e urbane nė tė gjitha qytetet tona dhe nė veēanti qytetet e kategorisė sė parė si Tirana, Durrėsi, Elbasani, Vlora etj., KRRTSH vendosi tė mos jepen mė leje ndėrtimi nė qendrat e qyteteve pa u bėrė dhe miratuar nė KRRTSH studimet e reja tė tyre.
Por Rama nuk la gjė pa i shpėtuar. Ai dje akuzoi Ministrinė e Rregullimit tė Territorit tė mbajė larg duart nga punėt e tij.
m.d
Viktimat krizės ekonomike pensionistėt dhe tė papunėt
Si mund tė jetohet me 10.00 lekė nė muaj
Kriza permanente qė po kalon vendi si rrjedhojė e keqqeverisjes socialiste tė kėtyre pesė viteve, ka shkaktuar mjaft plagė tė rėnda sociale. Viktima tė kėtij realiteti tronditės janė edhe veteranėt, tė cilėt jetojnė nėn minimunin jetik. Pas tė papunėve tė shumtė dhe pensionistėve tė tjerė, nė kategorinė e shqiptarėve, shumė tė varfėr hyjnė edhe veteranat e LANĒ-it. Me njė shpėrblim mujor qė mesatarisht ėshtė pėr kategorinė e parė 2700 lekė dhe pėr kategorinė e tretė 1800 lekė, plus pensionin mesatar me shtesėn qė u bė nė korrik tė kėtij viti qė mesatarisht arrin nė 7500 lekė, sipas tė dhėnave gjysėm zyrtare, paga mesatare mujore e veteranėve luhatet rreth 10.000 lekė. Pėr kėdo ėshtė e qartė se me kėtė shumė qesharake veteranėt ndodhen nėn minimunin jetik (pa llogaritur kėtu shpenzimet komplementare si minimalisht 30 lekė pėr njė gazetė, 50 lekė pėr njė kafe ose ēaj, 50 lekė pėr dhjetė cigare, 50 lekė pėr njė pije freskuese apo alkoolike qė pėr njė muaj kapin shumė 5400 lekė). Pra pėr njė jetesė minimale veteranit i duhen tė paktėn 16.000 lekė nė muaj, ndėrsa aktualisht, me gjithė shtesėn e bėrė, veteranėt e kategorisė sė parė marrin 10.000 lekė nė muaji ndėrsa ata tė kategorisė sė tretė mė pak se 9000 lekė nė muaj.
Nė vorbullėn e kėtij realiteti, aspak tė kėndshėm, vėshtirėsi edhe mė tė mėdha hasin ajo kategori veteranėsh, qė si tė moshuarit e pensionistėt e tjerė kanė probleme tė shumta shėndetėsore, tė cilat nuk janė parashikuar nė sigurimin e nevojave jetike tė tyre. Megjithėse me ligj, kėsaj kategorie i garantohen mjekimi ambulator e shėrbimi stamatologjik falas, (nė fakt veteranėt trajtohen jo me tė gjitha llojet e barnave dhe sidomos me ato qė janė mė tė efektshme dhe mė tė shtrenjta) i duhet tė paguajė mesatarisht ēdo muaj 1500-2000 lekė (pa llogaritur shėrbimin stamatologjik qė edhe pėr heqjen e njė dhėmbi duhet tė paguash, pasi ky shėrbim ėshtė privatizuar i tėri, si dhe pa llogaritur mjekimin e shėrbimin spitalor, ku edhe medikamentet duhet ti blesh vetė pasi spitalet tona nuk kanė, ndėrkohė qė edhe pėr fjetje duhet tė marrėsh ēarēafė e jastėkė nga shtėpia!).
Parė nė njė kėndvėshtrim tjetėr, megjithėse veteranit me ligj i garantohet transporti falas, e drejta e pushimit nė shtėpitė e pushimit, taksa e drejtėpėrdrejt, pothuajse asnjė nuk sigurohen, sepse transporti nė pėrgjithėsi ėshtė privat, pėrjashtuar ai hekurudhor. Po ashtu konsiderohet si taksė e drejtėpėrdrejt taksa vjetore e energjisė, telefoni e pastrimi qė ėshtė 1000 lekė tė reja, ndėrsa paguan tė gjitha taksat e tjera, pėrfshirė edhe TVSH pėr ēdo muaj, qė po ta llogaritėsh shkon mesatarisht 500 lekė x 12=6000 lekė nė vit.
Pėr tė bėrė njė jetė normale, pa telashe e halle, veterani ka edhe nevoja tė tjera si p.sh, tė blejė njė libėr, tė shkojė nė kinema apo teatėr, tė ndjekė zhvillimin e ndeshjeve tė kampionateve tė futbollit, tė lojrave me dorė, etj, tė shkojė tė paktėn njėherė nė vit me pushimė ne bregdet apo nė vende tė tjera klimaterike e kurative. Po kėshtu, si gjysh e stėrgjysh ka nipa e mbesa qė presin nga ai jo vetėm ti shėtisė pėr dore, por edhe tju blejė njė akullore a njė ēokollatė, por me se ti blejė gjyshi kėto, kur edhe pėr tė siguruar minimumin jetik duhet ti shtrijė dorėn djalit, vajzės ose nipėrve?!
Tė gjitha kėto janė pjesė e mosvlerėsimit dhe diskriminimit qė qeveritė socialiste iu bėjnė veteranėve, janė pjesė e hipokrizisė sė tyre se gjoja ky shtet i mbron, vlerėson e nderon veteranėt e LANĒ-it.
Ėshtė e domosdoshme qė strukturat pėrkatėse shtetėrore tė rikonsiderojnė problemet e veteranėve nė kėto aspekte:
1.Pensioni i veteranit tė Luftės as me atė tė asaj kategorie qė ka dalė nė pension pas 1 tetorit tė vitit 1993 qė marrin gati dy herė mė shumė se veteranėt qė kanė dalė nė pension para kėtij afati. Ky ėshtė njė problem i njohur nga shteti, por zgjidhja e tij ėshtė lėnė pėr nė kalendat greke, deri sa tė ndėrrojnė jetė tė gjithė veteranėt qė kanė dalė nė pension para 1 tetorit 1993.
2.Qeveritė socialiste i kanė lėnė veteranėt pa asnjė rritje tė shpėrblimit qė ju jepet qė nė vitin 1999 dhe qė ju takon tju bėhet nė bazė rritjes sė indeksit tė ēmimeve dhe inflacionit.
3.Pjesa mė e madhe e veteranėve kanė qenė nė ushtri me grada e funksione tė ndryshme edhe tė larta ku kanė kontribuar maksimalisht pėr modernizimin e saj, ndėrsa tani janė abandonuar dhe nuk ju bėhet asnjė llojė trajtimi si homologėve tė tyre qė kanė dalė mė pas nė rezervė apo nė pension.
Do tė mjaftonte qoftė dhe njė luftė fare minimale ndaj korrupsionit, trafiqeve e kontrabandės pėr tė siguruar ato pak para qė i duhen shtetit pėr tė plotėsuar tė paktėn minimum jetik pėr veteranėt e LANĒ-it.
TAHIR VOSHTINA
Krijoni Kontakt