PDK nė Mitrovicė: Nėse ne fitojmė zgjedhjet, TMK-nė do ta kemi prioritet
MITROVICE, 5 tetor - Kryesia e degės sė Partisė Demokratike tė Kosovės nė Mitrovicė, nė kuadėr tė fushatės parazgjedhore, ka pasur tri takime; nė Zonėn IV tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, Bashkėsinė Islame dhe Shoqatėn Handikos. Sipas njė informate tė Degės sė PDK-sė nė Mitrovicė, nė Zonėn IV tė TMK-sė delegacioni i kryesuar nga Ahmet Tmava, Avni Kastrati, kandidat pėr kryetar tė asamblesė komunale, janė pritur nga Jakup Nura, zėvendėskomandant i Zonės IV tė TMK-sė dhe eprorėt Hasan Preteni e Emin Musa, tė cilėt kanė njoftuar pėr tė arriturat e TMK-sė. Eprorėt e TMK-sė thanė se pėrkundėr vėshtirėsive ky institucion ka arritur rezultate tė lakmueshme, si dhe shprehėn shqetėsimin e tyre pėr shkak tė largimit tė ushtarėve rezervė. Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsuesit e degės sė PDK-sė kanė njoftuar pėr aktivitetin e degės, si dhe u shprehen se PDK-ja ka bėrė presion nė asamblenė komunale qė TMK-ja tė jetė prezente, qė edhe ėshtė realizuar. Me kėtė rast u potencua edhe ēėshtja e shtatores sė dėshmorit Mehė Uka. Nėse PDK fiton zgjedhjet e sivjetme TMK-ja do tė jetė njėri ndėr objektivat kryesore, meqė konsiderohet si institucioni mė i rėndėsishėm kombėtar, u tha nė fund.
Krijoni Kontakt