Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Persiatje

  1. #1
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    27-07-2006
    Postime
    7

    Persiatje

    Se ku lexova qe kish dale njeri ne Shkoder e shperndante fletushka per te lajmeruar fundin e botes me 2007-en. E kishin kapur pas denoncimit te parise muslimane, e cila ish distancuar nga personi edhe ne shtyp. Me siguri do e kane plasur ne ndonje cmendine te shkretin.
    Po mendoja se c`do benim po ta dinim vertet te sakte fundin e botes apo diten e vdekjes (se e njejta gje eshte). Pastaj qesha me vete. E dime si jo: me teper se 100 veshtire eshte. Po ku eshte ndryshimi pra po t`i thuash dikujt:"pasneser do vdesesh" apo " edhe 378 dite te kane mbetur"?
    Te gjithe e dine se do vdesin, por rrallekush e beson. Nga ta di qe jam gjalle e jo i vdekur?

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    27-07-2006
    Postime
    7
    U hodha nje sy ca faqeve ketu e m`u duk vetja "a little alien". Nuk jam si te tjeret, te pakten si shumica. Nga njera ane kjo te perkedhel egon e te ben te ndjehesh si art i rralle. per pasoje i cmuar e ndoshta qe rrezikon te zhduket. Nga ana tjeter kam ate ndjesine bezdisese te albineve, qoseve dhe minoriteteve, e frike se duan te me zhdukin. Gjiri i turmes ka dicka qetesuese. Sa me e madhe te jete masa ku ben pjese, aq me e vogel eshte pergjegjesia, faji, ndergjegja e grimces. Ushtria dhe gjithe institucionet e uniformizuara jane shembulli me i mire per kete.
    Ndersa ben nje shetitje virtuale perballesh me hordhine e madhe te paorganizuar te shumenjakeve qe i ngjajne njeri tjetrit si pika uji. Ja dhe uniforma e kloneve shqiptare.
    Lot ne sy, hene, dashuri, pse me le, vec per ty jetoj, lule, varri i zi, nate me yje, flutura, rreze , erresire, vetem, udhe etj. Perkthyer ne pikture eshte e njejta gjendje shpirterore si pikturat qe varin katundaret e zonave te thella ne dhomen e gjumit. Ajo qe te habit me teper eshte hendeku i thelle midis realitetit dhe asaj qe shkruhet. Sa me i mjeruar ky i pari, aq me primitive arketipet qe vine me sa duket nga ndrydhja shekullore e botes vetjake. Nga njera ane korrupsion, prostitucion, pisllek, kalashnikov, nga ana tjeter vese, endrra e pergjerim arabo-indian adoleshent.

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    27-07-2006
    Postime
    7
    I kam provuar te gjitha drogat. Ka ca kohe qe i kam lene, por kjo jo per arsyen se nuk me pelqejne. Po qe se e kapercen masen, apo behesh fizikisht i varur prej tyre natyrisht qe ke probleme. Kjo vlen e pergjithesuar per cdo aspekt. Alkooli, feja, seksi, duhani, politika, paraja etj. kane te njejtin efekt nese i ben qellim ne vetvete.
    Po droga ka dhe ane pozitive, te cilat rralle vihen ne dukje, te pakten publikisht. Perjetimi i realiteteve te tjera zgjeron vetedijen dhe tolerancen.
    E perdorur ne mase droga mundeson kendveshtrime te reja, te cilat cojne ne braktisjen e pikave fikse te induktuara nga shoqeria dhe zhvillimin e personalitetit. Jam i bindur se po te ndjekesh ne Shqiperi shembullin hollandez e te legalizosh drogat e buta, shpejt agresiviteti tradicional i shqiptareve do topitej, ndersa folklori, polifonia psh. do pasurohej me komponente xhamajkane, gjithmone nenkuptuar regjistrimi i menjehershem i tyre, pasi sic dihet e para qe vuan nga tymosja e barit eshte kujtesa.
    Drogen do u rekomandoja edhe politikaneve shqiptare. Berishes pak amfetamine. Nanos heroine me te tymosur. Metes do i beja nje terapi me kerpudha meksikane. Gjinushi ka nevoje per nje trip psikedelik; liquid.Te tjereve marihuane. Vetem keshtu mund te zgjidhet problemi i pronave dhe hyrja ne Europe.
    Edhe Bushit do ia zmadhoja pak pupilat. Tipave te tille vetem shiringa u ben derman. Osames nuk ke cfare i ben me. Jam kurioz cfare droge eshte ajo qe te ben te rrish shpellave te Afganistanit me kallash duke qene milioner.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Lotus mu duk diēka interesante te lexoja shkrimin tend, kjo ndjenje roze vazhdoi deri sa lexova fundin e postimit 2 dhe gjithe postimin 3, mund te them qe ishe shume thelle dhe qarte deri tek sa te futeshe tek sarkazma e deshperuar popullore siē eshte tema e perēimit te droges dhe efekteteve e saj.
    Ja ke fut kot rrushime ere.
    Money Makes Man act Funny

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    27-07-2006
    Postime
    7
    Citim Postuar mė parė nga amaro
    Lotus mu duk diēka interesante te lexoja shkrimin tend, kjo ndjenje roze vazhdoi deri sa lexova fundin e postimit 2 dhe gjithe postimin 3, mund te them qe ishe shume thelle dhe qarte deri tek sa te futeshe tek sarkazma e deshperuar popullore siē eshte tema e perēimit te droges dhe efekteteve e saj.
    Ja ke fut kot rrushime ere.
    Lexova ca postime te tuat rrushi pa ere. psh:

    Citim Postuar mė parė nga amaro
    Merigu bukur e the lale, heren e pare doli ajo goca me ate zonin e llaftarshem dhe me veshjen e llahtarshme, herene dyte doli ajo sex bomba shqiptare por qe ngulmonte akoma qe '' une kam ze'' dhe me folklorin shume ngjyresh shqiptar ne background ( se kujt ju rrujt) kurse ket heren e fundit, ēdo gjo vinte era provinciale!!!
    Qe te hecim pak duhet qe : te mos nxjerrim gajdexhinj qe bejne balet modern me shoqeru kengen!.
    Nuk eshte mire te vesh re tek te tjeret po ato vese qe i ke dhe vete. Nuk e them kete per te replikuar, as per te vleresuar ate qe shkrova. Thjesht me duket e tepruar te kerkosh nivel ketu. Them une; ju keni nevoje per droge.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •