Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17

Tema: Besimi...

  1. #1
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490

    Besimi...

    Gjithmone kam vrare mendjen sesi eshte e mundur qe njerezit te besojne, ngandonjehere edhe ne menyre te verber, ne disa gjera qe nuk I kane njohur me pare apo per te cilat nuk kane prova materiale apo edhe teorike. Nuk e kam fjalen vetem per besimin ne zot por per besimin ne pergjithesi sic mund te jete besimi ne ideale, nje nje kauze, ne dashuri, tek nje person etj.

    Nga eksperiencat e mia personale kam vene re qe e kam patur shume te veshtire te besoj, e aq me teper verberisht, ndoshta ngaqe jam paksa skeptik apo edhe me pak tendeca nihiliste. Kur po mendoja nje here nese kishte ndonje gje ne te cilen une me te vertete besoja me doli se fatkeqesisht/fatmiresisht nuk kishte asgje te tille.

    Tani ne menyre qe te tentojme te parandalojme tendencen per hallakatje qe e karakterizon forumin ne pergjithesi , une po ju pyes te gjitheve dhe do te doja te me pergjigjeshit kryesisht duke u bazuar ne ju dhe eksperiencat tuaja se si krijohet nje besim I plote, ndoshta absolut, ne dicka si nga ato qe kam permendur me siper ? A krijohet gjitmone besimi ne varesi te provave materiale apo eksperiencave te meparshme apo ka edhe raste kur njeriu thjesht beson ne dicka?

    Ju ftoj ne diskutim dhe ju uroj nje trashje pa kufi J
    To look life in the face....

  2. #2
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Mirdita Gunnar.

    Me behet qejfi qe e ka hapur kete teme, sepse me duket teme neutrale kjo.

    Edhe mua me ka bere pershtypje menyra se si folet apo diskutohet ketu ne forum kur behet fla Psh. per fete e ndryshme ne te cilat besojne shume njerez.

    Per mua nuk ka rendesi se beson apo se nuk beson nje njeri, por ka rendesi qe a din ai te flasi me te tjeret ne nje menyre te shendetshme dhe progresive, po apo jo?

    Tani po them dicka per filozofine time qe mendoj qe ka edhe te bej lidhje me kete temen ketu. Kete "Filozofi nuk e kam kopjuar nga asnje gje, apo nga asnje njeri, por e kam krijuar vet, simbas eksperinces time te jetes deri tani dhe simbas diturise qe krijova dhe grumbullova un deri tani.

    "Po te njohesh veteveten tende, atehere ti njeh edhe njeriun tjeter". Kjo eshte rrenja e filozofise time.

    "Po njohe njerezimin atehere njeh te gjithe boten me te gjtha gjerat qe ka perbrenda saj; krijimin, historine, lufterat, zhwillimin/teknologjine, fete dhe te ardhmen."

    Sa me shume qe te njoh un veteveten time, aq me shume gjera behen te qarta per mua dhe aq me i qete behem une."

    Perpara se un te kisha kete filozofi, un u mundoja qe te gjeja te verteten e jetes.
    E kerkova te verteten e jetes dhe ke shkenca dhe ke historia dhe ke feja dhe ke njerezit qe kisha prane, por nuk isha akoma i kenaqur dhe i ngopur me keto njohuri apo kerkime deri sa erdhi nje dite qe un u "dorezova" dhe fillova te ndigjoj zerin e shpirtit tim qe jeton brenda ne jeten time.

    Fjalet e shpirtit tim jane:

    Ndegjo, ndegjo shume dhe shiko, shiko sa me shume boten qe te rrethon ty.
    Nuk je vetem ti ai qe gabon; - shiko, shiko; - thote shpirti im.
    Nuk je vetem ti ai qe din apo qe meson, ndegjo e lexo se c'fare po thuhet; -thote shpirti i im prape.
    Nuk e din dicka, ose nuk e kupton dicka, atehere terhiqu dhe lere pak "menjane ate gje", mos u bej merak, do te vij nje dite qe do ta kuptosh edhe ate gje; -thote shpirti i im.

    Ke rrespekt per te paprituren dhe te panjohuren dhe pranoje qe ajo eshte gjithmone prane teje, sepse po e pranove dhe po e rrespektove te paprituren, atehere ti nuk do te habitesh kur te vij ajo, por do ti pergjigjesh asajt ose do ti terhiqesh asajt.

    E shikon?; - me thote mua shpirti i im ne c'do moment te jetes? A e kupton tani qe gjitshka rrethe teje qe ka shpirt don te jetoje? Edhe pse nje njeri don qe te vrasi veten e tij, ai prape don te jetoje; a e kupton ti ket gje?; - pyet shpirti i im.

    Ngandonjehere un i them shpirtit tim qe nuk po e kuptoj se c'fare po ndodhe?
    "Prano qe nuk po e kupton, thuaje kete gje, dhe terhiqu pastaj duke ndegjuar ose duke e lene menjane; - thot shpirti im.

    Ti je njeriu me i ditur ne bote, por ti je edhe njeriu me i paditur ne bote. Ti je njeriu me i madh ne bote, por ne te njejten kohe, ti je me i vogli ne kete bote. Ti je je me i pasuri ne kete bote, por ti je edhe me i varfri ne kete bote. Pranoje kete; - thot shpirti i im. Prano qe ti i ke te dyja keto.

    A don te jetosh; pyet shpirti i im?: Po, i pergjigjem un: Atehere; - thote shpirti perdor fjalet:
    Me fal se u gabova; te lutem; po ky ishte thjesht mendimi i im; kush je ti? Perse e ben ti kete gje? Po un nuk e dija; po un kujtoja se e djia. Perdori keto fjale dhe atehere di to jesh i qete per ate qe ke shkruajtur, apo per ate qe ke bere, ben apo do te besh ne jeten tende.

    Un dua te jetoj, keshtu qe edhe te gjtha gjallesat qe kan shpirt duan qe te jetojne.

    E shikon?- thote shpirti, se sa i qarte qe jam un? E shikon qe un jam ai qe kerkon dhe qe ushqen c'do gjallese? A e shikon qe c'do dite eshte shume vlefshme, qe c'do gjallese qe ka shpirt eshte shume e vlefshme per ty? A e shikon qe c'do gje qe merr fryme te ngjan ty?

    Kaq kisha un djem dha vajza te dashur te forumit. U mundova qe ta shpjegoj pak filozofine time.
    Per mua gjeja me e shtrenjte dhe me bukur ne kete bote esht shpirti i im. Shpirti i im me thote ne c'do moment te jetes, qe sa me shume ta dua un ate shpirt, aq me shum duhet qe te dua un shpirtat e tjere, sepse shpirti eshte e panjohura dhe sepse shpirti eshte ajo qe ne mundohemi qe ta shpjegojme apo qe ta kapim, prandaj ne duhet qe ta duam dhe ta rrespektojm ate. Vetem atehere ne mund ta kuptojme shpirtin tone dhe pastaj mund te kuptojm edhe shpirtat apo gjerat e tjera ne kete apo ate "boten tjeter" te panjohur

    Tani po shkoj te bej pazarin ne qytet.

    P.S: Kjo isht thjesht filozofia e ime.

    ja kalofshi mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 14-01-2006 mė 07:59
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  3. #3
    “Liberté, Egalité, Fraternité”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    Gjithmone kam vrare mendjen sesi eshte e mundur qe njerezit te besojne, ngandonjehere edhe ne menyre te verber, ne disa gjera qe nuk I kane njohur me pare apo per te cilat nuk kane prova materiale apo edhe teorike. Nuk e kam fjalen vetem per besimin ne zot por per besimin ne pergjithesi sic mund te jete besimi ne ideale, nje nje kauze, ne dashuri, tek nje person etj.

    Nga eksperiencat e mia personale kam vene re qe e kam patur shume te veshtire te besoj, e aq me teper verberisht, ndoshta ngaqe jam paksa skeptik apo edhe me pak tendeca nihiliste. Kur po mendoja nje here nese kishte ndonje gje ne te cilen une me te vertete besoja me doli se fatkeqesisht/fatmiresisht nuk kishte asgje te tille.
    Ti i beson kesaj qe ke thene (asaj qe eshte theksuar)?

    Sado skeptik te jete njeriu, ka shume gjera qe beson. Dhe sado te te duket vetja se nuk beson asgje, nuk beson askend, perseri gjendeet diçka qe ti i beson. Vetem po te jesh ndonje mizantrop, ose paranojak mund te thuash qe s'besoj askend. S'kam gje me ty, dhe nuk po te drejtohem ty per kete, po thjeshte mednoj se je ngutur ne gjykim, pasi po te mendohesh mire do e kuptosh se ka shume e shume gjera te cilave u beson verberisht, pa prove. Vetem po te jesh krejt i paditur mund te thuash qe s'besoj asgjeje per te cilen nuk kam prova. Ja mere ligjin e Njutonit. Ku i ke provat qe eshte ashtu?...Ama e beson. Pse?...lol..

  5. #5
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Xeno
    ajo qe eshte theksuar ne postimin e pare eshte cka kam kuptuar kur po mendoja njehere rreth kesaj ceshtje dhe jam i sigurte per ate qe kam shkruar, dmth edhe ne kete moment do te jepja te njejten pergjigje. Mesa shoh nga pergjigja jote ti duhet te besosh ne shume gjera dhe besoj se je i bindur per besimin tend apo jo? Nqs deri ketu jemi ne rregull te lutem a mund te me thuash se cilat jane ato gjera qe ti beson dhe me e rendesishmja si ka lindur tek ty ky besim, vetvetiu apo pasi je bindur me prova apo ku di une cfare.

    Sa per ligjin e Njutonit mos beso aq shume se edhe deri para 600 vjetesh te gjithe besonin se bota ishte e rrafshet po ja qe sdoli keshtu :P
    To look life in the face....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ta korrigjojme njehere ate "ligji i Njutonit", pasi s'ka nje gje te tille. Gabibimi im. Kur u shpreha ashtu kisha ndermend "ligjin universal te terheqjes se gravitetit".


    Ai thote qe çdo dy trupa terhiqen sipas nje forumle* te caktuar. Po a eshte vertetuar kjo, se eshte e vertete per çdo dy trupa kudo? JO
    Une e besoj kete. Ti e beson?

    Ndersa per gjerat qe besoj ne pergjithesi do ishte shume e veshtire t'i reshtoja ketu. Per shembull, besoj ne Zot. Me thuaj ti pse nuk duhet te besoj ne Zot, ose ç'te ben ty te mos besosh? Si e verteton te kunderten e kesaj? Jo per gje, po nese thua qe per te besuar ne Zot duhet ta vertetosh, athere e njejta gje duhet te vleje edhe per te besuar se nuk ekziston. Dashje pa dashje edhe ti beson.

    _____
    *E kam fjalen per F=G (mM)/d^2
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 23-01-2006 mė 23:05

  7. #7
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    Tani ne menyre qe te tentojme te parandalojme tendencen per hallakatje qe e karakterizon forumin ne pergjithesi , une po ju pyes te gjitheve dhe do te doja te me pergjigjeshit kryesisht duke u bazuar ne ju dhe eksperiencat tuaja se si krijohet nje besim I plote, ndoshta absolut, ne dicka si nga ato qe kam permendur me siper ? A krijohet gjitmone besimi ne varesi te provave materiale apo eksperiencave te meparshme apo ka edhe raste kur njeriu thjesht beson ne dicka?
    Ju ftoj ne diskutim dhe ju uroj nje trashje pa kufi J
    qe te mos perseris vehten prandaj

    edhe nje gje tjeter, qellimi i shkrimit tim nuk eshte per te vene ne dyshim besimet e cdokujt ketu. ideja eshte se cilat jane shkaqet qe krijohet besimi, nesa ka te tilla apo edhe nese jemi te vetedijshem per ato (shkaqet).

    P.S edhe Njutonit sja mohon dot ligjet se s'nxorri as nje po plot tre qe shkenca i njeh, per me teper qe ja coptoi kaptinen edhe nje kokerr molle
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gunnar : 23-01-2006 mė 23:16
    To look life in the face....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    nese ndonje nga ju ketu jeton ne New York City, ju rekomandoj te shikoni pjesen teatrale ne Broadway "Doubt" nga John Shanley (shanleysmoney@aol.com)

    Eshte nje nga pjeset me te bukura kohet e fundit qe analizon konceptin e dyshimit dhe besimit (shkaqet e pasojat) ne shume fusha, ate personale (subjektive); shoqerore (almost objektive apo si e shohin te tjeret) dhe teologjike (fetare).
    TBD

  9. #9
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    Xeno
    ajo qe eshte theksuar ne postimin e pare eshte cka kam kuptuar kur po mendoja njehere rreth kesaj ceshtje dhe jam i sigurte per ate qe kam shkruar, dmth edhe ne kete moment do te jepja te njejten pergjigje. Mesa shoh nga pergjigja jote ti duhet te besosh ne shume gjera dhe besoj se je i bindur per besimin tend apo jo? Nqs deri ketu jemi ne rregull te lutem a mund te me thuash se cilat jane ato gjera qe ti beson dhe me e rendesishmja si ka lindur tek ty ky besim, vetvetiu apo pasi je bindur me prova apo ku di une cfare.

    Sa per ligjin e Njutonit mos beso aq shume se edhe deri para 600 vjetesh te gjithe besonin se bota ishte e rrafshet po ja qe sdoli keshtu :P
    Me pelqen reagimi qe ben ti ketu Gunnar. Me pelqen qe thua: "Une e di se cfare po shkruaj". Tema qe ke hapur ti mua me duket e qarte dhe prandaj i dhashe pergjigje. Shkruajta pak ate filozofine time.

    Un nuk dua qe te them ty qe ti duhet me besuar ke dicka, sepse un nuk jam as psikolog e as diktator.

    Me pelqen menyra e shendetshme e te shkruarit tend.

    Le te besojne njerezit cfare te duan. Por aman vetem detyrime mos te na vene: "Duhet me besuar kete e ate". Nje njeri i rritur din ta pershkruaj urte dhe qarte ate qe ai beson apo qe filozofon, pa detyruar njerez te tjere.

    Mu desh ta shkruaj kete gje se verej shpesh qe ka njerez qe thone: "Eshte ashtu dhe pike ajo pune", ose: "Ti duhet qe te besosh ne dicka dhe pike ajo pune". Sikur ata lloj njerezish te ken mbaruar shkollen per me qene "Zot" dhe sikur ta din taman dhe me saktesi te madhe se c'fare mendon nje njeri tjeter.

    Kalofshi mire.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Arcimedes
    Le te besojne njerezit cfare te duan. Por aman vetem detyrime mos te na vene: "Duhet me besuar kete e ate". Nje njeri i rritur din ta pershkruaj urte dhe qarte ate qe ai beson apo qe filozofon, pa detyruar njerez te tjere.
    E ç'lidhje kishte kjo me temen, ose me ato qe u shkruan ne kete teme?

    Mua nuk me duket hiç e shendetshme menyra se si ti shkruan. Nese ndokush te ka bezdise e te ka ra me qafe eshte mire t'i pergjigjesh atij e jo te shkruash ketu ne vete te trete, pasi forumi nuk eshte vend shfryrjesh. Te citova pasi kishe cituar pergjigjen qe Gunnar me kishte dhene mua.




    Gunnar, dikutimi duhet te jete nje bashkebisedim midis dy ose me shume veteve, ndaj edhe pyetjet qe kane te bejne me ty, me mua, ose me ndonje tjeter jane te paevitueshme. Nuk besoj se e sheh forumin si klase. Çohu ti!...Ulu!...Tjetri... e me rradhe.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •