Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: 11 Shtatori.

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    11 Shtatori.

    Te gjithe e perjetuam me dhimbje diten e 11 Shatorit 2001.
    Cfare mesazh sjell kjo dite tek kisha e Krishtit, tek cdo i krishtere ?
    Kjo eshte nje teme e hapur ku cdo i krishtere mund te sjelle mesazhin qe Perendia i ka dhene ne ato dite te terrorit .
    Deshmuesi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    LAVDI PERENDISE!!

    11 shtatori i pare pas tragjedise me te madhe qe ka perjetuar SHBA. Eshte e dhimbshme te kujtosh ate tmerr, te shikosh sesi njerezit e pashprese hidheshin nga katet e siperme, jo per te shpetuar, por per te pasur nje vdekje me te shpejte.
    Shume mund te kene thene, kaq e pata, jeta mbaroi.
    Ne te krishtere e dime qe ka nje jete pas vdekjes, ne njohim Shpetimtarin tone. Dikur edhe ne ndodheshim ne ate situate. Ishim te humbur dhe nuk dinim se cte benim, mundoheshim ta mbushnim boshesine shpirterore me gjera te pavlera dhe kenaqeshim per nje kohe, por nuk kishim paqen e verte shpirterore. Ishim ne nje anije qe ishte e destinuar te mbytej dhe pikerisht ne ate moment dikush na zgjati doren dhe na tha ejani ne barken e shpetimit. Perendia e ka zgjatur doren e Tij qe te gjithe te hipin ne barken e shpetimit, Ai e beri ate ne kryq, kur biri i VETEMLINDURI me madheshtine e Tij, derdhi gjakun e Tij per te na lare mekatat. Dhe dora e Tij eshte akoma e zgjatur per kedo qe do te shpetoje, qe do paqen, qe do jeten.
    Kjo eshte gjendja e njerezimit sot. Boshesine shpirterore mundohen ta mbushin me sex, droge, para etj. Por ne njohim paqen e vertete qe vjen nga lart, sepse Ai thote: „..UNE JU JAP PAQEN E VERTETE, JO SIC E JEP BOTA...“
    Le te mendojme vellezer dhe te bejme me teper qe fjala e Perendise te arrije sa me shume zemra qe sa me shume te shpetohen, te njohin burimin e miresise, te paqes,. dashurise, diturise, sepse i madh eshte hiri Tij.
    „UNE JAM UDHA DHE E VERTETA DHE JETA...“ thote Ai qe po vjen, qe po troket ne porten e zemrave te cdo njeriu. Le te mendojme vellezer, ju kujtohet se me cfare zelli i flisnim te tjereve ne fillim kur njohem Perendine, cfare gezimi kishim ne zemer? Le te rizgjohemi, dhe me me teper zell ti tregojme njerezitmit te destinuar te mbytet, qe eshte dikush qe e do, dikush qe nuk kurseu as birin e vet, te Vetemlindurin, qe ne te kemi jeten e perjetshme. Ti tregojme se eshte dikush qe i do, qe eshte dikush qe rigjeneron shpirtin, qe sheron zemren e thyer, dhe qe jep jeten.
    Te gjithe e pame sesa te dobet jemi, sesa te vegjel jemi, amerika shteti me fuqishem ne bote u gjunjezua nga disa akte terrori, ku zemra e tregtise boterore ne pak minuta u zhduk, ku pentagoni „i paprekshem“ mori flake. Shume pyesin vehten perse Zoti lejon gjera te tilla? Nuk mund ti ndalonte Ai keto goditje? Per Zotin nuk ka asgje te pamundur. Por Ai e lejoi. Nga kjo duhet te mesojme se jemi ne prag te fundit. Shtete si amerika jane larguar nge burimi i miresise dhe mireqenies, jane fryre, jane bere mendjemedhej, kane harruar se cdo pushtet jepet nga Perendia dhe se Ai dhe vetem Ai duhet adhuruar.
    Prandaj duhet te qendrojme prane Perendise, dhe ti sherbejme me me teper zell, qe fjala e Tij te arrije cdo zemer. Qe te mos lejojme qe ato zemra ti arrije mashtruesi dhe genjeshtari, armiku i Perendise, mbreti e genjeshtres, qe nxiti ata njerez te vetevriten dhe te marrin me vehte mijera jetera te pafajshme. Ne jemi drita e botes. Kripa e botes. Le ta lartesojme emrin e Tij tek njerezit, nepermjet sjelljes sone, gezimit tone, qe bota te kuptoje se ne jemi ndryshe, sepse tek ne ka dicka qe ata nuk mund ta spjegojne, ne menyre qe ata te shohin tek ne, Perendine.
    Le ta lartesojme emrin e KRISHTIT, le ta adhurojme me gjithe zemer, ti japim lavde me ze te larte, me gjithe shpirt, me gjithe forcen e zemres sone, qe adhurimi yne te arrije ne fronin e Tij “...SI NJE PARFUM EREMIRE...”. Le ta falenderojme per gjithcka, per shpetimin, per bekimin e tij, per paqen qe Ai na jep cdo dite, per provat qe duhet te kalojme cdo dite, me gezim pa u shkurajuar, sepse dime ne ke kemi besuar, sepse dime qe Ai eshte prane.

    LAVDI I QOFTE PERENDISE DHE I LARTESUAR QOFTE EMRI I JEZUS KRISHTIT!!
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Zoti te bekofte, vella.

    Vertet kishit prekur pikerisht ate qe duhet, por me duhet te shtoj dicka: Jemi ne kohen e fundit dhe te Korrat jane gati , por po keshtu edhe Egjra eshte ber gati per tu mbledhur, pikerisht ne pame me 11 Shtator Frutin e Egjres, ne menyre qe te dallohet Egjra nga Gruri.
    11Shtatori solli nje rinlindje shpirterore tek shume njerez neper Bote, shume te krishtere u rizgjuan dhe u rikthyen tek Jezusi duke u rilindur ne besim . Kisha konfirmoi shenjat e koheve te fundit , si dhe me ane te kujt po realizohen ato. Kur te shihni Jeruzalemin te rrthuar nga paganet dijeni se une jam dukete ardhur, tha Zoti Krisht. kundershtaret e Krishtit jane kundershtaret e Perendise.
    Zoti e bekofte kishen e tij kudo ne bote. Paqe dhe dashuri ne cdo zemer te krishteri , hiri i Krishtit qofte gjithmone me ne. Amin.
    Deshmuesi i Krishtit.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    zoti i bekofte te gjithe shpirtrat e tyre dhe te gjithe atyre qe kane vdekur ne trazirat e shqiperise

  5. #5
    ~¤Ļs §ōōō..Mmmm Mmmm Gōōd Maska e PaMeLaA
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    In My Skin!
    Postime
    189
    Mqs po shkruani per 11 shtatorin po ju tregoj dicka qe kam gjetur per kete ngjarje :

    Tragjedia ndodhi ne date 9/11 .... 9+1+1=11

    11 shtatori ish dita e 254-te e vitit ... 2+5+4=11

    Aeroplani qe goditi kullen veriore kishte numer fluturimi 11

    Ai avion kish 92 njerez brenda .... 9+2=11

    Avioni qe goditi kullen jugore kish 65 pasagjere ......6+5=11

    Dy kullat binjake i ngjanin numrit 11

    Edhe fjala New York City ka 11 shkronja

    e cutitshme apo cfare ?!?
    æ~*¤(K)(L) §wėčt Īńńō¢źńt Åńgźl (F)(K)¤*~?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e YLLI MUCA
    Anėtarėsuar
    13-08-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    126
    Hey me gjith mend per ate cka ke shkruar shum e cuditshme, me beri shum pershtypje. me kete cka ke shkruar une po te jap nje vote. te uroj gjith te mirat, fat dhe lumturi ne jet.

    pa 11 shtator.

    Me respekt: Ylli muca
    FC Bayern Munchen

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimbje tė kujtesės
    Nga hajla nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 221
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 21:53
  2. Antiamerikanizmi dhe diplomacia publike
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 17:55
  3. Arrestohet vrasesi (serb) i ministres suedeze
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 18:52
  4. Cfare solli 11 Shtatori 2001?
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 11:11
  5. Nderime Dhe Homazhe Per Viktimat E 11-shtatorit Ne Wtc
    Nga Letersia 76 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 14-09-2002, 03:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •