Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-10-2005
    Postime
    2

    Per ata qe mbarojne shkollat jashte

    Po ky- mendon njeri- kush eshte te na jape keshilla sikur nuk e dime se ku ishim e ku po ikim?! Nese mendon se nuk ke per te perfituar nga pervoja e njerit qe ka hyre ne 6 shkolla qe nga 8-vjecarja dhe ka perfunduar 3 e gjysem qe nuk kane te bejne me fare me njera-tjetren, ateher mos lexo me tej. Nese mendon se ke per te mesuar dic nga njeri qe e njeh realitetin shqiptar me mire se ata qe jetojne ende atje. Ateher vazhdo.

    1. Fshataresia. Te gjithe sa te vemi ne Shqiperi do perplasemi me nje provincializem te papare. Edhe fshati me i humbur skozez, Corleone (Terronet e Sicilise), ostfriesen ne gjermani, ose ndonje fshat tjeter ne perendim, nuk permban kaq shume injorant sa Tirana. Pse? JO se njerzit jane te gjithe injorant porse Tirana ESHTE NJE FSHAT I MADH.

    2. Dituria. Ti mendon se ke mbaruar nje shkolle. Pret Respekt. Mendon se di! E ke gabim miku im, ti nuk di asgje. Ti di te lexosh, te shkruash, por ti ke harruar te jetosh mes intrigash, mashtrimesh, furcash te pafundme qe te lyejne nga para dhe te hedhin balte nga mbas.

    3. Paraqitja. Mos bej gabim te nxjerresh se kush je, cfare di. Mos u mburr (fundja nje shkolle ke mbaruar, as profesor nuk je bere)! Seneka thote se i mencuri kur nxjerr veten sulmohet. Ne shqip: Pema qe ka kokra gjuhet me gure.

    4. Pamvaresia. Sa te vesh duhet te jesh i pamvarur, ekonomikisht, idealisht dhe i qarte ne idete e tuaja. Nese kerkon parane, gjemoje vrullshem dhe pameshirshem, mos i shih asnjeher kufomat qe le mbrapa (nese nuk do qe te kesh ndjenja te fajit). Nese kerkon te ndryshosh dicka qe nuk te pelqen, je nje idealist, mos u fut ne asnje kamp pa njohur mire aftesite e tua prej valltari.

    5. Percaktimi i kampit. Sa te vesh ne Shqiperi do kuptosh se njerzit jane te ndare ne Kampe. Keto kampet kane tejkaluar cdo cak dhe interes, madje edhe klanin familjar. Ka disa tipe kampesh qe ne fakt jane te perzjera mes tyre (te nakatosura). Kampet jane ideologjike, materialiste dhe ato te perzjerat. Pra jane tre lloj grupe njerzish ne Shqiperi.

    a. Idealistet: Keta duan te bejne dicka. Me i miri dhe i afti ka hapur ndonje parti ose shoqate, shkruan ne ndonje gazete. Do e njohesh se kur shkruan sulmohet shume dhe nuk ka shoke. Ne keto kohet e sotme: Trimi i madh me shoke pak. Te tjeret, idealistet e paafte i sheh tek bejne nje pune te rendomte ose te papune, te qete, i kupton kur ne nje moment te caktuar gjykojne drejt, pa emocione, pa meri personale.
    b. Materialistet: Keta jane lubite e kapitalizmit shqiptar, vrasin e prejne nepermejt ushtareve (ushtaret jane nje nen-sub-kamp me vete, ata jane vec ushtare, ndjekin urdherat dhe paguhen), demtojne, thurrin intriga. Qellimi i tyre eshte vetem Paraja. Keta njihen nga frutet e punes se tyre: nuk jetojne gjate, kane vila e makina, e dashnore, jane te pandershem, perhere duken te lumtur e te qeshur, nuk i rruhet per asnje.
    c. Njerzit ne shitje. Grupi me i madh ne Shqiperi jane ata qe jane ne shitje. Keta jane ata qe ne psikologji njihen me "diffused identity" nga Marcia. Ky eshte grupi qe shitet, blihet vet dhe shet e blen cdo ide apo jep para per nje ide te caktuar. Keta jane edhe me te rrezikshmit. Potenciali kryesor per tu rekrutuar nga cdonjeri qe i premton nje ide te bukur per t'ju zbukuruar identitetin dhe ca para per te vegjetuar mbi toke per vitet e ardhshme.
    Sic fola me pare, perpara se te futesh tek njera (vetem nuk behet asgje) duhet te njohesh mire epersite e tua.

    6. Te njohim epersite tona. Njohja e epersive, aftesive dhe mundesive te tua jane ceshtja me kryesore ne kete mish-mash te realitetit shqiptar dhe ne fakt asaj boteror....
    Kur isha 12 vjec me ra njeher topi ne shatervan. Tani une mendova se do hidhesha dhe do kapesha tek kati i dyte i shatervanit, pa u lagur fare do merrja topin dhe do kerceja pertej bordures se shatervanit jashte. Mendimi me doli i realizueshem dhe me gjithe rroba u hodha per te kapur borduren. Une e kapa borduren porse nuk e mbajta dot dhe me gjithe roba ne shatervan, mireqe ishte kohe dreke e s'kish njeri. Morali i historise: mos vlereso epersite e tua me fantazi. ....
    Nuk e di se kush e ka thene: cdo gje qe nuk me vret, me ben me te forte. Ky duhet te jete dhe maksima e atij qe ka nje qellim.

    7. Beso ne percaktimin tend. Mbasi provova te hyj ne disa shkolla te larta, hyra ne disa te tjera dhe perfundova dicka krejt te ndryshme, kuptova nje gje shume te rendesishme: EDHE PSE LARGE ENDERRAVE DHE DESHIRAVE TE MIA PO BEJ DICKA QE ME PELQEN. Pra edhe ti miku im, je aty ku je mbase jo me deshire, porse ajo qe ka ndodhur ishte me e mira per ty.

    8. Largohu sherrit dhe shamates. Sherri dhe rremuja kane vetem nje fitues: Sherxhiun. Cdo konflikt ne Shqiperi eshte personal. Ti ke nje ide te bukur, ajo ideja nuk i pelqen dikujt (varet se cfare kampi i perket). Atehere personat qe nuk e duan kete ide merren jo me idene, se kesaj nuk kane cfare ti hedhin poshte, porse ATA MERREN ME PERSONALITETIN TEND. Ata fillojne dhe rremojne ne cdo qoshe te biografise tende per te gjetur dicka kunder personit tend. Fillojne te shajne edhe nga nena, motra e fisi per te poshteruar. Kjo nuk eshte vetem ceshtje PROVINCIALIZMI.

    9. Personi vs. Idese. Perse nuk eshte vetem ceshtje Provincializmi?
    a. Ne shqiperi te gjithe kemi pasur nje edukim. Barazia ekonomike ne sistemin komunist ka bere qe te gjithe te ishin baraz edhe ideologjikisht. Atehere cdo njeri qe mendon ndryshe shihhet ndryshe. Pra jo i yni, i huaj etj.
    b. Personi kur mendon ndryshe dhe me objektivizem eshte ne kete moment ose anachronik (Kapedani), ose dashakeqes e tradhetor, ose ca me keq i blere nga Islamiket, Amerikanet, Kinezet ose Greket.

    Pra ki kujdes kur te futesh ne nje konflikt te tille me njerez qe shohin tek ty vetem nje plasteline, dhe qe gjykojne per ty si per vete. Se miku im, sipas tyre, ti nuk mund te jesh ndryshe, nuk ka mundesi ti te mos mendosh si ata!

    10. E verteta. Nje nga shenjate e fshatarllikut shqiptar eshte dhe besimi ne te verteten absolute. Ajo qe une mendoj se eshte e mire per ty, eshte e mire per ty. Ne Shqiperi ne akoma flasim me plako, babe, bace, vella (jaho). Perdorim fjale familjare qe kane te bejne me shprehjen e autoritetit. Pra ne Shqiperi te gjithe duan te luajne rolin e Babes, e plakut te mocem dhe te mencur. Te gjithe kane nga nje pergjigje e keshille dhe te gjithe e dine te verteten.
    Shih psh. keta gazetaret (Mustafa Nano, Lubonja) si flasin, a thua ti se ky ka shkuar njeher ne ferr, eshte kthyer dhe po na rrefen neve te papareve se c'kish atje. Forma e rrefimit neper gazeta te ngjarjeve eshte narrative, ajo qe perdoret neper perralla, sa me shume perseritje, pak detaje thelbesore, shume detaje te kota per te kontrolluar besimin, shume epitete. Pra une kur lexoj ndonje editorial ne shqip me kujtohet gjyshi prane oxhakut tek rrefente peralla. Dy gjera e karakterizonin tregimin e gjyshit tim: autoriteti qe te sjell pervoja dhe autoritetin i sillte dashuria ime prej femije (attachment). Keto te dyja perdorin sot gazetat: autoritetin qe te sjell shtypi (e verteta ne leter) dhe autoritetin qe te sjell personi (personifikimi i ideve).

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Mire e ke thene. Per fat te keq shume nga keto vijne nga damari i shqiptarit. Jemi shume nevrike. Nje arsye tjeter eshte qe kemi qene te mbyllur per nje kohe te gjate dhe jemi mesuar te gjithe te barabarte dhe kur u krijuan diferencime nuk duruam dot.

    Ndikon edhe kjo se jemi shume afer 100%'deshit si shqiptare dhe nuk kemi pasur shume nacionalitete te tjera afer. Tani qe ne shqiptaret kemi kontakte me boten jashte do te mesohemi qe te mos e bejme qimen tra.

    Citim Postuar mė parė nga ALI KAPEDANI
    8. Largohu sherrit dhe shamates. Sherri dhe rremuja kane vetem nje fitues: Sherxhiun. Cdo konflikt ne Shqiperi eshte personal. Ti ke nje ide te bukur, ajo ideja nuk i pelqen dikujt (varet se cfare kampi i perket). Atehere personat qe nuk e duan kete ide merren jo me idene, se kesaj nuk kane cfare ti hedhin poshte, porse ATA MERREN ME PERSONALITETIN TEND. Ata fillojne dhe rremojne ne cdo qoshe te biografise tende per te gjetur dicka kunder personit tend. Fillojne te shajne edhe nga nena, motra e fisi per te poshteruar. Kjo nuk eshte vetem ceshtje PROVINCIALIZMI.

    Ketu mund te thuash edhe LARGOHU DISKUTIMIT. Sepse ne shqiptaret nuk dijm ete diskutojme. I dijme te gjitha, jemi eksperte ne ekonomi me nje term qe e kemi degjuar por nuk e kuptojme, jemi zheni ne shkence me dy fjale te DITURISE NATYRORE qe kemi lexuar.
    ------
    "Eshte kenaqesi te debatosh me njeriun e zgjuar"
    "Eshte kenaqesi te japesh e te marresh borxh nga njeriu i mire"
    beqar

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Ali,

    ty bravo per interesin dhe shqetesimin por vetem se ti ke vene nje kusht te madh aty. Ky kushti jot eshte se gjoja kush na mbaronka studimet jashte kur shkonka ne Shqiperi perballonka gjithe keto probleme, jashte fushes se tij konceptike.

    Pra me pak fjale ti harron, se largimi dhe studimi jashte shtetit nuk ti heq doemos ato sindrome qe sjell ketu!

    Nese e ke menjen byk or vella.... nuk te ben derman as shkolla dhe as e dalmja jashtetit!

  4. #4
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Realiteti dhe endrra

    MBESHTES NE MENYRE TE PLOTE MENDIMIN E ALI KAPEDANIT NGA PIKA 1-10.

    Ne fillim dua te perforcoj mendimin e kryeplakut:

    Kush eshte byk eshte byk.

    Shkolla eshte si puna e furres ka funksion te te pjeke e te te beje gati per pune ose "per te ngrene".

    Fute kungullin ne furre kur del del kungull i pjekur.
    Fute mishin ne furre te del mishi i pjekur.

    Shumica do preferojne mishin (te zgjuarin), por sigurisht qe ka dhe ata qe preferojne kungullin.

    Disa koncepte shqiptare qe i ruajme me force dhe ne emigracion

    1. E verteta Jo vetem qe shqiptaret ne Shqiperi e dine te verteten po edhe ketu ne Amerike te gjithe shqiptaret e dine te verteten. Po qe se ble nje gje a ben ndonje rregullim telefoni a kompjuteri pergjigjet qe degjon nga shumica e shqiptareve jane:

    Per aq leka sa e bleve ti kete makine te kisha gjetur une nje me te mire ne Filani qe ka ate dyqanin ne rruga atje.
    Ku vete ble djathin ti ne "BJ's" (supermarket) eshte nje vend tjeter qe e ka me te lire "Costco" (supermarket tjeter).
    Ku e shpure makinen ta rregulloje? po shume leka atje ta kishe shpene ne Beni ta kishte bere per gjysmen.

    2. Number 1 Nje difekt tjeter qe kane formuar shqiptaret ne emigrim dhe do perplaset shume ashper me realitetin shqiptar eshte Ideja e #1. Po qe se degjon nenat shqiptare ne shumicen e rasteve thone cupa/djali tim/e eshte e para ne shkolle; qofte tetevjecare, gjimnaz, kolegj. Nje pyetje lind: Po qe se te tere keta shqiptaret jane #1 sa yje ka ne ate shkolle qe ka me shume se nje shqiptar?

    3. Zilia Macen e kemi te tere ne bark, kur erdha une ketu nuk me ndihmoi asnjeri; pse te te ndihmoj ty? Zilia per njeri tjetrin nuk na le te shkojme perpara PSH: Nqse ne Perendim komshiu tend e zbukuron ate bashten qe ka para shtepise duke mbjelle tulipane a trendafila ti qe jeton perballe a ne krah do qe t'ia kalosh. Vete dhe ti ne dyqan dhe e zbukuron kopshtin tend me mire se te komshiut ose barabar.
    Me konceptin shqiptar naten vete ja shkaterron kopshtin (bashke me te punen dhe mundin qe ka bere ai ) dhe tani kopshti tend ne status quo duket me i bukur se kopshti i komshit qe ka disa gropa aty ku me pare kishte lule.

    Mungesa e aftesise per te debatuar ka te beje shume me faktin qe Ali Kapedani dhe Bakudr e kane thene me lart. Jemi specialiste ne cdo fushe te jetes dhe gjithmone kemi te drejte. C'eshte kjo te bejme gabime ne shqiptaret? Jemi race e zgjuar ne
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 17-12-2005 mė 12:58
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  5. #5
    Respekti Mbi Tė Gjitha! Maska e [E-TROPOJANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Tropojė
    Postime
    113
    Unë them qe ata që mbarojnë shkollën,në fund nuk futen fare në punë.
    Pse?
    -Mund të thotë ndonjëri.
    Sepse,1)Ata që mbarojnë shkollën e lartë,në fund rrinë të papunë.
    Pra do të thotë që,duhet të kesh shoqëri që të futesh në punë.
    ________________________________________

    JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!

    JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    9
    cuna mos pini shume...
    diten e mire

  7. #7
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Po ky- mendon njeri- kush eshte te na jape keshilla sikur nuk e dime se ku ishim e ku po ikim?! Nese mendon se nuk ke per te perfituar nga pervoja e njerit qe ka hyre ne 6 shkolla qe nga 8-vjecarja dhe ka perfunduar 3 e gjysem qe nuk kane te bejne me fare me njera-tjetren, ateher mos lexo me tej. Nese mendon se ke per te mesuar dic nga njeri qe e njeh realitetin shqiptar me mire se ata qe jetojne ende atje. Ateher vazhdo.
    çfare te ben te mendosh kete?


    10. E verteta. Nje nga shenjate e fshatarllikut shqiptar eshte dhe besimi ne te verteten absolute. Ajo qe une mendoj se eshte e mire per ty, eshte e mire per ty.
    E ke thene mire, po ti je i pari qe s'je koherent me kete qe po parashtron

Tema tė Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. UNIONI Shqiperi-Kosove
    Nga besi84 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 11:49
  3. Rritet qarkullimi i parasė jashtė sistemit bankar
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 08:06
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •