Shqiptaret janė tepėr individualistė pėr tė ndėrtuar njė organizatė kriminale Flet avokatja italiane Ana Maria Kapozuko, qė ka mbrojtur nė gjykata mbi 120 shqiptarė. Avokatja e familjes Petalli, tė akuzuar pėr trafik fėmijėsh nė Peskara tregon pėr abuzimet e gjykatave, prokurorėve italianė, lidhjet me kriminalitetin e kombeve tė tjera, si edhe krimin rus, kinez dhe vetė Mafian italiane, etj.
Mentor Nazarko
Anna Maria Capozucco vjen nga Italia dhe kryen detyrėn e avokates. Vjen nga qyteti i Peskarės nė Italinė Qendrore, i cili njeh njė numėr tė madh shqiptarėsh si banorė tė tij. Me kėtė fluks tė madh, njėkohėsisht vijnė dhe tė kėqijat qė karakterizojnė nė pėrgjithėsi flukset migratore nė vende tė huaja. Nė cilėsinė e avokates znj. Capozucco ka patur rastin qė tė bashkėpunojė e tė mbrojė, shumė qytetarė tė vendit tonė, rreth 117 ēėshtje. Ajo ka patur rastin dhe tė nxjerrė nė liri njė numėr tė madh qytetarėsh tė dėnuar padrejtėsisht. Gjatė njė eksperience relativisht tė gjatė si avokate, znj. Capozucco ka patur rastin tė analizojė tė metat e sistemit italian apo trajtimin e veēantė qė ky sistem iu rezervon bashkėqytetarėve tanė. Ka patur rastin tė njohė Shqipėrinė, njė nga arsyet pse ajo di tė mbrojė mirė qytetarėt shqiptarė, madje ėshtė martuar me njė qytetar shqiptar, zotin Qemal Morina. Ajo ka ditur tė njohė mirė kulturėn shqiptare dhe elementė tė veēntė tė kėsaj kulture, tė cilėt nė kontakt me kulturėn e vendit mikpritės, Itali, krijojnė probleme apo vėshtirėsi njohje. Nuk mund tė arrij nė konkluzionin qė ta quaj njė engjėll mbrojtės tė shqiptarėve, por gjithsesi ajo ka kryer njė kontribut pėr tė cilin mendoj se duhet vlerėsuar.
Pėrveē se jeni avokate, pikė sė pari ju jeni qytetare italiane. Kur ka qenė kontakti juaj i parė me fjalėn Shqipėri ose shqiptar?
Nė vitin 1991 kam dėgjuar pėr eksodin shqiptar drejt brigjeve tona, por nė mėnyrė thuajse indiferente, si shumė lajme tė tjera nėpėr televizione. Ndėrsa mė pas, kur fillova tė punoj direkt me problemet e shqiptarėve nė burgjet tona, pata dhe kontaktet e para tė vėrteta me shqiptarėt.
I referohem mė shumė eksperiencės suaj si qytetare!
Unė pėr Shqipėrinė kam dėgjuar nga gjyshi im, pasi nė kohėn e luftės ai ka qenė nė Shqipėri. Gjermanėt e kishin burgosur, por ai shpėtoi falė ndihmės sė njė familje shqiptare.
Atėhere lidhja juaj me Shqipėrinė fillon me tregimet e gjyshit tuaj...
Po.
Ndėrsa si avokate, nė ēvit ka qenė kontakti juaj i parė me shqiptarėt?
Nė vitin 1996, nė burgjet tona nė Peskara.
Pyetja ime e parė ju drejtohet nė radhė tė parė si qytetare italiane, pasi si qytetare ju jeni dhe konsumatore e medias. Kur e filluat kėtė punė, a ishit dhe ju viktimė e steriotipeve tė krijuar nga masmedia pėr shqiptarėt, si njė komunitet me tendenca tė lindura kriminale?
Jo, unė nuk kam patur kurrė paragjykime, as pėr shqiptarėt as pėr ndonjė kombėsi tjetėr. Kjo pėr motivin e thjeshtė se unė jam lindur e rritur nė njė vend demokratik, ku jam mėsuar ti shoh njerėzit nga pikėpamja humane, dhe jo si shqiptarė, italianė apo gjermanė. Ne kemi njė kulturė katolike, njė kulturė shpirtėrore ku shpirti vjen para aspektit fizik tė personit. Duke patur respekt pėr njeriun si qenie humane dhe fėmijė i zotit.
Por jo tė gjithė bashkeqytetarėt tuaj, e nė veēanti gazetarėt, kanė tė njėjtin kėndvėshtrim si ju
Masmedia bėn punėn e saj, dhe jo gjithmonė puna pėrputhet me mendimet personale. Mė shumė se njėherė i kam bėrė vetes pyetjes: si ndodh qė kur nė njė krim pėrfshihet njė shqiptar, shtypi i jep hapėsirė tė madhe? Sikur tė duan tė na thonė se: ja e shikoni? Ju thamė. Janė shqiptarėt! Sikur ekziston njė vullnet politik qė dėshiron tė asgjėsojė, tė errėsojė njė komb tė tėrė! Pra nėpėrmjet historisė sė njė personi, errėsohet njė komb, megjithėse pėrgjegjėsia penale ėshtė personale.
Le tė hyjmė nė detajet e punės suaj si avokate. Cila ka qenė ēėshtja mė spektakolare qė keni hasur, pasi gjatė pėrvojės suaj keni pasur shumė?
Eksperienca kam pasur shumė, por ēėshtja mė e veēantė qė kam mbuluar, nga pikėpamja e shkeljes sė normave tona, ka qenė ajo e njė djali me emrin Roland Xhepa, qė momentalisht ndodhet nė burgun e Vaqarrit.
E pėrse kjo ėshtė njė ēėshtje e veēantė?
Sepse ai ėshtė gjykuar nė mungesė, pra i ėshtė dhėnė njė dėnim pėr vrasje, qė nuk i ėshtė njoftuar kurrė, ndonėse autoritetet italiane e kanė ditur qė ai ishte i mbajtur pėr tė njėjtin motiv nė burgjet shqiptare. Nė Shqipėri ishte hapur njė proces i njėjtė me atė nė Itali, pėr tė njėjtėn vrasje, i promovuar nga i njėjti prind i tė vdekurit. Mė pas, rrjedhimisht ky proces nė Shqipėri u mbyll, duke qenė se ēėshtja ishte hapur dhe mė parė nė Itali. Pala shqiptare kishte kėrkuar dokumentacionin e procesit, i cili nuk iu dėrgua, pasi duke qenė ēėshtje e hapur dhe nė Itali, nė atė rast Shqipėria do tė ishte ne bis in idem, dy herė nė tė njėjtėn gjė, ndaj procesit tė hapur nė Itali. Por edhe pse ky proces u mbyll nė Itali, zoti Roland Xhepa ėshtė lėnė nė burgjet shqiptare, pa asnjė titull.
Prej sa kohėsh?
Ai ndodhet nė burg qė nga viti 1996. Mė pas doli nė vitin 1997 kur u hapėn burgjet, vetėm pėr pak muaj dhe u rikthye pėrsėri nė burg.
U rikthye vullnetarisht?
Jo, u arrestua. Ky djalė e ka gjetur veten nė burgjet shqiptare pa asnjė masė sigurie nga ana e Italisė dhe pa asnjė kėrkesė nga autoritetet shqiptare. Unė nuk e di se nėn ētitull ai ndodhet brenda. Nė vitin 2000 i ėshtė pėrcjellė nga njė trup gjykues italian pėr nė Shqipėri, ekzekutimi i dėnimit tė dhėnė nė Itali, po nė mungesė, pra pa qenė i njoftuar mė parė. Kjo bie nė kundėrshtim me rregullat tona, pasi nė Perėndim duhen njoftuar dėnimet, sidomos kur dihet se ku ndodhet personi.
Eshtė shkelje e sė drejtės sė mbrojtjes, e cila ėshte njė nga kriteret bazė tė kushtetutės sonė. E drejta e mbrojtjes ėshtė njė nga tė drejtat kryesore tė ēdo njeriu.
Pėr ēfarė akuzohet ky djalė?
Akuzohet pėr vrasjen e njė djali tjetėr shqiptar nė Milano. Por, e pėrsėris, nė fillim, kur kam takuar nėnėn e tij, e cila mė tha se djali ndodhej nė burg prej njė dėnimi tė dhėnė nė Itali, u angazhova dhe verifikova nėse gjithēka ishte bėrė sipas rregullave. Kur pashė se kishte njė shkelje tė sė drejtės sė mbrojtjes, pasi nuk qe bėrė njoftimi nė bazė tė (artikullit/nenit) 179, njoftim pėr jashtė, siē parashikohet nė procedurėn tonė tė kodit penal, bėra njė rishqyrtim tė ekzekutimit ndaj Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda tė Milanos. Kėrkova rivendosjen nė afat, pasi kishte pasur kėtė shkelje. Nė fillim Gjykata e Krimeve tė Rėnda tė Milanos ma refuzoi kėrkesėn, ndėrkohė unė e apelova refuzimin nė Gjykatėn e Kasacionit nė Romė. Gjykata e Kasacionit e pranoi kėtė shkelje dhe e anuloi. Mė tej u vendos seanca nė Milano, dhe rrjedhimisht u kalua kjo fazė e dytė. Unė bėra tė ditur se ishte e nevojshme mbledhja e elementėve vendimtarė tė provave, pasi ne duhet tė kishim provat, pėr tė konfirmuar kėtė dėnim. Duke parė se ky ishte njė dėnim i bazuar nė elementė tė dhėnash qė nuk ishin as tė rėndė apo tė saktė dhe as tė pėrputhshėm. Kėshtu unė kėrkova rihapjen e dosjes, me tėrheqjen e armės (pistoletės) dhe dokumentacionin e analizave balistike; mora njė kopje tė dokumentacionit qė ishte nė Shqipėri, pasi nė bazė tė kėtyre dokumenteve rezultonte qė arma, e cila i ėshtė gjetur djalit, nuk ėshtė arma me tė cilėn ėshtė kryer vrasja, siē ishte konfirmuar dhe nga policia shqiptare nėpėrmjet Interpolit. Kėshtu qė unė kėrkova njė verifikim, qė nuk mė ėshtė dėrguar akoma, por vetėm mė kanė konfirmuar dėnimin. Kėtė dėnim unė e apelova nė Kasacion, dhe Kasacioni e anuloi.
Cili ėshtė statusi i kėtij personi sipas ligjeve italiane?
Ky djalė nė rast se do tė ndodhej nė Itali do tė ishte i lirė, veē tė tjerave, 6 vitet burgim parandalues nė rastet e dėnimeve mbi 20 vjet, ai i ka kryer. Ai do tė ishte liruar pėr shkak tė skadimit tė afateve. Ndėrkohė qė nė Shqipėri atė e mbajnė tė burgosur.
Ju jeni e bindur pėr pafajsinė e tij?
Kėtu nuk flitet pėr fajėsi apo pafajsi!
A ka pasur ky person precedentė tė tjerė penalė?
Jo! Por sidoqoftė mua, personalisht, si avokate nuk mė intereson nėse personi ėshtė me faj apo i pafajshėm. Mua mė duhet tė merrem me mbrojtjen e kėtij personi, dhe mė duhet tė vlerėsoj nėse sipas rregullave tona ky person mund tė dėnohet apo jo. Duhet tė siguroj zbatimin e rregullave meqenėse ato janė.
Atėhere, ju interesojnė dhe paratė qė pėrfitoni nga kjo punė?
Paratė janė tė rėndėsishme, por nuk janė gjėja kryesore nė jetė. Ekzistojnė dhe kėnaqesitė morale dhe shumė vlera tė tjera personale.
Unė di qė ėshtė sėmundje profesionale e avokatėve, ajo e mbrojtjes sė klientėve tė tyre edhe nėse ata kanė kryer vrasje tė rėnda. Por unė kėrkoj tė bėjmė njė pėrgjithėsim. Cilat janė cilėsitė me tė spikatura qė ju keni zbuluar tek klientėt tuaj shqiptare, dmth cili ėshtė profili shoqėror tipik i njė krimineli shqiptar nė Itali? Ēfarė janė ata nė shumicėn e rasteve, fshatarė, tė rinj nga periferitė ose qytetet e vogla dhe qė vijnė nė Itali pėr tė bėrė krime?
Nuk ekziston identikiti i kriminelit shqiptar, pasi personi qė mund tė kryejė njė krim, njė shkelje ligji ose rregullash, nuk ėshtė e thėnė tė ketė njė profil psikologjik tė veēantė ose tė jetė shqiptar.
Dakord, ky ėshtė kėndvėshtrimi juridik, i cili nuk bėn dallime kombėsie, por ka dhe njė kėndvėshtrim social i cili i intereson dhe drejtėsisė. Pra cili ėshtė prototipi i njė krimineli shqiptar?
Nė fillim, pra qė nė 1991 kishte dhe tė rinj qė kishin qenė kriminelė dhe tė dėnuar edhe nė Shqipėri, por tė ardhur nė Itali ata kanė arritur tė tėrheqin nė aktivitetin e tyre kriminal dhe djem tė mirė qė nuk kishin kėto tendenca.
Sa ēėshtje keni ndjekur ju?
Nuk numėrohen.
Mė shumė se 100?
Po! Megjithatė nuk ėshtė e rėndėsishme.
Ne na intereson pasi, nė pėrgjithėsi, nėpėr televizionet tona shfaqen prokurorė, tė cilėt tregojnė se sa persona kanė arrestuar etj., ndėrsa kėndvėshtrimi juaj ėshtė interesant, pasi jeni nga ana e mbrojtjes, pėr mė tepėr nga ana e mbrojtjes italiane pėr shqiptarėt qė kryejnė vepra penale.
Unė kam vėnė re diēka qė nė thelb mund tė duket e habitshme, por qė nė tė vėrtetė unė kam njohur tek tė gjithė shqiptarėt njė bujari vėrtetė tė sinqertė.
Kėtė e keni vėnė re pikėrisht tek shqiptarėt, pasi ju keni pasur dhe klientė tė tjerė me kombėsi tė tjera?
Po pikėrisht tek shqiptarėt! Ajo qė mė ēudit ėshtė se nėse njė shqiptar do mund tė vinte lirshėm nė Itali dhe tė rikthehej po ashtu nė vendin e tij pa problemin e vizave, unė mendoj se shumica e aktivitetit kriminal nuk do tė ekzistonte. Pasi nė tė shumtėn e rasteve krimi ushqehet kur kėta persona janė tė detyruar, pasi ėshtė e vetmja mėnyrė ose i vetmi sistem pėr tė dalė nga Shqipėria pėr tė shkuar nė njė vend tjetėr qė shihet, si njėherė e njė kohė Amerika pėr italianėt.
Gjithsesi kjo lidhet mė shumė me veprėn penale tė trafiqeve, por nuk shpjegon atė pse njė njeri vret njė tjetėr!
Kėtu ka njė temė tjetėr. Duke qenė se Shqipėria ėshtė njė vend i hapur me botėn vetėm pas vitit 1990, e deri para asaj kohe nuk ekzistonte as liria e besimit fetar, kjo, pėr mendimin tim, ka influencuar shumė nė formimin e personalitetit tė njerėzve. Pasi shpesh herė nuk krijohet problemi moral nėse vret apo i bėn keq njė tjetėr personi. Shqiptarėt janė shpesh impulsivė, instinktivė dhe nuk kanė frena moralė qė krijohen vecanėrisht prej kulturės sė shpirtit.
Atėhere kjo shpjegon edhe pse shqiptarėt janė kaq tė egėr me gratė?
Ndoshta varet dhe nga kjo, nga mungesa e kulturės sė shpirtit, ndaj dhe gruaja shihet sikur tė kishte mė pak vlerė se njė burrė. Nė tė kundėrt, unė shoh nėpėr festa, dasma dhe manifestime tė ndryshme ku kėrcehet e kėndohet, dhe ku burrat e gratė kėrcejnė e kėndojnė nė tė njėjtėn mėnyrė, nė tė njėjtin nivel, si pjesė e njė populli krenar, ndaj dhe nuk ka diferencime nė kėto ngjarje tė bukura tė jetės. Ndėrsa nė jetėn private ndoshta mund tė ketė dhe situata tė pakėndshme, qė pėr mendimin tim mund tė vijnė dhe si shkak i konflikteve psikologjike tė brendshme tė njė kulture, e cila ndodh tė pėrballet me kultura tė tjera tė ndryshme. Nė kėtė rast ėshtė e nevojshme tė kalojė njė kohė e caktuar pėr tu pėrshtatur me kėtė mėnyrė tė re tė sjelljes ndaj grave dhe fėmijėve.
Peskara ėshtė bėrė e famshme dhe pėr faktin e njė kronike trafiku fėmijėsh, ku shqiptarėt dhe italianėt ishin nė qendėr tė ngjarjes...
I gjithė problemi, sipas meje, lindi nga njė ēėshtje injorance. Sepse problemi i vėrtetė ėshtė njė tjetėr.
Ndoshta dhe dėshira pėr tu pasuruar shumė shpejt?
Unė nuk e di nėse dikush ka dėshirėn pėr tu pasuruar shumė shpejt. Por problemi lind nga fakti se shumė familje nuk arrijnė tė bashkohen me fėmijėt e vet, pasi nuk kanė njė bazė tė ardhurash, nuk kanė njė kubaturė tė mjaftueshme nė raport me numrin e fėmijėve, ka disa rregulla fikse pėr emigrantėt qė nuk ekzistojnė pėr italianet. Prandaj kėrkohet njė sasi tė ardhurash, qė nė shumė raste personi nuk e ka. Nė kėtė rast personi detyrohet tė sjellė njė prind ose fėmijė nė Itali, duke u sjellur nė mėnyrė tė paligjshme. Kjo ēėshtje kaq e madhe dhe e fryrė, nė realitet reduktohet nė shumė pak.
Pra nuk bėhej fjalė pėr trafik fėmijėsh tė nxitur nga dėshira pėr tė fituar para?!
I vetmi fėmijė, tė cilit i pashė emrin, ishte Kujtim Oracio Bonjaku. Ndėrkohė unė jam avokate e Angelo Borreli-t dhe gruas sė tij, por dhe disa shqiptarėve tė pėrfshirė nė kėtė proces, tė cilėve u janė mbyllur hetimet nė Itali, dhe sė shpejti do tė caktohet seanca paraprake. Por nė tė vėrtetė kemi tė bėjmė me njė familje tė ndershme dhe tė qetė italiane, qė ka ardhur shpesh nė Shqipėri pėr tė sjellė ndihma humanitare. Ata mė bėnė tė ditur se ishte njė fėmijė tė cilit i kishte vdekur nėna gjatė lindjes...
Qė nė fakt nuk ishte e vdekur!...
Sigurisht, por unė e mėsova kėtė mė pas. Nė atė kohė ai u angazhua me bėrjen e dokumenteve tė fėmijės pėr ta sjellė atė nė Itali, pėr ti dhėnė mundėsinė e njė jete tė shėndetshme.
Por ama duke thyer ligjet italiane dhe shqiptare mbi adoptimin e fėmijėve...
Ai nuk donte tė adoptonte ose tė bėnte diēka tė tillė, por vetėm ti jepte njė jetė mė tė mirė njė fėmije qė kishte mbetur pa nėnė. Dha para pėr tė bėrė dokumentet qė fėmija tė vinte brenda regullave nė Itali. Kur e pa qė nuk po i jepnin dokumentet, ai shkoi nė polici. Atje njoftoi autoritetet, duke iu thėnė se ėshtė ky fėmijė i vetmuar dhe ka nevojė pėr ndihmė, dhe se ishte i gatshėm ta ndihmonte, duke iu kėrkuar atyre ta legalizonin. Vetėm kjo ka ndodhur. Por mė pas u gjend nė disa situata tė ēuditshme tė fryra pa asnjė motiv. Dhe mos tė harrojmė se ky fėmijė iu hoq kėsaj familje jo menjėherė, por pas 5 vitesh. Edhe prokurori i ngarkuar me kėtė ēėshtje, ėshtė njė person shumė korrekt dhe serioz, ai kėrkoi tė njihte vetėm tė vėrtetėn e kesaj ngjarje.
Por ndėrkohė shtypi fliste pėr njė trafik tė madh fėmijėsh!
Nėse kishte fėmijė tė tjerė tė pėrfshirė, unė nuk e di, nuk kam parė emra tė tjerė. Di vetėm se dhe njė person tjetėr qė ėshtė arrestuar pėr tė njėjtin motiv, u lirua menjėherė. Si pėrfundim doli se ishte kryer njė gabim nga ata tė cilėt kryenin hetimin, pasi nuk dinin si funksiononte sistemi ynė pėr dhėnien e vizave nga ambasada jonė.
Duke marrė parasysh pozicionin kritik tė shqiptarėve ndaj sistemit italian, na thoni pak, ju lutem, se cilat janė defektet e kėtij sistemi gjyqėsor nė drejtim tė shqiptarėve?
Difekti mė i madh ėshtė se kur bėhet fjalė pėr njė shqiptar, nuk ka as delikatesė nė trajtimin fizik, ose nė respektimin e procedurave. Thjesht mbi bazėn e njė pėrgjimi, ose tė njė denoncimi njė shqiptar futet nė burg. Ėshtė shumė mė e vėshtirė atėhere tė provosh tė kundėrtėn pėr tė sesa pėr njė italian. Duket sikur mjafton tė jesh shqiptar qė tė merret masa e sigurisė, megjithėse pėr italianėt duhet tė plotėsohen disa kushte. Ėshtė njė lloj mbylljeje mendore: duhet ta njohėsh personin para se ta paragjykosh. Nė njė proces tek ne, prokurori mund tė hetojė dhe nė favor tė tė dyshuarit, ndėrsa nė rastin e shqiptarit ndodh e kundėrta.
Kur flitet pėr ēėshtje qė nuk janė mbyllur ende, mbase ju jeni pak difensive.
Unė jam e qetė, se kam besimin mė tė madh nė sistemin tonė, pasi nė fund tė fundit duhet tė them se tė paktėn nė rrethin e Peskarės gjykatėsit nuk kanė paragjykime, unė nuk kam parė asnjėrin me paragjykime.
Pra ėshtė policia qė e tepron, ėshtė policia ajo qė ushqen masmedian, e mė pas masmedia influencon policinė pėr tė shpallur suksese?
Nuk di tė komentoj pėr kėto raste. Por, e pėrsėris, se nga ana e sistemit tonė gjyqėsor ka garanci tė plota ndaj sistemeve tė tjera. Por ka raste kur edhe mund tė gabohet, megjithatė unė nuk shoh mosbesim apo paragjykim. Madje nė njė ēėshtje tė mafias, trafiku droge, prostitucioni, i njėjti president i kolegjit penal pyeste si funksionon sistemi nė Shqipėri, ose thoshte i habitur se kjo vulė e noterit shqiptar qėnka si tek ne?
Vula e noterit shqiptar?
Po, pasi dokumentet shqiptare nė Itali, edhe pse tė pėrkthyera, nuk janė tė ligjshėm ose tė rregullt. Pėr tu marrė nė konsideratė, ato duhet mė parė tė legalizohen nga ambasada.
Na flisni pak pėr llojin e asistencės qė ju ofroni nė Itali. Sa ēėshtje keni trajtuar?
Problemet janė tė shumta. Ka pasur raste kur disa vajza nuk kishin prindėr ose tė afėrm nė Itali dhe e kanė gjetur veten nė situata tė pakėndshme, dhe sė fundmi mė kanė kėrkuar mua si avokaten e tyre, madje dhe ndihmė gjatė lindjes. Duket e habitshme, por ėshtė gjėja me normale nė botė.
Ndonjėherė ju pėrdorni njė fjalor juridik pak tė vėshtirė pėr tu kuptuar, mund tė na shpjegoni me thjesht ēfarė ishte kjo ēėshtje?
Fakti qė unė jam grua, dhe njė nėnė gjithashtu, mė ka rastisur shpesh tė vijnė vajza me probleme tė ndryshme, me raste dhe me probleme tė llojit nėse tė mbajnė ose jo njė fėmijė. Unė jam njė person thellėsisht fetare, dhe gjithmonė kam kėshilluar qė tė mbahet fėmija.
Kėto vajza ishin tė shtrėnguara pėr tė prostituuar dhe tė braktisura?
Ēdokush bėn zgjedhjet e veta, por nga pikpamja njerėzore secila prej tyre ėshtė njė grua si mua, qė nė atė moment ka nevojė pėr njė kėshillė. Ndėrkohe qė ka pasur raste nė momentin qė duhet tė shkonin nė spital, i kam treguar se ku duhet tė shkojnė, pasi nė Itali dhe nėse nuk ke dokumente, e drejta e shėndetit vjen para ēdo gjėje, pra dhe klandestinėt kanė tė drejtėn e asistencės mjekėsore.
Na tregoni pak mė shumė pėr kėtė ēėshtje, sa vjeē ishte vajza pėr tė cilėn po flasim?
20 vjeē.
Nga ēqytet vinte?
Nga Lushnja. E shtrova nė maternitet dhe njė natė mė telefonoi duke mė thėnė se kishte dhimbje e nuk dinte ētė bėnte, mė kėrkoi tė shkoja atje. Dhe shkova, pėr ta asistuar gjatė lindjes, ndenja me tė deri nė mėngjes e mė pas u largova.
Pas lindjes kjo vajzė iu rikthye jetės sė mėparshme?
Jo, aktualisht ajo ndodhet brenda rregullave nė Itali bashkė me vajzėn e saj.
A jeni takuar mė me tė?
Disa herė dėgjohemi, disa herė shihemi, siē mė ka ndodhur dhe me shumė klientė tė tjerė. Kjo mė jep kėnaqėsi, madje pėr festėn e Vitit tė Ri mė kanė ardhur urime nga shumė prej tyre.
Zonjė, a mund tė na bėni njė interpretim psikologjik, social, se pėrse shqiptarėt qė janė nė Itali bėjnė krime, dhe pėrse disa lloje aktivitetesh kriminale
Sė pari, nuk janė shqiptarėt ata qė bėjnė krimet nė Itali. Unė njoh shumė familje e persona tė tjerė qė bėjnė njė jetė tė qetė dhe normale.
Flasim pėr atė pjesė tė shqiptarėve qė pėrfundojnė prapa hekurave, e qė mė pas kanė tė bėjnė dhe me ju.
Shumė shpesh, pasi nuk gjejnė dot punė tė rregullt, kanė frikė tė humbasin dokumentat dhe detyrohen tė gjejnė zgjidhje tė tjera. Nė shumė raste punėdhėnėsit preferojnė tė mos punėsojnė me dokumenta, por nė tė zezė.
Po njė person qė trafikon drogė nė sasi tė mėdha? Besoj nuk i ka kėto probleme minimale?
Unė nuk kam parė ndonjeri tė trafikojė drogė nė sasi tė mėdha. Mė e shumta qė kam arritur tė shoh flitet pėr 100 gram, 1-2 kilogram, ndoshta ndonjėherė dhe 40 kilogram e njė kuintal. Dua tė them se nė fund tė fundit trafikantin e madh unė nuk e kam parė, dmth nė burgjet tona kam parė vetėm ata, tė cilėt kanė pėrfunduar aty pėr motivet qė pėrmenda pak mė sipėr.
Ju nuk i keni parė vetė kėta trafikantė tė mėdhenj, apo doni tė thoni se shqiptarėt pėrfaqėsojnė vetėm njė pjesė tė vogėl tė kriminalitetit ndėrkombėtar, nė kėtė rast dhe trafikut nga Afganistani nė Evropė (Itali)?
Ata qė arrestohen janė thjesht punėtorė krahu tė krimit, pra qė nuk sjellin gjėnė e vet, ose nuk e dinė qė e sjellin, ose nuk e dinė sesa sjellin. Ka kolumbianė, turq, gjermanė, hollandezė, shqiptarė, spanjollė e shumė tė tjerė, tė cilėt unė i kam trajtuar dhe nė ēėshtjet e mia, por nuk ėshtė ky problemi. Nė pėrgjithėsi ėshtė shumė e vėshtirė tė zbulosh shqiptarin, i cili trafikon nė sasi tė mėdha, ndėrsa gjendet djaloshi shqiptar, i cili sjell diēka tė vogėl sa pėr tė fituar diēka, ose babai i familjes, i cili pėr tė siguruar njė rrogė nė fund tė muajit blen pak drogė dhe e rishet atė.
Ju mė keni folur dhe pėr ēėshtje padrejtėsie gjatė hetimeve kur autoritetet ose policia kanė akuzuar dhe baballarė, etj.
Po, ėshtė e vėrtetė dhe kjo ka ndodhur shpesh, pasi tek ne, elementet e provės sė mbledhur nga pėrgjimet, janė thelbėsore nė proceset gjyqėsore. Por duke qenė se nėpėrmjet pėrgjimit zėri i personit transkriptohet, njė bisedė shumė e thjeshtė, mund tė keqkuptohet dhe kėshtu lindin gabimet. Ka raste kur dhe fjala mė e thjeshtė mund tė bėhet shkak pėr njė proces.
A bėhet mė e forcuar kjo dukuri nė rastet e shqiptarėve?
Pėr mendimin tim, po! Madje ka patur raste ku janė pėrfshirė nė proces prindėrit e fėmijėve vetėm pėr faktin se mund tė kenė shkuar tek Ėestern Union pėr tė tėrhequr para. Por ėshtė normale pėr kulturėn e shqiptarėve, qė nėse njė nga fėmijėt punon jashtė (nė emigracion) ti dėrgojė para prindėrve dhe gjithashtu nėse dėrgohet kjo shumė, nė pėrgjithėsi babai ėshtė figura kryesore, i cili bėn tėrheqjen. Kėshtu ka ndodhur qė si fėmija dhe babai tė pėrfundojnė nėpėr gjyqe edhe pse ata mund tė mos kenė shkelur ndonjėherė nė Itali. Dhe ndodh qė prindi tė mos ketė asnjė lloj njohurie qė i biri, p.sh tė jetė i pėrfshirė nė trafiqe tė paligjshme. Ka raste kur dikush merr para borxh pėr tė hapur njė aktivitet ose pėr tė kryer njė ndėrtim. Kėtu ndodh qė policia bėn hetime dhe del nė pėrfundimin se ky aktivitet ose ndėrtim ka buruar nga tė ardhura jo legjitime, pavarėsisht se personi qė ka marrė borxh nuk ėshtė nė dijeni tė kesaj. Por kėto mbeten rrethana hipotetike dhe nuk janė tė vlefshme si prova reale. Dhe ndodh qė shumė njerėz, tė cilėt akuzohen nė Itali pėr tė tilla arsye, nuk dinė ēfarė ti thonė prokurorit.
Zonjė, nė cilėsinė e prokurores, pasi keni patur dhe njė pėrvojė si e tillė, a mund tė na thoni nėse kjo dukuri nxitet dhe nga gazetat ose organe tė specializuara italiane, tė cilėt flasin pėr grupe tė mėdha kriminelėsh shqiptarė, etj.
Unė pėr mendimin tim nuk besoj se ekziston njė krim i organizuar mafioz shqiptar. Kjo pėr faktin e thjeshtė se shqiptarėt janė individualistė. Ndėrsa kur ne flasim pėr njė organizim mafioz elementi kryesor ėshtė arritja e njė qėllimi tė caktuar vetėm nėpėrmjet bashkėsisė sė implikuar, ndėrsa tek shqiptarėt kjo nuk ekziston, ndaj dhe unė e pėrjashtoj mundėsinė.
Po kur flasim pėr grupe si Ndrangeta, mafien kalabreze etj?
Secili nga kėto grupe ka njė kod tė brendshėm tė vetin.
Atėherė fjala Mafie ėshtė njė emėrtim me tė cilin abuzohet?
Sipas meje, po!
Dmth ju nuk jeni dakort me cilėsimet e organizatave tė specializuara ndėrkombėtare, tė cilat thonė se mafia shqiptare ėshtė njė nga mė tė rrezikshmet nė Evropė?
E pėrsėris, nė kėtė rast, mafia nuk ekziston, mafia shqiptare nuk ekziston! Janė vetėm persona qė herė pas here pėr lehtėsira mund tė pėrdorin mėnyra bashkėpunimi, por gjithmonė nė mėnyrė individuale, pa organizim, pa parapėrgatitje, pa vetėdijen e tė qenit pjesė e njė grupi tė vendosur pėr tė arritur njė qėllim antiligjor.
Si i konsideroni atėherė kėta persona tė arrestuar nga operacioni HAREM, njė operacion ndėrkombėtar, ku vetėm nė Shqipėri u arrestuan rreth 10 veta?
Unė nuk e di si kėta persona ishin tė lidhur me grupet italiane. Por shoh se, shumė shpesh shtypi juaj hedh nė faqe tė parė persona thjesht me fillimin e ēėshtjes penale. Dhe tek ne ndodh, por jo kaq shpesh sa kėtu. Jo rrallė ju akuzoni shumė shpesh veten tuaj, gjė qė shpjegon dhe pse tė tjerėt janė kaq shumė kritikė ndaj jush.
Ju, keni tė bėni me procesin e Haremit?
Nė kėtė moment, jo. Por e pėrsėris, unė nė Kalabri kam ndenjur pėr 3 vjet, dhe e njoh mirė situatėn atje. Nė Kalabri nuk ekziston pothuaj fare mikro-kriminaliteti, pasi aty krimi ėshtė i organizuar, mund tė ndodhė mė kollaj njė vrasje se njė vjedhje. Nė ato zona ku nuk ekziston fuqia e shtetit, rritet potenciali i fuqisė nga poshtė. Pėr kėtė motiv duke qenė mė pak nėn kontroll, ekzistojnė mundėsitė dhe pėr njė person qė vjen nga jashtė.
Si mundet njė kriminalitet qė vjen nga njė vend i vogėl si Shqipėria, tė kontrollojė territorin siē reklamohet nga prokuroria italiane, sepse tė kontrollosh territorin do tė thotė tė punosh me letra, dokumenta, banka, ose tė kesh raporte tė privilegjuara me shtetin. Dmth, a e kanė grupet shqiptare kėtė kontroll?
Sipas meje nuk ekzistojnė kėto grupe shqiptare tė organizuara qė kanė kontrollin e territorit tonė. Maksimumi janė mbėshtetje apo punėtorė krahu pėr organizatat tona. Nėse do tė ishte kėshtu, do tė shkatėrroheshin nga organizatat tona. Do tė ishte e turpshme ta pranonim se dikush qė vjen nga jashtė kontrolloka territorin tonė! Ėshtė njėlloj sikur tė na vijė dikush nė shtėpinė tonė dhe tė na komandojė!
Edhe pėr krime si trafiku i prostitucionit dhe drogės?
Pėr mua jo.
Ju merreni me ēėshtje individuale, por bėni dhe analizė tė pėrgjithshme....
Pikėrisht pėr kėtė motiv, unė nuk e shoh kėtė organizim tė shqiptarėve qė kontrollon vendet e tjera, shtetet e tjera, ose grupet e vendeve tė tjera. Mė duket njė hipotezė e pavend.
Por njė hipotezė qė e pėrsėrisin shumė shpesh, shumė tė tjerė dhe autoritetet mjaft serioze nė vendin tuaj. Psh. Prokurori i pėrgjithshėm i ANTIMAFIA-s (Vinja)
Unė nuk e di mendimin qė ai ka krijuar pėr kėto ēėshtje, por ama njė gjė ėshtė e sigurtė, shumė shpesh krijohen disa paragjykime tė prokurorėve, qė kur fillojnė tė qartėsohen, rikthehen nė fillimin e gjėrave duke parė se ajo qė kishin menduar nė fillim nuk qėndron. Kjo ka ndodhur se fundmi nė njė proces, ku disa persona ishin akuzuar pėr bashkėpunim nė favorizim tė hyrjes sė klandestinėve pėr prostitucion, dhe kjo vetėm nė bazė tė thėnieve tė njė shqiptari tjetėr. Ndėrsa kur unė pyeta nė favor tė klientit tim, cili ishte emri i vajzės qė ishte sjellė pėr prostitucion, ai nuk e dinte emrin!.
Atėhere cila ėshtė frekuenca e kriminalitetit nė komunitetin shqiptar nė krahasim me komunitetet e tjera tė huaja nė Itali: ėshtė mė e madhe, mė e vogėl, e mesme?
Sipas meje nuk ekziston kriminaliteti shqiptar mė i spikatur. Nėse njė shqiptari i krijohen kushtet pėr tė punuar, pėr tė ndėrtuar jetėn e tij nė mėnyrė dinjitoze dhe normale, njė shqiptar nuk do tė rrezikonte jetėn e tij ose tė shkojė nė burg pėr shumė vjet. Nė shumė raste nė vjedhjet e shtėpive, kur ka patur shqiptarė tė pėrfshirė, ose kanė qenė tė pėrzier me sllavė, ose tė stėrvitur nga sllavė. Ose nga arixhinj rumunė. Por nuk mund tė injoroj krimin rus apo kinez qė nuk ndihet nė shtyp, qė merren me trafikun e armėve, tė prostitutave qė janė tmerrėsisht tė rrezikshėm: janė shumė depėrtues. Tė mos harrojmė dhe krimin rumun. Apo krimin nigerian pėr drogėn.
Gjithsesi ka dhe italianė, qė i kanė kushtet pėr njė jetė mė tė mirė, dhe pėrsėri bien nė krim. Krimi nuk ėshtė privilegj vetėm i tė varfėrve...
Me raste kur ke shumė (tė ardhura ose tė mira) mund tė bėjė edhe keq. Tė kesh shumė, nė disa raste tė bėn tė humbasėsh ato qė janė vlera humane.
Po ata qė kanė pak tė ardhura?
Ata qė kanė pak, dėshirojnė tė kenė aq sa pėr tė bėrė njė jetė dinjitoze. Por nėse njė person nuk ka as tė ardhurat minimale pėr tu ushqyer, si ia bėn pėr tė planifikuar tė ardhmen? Prandaj unė them, se kėtu nė Shqipėri, sidomos tani me njė qeveri tė re duhet tė ketė njė organizim nė njė mėnyrė tė tillė qė tė rrisin potencialet e zhvillimit pėr territorin Shqiptar, pasi Shqipėria ėshtė njė vend i pasur dhe me shumė mundėsi zhvillimi, pėr ti dhėnė punė e njė jetė mė tė mirė njerėzve. Atėhere Shqipėria do tė shkojė akoma mė mirė dhe me Italinė. Shpresoj qė situata tė pėrmirėsohet shpejt, nė mėnyrė tė atillė qė dhe pėr tė ardhur nė Itali ose vende tė tjera, tė mos ketė gjithė kėto probleme pėr tė marrė njė vizė. Italia duhet tė ndėrtojė njė politikė tjetėr me Shqipėrinė. Gjithė kėto paragjykime, disa lloj politikash e dobėsojnė atė. Duket sikur pėr tė bėrė njė marrėveshje tregėtare unė dobėsoj pozicionin tėnd qė tė fitoj prej kėsaj marrėveshje.
Ju mendoni se praktika pėr tė marrė njė vizė ėshtė shumė e ashpėr?
Jashtėzakonisht shumė, gati e pamundur, dhe shpesh pėrdoret nga grupe ose persona tė ndryshėm pėr tė abuzuar.
Njė pyetje tė fundit, pak mė tė kėndshme (tė gėzueshme). Me ēfarė merreni nė kohėn e lirė, kur nuk bėni avokaten?
Mė pėlqen shumė tė rri nė shtėpi, tė punoj kopshtin, tė pikturoj. Mė pėlqen poezia, muzika.
ABC nr.18-Mentor Nazarko
09.01.2006
Krijoni Kontakt