Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Sami YUSUF!

  1. #1

    Lightbulb Sami YUSUF!



    Sami Yusuf u lind nė muajin Korrik tė vitit 1980. Ai u lind nė njė familje me traditė muzikore me origjinė Azerbejxhanase, kėshtuqė muzika luajti njė pjesė integruese nė jetėn e tij. Stėrvitja fillestare e Samiut erdhi nga babai i tij, i cili ėshtė njė kompozitor, poet i famshėm ndėrkombėtarisht dhe njė muzikant shumė i talentuar.

    Samiu u rit nė Londėr dhe mėsoi t'i bjerė shumė instrumenteve nė njė moshė shumė tė re dhe gradualisht filloi tė tregojė njė interesim mė tė madh nė kėndim dhe kompozim. Ai studioi kompozimin nė institucione tė ndryshme me disa kompozitorė dhe muzikantė pėrfshirė edhe kompozitorė nga Akademia Mbretėrore e Muzikės nė Londėr, njė nga institucionet muzikore mė prestigjioze nė botė.


    Samiu ka kompozuar qė nga njė moshė e re dhe zėri i tij i bukur ėshtė plotėsuar nga njohuria e tij e gjėrė pėr notat dhe harmonitė. Ai gjithashtu ka njohuri bukur tė mirė pėr teorinė e muzikės dhe tonalitetet (arab.-Maqams)e Lindjes sė mesme.

    Nė fakt, shumė rrallė ndodh tė gjendet person i cili i ka tė gjitha kėto talente.
    Samiu gjithashtu ėshtė njė musliman i pėrkushtuar i cili i sheh kėngėt si mjete pėr tė promovuar mesazhin e Islamit dhe pėr tė inkurajuar rininė tė jetė krenare pėr religjionin dhe identitetin tė cilės i pėrket.




    Ai ka dy albume:


    "Al-Mu'allim"- debutim i Samiut (2003)

    "My Ummah"- albumi mė i ri i vitit 2005


    Albumi "Al-Mu'allim" e lavdėron Profetin e dashur Muhammed (paqja qoftė mbi tė) i cili ishte mėsuesi mė i mirė i tė gjitha kohėrave.

    Albumi pėrfshinė kėngėt me titujt:


    *Al-Mu'allim

    * Who is the Loved One?

    * The Cave of Hira

    * Allahu

    * The Creator

    * Meditation

    * Ya Mustafa

    * Supplication



    Albumi mė i ri i tij "My Ummah" i ka tė gjitha elementet pėrbėrėse tė bėhet njė sukses tjetėr botėror, inshallah. Albumi i ri merret me- pėrveē tjerash, gjėrat- ēėshtjet siē ėshtė uniteti, spiritualiteti, lufta e motrave pėr tė vėnė shaminė nė kokė (pėr t'u mbuluar), terorizmi, vėllazėrimi human, besimi, dhe kėngė pėr All-llahun dhe Profetin Muhammed (paqja qoftė mbi tė).

    Nė kėtė album janė pėrfshirė 13 kėngė, siē janė:



    (*My Ummah (intro ))

    *My Ummah

    *Hasbi Rabbi

    *Ya Rasulallah

    *Try Not to Cry

    *Muhammad (pbuh)

    *Make a Prayer

    *Eid Song

    *Free

    *Munajat (Arabic)

    *Mother (Arabic)

    *We Will Never Submit

    *Du'a

    *Mother (Turkish)



    Materiali i mėsipėrm u morr nga faqja zyrtare e Sami Yusuf "www.samiyusuf.com" dhe "http://www.3alyooz.com/archives/2005/09/" dhe u pėrkthy nga Zana e Malit. Andaj pėr ēdo gabim tė mundshėm nė pėrkthim, iu kėrkoj falje paraprakisht.


    ************************

    Kėtu sot po e postoj kėngėn "Eid Song" duke iu pėrshėndetur tė gjithėve me rastin e Kurban Bajramit:



    Let us rejoice indeed
    For this is the day of Eid

    CHORUS:
    La ilaha illallah
    Muhammad rasulallah
    La ilaha illallah
    Muhammad rasulallah
    ‘Alayhi salatullah
    ‘Alayhi salatullah

    Children are wearing new clothes
    Bright colours fill the streets
    Their faces full of laughter
    Their pockets full of sweets
    Let us rejoice indeed
    For this is the day of Eid

    CHORUS

    Mosques are full of worshippers
    in rows straight and neat
    Their Lord they remember, His name they repeat
    Their hands are raised to the sky
    They supplicate and plead
    On this blessed day
    Forgive us they entreat
    Let us rejoice indeed
    For this is the day of Eid

    CHORUS

    People are giving charity
    And helping those in need
    In giving they’re competing
    Today there is no greed
    Let us rejoice indeed
    For this is the day of Eid

    CHORUS

    Enemies embracing each other
    All hatred is buried
    Everyone is celebrating
    Greeting everyone they meet
    Let us rejoice indeed
    For this is the day of Eid

    lyrics: Bara Kherigi
    melody: Persian Folklore
    additions: Sami Yusuf
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2

    Arrow Shkėputje e njė interviste me Sami ZUSUF.....

    Intervista në vijim me këngëtarin Sami Yusuf është bërë nga gazeta "ZAMAN".

    Po bëj një shkëputje të saj:

    "Religjioni shkon dorë për dore me modernizmin"

    Pas sulmeve të 11 Shtatorit në SH.B.A, theksimet ndaj botës muslimane se është e "prapambetur" u shtuan më shumë se më parë. Siduket ju i rrëzuat ato në videiklipin e juaj, çfarë na thoni në lidhje me këtë?

    Para së gjithash, Islami është i bukur, pa marë parasysh nëse Sami Yusuf-i e realizon apo jo videoklipin e tij. Pjesa dërmuese e popullit musliman është e mirë, të cilët i zbatojnë ligjet dhe dëshirojnë të jenë qytetarë të mirë. Me sa duket, po ballafaqohemi me disa "prapambetje" dhe "fanatizma", por me të vërtetë, këta njerëz janë pakicë. Ata nuk janë zëri i Islamit. Ata nuk mund ta përfaqësojnë shumicën. Islami ka mesazhe të bukura që na këshillojnë neve të besojmë në një Zot dhe të jemi njerëz të mirë.
    Kjo është esenca e Islamit e cila nuk jep asnjë mesazh për të mbështetur dhunën. Populli turk ka njohuri të mira për "tasawwuf " (Sufizmin). Turqit me të vërtetë, shumë mirë i kuptojnë këto mesazhe. Për fat të keq, kjo është ajo që disa njerëz më së shumti i vënë re dhe ndonjëherë thellohen në detaje dhe i harojnë elementet kryesore se pse Islami iu dërgua si mesazh njerëzimit.

    - Të gjitha këngët në albumin tuaj të parë kanë të bëjnë me Profetin e Shenjtë Muhammed (pqmt). Cili ishte qëllimi i juaj derisa e bënit këtë?

    Sigurisht, njerëzit kanë njohuri për Profetin dhe e duan atë. Por disa nuk kanë njohuri për atë se sa human ishte ai, se sa krijesë e shkëlqyeshme ishte ai. Profeti ynë u ngrit lart madje edhe nga jo-muslimanët. Ai është krijesa më e drejtë që ka jetuar ndonjëherë. Ai ishte një njeri i shkëlqyeshëm human, për fat të keq disa e keqkuptojnë atë. Unë mundohem ta shpjegoj këtë me anë të muzikës sime.

    - Si ka kontribuar familja e juaj në kuptimin e Islamit?

    Unë u linda në një familje muslimane e cila e don Islamin. Nuk janë shumë, shumë konzervativ. Sigurisht, ata falen. Kam një motër dhe vëlla. Unë jam më i riu. Tash së shpejti jam martuar. Gruaja ime është gjermane.
    Njeriu gjithmonë kalon nëpër etapa të ndryshme të jetës. Kështuqë, jeta është një udhëtim. Edhe pse falesha edhe më parë, ndonjëherë, por zgjimi u shfaq kur isha 16 vjeç. Mund të them, ndoshta, jam më tepër konzervativ se familja ime.(buzëqeshet)

    - Cili ishte shkaku i vërtetë i atij zgjimi?

    Shumë gjëra, por së pari, "hidajeti" (rruga e vërtetë) te Zoti. Unë jam person i tillë i cili çdoherë hulumton, mendon dhe përpiqet ta mësojë të vërtetën. Ky zgjim u paraqit si rezultat i shumë gjërave. Elhamdulil-lah, kthesa ndodhi kur isha 16-17 vjeç dhe me të vërtetë dëshiroja të bëja diçka për Islamin.

    - A ka ndikuar familja juaj të edukoheni për muzikë?

    Babai im, i cili është një njeri shumë shpirtëror, ka pasur një ndikim të madh në mua. Ai është kompozitor. Tani, ai më së shumti merret me mësimdhënie. Unë u rrita në një atmosferë tepër shpirtërore.
    Babai im ishte definitivisht mësuesi im i parë i muzikës. Ai ka një pozitë mjaft me talent në muzikë; ai iu bie më tepër se tetë instrumenteve të ndryshme muzikore. Ka drejtuar studimet e muzikës klasike, përveç muzikës Arabe dhe asaj të Lindjes së Mesme. Ai e don Mevlana Xhelaludin Rumi dhe dëshiron t'i lexojë librat e tij, Masnavi, pas lutjes.
    Unë gjithashtu kam studijuar muzikën në shumë institucione të ndryshme; në fakt, ai më ndihmoi shumë. Me të vërtetë iu jam borxhli babait dhe nënës sime, si për edikimin shpirtëror timin, ashtu edhe atë të muzikës.

    - Keni origjinë nga Lindja, por jetoni në Perendim. A i zbatoni traditat e juaja të Lindjes?

    Po, sigurisht. Siç e dini, tradita është shumë e rëndësishme, gjithashtu edhe kultura është pjesë e Islamit. Një musliman duhet ta mbështesë kulturën e vet. Islami nuk erdhi për ta zhdukur kulturën. Vetëm gjërat të cilat janë në kundërshtim me Islamin janë gabim. Shumë kultura nuk janë kundër Islamit. Secila shoqëri e ka kulturën e vete. Kjo është e mrekullueshme. Kjo është ajo që e bën Popullin Musliman shumë divergjent (të ndryshëm) dhe të pasur.


    - U rritët në Britani. A keni hasur në vështirësi gjatë fëmijërisë suaj?

    Ju e dini se Britania dhe Europa kanë aspekte negative, por kanë edhe aspekte pozitive. Njerëzit e Lindjes në të shumtën e rasteve nuk i shikojnë anët e mira ose nuk mund t'i shohin ato. Për shembull, ka shumë elemente në Britani dhe në Evropën perendimore që në të shumtën e rasteve janë Islamike. Shumë kapituj janë marrë nga librat e Ebu Hanifes për ta formuluar sistemin ligjor dhe shtetin social. Nuk gjeni shumë njerëz të varfër në Britani, përveç nëse preferojnë të mbeten pa shtëpi. 99 përiqind e njerëzve këtu i përkasin në përgjithësi klasës së mesme. Kanë mënyrë jetese të njëjtë.
    Ka edhe aspekte negative. Gjërat që shikoni në TV, dhe muzika.
    Por unë nuk jam ndikuar aq shumë nga ato gjëra, nuk isha aq i interesuar për ato.
    Vështirësia më e madhe për fëmijët këtu është të kenë miq. Unë për vete kam takuar miq të mirë vetëm në shkollë të mesme. Nuk kam njohur shumë miq muslimanë më parë. Ky është definitivisht një problem serioz.

    - Fëmijët e atyre të cilët emigrojnë nga Lindja në Perendim ndonjëherë turpërohen nga identiteti i tyre. Ju tërhoqët një imazh të ushqyer nga kultura e Lindjes dhe patët dobi nga civilizimi Perendimor. Pra, si e zgjodhët një dilemë të tillë?

    Po mirë, mendoj se ideja se, shumica e gjeneratës së dytë të muslimanëve turpërohen nga identiteti i tyre është paksa i ekzagjeruar. Mendoj se shumë nga këto gjëra kanë të bëjnë me familjen.
    Nga përvoja ime, mund t'iu them se Allahu na dha neve nder dhe lavdi nëpërmjet Islamit. Ne jemi të fuqishëm, të sukseshëm dhe të bekuar nga Islami.
    Ne nuk e kemi atë fuqi që e ka Perendimi. Nuk e kemi ndikimin, fuqinë dhe paratë. Asnjëherë nuk mund ta mbrojmë veten nga pikëpamja e prekshmërisë. Por nëse mbështetemi tek feja dhe fati jonë dhe e sjellim sërish atë lavdi të fatit tonë, unë tepër besoj se Allahu, Ai i cili ngrit lartë dhe zbret poshtë, do të na japë sërish lavdinë dhe fatin tonë, sikur gjatë periudhave Andalusiane dhe Otomane.
    Ne duhet të mundohemi patjetër ta vlerësojmë nderin, bekimin dhe dinjitetin nga islami. Rinia nuk e di këtë. Prandaj, ky është njëri nga qëllimet e mia për ta bërë rininë ta kuptojë këtë. Prandaj albumi im i ri titullohet “My Ummah” (Populli im). Ne duam që ta përkujtojmë rininë se kemi një fe të shkëlqyeshme, një popull të shkëlqyeshëm dhe një identitet të shkëlqyeshëm. Ne e kemi atë pasuri të bukur dhe duhet ta vlerësojmë.
    Është Islami ai që na mëson neve etikën morale, kush tjetër na mëson atë përveç tij?

    - Cilat janë planet e juaja për të ardhmen? A keni ndonjë mesazh për botën Islame?

    Para së gjithash, ajo që unë dua t’iu them vëllezërve dhe motrave të mia është, të krenohen me Islamin.
    Kjo ka dy mbështjellëse: njëra është shpirtërore dhe tjetra praktike. Në fakt, ne jemi pjesë e fatit të cilin duhet ta plotësojmë. Njeriu duhet së pari t’i kuptojë objektivat e Islamit dhe pastaj të fillojë të falet. Fakti është se,unë dua vetëm që lavdia e Muhammedit të Shenjtë të kthehet. Besoj se do të kthehet. Të rinjtë janë mendje-hapur tani. Ata të shumtën e rasteve janë krenar me fenë e tyre. Edhe pse ka ca elemente të modernizmit të cilin ata e pëlqejnë, ata megjithatë e kanë kuptuar se duke u përmbajtur (u ftohur) nga feja dhe duke u turpëruar nga ajo është gabim. Feja shkon barabar me modernizmin.

    - Cila është maja e lartë që dëshironi ta arrini në muzikë?

    Nëse Allahu më jep jetë të gjatë, çdoherë do të këndoj për Allahun dhe Profetin Muhammed (pqmt) tërë jetën time. Nuk jam një pop këngëtar. Ua kam përkujtuar njerëzve këtë gjë disa herë në Egjipt. E dini se disa të rinjë më kerkonin numrin e telefonit atje. E dini se gjëra të tilla çdoherë ndodhin. U thashë atyre se unë nuk jam një pop këngëtar. Unë vetëm dua të bëj diçka për fenë time. Unë e studijova muzikën për të dhënë mesazhe nëpërmjet saj. Ne dëshirojmë ti arrijmë me muzikë ata njerëz të cilët nuk mund t’i arrijmë. Dëshiroj që njerëzit të cilët dëgjojnë pop këngëtarë ta dëgjojnë muzikën time. Besoj se do të korrim sukses. Sa i përket planeve të mia për të ardhmen, para së gjithash, dua të jem një njeri i mirë për familjen time. Shihni përreth jush njerëz të cilët bëjnë gjëra të mrekullueshme, por sërish i lënë pasdore familjet e tyre. Unë mundohem ta respektoj çdo person që e merriton respektin e Zotit. Dua të bëj çdo gjë për t’i plotësuar obligimet e mia. Kjo veç më është një përpjekje në vete.
    Nëse vdes si një Musliman, do të jetë nderi më i madh për mua. Në fakt, do të mundohem që tërë jetën time të jap mesazhe nëpërmjet muzikës.


    Zgjodhi dhe përktheu nga Anglishtja ZeM

    Nga web-faqja origjinale e gazetës : ZAMAN
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #3

    Question Kėrkesė!

    E nderuara super-moderatore shigjeta.

    Tema nė fjalė ėshtė transferuar nė vendn JO TĖ DUHUR.

    Kėtu ėshtė rubrika e Komunitetit Musliman, qė s'ka fare tė bėjė me temėn qė kam hapur unė, tė titulluar me emrin e kėngėtarit "Sami Yusuf".
    Nėse kėtė vendim, pėr transferimin e temės e morrėt nga shkaku i shkrimit tė fundit qė postova nė tė, e qė ishte intervista e kėtij kėngėtari, atėherė iu pėrkujtoj sėrish se tema nuk e ka vendin kėtu, sepse megjithatė ėshtė temė pėr kėngėtar botėror dhe DUHET ta ketė vendin tek muzika botėrore.

    Nėse problem na qenka ajo se, tema ka tė bėjė me kėngė Islame, atėherė edhe njėherė do te ndjehem e ofenduar UNĖ si anėtare e kėtij forumi, sepse me kėtė tregohet qartė se (sipas jush) Islami s'i pėrkitka botės dhe se kjo temė s'duheshka tė bėjė pjesė nė Muzikėn Botėrore. Pse e them kėtė? E them sepse, tek rubrika "Muzikė Botėrore" ka njė temė qė titullohet "Kėngė pėr Krishtlindje dhe Vitin e Ri", pra, si ka mundėsi kjo temė MOS tė transferohet tek rubrika e tė krishterėve (meqė ka tė bėjė me krishtlindjen)?

    Ku ėshtė vepruar drejtė kėtu, nė rastin e parė apo nė tė dytin?!

    Nga,
    Zana e malit
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #4

    Lightbulb Kėngė

    >>Muhammad (pbuh)<<

    Sami Yusuf


    (Dedicated to the innocent children of Beslan)

    Every day I see the same headlines
    Crimes committed in the name of the divine
    People committing atrocities in his name
    They murder and kidnap with no shame
    But did he teach hatred, violence, or bloodshed? No... Oh No

    He taught us about human brotherhood
    And against prejudice he firmly stood He loved children, their hands he’d hold
    And taught his followers to respect the old
    So would he allow the murder of an innocent child? Oh No...



    CHORUS:
    Muhammad ya rasulallah
    Muhammad ya habiballah
    Muhammad ya khalilallah
    Muhammad

    Muhammad ya rasulallah
    Muhammad ya shafi’allah
    Muhammad ya bashirallah
    Ya rasulallah


    Muhammad the light of my eyes
    About you they spread many lies
    If only they came to realise
    Bloodshed you despise


    Albumi: My Ummah
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ideus : 24-03-2006 mė 17:10

  6. #6

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

  9. #9
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Te preferuarat e mia jane al mualim (Mesuesi) edhe Suplication

    Ne pergjithsi eshte i talentuar ama mua me pelqen fakti qe nderthur ne lirikat e tij pjese arabisht edhe anglisht.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •